Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet188/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   184   185   186   187   188   189   190   191   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Guxim Zenelaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar
Në datën 15.03.2016, mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: IBRAHIM GARGAJ

I PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE

OBJEKTI:


Kundërshtimi i vendimit nr.85, datë 08.10.1998 të K.K.K.P Vlorë,

duke detyruar të paditurin të shprehet për kthimin në natyrë

për diferencën e sipërfaqes së pronës, pjesa tjetër e njohur

vetëm për efekt kompensimi sipas këtij vendimi.

Baza Ligjore: Neni 153, 154, 154/a, 156 të Kodit të Procedurës Civile

Ligji nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”

Ligji nr.7698, datë 15.04.1993,

“Për kthimin dhe kompensimin e pronës ish pronarëve”



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin nr.1439, datë 26.10.2015, ka vendosur:

Të deklarojë mos kompetencën lëndore për gjykimin çështjes civile nr.1823 Regj, datë 22.10.2015 me paditës Ibrahim Gargaj dhe palë të paditur Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

Dërgimin e akteve gjykatës kompetente që është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Shpenzimet procedurale siç janë bërë.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në mbështetje të nenit 64, të Kodit të Procedurës Civile, ka çmuar t`i kërkojë Gjykatës së Lartë së Republikës së Shqipërisë që të vendosë për rregullimin e kompetencës, pasi vlerëson se vendimi nr.1439, datë 26.10.2015 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë rezulton të mos jetë i mbështetur në ligjin procedural civil, duke parashtruar ndër të tjera se:

  • Me vendimin unifikues nr.4/2013 Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ndër të tjera kanë unifikuar se konfliktet që rrjedhin nga kthimi i pronës janë mosmarrëveshje kompetenca e të cilave rregullohet sipas nenit 45, të Kodit të Procedurës Civile.

  • Në çështjen objekt gjykimi, pavarësisht interesave që paditësi kërkon të mbrojë në një procedim para A.K.K.P ai kërkon që të detyrohet një organ administrativ të shprehet me vendim për kërkesën e tij, duke pretenduar se kanë kaluar afatet për një gjë të tillë sipas parashikimeve ligjore.

  • Gjykata vlerëson se objekti dhe shkaku ligjor i kësaj mosmarrëveshje nuk rregullohet më sipas kriterit të kompetencës ekskluzive që disponon neni 45 i Kodit të Procedurës Civile, por kemi të bëjmë me një konflikt ndërmjet individit dhe një organi të administratës publike.

  • Gjykata vlerëson se vendimi i gjykatës së Administrative të Shkallës së Parë Vlorë është i pabazuar në ligjin procedural dhe si i tillë duhet të prishet.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin përkatës dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,
V Ë R E N
I. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se, paditësi Ibrahim Gargaj i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

2. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.1439, datë 26.10.2015, ka vendosur: “Të deklarojë mos kompetencën lëndore për gjykimin çështjes civile nr.1823 Regj, datë 22.10.2015 me paditës Ibrahim Gargaj dhe palë të paditur Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, si dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente që është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë.”

2.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...(omissis)...Të gjitha çështjet me objekt kundërshtimin e vendimeve të komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë në kompetencë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe për rrjedhojë Gjykata, konkludon se padia e ngritur nuk është në rrethin a atyre padive kompetente për nga pikëpamja lëndore sipas nenit 7, të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”...(...)”

3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në mbështetje të nenit 64, të Kodit të Procedurës Civile, ka çmuar t`i kërkojë Gjykatës së Lartë së Republikës së Shqipërisë që të vendosë për rregullimin e kompetencës, pasi vlerëson se vendimi nr.1439, datë 26.10.2015 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë rezulton të mos jetë i mbështetur në ligjin procedural civil.
II. Ligji i zbatueshëm
4. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

4.1 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

4.2 Neni 41 i K.Pr.Civile: “Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera.”

4.3 Neni 64 i K.Pr.Civile: “Çështja që dërgohet për shqyrtim nga një gjykatë në një gjykatë tjetër të së njëjtës kategori ose nga një gjykatë më e lartë, duhet të pranohet dhe të shqyrtohet nga gjykata së cilës i dërgohet. Konfliktet për kompetencë midis gjykatave nuk lejohen, por gjykata, pa ndërprerë gjykimin e çështjes, ka të drejtë t’i parashtrojë qëndrimin e saj Gjykatës së Lartë e cila vendos për rregullimin e kompetencës.”




  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

5. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimit, si dhe pjesës arsyetuese të vendimit gjyqësor, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.1439, datë 26.10.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë janë respektuar dispozitat e ligjit material administrativ dhe procedural civil duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe duke e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

6. Kolegji Civil i Gjykatë së Lartë pikësëpari thekson se termi “gjykatë”, i cili karakterizohet në kuptimin material nga funksioni i saj gjyqësor, ka të bëjë me zgjidhjen e çështjeve të cilat janë në kompetencë të saj, në një proces të zhvilluar mbi një procedurë ligjërisht të përcaktuar dhe në pajtim me shtetin e së drejtës. Në analizë të natyrës së mosmarrëveshjes, shkakut ligjor të saj, objekti të kërkesë padisë, si dhe kohës së shqyrtimit të saj, Kolegji Civil konstaton se, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, ka zbatuar drejtë dispozitat procedurale lidhur me kompetencën lëndore të këtij procesi gjyqësor duke zhvilluar një proces të rregullt ligjor në mbështetje të nenit 42/1 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ (shih vendimet nr.23/2009, nr.7/2009 dhe nr.31/2005 dhe nr.16/2012 të Gjykatës Kushtetuese).

7. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë në datën 26.10.2015, në mbështetje të nenit 61, të Kodit të Procedurës Civile ka konstatuar se nuk është kompetentë nga pikëpamja lëndore dhe në këto kushte ka vendosur dërgimin e akteve pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

7.1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka përcaktuar drejt natyrën juridike të mosmarrëveshjes dhe shkakun e lindjes së saj, duke bërë një identifikim të elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e gjykatës kompetente nga pikëpamja lëndore.

7.2. Kolegji Civil çmon se në gjykimet me objekt kundërshtim të vendimeve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave/ish Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kur kërkimi bëhet nga një person, që pretendon të jetë ish-pronar apo subjekt i shpronësuar, kompetente për shqyrtimin e çështjes është gjykata e rrethit gjyqësor. Kjo sepse, në thelb, kundërshtimi i vendimit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave legjitimohet vetëm në qoftë se subjekti kundërshtues (paditësi) provon se është ai pronari i pasurisë (sendit) në fjalë ose subjekt i shpronësuar të cilit ky send duhet t’i ishte kthyer.

7.3. Në rastin konkret në gjykim, kërkimi i palës paditëse për kundërshtimin e vendimit nr.85, datë 08.10.1998 të K.K.K.P Vlorë, duke detyruar të paditurin të shprehet për kthimin në natyrë për diferencën e sipërfaqes së pronës, pjesa tjetër e njohur vetëm për efekt kompensimi sipas këtij vendimi, në thelb ka të bëjë me të drejta reale të pretenduara nga pala paditëse (përkatësisë së pronësisë). Për këtë arsye, ai është fakti nga i cili rrjedh e drejta materiale që pala paditëse e pretendon si të shkelur me vendimin e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
7.4. Pavarësisht nga formulimi që i është bërë objektit të padisë, kërkimi i palës paditëse për kundërshtimin e vendimeve të agjencisë nuk është kërkimi kryesor i padisë, pasi shkaku i padisë është i lidhur pazgjidhshmërisht me të drejta pronësie të pretenduara. Padia në shqyrtim ka për shkak të drejtën e pronësisë së pretenduar nga ana e palës paditëse. Nëpërmjet këtij kërkimi pala paditëse kërkon të realizojë në rrugë gjyqësore të drejtën e pronësisë.

7.5. Sipas legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe qëndrimit të njësuar të praktikës gjyqësore shteti ka marrë përsipër t’u kthejë ish-pronarëve/subjekteve të shpronësuara (trashëgimtarëve të tyre), në një masë të pranueshme, të arsyeshme e objektivisht të mundshme, pronat e marra në mënyrë të paligjshme apo të padrejtë. Nëpërmjet këtij legjislacioni shteti vazhdon të realizojë kthimin e pronave subjekteve përkatës, kur ekziston kjo mundësi, dhe kur ekziston pamundësia e kthimit fizik ju jepet mundësia si në rastin konkret, të përfitojnë të drejta që derivojnë nga prona e tyre, siç është dhe e drejta e kompensimit.

7.6. Drejt arsyeton Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë kur vlerëson se kërkimi i palës paditëse për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në thelb ka të bëjë me të drejta reale të pretenduara nga pala paditëse. Për këtë arsye ai është fakti nga i cili rrjedh e drejta materiale që pala paditëse e pretendon si të shkelur me vendimin e Agjencisë të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

7.7. Në të njëjtën kohë, referuar vendimit unifikues nr.4 datë 10.12.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë më të cilin është unifikuar praktika gjyqësore për sa vijon: “...Kur në objektin e gjykimit kundërshtohet vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave apo Agjencisë Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, kjo çështje do të konsiderohet si mosmarrëveshje civile dhe do të shqyrtohet nga gjykata që ka kompetencë gjykimin e mosmarrëveshjeve civile..(...)”, Kolegji Civil çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka kompetencën lëndore për gjykimin e kësaj çështje.

7.8. Për sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se vendimi nr.1439, datë 26.10.2015 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 62 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1439, datë 26.10.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.


Tiranë, më 15.03.2016
Nr. 11243-00822-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-664 i Vendimit


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   184   185   186   187   188   189   190   191   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish