Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet186/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   182   183   184   185   186   187   188   189   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
Në datën 03.03.2016 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen Administrative me nr.31001-00189-2016 akti që ju përket palëve :
PADITËS: MURAT KARADUMAN

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE TATIMORE TIRANË

DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE.
OBJEKTI:

Shfuqizimin e Njoftim Vlerësimit Tatimor

nr.38383/17 datë 18.06.2012 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

Shfuqizimin e Njoftim Vlerësimit Tatimor

nr.52238/8 datë 27.07.2012 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.

Shfuqizimin e Vendimit nr.20947/3 prot., datë 22.01.2013

të Drejtorisë së Apelimit Tatimore.

Baza Ligjore: Nenet 109/2/4 i ligjit nr.9920, datë 19.05.2010

“Për proçedurat tatimore në R.SH”,

neni 64,65 i K.Pr.Administrative,

neni 151, 324 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10161 akti, datë 20.11.2013 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së përfaqësuesit të palës së paditur për nxjerrjen pjesërisht jashtë juridiksionit të çështjes për Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore nr.38383/17 datë 18.06.2012.


Kundër vendimit nr.10161 akti, datë 20.11.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit dhe nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor.

Pala e paditur e argumenton pretendimin e saj, për këto shkaqe:



  • 1. Rezulton pranë palës paditëse është ushtruar kontroll përsa i përket deklarimit të punonjësve në organet tatimore dhe përdorimit të pajisjeve fiskale dhe bazuar në këtë kontroll është penalizuar subjekti me 300.000 lekë (nga dy kontroll).

  • 2. Paditësi e ka kundërshtuar këtë detyrim duke filluar ndjekjen e rekursit administrativ, konkretisht në Drejtorinë e Apelimit Tatimore dhe është vendosur refuzimi i ankimit për Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore nr.38383/17 datë 18.06.2012 se është bërë jashtë afatit ligjor të përcaktuar në nenin 106 të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimor”, si dhe udhëzimi nr.24 datë 02.09.2008 në zbatim të tij, pika 106.3.1, ku është përcaktuar ankimi bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data kur akti administrativ është marrë ose konsiderohet të jetë marrë.

  • 3. Gjithashtu paragrafi 23.2 i udhëzimit të sipërcituar parashikon se një komunikim zyrtar me shkrim i nisur nga administrata tatimor në adresën e tatimpaguesit, por i pambërritur ose i mbërritur me vonesë tek ky i fundit për çfarë do arsye, është nën përgjegjësin e vetë tatimpaguesit.

  • Data e marrjes dijeni nga tatimpaguesi për çdo akt dhe korrespodencë tjetër të nisur nga administrata tatimore, konsiderohet dita e shtatë pas datës së dërgimit të aktit apo korrespodencës në shërbimin postar.

  • 4.Për sa më sipër rezulton se Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore nr.38383/17 datë 18.06.2012 është dërguar tatimpaguesit Murat Karaduman në një nga adresat e deklaruara në QKR dhe në organet tatimore.

  • Në këto kushte dhe mbështetur në dispozitat e cituara si më sipër akti do të konsiderohet të jetë marrë brenda shtatë ditëve kalendarike.

  • 5. Ankimi rezulton të jetë protokolluar në Drejtorinë e Apelimit Tatimore më datë 26.09.2012, kur afati kalendarik përfundonte në datë 17.07.2012. Pra ankimi është paraqitur jashtë afatit ligjor të parashikuar nga neni 106 i ligjit të sipërcituar.

  • 6. Në këto kushte organi i hierarkisë nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën e paditësit duke mos e shqyrtuar themelin e çështjes dhe nuk mund të jetë Gjykata kompetente apo të ketë juridiksion për të zhvilluar hetim gjyqësor rreth këtij akti.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Siç rezulton nga aktet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Murat Karaduman, ushtron aktivitetin tregtar si person fizik me objekt të veprimtarisë “kozmetikë, tregëti me pakicë” me seli në Tiranë Rr.“Vaso Pasha”, nr.4, si dhe në Rr.”Muhamet Gjollesha”, pall nr.71, kati parë.

Pala e paditur ka ushtruar kontroll pranë palës paditëse në datë 23.05.2012 dhe rezulton se ky subjekt ushtron aktivitetin pa shërbyer kupon tatimor dhe për këtë shkelje dënohet me 200.000 lekë gjobë.

Në këto kushte pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë ka nxjerr Njoftim Vlerësimit Tatimor nr.38383/17 datë 18.06.2012, sipas të cilit pala paditëse Murat Karaduman duhet të shlyejë detyrimin prej 200.000 lekë.

Gjithashtu në datë 18.07.2012,pala e paditur ka ushtruar përsëri kontroll dhe ka rezultuar se është gjetur në vendin e punës shtetasi Erinda Sinani e cila figuron e padeklaruar në organet tatimore dhe për këtë dënohet me 100.000 lekë gjobë.

Pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë ka nxjerrë Njoftim Vlerësimit Tatimor nr.52238/8 prot., datë 27.07.2012, sipas të cilit pala paditëse Murat Karaduman duhet të shlyejë detyrimin prej 100.000 lekë.

Me shkresën nr.66429/1 datë 19.09.2012, pala e paditur i ka kthyer përgjigje palës paditëse, duke i vendosur në dispozicion dy njoftime vlerësimet e detyrimi me nr.38383/17 datë 18.06.2012, si dhe nr.52238/8 datë 27.07.2012, duke i bërë me dije se janë kthyer nga shërbimi postar me mbishkrimin “adresë e shkurtër”, si dhe personi i marrë dorazi këto shkresa.

Pala paditëse me marrjen dijeni të këtyre akteve ka ezauruar ankimin administrativ duke iu drejtuar Drejtorisë së Apelimit Tatimore, e cila me vendimin nr.20947/3 prot., datë 22.01.2013 ka vendosur “rrëzimin e ankimit lidhur me Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore nr.38383/17 datë 18.06.2012, në shumën 200.000 lekë, për shkak se nuk është respektuar afati ligjor i paraqitjes së kërkesës dhe lënien në fuqi të Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore nr.52238/8 datë 27.07.2012, për mosdeklarim punonjësi.

Në këto kushte pala paditëse i është drejtuar gjykatës me kërkesë padi, duke kërkuar shfuqizimin e akteve dhe pranimin e padisë sipas objektit të saj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.10161 akti, datë 20.11.2013, për kërkesën e palës së paditur, për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes, ka vendosur rrëzimin e kërkesës së përfaqësuesit të palës së paditur për nxjerrjen pjesërisht jashtë juridiksionit të çështjes për Njoftim Vlerësimin për Detyrimet Tatimore nr.38383/17 datë 18.06.2012.

Kjo gjykatë, në thelb, arsyeton se nga administrimi i dy zarfeve që shoqëronin njoftimet e vlerësimit të detyrimit tatimor, nga shërbimi postar është bërë shënimi “adresë e shkurtër”.

Drejtoria e Apelimit Tatimor për njoftim vlerësimit tatimor nr.38383/17 datë 18.06.2012 nuk e ka marrë parasysh këtë shënim të shërbimit postar dhe e ka konsideruar si të paraqitur jashtë afatit ligjor, ndërsa njoftim vlerësimit tatimor nr.52238/8 datë 27.07.2012 që është paraqitur në një ditë me ankimin e sipërcituar e ka konsideruar në afat.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ushtruar ankim të veçantë në Gjykatën e Lartë pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, me të cilën kërkon prishjen e këtij vendimi për shkaqet që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, vlerëson se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë është i pambështetur në ligj dhe se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka vendosur rrëzmin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes është marrë në zbatim të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka respektuar dhe përmbushur detyrimet e saja bazuar në udhëzimet e vendimit unifikues nr.3 datë 12.02.2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që përpara se të vendos në lidhje me juridiksionin, gjykata duhet të sigurohet nëse nga ana e ankuesit janë përmbushur ose jo detyrimet e parashikuar nga ligji për shqyrtimin në themel të ankimit administrativ dhe më pas atij gjyqësor.

Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se në kushtet kur shqyrtimi administrativ nuk është bërë pa të drejtë dhe në zbatim të gabuar të ligjit nga organi administrativ,duke qenë se pala paditëse ka plotësuar kriteret ligjore për marrjen në shqyrtim, vendimi i Gjykatës, për rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të kësaj çështje duhet të ngelet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 9 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”
V E N D O S I

Lënien në fuqi të Vendimit nr.10161 akti, datë 20.11.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Tiranë, më 03.03.2016
Nr. 31003-00303-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-642 i Vendimit

Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   182   183   184   185   186   187   188   189   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish