Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet182/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   178   179   180   181   182   183   184   185   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
datën 31.03.2016 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative me nr.31003-03853-00-2014 akti që iu përket palëve:
PADITËS: ELSA MIMINI

I PADITUR: ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME


OBJEKTI:

Deklarimin e pavlefshëm të kontratës së punës,

që i përket punëmarrësit Elsa Mimini, të zgjidhur në mënyrë të menjëhershme

dhe pa shkaqe të justifikuara.

Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen me 2 muaj pagë

për mosrespektim të afatit të njoftimit për zgjidhjen e marrëdhënies së punës.

Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen me 2 paga mujore

për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës.

Detyrimin e palës së paditur të dëmshpërblejë paditësen me 1 vit pagë

për zgjidhjen e menjëhershme dhe pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës.

Detyrimin e palës se paditur të dëmshpërblejë paditësen me 2 muaj pagë

si shpërblim për vjetërsi në punë.

Detyrimin e palës së paditur për të paguar shpenzimet gjyqësore

shpenzimet e ekzekutimit të vendimit dhe të tarifës për vënien në ekzekutim

sipas përcaktimeve të pikës 2, të nenit 66 të ligjit nr.49/2102.

Baza Ligjore: Nenet 7/9, 10, 11/2, 15/c, 17/1/g, 18/4 e vijues të ligjit nr.49/2012;

nenet 3, 4, 5, 6, 7, 12, 140, 143, 144, 145, 153, 154, 155, 203 të Kodit Punës,

nenet 32, 106, 154, 156 të Kodit Procedurës Civile;

nenet 9, 10, 18 të ligjit nr.33/2012 dhe paragrafi i fundit i nenit 3

të ligjit nr.7843, datë 13/07/994.



Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.316, datë 30.01.2014 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë.

Detyrimin e palës së paditur, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të dëmshpërblejë në total punëmarrësin, që është pala paditëse Elsa Mimini, me 16 (gjashtëmbëdhjetë) paga mujore të pagueshme (neto) prej 57.461 (pesëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë një) lekë, si dhe pagën e pagueshme ditore (neto) për datat 11.11.2013 deri në datë 31.12.2014, si pasojë e shkeljeve ligjore të kryera prej saj, në zgjidhjen e njëanshme të kontratës së punës.
Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.3077, datë 15.07.2014 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, nr.316, datë 30.01.2014, në këtë mënyrë:

Pranimin e padisë së paditëses Elsa Mimini.

Detyrimin e palës së paditur, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të dëmshpërblejë paditësen Elsa Mimini me pagën 12 (dymbëdhjetë) muajve, për shkak të zgjidhjes se menjëhershme pa shkaqe te justifikuara te kontratës se punës.

Detyrimin e palës së paditur, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të dëmshpërblejë paditësen Elsa Mimini, me 2 (dy) paga mujore, për shkak të mosrespektimit të afateve të njoftimit në zgjidhjen e kontratës së punës.

Detyrimin e palës se paditur, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, të dëmshpërblejë paditësen Elsa Mimini, me 2 (dy) paga mujore, për shkak të mosrespektimit procedurës për zgjidhjen e kontratës së punës.

Detyrimin e palës së paditur, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të dëmshpërblejë paditësen Elsa Mimini me 2 (dy) paga mujore, për vjetërsi në marrëdhëniet e punës.
Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs pala e paditur, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila kërkon:

Ndryshimin e vendimit nr.3077, datë 15.07.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe vendimit nr.316, datë 30.01.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës se Parë Tiranë.


Shkaqet që pala e paditur Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme paraqet në rekurs, janë:

  • Ndërprerja e marrëdhënieve të punës në rastin konkret është bërë në bazë të Urdhrit të Kryeregjistruesit, i cili duke pasur parasysh nenin 17 të ligjit nr.33/2012, datë 21.03.2012, si dhe Urdhrit e Kryeministrit nr.33, datë 02.04.2013 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” në të cilin përcaktohen detyrat e Kryeregjistruesit, i cili ka të drejtë që të emërojë dhe lirojë punonjësit e ZRPP.

  • Ndryshe sa pretendon pala paditëse dhe vendosi gjykata, jemi përpara njërës mënyrë të zgjidhjes së kontratës që parashikon ligji, dhe konkretisht mënyrës së jashtëzakonshme të saj dhe që quhet zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm me shkaqe të justifikuara (pa respektuar afatin e njoftimit), e cila parashikohet në nenet 153-156, pasi lirimi i paditëses nga detyra është bërë për arsye të justifikuara, sepse arsimi i saj (shkenca politike) nuk përputhet me detyrën funksionale që ushtronte atë të specialistes së apelit.

  • Kalimi nga pozicioni i specialistes së marrëdhënieve me publikun në pozicionin e specialistes së apelit kishte të bënte në bazë të rregullores së brendshme nr.303, datë 12.07.2007 të Z.Q.R.P.P me detyrat si më poshtë: Ka për detyrë të ndihmojë Drejtorin e Drejtorisë Juridike dhe Sektorit të Apelimit, si dhe Përgjegjësin e Sektorit të Apelimit në procesin e zgjidhjes së ankesave të ardhura nga qytetarët apo institucionet shtetërore, të kontribuojë në rolin drejtues të Z.Q.R.P.P, duke dhënë përgjigje të argumentuara ligjore për zgjidhjen e problemeve të parashtruara nga kërkuesit. Ka përgjegjësi për trajtimin me korrektësi në përputhje me ligjin dhe brenda afateve ligjore të ankesave të ardhura nga qytetarët, korrespondencës me institucionet apo detyrat e tjera të dhëna nga Drejtori i Drejtorisë apo Përgjegjësi i Sektorit. Verifikon apo trajton sipas detyrave të dhëna ankesat e qytetarëve, personave juridike apo përgjigje për korrespondencën me institucionet e ndryshme. Mban përgjegjësi direkte për përputhshmërinë me ligjin të akteve shkresore që përpilohen prej tij.

  • Ky funksion kishte të bënte me një trajtim specifik nga ana juridike mbi bazën e legjislacionit të kësaj fushe të shkresave/ankesave të subjekteve të ndryshme dhe zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të institucioneve të ndryshme, ndërkohë që paditësja kishte një arsim të një profili tjetër që nuk kishte lidhje me detyrën të cilën ajo ushtronte.

  • Gjithashtu kërkimi i paditëses për shpërblimin për vjetërsi në punë është i pabazuar në ligj, pasi në bazë të nenit 145 të Kodit Punës përcaktohet se: Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo me pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme. Pra në respektim të dispozitave të sipërpërmendura, paditësja nuk i përmbush kushtet e dispozitës, pasi jemi përpara kërkesave të nenit 145 të Kodit Punës, ku paditësja është larguar nga puna në mënyrë të menjëhershme e të justifikuar për arsyet që cituam më lart.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 29.10.2014 është regjistruar çështja administrative nr.31003-03853-00-2014 regj. them, që iu përket palëve ndërgjyqëse: paditëse Elsa Mimini dhe e paditur Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me objekt: Pagimin e dëmshpërblimit për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, etj.....

2. Vendimi nr.3077, datë 15.07.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është rrjedhojë i një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm gjyqësor, i cili është në kundërshtim me nenin 14 të K.Pr.Civile, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatën, por me tjetër trup gjykues.


I. Rrethanat e çështjes:
3. Pala paditëse në datë 30.04.2009 deri në datë 11.11.2013 ka punuar për palën e paditur, Zyra Qëndore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me detyra të ndryshme pranë sektorëve organizativë të këtij institucioni.

4. Me anë të Urdhrit nr.33, datë 02.04.2013 të Kryeregjistruesit është vendosur që pala paditëse të nënshkruajë një kontratë të re pune me përshkrim pune të ri (afërsisht pozicion i ngjashëm me pozicionin e mbajtur me parë), por me një pagë të ndryshme dhe më të lartë, pasi përfitonte pagën në kategorinë IV-B dhe me kontratën e re përfiton pagën e kategorisë IV-A.

5. Me Urdhrin nr.856, datë 11.11.2013 të Kryeregjistruesit është vendosur largimi i palës paditëse nga puna, pa motiv të shprehur në të. Ky urdhër ka filluar efektet financiare në datë 11.11.2013. Pala paditëse në momentin e përfundimit të marrëdhënies së punës ka përfituar pagën bruto prej 72.920 lekë dhe pagën neto prej 57.461 lekë. Duke mos qenë dakort me vendimin e mësipërm paditësja i është drejtuar gjykatës me kërkesëpadi.
II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
6. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.316, datë 30.01.2014 ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të padisë.

Detyrimin e palës së paditur, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, detyrohet të dëmshpërblejë në total punëmarrësin, që është pala paditëse Elsa Mimini me 16 (gjashtëmbëdhjetë) paga mujore të pagueshme (neto) prej 57.461 (pesëdhjetë e shtatëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë një) lekë, si dhe pagën e pagueshme ditore (neto) për datat 11.11.2013 deri në datë 31.12.2014 si pasojë e shkeljeve ligjore, të kryera prej saj, në zgjidhjen e njëanshme të kontratës së punës.

7. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton se:



.....Gjykata çmon se shkresa e emëruar prej punëdhënësit urdhër nuk është veprim administrativ (akt administrativ apo kontratë administrative), por kategorizohet si “veprim tjetër administrativ”, sipas nenit 2 pika 8 e ligjit organik me nr.49/2012 “Për organizmin dhe funksionin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, pasi është shfaqja e vullnetit në mënyrë të njëanshme prej punëdhënësit që në aspektin e veprimtarisë së organit publik si punëdhënës i jep fund marrëdhënies së punës me punëmarrësin, duke krijuar pasoja juridike mbi të drejtat dhe interesat të ligjshme të punëmarrësit. Referuar këtij vlerësimi të gjykatës, rrjedhimisht nuk mund të disponohet mbi të, duke iu referuar dispozitave ligjore që rregullojnë shfuqizimin e akteve administrative. Gjykata konstaton se prej punëdhënësit nuk është zbatuar procedura për zgjidhjen e kontratës sipas nenit 144 të Kodit Punës, rrjedhimisht detyrohet të shpërblejë punëmarrësin me dy paga mujore të pagueshme (neto), prej 57.461 lekë. Gjykata vëren se prej punëdhënësit nuk është zbatuar as detyrimi për dëgjimin e pretendimeve të punëmarrësit, si dhe nuk është motivuar akti i lirimit në raport me cilësinë e punëmarrësit.....

8. Gjykata e Administrative e Apelit me vendimin nr.3077, datë 15.07.2014 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, nr.316, datë 30.01.2014, në këtë mënyrë:

Pranimin e padisë së paditëses Elsa Mimini.

Detyrimin e palës së paditur, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të dëmshpërblejë paditësen Elsa Mimini me pagën 12 (dymbëdhjetë) muajve, për shkak të zgjidhjes se menjëhershme pa shkaqe të justifikuara të kontratës së punës.

Detyrimin e palës së paditur, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të dëmshpërblejë paditësen Elsa Mimini, me 2 (dy) paga mujore, për shkak të mosrespektimit të afateve të njoftimit në zgjidhjen e kontratës së punës.

Detyrimin e palës së paditur, Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, të dëmshpërblejë paditësen Elsa Mimini, me 2 (dy) paga mujore, për shkak të mosrespektimit procedurës për zgjidhjen e kontratës së punës.

Detyrimin e palës së paditur, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të dëmshpërblejë paditësen Elsa Mimini, me 2 (dy) paga mujore, për vjetërsi në marrëdhëniet e punës.



9. Gjykata e apelit ndër të tjera arsyeton se:

.....Gjykata Administrative e Apelit, pasi shqyrtoi materialet e dosjes dhe pretendimet e ankuesve, çmon se vendimi nr.316, datë 30.01.2014 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duhet ndryshuar, për shkak se nuk është marrë në përputhje të plotë me legjislacionin e aplikueshëm në lidhje me këtë mosmarrëveshje dhe është pasojë e një analize jo të drejtë e disa rrethanave dhe fakteve.

Siç rezulton e provuar, paditësja, Elsa Mimini në datë 30.04.2009 deri në datë 11.11.2013 ka punuar për palën e paditur, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me detyra të ndryshme pranë sektorëve organizative të punëdhënësit. Me anë të Urdhrit nr.33, datë 02.04.2013 të Kryeregjistruesit është vendosur që pala paditëse të nënshkruajë një kontratë pune me përshkrim pune të ri (afërsisht pozicion i ngjashëm me pozicionin e mbajtur më parë) por me një pagë të ndryshme dhe më të lartë, pasi përfitonte pagën në kategorinë IV-B dhe me kontratën e re përfiton pagën e kategorisë IV -A.

Në datë 11.11.2013, me Urdhërin nr.856, datë 11.11.2013 të Kryeregjistruesit “Për lirim nga detyra”, nga ana e palës së paditur, në cilësinë e punëdhënësit, pa asnjë arsye apo justifikim të pasqyruar në këtë urdhër, është zgjidhur kontrata individuale e punës midis kësaj pale dhe palës paditëse. Kjo marrëdhënie pune është disiplinuar si një marrëdhënie me afat të pacaktuar, pasqyruar në kontratën e punës së lidhur ndërmjet palëve dhe në kuptim të përcaktimeve të nenit 140 të Kodit Punës.

Ndryshe nga arsyetimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, e cila ka arsyetuar se marrëdhënia e punës ka nisur në datë 04.04.2013 deri në datë 11.11.2013 dhe ka zgjatur shtatë muaj e disa ditë, kjo gjykatë vlerëson se marrëdhënia e punës midis palës paditëse dhe palës së paditur nuk është ndërprerë asnjëherë dhe se ajo është karakterizuar nga një marrëdhënie e vazhdueshme juridike pune, duke filluar nga data 30.04.2009 deri në datë 11.11.2013. Për këto arsye, në vijim të këtij arsyetimi, ndryshe nga sa është konkluduar nga gjykata e shkallës së parë, kjo gjykatë vlerëson se marrëdhënia e punës, midis palës paditëse dhe palës së paditur, ka zgjatur përreth 4 vjet e 7 muaj, pa ndërprerje, duke sjellë si pasojë që për zgjidhjen e saj, në rastin konkret, duke pasur parasysh që nuk ka të përcaktuar ndonjë afat tjetër kontraktor, nga ana e punëdhënësit, duhet të respektohej afati dy mujor, sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 143 të Kodit Punës, ky afat, për rastin konkret duhet të ishte dy muaj, konkretisht: Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune. Për këto arsye, sipas përcaktimeve të nenit 155/1 të Kodit Punës parashikohet se: Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar, ku në rastin konkret paditëses i takon paga e dy muajve......
III. Ligji i zbatueshëm:
10. Në nenin 140 të Kodit Punës parashikohet se:

1. Kontrata e punës lidhet:

a. për një kohëzgjatje të pacaktuar;

b. për një kohëzgjatje të caktuar.

2. Si rregull, kontrata e punës lidhet për një periudhë të pacaktuar. Lidhja e kontratës së punës për një periudhë të caktuar duhet të justifikohet me arsye objektive, që lidhen me natyrën e përkohshme të detyrës, në të cilën punëmarrësi do të punësohet. Nëse kohëzgjatja nuk përcaktohet me saktësi nga palët gjatë lidhjes së kontratës, ajo trajtohet si kontratë me periudhë të pacaktuar.

11. Në nenin 143 të Kodit Punës parashikohet se:



1) Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune.

2) Këto afate mund të ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose në kontratën kolektive të punës. Kur punëmarrësi ka kryer deri në gjashtë muaj pune, afati i njoftimit nuk mund të jetë më pak se dy javë. Afati i njoftimit është jo më pak se 1 muaj kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj pune.

3) Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri në fund të javës ose deri në fund të muajit. Zbatohet i njëjti rregull kur afati i njoftimit pezullohet gjatë periudhës së paaftësisë për punë, shtatzanisë ose pushimeve të dhëna nga punëdhënësi.

4) Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa respektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kontratës me efekt të menjëhershëm.
12. Në nenin 144 të Kodit Punës parashikohet se:

1) Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedoj me të.

2) Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të parashikuar për t’u marrë dhe i jep atij mundësi për tu shprehur.

3) Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit.

4) Kjo procedurë zbatohet edhe në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të kontratës.

5) Punëdhënësi, që nuk respekton procedurën e përcaktuar në këtë nen, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me këtë dispozitë mbetet e vlefshme.

5/1. I takon punëdhënësit të vërtetojë që procedura e përcaktuar nga ky nen është respektuar.

6) Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastet e pushimeve kolektive nga puna.
13. Në nenin 145 të Kodit Punës parashikohet se:

1) Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme.

2) Shpërblimi për vjetërsi është të paktën sa paga e një 15 ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. Kur paga është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi mesataren e pagës të vitit paraardhës dhe indeksohet.

3) Shpërblimit për vjetërsi i shtohet shpërblimi që jepet në rastin e zgjidhjes së kontratës pa shkaqe të arsyeshme ose të zgjidhjes me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të arsyeshme.
14. Në nenin 153 të Kodit Punës parashikohet se:

1) Punëdhënësi e punëmarrësi, në çdo kohë, mund të zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara.

2) Vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, t’i kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës.

3) Gjykata vendos nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit.
15. Në nenin 154 të Kodit Punës parashikohet se:

1. Kontrata e punës përfundon me zgjidhjen e menjëhershme të saj.

2. Kur shkaqet e justifikuara të zgjidhjes së kontratës me efekt të menjëhershëm lidhen me mosrespektimin e kontratës nga njëra palë, ajo duhet të ndreqë tërësisht dëmin e shkaktuar palës tjetër, si rrjedhim i mosrespektimit të afatit të njoftimit.

3. Gjykata, në rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, vendos që punëdhënësi të mos paguajë dëmshpërblimin e parashikuar në nenin 144 pika 5.

4. Punëmarrësi i pushuar nga puna në mënyrë të menjëhershme e të justifikuar humbet të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, por ruan të drejtën e shpërblimit për pushimet e pamarra. Çdo pretendim tjetër që buron nga marrëdhëniet e punës mund të jetë objekt shqyrtimi gjyqësor.
16. Në nenin 155 të Kodit Punës parashikohet se:

1) Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar.

2) Punëdhënësi mund të zbresë nga paga të ardhurat që punëmarrësi ka kursyer si rezultat i ndërprerjes së punës, të ardhurat nga një punë tjetër ose të ardhurat prej të cilave ai ka hequr dorë qëllimisht.

3) Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur ZQRPP përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 58 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, pasi vendimi i gjykatës së apelit është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm gjyqësor të çështjes, i cili është në kundërshtim me nenin 14 të Kodit Procedurës Civile.

18. Në analizë të kërkimeve të palës paditëse dhe shkakut ligjor në të cilat mbështeten këto kërkime, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në rastin objekt shqyrtimi jemi përpara një mosmarrëveshje që rrjedh nga marrëdhëniet e punës dhe për zgjidhjen e të cilës, referimi duhet bërë në dispozitat ligjore të parashikuara nga Kodit i Punës.

19. Në kushtet kur arrihet në konkluzionin se, ndodhemi përpara zgjidhjes së kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme, është mëse e domosdoshme për gjykatën, që të hetojë në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme nëse zgjidhja e menjëhershme dhe pa shkaqe të arsyeshme të kontratës së punës nga ana e punëdhënësit, është bërë për shkaqe të justifikuara apo jo, ashtu siç parashikohet në nenin 153 të Kodit Punës.

20. Neni 153 i Kodit Punës parashikon se: Punëdhënësi e punëmarrësi, në çdo kohë, mund të zgjidhin menjëherë kontratën për shkaqe të justifikuara. Vlerësohen si shkaqe të justifikuara të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, ti kërkohet atij që ka zgjidhur kontratën, vazhdimin e marrëdhënieve të punës. Gjykata vendos vetë nëse ekzistojnë shkaqe të justifikuara për zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës. Konsiderohen shkaqe të justifikuara rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë, si edhe rastet kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, me gjithë paralajmërimin me shkrim të punëdhënësit. 

21. Në analizë të kësaj dispozite ligjore, punëmarrësi dhe/ose punëdhënësi në çdo kohë mund ta zgjidhin kontratën e punës, (që do të thotë se zgjidhja e kontratës së punës në mënyrë të menjëhershme prej secilës palë është ligjshme), me kusht që të provohet se, shkaku i zgjidhjes së kontratës së punës është i justifikuar, në mënyrë që të jemi në plotësim dhe brenda kushteve të parashikuara në nenin 153/2 të Kodit Punës. Kushtet komulative për të pranuar ekzistencën e shkakut të justifikuar janë: a) punëmarrësi të ketë shkelur një detyrim kontraktual që rrjedh nga ligji, kontrata e punës, kontrata kolektive; b) kjo shkelje të jetë kryer me faj; c) ekzistenca e lidhjes shkakësore midis shkeljes me faj dhe pushimit të menjëhershëm nga puna; ç) kjo shkelje të ketë krijuar një situatë të rëndë që nuk lejon sipas parimit të mirëbesimit t’i kërkohet punëdhënësit vazhdimi i marrëdhënieve të punës.

22. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në çështjen objekt shqyrtimi gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit me të drejtë kanë arritur në përfundimin se nuk ndodhemi përpara parashikimeve të nenit 153 të Kodit Punës, pasi punëmarrësja Elsa Mimini nuk ka bërë shkelje të rënda të detyrimeve kontraktuale në punë, ose shkelje të lehta të detyrimeve kontraktuale në mënyrë të përsëritur, pasi në urdhërin e largimit nga puna nuk është dhënë asnjë motivacion, prandaj zgjidhja e kontratës së punës ka qenë një zgjidhje e menjëhershme e pajustifikuar e kontratës së punës nga punëdhënësi, e parashikuar nga neni 155 i Kodit Punës.

23. Në nenin 155/3 të Kodit Punës është parashikuar se: Në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, gjykata, duke vlerësuar të gjitha rrethanat, vendos detyrimin e punëdhënësit ndaj punëmarrësit me një dëmshpërblim jo më shumë se paga e një viti pune. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, gjykata e apelit nuk ka hetuar në lidhje me rrethanat e kërkuara nga kjo dispozitë ligjore.

24. Përfundimet që ka arritur gjykata e apelit në lidhje me masën e dëmshpërblimit që i takon punëmarrëses Elsa Mimini për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi janë rezultat i një hetimi të paplotë dhe të gjithanshëm gjyqësor të çështjes, i cili është në kundërshtim me nenin 14 të Kodit Procedurës Civile, pasi në masën e këtij dëmshpërblimi, gjykatat nuk kanë marrë parasysh kohëzgjatjen e punës pranë atij punëdhënësi, e cila ka qenë katër vjet e gjysëm, gjendjen ekonomike e punëmarrëses, moshën dhe mundësinë e saj për tu riintegruar në tregun e punës, etj.

25. Neni 155 i Kodit Punës parashikon një dëmshpërblim deri në masën e një viti pune, që do të thotë se ky dëmshpërblim është variabël, të cilit i është vendosur një tavan në maksimumin e tij, prandaj jo në çdo rast punëmarrësit i duhet dhënë maksimumi i këtij dëmshpërblimi pa u marrë parasysh të gjitha rrethanat e çështjes si: kohëzgjatja e punës, mosha e punëmarrësit, gjendja ekonomike e tij, mundësia për tu riintegruar në tregun e punës, etj për të cilat gjykatat nuk kanë bërë hetim gjyqësor.

26. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur ZQRPP është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63/c të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.3077, datë 15.07.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 31.03.2016


Nr. 31003-01106-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1461 i Vendimit (209)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   178   179   180   181   182   183   184   185   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish