Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet179/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   175   176   177   178   179   180   181   182   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: “ALUFLOR CONSTRUCTION GROUP” SH.P.K

E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE DURRËS

DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR PRANË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE TIRANË
OBJEKTI:

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ,

Njoftim Vlerësimi për Detyrimet nr.26298 prot datë 14.11.2012

të Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës

dhe vendimit nr.26396/1 datë 28.02.2013

të Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë për gjobën e vënë (penalitetet)

në shumën 200.000 lekë ndaj palës paditëse.

Baza Ligjore: Neni 116 i K.Pr.Administrative,

Ligji nr.9920/2008 “Për Procedurat Tatimore”, i ndryshuar

dhe neni 324 e vijues i K.Pr.Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.(11-2013-3653) 1908, datë 11.07.2013, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë së palës paditëse Shoqëria “Aluflor Construction Group” sh.p.k, me seli në Tiranë kundër palëve të paditura Drejtoria Rajonale e Tatimeve Durrës dhe Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë e me pjesmarrjen e Avokaturës së Shtetit- Zyra Vendore Durrës.

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të akteve administrative, Njoftim Vlersimin nr.26298 prot datë 14.11.2012 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës dhe vendimit nr.26396/1 datë 28.02.2013 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë për gjobën e vënë në shumën 200.000 lekë ndaj palës paditëse, Shoqëria “Aluflor Construction Group” sh.p.k me seli në Tiranë”.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2014-819 (518) datë 13.02.2014, ka vendosur:

“Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Durrës për gjykimin e çështjes. Dërgimin e akteve në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, si gjykatë kompetente”.
Gjykata e Apelit Administrativ, me vendimin nr.2870, datë 08.07.2014, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nr.(11-2013-3653) 1908 datë 13.02.2014”.


Kundër vendimit nr.2870, datë 08.07.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Tatimeve Durrës, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.(11-2013-3653) 1908, datë 11.07.2013 të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vendimit nr.2870, datë 08/07/2014, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe rrëzimin e kërkesë padisë me të gjitha kërkimet e saj, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ nuk është i drejtë e i bazuar në ligj

  • Subjekti në fjalë, është vizituar nga inpektorët e D.R.T Tiranë bazuar në Urdhërin e Punës nr.68216, datë 21/09/2012, në vendbiznesin në kantjerin e TOP CHANNEL, që ndodhet në Kashar, Tiranë, ku paditësi po punonte në zbatim të një kontrate sipërmarrjeje, lidhur me deklarimin e punonjësve në organin tatimor dhe pas kontrollit të ushtruar kanë përpiluar Akt-Konstatimin nr.0292934, datë 24.09.2012, në të cilin janë identifikuar punonjësit e gjetur në punë në ato momente. Vlen të theksohet e të përmendet fakti që Inxhinjeri teknik i ndodhur në ato momente nuk ka pranuar të paraqesë asnjë lloj dokumentacioni lidhur me punonjësit që ndodheshin në ato momente në kantjer.

  • Bazuar përsa më sipër, mbasi dokumentacioni i është përcjellë për verifikime të mëtejshme Drejtorisë Rajonale Tatimore, Durrës, është përpiluar edhe Proçesverbali i datës 06.11.2012 sipas të cilit subjekti penalizohej me 200 000 lekë gjobë, duke u bazuar në nenin 119 të Ligjit nr.9920, datë 19/05/2008 “Për Proçedurat Tatimore në R. SH “ i ndryshuar për mosdeklarim të fuqisë punëtore.

  • Mbi këtë bazë subjektit i është njoftuar Akti Administrativ Njoftim Vlerësim për Detyrimet nr.26298 Prot, datë 14.11.2012, i Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës, të cilin subjekti e ka apeluar në Drejtorinë e Apelimit Tatimor Tiranë, e cila nga ana e saj me Vendimin nr.26396/1, datë 28/02/2013, ka vendosur refuzimin e ankimit duke e konsideruar atë si të papranueshëm.

  • Subjekti më pas, i është drejtuar Gjykatës duke kërkuar kundërshtimin e këtyre akteve, duke i konsideruar si absolutisht të pavlefshme.

  • Nga analiza e fakteve rezulton se Njoftim -Vlerësimi për Detyrimet nr.26298 Prot, datë 14.11.2012, i nxjerrë nga pala e paditur është plotësisht i bazuar në nenin 119 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqiperisë “ i ndryshuar.

  • Rezulton se në momentin e kontrollit në kantjer janë gjetur 12 persona në punë, midis të cilëve figurojnë dhe Besnik Karaj e Arjan Hoxha, të pasqyruar në Aktin e Konstatimit mbajtur nga inspektorët tatimorë, të cilët ishin veshur me rrobat që mbanin logon e shoqërisë dhe në bazë të deklarimeve të tyre personale, pasi inxhinjeri teknik ka refuzuar të paraqesë dokumentacionin përkatës lidhur me punonjësit që ushtronin veprimtari në ato momente në objekt.

  • Pretendimet e palës së paditur se punojësit që kanë rezultuar të padeklaruar nuk i përkisnin subjektit paditës nuk qëndrojnë, pasi nga ana e inspektorve tatimorë janë identifikuar vetëm punonjësit që ndodheshin në kantjer, të veshur me rrobat që mbanin logon e shoqërisë dhe vetëm në bazë të deklarimeve të tyre personale.

  • Nga ana e personelit teknik, që ndodhej aty në ato momente nuk është vënë në dispozicion të inspektorëve tatimorë asnjë lloj dokumentacioni, aq më pak lista e punonjësve.

  • Aket e nxjerra, nga ana e D.R.T. Durrës, janë nxjerrë plotësisht në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe për më tepër, nuk i përkasin asnjë prej rasteve të cituara nga ana e nenit 116 të K.Pr.Administrative, prandaj nuk jemi para pavlefshmërisë të këtyre akteve.

  • Edhe pretendimi i palës së paditur, se Urdhëri i Punës, duhet të ishte ditor, nuk e shfaqëson atë aq më tepër të bëjë aktin absolutisht të pavlefshëm, kur rezulton se Urdhëri i Punës nr.68216, është lëshuar më datë 21.09.2012 dhe në fund të tij është shënuar klauzola se kontrolli do të kryhej nga data 21.09.2012 deri më 29.09.2012.

  • Pra rezulton mjaft qartë se inspektorët tatimorë që kanë ushtruar kontroll në datën 24.09.2012 kanë ndjekur me rigorozitet proçedurën e kërkuar nga ligji.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Shoqëria “Aluflor Construction Group” Sh.p.k, i identifikuar me NIPT K51806502C, dhe me seli në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë, Kullat Binjake. Ajo ushtron aktivitet privat në kryerjen e investimeve në fusha të ndryshme.

2. Në vitin 2012 me kontratë sipërmarrje kjo shoqëri ka marrë përsipër të kryejë punime për pjesën e fasadës së ndërtesës në kantjerin e “Top Chanel” me adresë Rruga Dytësore Kashar të Rrethit Tiranë.

3. Më datë 24.09.2012 nga inspektorët e verifikimit në terren të Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, është ushtruar kontroll i veprimtarisë së Shoqërisë “Aluflor Construction Group” sh.p.k, për punimet që kryente në objektin mësipërm dhe për këtë fakt është mbajtur Akti i Konstatimit me nr.0292934 datë 24.09.2012.

4. Rezulton se në momentin e kontrollit në kantjer janë gjetur 12 persona midis të cilëve dhe Besnik Karaj e Arjan Hoxha, të pasqyruara në aktin e konstatimit të mbajtur nga inspektorët që ishin me veshje pune dhe bazuar në deklarimet verbale, i përkisnin Shoqërisë “Aluflor Construction Group” sh.p.k.

5. Inspektorët në aktin e konstatimit, kanë përcaktuar se kontrolli ishte ushtruar në bazë të urdhërit të punës me nr.68216 prot datë 21.09.2012 dhe se ai është mbajtur për veprime të mëtejshme.

6. Akti i konstatimit me nr.0292934 datë 24.09.2012 është nënshkruar vetëm nga inspektorët që kanë ushtruar kontrollin dhe nuk është pranuar të nënshkruhet nga inxhinieri që mbikqyrte punimet, Dorin Doraci për faktin se ai nuk ka qënë dakort me përmbajtjen e tij dhe mënyrën e ushtrimit të kontrollit.

7. Bazuar në aktin e konstatimit nr.0292934 datë 24.09.2012, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Durrës me Njoftim Vlerësimin për Detyrimet me nr.prot.26298 datë 14.11.2012, ka vendosur ndaj palës paditëse penalitet (gjobë) në shumën 200.000 lekë dhe detyrim 2662 lekë, me arsyetimin se ishin konstatuar gjatë kontrollit të ushtruar dy punonjës të padeklaruar nga Shoqëria “Aluflor Construction Group” sh.p.k.

8. Pala paditëse nuk ka qënë dakort me Njoftim Vlerësimin për Detyrimet me nr.26298 prot datë 14.11.2012 dhe me gjobën e vënë në shumën 200.000 lekë dhe duke e vlerësuar të padrejtë, ka kërkuar shqyrtimin e çështjes nga Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

9. Me vendimin nr.26396/1 datë 28.02.2013, Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë ka vendosur: Të refuzoj ankimin duke e konsideruar atë të papranueshëm”, pasi pala nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 107 për pagesën e detyrimit tatimor.



10. Shoqëria “Aluflor Construction Group” sh.p.k më datë 27.03.2013 ka paraqitur në gjykatë kërkesë padinë me objekt: Konstatimin (anullimin) si absolutisht të pavlefshëm të Njoftim Vlerësimit nr.26298 prot datë 14.11.2012 të Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Durrës dhe të vendimit nr.26396/1 datë 28.02.2013 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë, si akte të nxjerra në kundërshtim me proçedurën e kërkuar nga ligji.

11. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.(11-2013-3653) 1908, datë 11.07.2013, ka vendosur:

  • Pranimin e kërkesë padisë së palës paditëse Shoqëria “Aluflor Construction Group” sh.p.k, me seli në Tiranë kundër palëve të paditura Drejtoria Rajonale e Tatimeve Durrës dhe Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë e me pjesmarrjen e Avokaturës së Shtetit- Zyra Vendore Durrës.

  • Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të akteve administrative, Njoftim Vlersimin nr.26298 prot datë 14.11.2012 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës dhe vendimit nr.26396/1 datë 28.02.2013 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor Tiranë për gjobën e vënë në shumën 200.000 lekë ndaj palës paditëse, Shoqëria “Aluflor Construction Group” sh.p.k me seli në Tiranë”.

11.1 Arsyetimin i gjykatës: “Nga provat e paraqitura në gjykim rezulton se inspektorët që kanë ushtruar kontrollin në terren, nuk kanë respektuar rregullat ligjore. Ata nuk kanë bërë verifikimin e punonjësve sipas numërimit të kartës së identitetit për çdo punonjës dhe për këtë shkak, nga proçes verbali i mbajtur del se emrat e punonjësve nuk korespondojnë me emrat e punonjësve të Shoqërisë “Aluflor Construction Group” sh.p.k, që jane paguar për punën e kryer në list pagesat dhe dokumentet e tjera të palës paditëse. Gjithashtu rezulton se Besnik Karaj nuk është punëtor i Shoqërisë “Aluflor Construction Group” sh.p.k, ndërsa punëtori i shkruar në aktin e konstatimit nr.0292934 i datës 24.09.2012 nga inspektorët e kontrollit me emrin Arjan Hoxha, është realisht punëtori Dorjan Hoxha. Ai është punëtor i deklaruar nga pala paditëse në organin tatimor që në datë 25.11.2011 dhe janë respektuar rregullat ligjore lidhur me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Nga akti i vlerësimit del se inspektorija Sonila Sula ka kryer rivlerësim për sigurimet shoqërore për dy persona Arjan Hoxha e Besnik Karaj pa u evidentuar të dhënat e numërit personal siç e kërkojnë rregullat ligjore. Ligji nr.9920 “Për proçedurat tatimore” i ndryshuar me Udhëzimin nr.24 datë 02.09.2008 (neni 60 pika 2-1) ndër të tjera percakton se: Personi i autorizuar i administratës tatimore, duhet të paraqes autorizimin me shkrim, (urdhërin ditor të punës) ose lajmërimin për kontroll të nënshkruar nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale.

Në gjykim në shkallë të parë është administruar si provë shkresore, Urdhëri i Punës me nr.68216 prot i datës 02.09.2012, i lëshuar nga drejtuesi i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë. Ai nuk është urdhër ditor por urdhër javor. Rezulton se në rastin konkret, nuk është nxjerrë urdhër ditor pune, për datën 24.09.2012, ku të përcaktohej edhe kontrolli që është ushtruar në vendndodhjen ku ushtronte veprimtarinë private Shoqëria “Aluflor Construction Group” sh.p.k dhe për pasojë, kontrolli dhe Akti i Konstatimit nr.0292931 i datës 24.09.2012, janë kryer në kundërshtim me procedurat e kërkuara nga ligji (nenet 60.80 e 119) të Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për proçedurat tatimore”, i ndryshuar dhe udhëzimi nr.24 datë 02.09.2008.

aktet administrative, Njoftim vlerësimi nr.26298 prot datë 14.11.2012 i Drejtorisë Rajonale Tatimore Durrës dhe vendimi nr.26396/1 datë 28.02.2013 i Drejtorisë Apelimit Tatimor Tiranë, janë nxjerrë në kundërshtim, me formën dhe në kundërshtim me gërmën “c” të nenit 116 të K.Pr.Administrative janë absolutisht të pavlefshme”.

12. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2014-819 (518) datë 13.02.2014, ka vendosur: “Moskompetencën e Gjykatës së Apelit Durrës për gjykimin e çështjes. Dërgimin e akteve në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, si gjykatë kompetente”.

13. Gjykata e Apelit Administrativ, me vendimin nr.2870, datë 08.07.2014, ka vendosur: “Lënien në fuqi të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës nr.(11-2013-3653) 1908 datë 13.02.2014”.

13.1 Arsyetimi i gjykatës: “I njëjtë me të faktit”.

14. Kundër vendimit nr.2870, datë 08.07.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Tatimeve Durrës, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.(11-2013-3653) 1908, datë 11.07.2013 të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vendimit nr.2870, datë 08/07/2014, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe rrëzimin e kërkesë padisë me të gjitha kërkimet e saj, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
15. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

15.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

15.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

15.3. Neni 56: “Nuk lejohet rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit për padi me objekt:



a) kundërshtimin e dënimit për kryerjen e kundërvajtjeve administrative, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

c) kundërshtimin e aktit administrativ që ka refuzuar dhënien e detyrimit në të holla, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

ç) mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetuese dhe ligjore, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi”.
16. Vendimi nr.3, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
17. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse është ushtruar kundër një vendimi përfundimtar të Gjykatës Administrative të Apelit për të cilin nuk lejohet rekurs, objekt gjykimi është një padi në të cilën vlera e kërkimit apo e së drejtës është më e vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi.

18. Në rastin konkret nisur nga objekti i gjykimit, akti që kundërshtohet në këtë gjykim, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

19. Kolegji thekson se në datën 04.11.2013 kanë filluar funksionimin gjykatat administrative, veprimtaria dhe kompetenca e të cilave është përcaktuar në ligjin e posaçëm nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative". Si rrjedhojë, duke nisur nga data 04.11.2013 të gjitha mosmarrëveshjet që kanë lënë administrative, janë ënkompetencë dhe janë objekt gjykimi i gjykatave administrative sipas parashikimeve të ligjit 49/2012, pavarësisht nëse çështja gjyqësore i është paraqitur gjykatës për shqyrtim është rregjistruar ose ka qënë në gjykim përprara datës 04.11.2013.

20. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se Ligji nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” në nenin 56 të tij, ka klasifikuar një grup çështjesh, për të cilat për shkak të vlerës së vogël të objektit të padisë, nuk mund të paraqitet rekurs në Gjykatën e Lartë. Nëse objekti i padisë ka një vlerë më të vogël se ato që parashikohen në nenin 56 të këtij ligji, rekursi nuk lejohet. Ky rregullim i ri ka natyrë kufizuese në krahasim me rregullimin e mëparshëm të Kodit të Procedurës Civile që lejonte të drejtën e ankimit apo rekursit, pavarësisht nga vlera e kërkimit apo së drejtës që ishte objekt shqyrtimi përpara gjykatës.

21. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 arrijnë në interpretimin unifikues: “Kufizimet financiare që parashikojnë nenet 45 dhe 56 të Ligjit nr.49/2012, në lidhje me të drejtën për të paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Administrativ ose rekurs në Gjykatë të Lartë, nuk zbatohen në lidhje me ankimet apo rekurset e paraqitura përpara datës 04.11.2013”.

22. Kolegji çmon se për të gjitha rekurset e paraqitura pas datës 04.11.2013 do të zbatohen kufizimet e parashikuara në nenin 56 të të Ligjit nr.49/2012. Kufizimi i së drejtës së ankimit nisur nga vlera e padisë gjen zbatim pas datës 04.11.2013. Për rrjedhojë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka detyrimin për të verifikuar, rast pas rasti, nëse vlera e padisë apo kërkesës në çështjen për të cilën është paraqitur rekurs, është apo jo nën vlerën minimale të përcaktuar sipas nenit 56 të Ligjit nr.49/2011.

24. Në nenin 56 të Ligjit 49/2013 parashikohet se nuk lejohet, rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit, për padi me objekt kundërshtim i akteve administrative a mosmarrëveshjeve administrative me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi. Paga minimale në shkallë vendi, sipas legjislacionit në fuqi, dihet se përcaktohet periodikisht çdo vit nga Këshilli i Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministratave në fuqi në momentin e paraqitjes së rekursit është VKM nr.537, datë 03.07.2013, i cili përcakton se paga minimale në shkallë vendi është 22.000 lekë. Rrjedhimisht, vlera minimale e padisë për efekt të zbatimit të nenit 56 të Ligjit nr.49/2012 është 880.000 lekë, për efekt të pranueshmërisë për shqyrtim të ankimit rekursit.

25. Në rastin konkret objekt mosmarrëveshje administrative është kërkimi për anullimin e aktit administrativ “Njoftim vlerësimi për detyrimet” nr.3373/1 prot datë 25.04.2012 të Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër për detyrimin me shumën 202.662 lekë. Pra vlera e padisë rezulton në masën 202.662 lekë. Kjo vlerë është dukshëm më e vogël sesa kufiri i parashikuar, aktualisht prej 880.000 lekë (dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi), nga neni 56 i Ligjit nr.49/2012, për efekt të pranueshmërisë për gjykim të rekursit të ushtruar kundër vendimit të gjykatës së apelit.


26. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se rekursi i paraqitur për çështje në të cilat vlera e kërkimit apo e së drejtës është më e vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi nuk është objekt i shqyrtimit të këtij Kolegji.

27. Për sa më sipër vendimi nr.1555, datë 07.05.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është i paankimueshëm në Gjykatën e Lartë, kjo në zbatim të kufizimit të ankimit nisur nga vlera më e vogël e padisë objekt i këtij gjykimi krahasuar me pagën minimale në shkallë vendi, të parashikuar nga dispozita e nenit 56 të Ligjit nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në rastin objekt gjykimi duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 13 pika 3 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.


V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.


Tiranë, më 30.03.2016

Nr. 31003-03690-00-2014 Regj.Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 2330 Vendimi (206)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   175   176   177   178   179   180   181   182   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish