Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet180/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   176   177   178   179   180   181   182   183   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
datën 31.03.2016 mori në shqyrtim në Dhomën e Këshillimit çështjen administrative me nr.31003-03690-00-2014 që iu përket palëve:
PADITËS: RUZE BRAHIMASI

I PADITUR: KOMISIONI QENDROR I STATUSIT DËSHMOR I ATDHEUT


OBJEKTI :

Kundërshtimin e vendimit nr.449, datë 14.09.2011

të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”.

Njohjen e të drejtës për marrjen e statusit “Dëshmor i Atdheut”

për të ndjerin Enver Brahimasi.

Baza Ligjore: Ligji nr.8607, datë 27.04.2000

“Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i ndryshuar

me ligjin nr.9650, datë 27.11. 2006, nenet 1, 2, 3, 5, 13, 14,

nenet 32, 153, 154 të K.Pr.Civile

dhe nenet 118-121 e vijues të K.Pr.Administrative.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10747, datë 09.11.2012 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditëses Ruze Brahimasi, si të pabazuar në prova dhe në ligj.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.607, datë 27.02.2014 ka vendosur:

Të shpallë moskompetencën e gjykimit të çështjes civile nr.222 akti, datë 01.02.2013 dhe dërgimin e akteve gjykatës kompetente, Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.


Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.2210, datë 03.06.2014 ka vendosur:

Mospranimin e ankimit të paraqitur kundër vendimit nr.10747, datë 09.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.



Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të ketë paraqitur rekurs pala paditëse Ruze Brahimasi, e cila kërkon:

Prishjen e vendimit nr.2210, datë 03.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit.


Shkaqet që pala paditëse Ruze Brahimasi paraqet në rekurs, janë:

  • Gjykata e Administrative e Apelit në dhënien e vendimit nr.2210, datë 03.06.2014 nuk ka respektuar kërkesat e ligjit nr.49/2012, si dhe ka zbatuar në interpretim të gabuar ligjin material.

  • Gjykata ka anashkaluar tagrat e plota ligjore të shprehura nga paditësja Ruze Brahimasi deleguar përfaqësues së saj, në kryerjen e veprimeve që vetëm pasqyrojnë mbrojtjen e interesave të paditëses deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes, sipas objektit të kërkesëpadisë të ngritur prej saj.

  • Konkretisht, paditësja Ruze Brahimasi nëpërmjet prokurës së posaçme të redaktuar para noterit Enver Lamçe, në zyrën e noterisë në qytetin e Çorovodës i ka dhënë mbesës së saj, juristes Eralda Brahimasi të drejtën e përfaqësimit për tu paraqitur në emër të saj në të gjitha seancat gjyqësore, pranë gjykatës së shkallës së parë, gjykatës së apelit dhe në Gjykatën e Lartë, deri në përfundim të zgjidhjes së kësaj çështje.

  • Po në këtë prokurë, e pikërisht, në paragrafin e katërt të saj, është përcaktuar qartë se: veprimet e përfaqësimit të kryera prej përfaqësues në lidhje me këtë çështje civile i konsideroj të rregullta dhe të mirëqena njëlloj si të kryera prej meje personalisht, pasi i jap përfaqësues së mësipërme tagra të plota përfaqësimi në lidhje me përfaqësimin tim prej saj në kryerjen e këtyre veprime, përfaqësimin në emrin tim dhe për llogari time, përderisa këto veprime përfaqësimi nuk bien ndesh me interesat e mia.

  • Pavarësisht kësaj sa delegon e përfaqësuara për përfaqësuesen e saj, Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.2210, datë 03.06.2014, ka vendosur mospranimin e ankimit.

  • Në arsyetimin e vendimit, Gjykata Administrative e Apelit ka arsyetuar gjatë se, çfarë janë trajtuar në lidhje me provat gjatë gjykimit në shkallë të parë dhe në fund, duke u bazuar në nenin 44 të ligjit nr.49/2012, nenet 453, 96 e 97 të K.Pr.Civile dhe nenin 64 të Kodit Civil, arrin në përfundimin se, ankimi i paraqitur nga pala paditëse nuk plotëson kushtet e pranueshmërisë.

  • Shprehemi se, gjykata ka gabuar në zbatimin e ligjit material dhe procedurial, duke përmendur që, kjo gjykatë nuk ka zbatuar kërkesën e parashikuar në pikën 2 të nenit 46 të ligjit nr.49/2012 në të cilin thuhet: Në rast se ankimi nuk plotëson kushtet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni ose kur ankimi nuk është nënshkruar, nuk tregohen palët ndërgjyqëse vendimi kundër të cilit bëhet ankim ose çfarë kërkohet me ankimin gjyqtari i vetëm njofton palën që të ndreq të metat brenda 5 ditëve.

  • Gjykata duke mos zbatuar detyrimin ligjor të saj për të studiuar të gjitha aktet e ndodhura në dosje ka anashkaluar faktin që në dosje pas shpalljes së datës së gjykimit të çështjes në apel, konform ligjit nr.49/2012, përfaqësuesja ligjore Av. Fatmira Laska, ka paraqitur prokurën e posaçme, si dhe parashtresën me shkrim ndaj shkaqeve të ankimit të bërë nga pala paditëse.

  • Për këtë prokurë dhe parashtresë të pranuara nga K/sekretaria e Gjykatës Administrative të Apelit dhe të administruara në dosje, nuk ka asnjë observacion paraprak nga gjykata, sikurse e kërkon ligji nr.49/2014, si dhe nuk është përmendur në vendimin e gjykatës së apelit se, përse ato akte ndodhen aty, apo përse këto akte, gjithmonë sipas ligjit nr.49/2014 nuk i janë kthyer palës paditëse.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici dhe bisedoi çështjen në tërësi, në Dhomën e Këshillimit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 21.01.2014 është regjistruar çështja administrative nr.31003-03690-00-2014 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditëse Ruze Brahimasi dhe i paditur Komisioni Qendror i Statusit Dëshmor i Atdheut, me objekt: Kundërshtimin e vendimit nr.449, datë 14.09.2011 të Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmor i Atdheut”. Njohjen e së drejtës për marrjen e statusit “Dëshmor i Atdheut” për të ndjerin Enver Brahimasi.

2. Vendimi nr.2210, datë 03.06.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit është rrjedhojë i zbatimit të gabuar të ligjit procedurial në lidhje me përfaqësimin në gjyq, prandaj si i tillë ai duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për tu rishqyrtuar nga një trup tjetër gjykues i po asaj gjykate.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Paditësja Ruze Brahimasi rezulton që të jetë trashëgimtare e radhës së parë e trashëgimlënësit Enver Brahimasi, i cili me datë 12.09.1959 është aksidentuar në ish Kantierin e Ndërtimit Bizë, si pasojë e shpërthimit të minave, duke vdekur po atë ditë disa orë më vonë në Spitalin Civil të Elbasanit.

4. Nga çertifikata e vdekjes së lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile të Qarkut Berat, rezulton që të jetë pasqyruar si datë vdekje e të ndjerit Enver Brahimasi data 01.07.1960, por me vendimin nr.1150, datë 10.09.2012 nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë rezulton që të jetë vendosur: Pranimi i padisë së paditëses Ruze Brahimasi. Njohjen si të pavërtetë të datës të vdekjes 01.07.1960 të shtetasit Enver Brahimasi të shënuar në regjistrin themeltar të Gjendjes Civile të fshatit Zhepë, i cili ndodhet aktualisht në Zyrën e Gjendjes Civile të Nënprefekturës (Rrethit) Skrapar të Qarkut Berat. Regjistri nr.1, faqe 36, i vitit 1950. Njohjen si të vërtetë të datës të vdekjes 12.09.1959 të shtetasit Enver Brahimasi, etj...

5. Me shkresën nr.27, datë 05.06.2006 Këshilli i Qarkut Berat i ka propozuar Komisionit Qendror të Statusit Dëshmor i Atdheut që shtetasi Enver Hazis Brahimasi të shpallet Dëshmor dhe ti njihet statusi “Dëshmor i Atdheut”. Komisionit Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” me vendimin nr.449, datë 14.09.2011 ka vendosur: Mos pranimin e kërkesës për dhënien e Statusit “Dëshmor i Atdheut”, shtetasit Enver Hazis Brahimasi.

6. Komisioni Qendror i Statusit Dëshmor i Atdheut ka arsyetuar se, i ndjeri Enver Brahimasi e ka humbur jetën aksidentalisht në punë, prandaj nuk plotëson kriteret e përcaktuara nga ligji për tu shpallur Dëshmor i Atdheut, për këtë arsye i ndjeri nuk mund të përfitojë nga ligji nr.8607, datë 27.04.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i ndryshuar.


II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10747, datë 09.11.2012 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë së paditëses Ruze Brahimasi, si të pabazuar në prova dhe në ligj.

8. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton se:

....Referuar përmbajtjes së germës e/1 të nenit 2 të ligjit nr.8607, datë 27.04.2000 “Statusi Dëshmori i Atdheut”, i ndryshuar rezulton se “Statusi Dëshmor i Atdheut” u njihet ndër të tjera edhe atyre personave që humbasin jetën në krye të detyrës nga rreziqet e fatkeqësitë natyrore.

Në rastin konkret nga përmbajtja e procesverbalit të datës 12.09.1959 i mbajtur në ish Kantierin e Ndërtimit Bizë, të emërtuar: Mbi plagosjen aksidentalisht të minatorit Enver Brahimasi, në të cilin rezulton që të bazohen edhe pretendimet e palës paditëse për njohjen e statusit “Dëshmor i Atdheut” për të ndjerin Enver Hazis Brahimasi rezulton që ky i fundit të ketë humbur jetën në kushte aksidentale dhe jo nga rreziqe apo fatkeqësi natyrore, kusht ky i domosdoshëm i kërkuar nga ana e nenit 2 gërma “e/1” të ligjit nr.8607, datë 27.04.2000 “Statusi Dëshmori i Atdheut”, i ndryshuar, fakt ky i cili të shpie në përfundimin se kërkesëpadia e paditëses Ruze Brahimasi të jetë e pabazuar në prova dhe në ligj dhe si e tillë duhet rrëzuar....

9. Gjykata Administrative e Apelit me vendimin nr.2210, datë 03.06.2014 ka vendosur:

Mospranimin e ankimit të paraqitur kundër vendimit nr.10747, datë 09.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

10. Gjykata e apelit ndër të tjera arsyeton se:



...Gjykata çmon se në lidhje me kushtet e pranueshmërisë së ankimit, gjykata konstaton se ankimi nuk është paraqitur konform kërkesave ligjore të neneve 44, 45 dhe 46 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” (më tej ligji nr.49/2012) dhe për këtë arsye duhet vendosur mospranimi i tij për shqyrtim. Referuar akteve të përfaqësimit të ndodhura në dosjen gjyqësore, rezulton që paditësja është përfaqësuar në gjykim nga mbesa e saj shtetasja Eralda Brahimasi e zgjedhur me prokurën e posaçme nr.634 rep./346/l kol., datë 23.12.2011. Në këtë akt përfaqësimi paditësja (e përfaqësuara) i ka dhënë përfaqësueses së saj të drejtën për tu paraqitur në emrin e saj në të gjitha seancat gjyqësore që do të zhvillohen në funksion të këtij gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në Gjykatën e Apelit Tiranë, si dhe në Gjykatën e Lartë deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje. Referuar përmbajtjes në tërësi të prokurës së posaçme rezulton që paditësja nuk i ka dhënë përfaqësueses tagrin për të bërë ankim. Me këtë akt përfaqësimi, përfaqësuesja e paditëses është legjitimuar në proces gjyqësor në kuptim të nenit 176 të Kodit Procedurës Civile dhe ka qenë e pranishme deri në shpalljen e vendimit përfundimtar. Duke mos qenë dakord me këtë vendim, përfaqësuesja e paditëses në datë 26.11.2012 ka paraqitur ankim ndaj këtij vendimi, duke e nënshkruar atë. Sipas nenit 44 të ligjit nr.49/2012 mjetet dhe afatet e ankimit të vendimeve të gjykatave administrative janë të njëjta me ato të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, përveç kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. Pra, Kodi i Procedurës Civile ka efekt plotësues në lidhje me zbatimin e këtij ligji.......
III. Ligji i zbatueshëm:
11. Neni 453 i Kodit Procedurës Civile parashikon se:

Ankimi që i drejtohet gjykatës së apelit duhet të nënshkruhet nga vetë pala, avokati ose përfaqësuesi i pajisur me prokurë.
12. Neni 1 i ligjit nr.8607, datë 27.04.2000 “Statusi Dëshmori i Atdheut”, ndryshuar parashikon se:

Në nderim të të rënëve në luftën për liri dhe pavarësi të Shqipërisë, miratohet “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i cili përcakton nocionin, kriteret, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.
13. Neni 2 i ligjit nr.8607, datë 27.04.2000 “Statusi Dëshmori i Atdheut”, ndryshuar parashikon se:

Statusi i Dëshmorit të Atdheut u njihet:

a) personave të rënë në luftë për liri dhe pavarësi kombëtare para 28 nëntorit 1912 dhe shtetasve shqiptarë që kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë dhe pavarësisë të Shqipërisë para 7 prillit 1939;

b) shtetasve shqiptarë që kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (7 prill 1939 deri më 29 nëntor 1944) dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre; që kanë vdekur për shkak të plagëve të marra në luftë ose janë ekzekutuar, ose kanë vdekur nga torturat në burgje e kampe përqendrimi nazifashiste deri më 9 maj 1945;

c) shtetasve shqiptarë, pjesëtarë të formacioneve ushtarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë jashtë kufijve shtetëror, deri më 9 maj 1945;

ç) shtetasve shqiptarë, pjesëmarrës në formacione të rregullta të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë vdekur për shkak të sëmundjeve, të të ftohtit ose të fatkeqësive të ndryshme, duke qenë në krye të detyrës luftarake deri më 9 maj 1945;

d) shtetasve shqiptarë, që kanë rënë duke luftuar për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb në vitet 1998-1999;

dh) shtetasve shqiptarë që kanë rënë duke luftuar në Spanjë (1936-1939) ose në vende të tjera, të inkuadruar në formacionet e koalicionit antifashist, deri më 9 maj 1945 ose kanë vdekur nga plagët e marra në këtë luftë;

e) shtetasve shqiptarë që kanë rënë ose bien në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore nga terrorizmi ose në luftë kundër bandave të armatosura dhe kundër krimit ndaj jetës së individit;

e/1) shtetasve shqiptare qe kane rene ose bien ne krye te detyrës për mbrojtjen e paqes dhe te lirisë se kombit shqiptar, ose atyre qe kane rene apo bien ne mbrojtje te paqes e te sigurisë se popujve te tjerë ne luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar ose për mbrojtjen e pasurisë shtetërore, apo qe humbasin jetën ne krye te detyrës nga rreziqet e fatkeqësitë natyrore.

ë) shtetasve të huaj, pjesëtarë të formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë.
14. Neni 118 i K.Pr.Administrative parashikon se:

1. Aktet administrative do të quhen relativisht të pavlefshme, në kuptimin e këtij Kodi, kur ato janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, por megjithatë nuk janë absolutisht të pavlefshme.

2. Një akt administrativ relativisht i pavlefshëm është i ankueshëm në rrugë administrative dhe gjyqësore përkatësisht mbi bazën e dispozitave të këtij Kodi dhe të Kodit të Proçedurës Civile.
15. Neni 121 i K.Pr.Administrative parashikon se:

1. Aktet administrative shfuqizohen ose revokohen me nismën e organit kompetent ose si rezultat i kërkesës për shqyrtim apo apelimit të palëve të interesuara.

2. Aktet administrative absolutisht të pavlefshme nuk mund të shfuqizohen apo revokohen.

IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
16. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Ruze Brahimasi, përmban shkaqe nga ato që parashikohen në nenin 58 të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, prandaj ka shkaqe ligjore që vendimi i gjykatës së apelit të cënohet.

17. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs.

18. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut ligjor të padisë, pretendimeve të palëve, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata Administrative të Apelit është marrë në shkelje të ligjit procedural që ka të bëjë me përfaqësimin në gjyq dhe të drejtën e ankimit, prandaj vetëm për këtë motiv vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet e çështja të dërgohet për rishqyrtim pranë po kësaj gjykate, por me tjetër trup gjykues.

19. Gjykata Administrative e Apelit arsyeton se: .....referuar përmbajtjes në tërësi të prokurës së posaçme rezulton që paditësja nuk i ka dhënë përfaqësueses tagrin për të bërë ankim. Me këtë akt përfaqësimi, përfaqësuesja e paditëses është legjitimuar në proces gjyqësor në kuptim të nenit 176 të Kodit të Procedurës Civile dhe ka qenë e pranishme deri në shpalljen e vendimit përfundimtar, pasi me prokurën e posaçme nr.634 rep. 346/l kol., datë 23.12.2011 në këtë akt përfaqësimi paditësja (e përfaqësuara) i ka dhënë përfaqësueses së saj të drejtën për tu paraqitur në emrin e saj në të gjitha seancat gjyqësore që do të zhvillohen në funksion të këtij gjykimi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në Gjykatën e Apelit Tiranë, si dhe në Gjykatën e Lartë deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje, por nuk i ka dhënë tagrin për të paraqitur ankim në gjykatën e apelit.

20. Kërkesa ankimore kundër vendimit nr.10747, datë 09.11.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila është depozituar pranë kësaj gjykate me datë 26.11.2012 është e nënshkruar vetëm nga përfaqësuesja me prokurë të posaçme Eralda Brahimasi dhe jo nga paditësja Ruze Brahimasi (e përfaqësuara). Në nenin 453 të Kodit Procedurës Civile është parashikuar se, ankimi që i drejtohet gjykatës së apelit duhet të nënshkruhet nga vetë pala, avokati ose përfaqësuesi i pajisur me prokurë. Në rastin në gjykim ankimi është nënshkruar nga përfaqësuesi i pajisur me prokurë, prandaj përfundimi që ka arritur gjykata e apelit është i pabazuar në ligj.

21. Në nenin 71/2 të Kodit Civil është parashikuar se, prokura është e posaçme kur i përfaqësuari i ka dhënë përfaqësuesit tagrin për të kryer një ose disa veprime juridike të caktuara, që karakterizohen nga një qëllim i përbashkët. Në zbatim të kësaj dispozite ligjore për të parë volumin e tagrave që ka patur përfaqësuesja në prokurën e posaçme nr.634 rep. 346/l kol., datë 23.12.2011 duhet më parë të kuptojmë se, cili ka qenë qëllimi i përbashkët që duhej të arrihej me anë të kësaj prokure të posaçme. Nga prokura që ndodhet në dosje del se, qëllimi i paditëses Ruze Brahimasi në rastin në gjykim ka qenë që të realizojë mbrojtjen e saj përpara gjykatave të gjitha shkallëve nëpërmjet mbesës së saj përfaqësueses së posaçme Eralda Brahimasi, prandaj një përfaqësuesi të posaçëm që ka të drejtën e përfaqësimit në të gjitha shkallët e gjykimit nuk mund ti hiqet e drejta për të ankuar vendimet e gjykatave, ashtu siç me pa të drejtë arsyeton gjykata e apelit.

22. Gjykata Administrative e Apelit e bazon vendimin e saj në nenin 44 të ligjit nr.49/2012, nenet 453, 96 e 97 të K.Pr.Civile dhe nenin 64 të Kodit Civil, por ajo nuk arsyeton se cila nga dispozitat ligjore të mësipërme nuk e lejon përfaqësuesin e pajisur me prokurë të posaçme që të paraqes ankim në gjykatën e apelit ndaj vendimit të dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Neni 44 i ligjit nr.49/2012 është një dispozitë referuese, e cila referon në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, asnjë nga të cilat nuk e pengojnë përfaqësuesen e posaçme të paditëses që ka marrë pjesë në gjykimin në shkallë të parë që të paraqes ankim ndaj vendimit përfundimtar në gjykatën e apelit, pasi detyra e përfaqësueses së posaçme në këtë rast nuk mbaron me shpalljen e vendimit nga gjykata e shkallës së parë, pasi asaj i është dhënë e drejta nga e përfaqësuara që të ndjek gjykimin dhe në gjykatën e apelit, apo po qe nevoja edhe në Gjykatën e Lartë.

23. Për këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Ruze Brahimasi është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po në atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues, i cili duhet të shqyrtojë çështjen në themel.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63/c të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”;

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2210, datë 03.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 31.03.2016

Nr. 31003-03910-00-2014 Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 2331 Vendimi (207)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   176   177   178   179   180   181   182   183   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish