Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet169/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Medi Bici Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS : MERITA ALEKSI

PADITUR : DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE


OBJEKTI :

Shfuqizimi i vendimit nr.914 datë 28.02.2013,

të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve

për lirimin nga detyra të paditëses.

Baza Ligjore: Neni 8/3 i Ligjit nr.8549 datë 11.11.1999

“Statusi i Nëpunësit Civil”.



Me vendimin nr.58 datë 17.04.2013 Komisioni i Shërbimit Civil, ka vendosur:

“Pranimin e ankesës të znj. Merita Aleksi, sipas objektit të saj. Shfuqizimin e vendimit nr.914 dt. 28.02.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, si vendim i marrë në kundërshtim me kërkesat e nenit 23/2 të ligjit 8549 datë 11.11.1999. Kthimin e ankueses në detyrë, atë të inspektorit të dytë në Sektorin e Përpunimit , Vlerësimit dhe Kontabilitetit të të ardhurave në Drejtorinë e Përpunimit e Menaxhimit në Drejtorinë Rajonale Tiranë dhe pagimin e pagës nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënies financiare deri në ekzekutimin e vendimit”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.128 datë 05.12.2013 vendosi:

lënien në fuqi të vendimit nr.58 datë 17.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil”.


Kundër vendimit nr.128 datë 05.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të KSHC dhe lënien në fuqi të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Vendimin e KSHC-së nuk është i bazuar në ligj dhe në prova dhe është marrë në kundërshtim të hapur me ligjin procedural.

  • Vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është i drejtë dhe i ligjshëm marrë konform atributeve që i njeh ligji, nenet 19 dhe 20 të Ligjit 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore” dhe në Ligjin 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i Nëpunësit Civil”, Urdhrin e Kryeministrit nr.130, datë 06.11.2012 “Për miratimin e strukturës organizative dhe numrit të punonjësve të administratës tatimore qendrore” si dhe Urdhër nr.70, datë 13.12.2012 të Ministrit të Financave “Për miratimin e organigramës së punonjësve të administratës tatimore qendrore”.

  • Vendimi objekt shfuqizimi është marrë brenda kompetencave të autoritetit epror dhe në përputhje me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji, nenet 13 dhe 14 të Ligjit 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore”, i ndryshuar.

  • Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve është titullari i institucionit qendror, dhe referuar Rregullores së Brendshme të Administratës Tatimore të miratuar Drejtori i Përgjithshëm është organi drejtues i Administratës Tatimore Qendrore.

  • Me Urdhër të Kryeministrit nr.130, datë 06.11.2012 “Për miratimin e strukturës organizative dhe numrit të punonjësve të administratës tatimore qendrore” si dhe Urdhër nr.70, datë 13.12.2012 të Ministrit të Financave “Për miratimin e organigramës së punonjësve të administratës tatimore qendrore” është miratuar struktura e administratës tatimore qendrore e cila në vetvete ka pasur mjaft ndryshime nga struktura dhe organigrama e mëparshme.

  • Kërkuesja ushtronte detyrën si inspektorit te dyte ne Sektorin e Përpunimit ,Vlerësimit dhe Kontabilitetit të të ardhurave në Drejtorinë e Përpunimit e Menaxhimit në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

  • Bazuar në nenin 22 pika 2/c të ligjit nr.9920, datë 18.05.2008 “Për procedurat tatimore në RSH”, i ndryshuar, është titullari i institucionit që me nismën e tij, gjykon dhe vendos për largimin nga shërbimi civil të punonjësve, në rishikim të vendeve të punës të suprimuara dhe numrit të shkurtuar të punonjësve, që janë të miratuara me strukturën dhe organigramën e akteve.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Merita Aleksi, ka filluar punë pranë administratës Tatimorë në Drejtorinë Rajonale Tiranë në datë 01.05.1997. Me hyrjen në fuqi të ligjit nr.9920 datë 20.05.2008 "Për Procedurat tatimore në RSH ,paditësja në pozicionin e punës që ka patur ka përfituar statusin e nëpunësit civil,pasi ajo ushtronte detyrën e inspektorit të dytë në Sektorin e Përpunimit ,Vlerësimit dhe Kontabilitetit të të ardhurave në Drejtorinë e Përpunimit e Menaxhimit në Drejtorinë Rajonale Tiranë.

2. Me urdhrin nr.130 datë 06.11.2012 të kryeministrit është miratuar numri i përgjithshëm i punonjësve të administratës tatimore qendrore, në nivel qendror dhe lokal. Mbi bazën e këtij urdhri, Ministri i Financave ka nxjerrë urdhrin nr.70 datë 13.12.2012 “Për miratimin e organigramës të administratës tatimore qendrore”.

3. Sa më sipër, me vendimin nr.914, datë 28.02.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve është vendosur lirimi i menjëhershëm nga detyra e paditëses Merita Aleksi në kuadër të miratimit të strukturës së re për administratën tatimore qendrore.

4. Duke mos qenë dakord me urdhrin e sipërcituar pala paditëse Merita Aleksi ka ushtruar ankim në Komisionin e Shërbimit Civil.
5. Me vendimin nr.58 datë 17.04.2013 Komisioni i Shërbimit Civil, ka vendosur: Pranimin e ankesës të znj. Merita Aleksi, sipas objektit të saj. Shfuqizimin e vendimit nr.914 dt. 28.02.2013 të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, si vendim i marrë në kundërshtim me kërkesat e nenit 23/2 të ligjit 8549 datë 11.11.1999. Kthimin e ankueses në detyrë, atë të inspektorit të dytë në Sektorin e Përpunimit ,Vlerësimit dhe Kontabilitetit të të ardhurave në Drejtorinë e Përpunimit e Menaxhimit në Drejtorinë Rajonale Tiranë dhe pagimin e pagës nga momenti i ndërprerjes së marrëdhënies financiare deri në ekzekutimin e vendimit”.

5.1 Arsyetimi i Komisionit të Shërbimit Civil: “Në rastin konkret Drejtoria, në të cilën ka punuar paditësja i është shtuar dhe një sektor varësie, sektori I Kontabilitetit të të ardhurave. Nga krahasimi i dy strukturave, dhe konkretisht asaj paraardhëse dhe kësaj ekzistuese, rezulton se pozicioni i punës së palës paditëse Merita Aleksi jo vetëm që nuk është suprimuar por janë shtuar 3 pozicione pune inspektorë të dytë, klasa IV-a”.

6. Punëdhënësi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve duke mos qenë dakord me vendimin nr.58 datë 17.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil, i është drejtuar me ankim, Gjykatës së Apelit Tiranë.



7. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.128 datë 05.12.2013 vendosi: “lënien në fuqi të vendimit nr.58 datë 17.04.2013 të Komisionit të Shërbimit Civil”.

7.1 Arsyetimi i gjykatës: “Ashtu siç ka hetuar Komisioni i Shërbimit Civil gjatë krahasimit të strukturës së Drejtorisë Rajonale Tiranë para dhe pas ristrukturimit të institucionit në zbatim të urdhrit të Kryeministrit rezulton se ka pikërisht shtim të pozicioneve të punës dhe jo suprimim të tyre. Në total nga 67 punonjës ka shkuar në 82 numri i punonjësve pranë institucionit të palës së paditur në proces. Komisioni i Shërbimit Civil është treguar i kujdesshëm gjate hetimit të çështjes për të verifikuar pikërisht numrin e përgjithshëm të punonjësve të institucionit si dhe zbatimit pikërisht të nenit23 të ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 "Statusi i Nëpunësit Civil". I gjithë ankimi i ushtruar nga pala e paditur në proces gjendet tërësisht i pabazuar në ligj. Për kolegjin civil të kësaj gjykate është me rendësi të theksohet se pala e paditur keqinterpreton pikërisht ligjin si dhe ngatërron hierarkinë e tyre si dhe nuk orientohet fare nëse ka dhe një akt nënligjor të dalë në zbatim të tij. Në tre pikat e nenit 23 të ligjit nr.8549 datë 11.11.1999 "Statusi i Nëpunësit Civil" janë përcaktuar rastet kur mund të largohet një nëpunës i shërbimit civil. Në piken 2 të këtij neni është përcaktuar që dhe kur suprimohen vendet e punës në atë organ i afrohet një vend në një dikaster paralel ose dhe më të ulët dhe vetëm atëherë kur subjekti me këtë status nuk e pranon këtë vend pune mund të largohet dhe nuk gëzon të drejtat e parashikuar në këtë ligj. Në rastin në gjykim është krejt e kundërta,pasi numri i punonjësve është shtuar,provuar kjo nga hetimi i kryer nga Komisioni i Shërbimit Civil. Pikërisht në pozicionin e punës së paditëses në proces,inspektor i dytë janë shtuar dhe dy vende pune”.

8. Kundër vendimit nr.128 datë 05.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të KSHC dhe lënien në fuqi të vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
9. Dispozitat e ligjit nr.49/2012Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

9.1 Neni 1/2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

9.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

9.3. Neni 54: “Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe ia dërgon çështjen organit kompetent për rigjykim kur: a) gjykata administrative e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe funksionale....”.

10. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

10.1. Neni 467: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur: a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën...”

11. Vendimi unifikues nr.3 datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;

12. Dekreti nr.8349 datë 14.10.2013 i Presidentit të Republikës së Shqipërisë;


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
13. Se pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore për kompetencën lëndore. Prandaj, për këtë shkelje të dispozitave procedurale, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet e çështja të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

14. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs.

15. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësja Merita Aleksi i është drejtuar me ankim Komisionit të Shërbimit Civil duke kundërshtuar vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve për largimin e saj nga shërbimi civil.

16. Me vendimin nr.58 datë 17.04.2013 Komisioni i Shërbimit Civil, ka vendosur të pranojë ankimin e Znj. Merita Aleksi. Mbi ankimin e palës së paditur, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.128 datë 05.12.2013 ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Shërbimit Civil.

17. Në rastin konkret nga objekti i gjykimit, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të padisë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

18. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se nga Gjykata e Apelit Tiranë janë lejuar shkelje të ligjit procedural që lidhen me kompetencën lëndore të gjykatës për të gjykuar çështjen, të cilat pasjellin zhvillimin e një procesi jo të rregullt ligjor.

19. Kolegji Administrativ e gjen me vend të konfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si një element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës, ajo nuk është një gjykatë “e krijuar me ligj” sipas kuptimit të nenit 42/2 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të Konventës Evropiane. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

20. Në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i Ligjit 49/2012). Këto parime janë përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” si dhe në Kodin e Procedurës Civile.

21. Me Dekretin nr.8349 datë 14.10.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është përcaktuar data 04.11.2013 si data e fillimit të funksionimit të Gjykatave Administrative. Ndërkohë që, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.3 datë 6.12.2013, kanë konkluduar se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma”.

22. Si rrjedhojë, duke nisur nga data 04.11.2013 të gjitha mosmarrëveshjet që kanë qenë administrative, janë në kompetencë dhe janë objekt gjykimi i gjykatave administrative sipas parashikimeve të ligjit 49/2012, pavarësisht nëse çështja gjyqësore i është paraqitur gjykatës për shqyrtim është regjistruar ose ka qenë në gjykim, në çdo shkallë të gjykimit, përpara datës 04.11.2013.

23. Kolegji vëren se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është shpallur në datën 05.12.2013, pra pas datës 04.11.2013. Nisur nga sa u trajtua më sipër të gjitha çështjet që përbëjnë mosmarrëveshje administrative pas datës 04.11.2013 duhet të shqyrtoheshin nga gjykatat administrative, ndërkohë që Gjykata e Apelit Tiranë nuk e ka konstatuar mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes dhe ka dhënë një vendim në kundërshtim me dispozitat ligjore të zbatueshme duke sjellë si pasojë zgjidhjen e çështjes nga gjykata jo kompetente nga pikëpamja lëndore.

24. Në përfundim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se mosrespektimi i kompetencës lëndore nga ana e gjykatës përbën shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit, e cila e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe në nenin 54 të ligjit nr.49/2012, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejtë që ato kanë në vendimin e dhënë.

25. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në çështjen objekt gjykimi, nuk mund të marrë në shqyrtim dhe të analizojë, nëse ligji material është zbatuar drejtë apo jo nga gjykatat e faktit.

26. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.128 datë 05.12.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.128 datë 05.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 30.03.2016

Nr. 31001-00012-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016- 1754 i Vendimit (195)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   165   166   167   168   169   170   171   172   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish