Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet167/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   163   164   165   166   167   168   169   170   ...   217

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
datën 29.03.2016, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen administrative me nr.31001- 02946- 00-2012 akti që ju përket palëve :
PADITËS: SHOQËRIA “BET 07” SH.A

E PADITUR : NJËSIA E MBIKËQYRJES SË LOJËRAVE TË FATIT

KOMISIONI I APELIMIT TË GJOBAVE PRANË MINISTRISË SË FINANCAVE
OBJEKTI:

Shfuqizimin e aktit administrativ nr.000152 datë 17.11.2009;

nr. 000068 datë 26.11.2009; nr.000069 datë 26.11.2009;

nr. 000070 datë 26.11.2009; nr.000071, datë 26.11.2009;

nr.000072 datë 26.11.2009; nr.000073, datë 26.11.2009;

nr.000014, datë 02.12.2009; nr.000015, datë 02.12.2009;

nr.000016, datë 02.12.2009; nr.000017, datë 02.12.2009;

nr. 000018, datë 02.12.2009; nr.000019, datë 02.12.2009

të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Anullimin e aktit administrativ vendimi nr.44 datë14.01.2010

të Komisionit të Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave.

Baza Ligjore: Nenet 324 e vijues të K.Pr.Civile,

neni 20, 22 i ligjit nr.8438 datë 28.12.1998

“Për tatimin mbi të ardhurat”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6144 datë 11.07.2011 ka vendosur:

  1. Pranimin pjesërisht të padisë.

  2. Anullimin e procesverbaleve të gjobave nr.000073 datë 26.11.2009, nr.000015 datë 02.12.2009, dhe nr.000152 datë 17.11.2009 të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, si dhe anullimin e vendimit nr.44 datë 04.01.2010 Komisioni Apelimit pranë Ministrisë së Financave, për pjesën që ka vendosur lënien në fuqi të procesverbaleve të sipërcituara.

  3. Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1355, datë 31.05.2012 ka vendosur:

Lënien në fuqi të Vendimit nr.6144 datë 11.07.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka ushtruar rekurs Avokatura e Shtetit, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Vendimi i mësipërm nuk është i bazuar në ligj dhe në prova.

  • Gjykata me të drejtë rrëzon kërkesë padinë për 10 procesverbale, por gabon në arsyetimin për pranimin e padisë për tre procesverbalet e tjera, pasi gjatë kontrollit është vënë re se subjektet kanë qenë të pa pajisur me NIPT sekondar.

  • Pala paditëse ka vepruar në kundërshtim me ligjin pasi për hapjen e çdo salle është i detyruar të njoftoj NJMLF 30 ditë përpara hapjes së veprimtarisë dhe të pajiset me NIPT sekondar për çdo vendndodhje dytësore të biznesit.

  • Pra ligji kërkon si hapjen e NIPT sekondar ashtu dhe njoftimin, duke i vendosur të dyja si kushte të detyrueshme për tu zbatuar nga paditësi, por rezulton se pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit nuk është paraqitur kërkesa bashkë me dokumentacionin përkatës.


Gjithashtu kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka ushtruar rekurs pala paditëse Shoqëria “Bet 07” sh.a, duke parashtruar këto shkaqe.

  • Vendimet e gjykatave janë të padrejta pasi në datë 17.11.2009, 26.11.,2009 dhe datë 02.12.2009 pala e paditur ka ushtruar kontroll në pikat e reja të hapura në muajin nëntor 2009 dhe ka konstatuar se mungon NIPT sekondar dhe shoqëria ka shmangur shlyerjen e detyrimeve tatimore.

  • Ky pretendim nuk qëndron pasi Shoqëria “Bet 07” sh.a ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe kjo provohet nga formulari i deklarimit dhe pagesës së tatimit.

  • Duke qenë se kërkesa në treg për marrjen e shërbimeve të ofruara nga Shoqëria “Bet 07” sh.a, ka qenë tepër e lartë, është filluar aktiviteti në këto pika duke shlyer paraprakisht të gjitha detyrimet tatimore për muajin nëntor 2009.

  • Gjithashtu duhet kuptuar se duke qenë nëntor dhe ditët të fundit të muajit, për shkak të festave zyrtare është shtyrë automatikisht pajisja me NIPT sekondar pasi aplikimet në QKR ka nisur në datë 03.12.2009.

  • Në këtë kuadër provohet se Shoqëria “Bet 07” sh.a nuk ka shmangur detyrimet tatimore, pasi me veprimet tona në asnjë rast nuk është vepruar në mënyrë të kundërligjshme.

  • I paditur është njoftuar rregullisht për vendndodhjen e pikave që do të hapen, pasi në bazë të këtij informacion i padituri ushtroi kontroll.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani në seancë gjyqësore; mbrojtjen e përfaqësuesit të palëve të paditura Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave, avokatin e shtetit Abaz Deda, që kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit dhe rrëzimin e padisë; si edhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit,


V Ë R E N

Shkaqet e ngritura si në rekursin e paraqitur nga pala paditëse BET 07 sha, ashtu edhe nga avokati i shtetit në mbrojtje të interesave të dy palëve të paditura nuk janë të mbështetura në ligj. Vendimi nr.1355 datë 31.05.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë, është dhënë në zbatim të drejtë të ligjit, prandaj duhet të mbetet në fuqi.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Apelit Tiranë, për sa i përket rrethanave të faktit, rezulton se pala paditëse BET 07 sha. ushtron aktivitetin tregtar me objekt “lojëra fati” duke u regjistruar për këtë qëllim si subjekt edhe pranë palës së paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Me vendimin nr.462 prot, datë 19.11.2009 të Drejtorit Ekzekutiv të palës paditëse BET 07 sha drejtuar Qendrës Kombëtare të Regjistrimit Tiranë dhe për njoftim palës së paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit njoftohet se ky subjekt, gjatë muajit nëntor 2009, do të hapë pika të reja loje dhe për adresat sekondare përkatëse për të cilat do të sillej edhe një konfirmim i dytë. Pra, hapja e këtyre pikave njoftohet si e kushtëzuar me dërgimin e një konfirmimi të dytë.

Menjëherë pas këtij njoftimi, nga pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit rezulton që të jetë urdhëruar ushtrimi i kontrollit në pikat e deklaruara se do të hapeshin nga ana e palës paditëse BET 07 sha.

Në përfundim të kontrollit të ushtruar nga ana e inspektorëve në pikat e sipërcituara të lojërave të cilat ishin deklaruar se do të hapeshin nga ana e paditëses BET 07 sha, janë nxjerrë nga pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit procesverbalet e gjobave me nr.000068 datë 26.11.2009, nr.000069 datë 26.11.2009, nr.000070 datë 26.11.2009, nr.000071 datë 26.11.2009, nr.000072 datë 26.12.2009, nr.000073 datë 26.11.2009, nr.000015 datë 02.12.2009, nr.000016 datë 02.12.2009, nr.000014 datë 02.12.2009, nr.000018 datë 02.12.2009, nr.000017 datë 02.12.2009, nr.000019 datë 02.12.2009, nr.000152 datë 17.11.2009. Nga këto akte administrative konstatohet që në këto pika ushtrohej aktivitet në mungesë të pajisjes me NIPT sekondar për secilën prej këtyre pikave dhe, për rrjedhojë, bazuar në nenin 47 pika 1 shkronja “ë” të ligjit nr 10033/2008 “Për Lojërat e Fatit”, pala paditëse BET 07 sha rezulton të jetë ndëshkuar me gjobë për kryerje të kundërvajtjes administrative në shumën 1.000.000 Lekë për secilin rast, me motivin se : “...pika nuk është e pajisur me NIPT sekondar për secilën veprimtari të lojërave të fatit që organizohet në të”.

Për të kundërshtuar dënimin me gjobë të vendosur nga pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit me aktet administrative, procesverbalet e gjobave të sipërcituara, pala paditëse BET 07 sha ka paraqitur ankim pranë palës së paditur Komisionin e Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave.

Pala e paditur Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave, me vendimin nr.44 datë 14.01.2010, pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga pala paditëse BET 07 sha, ka vendosur rrëzimin e ankimit dhe lënien në fuqi të procesverbaleve të dënimit me gjobë të nxjerra nga pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Në të tilla rrethana, pala paditëse BET 07 sha ka ngritur padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkak ligjor dhe objekt anulimin e akteve administrative të procesverbaleve të gjobave të sipërcituara të nxjerra nga pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, si edhe anulimin e aktit administrativ vendimi nr.44, datë 04.01.2010 të palës së paditur Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6144 datë 11.07.2011 ka vendosur të pranojë pjesërisht padinë duke anuluar vetëm procesverbalet e gjobave nr.000073 datë 26.11.2009, nr.000015 datë 02.12.2009, dhe nr.000152 datë 17.11.2009 të palës së paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, si dhe duke anuluar pjesërisht vendimin nr.44 datë 04.01.2010 të palës së paditur Komisioni Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave. Për kërkimet lidhur me anulimin e procesverbaleve të tjera objekt gjykimi, kjo gjykatë ka vendosur rrëzimin e padisë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si pala paditëse BET 07 sha, ashtu edhe avokati i shtetit në mbrojtje të interesave të palëve të paditura Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave, kanë paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjykata e Apelit Tiranë, duke pranuar të njëjtat rrethana të faktit dhe duke parashtruar të njëjtin interpretim me ligjin e zbatueshëm, ka ardhur në përfundimin se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të mbetet në fuqi.

Gjykata e apelit, në thelb, arsyeton se, lidhur me aktet administrative objekt gjykimi, dhjetë procesverbale të dënimit me gjobë, ato me nr.000068 datë 26.11.2009, nr.000069 datë 26.11.2009, nr.000070 datë 26.11.2009, nr.000071 datë 26.11.2009, nr.000072 datë 26.12.2009, nr.000016 datë 02.12.2009, nr.000014 datë 02.12.2009, nr.000018 datë 02.12.2009, nr.000017 datë 02.12.2009, nr.000019 datë 02.12.2009 të nxjerra nga pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, nga përmbajtja e certifikatave të regjistrimit të lëshuara nga ana e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, rezulton që pikat përkatëse të lojërave të fatit të jenë regjistruar nga pala paditëse BET 07 sha në datat 03.12.2009 dhe 21.12.2009, ndërkohë që kontrolli në këto pika rezulton që të jetë ushtruar më përpara, në datat 26.11.2009 dhe 02.12.2009.

Në këto raste, rezulton e provuar që kundërvajtja administrative e parashikuar nga neni 47 pika 1 shkronja “h” është konstatuar nga pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në ambientet ku ushtrohej aktivitet nga pala paditëse BET 07 sha pa qenë të pajisura me NIPT-e sekondare sikurse parashikon neni 10 pika 4 shkronja “c” e ligjit nr.10033/2008. Për rrjedhojë, duhet të rrëzohen si të pabazuar në prova dhe në ligj kërkimet e padisë për anulimin e procesverbaleve të dënimit me gjobë për këto raste, si dhe për anulimin e vendimit nr.44, datë 14.01.2010 të palës së paditur Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave.

Ndërsa për tre procesverbalet e tjera të dënimit me gjobë, ato me nr.000073 datë 26.11.2009, nr.000015 datë 02.12.2009 dhe nr.000152 datë 17.11.2009 të nxjerra nga pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, nga përmbajtja e certifikatave të regjistrimit të lëshuara nga ana e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, rezulton që pikat përkatëse të lojërave të fatit të jenë regjistruar nga pala paditëse BET 07 sha në datat 09.04.2009, 08.10.2009 dhe 24.11.2009, ndërkohë që kontrolli në këto pika rezulton që të jetë ushtruar pas regjistrimit, në datat 26.11.2009 dhe 02.12.2009.

Në këto tre raste, rezulton e provuar që ambientet e përshkruara në procesverbalet përkatëse të dënimit me gjobë sipërcituara të jenë pajisur me NIPT-e sekondarë në datat 09.04.2009, 08.10.2009 dhe 24.11.2009, ndërkohë që kontrolli rezulton që të jetë ushtruar në datat 17.11.2009, 26.11.2009 dhe 02.12.2009. Ky fakt ka sjellë gjykatën në përfundimin se nga pala paditëse BET 07 sha nuk ishte konsumuar kundërvajtja administrative e parashikuar nga neni 47 pika 1 shkronja “h” të ligjit nr.10033/2008, për arsye se në kohën e ushtrimit të kontrollit këto pika rezultonte që të ishin të pajisura me NIPT-e sekondare. Për rrjedhojë, duhet të pranohen si të bazuar në prova dhe në ligj kërkimet e padisë për anulimin e procesverbaleve të dënimit me gjobë me nr.000073 datë 26.11.2009, nr.000015 datë 02.12.2009 dhe nr.000152 datë 17.11.2009 palës së paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, si dhe për anulimin e vendimit nr.44 datë 14.01.2010 të palës së paditur Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave për pjesën që ka vendosur lënien në fuqi të procesverbaleve të sipërcituara.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, si pala paditëse BET 07 sha, ashtu edhe avokati i shtetit në mbrojtje të interesave të palëve të paditura Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave, kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë.

Në thelb, në rekursin e palës paditëse BET 07 sha, për sa i përket pretendimit për zbatim të gabuar të ligjit nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, parashtrohet se nuk ka shmangur detyrimet tatimore dhe nuk ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme. Në datat 17.11.2009, 26.11.2009 dhe 02.12.2009, pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka ushtruar kontroll në pikat e reja të hapura në muajin nëntor 2009 dhe pretendon që ka konstatuar se mungonin NIPT-e sekondarë dhe se shoqëria ka shmangur shlyerjen e detyrimeve tatimore. Ndërkohë që janë shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe kjo provohet nga formulari i deklarimit dhe pagesës së tatimit. Në kushtet kur kërkesa në treg për marrjen e shërbimeve ka qenë tepër e lartë, është filluar aktiviteti në këto pika duke shlyer paraprakisht të gjitha detyrimet tatimore për muajin nëntor 2009. Duke qenë muaji nëntor dhe ditët të fundit të tij, për shkak të festave zyrtare është shtyrë edhe pajisja me NIPT-e sekondar pasi aplikimet në QKR ka rinisur në datë 03.12.2009.

Ndërsa në rekursin e avokatit të shtetit në mbrojtje të interesave të palëve të paditura Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe Komisioni i Apelimit të Gjobave pranë Ministrisë së Financave, në thelb, për sa i përket pretendimit për zbatim të gabuar të ligjit nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, parashtrohet se, në të gjitha rastet e kontrolluara nga inspektorët është vënë re se subjektet nuk kanë qenë të pajisur me NIPT sekondar. Pala paditëse BET 07 sha ka vepruar në kundërshtim me ligjin në të gjitha rastet sepse për hapjen e çdo pike është i detyruar të njoftojë palën e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit 30 ditë përpara hapjes së veprimtarisë dhe të pajiset me NIPT sekondar për çdo vendndodhje dytësore të biznesit. Ligji kërkon si hapjen e NIPT-it sekondar ashtu dhe njoftimin, duke i vendosur të dyja si kushte të detyrueshme për tu zbatuar nga paditësi BET 07 sha, por rezulton se ky subjekt nuk i ka përmbushur kërkesat e ligjit. Prandaj, padia duhet të rrëzohet tërësisht.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se shkaqet e ngritura si në rekursin e paraqitur nga pala paditëse BET 07 sha, ashtu edhe në rekursin e paraqitur nga e avokatit të shtetit nuk gjejnë mbështetje në ligj. Prandaj, vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë duhet të mbetet në fuqi.

Ky Kolegj vlerëson të evidentojë që, parimet themeltare të hetimit dhe ndëshkimit administrativ përcaktojnë që është kompetencë dhe detyrim i organit administrativ të ngarkuar nga ligji me zbulimin, hetimin dhe gjykimin e shkeljeve administrative që të identifikojnë shkeljen e ligjit që përbën kundërvajtje administrative dhe të caktojnë llojin dhe masën e dënimit administrativ sipas rasteve të shkeljeve dhe llojeve e kufijve të sanksioneve përkatëse që parashikon ligji. Çdo dënim administrativ jepet me akt administrativ të nxjerrë nga organi kompetent, i cili, detyrimisht duhet të ketë të identifikuar qartë llojin apo llojet e shkeljeve të konsumuara dhe llojin e masën e dënimit që i caktohet kundërvajtësit për shkeljen konkrete që motivon dënimin administrativ.

Gjykatat, kur vihen në lëvizje për kundërshtimin gjyqësisht të dënimit administrativ të dhënë nga organi kompetent, kanë kompetencë dhe objekt hetimi që të verifikojnë nëse shkelja e pretenduar e ligjit ka ndodhur, nëse ajo shkelje përbën kundërvajtje administrative, nëse kjo shkelje përbën kundërvajtjen administrative për të cilën organi administrativ ka motivuar dhënien e dënimit administrativ, nëse ka rrethana ligjore që nuk lejojnë dënimin administrativ edhe pse provohet shkelja përkatëse e ligjit që e ka motivuar dënimin, si edhe nëse dënimi administrativ i dhënë, në lloj ose masë, përputhet me llojin dhe kufijtë e dënimit administrativ që ligji parashikon për atë kundërvajtje administrative. Por, kur në gjykim nuk provohet motivi për të cilin është dhënë dënimi administrativ, akti administrativ i dënimit i nxjerrë për këtë motiv, sipas rastit anulohet apo shfuqizohet. Gjykata nuk mundet që, kryesisht apo me kërkesë të organit administrativ të paditur, të rimotivojë dënimin administrativ të paditësit me ekzistencën e një shkelje tjetër administrative e cila nuk ishte konstatuar, hetuar dhe ndëshkuar gjatë fazën së procedimit administrativ objekt gjykimi.

Edhe në mosmarrëveshjen administrative objekt gjykimi, Kolegji Administrativ vlerëson se, për zgjidhjen e drejtë të çështjes, për sa i përket ligjit të zbatueshëm, mbi faktet që rezultojnë të provuara nga gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit, duhet të mbahet parasysh dhe të interpretohet dispozita e nenit 47 pika 1 shkronja “h” e ligjit nr.10033 datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit” ku parashikohet se:

Neni 47



1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji nga organizatori i lojërave të fatit, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:

Gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, në rastet kur:

.......................

h) pika nuk është e pajisur me NIPT sekondar për secilën veprimtari të lojërave të fatit që organizohet në të. .....”.

Nga natyra, qëllimi dhe përmbajtja e neni 47 të sipërcituar rezulton që aty përcaktohen raste të shkeljeve të ligjit që përbëjnë kundërvajtje administrative dhe që dënohen me gjobë të fiksuar në shumën 1 milion lekë në fushën e lojërave të fatit. Shkronja “h” e pikës 1 të këtij neni parashikon si kundërvajtje administrative mospajisjen e NIPT sekondar për secilën veprimtari të lojërave të fatit që organizohet në një pikë lojërash të fatit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, me të drejtë gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit kanë arsyetuar që në të gjitha rastet, procesverbalet e dënimit me gjobë objekt i këtij gjykimi janë të mbështetura vetëm në motivin se pala paditëse BET 07 sha është konstatuar që nuk ka qenë e pajisur me NIPT sekondar për secilën veprimtari të lojërave të fatit që organizohet në pikat përkatëse të lojërave të fatit të kontrolluara. Pra, pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka motivuar të gjitha rastet e dënimit me gjobë të palës paditëse në konsumimin e kundërvajtjes administrative të parashikuar nga shkronja “h” e pikës 1 të nenit 47 të ligjit 10033/2008 e sipërcituar.

Gjykatat e faktit, pasi kanë analizuar dhe vlerësuar provat, kanë pranuar të vërtetuar se vetëm në tre raste pala paditëse BET 07 sha kishte rezultuar e pajisur me NIPT sekondar përpara ditës së kontrollit nga ana e inspektorëve të palës së paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Për rrjedhojë drejt kanë arsyetuar të dy gjykatat se padia duhet të pranohet dhe aktet administrative procesverbale të dënimit me gjobë për këto tre raste duhet të anulohen. Ndërsa në dhjetë rastet e tjera është vërtetuar e kundërta dhe me të drejtë padia është rrëzuar për këto pjesë.

Në rekurs, pala e paditur Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pretendon se nga ana e paditësit BET 07 sha është kryer edhe kundërvajtja administrative e mosnjoftimit 30 ditë para të adresave të pikave të lojërave të fatit (neni 47 pika 1 shkronja “a”) prandaj padia duhet të rrëzohet tërësisht.

Por, Kolegji Administrativ vlerëson të evidentojë që aktet administrative objekt gjykimi, të gjitha janë motivuar dhe bazuar në konstatimin e kundërvajtjes administrative të mospajisjes me NIPT sekondar për secilën nga veprimtaritë e lojërave të fatit që ishin hapur në pikat përkatëse të njoftuara nga vetë pala paditëse BET 07 sha. Në këto akte as nuk konstatohet dhe as nuk përcaktohet si motiv i dënimit administrativ mosnjoftimi 30 ditë para i adresave të pikave të reja të lojërave të fatit lojërave të fatit.

Për rrjedhojë, gjykata e apelit dhe gjykata e shkallës së parë kanë zbatuar drejt ligjin kur kanë vlerësuar si të pabazuar në ligj një pretendim të tillë.

Në rekursin e saj, pala paditëse BET 07 sha pretendon edhe se nuk ka shmangur detyrimet tatimore dhe nuk ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme. Ajo shlyer të gjitha detyrimet tatimore sikurse provohet nga formulari i deklarimit dhe pagesës së tatimit. Veprimtaria në këto pika lojërash fati ka filluar duke shlyer paraprakisht detyrimet tatimore për muajin nëntor 2009 dhe duke aplikuar për tu pajisur me NIPT sekondar.

Por, Kolegji Administrativ vlerëson të evidentojë që, këto pretendime nuk gjejnë mbështetje në ligj. Në zbatim ët drejtë të ligjit, shlyerja e detyrimit tatimor, qoftë edhe paraprakisht, nuk justifikon çeljen e pikës së lojërave të fatit dhe ushtrimin e veprimtarisë aty pa u regjistruar dhe pa u pajisur me NIPT sekondar. Kundërvajtjet administrative që përcakton neni 47 i ligjit nr.10033/2008 janë qartësisht të identifikueshme. Ligji nuk quan të rregullt, përkundrazi e konsideron në shkelje të ligjit ushtrimin e veprimtarive të lojërave të fatit vetëm duke shlyer detyrimin tatimor përkatës por pa qenë i pajisur me NIPT sekondar. Këto janë dy çështje që lidhen me rregulla dhe detyrime ligjore të ndryshme. Për secilën prej tyre ligji përcakton llojin e kundërvajtjes administrative dhe sanksionet përkatëse. Kështu, për mospajisjen me NIPT sekondar të pikës së lojërave të fatit, neni 47/1/h parashikon dënimin me gjobë fikse në shumën 1 milion Lekë, e cila përbën një shkelje ligjore administrative që konsumohet me këtë fakt pavarësisht nga pasojat që mund të kenë ardhur praj saj. Ndërsa në rastin e mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për të shlyer detyrimet tatimore përkatëse nga veprimtaria e lojërave të fatit, nëse mospagimi i detyrimit provohet subjekti detyrohet të shlyejë detyrimin dhe njëkohësisht dënohet administrativisht me gjobën përkatëse pikërisht për kundërvajtjen administrative të mosshlyerjes së detyrimit fiskal.

Shkaqet e tjera të ngritura në rekurs nuk kanë të bëjë me ligjin e zbatueshëm por me faktin dhe vlerësimin e provave, çështje të cilat nuk janë në objektin e gjykimit të Gjykatës së Lartë.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në mbështetje të shkronjës “e” të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1355 datë 31.05.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.


Tiranë, më 29.03.2016



Nr. 11241-02861-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1491 i Vendimit (192)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   163   164   165   166   167   168   169   170   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish