Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet172/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   168   169   170   171   172   173   174   175   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 30.03.2016, çështjen administrative që i përket:

PADITËS: MAHMUT KULLA

I PADITUR: DEGA E THESARIT DURRËS; MINISTRIA E FINANCAVE

PERSON I TRETË: PROKURORIA E RRETHIT GJYQËSOR DURRËS; AVOKATURA E SHTETIT

OBJEKTI:

Kompensim për burgim të padrejtë.

Baza Ligjore: Neni 57 i Kodit Penal,

nenet 29, 122 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Nenet 9, 61, 268, 269, 504/4 të Kodit të procedurës Penale.

Nenet 31, 32, 36, 41, 42, 193 të Kodit të Procedurës Civile.

Neni 608 i Kodit Civil.

Deklarata e Parimeve Themelore të Drejtësisë në lidhje me viktimat

e Kriminalitetit dhe viktimave të shpërdorimit të pushtetit

(Rezoluta 40/34 datë 29.11.1985 e OKB)

në lidhje me nenin 21 e vijues të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Ligji nr.9381 datë 28.04.2005 “Për kompensim për burgim të padrejtë”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.(5919) 2980 datë 21.11.2011 ka vendosur:

“Pranimin e kërkesëpadisë së paditësit Mahmut Kulla. Detyrimin e palës së paditur Dega e Thesarit Durrës të paguajë në favor të paditësit Mahmut Kulla shumën prej 2 000 (dy mijë) lekë për çdo ditë paraburgim për periudhën kohore 3 (tre) vjet, 2 (dy) muaj e 20 (njëzet) ditë si kompensim për burgim të padrejtë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur”.


Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2014-1887 (447) datë 20.05.2014 vendosi:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.(5919) 2980 datë 21.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”.



Kundër vendimit nr.10-2014-1887 (447) datë 20.05.2014 të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Dega e Thesarit Durrës dhe Ministria e Financave të cilat kërkojnë ndryshimin e vendimeve dhe kompensimin e paditësit në bazë të pagës minimale duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:
Rekursi i Ministrisë së Financave

  • Ligjvënësi ka caktuar si kritere te caktimit te kësaj mase, të ardhurat nga puna, pensioni, apo paga minimale e caktuar me VKM. Ky qëndrim është mbajtur edhe nga vendimi Unifikues i Gjykatës se Larte nr.3, date 27.03.2003.

  • Ligjvënësi ka përcaktuar vlerën maksimale lidhur me masën e kompensimit, gjë që do të thotë se kjo masë varion sipas veçorive të rastit konkret.

  • Nuk do të kishte kuptim parashikimi i kritereve në pikën 1 të nenit 5, nëse qëllimi i legjislatorit do të ishte vendosja e një mase fikse kompensimi. pasi dëmi që mund t’u shkaktohet personave për shkak të heqjes apo kufizimit të lirisë së tyre, është i ndryshëm. Neni 5/1 i ligjit 9381 ka përcaktuar kriteret që Gjykata duhet të vlerësojë rast pas rasti, në përcaktimin e masës së kompensimit.

  • Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes, Paditësi duhej të provonte me dokument shkresor zyrtar apo privat, ekzistencën e një marrëdhënieje pune në sektorin publik ose privat, e shoqëruar me vërtetimin përkatës për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Durrës deri në një muaj para burgimit të tij.

  • Paditësi ndodhet në kushtet e pikës d, të nenit 5 të ligjit 9831, që përcakton pagën minimale si kriter vlerësimi për caktimin e dëmshpërblimit, në rast papunësie.

  • Arsyetim ligjor në lidhje me caktimin e masës së dëmshpërblimit nuk ka, ndërkohë që paditësit i është akorduar vlera maksimale e dëmshpërblim pa asnjë bazë.

  • Fakti që gjatë shqyrtimit gjyqësor, paditësi ka kërkuar dëmshpërblim në masën maksimale të parashikuar nga ligji, do të thotë që ligjërisht i lindte detyrim, për të provuar, sipas kushteve të përcaktuara në ligj, vlerën e të ardhurave në momentin e burgimit, në të kundërt nuk mund të provohet dëmi pasuror që ka pësuar.

Rekursi i degës së Thesarit Durrës

  • Ligjvënësi ka caktuar si kritere te caktimit te kësaj mase, të ardhurat nga puna, pensioni, apo paga minimale e caktuar me VKM. Ky qëndrim është mbajtur edhe nga vendimi Unifikues i Gjykatës se Larte nr.3, date 27.03.2003.

  • Ligjvënësi ka përcaktuar vlerën maksimale lidhur me masën e kompensimit, gjë që do të thotë se kjo masë varion sipas veçorive të rastit konkret.

  • Nuk do të kishte kuptim parashikimi i kritereve në pikën 1 të nenit 5, nëse qëllimi i legjislatorit do të ishte vendosja e një mase fikse kompensimi. pasi dëmi që mund t’u shkaktohet personave për shkak të heqjes apo kufizimit të lirisë së tyre, është i ndryshëm. Neni 5/1 i ligjit 9381 ka përcaktuar kriteret që Gjykata duhet të vlerësojë rast pas rasti, në përcaktimin e masës së kompensimit.

  • Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes, Paditësi duhej të provonte me dokument shkresor zyrtar apo privat, ekzistencën e një marrëdhënieje pune në sektorin publik ose privat, e shoqëruar me vërtetimin përkatës për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Durrës deri në një muaj para burgimit të tij.

  • Paditësi ndodhet në kushtet e pikës d, të nenit 5 të ligjit 9831, që përcakton pagën minimale si kriter vlerësimi për caktimin e dëmshpërblimit, në rast papunësie.

  • Arsyetim ligjor në lidhje me caktimin e masës së dëmshpërblimit nuk ka, ndërkohë që paditësit i është akorduar vlera maksimale e dëmshpërblim pa asnjë bazë.

  • Fakti që gjatë shqyrtimit gjyqësor, paditësi ka kërkuar dëmshpërblim në masën maksimale të parashikuar nga ligji, do të thotë që ligjërisht i lindte detyrim, për të provuar, sipas kushteve të përcaktuara në ligj, vlerën e të ardhurave në momentin e burgimit, në të kundërt nuk mund të provohet dëmi pasuror që ka pësuar.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Mahmut Kulla në datën 19.03.1989, mbi bazë të një Urdhër Ndalimi, është bërë ndalimi i tij.

2. Me vendimin nr.67 datë 14.04.1989 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës është vendosur deklarimi fajtor i të pandehurin Mahmut Kulla për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje me 17 vjet heqje lirie. vendim i cili është miratuar nga Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.152 datë 20.06.2008. Gjykata e Apelit Durrës me Vendimin nr.64 datë 16.06.1989 ka vendosur lënien në fuqi të këtij vendimi.

3. Rezulton se në datën 07.02.1994 paditësi është liruar me kusht dhe në datën 27.07.1996 është arrestuar përsëri pasi gjykata e Kasacionit kishte prishur vendimin për lirim me kusht të datës 07.02.1994 dhe duke rrëzuar kërkesën.

4. Më tas në vitin 1997 paditësi Mahmut Kulla është liruar për shkak të trazirave dhe është arrestuar përsëri në datën 12.03.2000.

5. Ndërkohë që me vendimin nr.343 datë 16.10.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës të dënuarit Mahmut Kulla i është ulur ¼ e dënimit të mbetur në zbatim të dekretit nr.7338 datë 13.11.1989 “Për falje të gjerë me rastin e 45 vjetorit të çlirimit të atdheut”dhe në këtë datë ai është liruar nga burgu.

6. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Mahmut Kulla duke pretenduar se ka vuajtur dënim me burgim më shumë se periudha e caktuar me vendimin e gjykatës i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.(5919) 2980 datë 21.11.2011 ka vendosur: Pranimin e kërkesëpadisë së paditësit Mahmut Kulla. Detyrimin e palës së paditur Dega e Thesarit Durrës të paguajë në favor të paditësit Mahmut Kulla shumën prej 2 000 (dy mijë) lekë për çdo ditë paraburgim për periudhën kohore 3 (tre) vjet, 2 (dy) muaj e 20 (njëzet) ditë si kompensim për burgim të padrejtë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur”.

7.1 Arsyetimi i gjykatës:Mbajtja e të dënuarit në burg nuk ka ndodhur për faj të tij por nga llogaritja e ditëve të dënimit të organeve proceduese. Në rastin konkret paditësi i plotëson kërkesat për tu kompensuar pasi është mbajtur në burg tej afatit të dënimit. Përsa i përket masës së dënimit gjykata mban parasysh kërkesat e ligjit nr.9381/2005”.

8. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2014-1887 (447) datë 20.05.2014 vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.(5919) 2980 datë 21.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës”.

8.1 Arsyetimi i gjykatës:“ I njëjtë me atë të faktit”.

9. Kundër vendimit nr.10-2014-1887 (447) datë 20.05.2014 të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Dega e Thesarit Durrës dhe Ministria e Financave të cilat kërkojnë ndryshimin e vendimeve dhe kompensimin e paditësit në bazë të pagës minimale, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.



LIGJI I ZBATUESHËM
10. Dispozitat e ligjit nr.49/2012Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

10.1 Neni 1/2: “Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

10.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

10.3. Neni 54: “Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe ia dërgon çështjen organit kompetent për rigjykim kur: a) gjykata administrative e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe funksionale....”.

11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile;

11.1. Neni 467: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur: a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën...”


12. Vendimi unifikues nr.3 datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë;

13. Dekreti nr.8349 datë 14.10.2013 i Presidentit të Republikës së Shqipërisë;


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
14. Se pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore për kompetencën lëndore. Prandaj, për këtë shkelje të dispozitave procedurale, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet e çështja të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

15. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs.

16. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësi Mahmut Kulla i është drejtuar me padi gjykatës, duke kërkuar zhdëmtimin në vlerë monetare nga ana e Ministrisë së Financave për qëndrimin padrejtësisht në paraburgim në bazë të ligjit nr.9381/2005 “Për kompensimin e burgimit të padrejtë”.

17. Me vendimin nr.(5919) 2980 datë 21.11.2011, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në përfundim të gjykimit ka vendosur të pranojë padinë. Mbi ankimin e palës së paditur, Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.10-2014-1887 (447) datë 20.05.2014 ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së rrethit gjyqësor.

18. Në rastin konkret nga objekti i gjykimit, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të padisë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

19. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se nga Gjykata e Apelit Durrës janë lejuar shkelje të ligjit procedural që lidhen me kompetencën lëndore të gjykatës për të gjykuar çështjen, të cilat pasjellin zhvillimin e një procesi jo të rregullt ligjor.

20. Kolegji Administrativ e gjen me vend të konfirmojë qëndrimin se kompetenca e gjykatës nga pikëpamja lëndore për gjykimin e një mosmarrëveshje është shumë e rëndësishme si një element që garanton procesin e rregullt ligjor. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës, ajo nuk është një gjykatë “e krijuar me ligj” sipas kuptimit të nenit 42/2 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të Konventës Evropiane. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

21. Në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i Ligjit 49/2012). Këto parime janë përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” si dhe në Kodin e Procedurës Civile.

22. Me Dekretin nr.8349 datë 14.10.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është përcaktuar data 04.11.2013 si datën e fillimit të funksionimit të Gjykatave Administrative. Ndërkohë që, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.3 datë 6.12.2013, kanë konkluduar se: “Gjykatat administrative të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Administrativ dhe Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, të krijuara me ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, janë kompetente për shqyrtimin e të gjitha çështjeve, të cilat sipas nenit 7 të këtij ligji përbëjnë mosmarrëveshje administrative, pavarësisht gjendjes, fazës apo shkallës së gjykimit. Këto gjykata janë kompetente për çështjet administrative për të cilat padia, ankimi ose rekursi është depozituar përpara datës 04.11.2013, respektivisht në gjykatat e shkallës së parë, të apelit apo në Gjykatë të Lartë dhe deri në këtë datë shqyrtimi në këto gjykata nuk ka përfunduar akoma”.

23. Si rrjedhojë, duke nisur nga data 04.11.2013 të gjitha mosmarrëveshjet që kanë qenë administrative, janë në kompetencë dhe janë objekt gjykimi i gjykatave administrative sipas parashikimeve të ligjit 49/2012, pavarësisht nëse çështja gjyqësore i është paraqitur gjykatës për shqyrtim është regjistruar ose ka qenë në gjykim, në çdo shkallë të gjykimit, përpara datës 04.11.2013.

24. Kolegji vëren se vendimi i Gjykatës së Apelit Durrës është shpallur në datën 20.05.2014, pra pas datës 04.11.2013. Nisur nga sa u trajtua më sipër të gjitha çështjet që përbëjnë mosmarrëveshje administrative pas datës 04.11.2013 duhet të shqyrtoheshin nga gjykatat administrative, ndërkohë që Gjykata e Apelit Durrës nuk e ka konstatuar mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes dhe ka dhënë një vendim në kundërshtim me dispozitat ligjore të zbatueshme duke sjellë si pasojë zgjidhjen e çështjes nga gjykata jo kompetente nga pikëpamja lëndore.

25. Në përfundim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se mosrespektimi i kompetencës lëndore nga ana e gjykatës përbën shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit, e cila e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe në nenin 54 të ligjit nr.49/2012, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejtë që ato kanë në vendimin e dhënë.

26. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në çështjen objekt gjykimi, nuk mund të marrë në shqyrtim dhe të analizojë, nëse ligji material është zbatuar drejtë apo jo nga gjykatat e faktit.

27. Për sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.10-2014-1887 (447) datë 20.05.2014 i Gjykatës së Apelit Durrës duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.10-2014-1887 (447) datë 20.05.2014 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 30.03.2016

Nr. 11243-00865-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016- 1303 i Vendimit (199)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   168   169   170   171   172   173   174   175   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish