Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet133/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 10.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE KORÇË

I PADITUR: 1. PËRMBARUESI GJYQËSOR PRIVAT ANDREA KATUNDI

2. PIRO SHKURTI
OBJEKTI:

l. Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore, përkatësisht i vendimit

nr.072-12 regj, datë 08.01.2013

"Për caktimin e ekspertit për llogaritjen e vlerës sipas titullit ekzekutiv".

2. Anullimin e veprimeve përmbarimore si veprime të kundraligjshme.

Anullimin e urdhrit të Përmbaruesit për vendosjen

e sekuestros konservative datë 15.01.2013

dhe të urdhrit për vendosjen e sekuestros ekzekutive datë 22.01.2013.

3. Pezullimin e ekzekutimit të veprimeve përmbarimore.

baza ligjore: Neni 505, 506, 610 i Kodit të Procedurës Civile.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2013-2193(1170), datë 17.05.2013, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë.

Anullimin e veprimeve përmbarimore të kryera nga Përmbaruesi privat Andrea Katundi për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë nr.41-2012-4646(2627) datë 22.10.2012, duke u anulluar konkretisht veprimet e mëposhtme përmbarimore: vendimi nr.072-12 regj, datë 08.01.2013 "Për caktimin e ekspertit për llogaritjen e vlerës sipas titullit ekzekutiv"; urdhri nr.072-12 regj, datë 15.01.2013 për vendosje sekuestro konservative në llogarinë e palës debitore DRSSH Korçë e i urdhrit nr.072-12 regj, datë 22.01.2013 për vendosje sekuestro ekzekutive”.
Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.498, datë 06.11.2013, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.1170 datë 17.05.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”.


Kundër vendimit nr.498, datë 06.11.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë, kanë ushtruar rekurs, të paditurit Piro Shkurti dhe Përmbaruesi gjyqësor privat Andrea Katundi, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.1170, datë 17.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe vendimit nr.498, datë 06.11.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe pushimin e çështjes, duke parashtruar këto shkaqe:
Rekursi i të paditurit Piro Shkurti

  • Nga provat e paraqitura në gjykim rezulton se paditësi DRSSH Korçë si palë debitore kishte detyrimin për ekzekutimin e vendimit nr.2627 datë 22.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Vendimi ka marrë formë të prerë më datë 20.11.2012.

  • Pala kreditore ka komunikuar me DRSSH Korçë për ta vënë në ekzekutim në mënyrë vullnetare por refuzuan dhe do ta zbatonin vendimin e Gjykatës me zyrën e përmbarimit.

  • Me kërkesën e kreditorit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë lëshoi Urdhrin për Ekzekutimin e vendimit me nr.1281 datë 03.01.2013. Më pas me kërkesë të kreditorit është vënë në ekzekutim ky urdhër, me Përmbaruesin gjyqësor privat Andrea Katundi.

  • Në procesin gjyqësor është realizuar një gjykim jo i drejtë dhe i njëanshëm në kuptimin e neneve 1, 7, 28 të K.Pr.Civile.

  • Palës debitore nga Përmbaruesi i është komunikuar për veprimet proceduriale mbi ekzekutimin e detyrueshëm të kryer në referim të nenit 515 e vijues të K.Pr.Civile. Pala kreditore ka marrë diferencën e lekëve të pensionit sipas dispozitivit të vendimit dhe atij të përfituar faktikisht prej tij, për periudhën datë 01.07.2009 deri më datë 31.12.2012.

  • Me kërkesën e kreditorit paraqitur Përmbaruesit datë 03.05.2013, është pushuar ekzekutimi i Urdhrit të Ekzekutimit nr.1281 datë 03.12.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

  • Paditësi në seancën e datës 11.04.2013 shtoi objektin e padisë e cila u pranua nga Gjykata, për anullimin e urdhrit të Përmbaruesit për vendosjen e sekuestros konservative datë 15.01.2013 dhe të urdhrit për vendosjen e sekuestros ekzekutive datë 22.01.2013.

  • Vendimet janë marrë në interpretim dhe zbatim jo të drejtë të ligjit procedurial dhe atij material dhe të ligjit nr.10031 datë 28.12.2008 "Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat".

  • Shtesa e objektit të padisë në seancën e datës 11.04.2013 për anullimin e urdhrit të Përmbaruesit për vendosjen e sekuestros konservative datë 15.01.2013 dhe për vendosjen e sekuestros ekzekutive datë 22.01.2013. është pranuar jashtë afatit ligjor, në referim të nenit 610 të K.Pr.Civile.

  • Vendimet e gjykatave kanë cënuar parimin e sigurisë juridike dhe shtetit të së drejtës. Kanë sjellë cënimin e së drejtës për një proces të rregullt ligjor, në referim të vendimeve të Gjykates Kushtetuese, "Për ekzekutimin e vendimeve të formës së prerë."

  • Arsyetimet dhe konkluzionet për vendimin për caktimin e ekspertit datë 08.01.2013 për llogaritjen e vlerës sipas titullit ekzekutiv nga ana e Përmbaruesit, nuk janë të drejta e konform ligjit. Ky vendim është marrë në referim të nenit 519, 605 të K.Pr.Civile kur janë vazhduar procedurat për ekzekutimin e detyrueshëm për shkak të mosekzekutimit në mënyrë vullnetare nga pala debitore.

  • Arsyetimet dhe konkluzionet për pushimin e ekzekutimit dhe pretendimet se padia nuk ka objekt për arsye se është ekzekutuar tërësisht pika 2 e dispozitivit nga kreditori dhe prej këtij ekzekutimi janë krijuar pasoja të shumta, nuk janë të drejta në referim të nenit 510,511, 515, 519, 605 e 616/b të K.Pr.Civile.

  • Nuk kanë vlerësuar drejt provat e administruara në gjykim, të cilat janë dokumenta zyrtare dhe ligjore dhe për arsye se pala kreditore DRSSH Korçë s’ka paraqitur asnjë prove.


Rekursi i të paditurit përmbarues gjyqësor privat Andrea Katundi

  • Paditësi është njoftuar sipas dispozitave ligjore të K.Pr.Civile për ekzekutimin e vendimit brenda afateve dhe praktikisht nuk ndërmori asnjë veprim si për ekzekutim vullnetar dhe të detyrueshëm.

  • Paditësi kërkon të prishë themelin e vendimit të gjykatës për caktimin e vlerës sipas titullit ekzekutiv.

  • Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.1170 datë 17.08.2013 vendosi anullimin e te gjithe veprimeve permbarimore me pale kreditore Piro Shkurti dhe debitor DRSSH Korçë.

  • Kundërshtojmë vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë, për arsye se këto vendime jane marrë në mosrespektim e zbatim të gabuar të ligjit material procedurial (Neni 472 pika "a","b","c" të K.Pr.Civile).

  • Vendimi i Gjykatës së Rethit Gjyqësor Korçë dhe vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë nuk janë marrë në përputhje me ligjin dhe provat e administruara nga gjykata.

  • Gjykata e arsyeton gabim duke marrë të drejta që nuk i takojnë duke komentuar e urdhëruar sipas neneve të K.Pr.Civile duke vënë kushte se kush duhet të zbatohet më parë në dizpozitivin e vendimit objekt kundërshtimi.

  • Ekzekutimi i detyruar i vendimit është kryer sipas dispozitivit të vendimit të gjykatës dhe neneve të Kodit të Procedurës Civile neni 510 e në vazhdim nenet 605-606 janë vazhduar procedurat përmbarimore dhe nuk ka ndonjë veprim të kundër ligjshëm të kryer nga Përmbaruesi gjyqësor privat. Kreditori në procesin e ekzekutimit të kryer, në pushimin e çështjes ka zbatuar dispozitat ligjore të K.Pr.Civile.

  • Në procesin e ekzekutimit nuk kemi sjellë asnjë pasojë juridike civile për palën debitore në kuptimin e nenit 79 të Kodit Civil.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, me vendimin nr.2627 datë 22.10.2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur: “Pranimin e padisë. Anullimin e vendimit nr.91 datë 01.09.2011 të DRSSH Korçë për caktimin e pensionit të parakohshëm të paditësit Piro Shkurti në masën 10 370 lekë, duke u detyruar i padituri të llogarisë pensionin sipas kritereve të nenit 14/1 të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 të pandryshuar me aktin normativ nr.5 datë 10.11.2011(50% të pagës mesatare referuese mujore plus 2 % për çdo vit vjetërsi mbi 15 vjet). Detyrimin e palës së paditur t’i llogaritë dhe paguajë paditësit diferencën e pensionit të llogaritur sipas pikës 1 të dispozitivit dhe shumës së përfituar prej tij nga data 01.07.2009”.

2. Vendimi i mësipërm ka marrë formë të prerë pa u ushtruar e drejta e ankimit në Gjykatën e Apelit Korçë.

3. Me vendimin nr.1281 datë 03.12.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë është lëshuar urdhri i ekzekutimit për ekzekutimin e vendimit të mësipërm, titull ekzekutiv.

4. Kreditori Piro Shkurti, ka kërkuar vënien në ekzekutim të vendimit. Përmbaruesi gjyqësor ka vënë në ekzekutim vendimin, dhe pasi është respektuar afati për ekzekutimin vullnetar, është kaluar në ekzekutim të detyrueshem si dhe me vendim të po kësaj date 08.01.2013 është vendosur caktimi i një eksperti kontabël të autorizuar për të llogaritur shumën e lekëve që duhet të marrë kreditori në zbatim të këtij vendimi gjykate.

5. Pala paditëse ka pretenduar se caktimi i ekspertit nga Përmbaruesi është i gabuar.

6. Ndërsa i padituri Përmbaruesi Andrea Katundi pretendon se të gjitha veprimet e kryera prej tij i gëzojnë mbështetje ligjore, duke u mbështetur dhe nga i padituri Piro Shkurti.

7. Me vendimin datë 03.05.2013, Përmbaruesi ka vendosur pushimin e ekzekutimit pasi kreditori kish hequr dorë nga ekzekutimi me shkresë po të datës 03.05.2013. Nga të paditurit është pretenduar se nuk ka objekt gjykimi, pasi ekzekutimi është pushuar.



8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2013-2193(1170, datë 17.05.2013, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.



Anullimin e veprimeve përmbarimore të kryera nga Përmbaruesi privat Andrea Katundi për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë nr.41-2012-4646(2627) datë 22.10.2012, duke u anulluar konkretisht veprimet e mëposhtme përmbarimore: vendimi nr.072-12 regj, datë 08.01.2013 "Për caktimin e ekspertit për llogaritjen e vlerës sipas titullit ekzekutiv"; urdhri nr.072-12 regj, datë 15.01.2013 për vendosje sekuestro konservative në llogarinë e palës debitore DRSSH Korçë i urdhërit nr.072-12 regj, datë 22.01.2013 për vendosje sekuestro ekzekutive”.

8.1 Arsyetimi i gjykatës:Gjykata ka administruar pretendimet e palës paditëse dhe prapësimet e palës së paditur dhe ka arritur në këto konkluzione: Së pari: Padia është ngritur brenda afatit ligjor 5-ditor nga marrja dijeni për veprimin që kundërshtohet, në përputhje me afatin e parashikuar nga neni 610 i Kodit të Procedurës Civile.

Së dyti: vendimi për caktim eksperti i datës 08.01.2013 është një veprim që vjen në kundërshtim me dispozitat ligjore mbi ekzekutimin e detyrueshëm. Dispozitivi i vendimit të gjykatës, titull ekzekutiv përmban dy detyrime që rëndojnë mbi debitorin DRSSH Korçë në favor të kreditorit Piro Shkurti. Detyrimi i parë lidhet me detyrimin e DRSSH Korçë për t’i llogaritur pensionin e parakohshëm ish ushtarakut Piro Shkurti sipas mënyrës së përcaktuar nga gjykata në këtë vendim. Pika tjetër e dispozitivit të vendimit të gjykatës ka të bëjë me detyrimin e DRSSH Korçë t’i llogarisë e t’i paguajë Piro Shkurtit diferencën e pensionit të llogaritur sipas pikës 1 të dispozitivit dhe shumës së përfituar prej tij që nga data 01.07.2009. Detyrimi i parë, pra detyrimi i DRSSH Korçë për t' i llogaritur pensionin e parakohshëm paditësit sipas disponimit të gjykatës, është detyrim për kryerjen e një veprimi të caktuar, i cili për nga vetë natyra e tij nuk mund të kryhet nga tjetër person, përveç debitorit. E vetmja mënyrë ekzekutimi e përcaktuar në ligj, është ajo e përcaktuar nga neni 606 i K.Pr.Civile, për aplikimin e dënimeve me gjobë ndaj debitorit që nuk ekzekuton vendimin e gjykatës në masën 50 000 lekë në çdo rast deri në ekzekutimin e vendimit. Duke arsyetuar si më sipër, gjykata ka rrëzuar pretendimet e të paditurit duke e konsideruar vendimin e tij datë 08.01.2003 për caktim eksperti të gabuar dhe që duhet të anullohet.

Së treti: Gjatë gjykimit, rezultoi se raporti i ekspertimit të ekspertes Anila Cunoti, nuk i është komunikuar debitorit DRSSH Korçë.

Së katërti: Pas caktimit të ekspertit e përcaktimit të vlerës së diferencave që DRSSH Korçë duhet t’i paguajë kreditorit Piro Shkurti është vijuar me ekzekutimin e mëtejshëm, duke u vënë sekuestro konservative mbi llogaritë e DRSSH Korçë e më tej sekuestro ekzekutive. Për rrjedhojë duhet të anullohet urdhri i Përmbaruesit për vendosjen e sekuestros konservative datë 15.01.2013 e urdhri i tij për sekuestro ekzekutive datë 22.01.2013.

Së pesti: Në lidhje me pushimin e ekzekutimit, pas kërkesës së kreditorit për heqje dorë nga ekzekutimi, në përputhje me nenin 616/b të K.Pr.Civile, gjykata ka çmuar të theksojë se është pushuar ekzekutimi i pikës 1 të dispozitivit të gjykatës, pra në lidhje me pjesën që kish mbetur pa u ekzekutuar, pra për detyrimin e DRSSH Korçë të llogarisë pensionin e parakohshëm të kreditorit Piro Shkurti, sipas mënyrës së përcaktuar në këtë vendim gjykate. Në kohën e kërkesës së kreditorit për heqje dorë nga ekzekutimi, pika e dytë e dispozitivit që lidhej me llogaritjen e pagimin e diferencave ka qënë e ekzekutuar tërësisht, pasi shuma e lekëve kish kaluar nga llogaritja e DRSSH Korçë tek llogaria e Përmbaruesit e më tej tek kreditori Piro Shkurti. Gjithë veprimet e mësipërme përmbarimore kanë qënë të kryera e kanë krijuar pasojat e efektet e lartpërmendura. Për aq kohë sa veprimet janë të kryera nga Përmbaruesi, ato mund të kundërshtohen në gjykatë. Për rrjedhojë nuk qëndron pretendimi i të paditurve se padia nuk ka objekt, pasi pika 2 e dispozitivit ka qënë tërësisht e ekzekutuar e prej këtij ekzekutimi janë krijuar pasoja të shumta”.

9. Kundër këtij vendimi është ushtruar e drejta e ankimit nga pala e paditur në Gjykatën e Apelit Korçë.



10. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.498, datë 06.11.2013, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.1170 datë 17.05.2013 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë”.

10.1. Arsyetimi i gjykatës: “I njëjtë me të faktit”.

11. Kundër vendimit nr.498, datë 06.11.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë, kanë ushtruar rekurs, të paditurit Piro Shkurti dhe Përmbaruesi gjyqësor privat Andrea Katundi, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.1170, datë.17.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe vendimit nr.498, datë 06.11.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe pushimin e çështjes, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
12. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

12.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

12.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

12.3. Neni 54: “Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe ia dërgon çështjen organit kompetent për rigjykim kur: a) gjykata administrative e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe funksionale....”.


13. Kodi i Procedurës Civile,

13.1. Neni 467: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:



a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën...”

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
14. Se rekursi i paraqitur nga të paditurit Pirro Shkurti dhe Përmbarues gjyqësor privat Andrea Katundi përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.498, datë 06.11.2013 të Gjykatës së Apelit Korçë me të cilin është vendosur lënia në fuqi e vendimit nr.41-2013-2193(1170), datë 17.05.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

15. Kolegji Administrativ, pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Korçë është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore për kompetencën lëndore. Prandaj, për këtë motiv thelbësor, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet e çështja të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

16. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs.

17. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se paditësja DRSSH Korçë me padi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, duke kërkuar kundërshtimin e veprimeve përmbarimore. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur të pranojë padinë e palës paditëses. Gjykata e Apelit Korçë, në përfundim të gjykimit ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë është shpallur në datën 06.11.2013.

18. Në rastin konkret nisur nga objekti i gjykimit, akti që kundërshtohet në këtë gjykim, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

19. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se nga Gjykata e Apelit Tiranë janë lejuar shkelje të ligjit procedural që lidhen me kompetencën lëndore të gjykatës për të gjykuar çështjen, të cilat pasjellin zhvillimin e një procesi jo të rregullt ligjor.

20. Kolegji thekson se në datën 04.11.2013 kanë filluar funksionimin gjykatat administrative, veprimtaria dhe kompetenca e të cilave është përcaktuar në ligjin e posaçëm nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative". Për rrjedhim prej kësaj date të gjitha çështjet administrative janë në kompetencë, duhet të gjykohen dhe të jepet vendimi nga gjykatat administrative pavarësisht se çështja objekt shqyrtimi është regjistruar dhe ka qenë në gjykim, para datës 04.11.2013.

21. Gjykata e Apelit Korçë nuk e ka konstatuar mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes dhe ka dhënë një vendim të pabazuar në ligj duke sjellë si pasojë zgjidhjen e çështjes nga gjykata jo kompetente nga pikëpamja lëndore.

22. Çështja e kompetencës konsiderohet e një rëndësie të veçantë në respektim të zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor. Gjykata në çdo shkalle gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim dhe të vendosë në lidhje me kompetencën e saj lëndore apo tokësore përpara se të gjykojë çështjet që i paraqiten nga palët për shqyrtim. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor të sanksionuar në nenin 42/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 6 të KEDNJ. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

23. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson të nënvizojë se, në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i Ligjit 49/2012).

24. Ndarja e kompetencës, është përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe në Kodin e Procedurës Civile.

25. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin ne përfundimin se moskompetenca për zgjidhjen e çështjes përbën shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit në kuptimin që, mosrespektimi i kompetencës lëndore e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe në nenin 54 të ligjit nr.49/2012, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejtë që ato kanë në vendimin e dhënë.

26. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në çështjen objekt gjykimi, nuk mund të marrë në shqyrtim dhe të analizojë zbatimin e ligjit material, nëse ligji është zbatuar drejtë apo jo nga gjykatat e faktit.

27. Për sa më sipër, në kushtet kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Apelit Korçë kanë lejuar shkelje procedurale, vlerëson se vendimi nr.498, datë 06.11.2013 i Gjykatës së Apelit Korçë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

28. Gjykata e Administrative e Apelit është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes bazuar në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe Dekretin nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.498, datë 06.11.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 10.03.2016
Nr. 31001-01455-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1476 i Vendimit ( 155 )


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   129   130   131   132   133   134   135   136   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish