Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet131/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   127   128   129   130   131   132   133   134   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 10.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: SHOQËRIA “HARRI LENA” SHPK

I PADITUR: SHOQËRIA PËRMBARIMORE “EPSA” SHPK

INSPEKTORIATI URBANISTIK KOMBËTAR TIRANË
OBJEKTI:

Kundërshtim i veprimeve përmbarimore.

Pavlefshmëri e titullit ekzekutiv,

vendim nr.11 datë 19.04.2008 gjobë të vendosur nga INUK.

Pushim i ekzekutimit. Pezullim i veprimeve përmbarimore.

Baza Ligjore: Nenet 609, 610 e 611 të K.Pr.Civile.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.704, datë 31.01.2013, ka vendosur:

“-Pranimin e kërkesë padisë.

- Pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv vendimit nr.11 datë 18.04.2008 të palës së paditur Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar për shkak të shuarjes së tij.

- Anullimin e veprimeve përmbarimore të kryera nga Shoqëria Përmbarimore “EPSA” Shpk në ekzekutim të këtij titulli ekzekutiv”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.795, datë 23.12.2013, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.704, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po këtë gjykatë, por me tjetër trup gjykues”.


Kundër vendimit nr.795, datë 23.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, pala paditëse shoqëria “Harri Lena” shpk, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit gjyqësor nr.795, datë 23.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe lënien në fuqi të vendimit nr.704, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar këto shkaqe:


  • Gjykata e Apelit ka gabuar lidhur me interpretimin e nenit 48 të ligjit 10279/2010 sa i përket "veprimit retroaktiv”. Neni 48/4 parashikon se për të gjitha vendimet për kundërvajtjet administrative, që parashikojnë dënime administrative me gjobë e për të cilat ka një vendim gjyqësor të formës së prerë, të nxjerrë të paktën përpara 6 muajve nga hyrja ne fuqi e këtij ligji e për të cilin nuk është kërkuar ende vënia në ekzekutim, zbatohen procedurat e parashikuara në kreun V të këtij ligji. Pala e paditur INUK i është drejtuar Zyrës Përmbarimore, në bazë nenit 22 të këtij ligji.

  • Kërkesa për Lëshimin e Urdhërit të Ekzekutimit nga pala e paditur INUK drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është bërë më datë 02.05.2012. Njoftimi nga ana e Zyrës së Përmbarimit Shoqëria EPSA është bërë më datë 06.08.2012 për palën paditëse/debitorin shoqëria "Harri Lena" shpk.

  • Me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vlerëson se në kohën e konstatimit të shkeljes dhe dhënies së vendimit nr.11 datë 18 04.2008 , ligji nr.10279 nuk ka qenë në fuqi. Ky ligj ka hyrë në fuqi rreth dy vite më pas dhe nuk ka fuqi prapravepruese. Në dispozitat kalimtare apo tranzitore, ligji rregullon shprehimisht rastet ku konstatimi është bërë para hyrjes së tij në fuqi por janë në shqyrtim procedurat administrative dhe ato gjyqësore, dhe në asnjë rast nuk parashikon fuqi prapavepruese apo efekte të tilla në kohë të mëparshme.

  • Në aktin e gjobës nr.11 datë 18.04.2008 është shënuar shprehimisht se: "Ankimi gjyqësor kundër këtij vendimi nuk pezullon ekzekutimin e tij”. Gjatë hetimit gjyqësor nuk rezultoi që në këtë rast gjykata të ketë vendosur pezullimin e zbatimit të aktit administrativ i cili do të sillte edhe pezullimin e afatit të parashikuar nga neni 23 i ligjit nr.7698 datë 07.04.1993 “Për kundërvajtjet administrative” (ligji i kohës në fuqi në konstatimin e kundravajtjes).

  • Në lidhje me konstatimin e Gjykatës së Apelit në vendimin e saj për nevojën e një hetimi më të plotë të çështjes nëpërmjet shqyrtimit të akteve të dosjes përmbarimore gjykata e shkallës së parë ka administruar aktet e nevojshme për këtë lloj gjykimi.

  • Konstatimi dhe detyrat e lëna nga Gjykata e Apelit dalin përtej detyrave të gjykatës, e cila nuk mund të luajë rolin e saj aktiv në proces gjyqësor.Palët e ndërtojnë vetë mënyrën e tyre të mbrojtjes në gjykim, gjykata ka krijuar mundësitë procedurale që palët duke u njoftuar rregulisht, të mund të zhvillojnë debatin, mbi parimin e kontradiktoritetit.

  • Çështja në fjalë nuk shtrohet për mos shqyrtim apo për hetim jo të plotë e të gjithanshëm të çështjes, pasi gjykata ka administruar provat shkresore, ka analizuar ato fakte dhe rrethana gjatë procesit gjyqësor, por në këtë rast kemi të bëjmë me nje interpretim dhe zbatim të ligjit.

  • Përderisa pala e paditur/kreditori INUK, ka kërkuar vënien në ekzekutim të një vendimi administrativ - gjobë, në kushtet qoftë dhe të zbatimit të ligjit në fuqi, nëse do të konsiderohej ky vendim nr.11/2008, titull ekzekutiv, atëherë efektet e këtij titulli, sa i përket kufijve në kohë për të ushtruar të drejtën e kreditorit, nuk mund të jenë të palimituara.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Shoqëria “Harri Lena” Shpk, është shoqëri e të drejtës shqiptare e regjistruar rregullisht në Regjistrin e Shoqërive Tregtare dhe ushtron aktivitet në fushën e “Prodhimit dhe tregtimit të mallrave të përpunuara industrial-ushqimore e të ngjashme me to”.

2. Me vendimin nr.11, datë 18.04.2008, pala e paditur INUK ka dënuar me 2.500.000 lekë gjobë, palën paditëse shoqëria "Harri Lena" shpk për kryerjen e kundërvajtjes administrative “Ndërtimit pa leje ndërtimi në shesh të miratuar”.

3. Në pjesën fundore të këtij vendimi është vendosur njoftimi me këtë shënim : “Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i drejpërdrejtë në gjykatë brenda 10 ditëve duke filluar nga data e njoftimit të këtij vendimi. Ankimi gjyqësor kundër këtij vendimi nuk pezullon ekzekutimin e tij”.

4. Shoqëria “Harri Lena” shpk është njoftuar nga Shërbimi Përmbarimor privat “EPSA” Shpk me shkresën nr.10911 datë 06.08.2012 “Lajmërim për ekzekutim vullnetar” duke u urdhëruar për ekzekutimin vullnetarisht të vendimit të gjobës nr.11 datë 18.04.2008 të INUK.

5. Në përmbajtje të njoftimit të shërbimit përmbarimor rezulton se për vendimin e dënimit me gjobë nr.11 datë 18.04.2008, është lëshuar urdhëri për ekzekutimin e tij, me vendimin nr.5470 Akti datë 02.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6. Me padinë e ngritur dhe nga pretendimet e paraqitura gjatë gjykimit, pala paditëse pretendon se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm pasi që nga koha e vendimit të gjobës nr.11 datë 18.04.2008 kanë kaluar të gjitha afatet për ekzekutimin e tij, duke iu referuar për këtë afateve të parashikuara nga ligji nr.7698 datë 07.04.1993 “Për kundërvajtjet administrative” i cili nuk lejon ekzekutimin e dënimeve administrative me kalimin e afatit një vjeçar nga data e konstatimit si dhe ligjit nr.9780 datë 16.07.2007 “Për Inspektimin e ndërtimit” që parashikon afatin 60 ditor për ekzekutimin e vendimeve të dhëna në bazë të tij.

7. Përfaqësuesja e palës së paditur INUK ka parashtruar se: Kundërvajtja administrative nuk është ekzekutuar nga ana e INUK brenda afateve ligjore për shkak se subjekti ka paraqitur ankim gjyqësor ku në përfundim të tij padia e ngritur nga shoqëria “Harri Lena” është rrëzuar.



8.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.704, datë 31.01.2013, ka vendosur: “-Pranimin e kërkesë padisë.

- Pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv vendimit nr.11 datë 18.04.2008 të palës së paditur Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar për shkak të shuarjes së tij.

- Anullimin e veprimeve përmbarimore të kryera nga Shoqëria Përmbarimore “EPSA” Shpk në ekzekutim të këtij titulli ekzekutiv”.

8.1 Arsyetimi i gjykatës:“Neni 609 i K.Pr.Civile ka të përcaktuar shprehimisht dhe në mënyrë shteruese se kur titulli ekzekutiv (e drejta) mund të shpallet e pavlefshme nga gjykata kompetente, dhe kjo ndodh kur konstatohet se: a) detyrimi nuk ekziston;b) detyrimi ekziston në një masë më të vogël; c) është shuar më pas...

....Në kohën e nxjerrjes së aktit administrativ, vendimi i gjobës nr.11 datë 18.04.2008 përbënte një kundërvajtje administrative por nuk përbënte drejtpërdrejt apo automatikisht titull ekzekutiv.

Për sa i përket pretendimit thelbësor, pala paditëse pretendon se titulli ekzekutiv është shuar pasi ka kaluar mbi një vit nga data e konstatimit të shkeljes apo kundërvajtjes administrative në referencë të ligjit nr.7698 datë 07.04.1993 “Për kundërvajtjet administrative” i cili në nenin 23 të tij parashikonte shprehimisht se: “Dënimet për kundërvajtjet administrative nuk mund të ekzekutohen me kalimin e një viti nga data e dhënies së tyre”.

Pretendimi i ngritur në mënyrën e mësipërme nuk ka të bëjë aspak me ligjshmërinë apo bazueshmërinë e aktit administrativ të nxjerrë nga pala e paditur . Objekt i këtij gjykimi nuk ka të bëjë me kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të palës së paditur INUK, por me faktin nëse e drejta që mbahet prej tij është e ekzekutueshme ose jo. Ky pretendim konsiston në shuarjen e të drejtës së palës së paditur për të mbledhur apo ekzekutuar gjobën e vendosur prej saj për shkak të kalimit të afateveve ligjore që kanë qenë në fuqi në kohën e nxjerrjes së aktit gjë që presupozon shuarjen e të dejtës për shkak të parashkrimit shues të saj të sanksionuar si i tillë nga dispozitat e Kodit Civil neni 112 i tij. Rezulton e provuar se vendimi - kundërvajtje administrative nr.19 datë 16.07.2008 i palës së paditur është vënë për ekzekutim me kalimin e mbi katër viteve nga data e dhënies së tij ndërkohë që ligji nr.7698 datë 07.04.1993 që ka qenë në fuqi në kohën e nxjerrjes së këtij akti administrativ parashikon në një dispozitë ndaluese vënien në ekzekutim të kundërvajtjeve me kalimin e afatit të mësipërm ligjor. Ky formulim është në harmoni edhe me mënyrën se si ligjet e posaçme që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë e palës së paditur. Edhe në aktin e gjobës nr.11 datë 18.04.2008 është shënuar shprehimisht se: “Ankimi gjyqësor ndaj këtij vendimi nuk pezullon ekzekutimin e tij”. Ky parashikim përbën një nga parashikimet bazë të Kodit të Procedurave Administrative me përjashtim kur pezullimi i ekzekutimit vendoset nga gjykata në përputhje me nenit 329 të K.Pr. Administrative. Gjatë hetimit gjyqësor nuk rezultoi që në këtë rast gjykata të ketë vendosur pezullimin e zbatimit të aktit administrativ i cili do të sillte edhe pezullimin e afatit të parashikuar nga neni 23 i ligjit nr.7698 datë 07.04.1993“ Për kundërvajtjet administrative”.

Gjykata konstaton se vënia në ekzekutim e vendimit nr.11 datë 18.04.2008 të palës së paditur INUK nga Shërbimi Përmbarimor “EPSA” shpk bie ndesh me nenin 23 të ligjit nr.7698 datë 07.04.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, për rrjedhojë titulli ekzekutiv është i pavlefshëm. Në këto kushte të gjitha veprimet përmbarimore të kryera nga Shërbimi Përmbarimor duhet të anullohen si të nxjerra mbi bazën e një titulli ekzekutiv të pavlefshëm”.

9. Kundër këtij vendimi është ushtruar e drejta e ankimit nga pala e paditur në Gjykatën e Apelit Tiranë.



10. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.795, datë 23.12.2013, ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.704, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po këtë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

10.1. Arsyetimi i gjykatës: “Gjykata e apelit në vlerësim të shkaqeve të ankimit të paraqitura nga INUK, konkludon se vendimi i gjykatës së shkallës së parë duhet të prishet dhe çështja të rigjykohet. Sipas ankuesit vendimi për dënimin me gjobë ka qënë objekt i ankimit gjyqësor, fakt i cili duhej të merrej në konsideratë për të përcaktuar ligjin e aplikueshëm, lidhur me parashkrimin e ekzekutimit të kundërvajtjes administrative.

Gjykata e apelit vlerëson se nga gjykata e shkallës së parë nuk është mbajtur në konsideratë fakti se procedura përmbarimore në rastin konkret, lidhet me ekzekutimin e një vendimi për konstatimin dhe dënimin e kundërvajtjes administrative, çka lidhet ngushtësisht edhe me norma juridiko administrative të caktuara, mbi mënyrën e ekzekutimit, afatin e tij, etj.

Gjykata e shkallës së parë ka analizuar kërkimin e palës paditëse pa marrë dhe administruar të gjitha aktet që i përkasin konstatimit, dënimit, ankimit dhe shqyrtimit gjyqësor të kundërvajtjes administrative, si dhe aktet e depozituara pranë përmbaruesit gjyqësor. Faktet që burojnë nga aktet e mësipërme janë të rëndësishme për të përcaktuar së pari, ligjin që rregullon mënyrën e ekzekutimit të vendimit për dënimin me gjobë, për shkak se në nenin 48 të ligjit nr.10279/2010 "Për kundërvajtjet administrative" parashikohet edhe veprimi retroaktiv i tij, në disa raste, përfshirë edhe kreun për procedurat e ekzekutimit të vendimeve për dënimin e kundërvajtjeve administrative.

Gjykata duhet të zhvillojë një gjykim kontradiktor për të hetuar faktet, që kanë ndikuar në mos ekzekutimin e vendimit të dënimit, duke kërkuar paraqitjen në proces të të paditurve, si dhe duke u kërkuar atyre paraqitjen e provave që kanë të bëjnë me procesin administrativ dhe atë përmbarimor.

Gjykata e apelit, vlerëson kështu se konkluzioni i gjykatës së shkallës së parë për parashkrimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me gjobë, është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë, i marrë në mungesë të akteve të rëndësishme, si më sipër përshkruar.

Nisur nga natyra e gjykimit të çështjes (ekzekutimi i detyrueshëm i një vendimi për dënimin e kundërvajtjes administrative) gjykata e shkallës së parë ka detyrimin ligjor që të verifikojë të gjitha aktet që i përkasin shqyrtimit gjyqësor të padisë për kundërshtimin e këtij akti administrativ, si dhe procedurës për ekzekutimin e detyrueshëm të titullit ekzekutiv”.

11. Kundër vendimit nr.795, datë 23.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, pala paditëse shoqëria “Harri Lena” shpk, e cila ka kërkuar prishjen e vendimit gjyqësor nr.795, datë 23.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe lënien në fuqi të vendimit nr.704, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
12. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

12.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

12.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

12.3. Neni 54: “Gjykata Administrative e Apelit prish vendimin e gjykatës administrative të shkallës së parë dhe ia dërgon çështjen organit kompetent për rigjykim kur: a) gjykata administrative e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën lëndore dhe funksionale....”.


13. Kodi i Procedurës Civile,

13.1. Neni 467: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:



a) gjykata e shkallës së parë ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencën...”
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
14. Se rekursi i paraqitur nga pala paditëse shoqëria “Harri Lena” shpk përmban shkaqe ligjore që motivojnë cënimin e vendimit nr.795, datë 23.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë me të cilin është vendosur lënia në fuqi e vendimit nr.704, datë 31.01.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

15. Kolegji Administrativ, pas shqyrtimit të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve të parashtruara në këto akte, vendimit të gjykatës dhe parashtrimeve të rekursit, në interpretim të dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret, arrin në konkluzionin se vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë është marrë në shkelje të ligjit procedural, në kushtet kur kjo gjykatë ka shkelur dispozitat ligjore për kompetencën lëndore. Prandaj, për këtë motiv thelbësor, vendimi i dhënë prej saj duhet të prishet e çështja të dërgohet për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

16. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar drejtë ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve për të cilat është paraqitur rekurs.

17. Në analizë të akteve dhe provave të administruara në dosjen gjyqësore rezulton se pala paditëse ka kërkuar kundërshtimin e veprimeve përmbarimore dhe pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv, vendim nr.11 datë 19.04.2008 (gjobë) të vendosur nga INUK. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka pranuar padinë. Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur: “Prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim.

18. Gjykata e Apelit Tiranë, në përfundim të gjykimit ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e Komisionit të Shërbimit Civil. Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është shpallur në datën 23.12.2013.

19. Në rastin konkret nisur nga objekti i gjykimit, akti që kundërshtohet në këtë gjykim, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

20. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se nga Gjykata e Apelit Tiranë janë lejuar shkelje të ligjit procedural që lidhen me kompetencën lëndore të gjykatës për të gjykuar çështjen, të cilat pasjellin zhvillimin e një procesi jo të rregullt ligjor.

21. Kolegji thekson se në datën 04.11.2013 kanë filluar funksionimin gjykatat administrative, veprimtaria dhe kompetenca e të cilave është përcaktuar në ligjin e posaçëm nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative". Për rrjedhim prej kësaj date të gjitha çështjet administrative janë në kompetencë, duhet të gjykohen dhe të jepet vendimi nga gjykatat administrative pavarësisht se çështja objekt shqyrtimi është rregjistruar dhe ka qënë në gjykim, para datës 04.11.2013,.

22. Gjykata e Apelit Tiranë nuk e ka konstatuar mungesën e kompetencës lëndore për shqyrtimin e çështjes dhe ka dhënë një vendim të pabazuar në ligj duke sjellë si pasojë zgjidhjen e çështjes nga gjykata jo kompetente nga pikëpamja lëndore.

23. Çështja e kompetencës konsiderohet e një rëndësie të veçantë në respektim të zhvillimit të një procesi të rregullt ligjor. Gjykata në çdo shkalle gjykimi ka të drejtë të marrë në shqyrtim dhe të vendosë në lidhje me kompetencën e saj lëndore apo tokësore përpara se të gjykojë çështjet që i paraqiten nga palët për shqyrtim. Kjo e drejtë e gjykatës për të vepruar edhe kryesisht është e lidhur drejtpërsëdrejti me zbatimin dhe respektimin e parimit të një procesi të rregullt ligjor të sanksionuar në nenin 42/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 6 të KEDNJ. Nëse një gjykatë nuk ka juridiksion/kompetencë për të gjykuar çështjen objekt shqyrtimi, në përputhje me dispozitat që zbatohen sipas legjislacionit përkatës nuk mund të kryejë asnjë veprim procedural.

24. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson të nënvizojë se, në kuptimin e së drejtës procedurale, kompetenca lëndore është një kusht i domosdoshëm procedural, që bën të vlefshëm procesin gjyqësor, si dhe të gjitha aktet e marra në administrim gjatë zhvillimit të tij, në kuptimin që një gjykatë jokompetente nuk mund të kryejë asnjë veprimtari procedurale dhe një gjykatë jokompetente duhet të deklarojë moskompetencën e saj, (neni 61 K.Pr.Civile, neni 7 i Ligjit 49/2012).

25. Ndarja e kompetencës, është përcaktuar qartë në Ligjin nr.9877, datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykata administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe në Kodin e Procedures Civile.

26. Mbështetur sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin ne përfundimin se moskompetenca për zgjidhjen e çështjes përbën shkelje të rëndë procedurale, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në dhënien e vendimit në kuptimin që, mosrespektimi i kompetencës lëndore e bën vendimin gjyqësor absolutisht të pavlefshëm. Gabimet në procedim, të cilat parashikohen në nenin 467/a të K.Pr.Civile dhe në nenin 54 të ligjit nr.49/2012, shqyrtohen nga gjykata edhe kryesisht, pikërisht për shkak të efektit të drejtpërdrejtë që ato kanë në vendimin e dhënë.

27. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson të theksojë se në çështjen objekt gjykimi, nuk mund të marrë në shqyrtim dhe të analizojë zbatimin e ligjit material, nëse ligji është zbatuar drejtë apo jo nga gjykatat e faktit.

28. Për sa më sipër, në kushtet kur Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Apelit Tiranë kanë lejuar shkelje procedurale, vlerëson se vendimi nr.795, datë 23.12.2013 i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e çështjes.

29. Gjykata e Administrative e Apelit është kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore për gjykimin e çështjes bazuar në vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe Dekretin nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.795, datë 23.12.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.


Tiranë, më 10.03.2016

Nr. 31003-04161-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 - 1301 i Vendimit (153)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   127   128   129   130   131   132   133   134   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish