Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet130/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   126   127   128   129   130   131   132   133   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 10.03.2016, çështjen administrative që i përket:
PADITËSE: SHOQËRIA “HASIMAJ ELEVATOR CO” SH.P.K

TË PADITUR: 1. DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE TIRANË

2. DREJTORIA E APELIMIT TATIMOR TIRANË
OBJEKTI:

Shfuqizimi i aktit administrativ Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore

me nr.59674/1, datë 31.10.2011 lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë;

Shfuqizimi i aktit administrativ vendim nr.21260/1 Prot, datë 27.01.2012

të Drejtorisë së Apelimit Tatimor që la në fuqi aktin administrativ

njoftim vlerësimi tatimor me nr.59674/1, datë 31.10.2011

të lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë.

Shpenzimet gjyqësore t’i ngarkohen palës së paditur.

Baza Ligjore: Nenet 106, 153, 154 , 154/a, 323-328 të KPrC,

neni 55/1 i ligjit nr.9920 datë 09.05.2008

“Për Procedurat Tatimore në RSH”,

Pika 1 e VKM nr.781 datë 14.11.2007 i ndryshuar.




Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1549 datë 19.02.2013, ka vendosur:

“Pushimin e gjykimit të çështjes civile me nr.Rregj.Them. 2133 datë 24.02.2012”.


Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.36 datë 30.01.2014, ka vendosur:

"Moskompetencen e gjykimit të çështjes me nr.Vendimi 1549 datë 19.02.2013 të Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë dhe dërgimin për gjykim Gjykatës Administrative të Apelit. "




Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me vendimin nr.951 datë 21.03.2014, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.1549 datë 19.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.


Kundër vendimit nr.951 datë 21.03.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, përfaqësuesi i palës paditëse Shoqëria “Hasimaj Elevator Co” shpk, i cili kërkon prishjen e vendimit nr.951 datë 21.03.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.1549 datë 19.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Gjatë gjykimit në shkallë të parë, në seancën gjyqësore të datës 19.02.2013, përfaqëssuesi i palës paditëse Av.Foti Rustemi ishte i sëmurë dhe për këtë ishte në pamundësi të paraqitej në seancë gjyqësore, dhe për këtë arsye ishte i pajisur me raport për paaftësi të përkohshme, dhe për arsye objektive (ditën e seancës gjyqësore nuk ka pasur mundësi të njoftonte sekretarinë gjyqësore).

  • Gjykata Administrative e Apelit nuk ka kryer një proces të rregullt duke mos kryer hetim të plotë në kundërshtim me nenin 14 të K.Pr.Civile. Prej saj nuk është marrë parasysh se përfaqësuesi ligjor i shoqërisë ditën e seancës gjyqësore datë 19.02.2013 ka qënë i sëmurë fakt i cili provohet nga raport mjekësor i cili ndodhet në dosjen gjyqësore.

  • Në rast se palët nuk paraqiten në gjykim për shkaqe të sëmundjeve, në bazë të nenit 175 të K.Pr.Civile, gjykata është e detyruar të shtyjë gjykimin për një ditë tjetër.

  • Vendimet e gjykatës janë marrë në kundërshtim me provat e paraqitura. Në këtë mënyrë gjykata ka vendosur duke shkelur nenin 29 të K.Pr.Civile, pasi ajo nuk ka marrë vendimin e saj bazuar në provat e paraqitura.

  • Ajo kishte kishte për detyrë të hetonte në mënyrë të plotë shkakun e mosparaqitjes së palës paditëse në seancë, me qëllim që t'i jepte mundësinë kësaj pale të realizonte të drejtat e saj në procesin gjyqësor.

  • Ky hetim ishte mëse i domosdoshëm të kryhej nga Gjykata Administrative e Apelit edhe për vetë specifikën që kanë këto lloj gjykimesh si dhe për dëmin që mund t'i shkaktohet palës paditëse nga humbja e të drejtës për të paraqitur padi(afati i ngritjes së kësaj padie është 30-ditë). Në rast se këtë të drejtë paditësi nuk e ushtron brenda një afati të caktuar ajo shuhet. Me shuarjen e kësaj të drejte pala paditëse nuk ka më asnjë mundësi proceduriale për të mbrojtur të drejtat e saj dhe në rastin konkret paditësit i vjen një dëm i madh dhe i pariparueshëm aq më tepër që në çështjen objekt gjykim bëhet fjalë për penalizim të padrejtë të shoqërisë nga ana e administratës tatimore e cila ndikon në mbarëvajtjen e saj.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Shoqëria "Hasimaj Elevator Co" sh.p.k ushtron aktivitetin e saj tregtar në bazë të objektit të veprimtarisë rregjistruar në QKR e konkretisht në fushën e importit dhe tregtimit me porosi të ashensoreve.

2. Shoqëria i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me padi për kundërshtimin e gjobës vendosur ndaj saj nga i padituri Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë në shumën 100.000 lekë bazuar në akt konstatimit e datës 18.10.2011 sipas të cilit tatimpaguesi nuk ishte pajisur me kasë fiskale.

3. Ky detyrim tatimor i është njoftuar me Njoftim vlerësimin nr.59764/1 prot datë 31.10.2011, i cili është lënë në fuqi edhe nga Drejtoria e Apelimit Tatimor me vendimin nr.21260/1 prot. datë 27.01.2012.

4. Paditësi ka kërkuar shfuqizimin e këtyre akteve administrative që e ngarkojnë atë për pagimin e gjobës prej 100.000 lekë, me pretendimin se shoqëria e kryen qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve nëpërmjet sistemit bankar dhe nuk kryen transaksione me para në dorë.

5. Në seancën gjyqesore të datës 19.02.2013, pala paditëse nuk u paraqit megjithëse kishte dijeni për datën dhe orën e seancës nga prezenca e përfaqësuesit të tyre av.Foti Rustemi në seancën e kaluar. Përfaqësuesit e palëve të paditura, Drejtorisë Rajonale të Tatimeve dhe përfaqësuesja e Drejtorisë së Apelimit Tatimor kërkuan pushimin e gjykimit.



6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1549 datë 19.02.2013, ka vendosur: “Pushimin e gjykimit të çështjes civile me nr.Rregj.Them. 2133 datë 24.02.2012”.

6.1. Arsyetimi i gjykatës: Gjykata ka vlerësuar se pavarësisht dijenisë së paditësit për datën dhe orën e gjykimit nëpërmjet përfaqësuesit prezent në seancën pararendëse datë 01.02.2013, nuk u paraqitën shkaqe për të përligjur mosparaqitjes e tij në seancën gjyqësore datë 19.02.2013.

Gjykatës nuk i rezultoi që paditësi të ketë shkaqe objektive për të justifikuar mosparaqitjen në seancë gjyqësore. Në nenin 179 të K.Pr.Civile thuhet që: “Nëse paditësi ose asnjë nga palët, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqiten si në veprimet përgatitore ashtu edhe në seancë gjyqësore dhe rezulton se kanë dijeni rregullisht, gjykata apo gjyqtari i vetëm vendos pushimin e gjykimit”. Po ashtu në nenin 299 të K.Pr.Civile parashikohet që: “Gjykata vendos pushimin e gjykimit kur: c) pushimi i gjykimit parashikohet shprehimisht në ligj”. E ndodhur në këto kushte, gjykata çmon se janë plotësuar kërkesat e neneve të cituara me sipër, sepse kërkuesi nuk është paraqitur në gjykim dhe nuk rezulton që të ketë shkaqe objektive që të justifikojnë mosparaqitjen”.

7. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.36 datë 30.01.2014, ka vendosur: "Moskompetencen e gjykimit çështjes me nr.Vendimi 1549 datë 19.02.2013 të Gjykatës së Shkallës së Pare Tiranë dhe dërgimin për gjykim Gjykatës Administrative Apelit. "

8. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë me vendimin nr.951 datë 21.03.2014, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.1549 datë 19.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

8.1. Arsyetimi i gjykatës: “Fakti i parashtruar në ankim se përfaqësuesi i paditësit nuk është paraqitur për arsye shëndetësore, nuk përbën shkak për cënimin e vendimmarrjes së gjykatës për pushimin e gjykimit në kushtet kur raporti shëndetsor, i paraqitur kopje bashkëngjitur ankimit, nuk i është bërë me dije gjykatës paraprakisht. Në interpretim të nenit 3 të K.Pr.Civile, procesi gjyqësor dikton për palët marrjen e masave për respektimin e urdhrave të gjykatës për caktimin e seancës cka presupozon së pari paraqitjen e tyre në gjykim dhe në rast pamundësie, parashtrimin e këtij fakti paraprakisht gjykatës nëpërmjet akteve që ligjërisht justifikojnë mosparaqitjen. Respektimi i këtij detyrimi procedurial garanton procesin e rregullt ligjor si dhe paanshmërinë objektive të gjykatës kundrejt respektimit të të drejtave edhe të palës kundërshtare për zhvillimin e gjykimit në përputhje me ligjin brenda afateve ligjore e të arsyeshme.

Në rrethanat e rezultuara, Gjykata Administrative e Apelit çmon se në marrjen e vendimit gjykata e shkallës së parë ka respektuar kërkesat e nenit 175 të K.Pr.Civile për shkak se nga verifikimi i shkaqeve të mosparaqitjes nuk ka rezultuar fakti i pretenduar në ankim, mosparaqitje e përfaqësuesit të paditësit, person juridik për arsye shëndetsore.

Në përfundim të sa më sipër, Gjykata Administrative e Apelit çmon të ligjshëm vlerësimin e gjykatës për pushimin e gjykimit të çështjes, në zbatim të përcaktimeve proceduriale ligjore të detyrueshme për zbatim prej saj, nenin 179 të K.Pr.Civile.

9. Kundër vendimit nr.951 datë 21.03.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, përfaqësuesi i palës paditëse Shoqëria “Hasimaj Elevator Co” shpk, i cili kërkon prishjen e vendimit nr.951 datë 21.03.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.1549 datë 19.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
10. Dispozitat e ligj nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

10.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe”.

10.2 Neni 17/2: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

10.3. Neni 56: “Nuk lejohet rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit për padi me objekt:



a) kundërshtimin e dënimit për kryerjen e kundërvajtjeve administrative, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

b) kundërshtimin e aktit administrativ që përmban detyrim në të holla, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

c) kundërshtimin e aktit administrativ që ka refuzuar dhënien e detyrimit në të holla, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi;

ç) mosmarrëveshjet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave kushtetuese dhe ligjore, që rrjedhin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, ndihma ekonomike dhe pagesa e aftësisë së kufizuar, me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale, në shkallë vendi”.

11. Vendimi nr.3, datë 06.12.2013 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse është ushtruar kundër një vendimi përfundimtar të Gjykatës Administrative të Apelit për të cilin nuk lejohet rekurs, objekt gjykimi është një padi në të cilën vlera e kërkimit apo e së drejtës është më e vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi.

13. Në rastin konkret nisur nga objekti i gjykimit, akti që kundërshtohet në këtë gjykim, si dhe nga shkaku ligjor i kërkimeve të palës paditëse, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë konstaton se natyra e çështjes në gjykim është administrative.

14. Kolegji thekson se në datën 04.11.2013 kanë filluar funksionimin gjykatat administrative, veprimtaria dhe kompetenca e të cilave është përcaktuar në ligjin e posaçëm nr.49, datë 03.05.2012 "Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative". Si rrjedhojë, duke nisur nga data 04.11.2013 të gjitha mosmarrëveshjet që kanë lëndë administrative, janë në kompetencë dhe janë objekt gjykimi i gjykatave administrative sipas parashikimeve të ligjit 49/2012, pavarësisht nëse çështja gjyqësore i është paraqitur gjykatës për shqyrtim është rregjistruar ose ka qënë në gjykim përpara datës 04.11.2013.

15. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë pa i hyrë zgjidhjes në themel të çështjes konstaton se Ligji nr.49, datë 03.05.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” në nenin 56 të tij, ka klasifikuar një grup çështjesh, për të cilat për shkak të vlerës së vogël të objektit të padisë, nuk mund të paraqitet rekurs në Gjykatën e Lartë. Nëse objekti i padisë ka një vlerë më të vogël se ato që parashikohen në nenin 56 të këtij ligji, rekursi nuk lejohet. Ky rregullim i ri ka natyrë kufizuese në krahasim me rregullimin e mëparshëm të Kodit të Procedurës Civile që lejonte të drejtën e ankimit apo rekursit, pavarësisht nga vlera e kërkimit apo së drejtës që ishte objekt shqyrtimi përpara gjykatës.

16. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues nr.3, datë 06.12.2013 arrijnë në interpretimin unifikues: “Kufizimet financiare që parashikojnë nenet 45 dhe 56 të Ligjit nr.49/2012, në lidhje me të drejtën për të paraqitur ankim në Gjykatën e Apelit Administrativ ose rekurs në Gjykatë të Lartë, nuk zbatohen në lidhje me ankimet apo rekurset e paraqitura përpara datës 04.11.2013”.

17. Kolegji çmon se për të gjitha rekurset e paraqitura pas datës 04.11.2013 do të zbatohen kufizimet e parashikuara në nenin 56 të të Ligjit nr.49/2012. Kufizimi i së drejtës së ankimit nisur nga vlera e padisë gjen zbatim pas datës 04.11.2013. Për rrjedhojë, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka detyrimin për të verifikuar, rast pas rasti, nëse vlera e padisë apo kërkesës në çështjen për të cilën është paraqitur rekurs, është apo jo nën vlerën minimale të përcaktuar sipas nenit 56 të Ligjit nr.49/2011.

18. Në nenin 56 të Ligjit 49/2013 parashikohet se nuk lejohet, rekurs ndaj vendimeve përfundimtare të Gjykatës Administrative të Apelit, për padi me objekt kundërshtim i akteve administrative a mosmarrëveshjeve administrative me vlerë më të vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi. Paga minimale në shkallë vendi, sipas legjislacionit në fuqi, dihet se përcaktohet periodikisht çdo vit nga Këshilli i Ministrave. Vendimi i Këshillit të Ministrave në fuqi në momentin e paraqitjes së rekursit është VKM nr.537, datë 03.07.2013, i cili përcakton se paga minimale në shkallë vendi është 22.000 lekë. Rrjedhimisht, vlera minimale e padisë për efekt të zbatimit të nenit 56 të Ligjit nr.49/2012 është 880.000 lekë, për efekt të pranueshmërisë për shqyrtim të rekursit.

19. Në rastin konkret objekt mosmarrëveshje administrative është kërkimi për anullimin e aktit administrativ “Njoftim vlerësimi për detyrimet” nr.59674/1, datë 31.10.2011 lëshuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë për detyrimin me shumën 100.000(njëqind mijë) lekë. Pra vlera e padisë rezulton në masën 100.000(njëqind mijë) lekë. Kjo vlerë është dukshëm më e vogël sesa kufiri i parashikuar, aktualisht prej 880.000 lekë (dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi), nga neni 56 i Ligjit nr.49/2012, për efekt të pranueshmërisë për gjykim të rekursit të ushtruar kundër vendimit të gjykatës së apelit.

20. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë çmon se rekursi i paraqitur për çështje në të cilat vlera e kërkimit apo e së drejtës është më e vogël se dyzet fishi i pagës minimale në shkallë vendi nuk është objekt i shqyrtimit të këtij Kolegji.

21. Për sa më sipër vendimi nr.951, datë 21.03.2014 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë është i paankimueshëm në Gjykatën e Lartë, kjo në zbatim të kufizimit të ankimit nisur nga vlera më e vogël e padisë objekt i këtij gjykimi krahasuar me pagën minimale në shkallë vendi, të parashikuar nga dispozita e nenit 56 të Ligjit nr.49/2012 Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, në rastin objekt gjykimi duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 13 pika 3 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.


V E N D O S I

Pushimin e gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë.


Tiranë, më 10.03.2016

Nr. 11243-02160-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2016 -1293 i Vendimit (152)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   126   127   128   129   130   131   132   133   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish