Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet100/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   96   97   98   99   100   101   102   103   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Xhezair Zagonjori Kryesues

Evelina Qirjako Anëtare

Arjana Fullani Anëtare

Shkelzen Selimi Anëtar

Medi Bici Anëtar
Ne datë 19.11.2015, mori në shqyrtim në seance gjyqësore çështjen administrative që i përket:
PADITËS: SHOQËRIA “PANFINA” SH.P.K.

PALË E PADITUR: DREJTORIA RAJONALE E TATIMEVE FIER


OBJEKTI:

Kundërshtim të aktit administrativ njoftim vlerësimi

për detyrimin tatimor nr.2745/1 datë 07.11.2006

Baza Ligjore: Nenet 30/2,33, 109/2 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 e vijues,

neni 324/b e 331 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.231, date 10.02.2011 ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë-padisë së palës paditëse kundër Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, me objekt kundërshtimin e njoftim vlerësimit tatimor nr.2745/1, datë 07.11.2006, lënë në fuqi pjesërisht me vendimin nr.27, datë 09.02.2007 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor pranë D.P.Tatimeve Tiranë, si një padi e bazuar në ligj dhe në prova.


Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.605, date 07.06.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.231, date 10.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.


Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier dhe Avokatura e Shtetit, qe kërkojnë prishjen e vendimeve të gjykatave me te ulta dhe rrëzimin e padisë dhe parashtrojnë shkaqet si me poshtë vijon:

- Vendimet e gjykatave janë ne kundërshtim me ligjin; të dyja gjykatat nuk kanë marrë parasysh pretendimet e palës së paditur;

- Fatura tatimore duhet të përmbajë edhe niptin e transportuesit, targën e mjetit dhe orën e furnizimit, (neni 36, pika 2/b/1 e ligjit nr.7928 datë 27.04.1995 për tvsh; udhëzimi nr.3/2006 për TVSH); këto të dhëna nuk janë të sakta në faturat e palës paditëse; në këto kushte TVSH e këtyre faturave nuk mund të njihet si e zbritshme;

- Vendimi penal i organit të akuzës nuk është interpretuar drejtë, pasi aty thuhet që shkeljet janë objekt shqyrtimi në rrugë administrative;



- Detyrimet e vendosura paditësit sipas akt njoftimit të vlerësimit tatimor janë të drejta dhe të bazuara në ligj dhe janë nxjerrë konform procedurave ligjore;
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e çështjes objekt gjykimi nga gjyqtarja relatore Evelina Qirjako, dhe verifikoi legjitimitetin e palës rekursuese, Drejtoria Rajonale e Tatimeve Fier ;


V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara ne dosje rezulton se pala paditëse shoqëria “Panfina” sh.p.k. është person juridik i regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë me vendimin nr.7666 datë .12.1994, me nr.Identifikues NIPT J64103459L,që ushtron aktivitet tregtar në fushën e ndërtimit.

2. Rezulton se pala e paditur ka ushtruar kontroll pranë palës paditëse për verifikimin e ligjshmërisë së faturave tatimore me TVSH në blerje për disa subjekte. Me Aktin e Kontrollit datë 22.09.2006, pala e paditur ka nxjerrë për palën paditëse detyrim për TVSH në masën 1,736,800 lekë dhe gjobë 1,736,800 lekë, për arsye se pretendohet që janë bërë blerje fiktive për të rritur shpenzimet. Këto shuma i korrespondojnë blerjeve me TVSH që pala paditëse ka bërë tek subjektet Kola sh.p.k., SHITI sh.p.k. etj.. Sipas akt kontrollit faturat kanë elementët e duhur sipas kërkesave ligjore, por transporti i materialeve të ndërtimit të blera është bërë me mjete transporti që nuk kanë targa të rregullta .

3. Rezulton se me shkresën nr.2745/1, datë 07.11.2006 të palës së paditur, paditësi është njoftuar për vlerësimin tatimor që përmban detyrimet e mësipërme për TVSH dhe gjobë.

4. Ndaj këtij akti pala paditëse është ankuar në Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë D.P.Tatimeve dhe kjo e fundit me aktin nr.11974 datë 28.12.2006 ka vendosur lënien në fuqi të detyrimit dhe te gjobës.

5. Paditësi e ka ankimuar vendimin e mësipërm pranë Komisionit të Apelimit Tatimor pranë Ministrisë së Financave, i cili me vendimin nr.27 datë 09.02.2007 ka vendosur heqjen e 100% të gjobës dhe lënien në fuqi të detyrimit. Duke mos qenë dakord me sa më sipër, paditësi i është drejtuar gjykatës me kërkesë padi –kundërshtimin e aktit administrativ njoftim vlerësimi tatimor për detyrimin tatimor nr.2745/1 datë 07.11.2006; Rezulton se ajo e ka paguar rregullisht masën e detyrimit qe përcaktohet si kusht për ankimin e aktit administrativ pranë Autoritetit Gjyqësor kompetent (neni 107 i ligjit 9920 datë 19.05.2008 dhe pika 107/1 i udhëzimit nr.24 date 02.09.2008 te Ministrit të Financave.)

6. Gjate gjykimit Pala paditëse ka pretenduar se ajo është blerëse dhe faturat përkatëse janë konform ligjit; mallin e blerë kjo palë e ka shitur kryesisht në njësi vendore për shtrim rrugësh e ndërtime publike si dhe subjekteve të regjistruara në organin tatimor; nuk ka fiktivitet faturash; problemet e konstatuara me mjetet transportuese nuk ndikojnë në faktin e rregullsisë së blerjes; shitësi në ato fatura ka marrë përsipër dhe transportin e materialit dhe përgjegjësia është e tij.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.231, date 10.02.2011 ka vendosur:

-Pranimin e kërkese padisë së palës paditëse kundër Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, me objekt kundërshtimin e njoftim vlerësimit tatimor nr.2745/1, datë 07.11.2006, lënë në fuqi pjesërisht me vendimin nr.27, datë 09.02.2007 të Drejtorisë së Apelimit Tatimor pranë D.P.Tatimeve Tiranë, si një padi e bazuar në ligj dhe në prova.

-Shpenzimet gjyqësore palës së paditur.

7/1. Kjo Gjykatë ka arsyetuar se :

-..Në kuptim të neneve 36, 37, 48 të Ligjit për nr.. 7928 datë 27.04.1995,”Për Tatimin mbi vlerën e Shtuar”, faturat e TVSH plotësohen nga subjekti tatimor i cili e shet mallin ose shërbimin dhe e gjithë përgjegjësia e plotësimit të dhënave dhe pasqyrimit të tyre në mënyrë reale është e subjekteve që lëshojnë faturat tatimore dhe në rastin konkret kjo përgjegjësi është e shoqërive “Shiti” Sh.p.k dhe “Kola “sh.p.k .

-Në referim të dispozitave te sipërcituar subjekti përgjegjës që deklaron TVSH-në dhe e paguan atë, është subjekti që ka lëshuar faturën dhe në rastin konkret , subjektet e mësipërme, të cilët kanë marrë pagesën.

-Në këto kushte , nuk mundet që për të njëjtin detyrim , të paguajnë dy subjekte të ndryshme. Përsa kohë që këtë detyrim tatimor e kanë paguar subjektet, të cilat kanë lëshuar faturat , këtë detyrim nuk mund ta paguajë edhe pala paditëse, e cila në rastin konkret ka qenë subjekti që ka marrë shërbimin .Pra Detyrimi ligjor i pagimit të TVSH-së ngelet për subjektet të cilat kanë paguar faturën tatimore të TVSH-se dhe si rrjedhojë pagesa e këtij detyrimi kryer prej “Panfina”sh.p.k duhet ti kthehet kësaj të fundit, si kredi tatimore e paguar mbi detyrimin e xhiros vjetore të subjektit .

8. Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.605, date 07.06.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.231, datë 10.02.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.



8/1. Kjo gjykatë e ka gjetur arsyetimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, te drejtë dhe te mbështetur në ligj dhe në prova .

9. Kundër këtij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale Tatimore Fier dhe Avokatura e Shtetit, qe kërkojnë prishjen e vendimeve të gjykatave me te ulëta dhe rrëzimin e padisë duke parashtruar ato shkaqe qe përmenden në pjesën hyrëse të këtij vendimi .

10. Referuar natyrës juridike të mosmarrëveshjes në shqyrtim dhe palëve ndërgjyqëse, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se çështja objekt shqyrtimi përbën një mosmarrëveshje te krijuar si pasojë e nxjerrjes së akteve administrative nga administrata tatimore. Shkaku ligjor i konfliktit midis palëve, i cili pretendohet nga paditësi gjate gjithë gjykimit,lidhet me interpretimin e gabuar nga ana e paditur të dispozitave ligjore që përcaktojnë se cili është subjekti përgjegjës në rastin e mosplotësimit të rregullt të elementeve të faturës tatimore, e cila pretendohet nga ana e paditur se është bërë në kundërshtim të plotë me parashikimet e neneve 36,37,48 te Ligjit n .7928 datë 27.04.1995,”Për Tatimin mbi vlerën e Shtuar”.

11. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë nuk përmban shkaqe ligjore nga ato te parashikuara në nenin 58 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të cilat e bëjnë të cenueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë nr.605, date 07.06.2012 . Ky kolegj çmon se ky vendim është marrë në zbatim të drejtë të ligjit procedural dhe atij material dhe për rrjedhojë ky vendim duhet të lihet në fuqi.

12. Ky Kolegj në referim të akteve të administruara në dosjen gjyqësore,që janë marrë në shqyrtim dhe janë analizuar nga gjykatat më të ulta, vlerëson se Gjykata e Apelit Vlorë ashtu dhe Gjykata e Rrethit Fier, ka kryer “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligji”(neni 14 i K.Pr.Civile) duke dhënë përgjigje pretendimeve dhe kërkimeve të palëve në proces; duke bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.Civile) dhe si rezultat e ka zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej tyre“ (neni 16 i K.Pr.Civile).

13. Të dyja gjykatat më të ulëta në vendimet e tyre kanë arritur në përfundimin se i) pala paditëse nuk ka qenë përgjegjës ligjërisht për mosdeklarimin e saktë të dhënave në faturën tatimore pasi ky i fundit ka qenë subjekti përfitues i shërbimit të ofruar,(referuar faturave tatimore objekt gjykimi); ii) Përgjegjësia për pasaktësi të elementëve të faturës tatimore nuk mund të jetë e blerësit pasi kjo është përgjegjësi direkt e atij subjekti që e lëshon faturën tatimore pra e shitësit ose e furnizuesit dhe për rrjedhoje Njoftim vlerësimi tatimor nr.2745/1 datë 07.11.2006 i Drejtorisë Rajonale Tatimore Lushnjë nuk është i bazuar ligj .

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë në referim të akteve të dosjes gjyqësore vlerëson se përfundimet e mësipërme të dyjave gjykatave më të ulëta janë rrjedhojë e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të mosmarrëveshjes gjyqësore si dhe të mbështetura plotësisht ne një analizë të plote të dispozitave ligjore që rregullojnë marrëdhënien mes palëve.

15. Në nenin 36 të Ligjit nr.Neni 36 i Ligjit për TVSH nr.7928/1995, me ndryshime përcaktohet se :

Faturat



1. Personi i tatueshëm që kryen furnizimin është i detyruar të lëshojë për personin që merr furnizimin një faturë në lidhje me atë furnizim, përveç rasteve që në këtë ligj përcaktohet ndryshe.

1/1. Ne fund te faturës shënohet blerësi me emër, mbiemër, nënshkrim, transportuesi me emër,mbiemër, nënshkrim dhe shitësi me emër, mbiemër, nënshkrim dhe vule.

2. Për qëllimet e këtij ligji, fatura hartohet në formën e caktuar nga ministri i Financave dhe përmban:

a. Emrin, adresën, NIPT- në dhe kodin fiskal të personit që bën furnizimin;

b. emrin, adresën dhe NIPT- në, së bashku me kodin fiskal për blerësin person i tatueshëm i regjistruar për TVSH, emrin, adresën dhe kodin fiskal për blerësin person i tatueshëm i biznesit të vogël dhe vetëm emrin e adresën për blerësit persona të tjerë;

b/1) emrin, adresën dhe NIPT-in e transportuesit, targën e mjetit dhe orën e furnizimit.**

c. datën në të cilën lëshohet fatura;

ç. numrin e serisë së vendosur nga shtypshkronja që e ka shtypur;

d. numrin rendor;

dh. përshkrimin e çdo lloj malli apo shërbimi të furnizuar;

e. sasinë e mallrave apo madhësinë e shërbimeve të furnizuara;

ç. Çmimin për njësi, pa TVSH- në, për çdo lloj malli apo shërbimi të furnizuar, duke përfshirë çdo ulje;

f. shumën e pagueshme pa TVSH- në;

g. përqindjen e TVSH- së së pagueshme ndaj çdo lloj malli apo shërbimi të furnizuar;

gj. shumën e TVSH- së së pagueshme;

h. shumën e pagueshme me TVSH;

i. Çdo të dhënë tjetër që kërkohet nga ministri i Financave.****

3. Kur bëhet ndonjë saktësim në pagesën e kryer për një furnizim pasi fatura të jetë lëshuar për të, personi që bën furnizimin lëshon një faturë tjetër ose një notë kreditimi në formën e kërkuar nga ky nen në lidhje me atë saktësim.

4. Ministri i Financave ka të drejtë të caktojë me udhëzim se shitësi me pakicë plotëson detyrimet e këtij neni, duke lëshuar një faturë a notë kreditimi (duke përfshirë kuponat), në formën dhe në rrethanat që parashikohen.

5. Kur një person që nuk është i regjistruar lëshon faturë në formën e parashikuar në këtë ligj ose ndryshe, lë të kuptohet se zbaton TVSH ndaj ndonjë furnizimi, i nënshtrohet dënimit.

6. Kur një person lëshon faturë siç parashikohet në paragrafin 5, organet tatimore ngarkohen të arkëtojnë TVSH të shënuar në atë faturë, së bashku me çdo gjobë për dënimin e vendosur në bazë të atij paragrafi.

7. Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ka të drejtë të lejojë mospërdorimin e faturave tatimore me numër serial të parashtypur në rastet kur personi i tatueshëm i regjistruar mund të tregojë, me kërkesë të organeve tatimore, që sistemi i tij i regjistrimeve është i kompjuterizuar dhe i aftë të prodhojë fatura tatimore me numër serial për çdo transaksion të tatueshëm dhe që ka një numër të konsiderueshëm klientësh konsumatorë final.*******

8. ** shfuqizuar*******

16.Rezulton se në faturat tatimore objekt gjykimi, elementi i përcaktuar në piken b/1 te Nenit 36 më lart “konkretisht, targa e mjetit te furnizimit” nuk ka qene i saktë dhe në përputhje me verifikimet e kryera nga autoritetet tatimore. Pra në këtë rast nuk kemi të bëjmë me mospërmbushje të detyrimit për lëshimin e faturës tatimore apo te shmangies se pagesës së detyrimit tatimor, por pasaktësi të konstatuara në njërin prej elementëve të faturave tatimore objekt gjykimi .

17. Në analizë të nenit 36 të cituar më lart konstatohet se detyrimin për deklarimin e te dhënave ne faturën tatimore e ka subjekti që ofron shërbimin e për pasojë lëshon faturën tatimore të shitjes. Dispozita e mësipërme nuk lë vend për interpretime persa i përket subjektit përgjegjës që duhet të ngarkohet më përgjegjësinë e deklarimit të pasaktë të të dhënave të faturës, pasi nga sa lexohet ne pikën 1 të nenit 36, referimi bëhet për personin e tatueshëm qe ofron furnizimin .

18. Gjithashtu neni 51 i Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008Për Procedurat Tatimore ne Republikën e Shqipërisë përcakton se: “ Fatura tatimore përpilohet nga shitësi dhe lëshohet nga ky i fundit në dy kopje nga të cilat njëra i dorëzohet blerësit dhe tjetra ruhet nga shitësi. Edhe pse dispozitat ligjore nuk referojnë shprehimisht se cili subjekt është përgjegjës për pasaktësinë e elementeve të faturës tatimore me TVSH, analiza e vetë dispozitës lë të kuptohet se përgjegjësia bie mbi subjektin që përpilon faturën dhe e dorëzon atë tek pala tjetër .

19. Rezulton nga sa më sipër se Komisioni i Apelimit Tatimor përmes vendimit nr.27 datë 09.02.2007 ka vendosur heqjen e 100% të gjobës përcakton se njoftim vlerësimi tatimor nr.2745/1 prot datë 7.11.2006 të degës së Tatimeve Lushnjë. Në këtë vendim Komisioni ka vlerësuar se: “Meqenëse furnizimi i shërbimit është deklaruar në organin tatimor, tatimpaguesi ka rregulluar situatën, ka pranuar pakujdesinë e verifikimit të një elementi të faturës dhe ka paguar detyrimin, pranohet kërkesa e subjektit për heqjen e 100% të gjobës“ Vendimi i mësipërm mbështetet në faktin se subjekti tatimpagues nuk e ka shmangur deklarimin e furnizimit te shërbimit, duke paguar në këtë mënyrë tatimin mbi vlerën e shtuar në masën e pasqyruar në faturën tatimore.

20. Neni 128/2 i udhëzimit nr.24 date 02.09.2008 “ Për Procedurat Tatimore përcakton se “ tatimpaguesi që lëshon një faturë tatimore të pasaktë në lidhje me informacionin që kërkohet të përmbaje në baze të dispozitave të ligjit për procedurat tatimore ose të ligjeve të tjera tatimore në fuqi , por që është e saktë për sa i përket detyrimit tatimor, dënohet me gjobë 10,000 ALL.

Kurse në nenin 111/4 i ligjit 9920 /2008 “Për Procedurat Tatimore” gjejmë se “gjobat e vendosura për shkelje tatimore administrative mund të hiqen në rrethana të jashtëzakonshme, kur moszbatimi i legjislacionit tatimor është shkaktuar nga fatkeqësi natyrore apo rrethana të tjera, të jashtëzakonshme si vdekja ose sëmundje e rëndë e tatimpaguesit ose kur tatimpaguesi vepron në përputhje me udhëzimet me shkrim të administratës tatimore. Duke marrë në interpretim dispozitat e sipërcituara si dhe duke marrë në analizë arsyetimin e përdorur nga Komisioni i Apelimit ne vendimin e tij nr.nr.27 datë 09.02.2007 lidhur me heqjen e gjobës, vlen të theksohet se paditësi ka respektuar detyrimin e tij për deklarimin e TVSH, dhe pagimin e plotë të detyrimit tatimor pranë autoriteteve tatimore. Heqja e gjobës nga ana e Komisionit të Apelimit në një farë mënyre konfirmon mungesën e shkeljes ligjore të detyrimeve të përcaktuara në ligj për tatimpaguesin në fjalë, për arsyen e vetme se penaliteti ekziston për sa kohë vërtetohet kryerja e shkeljes ligjore si pasojë e së cilës është vënë .

21. Në këto kushte Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se qëllimi i ligjvënësit ne dispozitat e përmendura më lart të udhëzimit nr.24 date 02.09.2008, si dhe të ligjit 9920 /2008 “Për Procedurat Tatimore” ka qenë që të përcaktojë në mënyrë specifikë se cili subjekt kualifikohet dhe është përgjegjës për :(1) Pagimin e Tatimit te Vlerës së Shtuar pranë autoriteteve Tatimore (2) deklarimin e të dhënave në faturën tatimore dhe për rrjedhojë mban përgjegjësi për saktësinë apo vërtetësisë e tyre (3) dhe se cili subjekt paguan detyrimin tatimor apo penalitetet ne rastet kur vërtetohet se të dhënat janë të pasakta apo te pavërteta. Në këto kushte Kolegji e vlerëson të drejte qëndrimin e Gjykatave për të mos ngarkuar me detyrim palën paditëse, detyrim i cili sipas ligjit i takon shoqërive “Shiti” sh.p.k dhe “Kola” sh.p.k, nga të cilat ajo është furnizuar.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.605 datë 07.06.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 19.11.2015

Nr. 90100-00420-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 3970 i Vendimit (621)



Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   96   97   98   99   100   101   102   103   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish