Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet101/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   97   98   99   100   101   102   103   104   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga :


Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
datën 19.11.2015 mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit çështjen administrative me nr.90100-00420-00-2013 akti që ju përket palëve :
PADITËS: ARISTIDH QËNDRO

TË PADITUR: INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK KOMBËTAR, DEGA SARANDË.

INSPEKTORIATI NDËRTIMOR URBANISTIK KOMBËTAR TIRANË.
OBJEKTI :

Marrjen e masës së përkohëshme të sigurimit të padisë,

duke urdhëruar palën e paditur të bllokojë vendimin nr.32, datë 27.04.2012

“ Për dënimin me gjobë”, të lëshuar nga pala e paditur INUK Tiranë

deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Kundërshtimin e aktit administrativ, vendimit nr.32, datë 27.04.2012

të lëshuar nga pala e paditur INUK Tiranë.

Kundërshtimin e aktit, vendimit nr.13, datë 28.03.2012

të lëshuar nga pala e Paditur INUK Tiranë.

Baza Ligjore: Nenet 32, 153, 154 e 202-206 të K.Pr.Civile.

Neni 118 i K.Pr.Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.23-2012-1983 (904), datë 05.07.2012 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë së paditësit Aristidh Qëndro.

Anullimin e vendimit nr.13, datë 28.03.2012 dhe nr.32, datë 27.04.2012 të INUK Tiranë, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.533, datë 13.11.2012 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.23-2012-1983/904, datë 05.07.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Sarandë.



Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ka ushtruar rekurs pala e paditur Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, i cili kërkon prishjen e këtij vendimi dhe vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, nr.23-2012-1983 (904), datë 05.07.2012, duke parashtruar këto shkaqe:

Gjykata e rrethit Gjqyqësor Sarandë nuk ka qënë kompetente për shqyrtimin e kësaj çështje ku dhe Gjykata e Apelit ka gabuar kur e ka njohur si kompetente në një kohë që aktet administrative janë nxjerrë nga ana e jonë.

Ligji i posaçëm nuk ka përcaktuar rregulla në lidhje me kompetencën për gjykatën kompetente. Kështu që është Kodi i Procedurës Administrative, neni 327 që parashikon rregullin e përgjithshëm për gjykimet e posaçme administrative.

Referenca në nenin 43/2 të KPrCivile është e gabuar pasi ky nen flet për personat juridik në përgjithësi dhe për gjykimet civile në përgjithësi, ndërkohë që neni 327 flet posaçërisht për gjykimet e posaçme administrative.

Gjykatat, në vendimet e tyre, i referohen INUK, Dega Sarandë si një organ i veçantë, duke e legjitimuar dhe si të paditur të veçantë, por pa pasur as dhe një akt zyrtar që ky mund të paraqitet juridikisht si palë e veçantë.

Gjykata nuk ka thirrur në gjykim as avokaturën e shtetit, sipas kërkesave të nenit 79 të K.Pr.Civile.

Janë keqinterpretuar provat duke mos i,u përmbajtur faktit të konstatuar nga Inspektorët e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.

Kundërshtimi i vendimit nr.13, datë 28.03.2012 “ Për pezullimin e punimeve të ndërtimit”, jo vetëm që është bërë jashtë afatit të parashikuar nga ligji, por ky është bërë në kushtet kur ky akt e kishte pushuar fuqin e tij juridike.

Objekti i kërkesëpadisë është kundërshtimi i një akti administrativ, mirëpo padisë i mungon baza ligjore për të kundërshtuar një akt administrativ në gjykatë që janë nenet 324 e vijues të KPrCivile.Në këtë aspekt, gjykata ka gjykuar një çështje pa shkak ligjor.

Vendimi për pezullimin e punimeve në ndërtim, ashtu siç e parashikon ligji, i është dërguar për zbatim Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik të Bashkisë Sarandë, si organi kompetent i ngarkuar nga ligji për të marrë masat e mëtejshme ligjore.Mirëpo ky inspektoriat nuk ka kryer asnjë procedurë të mëtejshme ligjore edhe ndaj subjektit kundërvajtës nuk është marrë asnjë masë tjetër ndëshkuese.

Nga gjykatat është arritur përfundim i gabuar se nuk është respektuar procedura për nxjerrjen e aktit duke i’u referuar dispozitave të përgjithshme të KPrAd. Në një kohë që procedura e vendimmarrjes të INUK rregullohet në legjislacionin specifik.

Përsa i përket themelit objekti i ndërtuar dhe që ka bërë vetdeklarim është një objekt në një kohë që nga ana e jonë janë konstatuar plotë 5 objekte të ndryshëm dhe që gjykatat nuk janë shprehur për këtë.

Gjykatat janë bazuar në nje ekspertim të kryer nga ana e tyre ne një kohë që eksperti është thërritur në kundërshtim me nenin 225 të K.Pr.Civile, pasi ne nuk jemi njoftuar për caktimin e tij. Dhe jo vetëm kaq por eksperti i thërritur ishte vleresues në një kohë që duhet të ishte thirrur ekspert në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.

Zona në të cilën ka ndëdhur kundërvajtja është një zonë me përparësi për zhvillimin e turizmit, ç,ka e bënë INUK kompetente për të vepruar.

Në lidhje me vendimin nr.13, datë 28.03.2012 “ Për pezullimin e punimeve të ndërtimit” duhet theksuar se në momentin e regjistrimit të padisë e kishte humbur fuqinë juridike, si një akt administrativ që e arriti qëllimin për të cilin ishte lëshuar.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe diskutoi çështjen në tërësi në dhomën e këshillimit ,
V Ë R E N

Paditësi, Aristidh Qëndro, është banor i fshatit Ksamil të Rrethit Sarandë. Ai ka bërë një ndërtim pa leje në zonën e Ksamilit dhe më datë 14.09.2006 ka bërë vetdeklarimin për legalizimin e objektit. Midis Drejtorisë Rajonale e ALUIZNI-t Vlorë dhe palës paditëse është lidhur një kontratë nr.725 rep.nr.303/2 kol. datë 02.03.2010 “ Për kalimin e pronësisë të parcelës ndërtimore” dhe objekti i ndërtuar është në fazën e legalizimit.

Nga ana Inspektoriatit Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar është ushtruar një inspektim në zonën e Sarandës ku tek paditësi ka konstatuar objekt të ndërtuar pa leje përkatëse dhe për këtë qëllim ka mbajtur proçesverbalin me nr.02, datë 20.03.2012.

Bazuar në proceverbalin nr.02, datë 20.03.2012 INUK ka nxjerrë vendimin nr.32, datë 27.04.2012“ Për dënim me gjobë” në vlerën 400 000 lekë.

Bazuar po në procesverbalin nr.02, datë 20.03.2012 INUK ka marrë Vendimin nr.13, datë 28.03.2012 “ Për pezullimin e ndërtimit” bazuar në nenet 9/a , 10/1,c dhe 12 të ligjit nr.9780, datë 16.07.2007.

Me shkresën nr.1024, datë 05.04.2012 nga ana e INUK, Dega Sarandë është njoftuar paditësi për mbajtjen e procesverbalit të konstatimit nr.2, datë 20.03.2012, ndërsa me shkresën nr.46, datë 10.05.2012 është njoftuar dënimi më gjobë nr.32, datë 27.04.2012.

Paditësi me t’u vënë në dijeni në lidhje me vendimet e dala nga INUK ka bërë ankim administrativ më datë 14.05.2012 drejtuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe po më këtë datë i është drejtuar Gjykatës Rrethit Gjyqësor Sarandë, duke pretenduar se objektin e ka ndërtuar para daljes se ligjit “ Për legalizimet” dhe pas daljes së ligjit ka bërë vetdeklarimin për legalizimin e objektit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas shqyrtimit të të çështjes, ka vendosur pranimin e padisë, ku ka arsyetuar se vendimi i dënimit me gjobë është marrë në kundërshtim me ligjin nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, e vënë në lëvizje vetëm mbi ankimin e palës paditur, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Tiranë, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të vendimit të Gjykatës se Rrethit Sarandë, duke konfirmuar arsyetimet e parashtruara në vendimin e dhënë nga kjo gjykatë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, pala e paditur Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Tiranë ka paraqitur rekurs në Gjykatë të Lartë, ku në thelb pretendohet se kjo gjykatë nuk ka kompetencë tokësore për shqyrtimin e çështjes dhe se në këtë gjykim nuk është thërritur Avokatura e Shtetit.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në dhomë këshillimi, pasi shqyrtoj shkaqet e ngritura në rekursin e palës së paditur Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Tiranë, si dhe verifikoi aktet proceduriale që gjënden në dosjen gjyqësore, konstatoi se gjykimi si në shkallë të parë dhe atë të apelit është zhvilluar në shkelje të rëndë të normave proceduriale.Prandaj, është vëndi që vendimet e dhëna nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe Gjykata e Apelit Gjirokastër të prishen dhe çështja të rishqyrtohet nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

Ky Kolegj, vëren se me anë të padisë, pala paditëse, Aristidh Qëndro, ka kërkuar kundërshtimin e akteve administrativ, vendimit nr.13, datë 28.03.2012 dhe nr.32, datë 24.04.2012 të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Tiranë duke pretenduar se gjoba e vendosur është e pambështetur në ligj pasi nuk ishte duke kryer asnje punim që nga viti 2006 që kishte bërë vetdeklarimin pranë ALUIZNI-t dhe ishte në pritje të legalizimit të ndërtimit.

Në rrethana të tilla, mosmarrëveshja e krijuar midis palës paditëse, Aristidh Qëndro, nuk është e lidhur vetëm me të drejta subjektive por dhe me pretendime që kërkojnë realizimin e tyre kundrejtë shtetit dhe nëpërmjet organeve shtetrore, pra është i dukshëm interesi që ka shteti për të mbrojtur në këtë gjykim.

Mirëpo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor dhe ajo e apelit kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin procedurial, duke mos i,u garantuar palëve të paditura, si organe administrative mbrojtjen e interesave të shtetit sipas kushteve dhe mënyrës që parashikon shprehimisht ligji.

Në nenin 79/a të Kodit të Procedurës Civile thuhet: ”Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin në rastet e parashikuara me ligj.Gjykata, që shqyrton çështje për të cilat me ligj përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga avokatura e Shtetit, urdhëron njoftimin e akteve kësaj të fundit, me qëllim që ajo të ket mundësi të marrë pjesë në gjykim”.

Një interpretim të ligjit kanë bërë edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ku midis të tjerave, në vendimin unifikues nr.13, datë 23.03.2004 janë shprehur se: “...Nga përmbajtja e kësaj dispozite( nenit 79/a të K.Pr.Civile), del se, kur shqyrton çështje për të cilat përfaqësimi dhe mbrojtja kryhet nga Avokatura e Shtetit, gjykata është e detyruar që të urdhërojë njoftimin e akteve kësaj të fundit.Vetëm këtu mund t,i krijohet mundësia reale Avokaturës së Shtetit që të marrë pjesë në gjykim me qëllim përfaqësimi dhe mbrojtje të interesave të shtetit, në rastet e parashikuara nga ligji...”

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, kryesisht shqyrtoi kompetencën lëndore ku bazuar në nenin 7 të ligjit nr.49/2012 vlerëson se kompetente nga pikëpamja lëndore janë gjykatat administrative.

Përsa i përket kompetencës tokësore, pala e paditur, Inspektoriati Ndërtimor e Urbanistik Kombëtar, më datë 29.05.2012 kishte depozituar pranë gjykatës së rrethit kërkesë për shpalljen e moskompetencës tokësore, duke pretenduar se kompetente ishte Gjykata e Rrethit Tiranë.Ky, Kolegj, vlerëson se kërkesa e palës së paditur është e drejtë ku kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në nenin 11/1 të ligjit 49/2012, ku thuhet: ”...Në rastet kur organi administrativ më i lartë, pas ankimit administrativ, e ndryshon aktin administrativ të organit mvartës, padija ngrihet në gjykatën që përfshin territorin ku ka qëndrën organi administrativ më i lartë...”.Në këtë rast akti administrativ është nxjerrë direkt nga organi administrativ më i lartë, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, qëndra e të cilit është në Tiranë.

Sa më sipër, ky Kolegj, në dhomë këshillimi, arrin në përfundimin se vendimi i Gjykatës Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, duhen prishur dhe çështja duhet të dërgohet për vazhdimin e gjykimit në Gjykatën Administrative të Shkallës Parë Tiranë, si gjykatë kompetente nga pikëpamja lëndore dhe tokësore, bazuar në ligjin nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”,
PËR KËTO ARSYE

Kolegji administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të neneve 9, 11/2 dhe 63 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “ Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.533, datë 13.11.2012 të Gjykatës Apelit Gjirokastër dhe vendimit nr.23-2012-1983 (904), datë 05.07.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe dërgimin e çështjes për vazhdimin e gjykimit në Gjyktën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.


Tiranë, më 19.11.2015

Nr. 31001-00352-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015- 4561 i Vendimit (622)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   97   98   99   100   101   102   103   104   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish