Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet18/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 11.11.2015, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11243-03113-00-2012, që u përket palëve:


PADITËS: KASTRIOT HAMITI, i përfaqësuar në gjykim nga av.Artan Haxhia,

I PADITUR: ZYRA QENDRORE E AGJENCISË SË KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, NË TIRANË,

AV.SHTETIT, e përfaqësuar nga Lorena Kasapi
OBJEKTI:

Anullimi i pikës 2 të pjesës vendimmarrëse të vendimit

nr.173, dt.28.04.2009 dhe pikës 2 të Vendimit nr.173/1 dt.28.04.2009

të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë.

Kthim i sipërfaqes së njohur sipas vendimit nr.149, datë 20.11.1998,

të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave pranë Këshillit të Rrethit Vlorë,

për sipërfaqen 61mijë m2 te ndodhura në fshatin Radhimë

me toponimin “Drumbe” si dhe “Rrethi Mullirit”, Vlorë.

Baza Ligjore: Ligji nr.9235, dt.29.04.2004;

Neni 150 i K.Pr.Administrative.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4854, datë 07.06.2011, ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Anullimi i pikes 2 të pjesës vendimarrëse të Vendimit nr.173, dt.28.04.2009 dhe pikës 2 të Vendimit nr.173/1, dt.28.04.2009 të Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë. Kthim i sipërfaqes së njohur sipas vendimit nr.149, datë 20.11.1998 të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave, pranë Këshillit të Rrethit Vlorë, për sipërfaqen 61mijë m2 të ndodhura në fshatin Radhimë, me toponimin popullor “Dumbre” si dhe “Rrethi Mullirit”, Vlorë.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.



Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1216, datë 18.05.2012 ka vendosur:

Prishjen e vendimit civil nr.4854 datë 07.06.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykate me tjetër trup gjykues.


Kundër vendimit nr.1216, datë 18.05.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, brënda afatit ligjor, në mbështetje të nenit 472 te K.Pr.C. ka ushtruar rekurs pala paditëse Kastriot Hamiti me datë 15.06.2012, (referuar vulës së shërbimit postar) brënda afatit 30 ditor nga dhënia e vendimit të gjykatës së apelit, (rekursi i është komunikuar plëve ndërgjyqëse) duke kërkuar bazuar në nenin 485 shkronja “b” e K.Pr.Civile, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, për këto shkaqe:

  • Vendimi i gjykatës së apelit nuk mbështetet mbi të vërtetën, mbi aktet e fashikullit gjyqësor si dhe interpretimin e saktë dhe të drejtë të ligjit procedural dhe material civil e administrativ.

  • Së pari: objekt i kërkimit paditësit në ZRPP Vlorë ka qenë kthimi në natyrë i pronës të njohur me parë me vendimin nr.149, datë 20.11.1998 të KKKPronave pranë Këshillit të Rrethit Vlorë. ZRKKP. Zyra Rajonale e KK Pronave Vlorë nuk kishte kompetencë të hetonte ekzistencën e pronësisë së paditësit të njohur me vendimin nr.149, datë 20.11.1998, të KKKPronave pranë Këshillit të Rrethit Vlorë, por vetëm të hetonte mundësinë e kthimit në natyrë të saj. AKP Tiranë vetëm sa ka prishur vendimet nr.281 dhe 282 të ZRKKP Qarku Vlorë pa cenuar vendimin nr.149/1998. Kjo ka qenë arsyeja që ju drejtuam gjykatës.

  • Gjykata e shkallës së parë pas një hetimi të plotë e të gjithanshëm të çështjes i gjeti të drejta pretendimet e palës paditëse dhe jo siç ka pranuar gjykata e apelit se hetimi nuk është bërë i plotë.

  • Në kundërshtim me sa ka arsyetuar gjykata e apelit për shkelje procedurale për mosnjoftimin e Avokaturës së Shtetit për shtimin e objektit të padisë referuar procesverbalit gjyqësor ky njoftim është bërë në seancën e datës 20.04.2011.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË,



pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; përfaqësuesin e paditësit Kastriot Hamiti, av.Artan Haxhia i cili kërkoi, prishjen e vendimit nr.1216, datë 18.05.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.4854, datë 07.06.2001, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tinraë, në mungesë të palëve të tjera ndërgjyqëse, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes.

  1. Paditësi Kastriot Hamiti, është një nga trashëgimtarët ligjorë të trashëgimlënësit Zenel Hamiti, referuar vendimit nr.7549, datë 18.09.1996, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

  2. Trashëgimlënësit ishpronar Zenel Hamiti me vendimin nr.149 në dt.20.11.1998, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pranë Këshillit të Rrethit Vlorë i është njohur e drejta e pronësisë për sipërfaqen prej 61 dy toke, me vendndodhje fshati Radhimë, Vlorë me toponime “Drumbe” dhe “Rrethi i Mullirit”, duke u vendosur kompensimi i trashëgimtarëve të ishpronarit, përfshi dhe paditësin Kastriot Hamiti, i cili trashëgon ¼ pjesë të pronës.

  3. Paditësi Kastriot Hamiti i është drejtuar përsëri Zyrës Rajonale të Kthimit Kompensimit të Pronave Qarku Vlorë, me dy kërkesa, me të cilat i ka kërkuar këtij institucioni kthimin e tokës bujqësore me sipërfaqe prej 6 dy dhe asaj me sipërfaqe 55 dy, duke qenë se e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe i ishte njohur tashmë me vendimin nr.149, dt.20.11.1998, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

  4. Zyra Rajonale e Kthimit Kompensimit të Pronave Vlorë pasi ka shqyrtuar kërkesat, me vendimin nr.281, dt.30.07.2008, ka vendosur: Të mos i njohë të drejtën e pronësisë mbi pretendimin për një sipërfaqe toke bujqësore prej 55 dy e ndodhur në fshatin Radhimë Bashkia Orikum Vlorë , subjektit të shpronësuar Zenel Hamiti. Gjithashtu me vendimin nr.282, dt.30.07.2008, ky organ ka vendosur: Të mos i njohë të drejtën e pronësisë mbi pretendimin për një sipërfaqe toke bujqësore prej 6 dy e ndodhur në fshatin Radhimë Bashkia Orikum Vlorë, subjektit të shpronësuar Zenel Hamiti.

  5. Në ndjekje të rekursit administrativ, paditësi i është drejtuar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të mësipërme të Zyres Rajonale te Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë. Me Vendimin nr.173 dt.28.04.2009, AKKPTiranë ka vendosur: Shfuqizimin e vendimit nr.282, për mos njohjen e së drejtës së pronësisë, për një sipërfaqe toke bujqësore prej 6 dynym e ndodhur në fshatin Radhimë, Bashkia Orikum Vlorë, subjektit të shpronësuar Zenel Hamiti. Mos kthimin e sipërfaqes prej 6 dynym e ndodhur në fshatin Radhimë, Bashkia Orikum, Vlorë subjektit të shpronësuar Zenel Hamiti.

  6. Ndërsa me vendimin nr.173/1, dt.28.04.2009, AKKP Tiranë ka vendosur: Shfuqizimin e vendimit nr.281 për mos njohjen e së drejtës së pronësisë për një sipërfaqe toke bujqësore prej 55 dy e ndodhur në fshatin Radhimë, Bashkia Orikum Vlorë, subjektit të shpronësuar Zenel Hamiti. Mos kthimin e sipërfaqes prej 55 dynym e ndodhur në fshatin Radhimë, Bashkia Orikum Vlore subjektit të shpronësuar Zenel Hamiti.

  7. Pas ezaurimit të rekursit administrativ, paditësi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me padinë objekt gjykimi për të rivendosur gjyqësisht të drejtën e pretenduar të shkelur me vendimet e mësipërme të AKKP Tirane, duke kërkuar shfuqizimin e tyre me arsyetimin se pala e paditur pavarësisht se i ka njohur të drejtën e pronësisë nëpërmjet vendimeve nr.173 dhe 173/1 dt.28.04.2009, në mënyrë të kundërligjshme dhe në tejkalim të kompetencave ligjore, në pikën 2 të këtyre dy vendimeve ka vendosur moskthimin në fakt të këtyre dy sipërfaqeve.

  8. Paditësi gjithashtu ka pretenduar se sipërfaqet mbi të cilat nga KKKP pranë Këshillit të Rrethit Vlorë është vendosur kompensimi, janë sipërfaqe të lira dhe në bazë të Urdhrit nr.472, dt.26.12.2007, të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, këto sipërfaqe kanë kaluar në administrim të Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

  9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4854, datë 07.06.2011, ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Anullimi i pikës 2 të pjesës vendimarrëse të Vendimit nr.173, dt.28.04.2009 dhe pikës 2 të Vendimit nr.173/1, dt.28.04.2009, të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Kthim i sipërfaqes së njohur sipas vendimit nr.149, datë 20.11.1998, të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave, pranë Këshillit të Rrethit Vlorë, për sipërfaqen 61mije m2 të ndodhura në fshatin Radhimë, me toponimin popullor, “Dumbre” si dhe “Rrethi Mullirit”, Vlorë.



  1. Gjykata ka arsyetuar: “...omissis... Të dy vendimet e AKKP Tiranë nr.173 dhe 173/1 dt.28.04.2009, në pjesën që nuk kanë kompensuar paditësin, janë në kundërshtim me Nenin 6 të Ligjit nr.9235, dt.29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, në të cilin përcaktohet se: “Subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim të tokës bujqësore, e cila kthehet ose kompensohet deri në 100 ha, në rast se subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij) nuk kanë përfituar nga zbatimi i ligjit nr.7501, datë 19.7.1991 "Për tokën".

Për sa më lartë Gjykata arrin në konkluzionin se ky nen detyron Agjencinë e Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave, se në rast se i njeh të drejtën e pronësisë një subjekti të shpronësuar, ka detyrimin që ti kthejë këtij titullar të së drejtës së pronësisë pronën e paluajtshme, duke përfshirë këtu edhe tokat bujqësore .

Ne rastin e kthimit të tokës bujqësore duhet të plotësohen dy kushte: 1. Sipërfaqja që do kompensohet s’duhet t’i kalojë 100 ha; 2.Subjekti i shpronësuar s’duhet të ketë përfituar nga zbatimi i ligjit 7501, datë 19.07.1991. Gjatë gjykimit paditësi i provoi Gjykatës se i është njohur e drejta e pronësisë nëpërmjet Vendimit nr.149, dt.20.11.1998, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe i është rikonfirmuar e drejta e pronësisë mbi sipërfaqen e pretenduar nga paditësi me Vendimet nr.173-173/1, dt.28.04.2009, të AKKP-se Tiranë mbi sipërfaqet e pretenduara në gjykim. Gjithashtu gjatë gjykimit rezultoi e provuar nëpërmjet aktit të ekspertimit, se parcelat me sipërfaqe 6 dy dhe 55 dy, janë të njëjtat parcela mbi të cilat paditësit i është njohur e drejta e pronësisë, kjo në kundërshtim me sa pretendoi pala e paditur, e cila nuk i paraqiti asnjë provë Gjykatës, në mënyrë që në kuptim të nenit 12 të K.Pr.Civile t’i provonte kësaj gjykate faktin e pretenduar.

Këto dy sipërfaqe siç u provua nëpërmjet Urdhrit nr.472, dt.26.12.2007, të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, janë sipërfaqe të lira dhe si të tilla disponohen pikërisht, nëpërmjet urdhërit të mësipërm të Ministrit, nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Gjykata vlerëson se A.K.K.P. në kushtet kur i ka njohur të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqet e tokës bujqësore prej 6 dy dhe 55 dy paditesit, bazuar në nenin 6 të Ligjit nr.9235, dt.29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, ka pasur detyrimin ligjor që ti kthente sipërfaqet e mësipërme, pasi nuk ka asnjë pengese ligjore që paditësi të gëzojë të plotë tagrin e pronësisë mbi këto dy sipërfaqe, aq më tepër që këto sipërfaqe janë të lira dhe mbi të cilat nuk ekziston të paktën deri në këtë moment ndonjë pretendim pronësie nga persona të tjerë.

Gjykata e arrin këtë përfundim edhe nga vetë qëllimi i objektit të ligjit nr.9235, dt.29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës” dhe konkretisht Nenit 1 të këtij ligji, ku në pikën b të tij, përcaktohet se qëllimi i ligjit është pikërisht kthimi i pronës ish pronarit dhe vetëm atëhere kur nuk është e mundur mund të bëhet kompensimi i saj.(...).”

  1. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1216, datë 18.05.2012, ka vendosur:

Prishjen e vendimit civil nr.4854, datë 07.06.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

  1. Gjykata e apelit ka arsyetuar: “...omissis... Nga ana e këtij Kolegji çmohet, se gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor për zgjidhjen e konfliktit gjykata e shkallës së parë ka shkelur rëndë ligjin procedurial, nuk ka zhvilluar një hetim të plotë të çështjes konflikt gjyqësor si dhe nuk ka respektuar ligjin në përcaktimin e saktë të dispozitivit në mënyrë që të jetë i ekzekutueshëm vendimi i dhenë, ndaj vendimi duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim....omissis...Siç dhe ka arsyetuar gjykata e shkalles së parë, paditësi Kastriot Hamiti i është drejtuar me padi gjykatës ku ka kërkuar: Anullimi i pikës 2 të pjesës vendimarrëse të Vendimit nr.173, dt.28.04.2009 dhe pikës 2 të Vendimit nr.173/1, dt.28.04.2009, të Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë. Në seancën gjyqësore të datës 20.04.2011, paditësi me kërkesë me shkrim i kërkoi gjykatës ndryshim të objektit të padisë nga: Anullimi i pikës 2 të pjesës vendimarrëse të Vendimit nr.173, dt.28.04.2009 dhe pikës 2 të Vendimit nr.173/1, dt.28.04.2009, të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë, në Anullimi i pikës 2 të pjesës vendimarrëse të Vendimit nr.173, dt.28.04.2009 dhe pikës 2 të Vendimit nr.173/1, dt.28.04.2009, të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tiranë. Kthim i sipërfaqes së njohur sipas vendimit nr.149, datë 20.11.1998, të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave, pranë Këshillit të Rrethit Vlorë, për sipërfaqen 61 mije m2 të ndodhura në fshatin Radhimë me toponimin “Dumbre” si dhe “Rrethi Mullirit”,Vlorë.

Kërkesa për shtimin e objektit të padisë nuk i është njoftuar avokaturës konform ligjit procedurial, mbi të gjitha kur ka të materializuar në fashikull në kopjen e kërkesës datën e nënshkrimit të saj.

Gjykata e shkallës së parë nuk ka zhvilluar një hetim të plotë të çështjes konflikt gjyqësor për të bere të mundur zbatimin e ligjit ashtu siç ka qene vullneti i ligjvënësit.

Ne kuptim të nenit 17/3 të ligjit nr.9235, datë 29.04.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” nuk ka verifikuar nëse paditësi është bazuar vetëm në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për vërtetimin e faktit të pronësisë apo ka patur dhe ndonjë fillim provë me shkresë për të provuar origjinën e pronës së trashëgimlënësit para reformës agrare.

Gjithashtu nuk është hetuar për rrethin e kufitarëve të përcaktuar në vendimin e Komisionit, në mënyre që të bëhet e mundur hedhja dritë mbi pronën konflikt gjyqësor, nëse ata kufitarë në numrin kadastral dhe anët e horizontit kë kanë kufitar dhe ç’regjim juridik ka prona e shënuar si kufi e tyre.

Ç’lidhje ka urdhëri i Ministrit të Bujqësisë me tokën bujqësore të kaluar në dispozicion të Komisionit dhe ç’raport ka ky urdhër administrativ me ligjin si dhe me regjimin juridik të tokës para nxjerrjes së urdhrit.

Së fundi, të përcaktohet në dispozitiv të gjithë kufitarët në qoftë se arrihet në konkluzionin e pranimit të padisë për të gjithë numrat kadastral në mënyrë që të behet i ekzekutueshëm vendimi i gjykatës, gjithmone pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes konflikt gjyqësor si dhe në respektim të ligjit procedural për një proces të rregullt ligjor.(...).

  1. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs paditësi Kastriot Hamiti me të cilët kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë me shkaqet e lartpërmendura.




  1. Ligji i zbatueshëm.




  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

14.1 Neni 6 i K.Pr.Civile: “Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”

14.2 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

14.3 Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

14.4 Neni 20 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të ndjekë dhe të kërkojë të zbatohet parimi i kontradiktoritetit.



Ajo e mbështet vendimin e saj vetëm në mjetet, shpjegimet, dokumentet e provat e tjera të treguara ose të sjella nga palët, kur këto të fundit kanë qenë në gjendje të debatojnë sipas parimit të kontradiktoritetit.”

14.5 Neni 185 i K.Pr.Civile: “Paditësi gjate hetimit gjyqësor ka te drejte te ndryshoje shkakun ligjor të padisë. Ai pa e ndryshuar shkakun ligjor te saj, mund te shtoje, te pakësojë ose te ndryshoje objektin e padisë.



Kur ndryshimet e mësipërme bëhen në mungesën e të paditurit ose të personave të tretë të thirrur në gjykim, duhet t'u komunikohen atyre me shkrim…”

14.6 Neni 467 i K.Pr.Civile: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:



b) përbërja e trupit gjykues nuk ka qenë e rregullt apo vendimi nuk është nënshkruar nga anëtarët e tij, ose është cenuar parimi i paanësisë.

e) kur mungon ose janë të pavlefshme padia, procesverbali gjyqësor, ankimi dhe çdo dokument tjetër që ka ndikuar në dhënien e vendimit.


  1. Ligji nr.9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, i ndryshuar në të cilin është parashikuar:

15.1 Neni 2: “Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë, në përputhje me këtë ligj, të drejtën e pronësisë, në rast se i është hequr sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose të marrë me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944, si dhe kthimin ose kompensimin e pronës..”

15.2 Neni 17/3: “Në zbatim të këtij ligji, Agjencia e Kthmit dhe Kompensimit të Pronave nuk do të trajtojë me vendim asnjë kërkesë që mbështet pretendimin e vet vetëm në një vendim gjyqësor të vërtetimit të faktit juridik të pronës mbi pasurinë e paluajtshme, në kuptim të nenit 388 të Kodit të Procedurës Civile. Të gjitha aplikimet e mbështetura mbi vërtetimin e faktit juridik do t’u kthehen subjekteve brenda 30 ditëve nga depozitimi i tyre.”




  1. V.K.M nr.747, datë 09.11.2006, “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës”




  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:




  1. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht paditësi Kastriot Hamiti legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis. Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga paditësi Kastriot Hamiti përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.1216, datë 18.05.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë me të cilin është vendosur, prishja e vendimit civil nr.4854 datë 07.06.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimi i çështjes për rigjykim në po atë gjykate me tjetër trup gjykues.

  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në përfundimin se vendimi nr.1216, datë 18.05.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit procedural lidhur me shkaqet e kthimit të çështjes për rigjykim dhe për këtë shkak ky vendim duhet të prishet, dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim në të njëjtën shkallë të gjykimit. (apel)

  2. Për rastin në gjykim evidentohet se, gjykata e apelit e cila ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e të paditurës Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë ka arritur në përfundimin se vendimi i gjykatës së shkallës së parë është marrë:

së pari, në shkelje të rëndë të ligjit procedural, pasi kërkesa për shtimin e objektit të padisë në seancën e datës 20.04.2011, nuk i është njoftuar Avokaturës së Shtetit dhe mbi të gjitha kur nuk ka të materializuar në fashikull në kopjen e kërkesës datën e nënshkrimit të saj;

së dyti, gjykata e shkallës së parë nuk ka zhvilluar një hetim të plotë çështjes në konflikt gjyqësor për të bërë të mundur zbatimin e drejtë të ligjit pasi nuk ka verifikuar nëse paditësi është bazuar vetëm në vërtetimin e faktit të pronësisë apo ka pasur dhe ndonjë fillim prove me shkresë për të provuar origjinën e pronës së trashëgimlënësit para reformës agrare si dhe nuk është hetuar për rrethin e kufitarëve etj.

  1. Ky Kolegj vlerëson se një ndër kërkesat themelore që duhet të plotësojë vendimi gjyqësor janë ligjshmëria dhe argumentimi i tij; elemente ligjore këto që i mungojnë vendimit të gjykatës së apelit rezultat i zbatimit të gabuar të ligjit procedural.

  2. Gjykata e apelit ndonëse ka administruar të njëjtat prova të marra dhe shqyrtuara në gjykim në shkallë të parë ka arritur në konkluzionin e gabuar se kërkesa për shtimin e objektit të padisë në seancën e datës 20.04.2011, nuk i është njoftuar Avokaturës së Shtetit.

  3. Referuar akteve të administruara në gjykim në shkallë të parë në kundërshtim me sa argumenton gjykata e apelit rezulton se në seancën e datës 20.04.2011, paditësi bazuar në nenin 185 të Kodit të Procedurës Civile ka kërkuar shtimin e objektit të padisë për kthimin në natyrë si prona të lira të sipërfaqeve 6 dhe 55 dynym për të cilat nga AKKP Tiranë ishte vendosur moskthimi i tyre.

  4. Kolegji konstaton se seanca e datë 20.04.2011, është zhvilluar në mungesë të Avokaturës së Shtetit dhe gjykata e shkallës së parë, pasi ka pranuar kërkesën e paditësit për shtimin e objektit të padisë ka vendosur bazuar në nenin 185 të Kodit të Procedurës Civile shtyrjen e seancës gjyqësore për me datë 27.05.2011 pasi sipas urdhërimeve të këtij neni kur ndryshimet e mësipërme bëhen në mungesën e të paditurit ose të personave të tretë të thirrur në gjykim, duhet t'u komunikohen atyre me shkrim.

  5. Sipas fletë thirrjes dërguar Avokaturës së Shtetit për seancën e datës 27.05.2011 të administruar si provë në gjykim në shkallën e parë rezulton se ajo Gjykatë, i ka bashkëngjitur dhe një kopje të shtesës së objektit të padisë, duke zbatuar sipas këtij Kolegji, detyrimin procedural për njoftimin e palës në mungesë për shtesën e objektit të padisë. Në seancën e datës 27.05.2011 Avokatura e Shtetit lidhur me kërkesën për shtimin e objekti të padisë ka mbajtur qëndrimin se këtë kërkesë e lë në vlerësim të gjykatës.

  6. Për sa sipër Kolegji Civil çmon se përfundimi i gjykatës së apelit për shkelje të ligjit procedural (nenit 185 të K.Pr.Civile) është i pabazuar ligjërisht si rezultat i vlerësimit të gabuar të akteve procedurale sa sipër.

  7. Gjithashtu Kolegji Civil çmon se është i gabuar përfundimi i arritur nga gjykata e apelit se, në kushtet kur vendimi i gjykatës së shkallës së parë është rezultat i një hetimi jo të plotë gjyqësor, duhet të vendosej prishja e atij vendimi, duke ia kthyer çështjen për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

  8. Hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes, në përputhje me ligjin i parashikuar nga neni 14 i K.Pr.Civile, është parim themeltar i gjykimit civil dhe përbën një detyrim për gjykatat në të gjitha shkallët e gjykimit. Gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit janë gjykata të faktit dhe të ligjit, në ndryshim nga Gjykata e Lartë, e cila është gjykatë ligji.

  9. Duke qenë të tilla, në gjykimin në shkallë të parë dhe në apel Kolegji vlerëson se, gjykata e apelit nuk ka asnjë pengesë, madje është detyrim që gjykata të lejojë palët të paraqesin kërkimet e prapësimet, provat ku i mbështetin ato dhe të arrijnë në përfundimet përkatëse për zgjidhjen e çështjes duke çmuar e vlerësuar provat sipas ligjit që është i zbatueshëm për gjykatën. Në ndryshim nga dy gjykatat më të ulëta, Gjykata e Lartë ka për objekt vetëm zbatimin e ligjit material e proçedurial nga ana e tyre, por pa patur të drejtën të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave, apo vlerësimit e çmimit të atyre që janë vënë në bisedim nga gjykatat më të ulëta.

  10. Kolegji vlerëson se në rastin e mangësive dhe paplotësisë së hetimit gjyqësor, gjë që në thelb përbën një shkelje proçeduriale, ligjvënësi nuk e ka parashikuar si një nga shkaqet që, sipas nenit 467 të K.Pr.Civile, i jep të drejtën gjykatës së apelit të kthejë çështjen për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë. Gjykata e apelit, njësoj si ajo e shkallës së parë, është gjykatë fakti e ligji, prandaj mund të përsërisë, pra edhe të “plotësojë” vetë hetimin gjyqësor të mangët të gjykatës së shkallës së parë, pa qenë e kufizuar në hetim në drejtim të zbatimit të ligjit dhe të vlerësimit e çmuarjes së provave, me përjashtim të rrethanës sipas shkronjës “ë” të nenit 467 të K.Pr.Civile, dhe që nuk evidentohet si rast në këtë çështje.

  11. Në këto rrethana Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se çështja duhet të kthehet për rigjykim në gjykatën e apelit, e cila ka të gjithë hapësirën procedurale për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil. Ajo ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14), duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen dhe ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

  12. Përfundimisht, sa më lart argumentuar, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon se, vendimi nr.1216, datë 18.05.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet prishur dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim Gjykatës së Apelit Vlorë si gjykatë kompetente (e vendit në të cilin ndodhet prona) bazuar në vendimin njësues nr.3/2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile.
V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1216, datë 18.05.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Vlorë si gjykatë kompetente.



Tiranë, më 11.11.2015



Nr. 11111-00167-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3847 i Vendimit (476)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish