Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet109/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:
Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar
me datë 24.11.2015 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen administrative, që iu përket palëve ndërgjyqëse:
PADITËS: SHOQËRIA “BUSHTRICA ENERGY” SH.P.K, përfaqësuar në gjyq nga Av. Avni Shehu.

I PADITUR: MINISTRIA E EKONOMISË DHE INDUSTRISË (Ish-METE), përfaqësuar në gjyq nga Av. Shtetit Abaz Deda.

KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK, përfaqësuar në gjyq nga Av. Shtetit Abaz Deda.

AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK, përfaqësuar në gjyq nga Av. Shtetit Abaz Deda.

NDËRHYRËS DYTËSOR: BASHKIMI I PËRKOHSHËM I SHOQËRIVE “CARAGLIO” S.R.L DHE “HERTIS” SH.P.K (në mungesë).

Me pjesëmarrjen e Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, përfaqësuar në gjyq nga Av. Shtetit Abaz Deda.


OBJEKTI:

Konstatimin dhe shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit përkatës

dhe njoftimit për shpalljen e fituesit të METE-s të shpallur

në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik të datës 08.08.2011.

Konstatimin dhe shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit

të Komisionit të Prokurimit Publik nr.551/1, datë 28.07.2011.

Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë të miratuar

me vendimin nr.382 akti, datë 15.08.2011 ku është vendosur

pezullimi i procedurës së negocimit dhe lidhjes së kontratës së koncesionit

mes Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës

dhe Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive Caraglio SRL & “Hertis” Shpk.

Baza Ligjore: Nenet 115/a, 116/c, 117 e vijues të K.Pr.Administrative,

neni 64 e vijues i ligjit nr.9643, datë 20.11.2006

“Për prokurimin publik”, i ndryshuar,

neni 25 e vijues i ligjit nr.9663, datë 18.11.2006

“Për koncesionet”, i ndryshuar

dhe nenet 202/a, 204, 205 e 206/b të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10057, datë 09.12.2011 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë së palës paditëse Shoqëria “Bushtrica Energy 2009” Shpk.

Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të njoftimit për shpallje të fituesit nga METE i shpallur në Buletinin e APP, datë 08.08.2011.

Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.551/1, datë 28.07.2011 dhe nr.551/3, datë 10.08.2011 të Komisionit të Prokurimit Publik.

Lënien në zbatim të masës së pezullimit të procedurës së negocimit dhe lidhjes së kontratës së koncesionit midis METE dhe Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive “Caraglio” S.r.l dhe “Hertis” Shpk për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit “Bushtricë” Rrethi Librazhd, i marrë me vendimin nr.382 akti, datë 15.08.2011 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.3016, datë 21.12.2012 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.10057, datë 09.12.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Ndaj vendimit të sipërcituar rezulton të kenë paraqitur rekurs Avokatura e Shtetit dhe ndërhyrësi dytësor Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Caraglio” S.r.l dhe “Hertis” Shpk, të cilët kërkojnë:

Ndryshimin e vendimit nr.3016, datë 21.12.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.10057, datë 09.12.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë.


Shkaqet që paraqet në rekurs Avokatura e Shtetit, janë:

  • Paditësi pretendon se ka kryer një volum pune të tillë në shifrat prej 600.000 Euro, pretendim i cili nuk qëndron për faktin se pala paditëse nuk ka paraqitur bilanc tek organet tatimore ku të jenë të përfshira këto zëra punimesh, për më tepër nga Drejtoria e Tatimeve, Dega Elbasan është lëshuar një shkresë me nr.8686/1 prot, datë 22.11.2011 ku tregohet qartë së pala paditëse gjatë vitit 2009-2010, si dhe gjatë pesë mujorit të këtij viti nuk ka deklaruar shitje e blerje.

  • Paditësi është njoftuar për pezullimin e punimeve me shkresën nr.10929/1 prot, datë 01.09.2009, e cila ka dalë në Buletinin e APP-së të datës 08.09.2009 dhe nuk kishte përse të vazhdonte punimet. Edhe nëse i ka vazhduar, pasi nuk rezulton një fakt i tillë ai ka qenë në keqbesim. Gjithashtu me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur dhe një masë sigurie për pezullimin e punimeve nga paditësi, masë e lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.


  • Nga pala paditëse në seancë gjyqësore na u paraqit një shkresë me nr.4604 prot, datë 25.10.2011 i AKBN-së ku kjo e fundit i ka kërkuar paditësit një sërë dokumentesh. Kjo shkresë është një shkresë tip e dërguar nga AKBN-ja për të gjitha subjektet, të cilat kanë marrë leje koncesionare me qëllim evidentimin e punimeve të kryera deri në këto momente.

  • Në përgjigje të kësaj shkrese po AKBN-ja ka dërguar një shkresë tjetër me nr.4604/1 prot, datë 23.11.2011 ku informon se nuk ka qenë në dijeni të zhvillimit të seancave gjyqësore dhe pas marrjes dijeni njofton se nuk do të ketë asnjë komunikim tjetër me palën deri në përfundim të procesit gjyqësor.

  • Baza ligjore e përdorur nga paditësi e konkretisht neni 166/c i K.Pr.Administrative nuk qëndron, pasi ky paragraf bën fjalë për aktin që është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji gjë e cila në fakt nuk ka ndodhur, pasi akti është nxjerrë në formën dhe procedurën ligjore të kërkuar nga ligji.

  • Sipas bazës ligjore në të cilin paditësi mbështet kërkimet e tij në padinë e ngritur, kërkohet që akti administrativ të jetë një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, kur organi që e ka nxjerrë atë është në mos respektim të formës dhe procedurës së kërkuar nga ligji. Një pretendim i tillë i ngritur nga paditësi vetëm sa është cituar në bazën ligjore të padisë, ndërsa në shtjellimin e saj dhe në pretendimet e ngritura nga paditësi përpara kësaj gjykate, nuk është argumentuar se ku qëndron mos respektimi i formës apo i procedurës në nxjerrjen e këtij akti dhe se cilat janë parashikimet ligjore të shkelura nga të paditurit, parashikime këto që përcaktojnë formën dhe procedurën për nxjerrjen e aktit administrativ.

  • Pretendimi i paditësit se ndodhemi përpara akteve absolutisht të pavlefshme, (kërkesë e cila u pranua nga ana e gjykatës) për njoftimin e METE-s dhe vendimin e KPP-së, objekt i këtij gjykimi, është tërësisht i pambështetur në ligj dhe në provat që ndodhen në dosjen gjyqësore. Të dy organet e administratës shtetërore, si METE ashtu edhe KPP, në nxjerrjen e akteve administrative kanë respektuar si formën ashtu edhe procedurën e kërkuar nga ligji, dhe konkretisht të ligjit nr.9663, datë 18.11.2006 “Për koncesionet”, i ndryshuar dhe ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.

  • Sipas nenit 25 të ligjit nr.9663, datë 18.11.2006 “Për koncesionet” organi i administratës shtetërore si Agjencia e Prokurimit Publik kur kishte kompetencën e shqyrtimi të ankimeve për procedurat konkurruese për dhënien me koncesion për ndërtimin e H/C-ve, ashtu edhe Komisioni i Prokurimit Publik, si organ që ka zëvendësuar APP-në me ligjin nr.10309, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimet publike” kanë vepruar në përputhje të plotë me procedurën e përcaktuar nga ligji.

  • Paditësi në të gjithë pretendimet e tij nuk ka shprehur as edhe një nen të shkelur të ligjeve mbi të cilat veprojnë organet administrative të thirrura prej tij në cilësinë e të paditurit në këtë gjykim, por ka cituar vetëm nenin 64/4 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimet publike”, i ndryshuar. Nga ana e paditësit është cituar vetëm një pjesë e nenit 64 të ligjit “Për prokurimet publike” dhe kjo jo e parë në kompleksitetin edhe të dispozitave të tjera të po këtij ligji.


Shkaqet që paraqet në rekurs ndërhyrësi dytësor Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Caraglio” S.r.l dhe “Hertis” Shpk, janë:

  • Vendimet janë marrë në zbatim të gabuar dhe në kundërshtim me ligjin procedurial dhe atë material.



  • Gjykatat në gjykimin e çështjes kanë shkelur parimin e parashikuar nga neni 6 i K.Pr.Civile. Sipas këtij neni është parashikuar se gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet për gjithçka që gjykohet dhe vetëm për atë që kërkohet. Përsa më sipër, gjykatat duhet të shpreheshin për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të akteve administrative të pretenduara nga pala paditëse në padinë e tij. Ndërkohë që ato kanë shpallur të pavlefshëm vendimin nr.551/3, datë 28.07.2011 të KPP, ky një akt i pakërkuar nga paditësi në padinë e tij.

  • Gjykata e shkallës së parë ka vepruar në kundërshtim me nenin 16 të K.Pr.Civile në zbatim të këtij parashikimi gjykatat e faktit kanë qenë të detyruara të mbështesin vendimet e tyre mbi vlerësimin e dispozitave ligjore të bëra nga paditësi në padinë e tij, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

  • Gjykatat nuk e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen mbi bazën e këtij neni, por ka mbështetur argumentimet e saj në kuptim të nenit 116/b të K.Pr.Administrative dhe jo të nenit 116/c të kërkuar nga pala paditëse.

  • Në respekt të ruajtjes se paanësisë në gjykim, gjykatat kanë konkluduar në një cilësim juridik të fakteve të çështjes të ndryshëm nga cilësimi që i ka bërë atyre pala paditëse. Gjykata nuk ka të drejtë të luaj rol aktiv në gjykim.

  • Gjykatat në gjykimin e çështjes kanë zbatuar gabim ligjin material, nenin 116/c të K.Pr.Administrative, duke kërkuar konstatimin absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ, kur organi që ka e ka nxjerrë atë është në respektim të formës dhe procedurës se kërkuar nga ligji.

  • Pretendimi se ndodhemi përpara akteve administrative absolutisht të pavlefshme për njoftimin e METE-s dhe vendimi i KKP, objekt gjykimi është tërësisht i pa mbështetur në ligj dhe në provat që ndodhën në dosjen gjyqësore.

  • Të dyja organet e administratës shtetërore në nxjerrjen e akteve objekt gjykimi kanë respektuar si formën dhe procedurën dhe konkretisht ligjin nr.9663, datë 18.11.2006 “Për Koncesionet” i ndryshuar, si dhe ligjin e ndryshuar nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin Publik”.

  • Sipas këtyre dispozitave ligjore, organi i administratës shtetërore APP kur kishte kompetencën e shqyrtimit të ankimimit për procedurat konkuruese për dhënien me koncesion, për ndërtimin e Hec-ve ashtu dhe KPP si organ, i cili ka zëvendësuar APP me ligjin nr.10309, datë 22.07.2010, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimet publike”, kanë vepruar në përputhje të plotë me procedurën e përcaktuar nga ligji, neni 25 i ligjit nr.9663, datë 18.11.2006 “Për Koncesionet”.

  • Me marrjen e kërkesës ankimore të datës 28.08.2009, të bërë nga ndërhyrësi dytësor Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Hertis” Shpk & “Caraglio” SRL kundër procedurës së ndjekur për dhënien me koncesion të HEC-ve nga ana e organit administrativ APP kanë filluar procedurat e shqyrtimit të ankimimit, parashikuar nga neni 24 i ligjit “Për koncesionet” dhe neni 63 e vijues i ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “ Për prokurimet publike”.

  • Me shkresën nr.10929/1 prot, datë 01.09.2009, APP ka njoftuar Ministrinë e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, se procedura për dhënien me koncesion të Hidrocentralit “Ura e Prenit” sipas formës BOT është pezulluar, akt i dalë në bazë të nenit 25 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “ Për koncesionet” i ndryshuar, si dhe në bazë të nenit 65/2 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 dhe në bazë të nenit 65/2 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimet”.



  • Arsyetimi i gjykatave është i pambështetur në provat e administruara në dosjen gjyqësore dhe pikërisht në kundërshtim me shkresën nr.10929/1 prot, datë 01.09.2009 të APP drejtuar METE, shkresë e përsëritur dhe me kompetenca të ndryshme.

  • Përsa më sipër, të gjitha veprimet e kryera nga organet shtetërore në nxjerrjen e aktit administrativ janë në mbështetje të ligjit dhe janë në përputhje me procedurën ligjore dhe nuk kanë kryer asnjë shkelje të saj, për të sjellë pavlefshmërinë e këtij akti.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Medi Bici, përfaqësuesin e Avokaturës së Shtetit Abaz Deda, i cili kërkoi prishjen e vendimeve dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit dhe përfaqësuesin e palës paditëse Av. Avni Shehu, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, në përfundim;
V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë me datë 18.04.2013 është regjistruar çështja administrative nr.31001-01238-00-2013 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditëse Shoqëria “Bushtrica Energy” Shpk, të paditur METE, KPP, APP dhe ndërhyrës dytësor Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Caraglio“ S.r.l dhe “Hertis“ Shpk me objekt: Konstatimin dhe shpalljen absolutisht të pavlefshëm të vendimit përkatës dhe njoftimit për shpallje fituesi të METE-s të shpallur në buletinin e APP të datës 08.08.2011. Konstatimin dhe shpalljen absolutisht të pavlefshme të vendimit të KPP nr.551/1, datë 28.07.2011, etj......

2. Vendimi nr.3016, datë 21.12.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë i zbatimit të drejtë të ligjit procedurial dhe material, prandaj si të tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë.
I. Rrethanat e çështjes:
3. Pala paditëse Shoqëria “Bushtrica Energy 2009” Shpk është një shoqëri koncesionare e regjistruar në QKR dhe e themeluar nga bashkimi i përkohshëm i katër shoqërive konform ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për Koncesionet”. Ky bashkim shoqërish po ndërton aktualisht 4 hidrocentrale në lumin Bushtricë në vendin e quajtur “Ura e Prenit” në Rrethin e Librazhdit.

4. Me shkresën nr.1147/37 prot, datë 24.08.2009 të palës së paditur METE është njoftuar pala paditëse se ka dalë fituese në procedurën konkurruese me nr.Reference 008.01.75 për dhënien me koncesion të hidrocentraleve që do të ndërtohen mbi lumin Bushtricë në vendin e quajtur “Ura e Prenit”.

5. Me shkresën nr.6723/1 prot, datë 01.09.2009 të palës së paditur METE-s pala paditëse është njoftuar për “Miratimin e transferimit të të drejtave dhe detyrimeve” nga Shoqëria Kaspetrol Sh.a tek Shoqëritë “ASK Oil” Sh.a, LNK Shpk. Bashkimi i përkohshëm i këtyre tre kompanive së bashku me kompaninë “Enriku” Shpk ishin fituesit e këtij koncesioni dhe ftoheshin për të lidhur kontratën e koncesionit.

6. Me datë 03.09.2009 është lidhur kontrata e koncesionit ndërmjet palës së paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish-METE) dhe palës paditëse Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Bushtrica Energy” Shpk.

7. Me shpalljen fitues të koncesionit nuk ka qenë dakort ndërhyrësi dytësor Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive Hertis Shpk & Caraglio Srl, i cili ka ushtruar të drejtën e ankimit, pranë Agjencisë së Prokurimit Publik.
8. Bazuar në ankimin e ndërhyrësit dytësor me shkresën nr.10929/1 prot, datë 01.09.2009 pala e paditur Agjencia e Prokurimit Publik, duke konsideruar se shoqëria fituese nuk përmbushte së pari, kriterin e kapacitetit teknik e profesional (studimin e fizibilitetit të HEC-ve), së dyti nuk ka përmbushur kërkesat e kualifikimit (pasi shoqëria fituese ka patur detyrime të pashlyera), së treti shoqëria fituese nuk është në formën e kërkuar nga ligji dhe së katërti shoqëria nuk është regjistruar pranë QKR-së, në përfundim të këtij hetimi administrativ është vendosur: Pezullimi i procedurës për dhënie me koncesion të H/C-ve “Ura e Prenit” të zhvilluar nga Autoriteti Kontraktues Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Ky vendim është publikuar në Buletinin e APP-së me datë 14.09.2009.

9. Ndërkohë me datë 03.09.2009 është lidhur midis palës së paditur Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës (METE) si Autoritet Kontraktues dhe palës paditëse Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive “LNK, Erniku” Shpk, “ASK Oil” Shpk e “Loshi” Shpk, si koncesionare, kontrata e koncesionit nr.2829 rep. dhe nr.373 kol., përpara noteres Fatime Meta. Kjo kontratë, parashikon objektin e kontratës, specifikimet e saj, të drejtat dhe detyrimet e palëve si dhe rastet e zgjidhjes së kontratës. Si aneks i saj është edhe preventivi i punimeve që do të kryheshin.

10. Në nenin 12 të kontratës janë parashikuar në mënyrë të detajuar rastet e zgjidhjes së saj, si me konsensus ashtu edhe pa konsensus nga secila palë.

11. Në nenin 23 të kontratës janë parashikuar rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Në këtë nen kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është caktuar që të jetë një Gjykatë e Arbitrazhit, e cila do të ngrihet dhe të funksionojë në përputhje me K.Pr.Civile dhe nëse kjo nuk do të bëhej e mundur, kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është përcaktuar Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

12. Në nenin 22 është përcaktuar se kontrata hyn në fuqi, pasi të nënshkruhet nga palët, në përputhje me ligjin “Për Koncesionet”. Pra kontrata në kuptim të të gjithë ligjeve në fuqi ka hyrë në fuqi me 03.09.2009.

13. Në Buletinin e datës 07.08.2009 të Agjencia e Prokurimit Publik në faqen 304- 305 Njoftim fituesi nga METE është njoftuar Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Erniku” Shpk, etj se është pranuar oferta konkuruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve që propozohen të ndërtohen në rrjedhjen e lumit Bushtricë, Rrethi Librazhd.

14. Në Buletinin e datës 14 shtator 2009 të Agjencisë së Prokurimit Publik, faqe 17 është bërë ky lajmërim: Njoftimi i fituesit i shpallur në Buletinin nr.36, datë 07.09.2009 faqe 304 për procedurën konkuruese për dhënien me koncesion të hidrocentraleve që propozohen të ndërtohen në rrjedhjen e Lumit Bushtricë, Rrethi Librazhd, vazhdon të jetë i pezulluar.

15. Me vendimin nr.50, datë 24.11.2009 të Këshillit të Komunës Qukës, Librazhd është vendosur miratimi i dhënies së lejes për ndërtim hidrocentralesh nga Shoqëria “Bushtrica 2009” Shpk Tiranë, fituese e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve në kaskadën e lumit Bushtricë. Ky akt është miratuar nga Prefekti i Qarkut Elbasan.

16. Gjithashtu nga pala paditëse u paraqit si provë shkresa nr.3412/7 akti, datë 22.11.2010 e protokolluar nga Instituti i Ndërtimit me nr.123, datë 21.03.2011 sipas së cilës i dërgohet për oponencë nga METE, Institutit të Ndërtimit projekti i zbatimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Lumit Bushtricë (për 8 HEC-e). Në këtë shkresë theksohet se kontrata e koncesionit e formës “BOT” ndërmjet METE dhe Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive “Erniku” Shpk, etj ka hyrë në fuqi me nënshkrimin për Autoritetin Kontraktues nga Ministri i Ekonomisë.

17. Nga përmbajtja e shkresës nr.123/1 prot, datë 11.11.2011 të Institutit të Ndërtimit rezulton se palës së paditur METE i është dërguar oponenca teknike për projektet e zbatimit të objektit “HEC”-et në rrjedhën e lumit Bushtricë, Rrethi Librazhd.


18. Gjithashtu në seancë gjyqësore u paraqit nga pala paditëse shkresa nr.4604 prot, datë 25.10.2011 e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nga përmbajtja e së cilës del se kjo agjenci i kërkon palës paditëse të paraqesë dokumentacionin në zbatim të detyrimeve të kontratës koncesionare të formës “BOT” për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Bushtrica.

19. Pas shqyrtimit të pretendimeve të ngritura nga ndërhyrësi dytësor është nxjerrë vendimi me nr.551/1 prot, datë 28.07.2011 i Komisionit Prokurimit Publik ku është vendosur:



1. Të pranojë ankesën e operatorit ekonomik, Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Hertis & Caraglio” përfaqësuar “Hertis” Shpk për procedurën koncesionare dhënie me koncesion të hidrocentralit “Ura e Prenit” sipas formës B.O.T të zhvilluar nga autoriteti kontraktues, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, me datë 15.09.2008.

2. Autoriteti kontraktues Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, mbështetur në konstatimet e Komisionit të Prokurimit Publik, të skualifikojë operatorin ekonomik, Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Erniku” Shpk dhe “Kas Petrol” Sh.a.

20. Në Buletinin e datë 08.08.2011 të Agjencisë së Prokurimit Publik nga METE është njoftuar Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Caraglio” SRL e “Hertis” Shpk se është pranuar oferta e saj për dhënien me koncesion të Hidrocentralit “Ura e Prenit”.



21. Me anë të vendimit nr.551/3, datë 10.08.2011 Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur si më poshtë: Të heq pezullimin dhe të lejojë Autoritetin kontraktues Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës që të vazhdojë procedurën koncesionare dhënien më koncesion të Hidrocentralit “Ura e Prenit” sipas formës B.O.T të zhvilluar më datë 15.09.2008.

22. Të ndodhur në këto kushte kur pala paditëse njoftohet për këto akte i është drejtuar gjykatës fillimisht me kërkesë për caktim mase sigurimi për pezullimin e procedurës së lidhjes së kontratës ndërmjet METE-s dhe ndërhyrësit dytësor, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata me vendimin nr.382 akti, datë 15.08.2011, duke i caktuar paditësit një afat 15 ditor për paraqitjen e kërkesëpadisë.



II. Vendimet e gjykatave dhe arsyetimi i tyre:
23. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10057, datë 09.12.2011, ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë së palës paditëse Shoqëria “Bushtrica Energy 2009” Shpk.

Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të njoftimit për shpallje të fituesit nga METE i shpallur në Buletinin e APP-së datë 08.08.2011.

Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit nr.551/1, datë 28.07.2011 dhe nr.551/3, datë 10.08.2011 të Komisionit të Prokurimit Publik.

Lënien në zbatim të masës së pezullimit të procedurës së negocimit dhe lidhjes së kontratës së koncesionit midis METE dhe Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive “Caraglio” S.r.l dhe “Hertis” Shpk për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit “Bushtricë”, Rrethi Librazhd, i marrë me vendimin nr.382 akti, datë 15.08.2011 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

24. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton se:



.... Nga aktet që u administruan në seancë gjyqësore nuk rezulton se me këtë vendim të APP është njohur pala paditëse apo METE, përpara lidhjes së kontratës. Rezultoi e provuar se shpallja e fituesit është njoftuar në Buletinin e APP me datë 07.09.2009 dhe njoftimi për pezullimin e procedurës së dhënies me koncesion të hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Bushtricë, është bërë në Buletinin e datës 14.09.2009, pra 11 ditë pas lidhjes së kontratës.

Nga provat që u administruan në seancë gjyqësore, si dhënia e lejes së ndërtimit, dhënia e oponencës për zbatimin e projektit dhe shkresat e AKBU-së rezulton se kontrata ka filluar efektet e saj si për palët e kontratës ashtu edhe për personat e tretë.

Nga përmbajta e nenit 22 të kontratës kjo e fundit i ka filluar efektet që me nënshkrimin e saj rregullisht nga dy palët kontraktore.

Pra kjo kontratë në kuptimin që i jep ligji si dhe vetë ajo është e vlefshme.

Gjykata çmon se kontrata e koncesionit në kuptim të nenit 151 të K.P.A. është një kontratë administrative.

Si ligji “Për koncesionet” ashtu edhe ai “Për prokurimet publike” parashikojnë pezullimin e procedurave të koncesionit nga APP (KPP) deri në momentin para lidhjes së kontratës së koncesionit.

Pas lidhjes së kontratës së koncesionit në bazë të këtyre ligjeve, APP (KPP) nuk ka të drejtë të ndërhyjë në kontratë, por të propozojë marrjen e masave për riparimin e shkeljeve të konstatuara.

Përsa i përket urdhërit të Ministrit për shpalljen fitues pas 2 vjetësh të ndërhyrësit dytësor për koncesionin objekt gjykimi, gjykata çmon që të nënvizoje se kontrata e koncesionit e datë 03.09.2009 nuk është zgjidhur akoma dhe si e tillë ajo është akoma në fuqi, pra nuk mund të njoftohej si fitues një person juridik tjetër, pa u skualifikuar fituesi i parë dhe pa u zgjidhur kontrata e lidhur me të.

Në kuptimin që i jep Kodi Civil, nenet 690 e 698 si dhe vetë kjo kontratë, ajo zgjidhet vetëm nga të dy palët në rastet e parashikuara në kontratë ose dhe nga arbitrazhi apo gjykata.

Pra në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë: Kodit Civil, Ligji “Për prokurimet publike” dhe atë “Mbi Koncesionet” n.q.s pala e paditur Ministria e Ekonomisë do të vlerësonte se kontrata e datës 03.09.2011 është absolutisht e pavlefshme (siç ka parashtruar KLSH në raport kontrollin e administruar si provë në seancë gjyqësore) apo se nuk janë zbatuar kushtet e kontratës nga paditësi, duhej që t’i drejtohej gjykatës për tu shprehur për pavlefshmërinë e saj apo për zgjidhjen e saj.

Në këto rrethana gjykata çmon se aktet administrative objekt gjykimi në kuptim të nenit 116/b dhe c të K.Pr.A janë absolutisht të pavlefshme si të marra në kundërshtim me procedurën e përcaktuar nga neni 25 i ligjit “Mbi Koncesionet”, nenet 64, 64/1, 64/2 64/3 të ligjit “Për prokurimet publike” dhe nenet 102, 106 e 698 të Kodit Civil dhe për rrjedhojë edhe në kapërcim të kompetencave të APP.

Me shpalljen fitues të ndërhyrësit dytësor, pala e paditur METE ka shkelur procedurën e zgjidhjes së kontratës me palën paditëse dhe ka marrë kompetencat që ligji i njeh gjykatës në zgjidhjen e kontratave apo në konstatimin e pavlefshmërisë absolute të tyre........

25. Gjykata e Apelit Tiranë, me të njëjtin arsyetim me vendimin nr.3016, datë 21.12.2012, ka vendosur:



Lënien në fuqi të vendimit nr.10057, datë 09.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
III. Ligji i Zbatueshëm:
26. Në nenin 251 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për Koncesionet”, i ndryshuar parashikohet se:

1. Çdo ofertues mund të kërkojë rishikim administrativ të procesit të përzgjedhjes, kur gjykon se një veprim i ndërmarrë nga autoriteti kontraktues është në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji apo të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore për procedurat e koncesionit.

2. Ankesa paraqitet tek Agjencia e Prokurimit Publik brenda 5 ditëve kalendarike nga data e botimit të njoftimit të kandidatëve të parakualifikuar apo e njoftimit të renditjes së ofertuesve nga autoriteti kontraktues.

31. Me marrjen e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik merr vendim për pezullimin ose jo të procedurave të koncesionit, si dhe për fillimin e procedurave të hetimit administrativ dhe brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike njofton autoritetin kontraktues.

4. Agjencia e Prokurimit Publik nuk pezullon procedurën koncesionare në rastet kur:

a) nga shqyrtimi paraprak rezulton se ankesa nuk është e argumentuar juridikisht;

b) pezullimi vjen në kundërshtim me interesin publik apo dëmton autoritetin kontraktues ose ofertuesit e tjerë.

5. Gjatë shqyrtimit të ankesës, deri përpara lidhjes së kontratës, Agjencia e Prokurimit Publik ka të drejtë:

a) të shfuqizojë pjesërisht apo plotësisht vendimet ose aktet e autoritetit kontraktues;

b) ta udhëzojë autoritetin kontraktues për korrigjimin e shkeljeve përpara vazhdimit të procedurave koncesionare.

62. Agjencia e koncesioneve, gjatë procedurave të hetimit administrativ, ka të gjitha kompetencat e parashikuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

7. Ankesa në Agjencinë e Prokurimit Publik bëhet me formularin përkatës, ku shënohen emri dhe adresa e ankuesit, referimi për procedurën konkrete, baza ligjore dhe përshkrimi i shkeljes. Elementet e mësipërme janë të domosdoshme për shqyrtimin e ankesës. Agjencia e Prokurimit Publik e shqyrton ankesën, në përputhje me këtë ligj, aktet nënligjore të dala në zbatim të tij dhe Kodin e Procedurave Administrative.

7/13. Çdo ankesë në Agjencinë e Koncesioneve, që merret në shqyrtim nga kjo e fundit, duhet të shoqërohet me pagesën paraprake prej 10% të vlerës së garancisë së ofertës. Moskryerja e pagesës paraprake përbën shkak për mosfillimin e shqyrtimit të ankesës. Kjo pagesë i kthehet subjektit kur, në fund të procesit të ankimit, ankesa e tij pranohet ose kalon në favor të Buxhetit të Shtetit, kur ankesa nuk pranohet. Forma dhe mënyra e kryerjes së kësaj pagese përcaktohen në rregullat e koncesionit.

8. Agjencia e Prokurimit Publik, brenda 30 ditëve4 kalendarike nga data e paraqitjes së ankesës, përfundon hetimin administrativ dhe njofton autoritetin kontraktues dhe ankuesin për vendimin.

95. Vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik është akti administrativ përfundimtar.
27. Në nenin 64 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar parashikohet se:

1. Me marrjen e ankesës me shkrim, Agjencia e Prokurimit Publik duhet të sigurohet që autoriteti kontraktor e ka pezulluar procedurën e prokurimit. Pas një shqyrtimi paraprak të ankesës, Agjencia e Prokurimit Publik vendos nëse do të lëshojë ose jo një urdhër të ndërmjetëm, në përputhje me pikën 2 të këtij neni dhe vë në dijeni për këtë autoritetin kontraktor.

2. Agjencia e Prokurimit Publik, në çdo kohë, pas marrjes së ankesës dhe para lidhjes së kontratës, mund ta lejojë autoritetin kontraktor, me anë të një urdhri të ndërmjetëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, të vazhdojë procedurën e prokurimit, nëse:

a) ka të dhëna se ankimuesi nuk do të ketë sukses me ankesën;

b) pezullimi dëmton tërthorazi interesin publik, autoritetin kontraktor ose ofertuesit.

3. Përpara lidhjes së kontratës, Agjencia e Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor ka shkelur ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë:

a) të nxjerrë një interpretim për rregullat ose parimet ligjore, që duhet të zbatohen për objektin e ankesës;

b) të anulojë, plotësisht ose pjesërisht, një veprim ose vendim të autoritetit kontraktor, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Kjo përfshin edhe të drejtën për të hequr të gjitha ato specifikime teknike ose llojet e tjera të specifikimeve që bien ndesh me këtë ligj;

c) të udhëzojë autoritetin kontraktor të korrigjojë shkeljet dhe më pas të vazhdojë me procedurën e prokurimit të kontratës;

ç) të urdhërojë anulimin e procedurave për shpalljen e kontratës fituese.

4. Pas lidhjes së kontratës, kur Agjencia e Prokurimit Publik gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor është në kundërshtim me ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë:

a) të nxjerrë një interpretim në lidhje me rregullat ose parimet ligjore që duhet të zbatohen për objektin e ankesës;

b) të marrë një vendim deklarativ, në bazë të të cilit pushteti gjyqësor mund të dëmshpërblejë ankuesin, që ka pësuar humbje ose dëme, si rezultat i shkeljes së këtij ligji;

c) të marrë masa ndaj personave përgjegjës, sipas parashikimeve në këtë ligj.

5. Kur Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se një punonjës i autoritetit kontraktor ka kryer një shkelje të qëllimshme që prek parimet dhe qëllimin e këtij ligji, përveç masave korrigjuese të parashikuara në pikat 1 deri në 4 të këtij neni, mund të bëjë kallëzim penal në organet përkatëse.
IV. Arsyetimi i Kolegjit Administrativ dhe zgjidhja e çështjes:
28. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekurset e paraqitura nga Avokatura e Shtetit dhe ndërhyrësi dytësor Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Caraglio” S.r.l dhe “Hertis” Shpk, nuk përmbajnë shkaqe nga ato që parashikohen në ligj, prandaj nuk ka arsye ligjore që vendimi i gjykatës së apelit të cënohet.

29. Në seancën gjyqësore të datës 13.10.2015 përfaqësuesi i Avokaturës së Shtetit Av. Abaz Deda kërkoi që të bëhet kalimi procedurial për palën e paditur nga Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës (METE) në Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (MEI) dhe Kolegji Administrativ, duke u bazuar në nenin 199/2 të K.Pr.Civile vendosi të bëjë kalimin procedurial, duke vazhduar gjykimin me palë të paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë për shkak se kësaj të fundit i kanë kaluar të drejtat dhe detyrimet e METE-s dhe meqenëse ajo përfaqësohet në gjyq nga Av. Shtetit, gjykata vazhdojë shqyrtimin e çështjes.

30. Nga citimi i nenit 25 pika 3 i ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për Koncesionet”, i ndryshuar evidentohet se: Me marrjen e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik merr vendim për pezullimin ose jo të procedurave të koncesionit, si dhe për fillimin e procedurave të hetimit administrativ dhe brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike njofton autoritetin kontraktues.

31. Në zbatim të dispozitës ligjore të sipërcituar vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik i duhet njoftuar Autoritetit Kontraktues brenda një afati prej 7 ditësh kalendarike, që në rastin objekt gjykimi nuk rezulton të jetë zbatuar pasi njoftimi i shpalljes së fituesit rezulton të jetë shpallur në Buletinin e APP-së të datës 07.09.2009, ndërsa njoftimi për pezullimin e procedurës së dhënies me koncesion është shpallur në Buletinin e APP-së të datës 14.09.2009. Duhet theksuar se në rastin në shqyrtim ky afat ka qenë vetëm 5 ditë, pasi në kohën kur është vendosur pezullimi i procedurës së koncesionit me datë 01.09.2009 nuk ka qenë miratuar nga Kuvendi ligji nr.10157, datë 15.10.2009, i cili ka ndryshuar këto afate.

32. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson se vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për pezullimin e procedurës së koncesionit i datës 01.09.2009 është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, sepse organi administrativ që e ka nxjerrë atë nuk ka zbatuar procedurën e parashikuar në ligj, që ka qenë detyrimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për të njoftuar Autoritetin Kontraktor që në këtë rast ka qenë pala e paditur METE me vendimin e pezullimit të marrë nga APP-ja, brenda afatit të përcaktuar në ligj. Duke qenë se pala e paditur nuk ka zbatuar procedurën e parashikuar nga ligji nr.9663, datë 18.12.2006 “Për Koncesionet”, i ndryshuar në nxjerrjen e vendimit të pezullimit të procedurës së dhënies me koncesion, atëhere edhe vendimet e tjera të kontestuara në këtë gjykim e konkretisht vendimi nr.551/1, datë 28.07.2011 dhe nr.551/3, datë 10.08.2011 të Komisionit të Prokurimit Publik (ish-APP) janë akte administrative absolutisht të pavlefshme, të cilat nuk kanë sjellë asnjë pasojë juridike (janë nul).

33. Megjithëse gjykata e apelit e ka zgjidhur drejtë çështjen, duke arsyetuar si më sipër, ajo gabon kur bazohet për këtë rast edhe në parashikimet e ligjit nr.9643/2006 “Për prokurimet publike”. Njoftimi i vendimit të pezullimit të procedurës së prokurimit publik nga Agjencia e Prokurimit Publik parashikohet në nenin 63 të ligjit nr.9643/2006 “Për prokurimet publike”, ndërsa procedura e pezullimit të procedurës së koncesionit parashikohet nga neni 25/ 3 i ligjit nr.9663/2006 “Për Koncesionet”. Gjykata e apelit në zgjidhjen e çështjes konkrete duhej të bazohej vetëm në parashikimet e këtij të fundit, sepse kur ekziston një ligj specifik që rregullon fushën përkatëse është e detyrueshme që të zbatohen parashikimet e tij dhe jo rregullat që parashikohen nga ligji që rregullon fushën e prokurimeve publike në përgjithësi. Vetëm nëse kjo gjë nuk parashikohej në ligjin për koncesionet, atëhere gjykata e apelit në zgjidhjen e çështjes mund t'iu drejtohej për zbatim rregullave që parashikonte ligji që rregullon fushën e prokurimeve publike në tërësi, ose në mungesë të tij parashikimeve të përgjithshme që bën Kodi Civil.

34. Në rekurs Avokatura e Shtetit dhe ndërhyrësi dytësor pretendojnë se nuk ndodhemi përpara akteve absolutisht të pavlefshme, për njoftimin e METE-s dhe vendimin KPP-së, objekt i këtij gjykimi, .... Ato pretendojnë se organet e administratës shtetërore METE dhe KPP (ish-APP), në nxjerrjen e akteve administrative kanë respektuar si formën ashtu edhe procedurën e kërkuar nga ligji nr.9663, datë 18.11.2006 “Për koncesionet”, i ndryshuar dhe ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publike”, i ndryshuar.

35. Sipas nenit 25 të ligjit nr.9663, datë 18.11.2006 “Për koncesionet” organi i administratës shtetërore siç ishte pala e paditur Agjencia e Prokurimeve Publike që kishte kompetencën e shqyrtimit të ankimit për procedurat konkuruese për dhënien me koncesion të ndërtimit të H/C-ve, ashtu edhe Komisioni i Prokurimit Publik që ka zëvendësuar Agjencinë e Prokurimit Publik me ligjin nr.10309, datë 22.07.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimet publike” kanë detyrimin që nëse vendosin pezullimin e procedurës së koncesionit këtë vendim duhet tia njoftojnë Autoritetit Kontraktor me qëllim që ky i fundit të mos kryej veprime të mëtejshme, siç ka ndodhur në rastin konkret (lidhja e kontratës së koncesionit).

36. Ankimi administrativ i paraqitur nga ndërhyrësi dytësor është regjistruar në organin kompetent, Agjencinë e Prokurimeve Publike me datë 28.08.2009 (faqe 111 e dosjes gjyqësore), pra brenda afatit të parashikuar në ligj. Me vendimin e datës 01.09.2009 pala e paditur Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur fillimin e hetimit administrativ, duke pezulluar procedurën e dhënies me koncesion dhe ka kërkuar nga Autoriteti Kontraktor një informacion të detajuar (faqe 91 e dosjes gjyqësore), vendim të cilin APP-ja e ka botuar në Buletinin e saj të datës 14.09.2009.

37. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se, pala e paditur Agjencia e Prokurimit Publik ka patur detyrimin ligjor që të njoftonte Autoritetin Kontraktor (palën e paditur METE) për vendimin e pezullimit të procedurës së koncesionit të datës 01.09.2009, me qëllim që kjo e fundit të ndërpriste veprimet e mëtejshme, gjë të cilën nuk e ka bërë, prandaj vendimi i marrë prej palës së paditur APP me datë 01.09.2009 është një akt administrativ i nxjerrë në kundërshtim me procedurën e parashikuar nga ligji, prandaj si i tillë ai është një akt administrativ absolutisht i pavlefshëm, në kuptim të nenit 116/c të Kodit Procedurave Administrative dhe për rrjedhojë të gjithë aktet administrative të dala pas tij janë absolutisht të pavlefshëm, prandaj me të drejtë gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit i kanë konstatuar ato si të tillë.

38. Gjykata e shkallës së parë arsyeton se aktet administrative që kanë dalë nga pala e paditur në vitin 2011 janë akte që kanë dalë pas lidhjes së kontratës së koncesionit të datës 03.09.2009, prandaj procedura e dhënies me koncesion nuk mund të anulohej pa u zgjidhur më parë nga gjykata kontrata e koncesionit. Duhet theksuar se kontrata e koncesionit është lidhur dy ditë pasi pala e paditur Agjencia e Prokurimit Publik ka vendosur pezullimin e procedurës së dhënies me koncesion, por gjykata e shkallës së parë ishte e detyruar që ti qëndronte strikt kërkesave të nenit 116 të K.Pr.Administrative, duke hetuar nëse aktet administrative që kundërshtoheshin ishin apo jo akte administrative absolutisht të pavlefshme dhe jo të arsyetonte në lidhje me kontratën e koncesionit, e cila nuk ka qenë objekt i këtij gjykimi, gjë të cilën e ka ndrequr më pas gjykata e apelit, veçse kjo e fundit me pa të drejtë përveç ligjit për koncesionet në zgjidhjen e konfliktit ka zbatuar edhe ligjin për prokurimet publike, në një kohë kur këto dy ligje bëjnë rregullime të ndryshme, përsa i përket rrugës që ndiqet për ankimin administrativ gjatë kryerjes së procedurës administrative.

39. Edhe pretendimet e tjera të ngritura në rekurs nga Avokatura e Shtetit dhe ndërhyrësi dytësor nuk gjejnë mbështetje ligjore, sepse pala paditëse ka kërkuar në objektin e kërkesëpadisë që të konstatohen absolutisht të pavlefshëm aktet administrative për të cilat janë shprehur gjykatat e faktit. Gjithashtu gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk vihen re shkelje të rënda të rregullave proceduriale, të cilat të çojnë në prishjen e vendimeve. Në kërkesëpadi pala paditëse ka vënë si palë të paditura Agjencinë e Prokurimit Publik dhe Komisionin e Prokurimit Publik, të cilët sipas ligjit janë i njëjti organ administrativ, pasi i dyti ka zëvendësuar të parin me ligjin nr.10309, datë 22.07.2010, prandaj gjykatat më të ulta duhet të bëjnë më kujdes për të pasqyruar saktë në vendimet e tyre përfundimtare palët ndërgjyqëse.

40. Për të gjitha këto që u thanë më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se rekurset e paraqitura nga Avokatura e Shtetit dhe ndërhyrësi dytësor Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Caraglio” S.r.l dhe “Hertis” Shpk, nuk janë të bazuara në ligj, prandaj si të tillë ato nuk duhet të pranohen dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të lihet në fuqi me arsyetimin e mësipërm
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, duke u bazuar në nenin 63/e të ligjit nr.49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative”.....


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.3016, datë 21.12.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë.


Tiranë, më 24.11.2015

MENDIMI I PAKICËS

Si gjyqtar në pakicë kam qëndrimin se Kolegji Administrativ nuk duhet të kishte vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.3016 datë 21.12.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, por duhet të dispononte ndryshimin e vendimit nr.10057 datë 09.12,2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.3016 datë 21.12.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë duke e rrëzuar padinë.

Shumica e Kolegjit Administrativ, ka arsyetuar se aktet administrative të palës së paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës), njoftimi për shpalljen e fituesit të garës së koncesionit të shpallur në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik të datës 08.08.2011, si edhe vendimet nr.551/1 datë 28.07.2011 dhe nr.551/3 datë 10.08.20011 të palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, janë akte administrative absolutisht të pavlefshme, për shkakun se, janë akte administrative që pasojnë një akt tjetër administrativ absolutisht i pavlefshëm të palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik me nr.10929/1 prot datë 01.09.2009 për njoftimin e pezullimit të procedurës së dhënien e koncesionit të zhvilluar nga autoriteti kontraktues Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Shumica e Kolegjit Administrativ, në arsyetimin e saj, konfirmon qëndrimin që kanë mbajtur gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit se, akti administrativ i palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik me nr.10929/1 prot datë 01.09.2009 për njoftimin e pezullimit të procedurës së dhënien e koncesionit të zhvilluar nga autoriteti kontraktues Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës), është absolutisht i pavlefshëm. Sipas pikës 3 të nenit 25 të ligjit nr.9663/2006 “Për koncesionet”: “Me marrjen e ankesës, Agjencia e Prokurimit Publik njofton brenda 5 ditëve autoritetin kontraktues në lidhje me pezullimin e procedurave koncesionare dhe fillimin e procedurave të hetimit administrativ”.

Nga gjykimi rezulton se, ndërkohë që ankesa e ndërhyrësit dytësor Bashkimi i Përkohshëm i shoqërive Caraglio srl dhe Hertis shpk, është paraqitur në datën 01.09.2009, vendimi për pezullimin e procedurës së koncesionit nga pala e paditur Komisioni i Prokurimit Publik (ish Agjencia e Prokurimit Publik) nuk i është njoftuar brenda afatit 5 ditor palës tjetër të paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës). Kjo e fundit ka ardhur në dijeni të vendimit të pezullimit vetëm në datën 14.09.2009 koha kur ky vendim është botuar në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik. Ndërkohë, në mungesë të dijenisë së këtij akti pezullimi, pala e paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës), si autoriteti kontraktor ka proceduar rregullisht me veprimet e tjera ligjore duke lidhur kontratën e koncesionit me palën paditëse Bushtrica Energy shpk në datën 03.09.2009.

Rrjedhimisht, akti administrativ i palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik me nr.10929/1 prot datë 01.09.2009 për njoftimin e pezullimit të procedurës së dhënien e koncesionit të zhvilluar nga autoriteti kontraktues Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës), është absolutisht i pavlefshëm. Për pasojë janë të pavlefshme edhe aktet administrative të mëvonshme të këtij autoriteti lidhur me këtë procedurë koncesioni, si edhe vendimi i palës së paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) për shpalljen e ndërhyrësit dytësor si fitues të kësaj procedure koncesioni.

Si gjyqtar në pakicë, nisur nga interpretimi i drejtë i ligjit të zbatueshëm nr.9663/2006 (i ndryshuar) “Për koncesionet” dhe i ligjit nr.9643/2006 “Për prokurimin publik”,(i ndryshuar) mbi vetë rrethanat e faktit që kanë rezultuar të vërtetuara nga provat që kanë paraqitur vetë palët ndërgjyqëse, janë debatuar në gjykim, janë të njohura nga gjykatat dhe janë administruar rregullisht në dosjen gjyqësore, jam i mendimit se gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit duhet ta kishin rrëzuar padinë. Aktet administrative që kërkohet të anulohen me anë të padisë janë nxjerrë në përputhje me procedurën dhe kompetencat e caktuara nga ligji nga ana e palëve të paditura. Edhe akti administrativ i palës së paditur Komisioni i Prokurimit Publik i datës 01.09.2009, që në të vërtetë nuk është kërkuar me anë të padisë sikurse kërkon ligji procedural që të anulohet si akt nul, gjithsesi është akt i nxjerrë nga ky autoritet sipas procedurave dhe kompetencës që i ka caktuar ligji.

Kështu, në nenin 25 dhe 26 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 Për koncesionet”(i ndryshuar), parashikohet se:
Neni 25 Procedura e ankimit

1. Çdo ofertues mund të kërkojë rishikim administrativ të procesit të përzgjedhjes, kur gjykon se një veprim i ndërmarrë nga autoriteti kontraktues është në kundërshtim me parashikimet e këtij ligji apo të akteve të tjera ligjore dhe nënligjore për procedurat e koncesionit.

2. Ankesa paraqitet tek Agjencia e Prokurimit Publik brenda 5 ditëve kalendarike nga data e botimit të njoftimit të kandidatëve të parakualifikuar apo e njoftimit të renditjes së ofertuesve nga autoriteti kontraktues.

3. Me marrjen e ankesës, Agjencia e Prokurimit Publik njofton brenda 5 ditëve autoritetin kontraktues në lidhje me pezullimin e procedurave koncesionare dhe fillimin e procedurave të hetimit administrativ....

5. Gjatë shqyrtimit të ankesës, deri përpara lidhjes së kontratës, Agjencia e Prokurimit Publik ka të drejtë: a) të shfuqizojë pjesërisht apo plotësisht vendimet ose aktet e autoritetit kontraktues; b) ta udhëzojë autoritetin kontraktues për korrigjimin e shkeljeve përpara vazhdimit të procedurave koncesionare.

6. Agjencia e Prokurimit Publik, gjatë procedurave të hetimit administrativ, ka të gjitha kompetencat e parashikuara nga ligji nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.....

9. Vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik është akti administrativ përfundimtar.
Neni 26 Ankimi në gjykatë

Kundër vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik, ankuesi ka të drejtë që, brenda 30 ditëve nga marrja dijeni, të bëjë padi për shqyrtim të mosmarrëveshjes administrative në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë (seksioni administrativ).

Gjykata kryen shqyrtimin gjyqësor, sipas procedurave dhe brenda afateve të përcaktuara në dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, kreu II, “Gjykimi i mosmarrëveshjeve administrative”. Shqyrtimi i këtij ankimi në gjykatë nuk pezullon vazhdimin e procedurave të koncesionit.”

Në nenin 64 dhe 66 të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” (i ndryshuar), parashikohet se:


Neni 64 Të drejtat e Agjencisë së Prokurimit Publik

1. Me marrjen e ankesës me shkrim, Agjencia e Prokurimit Publik duhet të sigurohet që autoriteti kontraktor e ka pezulluar procedurën e prokurimit. Pas një shqyrtimi paraprak të ankesës, Agjencia e Prokurimit Publik vendos nëse do të lëshojë ose jo një urdhër të ndërmjetëm, në përputhje me pikën 2 të këtij neni dhe vë në dijeni për këtë autoritetin kontraktor.

2. Agjencia e Prokurimit Publik, në çdo kohë, pas marrjes së ankesës dhe para lidhjes së kontratës kur nuk vendos pezullimin, mund ta lejojë autoritetin kontraktor, me anë të një urdhri të ndërmjetëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, të vazhdojë procedurën e prokurimit, nëse:

a) ka të dhëna se ankimuesi nuk do të ketë sukses me ankesën;

b) pezullimi dëmton tërthorazi interesin publik, autoritetin kontraktor ose ofertuesit.

3. Përpara lidhjes së kontratës, Agjencia e Prokurimit Publik, kur gjykon se një vendim apo veprim i autoritetit kontraktor ka shkelur ndonjë nga dispozitat e këtij ligji, ka të drejtë:

a) të nxjerrë një interpretim për rregullat ose parimet ligjore, që duhet të zbatohen për objektin e ankesës;

b) të anulojë, plotësisht ose pjesërisht, një veprim ose vendim të autoritetit kontraktor, të nxjerrë në kundërshtim me ligjin. Kjo përfshin edhe të drejtën për të hequr të gjitha ato specifikime teknike ose llojet e tjera të specifikimeve që bien ndesh me këtë ligj;

c) të udhëzojë autoritetin kontraktor të korrigjojë shkeljet dhe më pas të vazhdojë me procedurën e prokurimit të kontratës;

ç) të urdhërojë anulimin e procedurave për shpalljen e kontratës fituese.
Neni 66 Veprimet pas përfundimit të hetimit administrativ

1. Pas përfundimit të hetimit administrativ, Agjencia e Prokurimit Publik mund të marrë këto vendime:

a) të mbyllë hetimin, duke qenë se veprimet ose mosveprimet e autoritetit kontraktor nën hetim nuk përbëjnë shkelje të këtij ligj ose të dispozitave administrative apo penale. Në këtë rast, kur ekziston një ankimues, Agjencia e Prokurimit Publik i sqaron me shkrim këtij të fundit arsyet për mbylljen e hetimit në fjalë;

b) t’i japë autoritetit kontraktor të përfshirë një vendim me shkrim, për të ndalur sjelljen e jashtëligjshme brenda një afati të caktuar kohor.

2. Autoritetet kontraktore duhet të zbatojnë vendimin e dhënë ose të kërkojnë rishikimin e vendimit të Agjencisë së Prokurimit Publik brenda 10 ditëve nga marrja dijeni për vendimin. Nëse këto veprime i kanë sjellë efektet e tyre, atëherë Agjencia e Prokurimit Publik u këshillon personave të dëmtuar të ngrenë padi në gjykatë ose kallëzim penal. ....”
Së pari, si gjyqtar në pakicë, kam mendimin se vetë mosmarrëveshja e natyrës administrative e ngritur me anë të padisë nga pala paditëse Bushtrica Energy shpk, është bazuar në pretendimin dhe argumentin që, aktet administrative që kërkohet të konstatohen si absolutisht të pavlefshme, janë rrjedhojë e pavlefshmërisë absolute të një akti tjetër administrativ të mëparshëm i cili i ka paraprirë nxjerrjes së tyre. Por, në lidhje me këtë akt administrativ, pala paditëse Bushtrica Energy shpk nuk ka disponuar me një kërkim padie, si shkak ligjor dhe objekt i padisë, por është parashtruar në padi dhe gjatë gjykimit si argument në mbështetje të kërkimeve të padisë, pra si argument që meqenëse ky akt administrativ është i pavlefshëm, për rrjedhojë t janë nul edhe aktet administrative të përcaktuara në objektin e padisë.

Sikurse është tashmë konsoliduar nga praktika gjyqësore e unifikuar, në paditë dhe gjykimin civil, gjykatat vënë në bisedim dhe disponojnë, edhe kryesisht, për pavlefshmërinë absolute të veprimeve juridike. Pavlefshmëria absolute e veprimit juridik nuk parashikohet nga ligji si shkak ligjor dhe objekt i padisë. Nëse do të ishte ndryshe, atëherë gjykata civile nuk mund të dispononte kryesisht sepse ajo vihet në lëvizje nga palët me anë të padisë dhe nuk mund te shkojë përtej kërkimeve të tyre. Por, në rastin e padive dhe gjykimit administrativ, gjykatat nuk marrin në shqyrtim dhe disponojnë, edhe kryesisht, për pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ. Padia me shkak ligjor dhe objekt pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ është një padi e parashikuar shprehimisht nga ligji procedural, nga ish neni 331 i Kodit të Procedurës Civile dhe neni 17/1/c e 18/8 të ligjit nr.49/2012.


Gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, në pjesën arsyetuese të vendimeve të tyre arsyetojnë dhe konkludojnë se akti administrativ i palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, me nr.10929/1 prot datë 01.09.2009 për njoftimin e pezullimit të procedurës së dhënien e koncesionit të zhvilluar nga autoriteti kontraktues Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, është akt administrativ absolutisht i pavlefshëm. Ndërkohë që pavlefshmëria absolute e këtij akti administrativ nuk është kërkuar me anë të padisë dhe gjykatat nuk kanë disponuar në pjesën urdhëruese të vendimeve se ky akt administrativ është absolutisht i pavlefshëm. Gjykatat e kanë përdorur argumentin se ky akt administrativ është i pavlefshëm (i cili në të vërtetë nuk është i tillë) për të mbështetur arsyetimin dhe disponimin e tyre që, aktet e tjera administrative që përbëjnë shkakun ligjor dhe objektin e padisë, janë absolutisht të pavlefshme.

Edhe shumica e Kolegjit Administrativ nuk ka mbajtur parasysh sa parashtrohet më sipër, duke konfirmuar vendimet e gjykatave më të ulta që kanë gjykuar e vendosur në kundërshtim me parimet dhe dispozitat procedurale për natyrën e mosmarrëveshjes administrative dhe gjykimin e tyre.

Prandaj, si gjyqtar në pakicë, kam mendimin se, padia duhet të rrëzohej si e pambështetur në prova dhe në ligji, në kushtet kur vetë padia dhe argumentet në mbështetje të kërkimeve në gjykim për pavlefshmërinë absolute të disa akteve administrative bazohej në pavlefshmërinë absolute të pretenduar të një akti administrativ që i ka paraprirë atyre akteve, por që nuk është kërkuar në padi të konstatohet i pavlefshëm. Akoma më tepër, në kushtet kur në padi dhe në gjykim nuk është pretenduar e parashtruar ndonjë argument tjetër për mungesën e kompetencës apo shkeljen e formës ose të procedurës së nxjerrje së vetë këtyre akteve administrative.

Së dyti, si gjyqtar në pakicë, kam mendimin se, nuk janë të mbështetura në ligj dhe në vetë provat e administruara në gjykim dhe vendimet gjyqësore, edhe shkaqet e parashtruara nga gjykata e shkallës së parë dhe gjykata e apelit, të konfirmuara në arsyetimin e shumicës së Kolegjit Administrativ, për pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ të palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, me nr.10929/1 prot datë 01.09.2009 për njoftimin e pezullimit të procedurës së dhënien e koncesionit të zhvilluar nga autoriteti kontraktues Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Gjykatat më të ulta dhe shumica e Kolegjit Administrativ kanë qëndrimin se, sipas nenit 25 të ligjit nr.9643/2006 “Për koncesionet”, ky akt administrativ për pezullimin e procedurave të koncesionit duhet ti ishte njoftuar brenda 5 ditëve nga marrja e këtij vendimi autoritetit kontraktor palës së paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës). Ky vendim është marrë në datën 01.09.2009 dhe autoriteti kontraktor është njoftuar vetëm nga shpallja e tij në Buletinin e Prokurimeve Publike në datën 14.09.2009, pra përtej afatit 5 ditor. Ndërkohë në datën 03.09.2009, në mungesë të vënies në dijeni, autoriteti kontraktor pala e paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) ka lidhur rregullisht kontratën e koncesionit me palën paditëse Bushtrica Energy shpk.

Edhe sikur të pranohet që ky lloj akti administrativ bëhet i pavlefshëm nëse nuk i njoftohet autoritetit kontraktor brenda 5 ditëve (gjë që nuk qëndron ligjërisht sepse nuk është ky një shkak pavlefshmërie), si gjyqtar në pakicë, kam mendimin se gjykatat e faktit, sikurse edhe shumica e Kolegjit Administrativ kanë ometuar të evidentojnë atë që rezulton qartazi dhe dukshëm nga provat shkresore të administruara dhe trajtuara në vetë vendimet e gjykatave, sipas të cilave, autoriteti kontraktor pala e paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) ka ardhur në dijeni qysh në datën 02.09.2009, të nesërmen e nxjerrjes së aktit administrativ të palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, me nr.10929/1 prot datë 01.09.2009 për njoftimin e pezullimit të procedurës së dhënien e koncesionit.

faqen 91-92 të dosjes gjyqësore, gjendet i administruar akti administrativ i palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, me nr.10929/1 prot datë 01.09.2009, për njoftimin e pezullimit të procedurës së dhënien e koncesionit të zhvilluar nga autoriteti kontraktues Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në krye të këtij akti, në të djathtë të tij, konstatohet dukshëm dhe pa asnjë dyshim, shënimi i zyrës së protokollit të palës së paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) për pranimin e këtij akti administrativ. Shënimi i protokollit përmban “ nr.6814 datë 02.09.2009” dhe poshtë tij vulën e palës së paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës). Kjo rrethanë nuk është kundërshtuar as nga pala paditëse Bushtrica Energy shpk dhe as nga palët e tjera të paditura. Edhe gjykatat nuk kanë parashtruar ndonjë arsyetim që ky fakt, kjo e dhënë zyrtare, nuk është e vërtetë.



Gjithashtu, ndryshe nga sa arsyetojnë gjykatat e faktit dhe konfirmon shumica e Kolegjit Administrativ, se pala e paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) ka ardhur në dijeni të vendimit të pezullimit dhe fillimit të hetimit administrativ për procedurën e koncesionit në datën 14.09.2009 me botimin e aktit në Buletinin e Prokurimit Publik, në faqen 93-94 të dosjes gjyqësore, gjendet i administruar edhe shkresa “Kthim përgjigje”, me nr.10928/6 prot e datës 10.09.2009, me të cilën pala e paditur Komisioni i Prokurimit Publik (ish Agjencia e Prokurimit Publik) i përgjigjet shkresave të palës së paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) me nr.6814/1, 6815/1 dhe 6816/1 të datës 04.09.2009, me të cilat, kjo e fundit kërkon rishikimin e vendimeve të palës së paditur Komisioni i Prokurimit Publik (ish Agjencia e Prokurimit Publik), përfshirë vendimin nr.10929/1 prot datë 01.09.2009, objekt i këtij gjykimi, për njoftimin e pezullimit të procedurës së dhënien e koncesionit të zhvilluar nga autoriteti kontraktues Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Së treti, bazuar në sa parashtrohet më sipër, pala e paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës), në dijeni të ankimit të subjektit konkurrues, në dijeni të vendimit të pezullimit dhe fillimit të hetimit administrativ nga pala e paditur Komisioni i Prokurimit Publik (ish Agjencia e Prokurimit Publik), ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin duke lidhur kontratën e koncesionit me palën paditëse Bushtrica Energy shpk në datën 03.09.2009, pra ndërkohë që ishte pezulluar procedura e koncesionit dhe ishte në proces procedura e hetimit administrativ.

Së katërti, përveç atij të pavlefshmërisë së aktit administrativ të palës së paditur Agjencia e Prokurimit Publik, me nr.10929/1 prot datë 01.09.2009, për njoftimin e pezullimit të procedurës së dhënien e koncesionit, pala paditëse Bushtrica Energy shpk, me anë të padisë dhe gjatë gjykimit, nuk ka parashtruar ndonjë argument tjetër për të argumentuar pavlefshmërinë absolute apo qoftë edhe relative të akteve administrative të nxjerra gjatë hetimit administrativ nga pala e paditur Komisioni i Prokurimit Publik (ish Agjencia e Prokurimit Publik) dhe pala e paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës), të cilat janë kërkuar me padi të konstatohen si absolutisht të pavlefshme.

Së fundi, si gjyqtar në pakicë, konstatoj se, në kundërshtim të dukshëm me dispozitën urdhëruese të nenit 26 të ligjit nr.9663/2006 “Për koncesionet”, gjykata e shkallës së parë, me vendimin nr.382 datë 15.08.2011, ka disponuar masën e sigurimit duke pezulluar procedurën e negocimit dhe të lidhjes së kontratës së koncesionit ndërmjet palës së paditur Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë (ish Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës) dhe ndërhyrësit dytësor Bashkimi i Përkohshëm i shoqërive Caraglio srl dhe Hertis shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Bushtricë.
Sipas nenit 26 të ligjit nr.9663/2006, në mënyrë urdhëruese parashikohet se shqyrtimi i ankimit në gjykatë kundër akteve administrative të Komisioni i Prokurimit Publik (ish Agjencia e Prokurimit Publik) nuk pezullon vazhdimin e procedurave të koncesionit. Në interpretim dhe zbatim të drejtë të kësaj dispozite nuk mund të ndahen dhe të bëhet dallim ndërmjet akteve të Komisionit të Prokurimit Publik (ish Agjencia e Prokurimit Publik) dhe akteve të tjera të autoritetit kontraktor i cili është i detyruar të respektojë procedurat e koncesionit dhe urdhërimet e disponimet e Komisionit të Prokurimit Publik (ish Agjencia e Prokurimit Publik). Të njëjtin parashikim përmban edhe neni 68 i ligjit nr.9643/2006 “Për prokurimin publik”.

Prandaj, si gjyqtar në pakicë, kam mendimin se shumica e Kolegjit Administrativ nuk e ka interpretuar dhe zbatuar drejt ligjin kur ka disponuar lënien në fuqi të vendimit nr.3016 datë 21.12.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, por duhet të dispononte ndryshimin e vendimit nr.10057 datë 09.12,2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.3016 datë 21.12.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë duke e rrëzuar padinë.


Ardian Dvorani

Nr. 11243-02602-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4604 i Vendimit (634)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   105   106   107   108   109   110   111   112   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish