Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet105/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   101   102   103   104   105   106   107   108   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
Mori në shqyrtim në dhomën e këshillimit të datës 19.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: BELUL SINANAJ

I PADITUR: DREJTORIA E POLICISË QARKU VLORË; DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT

OBJEKTI I PADISË:

Kundërshtim i aktit administrativ vërtetimit nr.200 prot., datë 28.06.2010

referuar urdhrit nr.624/1 prot., datë 26.02.1998.

Njohje e pavërtetësisë së shënimeve të bëra në dokumentet

e dosjes personale të paditësit dhe anulimin e këtyre shënimeve.

Baza Ligjore: Ligji nr.9749 datë 04.06.2007 “Për policinë e shtetit”,

nenet 32/c, 324 dhe 325 të Kodit Procedurës Civile.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.2421 datë 17.11.2010 vendosi:

“Rrëzimin e padisë së paditësit Belul Sinanaj me objekt: “Kundërshtim i aktit administrativ vërtetimit nr.200 prot datë 28.06.2010 referuar urdhrit nr.624/1 prot., datë 26.02.1998, si dhe njohjen e pavërtetësisë së shënimeve të bëra në dokumentet e dosjes personale të paditësit dhe anulimin e këtyre shënimeve. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit Belul Sinanaj”.


Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.1031 datë 21.11.2012 vendosi:

“Ndryshimin e vendimit nr.2421 datë 17.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ nr.200 datë 28.06.2010 të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë”.


Kundër vendimit nr.1031 datë 21.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Drejtoria e Policisë e Qarkut Vlorë e cila kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Gjykata ka gabuar kur ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit pasi padia është ngritur tërësisht jashtë të gjitha afateve të parashikuara nga Kodi I Procedurës Civile neni 328, Kodi Civil neni 114.

  • Gjithashtu duke ju referuar edhe aspektit substancial të aktit administrative që ka ndërprerë marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës midis palëve, ai është tërësisht i bazuar pasi pala paditëse ka qenë i caktuar në detyrë në Komisariatin e Policisë Burrel dhe është larguar nga detyra pas refuzimit të kërkesës së tij për transferim, sikundërse pohon vetë në një letër drejtuar Drejtorisë së Policisë mirëpo pa kryer procedurat përkatëse të shkëputjes nga puna për këtë arsye punëdhënësi ka shkëputur marrëdhëniet e punës me Urdhrin nr.624/1 datë 26.02.1998 motivacionin për “Mosparaqitje në detyrë”.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani si dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Belul Sinanaj ka punuar në strukturat e policisë së shtetit.

2. Rezulton se me urdhrin nr.624/1 datë 26.02.1998 të Ministrit të Brendshëm paditësi Belul Sinanaj është liruar nga detyra me motivacion “Për mosparaqitje në detyrë.

3. Në vitin 2010 paditësi, i është drejtuar me ankesë palës së paditur DPP dhe ka kërkuar anulimin e urdhrit nr.624/1 datë 26.02.1998 të Ministrit të Brendshëm dhe rikthimin në detyrë.

4. Sa më sipër me shkresën nr.200 prot., datë 28.06.2010 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka lëshuar shkresën të titulluar vërtetim me këtë përmbajtje: “Z. Belul Skënder Sinani i datëlindjes 12.01.1966 ka qenë efektiv i strukturave të Ministrisë së Brendshme. Ka dalë në lirim me urdhër nr.624/1 datë 26.02.1998 me motivacion “Për mosparaqitje në detyrë”. Urdhrat e emërimit, lëvizjeve, largimit dhe përjashtimit nga policia deri në vitin 2000 nuk administroheshin në dosjen personale të punonjësit”.

5. Ndodhur në këto kushte pala paditëse Belul Sinanaj i është drejtuar gjykatës më me padinë objekt shqyrtimi.



6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.2421 datë 17.11.2010 vendosi:” Rrëzimin e padisë së paditësit Belul Sinanaj me objekt: “Kundërshtim i aktit administrativ vërtetimit nr.200 prot., datë 28.06.2010 referuar urdhrit nr.624/1 prot., datë 26.02.1998, si dhe njohjen e pavërtetësisë së shënimeve të bëra në dokumentet e dosjes personale të paditësit dhe anulimin e këtyre shënimeve. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit Belul Sinanaj”.

6.1 Arsyetimi i Gjykatës: “Shkresa e cila pretendon paditësi e cila është konkretisht vërtetimi nr.200 prot., datë 28.06.2010 e lëshuar prej palës se paditur Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë nuk është akt administrativ, gjë të cilën e pretendon paditësi. Një akt administrativ, që të jetë i tillë duhet që të sjellë pasoja për palët ndërgjyqëse, por një gjë e tillë nuk rezulton në këtë gjykim., shkresa e sipërcituar më lart është thjesht një vërtetim e cila nuk sjell absolutisht asnjë pasoje për paditësin dhe si e tillë nuk mund të konsiderohet si akt administrativ dhe si e tillë padia është pa objekt, pasi nuk shkakton asnjë pasoje juridike. Nenet 106 dhe 107 të Kodit të Procedurave Administrative përcaktojnë formën dhe qëllimin e aktit administrativ”.

7. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.1031 datë 21.11.2012 vendosi: “Ndryshimin e vendimit nr.2421 datë 17.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ nr.200 datë 28.06.2010 të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë”.

7.1 Arsyetimi i gjykatës: Nga aktet del se paditësi Belul Sinanaj është vënë në dijeni të një motivacioni të tillë (pra mosparaqitje në detyrë) pas datës 28.06.2010 dhe,brenda afatit një mujor,në datën 09.07.2010, ai ka paraqitur kërkesë padinë në gjykate,duke kundërshtuar këtë akt administrativ,duke pretenduar se një Urdhër i tillë, me nr.624/1 datë 26.02.1998, për mosparaqitje në detyrë, është i kundërligjshëm, pavërtetë dhe se nuk i është komunikuar asnjëherë. Por ana e paditur nuk ka mundur të vërtetojë se i ka komunikuar paditësit Belul Sinanaj Urdhrin nr.624/1 datë 26.02.1998 që bën fjalë për lirimin e tij nga detyra, për mosparaqitje në detyrë që,sipas paditësit, e penalizon atë për të mundësuar rifillimin e punës pranë anës së paditur. Në këto kushte,brenda afatit një mujor nga data që paditësi ka marrë dijeni rreth motivacionit të lirimit nga detyra, ai ka ngritur kërkesë padinë objekt gjykimi. Në këto rrethana kur paditësi Belul Sinanaj ka mundur të provojë se është vënë në dijeni të aktit administrativ vetëm gjatë muajit qershor 2010, padia e tij objekt gjykimi konsiderohet brenda afatit një mujor,ndërsa,sa i përket e aktit administrativ nr.264/1 në adrese të paditësit,ai është i pavlefshem pasi, së pari mungon në dosjen personale të paditësit, nuk provohet që të jetë mbështetur në prova, nuk është ndjekur procedura e përcaktuar në nenin 41 dhe 44 të ligjit nr.7504 datë 30.07.1991 “Për policinë e shtetit” ka qenë në fuqi në vitin 1998. Pra duke qenë se kemi të bëjmë me një akt administrativ absolutisht të pavlefshem, ai konsiderohet si i paqenë dhe se shënimet e bëra në dosjen personale të paditësit,që kanë të bëjnë me motivacionin e lirimit të tij nga detyra, nuk konsiderohen si të vërteta”.

8. Kundër vendimit nr.1031 datë 21.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Drejtoria e Policisë e Qarkut Vlorë e cila kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor, duke parashtruar shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
9. Dispozitat e ligjit nr.49/2012Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”;

9.1 Neni 1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.

9.2 Neni 17: Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.
10. Dispozitat e Kodit të Procedurave Administrative;
KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
11. Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur Drejtoria e Policisë e Qarkut Vlorë, përmban shkaqe nga ato që motivojnë cenimin e vendimit nr.1031 datë 21.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

12. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs, arrin në përfundimin se vendimi nr.1031 datë 21.11.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, qe ka ndryshuar vendimin nr.2421 datë 17.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet.

13. Ky Kolegj e vlerëson të drejtë përfundimin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe për rrjedhojë vendimi i kësaj gjykate duhet të lihet në fuqi. Ndërsa arsyetimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit, ç’ka e bën vendimin e kësaj gjykate të cenueshëm.

14. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, Kolegji Administrativ, çmon se çështja objekt shqyrtimi përbën mosmarrëveshje administrative, dhe nga pikëpamja lëndore, në referim të nenit 7 dhe 11 të ligjit nr.49/2012, ky Kolegj është kompetent për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje.

15. Nga gjykatat e faktit është pranuar se paditësi ka qenë punonjës i policisë së shtetit dhe me urdhrin nr.624/1 datë 26.02.1998 ka dalë në lirim, me motivacionin “Për mosparaqitje në detyrë” . Në vitin 2010 paditësi i është drejtuar palës së paditur në lidhje me këtë urdhër dhe nga kjo e fundit i është lëshuar shkresa e titulluar “Vërtetim” e cila sqaron paditësin në lidhje me urdhrin e sipërcituar. Në këto kushte pala paditëse ka bërë objekt kundërshtimi në gjykatë pikërisht shkresën nr.200 prot., datë 28.06.2010 të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të titulluar “Vërtetim”.

16. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka arsyetuar se :shkresa nr.200 prot., datë 28.06.2010 të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është thjesht një vërtetim e cila nuk sjell absolutisht asnjë pasoje për paditësin dhe si e tillë nuk mund të konsiderohet si akt administrativ”. Mbi këtë konkluzion gjykata ka disponuar se padia e paditësit Belul Sinanaj duhet rrëzuar.

17. Ndryshe nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Gjykata e Apelit, mbi të njëjtat fakte parashtron se: “paditësi Belul Sinanaj është vënë në dijeni të një motivacioni të tillë (pra mosparaqitje në detyrë) pas datës 28.06.2010 dhe,brenda afatit një mujor,në datën 09.07.2010, ai ka paraqitur kërkesë padinë në gjykate,duke kundërshtuar këtë akt administrativ,duke pretenduar se një Urdhër i tillë, me nr.624/1 datë 26.02.1998, për mosparaqitje në detyrë, është i kundërligjshëm, pavërtetë dhe se nuk i është komunikuar asnjëherë”, ka arritur në përfundimin se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë duhet të ndryshohet duke u vendosur pranimi i padisë.

18. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë është i pabazuar në ligj, në kushtet kur ka marrë në analizë shkresën nr.200 prot., datë 28.06.2010, duke e trajtuar atë si një akt administrativ të mirëfilltë me pasoja për paditësin dhe ndërkohë në pjesën arsyetuese të vendimit trajton ligjshmërinë e vendimit të vitit 1998 për largimin nga policia e shtetit të paditësit Belul Sinanaj, e cila nuk është pjesë e kërkimit të padisë. Ky arsyetim dhe përfundim i Gjykatës së Apelit Vlorë nuk gjen mbështetje ligjore.

19. Parë në këtë këndvështrim, Kolegji vlerëson se në Kodin e Procedurave Administrative është ka përcaktuar shprehimisht koncepti i aktit administrativ individual. Konkretisht në nenin 105 të Kodit të Procedurave Administrative parashikohet se: “Për qëllimet e këtij ligji, do të konsiderohen akte administrative të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale”. Në kuptim të dispozitës së sipërcituar, ligjvënësi nëpërmjet nenit 105 ka sanksionuar se akte administrative në kuptim të këtij ligji janë vetëm aktet të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale. Akti individual mund të përmbajë në vetvete urdhërimin për kryerjen e një detyrimi të caktuar, ashtu siç mundet të krijojë të drejta apo favore për subjektet e interesuara. E rëndësishme është që vullneti i pushtetit i shfaqur nga organi administrativ kompetent të jetë konkret dhe të jetë bërë i njohur për subjektet, të cilëve ju drejtohet, me qëllim që të mos mbetet thjesht një gjykim apo mendim që nuk passjell asnjë efekt juridik dhe që nuk mund të krijojë pasoja.

20. Nisur nga analiza e mësipërme, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë e vlerëson të drejtë arsyetimin dhe konkluzionin e arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, sipas së cilës, shkresa nr.200 prot., datë 28.06.2010 e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nuk përbën akt administrativ në kuptim të parashikimeve të Kodit të procedurave Administrative por thjesht është një shkresë “Vërtetim”pa asnjë pasojë dhe urdhërim për paditësin Belul Sinanaj.

21. Mbështetur sa më sipër, ky Kolegj konkludon se vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit përkundrejt vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë e cila e ka zgjidhur drejtë çështjen objekt gjykimi.

22. Për këto arsye, në përfundim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.1031 datë 21.11.2012 i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të prishet dhe të lihet në fuqi vendimi nr.2421 datë 17.11.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.




PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 63/c ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”




V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1031, datë 21.11.2012 i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.2421, datë 17.11.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.


Tiranë, më 19.11.2015

Nr. 31003-00498-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4546 i Vendimit (626)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   101   102   103   104   105   106   107   108   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish