Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet104/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   100   101   102   103   104   105   106   107   ...   157

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:
Ardian Dvorani Kryesues

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar
Mori në shqyrtim në dhomë këshillimi të datës 19.11.2015, çështjen administrative që i përket:
PADITËS: SHOQËRIA “ NAZERI 2000” SH.P.K;

I PADITUR: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS; MINISTRIA E TURIZMIT KULTURËS RINISË DHE SPORTEVE; QENDRA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE; AKADEMIA E SHKENCAVE TIRANË;

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimin e të paditurit Akademisë së Shkencave për t’i paguar

paditësit “Nazeri 2000” sh.p.k shumën prej 238.680 lekë –

shumë kjo që i korrespondon vlerës së shërbimeve të kryera nga pala paditëse

për ruajtjen e objekteve të Muzeve Arkeologjike Tiranë dhe Durrës

për periudhën nga data 01.12.2007 deri në datë 31.12.2007.

Detyrimin solidarë të të paditurve Ministrisë së Arsimit e Shkencës

dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike për t’i paguar

paditësit “Nazeri 2000” sh.p.k shumën prej 279.557 lekë –shumë kjo

që i korrespondon vlerës së shërbimeve të kryera nga pala paditëse

për ruajtjen e Muzeut Arkeologjik Tiranë për periudhën

nga data 01.01.2008 deri në datë 11.03.2008.

Detyrimin e të paditurit Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve

për t’i paguar paditësit “Nazeri 2000” sh.p.k shumën prej 727,937 lekë –

shumë kjo që i korrespondon vlerës së shërbimeve të kryera nga pala paditëse

për ruajtjen e Muzeut Arkeologjik Durrës për periudhën

nga data 01.01.2008 deri në datë 11.07.2008.

Baza Ligjore: Nenet 153 e në vijim, 334, 335 e në vijim të Kodit të Procedurës Civile.

Nenet 419, 420, 421 e në vijim, 450, 676 të Kodit Civil.

Ligji 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin Publik”,

ligji 8770 “Për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizik”,

VKM nr.559, datë 22.08.2007.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5468 datë 22.06.2009 vendosi:

“Rrëzimin e kërkesë padisë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të paditësit”.



Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1772 datë 06.10.2010 vendosi:

“Prishjen e vendimit nr.5468 datë 22.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues”.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.9602 datë 15.10.2012 vendosi:

“Pranimin e padisë. Detyrimin e të paditurit Akademisë së Shkencave për ti paguar paditësit “Nazeri 2000” sh.p.k shumën prej 238.680 lekë – shumë kjo – që i korrespondon vlerës së shërbimeve të kryera nga pala paditëse për ruajtjen e objekteve të Muzeve Arkeologjike Tiranë dhe Durrës për periudhën nga dt 01.12.2007 deri në dt 31.12.2007. Detyrimin solidarë të të paditurve Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike për ti paguar paditësit “Nazeri 2000” sh.p.k shumën prej 279.557 lekë –shumë kjo – që i korrespondon vlerës së shërbimeve të kryera nga pala paditëse për ruajtjen e Muzeut Arkeologjik Tiranë për periudhën nga dt 01.01.2008 deri në dt 11.03.2008. Detyrimin e të paditurit Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve për ti paguar paditësit “Nazeri 2000” sh.p.k shumën prej 727,937 lekë –shumë kjo – që i korrespondon vlerës së shërbimeve të kryera nga pala paditëse për ruajtjen e Muzeut Arkeologjik Durrës për periudhën nga datë 01.01.2008 deri në datë 11.07.2008. Shpenzimet gjyqësore të paditurve.”.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1198 datë 22.05.2013 vendosi:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.9602 datë 15.10.2012, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.


Kundër vendimit nr.1198 datë 22.05.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve i cili kërkon ndryshimin e vendimeve të gjykatave të faktit dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:
Rekursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:

  • MASH nuk ka legjitimitet pasiv për të marrë pjesë në këtë proces gjyqësor për arsye se Qendra e Studimeve Albanologjike ishte subjekt juridik më vete.

  • Akt marrëveshja dhe procesverbali i dorëzimit pas datës 05.09.2007 dhe procesverbali për dorëzim objekti të Institutit të Arkeologjisë datë 11.03.2008 janë të pavlefshëm për arsye se me VKM nr.559 datë 22.08.2007 Instituti i Arkeologjisë nuk është më person juridik më vete por shkrihet me Qendrën e Studimeve Albanologjike.

  • Që një subjekt privat të lidhë një kontratë me një institucion publik duhet që të kryhet një prokurim publik në bazë të legjislacionit përkatës dhe në këto kushte marrëveshja është absolutisht e pavlefshme.

  • MASH dhe QSA nuk mund të detyrohen civilisht për shërbimet e ofruara të rregulluara nga e drejta publike.

  • Edhe nëse do të kishte kontratë shtesë midis palëve kjo kontratë duhej të ishte lidhur pasi të ishte zhvilluar procedura e prokurimit.

Rekursi i Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve:



  • Për periudhën e pretenduar nga paditësi në padi ai e ka ofruar shërbimin e ruajtjes së objekteve pa kontratë.

  • Një subjekt privat të lidhë një kontratë me një institucion publik duhet që të kryhet një prokurim publik në bazë të legjislacionit përkatës dhe në këto kushte marrëveshja është absolutisht e pavlefshme.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Arjana Fullani, si dhe diskutoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Siç rezulton nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, pala paditëse Shoqëria “Nazeri 2000”sh.p.k ushtron aktivitetin e saj në fushën e ruajtjes dhe sigurimit fizik te objekteve publike dhe private.

2. Ndërmjet Institutit të Arkeologjisë Tiranë dhe palës paditëse shoqëria “Nazeri 2000” sh.p.k janë lidhur kontratat e sipërmarrjes datë 04.01.2007, datë 01.03.2007 dhe 01.07.2007 për ruajtjen e objektit “Muzeu Arkeologjik i Durrësit”. Po kështu në po këto data ndërmjet Institutit të Arkeologjisë Tiranë dhe palës paditëse shoqëria “Nazeri 2000” sh.p.k janë lidhur kontratat e sipërmarrjes për ruajtjen e objektit “Muzeu Arkeologjik Tiranë’. Këto kontratat janë lidhur për ushtrimin e aktivitet të ruajtjes së objekteve të sipërcituar Muze Arkeologjik Durrës dhe Muze Arkeologjik Tiranë, për periudhën 04.01.2007 deri me datë 31.07.2007.

3. Me VKM 559, datë 22.08.2007 ‘Për bashkime disa institucioneve të Akademisë së Shkencave, organizmin e Qendrës së Studimeve Albanologjike (QSA), si dhe funksionimi i kësaj qendre në periudhën kalimtare’, shkrihet Instituti Arkeologjik duke u thithur nga ana e Qendrës së Studimeve Albanologjike si institucion i krijuar rishtas. Me këtë VKM Muzeu Arkeologjik Tiranë kalon në varësi të QSA, ndërsa Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka kaluar në varësi të MTKRS-së.

4. Paditësi, pavarësisht mospasjes së kontratave të lidhura me institucionet respektove ka vazhduar të ofrojë shërbimin e ruajtjes për Muzeun Arkeologjik Tiranë dhe Muzeun Arkeologjik Durrës, në periudhën kalimtare. Për shërbimin kryer ai ka lidhur edhe aktmarrëveshjet e datës 30.11.2007 dhe 01.07.2007 me Institutin e Arkeologjik. Me këto akt marrëveshje atij i njihet detyrimi që rrjedh nga ky shërbim dhe kërkohet që të akordohen fonde përkatëse për pagimin e tyre..

5. Pala paditëse ka pretenduar se u ka ofruar shërbimin e tyre palëve të paditura dhe nuk është paguar prej tyre për këtë shërbim konkretisht për objektin e Muzeut Arkeologjik Tiranë deri më datë 11.03.2008 ,ndërsa për objektin e Muzeut Arkeologjik Durrës deri më datë 11.07.2008, në këto kushte i është drejtuar gjykatës me padinë objekt gjykimi.



6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.5468 datë 22.06.2009 vendosi:” Rrëzimin e kërkesë padisë. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të paditësit”.

7. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1772 datë 06.10.2010 vendosi: “Prishjen e vendimit nr.5468 datë 22.06.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues”.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.9602 datë 15.10.2012 vendosi:” Pranimin e padisë. Detyrimin e të paditurit Akademisë së Shkencave për ti paguar paditësit “Nazeri 2000” sh.p.k shumën prej 238.680 lekë – shumë kjo – që i korrespondon vlerës së shërbimeve të kryera nga pala paditëse për ruajtjen e objekteve të Muzeve Arkeologjike Tiranë dhe Durrës për periudhën nga dt 01.12.2007 deri në dt 31.12.2007. Detyrimin solidarë të të paditurve Ministrisë së Arsimit e Shkencës dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike për t’i paguar paditësit “Nazeri 2000” sh.p.k shumën prej 279.557 lekë –shumë kjo – që i korrespondon vlerës së shërbimeve të kryera nga pala paditëse për ruajtjen e Muzeut Arkeologjik Tiranë për periudhën nga dt 01.01.2008 deri në dt 11.03.2008. Detyrimin e të paditurit Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve për ti paguar paditësit “Nazeri 2000” sh.p.k shumën prej 727,937 lekë –shumë kjo – që i korrespondon vlerës së shërbimeve të kryera nga pala paditëse për ruajtjen e Muzeut Arkeologjik Durrës për periudhën nga datë 01.01.2008 deri në datë 11.07.2008. Shpenzimet gjyqësore të paditurve.”.

8.1 Arsyetimi i Gjykatës: “Në rastin në gjykim provohet me prova shkresore se shërbimet e ofruara dhe të kryera nga pala paditëse janë mbështetur fillimisht në kontrata të sipërmarrjes të lidhura në përputhje me Ligjin e Prokurimit në fuqi dhe më pas ato kanë vazhduar të zbatohen edhe në kushtet e ristrukturimit të njërës palë kontraktore, sikurse ishte Instituti i Arkeologjisë Tiranë – shërbime këto- që janë pranuar “de fakto” edhe nga subjektet e reja të cilat kanë thithur veprimtarinë e subjektit të ristrukturuar dhe që në rastin konkret janë të paditurit në këtë gjykim të sotëm sipas përkatësisë - të cilët - “de fakto” asnjëherë nuk i kanë penguar këto shërbime shtesë të kryera nga pala paditëse në objektet e sipërcituara, por i kanë pranuar në heshtje d.m.th me veprime dhe mosveprime konkludente. Pra, siç shihet, shërbimet shtesë të palës paditëse që kanë përfituar të paditurit në këtë gjykim të sotëm janë tërësisht të vlefshme përsa vijon: 1)Ato janë kryer mbi bazën e kontratave të sipërmarrjes të mbështetura në Ligjin për Prokurimin. 2)Këto veprime shtesë kanë vazhduar të kryhen për shkak sepse veprimtaria e porositësit është thithur nga të paditurit në këtë gjykim të sotëm sipas përkatësisë. 3)Këto veprime shtesë janë pranuar në heshtje nga të paditurit në këtë gjykim të sotëm dhe asnjëherë nuk është penguar kryerja e këtyre shërbimeve shtesë - prej të paditurve. 4) Mospengimi i këtyre shërbimeve shtesë prej të paditurve si dhe pranimi nga ana e tyre në heshtje i këtyre shërbimeve shtesë tregon qartë se në rastin konkret këto veprime shtesë të shërbimit të palës paditëse janë pranuar nga të paditurit në këtë gjykim që kanë thithur veprimtarinë e palës porositëse – çka tregon se nga pikëpamja volitive (e shfaqjes së vullnetit të palëve) jemi para vlefshmërisë së këtyre veprimeve shtesë. Në këtë konkluzion të fundit, Gjykata arrin nisur nga fakti që kontrata e sipërmarrjes është një kontratë joformale që presupozon se një veprim juridik civil i tillë mund të lidhet në çdo formë qoftë edhe me veprime konkludente d.m.th edhe nëpërmjet pranimit të këtij shërbimi me anë të heshtjes (sikurse ka ndodhur në rastin në gjykim) dhe për më tepër që siç u tha më lart u provua plotësisht në këtë gjykim që këto shërbime shtesë janë kryer mbi bazën e kontratave të sipërmarrjes të lidhura mbi bazën e ligjit për prokurimet. Veç të tjerave, Gjykata vë në dukje se vlefshmërinë e shërbimit shtesë të kryer nga pala paditëse si më lart e ka njohur dhe vetë Instituti i Arkeologjisë (i cili më pas është shkrirë pas riorganizimit të përmendur si më sipër) - fakt ky - që u provua në gjykim edhe me tre aktmarrëveshjet të paraqitura në cilësinë e provës nga pala paditëse qysh në gjykimin e parë”.

9. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1198 datë 22.05.2013 vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.9602 datë 15.10.2012, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.

9.1 Arsyetimi i gjykatës: “I njëjtë me atë të faktit”.

10. Kundër vendimit nr.1198 datë 22.05.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs, brenda afatit ligjor, pala e paditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve të cilët kërkojnë ndryshimin e vendimeve të gjykatave të faktit dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


LIGJI I ZBATUESHËM
11. Dispozitat e ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” në të cilat parashikohet:

11.1. Neni1/2: Dispozitat e këtij ligji plotësohen me parashikimet e Kodit të Procedurës Civile, me përjashtim të rasteve dhe për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.

11.2 Neni 17/2: Gjykata zgjidh mosmarrëveshjet në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

12. Dispozitat e ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”;


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:
13. Se rekursi i paraqitur nga palët e paditura Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve përmbajnë shkaqe që motivojnë cenimin e vendimit nr.1198 datë 22.05.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.9602 datë 15.10.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

14. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, arrin në përfundimin se vendimet e gjykatave të faktit, janë rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak këto vendime duhet të ndryshohen dhe të rrëzohet padia.

15. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

16. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, Kolegji Administrativ, çmon se çështja objekt shqyrtimi përbën mosmarrëveshje administrative, dhe nga pikëpamja lëndore, në referim të nenit 7 të ligjit nr.42/2012, ky Kolegj është kompetent për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshje.

17. Arsyetimi dhe përfundimi i gjykatave të faktit është rrjedhojë e keqinterpretimit të dispozitave ligjore që rregullojnë mosmarrëveshjen që i është paraqitur për shqyrtim, ç’ka bën që vendimet e gjykatave të faktit të jenë të pambështetur në ligj. Ky Kolegj konstaton se gjykatat nuk kanë zbatuar drejtë ligjin material dhe si rezultat nuk e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen objekt gjykimi në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej tyre.

18. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, referuar dispozitave të Kodit Civil në analizë të provave të administruara gjatë gjykimit ka arritur në konkluzionin se padia duhet pranuar si e bazuar në prova dhe në ligj. Gjykata e Apelit Tiranë, pasi ka shqyrtuar çështjen, duke parashtruar në thelb të njëjtin arsyetim mbi provat dhe ligjin e zbatueshëm, ka ardhur në përfundimin se vendimi i gjykatës së rrethit gjyqësor duhet të lihet në fuqi për arsye se është i bazuar në prova dhe është dhënë në zbatim të drejtë të ligjit.

19. Duke marrë në konsideratë sa më lart, Kolegji Administrativ e vlerëson të gabuar përfundimin e arritur nga gjykatat e faktit dhe për rrjedhojë vendimet e tyre duhet të ndryshohen.

20. Referuar objektit e shkakut të kërkesëpadisë, gjykatat nuk kanë përcaktuar saktë natyrën e mosmarrëveshjes së krijuar midis palëve dhe kanë gabuar në zgjidhjen e drejtë të konfliktit. Mosmarrëveshja objekt shqyrtimi, nuk duhet të trajtohet si një marrëdhënie kontraktore që ka lindur nga një kontratë e thjeshtë shërbimi mes dy palëve kontraktuese, por si një marrëdhënie kontraktore me natyrë administrative, zgjidhja e së cilës, përveçse referimit në dispozitat e posaçme të Kodit Civil duhet të referohet dhe në ligjin specifik, e konkretisht atë me nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”.

21. Ky Kolegj e gjen me vend të parashtrojë se ligji “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar ka për qëllim përcaktimin e rregullave për prokurimin e mallrave, të ndërtimeve dhe të shërbimeve me synim nxitjen e përdorimit efektiv të fondeve publike nga entet prokuruese; nxitjen e pjesëmarrjes së kandidatëve, të konkurencës duke siguruar një trajtim të barabartë, jodiskriminues të pjesëmarrësve në prokurim, ndershmëri, besim publik dhe transparencë në prokurimin publik. Në kontrata të kësaj natyre autonomia e vullnetit të palëve nuk është e pakufizuar në kuptimin e së drejtës private, por ka rregullime specifike nga legjislacioni, të cilat rregullojnë marrëdhëniet juridike që krijohen dhe funksionojnë në bazë të fondeve publike.

22. Në respektim të këtyre akteve ligjore, palët e paditura Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve nuk mund të paguajnë një palë private për shërbimin e kryer pa zbatuar më parë rregullat e parashikuara nga ligji për prokurimin publik, si dhe pa lidhur një kontratë me të. Legjislacioni në fuqi për prokurimin publik jo vetëm që e ndalon një organ që administron fonde publike të kryejë pagesa pa zbatuar rregullat e prokurimit publik dhe pa nënshkruar kontratat përkatëse, por parashikon edhe kufizime për organin publik, i cili nuk mund të tejkalojë në mënyrë të njëanshme kufirin e vlerës së kontratës të përcaktuar në mënyrë të detajuar në termat e prokurimit publik.

23. Palët e paditura, nuk mund të veprojnë si palë private në një marrëdhënie kontraktuale, për aq kohë sa shërbimet apo mallrat e tyre prokurohen dhe paguhen me fonde publike. Në këto raste, liria kontraktuale e palës publike është e kufizuar nga respektimi dhe zbatimi i një sërë rregullash të vendosura në ligj, të cilat kanë për qëllim transparencën dhe efektivitetin maksimal të shpenzimeve publike.

24. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se kjo marrëdhënie juridike e krijuar mes palëve ndërgjyqëse duhet analizuar në bazë të Ligjit nr.9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar. Rezulton qartë nga të gjitha provat shkresore të administruara në dosjen gjyqësore dhe të analizuara nga gjykatat e faktit, se për periudhën, që pala paditëse pretendon se nuk është paguar nga palët e paditura për shërbimin e ruajtjes së objekteve, nuk janë kryer procedura prokurimi në lidhje me shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë së objekteve nga ana e palëve të paditura.

25. Pra, në kushtet kur ligji i posaçëm dhe kontrata detyron entet publike të zbatojnë në mënyrë rigoroze dispozitat e prokurimit publik, vazhdimi i shërbimit nga ana e paditësit, pa u zbatuar më parë rregullat e prokurimit publik dhe pa u lidhur një kontratë midis palëve, nuk i detyron të paditurit të përgjigjen financiarisht për kryerjen e këtyre shërbimeve, përsa kohë këto shërbime rezulton të jenë të pa prokuruara dhe të pa kontraktuara. Vetëm një kontratë e lidhur në zbatim të këtij ligji mund të sjellë pasoja juridike për palët.

26. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbi argumentet e sipërcituara arrin në përfundimin se si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ashtu edhe Gjykata e Apelit Tiranë, mbi provat e çmuara dhe rrethanat e faktit të vërtetuara prej tyre, kanë zbatuar gabim ligjin kur kanë pranuar padinë. Rrjedhimisht, jemi në kushtet kur vendimet e të dy gjykatave të faktit duhet të ndryshohen dhe të rrëzohet kërkesëpadia.




PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.9602 datë 15.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimit nr.1198 datë 22.05.2013 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe rrëzimin e padisë.


Tiranë, më 19.11.2015
Nr. 11243-00511-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4538 i Vendimit (625)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   100   101   102   103   104   105   106   107   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish