Nr I vendimit Data palët faqe



Download 4,68 Mb.
bet107/157
Sana14.02.2017
Hajmi4,68 Mb.
#2528
1   ...   103   104   105   106   107   108   109   110   ...   157

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej:


Xhezair Zaganjori Kryesues

Ardian Dvorani Anëtar

Evelina Qirjako Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Medi Bici Anëtar

datën 24.11.2015, në seancën gjyqësore, mori në shqyrtim çështjen administrative me nr.03032/2012 akti, që u përket palëve:


PADITËS: POLIMER ÇEÇI, në mungesë

TË PADITUR: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SARANDË, në mungesë.

PERSON I TRETË: ZYRA QENDRORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË, në mungesë

Me pjesmarrjen në gjykim të Avokaturës së Shtetit, përfaqësuar nga z. Abaz Deda.

OBJEKTI:

Shpërblim dëmi material, fitim i munguar së bashku me interesat,

kamatë vonesat dhe atij moral nga debitori ZVRPP Sarandë

për mosregjistrim me dashje të pronës duke më mohuar

të drejtën e gëzimit e të disponimit lirisht të pronësisë së kthyer

me vendimin nr.102, datë 29.01.1996,

pjesë e vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ZRAKKP Qarku Vlorë.

Baza Ligjore: Neni 24, 32, 149, 450, 486, 625/a, 640, 192, 193, 196 të Kodit Civil,

nenet 32/a, 192, 193451/a të Kodit të Procedruës Civile;

nenet 4, 7, 42, 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

Vendimet nr.27, datë 26.05.2010 dhe nr.43, datë 06.10.2011.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.23-2012-1360 (600), datë 09.05.2012 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë me nr.21234-01242-23-2011/55 regjistri themeltar, datë 21.07.2011 regjistrimi, të paditësit Polimer Çeçi.

Shpenzimet gjyqësore lihen në ngarkim të palës paditëse.
Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.374, datë 17.07.2012 ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.1360 (600), datë 09.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.



Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse Polimer Çeçi, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.374, datë 17.07.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimit nr.23-2012-1360 (600), datë 09.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe pranimin e padisë sipas objektit të tij, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:

  • Gjykatat kanë zbatuar keq ligjin dhe kanë lejuar shkelje të rënda të tij.

  • Gjykata e Apelit nuk ka respektuar procedurën dhe arsyetimi i vendimit është sipërfaqësor dhe jo i hollësishëm, sikurse është detyrim ligjor i parashikuar në K.Pr.Civile.

  • Nuk jemi para faktit të pretenduar nga pala e paditur se, meqënëse VKKKP Vlorë nuk ka kaluar në shqyrtimin administrativ nuk përbën titull ekzekutiv.

  • Vendimi i KKKP Vlorë përbënte titull ekzekutiv në kuptim të nenit 16, pika 3 dhe nenit 18 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, i ndryshuar.

  • Ankimi ishte bërë më datë 13.04.2010 dhe deri në investimin gjyqësor nuk është kryer asnjë procedurë dhe për këtë arsye, pala e interesuar ka kërkuar lëshimin e urdhërit të ekzekutimit në gjykatë. Si rrjedhojë, urdhëri i ekzekutimit i dhënë me vendimin gjyqësor nr.24, datë 24.11.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë ka qenë i drejtë dhe i detyrueshëm për tu zbatuar nga ZVRPP Sarandë.

  • Dëmi i shkaktuar nga fakti i paligjshëm i palës së paditur ZVRPP Sarandë, cënon të drejtat e njeriut për gëzimin e qetë të pronës, duke tronditur objektivisht jetën e përditshme dhe veprimtarinë e zakonshme të tij dhe rrjedhimisht duke i shkaktuar përkeqësim të cilësisë së jetës, bllokimin e një aktiviteti apo transkriptimi të pronës, ku mungesa e fruteve që do të vinin nga realizimi i saj do të ndryshonte edhe jetën dhe sjelljen e palës paditëse, në rastin e respektimit rigoroz të ligjit nga pala e paditur.

  • Gjykatat kanë legjitimuar një veprimtari të paligjshme të administratës shtetërore dhe konkretisht palës së paditur ZVRPP Sarandë dhe praktikisht duhet të kishte përfunduar regjistrimi i kësaj prone, por mosrespektimi edhe i vendimeve gjyqësore krijiojnë precedent të rrezikshëm për të cilën taksapaguesit shqiptar paguajnë për mbajtjen në funksion të nëpunësave të tyre.

  • Po të analizojmë me kujdes vendimin gjyqësor ai është tërësisht kontradiktor, pasi vec ecurisë së hetimit me seanca të shumta, kalimin në një fazë tjetër duke caktuar edhe ekspertin në këtë çështje, duket qartë se ajo qëllimisht e ka rrëzuar padinë edhe pse procedurat e saj deri në caktimin e vlerës së dëmit kanë qenë të drejta

  • Si mund të ikim me logjikën e gjykatës dhe palës së paditur që ne kemi tokën tonë, në një kohë që sipërfaqja e kthyer ka qenë tokë në përdorim nga shtetas të tjerë me akt të marrjes së tokës në përdorim, referuar nenit 36, të Ligjit nr.7843/94 të regjistrimit të pronës.

KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Evelina Qirjako, pala paditëse ne mungese edhe pse kishte dijeni rregullisht sipas ligjit, Avokaturën e Shtetit përfaqësuar në gjykim nga Z. Abaz Deda, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimeve të dhëna nga dy gjykatat më të ulëta, si vendime të marra në përputhje me dispozitat ligjore të zbatueshme, si dhe e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N

1. Nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, paditësi Polimer Çeçi është trashëgimtari i vetëm i subjektit Filip Çeçi.

2. Me vendimin nr.132, datë 24.06.2009, ZRKKP Qarku Vlorë i ka njohur subjektit të shpronësuar Filip Çeçi (trashëgimtarëve të tij ligjorë) të drejtën e pronësisë për një sipërfaqe totale tokë bujqësore prej 45,073 m2, të ndodhura në fshatin Piqeras, Komuna Lukovë Sarandë, e përcaktuar në 10 parcela respektive, me emërtim, kufij dhe sipërfaqe të përcaktuara; i ka kthyer sipërfaqen e përgjithshme prej 25293 m2, nga e cila 1063 m2 tokë pyjore dhe 24.230 m2 tokë bujqësore, të ndodhura në fshatin Piqeras, Komuna Lukovë, Sarandë, e ndarë në 6 parcela respektive, me emërtim, kufij dhe sipërfaqe të përcaktuar; t’i njohë të drejtën e kompensimit sipas njërës nga format e parashikuara në nenin 11, të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar për sipërfaqen e tokës bujqësore prej 19.780 m2, të ndodhur në fshatin Piqeras, Komuna Lukovë, Sarandë.

3. Ky vendim rezulton të jetë ankimuar pranë Zyrës Qëndrore të AKKP-së Tiranë nga Zyra Vendore e Avokaturës së Shtetit Vlorë, për të cilën edhe është hapur dosja ankimore me nr.809 prot, datë 15.10.2009 në emër të subjektit të shpronësuar Filip Ceci.

4. Referuar nenit 24 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar me Ligjin nr.9898, datë 10.4.2008, afati i përfundimit të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave duhet të përfundonte deri në datën 30.06.2009. Në kushtet kur vendimi nr.132, datë 24.06.2009 dhënë nga ZRKKP Qarku Vlorë është i datës 24.06.2009, Zyra Qëndrore e AKKP-së ka qenë në pamundësi ligjore për të trajtuar ankimin e depozituar nga Zyra Vendore e Avokaturës së Shtetit Vlorë, ndaj në referim të këtij kufizimi ligjor vetëm e ka regjistruar ankimin e ushtruar ndaj tij si dhe ka formuar dosjen ankimore, pa e marrë atë në trajtim.

5. Referuar këtij momenti ligjor, pala e interesuar i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ZRKKP Qarku Vlorë, pasi ka pretenduar se ankimi i bërë nga Zyra Vendore e Avokaturës së Shtetit Vlorë është kryer jashtë afateve ligjore të përcaktuara si dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së nuk është shprehur brenda afatit 30 ditor, sikundër parashikohet në nenin 16, paragrafi 3 të Ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar me Ligjin nr.9684, datë 06.02.2007.

6. Me vendimin nr.224, datë 24.11.2009 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur: “Lëshimin e urdhërit të ekzekutimit të vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të AKKP Qarku Vlorë”.

7. Me marrjen e këtij vendimi, pala paditëse ka kërkuar vënien në ekzekutim të këtij vendimi nëpërmjet Zyrës së Përmbarimit Sarandë. Me shkresën nr.621 prot, datë 16.12.2009, Zyra e Përmbarimit Sarandë i ka kërkuar ZVRPP Sarandë që të bëjë ekzekutimin vullnetar të vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të AKKP Qarku Vlorë, duke kryer regjistrimin e tij në regjistrat e pasurisë së paluajtshme.

8. Regjistruesi i ZVRPP Sarandë, bazuar edhe në shkresën me nr.4952/1 prot, datë 25.09.2009 të Kryeregjistruesit, në të cilën është pasqyruar se: “... në lidhje me vendimet e lëshuara nga ZRKKP në Qarqe (bashkëlidhur lista e tyre), për ligjishmërinë e të cilave nuk është shprehur ende AKKP .... dhe për të cilat është kërkuar të mos bëhet regjistrimi i këtyre vendimeve nga ZVRPP, pa u kërkuar më parë informacion në AKKP lidhur me procesin e shqyrtimit administrativ të tyre në këtë zyrë. ...në zbatim të përcaktimeve të bëra në nenin 5/d të ligjir nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.... duhet të pezulloni regjistrimin e këtyre vendimeve deri në dërgimin e informacionit nga AKKP, në lidhje me procesin e shqyrtimit administrativ të këtyre vendimeve, informacion i cili bazuar në këtë nen do të kërkohet nga ana juaj...”, ka nxjerrë vendimin nr.18, datë 23.02.2010, për pezullimin e regjistrimit të vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ZRKKP Qarku Vlorë të dhënë në favor të trashëgimtarëve ligjore të subjektit të shpronësuar Filip Çeçi, deri në dërgimin e informacionit nga AKKP në lidhje me shqyrtimin e procesit administrativ të këtij vendimi. Ky vendim, i është njoftuar subjektit paditës Polimer Çeçi me shkresën nr.302/1 prot. datë 23.02.2010.

9. Duke mos qenë dakort me këtë vendim të ZVRPP Sarandë, pala e paditur e ka bërë atë objekt kundërshtimi në rrugë gjyqësore, duke ju drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë me padinë me objekt “1. Anullimin e urdhrit nr.18, datë 23.02.2010 të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë, si të pabazuar në ligj. 2. Detyrimin e palës së paditur të më regjistrojë vendimin nr.132, datë 24.06.2009 të ZRKKP Qarku Vlorë të dhënë në favor të trashëgimtarëve ligjore të subjektit të shpronësuar Filip Çeçi”.

10. Me vendimin nr.23-2010-786, datë 07.06.2010 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka vendosur: “Pranimin e kërkesës. 2. Anullimin e aktit administrativ, urdhrit nr.18, datë 23.02.2010 të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë. 3. Detyrimin e palës së paditur të regjistrojë në regjistrat e pasurive të paluajtshme, vendimin nr.132, datë 24.06.2009 të ZRKKP Qarku Vlorë dhënë në favor të subjektit të shpronësuar Filip Çeçi...”. Ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.334, datë 05.10.2010 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

11. Me vendimin nr.1784, datë 17.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, është lëshuar urdhëri i ekzekutimit për vendimin gjyqësor civil nr.786, datë 07.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, lënë në fuqi me vendimin nr.334, datë 05.10.2010 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër. Për këtë arsye, me shkresën nr.600 prot, datë 24.11.2010, është kërkuar nga ZVRPP Sarandë ekzekutimi i vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ZRKKP Qarku Vlorë.

12. ZVRPP Sarandë me shkresën nr.83 prot, datë 14.01.2011 ka njoftuar palën paditëse se: “... është kërkuar konfirmim në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Deri në mbërritjen e këtij konfirmimi nuk mund të veprohet”. Ndërsa me shkresën nr.3089 prot, datë 10.10.2011 drejtuar ZQRPP Tiranë, ZVRPP Vlorë ka sqaruar se: “...në bazë të Udhëzimeve të shkresës me nr.137/3 datë 27.01.2011 të ZQRPP Tiranë, ZVRPP Vlorë ka regjistruar vendimin nr.132, datë 24.06.2009 të ZRKKP Qarku Vlorë dhe ka vendosur masën e kufizimit në kartelat e pasurisë së paluajtshme po sipas udhëzimeve të shkresës së mësipërme, deri në shprehjen e AKKP-së në lidhje me konkluzionet e nxjerra në përfundim të shqyrtimit administrativ përsa i përket vendimit nr.132, datë 24.06.2009...”.

13. Me urdhrin nr.674, datë 12.07.2011, ZVRPP Sarandë ka vendosur:“Refuzimin e kërkesës për regjistrim të vendimit të KKKP Vlorë nr.132, datë 24.06.2009 për pjesën prej 1109 m2, të cilat kanë në zërat kadastralë konkretisht “përrua dhe kanal”.

14. Me vendimin e datës 19.07.2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi ka regjistruar kallëzimin penal të shtetasit Polimer Çeçi, ndaj punonjëses së ZVRPP Sarandë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ka vendosur: “Mosfillimin e procedimit penal lidhur me kallëzimin nr.589 prot, datë 20.06.2011”, me arsyetimin se, nuk ndodhemi përpara veprës penale për të cilin shprehet kallëzuesi në materialin e depozituar në prokurori.

15. Me urdhrin nr.789, datë 13.10.2011 të Kryeregjistruesit është vendosur: “1. Miratimin pjesërisht të projekt-urdhrit nr.674, datë 12.07.2011 të ZVRPP Sarandë. 2. ZVRPP Sarandë të pezullojë procedurën e regjistrimit përsa i përket asaj pjese të regjistrimit të sipërfaqes së disponuar me VKKKP nr.132, datë 26.04.2009, e cila nuk përputhet me zërin kadastral të kësaj sipërfaqe sipas azhornimit në sistem deri në shprehjen e organeve kompetente në lidhje me këtë mospërputhje. 3. Të mbajë të kufizuar veprimet për pjesën tjetër të sipërfaqes, e cila tashmë është regjistruar nga ZVRPP Sarandë deri në shprehjen e AKKP-së në lidhje me konkluzionet e nxjerra në përfundim të shqyrtimit administrativ përsa i përket vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ZRKKP Vlorë...”.

16. Me shkresën nr.3418/2 prot, datë 24.11.2011, ZVRPP Sarandë ka njoftuar Zyrën e Përmbarimit Sarandë se ka ekzekutuar lajmërimin e datës 24.11.2010 me palë Polimer Çeçi -ZVRPP Sarandë.

17. Me vendimin nr.94, datë 27.02.2012, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së ka vendosur: “Deklarimin e mungesës së juridiksionit dhe kompetencës së Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave për shqyrtimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë ndaju vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ish-ZRKKP Qarku Vlorë dhënë në favor të subjektit të shpronësuar Filip Çeçi, trashëgimtarëve të tij ligjorë”.

18. Për sa më sipër, pala paditëse në datën 21.07.2011, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë me padinë me objekt të sipërcituar, duke pretenduar se vonesa në regjistrimin e parcelave të njohura dhe të kthyera me vendim komisioni, i ka shkaktuar atij një dëm pasuror të konsiderueshëm dhe në të njëjtën kohë, kalvari i gjatë i procedurave ligjore të ndjekura prej tij për realizimin e kësaj të drejte, ka çuar edhe në sëmundjen e tij nga zemra.

19. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.23-2012-1360 (600), datë 09.05.2012 ka vendosur:

-Rrëzimin e kërkesë padisë me nr.21234-01242-23-2011/55 regjistri themeltar, datë 21.07.2011 regjistrimi, të paditësit Polimer Çeçi.

-Shpenzimet gjyqësore lihen në ngarkim të palës paditëse.

19/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “...që të ekzistojë përgjegjësia për shpërblimin e dëmit në kuptim të nenit 608 të Kodit Civil, duhet të ekzistojnë njëkohësisht katër elementë që janë: 1. Ekzistenca e dëmit pasuror; 2. Paligjishmëria e veprimit ose mosveprimit; 3. Ekzistenca e fajit; 4. Lidhja shkakësore. .... Gjykata çmon se ZVRPP Sarandë nuk ka vepruar me faj në të gjithë praktikën e që ajo ka ndjekur për regjistrimin e e vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ZRKKP Qarku Vlorë.... Zyra Vendore ka vendosur të refuzojë regjistrimin në bazë të një praktike dhe urdhëri të ardhur nga organi epror dhe nuk mund të pretendohet në këtë rast se ajo ka vepruar me faj..... gjykata çmon se dëmi që i është shkaktuar paditësit Polimer Çeçi në këtë rast, i cili paraqitet në formën e fitimit të munguar dhe jo të ndonjë humbje të pësuar, nuk është shkaktuar nga mosveprimi i zyrës vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Sarandë, pasi ekzekutimi i titullit ekzekutiv bëhet nga Shërbimi Përmbarimor, ndërkohë që pretendimi i paditësit se gjoja Kryetari i Komunës i kishte thënë se nuk mund të bënte dorëzimin faktik të parcelave pa disponuar ai një çertifikatë pronësie për pronën... Përsa kohë që përgjegjëse për një fakt të tillë mund të jetë si Komuna Lukovë, si vetë KKKP Qarku Vlorë, i cili në marrjen e vendimit duhet ta shoqëronte edhe me dorëzimin faktik të saj, ashtu edhe Zyra Përmbarimore Sarandë, e cila në ushtrim të kompetencave që i njihen nga ligji mund të ishte marrë me një proces të tillë, atëhere nuk mundet që të këtë përgjegjësi t’ia shkarkojnë ZRPP Sarandë. Në këtë mënyrë përsa kohë nuk vërtetohet se ZVRPP Sarandë ka vepruar me faj dhe nuk vërtetohet as lidhja shaksore që ka qenë pikërisht mosveprimi i saj ai që ka shkatuar dëm paditësit, atëhere përgjegjësia jashtëkontraktore e organit të administratës shtetërore në këtë rast nuk mund të qëndrojë.....”.

20. Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.374, datë 17.07.2012 ka vendosur:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.1360 (600), datë 09.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.



20/1. Kjo gjykatë ka arsyetuar se: “...Edhe Gjykata e Apelit çmon se nuk është mosveprimi i palës së paditur e cila ti ketë sjellë si pasojë paditësit faktin e mosdorëzimit të pronës në favor të tij, që ai ta shfrytëzonte lirisht si pronar, ta gëzonte e ti vilte të ardhurat. Paditësit nuk rezulton ti ketë ardhur demi i pretenduar nga regjistrimi apo jo i vendimit të KKKPronave, por nga dorëzimi i pronës, veprim i cili është bërë nga Zyra e Përmbarimit, pra mosregjistrimi nuk i ka hequr paditësit vlefshmërinë dhe efikasitetin e titullit të pronësisë dhe gëzimin apo jo të saj, nuk e ka cënuar veprimi ose mosverimi i palës së paditur.... Sa sipër, gjykata e shkallës së parë i ka analizuar me hollësi në vendimin e saj dhe më të drejtë ka vendosur për rrëzimin e padisë së paditësit Polimer Çeçi. Për të njëjtat arsye, gjykata e Apelit nuk i çmon me vend edhe sa janë parashtruar në ankimin e paraqitur”.

21. Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala paditëse Polimer Çeçi, i cili kërkon ndryshimin e vendimit nr.374, datë 17.07.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimit nr.23-2012-1360 (600), datë 09.05.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, si dhe pranimin e padisë sipas objektit të tij, duke parashtruar ato shkaqe, që pasqyrohen në pjesën hyrëse të këtij vendimi.


KOLEGJI ADMINISTRATIV I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON:

22. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Polimer Çeçi, nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 58 të Ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të cilat të mund të bëjnë të cënueshëm vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë. Ky Kolegj, ҫmon se vendimi nr.374, datë 17.07.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, është marrë në zbatim të drejtë të ligjit procedurial dhe atij material dhe për rrjedhojë, ai duhet të lihet në fuqi.

23. Ky Kolegj në referim të akteve të administruara në dosjen gjyqësore, që janë marrë në shqyrtim dhe janë analizuar nga gjykatat më të ulëta, vlerëson se, si Gjykata e Apelit Gjirokastër ashtu edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në përputhje me kërkesat e normave procedurialë kanë kryer “një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin” (neni 14 i K.Pr.Civile) duke ju dhënë përgjigje pretendimeve dhe kërkimeve të palëve në proces; kanë bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 12 i K.Pr.Civile) dhe si rezultat e kanë zgjidhur “mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej tyre” (neni 16 i K.Pr.Civile).

24. Në çështjen objekt shqyrtimi, rezulton se kërkimi i palës paditëse është: ”Shpërblim dëmi material, fitim i munguar së bashku me interesat, kamatë vonesat dhe atij moral nga debitori ZVRPP Sarandë për mosregjistrim me dashje të pronës duke më mohuar të drejtën e gëzimit e të disponimit lirisht të pronësisë së kthyer me vendimin nr.102, datë 29.01.1996, pjesë e vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ZRAKKP Qarku Vlorë”, duke e mbështetur këtë pretendim në nenet 24, 32, 149, 450, 486, 625/a, 640, 192, 193, 196 të Kodit Civil, nenet 32/a, 192, 193451/a të Kodit të Procedruës Civile; në nenet 4, 7, 42, 35 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në Vendimin nr.27, datë 26.05.2010 dhe atë me nr.43, datë 06.10.2011 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

25. Referuar kërkimit të palës paditëse si dhe shkakut ligjor ku ai e mbështet këtë pretendim, ky Kolegj, vlerëson se mosmarrëveshja objekt shqyrtimi ka lindur si pasojë e mosveprimeve të palës së paditur, e cila nuk ka regjistruar pranë regjistrave të saj, pronën e kthyer me vendimin nr.132, datë 24.06.2009 të ZRAKKP Qarku Vlorë, dhënë në favor të trashëgimtarëve ligjore të subjektit të shpronësuar Filip Çeçi. Këtë regjistrim, pala paditëse ka mundur ta sigurojë vetëm pasi ka kaluar një kohë relativisht e gjatë dhe pasi ka kryer një sërë veprimesh proceduriale dhe procese gjyqësore, sipas tij të panevojshme, të cilat, kanë bërë që ai të privohet nga e drejta e tij për të gëzuar pronën. Në këto kushte, ai ka kërkuar nga ana e paditur, shpërblimin e dëmit të shkaktuar. Nisur nga sa më sipër, ky Kolegj, çmon se, çështja objekt shqyrtimi lidhet me mosmarrëveshjet në fushën e shkaktimit të dëmit nga organe të administratës publike, si dhe rregullohet nga dispozitat e Ligjit nr.8510 datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, si dhe dispozitave të Kodit Civil.

26. Nga ana e palës paditëse është pretenduar se, moskryerja e këtij regjistrimi nga ana e ZVRPP Sarandë, në kundërshtim mesa parashikon Ligji nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave”, i ndryshuar, Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar si dhe nenit 192/h të Kodit Civil, i ka shkaktuar një dëm moral dhe material duke u endur gjykatave për të siguruar regjistrimin e tij në rrugë gjyqësore, në një kohë kur vetë ligjet materiale të sipërcituara, e detyronin anën e paditur që të kryente regjistrimin e pronës së kthyer me vendim komisioni.

27. Ndërsa, ana e paditur në këtë gjykim, ka prapësuar se, pezullimi për të kryer regjistrimin e vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ZRAKKP Qarku Vlorë, dhënë në favor të trashëgimtarëve ligjore të subjektit të shpronësuar Filip Çeçi, është bërë bazuar në vendimin nr.18, datë 23.02.2010 të Regjistruesit të ZVRPP Sarandë, si dhe në shkresën nr.4952/1 prot, datë 25.09.2009 të Kryeregjistruesit, me të cilën, të gjitha ZVRPP në rrethe janë udhëzuar të veprojnë në lidhje me regjistrimin e vendimeve të dhëna nga ish-ZRKKP në Qarqe, ndaj të cilave ishte ushtruar ankim në Zyrën Qëndrore të AKKP Tiranë, por që për efekt të vakumit ligjor, nuk kishte përfunduar shqyrtimi i këtyre ankimeve nga ana e kësaj të fundit. Për këtë arsye, pala e paditur në këtë gjykim, ka pretenduar se mosveprimi i saj, nuk ka qenë në kundërshtim me ligjin, por ka qenë në përputhje me orientimet e dhëna nga organi epror dhe në përputhje me parashikimet e Ligjit nr.9235/2004 i ndryshuar, përsa kohë nga ana e AKKP-së nuk kishte përfunduar shqyrtimi i ankimit, brenda juridiksionit administrativ.

28. Në nenin 3 të ligjit nr.8510, datë 15.07.1999 “Për përgjegjësinë jashtëkontraktore të organeve të administratës shtetërore”, i ndryshuar, i titulluar “Rastet e përgjegjësisë se organeve shtetërore”, parashikohet se: “Organet e administratës shtetërore përgjigjen për demet që u shkaktojnë personave fizike a juridike private në rastet që vijojnë: a) kur kryejnë veprime a mosveprime të kundërligjshme; b) kur kryejnë veprime a mosveprime të ligjshme, por që sjellin dëmtimin e interesave të ligjshme të personave fizike a juridike private; c) kur, megjithëse kryejnë veprime a mosveprime të ligjshme, u shkaktojnë një dëm të pabarabartë subjekteve të cilëve u drejtohet ky veprim a mosveprim; ç) kur, për shkak të mosfunksionimit të mjeteve teknike me të cilat organet e administratës shtetërore ushtrojnë veprimtarinë e tyre, persona fizike a juridike private cënohen në interesat e tyre të ligjshme; d) kur u shkaktojnë një rrezik të vazhdueshëm personave fizike a juridike privatë; dh) kur kryejnë një akt korruptiv gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre”.

29. Në analizë të dispozitës së sipërcituar, duhet që të plotësohen edhe kushtet ligjore që pasqyrohen për përgjegjësinë për shpërblimin e dëmit në kuptim të nenit 608 të Kodit Civil, sipas të cilit, duhet të ekzistojnë njëkohësisht katër elementë që janë: 1. Ekzistenca e dëmit pasuror; 2. Paligjishmëria e veprimit ose mosveprimit; 3. Ekzistenca e fajit; 4. Lidhja shkakësore. Në referim të atyre që pasqyrojnë aktet e administruara në dosje, nuk rezulton që të plotësohen këto katër elementë nga ana e ZVRPP Sarandë, në mënyrë që pala paditëse të pretendojë se i është shkaktuar dëm dhe si i tillë, të duhet të dëmshpërblehet nga ana e organit administrativ, palë e paditur në këtë gjykim.

30. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, çmon të theksojë se, në paditë që kanë për objekt detyrimin për shpërblimin e dëmit jashtë kontraktor, është pala paditëse ajo që ka barrën e provës për të vërtetuar dëmin që i është shkaktuar nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme të palës të paditur, veprimet konkrete të paligjshme të kryera nga pala e paditur dhe se pikërisht, dëmi që i është shkaktuar është rrjedhim i drejtpërdrejtë dhe i menjëhershëm i veprimit ose mosveprimit të palës së paditur.

31. Në çështjen objekt shqyrtimi, pala paditëse nuk ka pretenduar saktësisht se, kush është dëmi që i është shkaktuar dhe sa është ai; kush është lidhja shkakësore që ekziston midis veprimit ose mosveprimit të organit të administratës publike me dëmin që paditësi ka pretenduar se i është shkaktuar; ku qëndron paligjishmëria e veprimeve apo mosveprimeve të kryera nga ana e paditur (konkretisht ZVRPP Sarandë), si dhe nëse këto veprime ose mosveprime janë kryer me faj nga ana e organit administrativ të paditur në këtë gjykim.

32. Në analizë të sa më sipër, ky Kolegj, vëren se gjykatat më të ulëta, pas zhvillimit të një hetimi gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm (neni 14 i K.Pr.Civile), duke i nënshtruar verifikimit dhe debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështjet e rëndësishme nëse ekzistojnë apo jo kushtet për lindjen e detyrimit për shkaktimin e dëmit jashtëkontraktor, kanë arritur në perfundimin e drejtë se, veprimet e kryera nga ana e paditur nuk janë veprime të kryera me faj, dhe ato nuk janë veprime të kryera në kundërshtim me ligjin.

33. Në referim të akteve shkresore të administruara në dosjen gjyqësore, rezulton se, veprimet e kryera nga ana e ZVRPP Sarandë nuk janë kryer në kundërshtim me ligjin. Me të drejtë ZVRPP Sarandë nuk ka pranuar që të regjistrojë vendimin nr.132, datë 24.06.2009 të ZRAKKP Qarku Vlorë, përsa kohë ndaj tij ishte ushtruar e drejta e ankimit pranë Zyrës Qëndore të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave nga ana e Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit Vlorë (referojuni shkresës së AKKP-së në faqen 85 të dosjes gjyqësore). Për sa kohë, AKKP-ja nuk kishte përfunduar procesin e shqyrtimit të ankimit ndaj vendimit nr.132, datë 24.06.2009 të ZRAKKP Qarku Vlorë, ZVRPP Sarandë nuk mund të bënte regjistrimin e tij bazuar në nenin 38 të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, i titulluar “Regjistrimi i kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës apo me një akt administrativ”, në të cilin pasqyrohet se: “Në rastet kur shteti, personi, fizik ose juridik, ka fituar të drejtën e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme me anë të ligjit, vendimit gjyqësor të formës së prerë për fitimin ose kalimin e së drejtës së pronësisë apo të aktit të një organi administrativ, regjistruesi, mbështetur në këto akte të paraqitura nga personi i interesuar, bën regjistrimin, duke shënuar pronar shtetin, personin, fizik ose juridik, të cilit i ka kaluar e drejta e pronësisë. Regjistrimi i fitimit të pronësisë, sipas këtij neni, bëhet nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme pas plotësimit të kushteve të regjistrimit, të përcaktuara në shkronjën "h" dhe në paragrafin e fundit të nenit 193 të Kodit Civil. Nëse nuk plotësohen kushtet e sipërpërmendura, regjistruesi propo zon refuzimin e kërkesës për regjistrim dhe dosja e plotë e praktikës, së bashku me urdhrin e refuzimit, i kalojnë për kompetencë Kryeregjistruesit...”, si dhe në pikën 5, gërma g, nënpika “i” të Udhëzimit nr.1, datë 31.01.2007 “Për procedurat e regjistrimit në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, në të cilën pasqyrohet se: “Kërkesat për regjistrim refuzohen në rastet e mëposhtëme: ...g) Kur në aktet administrative: i) afatet ligjore për ankimin, administrativ dhe ligjor nuk kanë përfunduar...”. Për këtë arsye, veprimet e ZVRPP Sarandë nuk vijnë në kundërshtim me ligjin.

34. Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, vlerëson të theksojë se, veprimet e kryera nga ana e ZVRPP Sarandë nuk janë kryer me faj nga ana e punonjësve të saj. Referuar akteve të administruara në dosje, punonjësit e ZVRPP Sarandë kanë vepruar në përputhje me orientimet e dhëna nga organi epror, që në rastin konkret është Zyra Qëndrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Bazuar në shkresën me nr.4952/1 prot, datë 25.09.2009 të Kryeregjistruesit, ZVRPP Sarandë është udhëzuar që: “…nëse në zyrën tuaj janë paraqitur për regjistrim vendimet e listuara në listën bashkëlidhur kësaj shkrese dhe zyra juaj nuk ka filluar procedurat e regjistrimit të këtyre vendimeve, në zbatim të përcaktimeve të bëra në nenin 5/d të Ligjit nr.7843, datë 13.07.1994….duhet të pezulloni regjistrimin e këtyre vendimeve deri në dërgimin e informacionit nga AKKP-janë lidhje me procesin e shqyrtimit administrative të këtyre vendimeve…”(referojuni faqes 190 të dosjes gjyqësore). Në këto kushte, veprimet e kryera nga ana e punonjësve të ZVRPP Sarandë nuk rezultojnë të jenë kryer më faj, përsa kohë nga ana e tyre janë mbajtur në vëmendje orientimet e dhëna nga ana e organit epror, i cili, për efekt të ligjit kontrollon dhe çertifikon çdo veprim ose mosveprim të kryer nga ana e ZVRPP-ve, në lidhje me regjistrimet e pronave të paluajtshme.

35. Mbi bazën e këtyre konstatimeve, gjykatat më të ulëta kanë vendosur rrëzimin e kërkesë padisë, duke argumentuar se: “...nuk është mosveprimi i palës së paditur e cila ti ketë sjellë si pasojë paditësit faktin e mosdorëzimit të pronës në favor të tij, që ai ta shfrytëzonte lirisht si pronar, ta gëzonte e ti vilte të ardhurat. Paditësit nuk rezulton ti ketë ardhur demi i pretenduar nga regjistrimi apo jo i vendimit të KKKPronave, por nga dorëzimi i pronës, veprim i cili është bërë nga Zyra e Përmbarimit, pra mosregjistrimi nuk i ka hequr paditësit vlefshmërinë dhe efikasitetin e titullit të pronësisë dhe gëzimin apo jo të saj, nuk e ka cënuar veprimi ose mosverimi i palës së paditur....”.

36. Në referim të akteve shkresore të administruara në dosjen gjyqësore dhe të marra në shqyrtim nga ana e gjykatave më të ulëta, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, konstaton se, mes mosveprimeve të palës së paditur ZVRPP Sarandë dhe dëmit të pretenduar të pësuar nga pala paditëse Polimer Ceçi, si pasojë e mos marrjes në dorëzim të pronës, mungon lidhja shkakësore. Vlen të theksohet se, regjistrimi i titullit të pronësisë në regjistrat e ZVRPP Sarandë nuk i ka hequr paditësit apo zhvlerësuar atij, titullin e pronësisë. Ana e paditur nuk ka si detyrë të saj dorëzimin e sendit, por thjesht regjistrimin e titullit të pronësisë. Në këto kushte, nuk ka qenë detyrim i anës së paditur që ti dorëzonte sendin paditësit, në një kohë që ky i fundit ka pasur tagrin e pronësisë (ka pasur vendimin e KKKP), pasi titulli nuk i ështe cënuar dhe ka pasur të gjitha mundësitë për gëzimin dhe ushtrimin faktik të posedimit të sendit dhe gëzimit të fryteve të tyre, duke u sjellë mbi to si pronar legjitim.

37. Ky qëndrim, është tashmë i konsoliduar dhe vjen në përputhje edhe më qëndrimin që kanë mbajtur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në vendimin unifikues nr.1, datë 06.01.2009, në të cilin janë shprehur se: “Regjistrimi ose transkriptimi i një veprimi juridik nuk është një element i vlefshmërisë së tij (kontratës). Mosregjistrimi i kontratës në regjistrat e pasurive të paluajtshme nuk e bën kontratën e tjetërsimit të pasurive të paluajtshme të pavlefshme, por nuk i jep mundësinë blerësit që ta tjetërsojë atë tek të tretët. Kontrata e cila nuk është e regjistruar është e perfeksionuar dhe e vlefshme dhe ka efektet thelbësore. Me nënshkrimin e kontratës së tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme, përfituesi i të drejtave bëhet pronar i pasurisë së paluajtshme dhe ky legjitimohet të ushtrojë të drejtat e tij përkundrejt të tretëve, përveç tjetërsimit të pasurisë së paluajtshme në favor të të tretëve”.

38. Për gjithë sa u analizua më sipër në këtë vendim, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, ҫmon se, pretendimet e ngritura nga paditësi nuk janë të mbështetura në prova dhe në ligj dhe se vendimi nr.374, datë 17.07.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, është marrë në zbatim të drejtë të ligjit procedurial dhe atij matrial. Për këtë arsye, bazuar në Ligjin nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe Dekretit nr.7818, datë 16.11.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ky kolegj vleërson se ky vendim duhet të lihet në fuqi.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 63 të Ligjit 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”,


V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.374, datë 17.07.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.


Tiranë, më 24.11.2015

Nr. 31001-00014-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00 - 2015 - 4560 i Vendimit (630)


Download 4,68 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   103   104   105   106   107   108   109   110   ...   157




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish