Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet21/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Se vendimet nr.3208, datë 26.11.2009 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe nr.27, datë 26.01.2011, i Gjykatës së Apelit Shkodër, janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit, e si të tilla duhet të prishen dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me tjetër trup gjykues.

RRETHANAT E ÇËSHTJES
Palët ndërgjyqëse kanë të regjistruar pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, në Zonën Kadastrale nr.8591, Pasurinë me nr.1/48+1-2,Volumi 2 Faqe179, me adresë: Rruga ”Vasil Shanto”, Shkodër; Lloji i pasurisë: Apartament me sipërfaqe totale 74 m2. E drejta e pronësisë mbi këtë pasuri është regjistruar në radhorin e pronësisë nr.819, datë 05.08.1993 në favor të Hasan, Sheukije, Abdullah dhe Ahmet Bardhi.

Më datë 03.05.2007 ka vdekur i ndjeri Hasan Bardhi. Sipas vendimit nr.2968 datë 06.11.2008 trashëgimtarë testamentarë të të ndjerit është përcaktuar i padituri Eqerem Bardhi, i cili përfiton pjesën ¼ të pasurisë të lënë nga testatori Hasan Bardhi.

Në këto kushte e drejta e pronësisë mbi pasurinë objekt gjykimi është regjistruar në Z.V.R.P.P.Shkodër nr.1/48+1-2, Volumi 2, Faqe 179, me adresë: Rr “Vasil Shanto” Shkodër, Lloji i pasurisë: Apartament , me sipërfaqe totale 74 m2. Kjo pronësi është regjistruar në favor të Eqerem Bardhi me ¼ pjesë, Sheukije Bardhi me 1/4 pjesë, Abdudhah Bardhi me ¼ pjesë dhe Ahmet Bardhi me ¼ pjesë.

Sa më sipër gjykata çmon se ndërgjyqësit janë bashkëpronar të pasurisë me nr.1/48+1-2, me sipërfaqe 74 m2, të regjistruar në Z.V.R.P.P. Shkodër në volumin 2, fq.179, zona kadastrale 8591.

Duke iu referuar rrjedhës së të drejtës së pronësisë, gjykata çmon se pjesët ideale të palëve ndërgjyqëse gëzojnë secili 1/4 pjesë ideale.

Sa më sipër, gjykata çmoi se pasuria objekt gjykimi duhet ndarë mes palëve ndërgjyqëse, ku secili merr pjesën nga ¼ pjesë ideale.

Kundër këtij vendimi palët nuk kanë paraqitur ankim dhe kështu Gjykata vendosi kalimin në fazën e dytë të pjesëtimit.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin nr.3208, datë 26.11.2009, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë.



Zhdukjen e bashkëpronësisë ndërmjet palëve ndërqygjëse të një shtëpi banimi (apartament) me vendndodhje në Rrugën “V. Shanto“, Zonë Kadastrale 8591 me nr.pasurie 1/48 +1-2 , vol.2, fq.179, me sipërfaqe 74 m2 sip. të regjistruar në emër të palëve ndërgjyqëse në këtë mënyrë: Ku paditësja Sheukije Bardhi, i padituri Eqerem Hasan Bardhi dhe Abdullah Hasan Bardhi, marrin së bashku në bashkëpronësi (një dhomë, një kuzhinë me aneks dhe ballkon me sipërfaqe 35,5 m2) të pasqyruara tek akti i ekspertimit me ngjyrë të kaltër ndërsa i padituri Ahmet Hasan Bardhi merr (një dhomë me sipërfaqe 13,92 m2) dhe konkretisht pjesën e shënuar me ngjyrë të kuqe në aktin e ekspertimit ndërsa korridori dhe banja (me sipërfaqe shfrytëzimi 7.94 m2) mbesin në bashkëpronësi që në akt ekspertimi është e pa ngjyrosur.

Pjesë integrale e këtij vendimi është akti i ekspertimit”.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.27, datë 26.01.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.3208, datë 26.11.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për sa i përket pranimit të kërkesë-padisë për zhdukjen e bashkëpronësisë mbi apartamentin objekt pjesëtimi.



Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër të tij në këtë mënyrë:

Paditësja Sheukije Bardhi dhe të paditurit Eqerem Hasan Bardhi e Abdullah Hasan Bardhi marrin në bashkëpronësi pjesën që në planimetrinë e përgatitur nga ekspertja është shënuar me ngjyrë blu me sipërfaqe prej 35.75 m2 dhe përbëhet nga dy dhoma korridor e ballkon.”

I padituri Ahmet Hasan Bardhi merr në pronësi pjesën që në planimetrinë e përgatitur nga ekspertja është shënuar me ngjyrë të kuqe me sipërfaqe 21.66 m2 dhe përbëhet nga një dhomë korridor e banjë.

I padituri Ahmet Bardhi detyrohet që të mbyllë me shpenzimet e tij derën që lidh pjesën me ngjyrë blu me pjesën me ngjyrë të kuqe me shpenzimet e veta duke u vendosur muri në të njëjtin plan me faqen e dhomës që i përket pjesës me ngjyrë blu.

Hyrja në pjesën me ngjyrë blu të bëhet nëpërmjet shkallëve që do të vendosen në ballkon,konform planimetrisë, me shpenzimet e paditësit Sheukije dhe të paditurve Eqerem e Abdullah.

Pjesë përbërëse e këtij vendimi është planimetria e përgatitur nga ekspertja me datë 26.01.2011.”

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka ushtruar rekurs pala paditëse Sheukije Bardhi e cila kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.


LIGJI I ZBATUESHËM

Neni 370 i K.Pr.Civile.

Gjykimi për pjesëtimin e sendeve në bashkëpronësi dhe në trashëgim, në fazën e parë të tij, ka për qëllim të hetojë e të përcaktojë të drejtën e bashkëpronësisë së ndërgjyqësave, pjesët takuese të tyre, si dhe sendet që do të pjesëtohen. Pasi të ketë marrë provat e nevojshme, gjykata, me vendim të ndërmjetëm, lejon pjesëtimin dhe përcakton rrethin e bashkëpjesëtarëve, sendet që do të pjesëtohen, si dhe pjesët takuese të secilit prej tyre. Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë, paraqitja e të cilit pezullon vazhdimin e mëtejshëm të gjykimit.”

Neni 207 i Kodit Civil.

Pjesëtimi i sendit të përbashkët kryhet me marrëveshjen e të gjithë bashkëpronarëve. Kur sendi është i paluajtshëm marrëveshja duhet të bëhet me akt noterial. Kur kjo marrëveshje nuk është arritur, pjesëtimi i sendit kryhet me anë të gjykatës, duke u thirrur në gjyq të gjithë bashkëpronarët. Pjesëtimi i sendit të përbashkët bëhet me ndarjen e tij në natyrë sipas pjesëve që kanë bashkëpronarët, në qoftë se kjo ndarje është e mundshme dhe nuk dëmton qëllimin përkatës të sendit. Pabarazia e pjesëve, që rezulton nga ndarja në natyrë kompensohet me një shpërblim në para.

Kur sendi i përbashkët nuk mund të ndahet në natyrë gjykata urdhëron që ai të shitet në ankand dhe vlefta e tij të ndahet ndërmjet bashkëpronarëve, sipas pjesëve përkatëse, duke llogaritur edhe shumat që ata duhet t’i paguajnë njëri-tjetrit për shkak të marrëdhënies së bashkëpronësisë.

Megjithatë, në vend të shitjes në ankand, gjykata, kur disa nga bashkëpronarët e kërkojnë, mund të urdhërojë që sendi t’u lihet këtyre, duke i detyruar që t’i paguajnë bashkëpronarit, i cili kërkon pjesëtimin, vleftën e pjesës së tij, sipas mënyrës dhe brenda afateve të caktuara në vendimin gjyqësor.

Kur sendi që nuk mund të ndahet në natyrë, është shtëpi banimi, gjykata ia lë në pjesë, në kushtet e sipërtreguara, atij nga bashkëpronarët që banon në atë shtëpi ose ka nevojë më shumë se të tjerët për atë sipërfaqe banimi.”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Se Vendimi nr.27, datë 26.01.2011, i Gjykatës së Apelit Shkodër dhe Vendimi nr.3208, datë 26.11.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër janë marrë në shkelje të rëndë të normave procedurale e si të tilla ka vend që ato të cënohen e çështja të kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër me tjetër trup gjykues.

Nga aktet në dosje rezulton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka pjesëtuar pronën objekt gjykimi midis palëve ndërgjyqëse. Gjykata e ka administruar aktin e ekspertimit të bërë prej saj dhe mbi bazën e këtij akti ekspertimi ka dhënë vendimin e saj, por pa bërë më parë Projekt –Pjesëtimin kërkesë e domosdoshme e vendimit unifikues.

Në Vendimin Unifikues nr.628, datë 15.05.2000 Kolegjet e Bashkuara kanë përcaktuar se:

Hartimi i projekt-pjesëtimit dhe paraqitja e tij përpara palëve është një detyrim për gjykatën që shqyrton çështjen, ndërsa parashtrimi i vërejtjeve për projektin nga palët është një e drejtë e tyre që mund të ushtrohet në se çmohet e nevojshme. Mosparaqitja e projekt-pjesëtimit u heq mundësinë palëve për të ushtruar një të drejtë të parashikuar shprehimisht në ligj. Gjithashtu kjo është edhe në interes të zgjidhjes së drejtë të çështjes, pasi palët mund të sugjerojnë zgjidhje të tjera më të përshtatshme, që mund të plotësonin më mirë kërkesat dhe interesat e tyre të ligjshme e që mund të çonin edhe në zgjidhjen e çështjes me mirëkuptim. Kryerja e veprimeve të parashikuara në nenin 373/1 të K.Pr.Civile, brenda afateve përkatëse, përbën edhe një rregullim të caktuar procedural të domosdoshëm që diktohet nga natyra e posaçme e gjykimit të çështjeve për pjesëtim pasurie.



Të gjitha sa parashtrohen më lart të çojnë në përfundim që mosrespektimi i kërkesave të nenit 373/1 të K.Pr.Civile përbën shkelje të rëndë të rregullave procedurale që garantojnë parimin kushtetues të respektimit të një procesi të rregullt ligjor. Për rrjedhojë, kjo shkelje sjell në mënyrë të domosdoshme prishjen e vendimit të kundërshtuar.”

Kolegji Civil konstaton se Gjykata e Apelit Shkodër megjithëse ka riçelur hetimin gjyqësor dhe ka përsëritur pjesërisht atë duke ribërë aktin e ekspertimit si dhe kqyrjen në vend, përsëri ka lejuar shkeljen procedurale të mësipërme duke dhënë vendimin e saj pa bërë më parë Projekt-Pjesëtimin.

Kolegji Civil çmon se shkeljet e mësipërme i bëjnë të cënueshëm të dy vendimet për shkak të kësaj shkeljeje procedurale, e në këto kushte duhet të vendoset prishja e tyre dhe kthimi i çështjes për rishqyrtim në shkallë të parë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.27, datë 26.01.2011, të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe vendimit nr.3208, datë 26.11.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me tjetër trup gjykues.

Tiranë më 09.10.2014



Nr.11241-00585-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3393 i Vendimit (512)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11241-00585-00-2011 që u përket palëve:

PADITËS: DORIAN OKETA.

I PADITUR: KESH SH.A. (KORPORATA ELEKTROENERGJITIKE SHQIPTARE).

OBJEKTI:

Konstatimi i pavlefshmërisë së kontratës së punës.

Detyrimi i të paditurit të paguajë pagën e 12 muajve

për zgjidhjen e menjëhershme e të pajustifikuar të kontratës së punës.

Detyrimin e të paditurit të paguajë pagën e 2 muajve

për mosrespektim të procedurës së zgjidhjes së marrëdhënies së punës.

Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile,

nenet 144, 155 të K.Punës.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.11-2009-5100 (3205), datë 20.11.2009, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë së paditësit Dorian Shaqir Oketa me të paditur K.E.SH sh.a Tiranë.

Detyrimin e palës së paditur K.E.SH sh.a t’i paguajë paditësit Dorian Oketa dëmshpërblimin me pagën e 12 muajve për zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar në masën prej 612.000 (gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë) lekë.

Rrëzimin e padisë së paditësit Dorian Oketa lidhur me pagimin e dëmshpërblimit për mosrespektim të procedurës së largimit nga puna si të pabazuar në provë.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2010-323 (169), datë 13.04.2010, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.11-2009-5100 (3205), datë 20.11.2009, të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.



Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs pala e paditur Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës,duke parashtruar këto shkaqe:

- KESH sh.a ka zgjidhur kontratën e punës me paditësin Dorian Oketa e cila është një kontratë me afat të pacaktuar dhe në zbatim të nenit 141 të Kodit Punës kjo kontratë ka përfunduar me zgjidhjen e saj nga KESH sh.a dhe duke respektuar afatet e përcaktuara në nenin 143 të K.Punës afatin e njoftimit prej 1 muaji në rastin konkret duke qenë se marrëdhënia e punës ka zgjatur 6 muaj, si dhe procedurën e përcaktuar në nenin 144 të K.Punës.

- Punëmarrësi nuk ka përfituar shpërblim për vjetërsi në referim të nenit 145 të K.Punës pasi siç e përmendëm më lart marrëdhënia e punës ka zgjatur vetëm 6 muaj.

- Procedura e përshkruar më lart, ndjekur nga KESH sh.a për zgjidhjen e marrëdhënies së punës me paditësin vërtetohet me këto shkresa:

- Shkresa nr.DSH/PM 1640 prot. datë 19.12.2008 drejtuar z.Dorian Oketa.

- Shkresa nr.DSH/PM 1640/1 prot. datë 30.12.2008 drejtuar z.Dorian Oketa.

- KESH sh.a me zbatim të dispozitave të K.Punës për zgjidhjen e marrëdhënies së punës ka përmbushur detyrimet ligjore dhe financiare kundrejt paditësit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Se vendimi nr.169, datë 13.04.2010, i Gjykatës së Apelit Durrës, është marrë në zbatim të ligjit, e si i tillë duhet të lihet në fuqi.
RRETHANAT E ÇËSHTJES
Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes rezultoi se paditësi Dorian Oketa ka filluar punë pranë Shërbimit të Kontrollit të Energjisë Elektrike Dega Fier më datën 20.06.2008 me detyrën e inspektorit. Për këtë është lidhur edhe kontrata individuale e punës datë 20.06.2008. Me shkresën nr.1640 prot. të datës 19.12.2009 paditësi është njoftuar nga Shërbimi i Kontrollit të Energjisë Elektrike Tiranë, për një takim në lidhje me vendimin e marrë prej palës së paditur për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës. Rezulton se kjo shkresë i është komunikuar paditësit më datën 27.12.2008. Në vijim paditësi i është dërguar shkresa nr.1640/1, datë 30.12.2008 me të cilën njoftohet se i ndërpriten marrëdhëniet e punës më datën 20.01.2009. Kohëzgjatja e marrëdhënies së mësipërme të punës, rezulton edhe nga shënimet në librezën e punës së paditësit. Sipas aneksit të kontratës së punës rezulton se paga e paditësit ka qenë në masën 51.000 (pesëdhjetë e një mijë) lekë në muaj.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin nr.11-2009-5100 (3205), datë 20.11.2009, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë së paditësit Dorian Shaqir Oketa me të paditur K.E.SH sh.a Tiranë.

Detyrimin e palës së paditur K.E.SH sh.a t’i paguajë paditësit Dorian Oketa dëmshpërblimin me pagën e 12 muajve për zgjidhje të menjëhershme të pajustifikuar në masën prej 612.000 (gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë)lekë.

Rrëzimin e padisë së paditësit Dorian Oketa lidhur me pagimin e dëmshpërblimit për mosrespektim të procedurës së largimit nga puna si të pabazuar në provë.

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.10-2010-323 (169), datë 13.04.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.11-2009-5100 (3205), datë 20.11.2009, të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.



Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durres, ka ushtruar rekurs pala e paditur Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, e cila kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe të vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.
LIGJI I ZBATUESHËM

Nenet 144, 155 të Kodit Punës



KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur KESH sh.a, nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.169, datë 13.04.2010, të Gjykatës së Apelit Durrës.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit dhe shkaqeve të rekursit, arrin në përfundimin se vendimi nr.3205, datë 20.11.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe vendimi nr.169, datë 13.04.2010 i Gjykatës së Apelit Durrës janë rrjedhojë e respektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të lihen në fuqi.

Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

Nga gjykimi në shkallë të parë dhe në apel ka rezultuar se, paditësi Dorian Oketa nuk ka shkelur detyrimet kontraktuale me faj të rëndë ose me faj të lehtë në mënyrë të përsëritur, pasi pala e paditur e ka zgjidhur kontratën e punës për shkaqe të paarsyeshme. Pretendimi i palës së paditur se paditësi është larguar nga puna për shkak të shkrirjes së strukturës së Shërbimit të Kontrollit të Energjisë Elektrike dhe se ka qenë i pamundur sistemimi diku tjetër i paditësit nuk përligj zgjidhjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës.

Kolegji Civil vlerëson se, nëse punëdhënësi (pala e paditur) dëshironte që të zgjidhte kontratën e punës me afat të pacaktuar, mjafton që të zbatojë procedurat ligjore, duke mos u ngarkuar me asnjë lloj detyrimi në rast konflikti gjyqësor. Këtë qëndrim kanë mbajtur Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.19, datë 15.11.2007, ku ndërmjet të tjerave thuhet se: “Kur punëdhënësi, referuar e në zbatim të nenit 141 e vijues të Kodit Punës, zgjidh në mënyrë të njëanshme kontratën e punës me afat të pacaktuar, punëmarrësi jo në mënyrë të domosdoshme ka të drejtë të përfitojë edhe dëmshpërblimin deri në një vit pagë. Në vijim të këtij konkluzioni, respektimi i kërkesave të nenit 141,143, 144, 145 të Kodit Punës nga punëdhënësi, si rregull, passjell përfundimin në mënyrë të natyrshme të kontratës së punës dhe respektimin e të gjitha të drejtave të punëmarrësit.”.....

Kolegji Civil çmon se meqenëse nuk ndodhemi përpara një zgjidhje të natyrshme të kontratës së punës, ose përpara zgjidhjes së menjëhershme për shkaqe të justifikuara të kontratës së punës nga punëdhënësi, të parashikuar nga neni 153 i Kodit Punës, atëherë ndodhemi përpara zgjidhjes së menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi, të parashikuar nga neni 155 i Kodit Punës, prandaj me të drejtë gjykatat kanë arritur në përfundimin se, paditësit Dorian Oketa i takon shpërblimi i dëmit për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi.

Gjykatat i kanë dhënë paditësit Dorian Oketa 12 muaj pagë si dëmshpërblim për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës nga punëdhënësi dhe kanë rrëzuar me të drejtë kërkesën e tij për pagimin e shpërblimit për mosrespektim të procedurës së largimit nga puna si kërkesë e pabazuar në prova, pasi nga gjykatat është arritur me të drejtë në konkluzionin se nga pala e paditur janë respektuar të gjitha procedurat si për njoftimin me shkrim të paditësit ashtu dhe për afatin e njoftimit, prandaj vendimet e gjykatave janë të drejta dhe të bazuara në ligj.

Për të gjitha këto që u thanë më sipër, Kolegji Civil arrin në përfundimin se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur KESH sh.a. nuk është i bazuar në ligj, prandaj si i tillë ai nuk duhet të pranohet dhe për rrjedhojë vendimi i gjykatës së apelit duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.10-2010-323 (169), datë 13.04.2010, të Gjykatës së Apelit Durrës.

Tiranë më 09.10.2014

Nr.11241-02705-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3221 i Vendimit (513)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11241-02705-00-2011, që u përket palëve:

PADITËS: NJAZI SELMANI.

I PADITUR: KESH SH.A. (KORPORATA ELEKTROENERGJITIKE SHQIPTARE).

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur të më dëmshpërblejë

me 12 paga mujore për zgjidhje të menjëhershme të kontratës së punës,

detyrimin e të paditurit të më japë 2 paga mujore

si rezultat i mosrespektimit të afateve të njoftimit,

6 paga mujore si rezultat i mosrespektimit të procedurave,

19 paga shpërblim për vjetërsi.

Baza Ligjore: Neni 138-154 i K Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3791, datë 10.05.2010, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.

Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë paditësin Njazi Selmani për zgjidhjen e kontratës së punës me pagën e 9 (nëntë) muajve në masën që e ka pasur ditën e zgjidhjes së kontratës së punës datë 31.01.2009.

Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë paditësin me pagën e një muaji për mosrespektim të afatit në zgjidhjen e kontratës së punës.

Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën tjetër të saj.”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1387, datë 14.06.2011, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.3791, datë 10.05.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:

Pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë.

Detyrimin e palës së paditur KESH sh. a. të dëmshpërblejë paditësin Njazi Selmani me 6 (gjashtë) paga mujore për mosrespektim të procedurës së pushimit kolektiv nga puna dhe me 3 (tre) paga mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën tjetër të saj.”



Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka bërë rekurs pala e paditur Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, K. E. SH, e cila kërkon nga Gjykata e Lartë:

  • Ndryshimin e vendimeve dhe rrëzimin e kërkesë padisë, duke parashtruar këto shkaqe: Në kundërshtim me dispozitat e ligjit procedural, në kërkesë padi, paditësi e trajton edhe si zgjidhje individuale e marrëdhënieve të punës edhe si zgjidhje kolektive, duke dhënë referencat ligjore, nenet 144,148 të K. Punës.

  • Nëpërmjet Vendimit të saj, nr.1387, datë 14.06.2011, Kolegji Civil i Gjykatës së Apelit Tiranë, ka dhënë një vendim në kundërshtim me nenin 6 të K.Pr.Civile, i cili përcakton se: "Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet" dhe nenin 28 të K.Pr.Civile, i cili përcakton se: "Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm".

  • Paditësi Njazi Selmani i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duke pretenduar 2 paga dëmshpërblim për mosrespektim të afatit të njoftimit ndërkohë që, Kolegji Civil i Gjykatës së Apelit në dispozitivin e saj detyron palën e paditur Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH sh. a të dëmshpërblej paditësin Njazi Selmani me 3 paga dëmshpërblim për mos respektim të afatit të njoftimit.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, ka bërë rekurs dhe pala paditëse Njazi Selmani, i cili parashtron këto shkaqe:

  • Vendimet e të dyja gjykatave, janë rrjedhojë e mosrespektimit dhe e zbatimit të keq të ligjit dhe konkretisht i nenit 145 dhe 148 të K. Punës.

  • Gjykata e Apelit ka korrigjuar gabimin e bërë nga Gjykata e Rrethit duke i njohur paditësit vjetërsinë në punë, por ka gabuar në mosrespektimin e nenit 145 të K.Punës për sa i përket shpërblimit për vjetërsinë.

  • Ky nen përcakton qartë dhe pa ekuivokë që: "Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet"

  • Gjykata e Apelit pas provave të paraqitura nga ana e jonë vërtetimin nr.DAD/PM 3558 Prot., datë 20.07.2009, që provon faktin se paditësi ka qenë në marrëdhënie pune dhe asnjëherë nuk i ka ndërprerë ato apo të jetë larguar me dëshirën e tij, konstatoi gabimin e bërë në librezën e punës ku thuhet që më datë 11.09.2006, largim me dëshirën e tij, ky konstatim nuk ishte bërë nga gjykata e rrethit dhe pa të drejtë nuk i ishte dhënë nga gjykata dëmshpërblimi për vjetërsinë në punë me arsyetimin se ishte shkëputur nga puna ndërkohë që provat tregojnë krejt të kundërtën. Në përgjigjen e dhënë me nr.859/1, datë 04.05.2009, nga M.P.C.S.SH.B, thuhet shprehimisht vjetërsia në punë për punonjësit, të cilët janë marrë nga ish Policia Elektrike, duhet të llogaritet edhe për periudhën që ata kanë qenë në punë në ish Policinë Elektrike, një detyrim të cilin e parashikon edhe neni 138 i K. Punës.

  • Gjykata e Apelit edhe pse e ka njohur vjetërsinë në punë prej 38 vitesh me arsyetimin se paditësi nuk mund të përfitojë më shumë sesa ia njeh ligji dhe konkretisht neni 148 i K. Punës, pa të drejtë nuk i ka dhënë këtë dëmshpërblim për vjetërsinë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Se vendimi nr.1387, datë 14.06.2011, i Gjykatës së Apelit Tiranë, është marrë në zbatim të gabuar të ligjit, e si i tillë duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në po atë Gjykatë, me tjetër trup gjykues.


RRETHANAT E ÇËSHTJES
Paditësi ka punuar nga data 11.09.2006 deri na datën 04.07.2007 pranë Policisë Elektrike Dega Kukës, marrëdhëniet e punës janë transferuar në Shërbimin e Kontrollit të Energjisë Elektrike pranë K E Sh sh. a nga data 05.07.2007 deri në datën 31.01.2009 kur është liruar nga detyra për shkak të ristrukturimit të institucionit. Sipas shkresës së të paditurit Korporata Elektroenergjitike Shqiptare me nr.1659 prot., datë 19.12.2008, njoftohet paditësi se bazuar në nenet 138 e 140 të K. Punës është vendosur zgjidhja e kontratës e punës për arsye të ristrukturimit të ndërmarrjes.

Sipas shkresës së të paditurit Korporata Elektroenergjitike Shqiptare me nr.1659/1 prot., datë 30.12.2008, paditësi njoftohet se lirohet nga detyra e inspektorit pranë Shërbimit të Kontrollit të Energjisë Elektrike, marrëdhëniet e detyrës ndërpriten më datë 31.12.2008, ndërsa marrëdhëniet financiare më datë 31.01.2009.

Paditësi me kërkesë padinë drejtuar gjykatës ka pretenduar se kontrata e tij e punës është zgjidhur pa u respektuar procedura dhe pa shkaqe të arsyeshme e ligjore.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3791, datë 10.05.2010, ka vendosur:

Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë.



Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë paditësin Njazi Selmani për zgjidhjen e kontratës së punës me pagën e 9 (nëntë) muajve në masën që e ka pasur ditën e zgjidhjes së kontratës së punës datë 31.01.2009.

Detyrimin e të paditurit të dëmshpërblejë paditësin me pagën e një muaji për mosrespektim të afatit në zgjidhjen e kontratës së punës.

Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën tjetër të saj.”

Me arsyetimin se “… nuk u provua fakti se zgjidhja e kontratës së punës është bërë për shkak të një pushimi kolektiv nga puna ... akti i palës së paditur me të cilin është vendosur zgjidhja e kontratës së tij të punës është një akt individual dhe në përmbajtjen e tij nuk i referohet asnjë akti tjetër lidhur me ndonjë pushim kolektiv nga puna, dhe po kështu bazohet në nenet 138 e 140 të K. Punës.



... gjykata çmon se pala e paditur nuk ka qenë përpara shkaqeve të justifikuara, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës me paditësin ... Shkaku i dhënë nga të paditurit ai i “ristrukturimit” është një argument shumë i përgjithshëm, pala e paditur ka pasur detyrimin ligjor ti bëjë të ditur paditësit, cila është lidhja midis këtij ristrukturimi të pretenduar dhe vendit të tij të punës ose mënyrës së kryerjes së punës prej tij, pse pikërisht ai duhet të largohet nga puna. ... gjykata vlerëson se vlerësimi i mbarëvajtjes së punës dhe nevoja e ristrukturimit nuk është shkak që të justifikojë zgjidhjen e kontratës në mënyrë të menjëhershme, pala e paditur ..., ka pasur mundësi dhe detyrimin ligjor të zbatojë procedurën për zgjidhjen e kontratës së punës. ... .

... dëmshpërblimit, gjykata në bazë të nenit 155 të K.Punës ... gjykata duke pasur parasysh kohëzgjatjen e marrëdhënies ..., moshën e cila nuk e favorizon ripunësimin e tij, pala e paditur duhet të dëmshpërblejë paditësin ... në masën e 9 (nëntë) muajve page. ... .

Lidhur me vjetërsinë në punë të paditësit ... pretendimi i palës së paditur se punëdhënësi, i paditësit ka ndryshuar dhe për rrjedhojë jemi para një kontrate të re pune, pasi në fillim ka qenë si punëdhënës Dega e Policisë Elektrike Kukës e më pas K E Sh sh.a, është i pambështetur në ligj e në prova. Sipas urdhrit me nr.520, datë 20.07.2007 të METE, në zbatim të ligjit nr.9740, datë 21.05.2007 “Për shfuqizimin e ligjit nr.8637, datë 06.07.2000 “Për Policinë Elektrike”, është parashikuar se: “Policia Elektrike organizohet si strukturë e veçantë (Shërbimi i Kontrollit të Energjisë Elektrike) sipas objektit të veprimtarisë së saj brenda strukturës së KESH”. .. bazuar dhe në nenin 12 të K. Punës nuk jemi para një punëdhënësi të ri e as para një kontrate të re pune për periudhën e punës që paditësi ka punuar pranë Policisë Elektrike. ... për vjetërsinë në punë kërkesë padia për këtë pjesë duhet të rrëzohet. Sipas të dhënave të librezës së punës së paditësit e cila është dokumenti që pasqyron të dhënat lidhur me marrëdhënien e punës së paditësit dhe vjetërsinë e tij në punë, rezulton se paditësi është larguar nga NK Elektrike Kukës më datë 11.09.2006, me dëshirën e tij, dhe se ka filluar punë pranë Policisë Elektrike Kukës me datë 11.09.2006 si inspektor ku ka punuar deri në datën 04.07.2007, ish Policia Elektrike është shkrirë dhe nga datë 07.08.2007 ka punuar pranë KESH Dega Tiranë si inspektor, detyrë të cilën e ka kryer deri më datë 31.01.2009. Sipas provave të administruara në gjykim gjykata vlerëson se vjetërsia në punë e paditësit pranë të paditurit fillon nga data 11.09.2006 e deri në ditën e largimit të tij, duke mos plotësuar kështu kërkesat e nenit 152 të K. Punës, sipas së cilit ...për vjetërsi marrëdhënia e punës duhet të ketë zgjatur jo më pak se tre vjet...”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1387, datë 14.06.2011, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.3791, datë 10.05.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:



Pranimin e pjesshëm të kërkesë-padisë.

Detyrimin e palës së paditur KESH sh.a. të dëmshpërblejë paditësin Njazi Selmani me 6 (gjashtë) paga mujore për mosrespektim të procedurës së pushimit kolektiv nga puna dhe me 3 (tre) paga mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Rrëzimin e kërkesë padisë për pjesën tjetër të saj.”

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, kanë bërë rekurs Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, K.E.SH dhe pala paditëse Njazi Selmani me shkaqet e lartpërmendura.


LIGJI I ZBATUESHËM
Neni 138-154 K. Punës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

Se pretendimet e parashtruara në rekursin e paraqitur nga paditësi, përbëjnë shkaqe ligjore në kuptim të Nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile që të motivojnë cenimin e vendimeve të sipërcituara.

Nga shqyrtimi në tërësi i kësaj çështje, të akteve të ndodhura në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve nga gjykatat e faktit, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave, si dhe shkaqeve të rekursit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit, prandaj vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë rithekson se gjykata që shqyrton mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet, sipas nenit 6 i K.Pr.Civile, të kryejë një hetim të plotë e të gjithanshëm, në përputhje me ligjin sipas nenit 14 i K.Pr.Civile, të zgjidhë mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj sipas nenit 16 i K.Pr.Civile, ndërsa në përputhje me përcaktimet e nenit 126 të Kodit të Procedurës Civile duhet të bëjë një analizë tërësore dhe objektive të provave dhe te çmoje provat e marra gjatë gjykimit të çështjes, sipas bindjes së brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre, sipas nenit 309 të po këtij Kodi. Neni 28 të Kodit të Procedurës Civile shpreh se: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm”. Në kuptim të këtyre dispozitave gjykata në ushtrimin e veprimtarisë së saj, udhëhiqet gjithnjë nga ligji, nuk e paragjykon çështjen objekt gjykimi dhe u krijon palëve të gjitha hapësirat ligjore për të realizuar një proces të drejtë dhe të rregullt ligjor. Cilësimi juridik i fakteve bëhet në përputhje me cilësimin ligjorë të tyre.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në gjykime të këtij lloji, gjykata, duke u nisur nga kërkimet në padi ka për detyrë të analizoje dhe përcaktojë saktë dhe qartë: i) afatin e marrëdhënieve të punës; në rast se marrëdhënia e punës është me afat të caktuar apo të pacaktuar; ii) mënyrën e zgjidhjes së kontratës së punës, nëse kjo zgjidhje është e menjëhershme ose jo? iii) nëse është respektuar procedura e zgjidhjes së kontratës së punës parashikuar në nenin 144 të Kodit të Punës; iv) nëse është respektuar afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës me afat të pacaktuar (neni 143 i Kodit të Punës); v) nëse shkaku i zgjidhjes së kontratës së punës është i justifikuar ose jo. Në varësi të përfundimeve që arrin gjykata pas një analize të plote e të gjithanshme të çështjeve të mësipërme, ajo përcakton edhe llojin dhe masën e dëmshpërblimeve sipas parashikimeve të normave materiale.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë analizon se të dyja palët kanë rregulluar marrëdhëniet midis tyre në bazë të Ligjit numër 7961, datë 12.07.1995, dhe ndryshimeve të tij “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se marrëdhëniet e punës si pjesë e marrëdhënieve të detyrimit të parashikuar nga neni 419 i Kodit Civil kërkon ndër të tjera nga palët kontraktuese, korrektësi në përmbushjen e detyrimit sipas nenit 422 i Kodit Civil, dhe në kushtet kur zgjidhja e kontratës kryhet në mënyrë të njëanshme "ante tempus" nga punëdhënësi, legjitimon paditësin në kërkimin e tij. Kontrata e lidhur rregullisht ka forcën e ligjit sipas nenin 690 të Kodit Civil. Legjislacioni i punës e ka përkufizuar këtë kontratë si një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, që rregullon marrëdhënien e punës dhe përmban te drejtat dhe detyrimet e palëve, ku punëmarrësi: i)merr përsipër të ofrojë shërbimet e tij; ii)për një kohëzgjatje të caktuar, ose të pacaktuar; iii) në kuadrin e organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, punëdhënësit; iv) i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim (neni 12 i Kodit të Punës).

Kodi i Punës në nenin 140 të tij parashikon se kontratat lidhen me kohëzgjatje të caktuar e cila përfundon në fund të afatit për të cilin është lidhur (mënyra normale e zgjidhjes së parashikuara në nenet 149-152 të Kodit të Punës) dhe kontrata pune me afate të pacaktuar, përfundon kur zgjidhet nga njëra palë, në fund të afatit të njoftimit (mënyra e zakonshme e zgjidhjes së saj parashikohet në nenet 141-148 të Kodit të Punës), të parashikuar në nenin 143§1 të Kodit të Punës, ku shprehimisht thuhet: “1) Pas kohës së marrjes në provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh për më shumë se pesë vjet pune”.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se nga ana e të dy gjykatave, si pasojë e një hetimi të paplotë nuk është përcaktuar drejt procedurën e ndjekur për zgjidhjen e marrëdhënies së punës (sipas nenit 144 të Kodit të Punës apo sipas nenit 148 të Kodit të Punës), për të përcaktuar drejt dëmshpërblimin që akordohet nga dispozitat konkrete; kohëzgjatja e marrëdhënies së punës midis palëve, nga e cila varet si respektimi i afatit të njoftimit prej të cilit rrjedh edhe dëmshpërblimi i parashikuar nga neni 155 i K. Punës, por edhe shpërblimi për vjetërsi në punë.

Rezultoi se në themel të shkaqeve të rekursit të paraqitur nga pala paditëse ka qenë pikërisht zbatimi në mënyrë jo të drejtë të nenit 465 të K.Pr.Civile. Ky Kolegj thekson se është detyrim i gjykatës së apelit, që në përputhje me përcaktimet e dispozitave procedurale civile që rregullojnë shqyrtimin e çështjes në apel, të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, me qëllim që t’u japë përgjigje pretendimeve të ngritura në ankim. Mbështetur edhe në arsyetimin sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në rast se Gjykata e Apelit vlerëson se hetimi nuk është bërë i plotë, edhe kryesisht mund të riçelë hetimin gjyqësor duke lejuar palët të paraqesin prova në mbështetje të pretendimeve të tyre. Për këtë qëllim gjykata me vendim të ndërmjetëm të marrë në seancë gjyqësore duhet të vendosë riçeljen e hetimit gjyqësor, për të mundësuar marrjen e provave në gjykim, nënshtrimin e tyre debatit gjyqësor por edhe për të respektuar vendimmarrjen mbi provat që janë bërë pjesë e hetimit gjyqësor. Rezultoi se nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë nuk është marrë asnjë vendim i ndërmjetëm, për ri riçeljen e hetimit gjyqësor, duke e cenuar në këtë mënyrë vendimmarrjen e kësaj gjykate.

Kolegji Civil thekson se hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes, në përputhje me ligjin, i parashikuar nga neni 14 i K.Pr.Civile, është parim themelor i gjykimit civil dhe përbën një detyrim për gjykatat në të gjitha shkallët e gjykimit. Në këtë kuptim në funksion të zgjidhjes së drejtë të çështjes është e nevojshme kryerja e hetimit të plotë qoftë duke përsëritur hetimin gjyqësor, duke lejuar për shqyrtim edhe prova të paraqitura rishtazi dhe në përputhjen me nenin 126 të K.Pr.Civile, gjykata duhet të bëjë një analizë tërësore dhe objektive të provave. Ajo duhet të çmojë provat e marra në shqyrtim, sipas bindjes së brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre. Për Kolegjin Civil, rezultoi se pavarësisht se gjykata e apelit ka administruar në dosje provat e paraqitura nga paditësi nuk ka riçelur hetimin gjyqësor.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë le si detyrë, që në rigjykim, gjykata e apelit duhet të riçelë hetimin gjyqësor, duke marrë në shqyrtim provat e paraqitura, si dhe duhet të tregohet e kujdesshme në lidhje me hetimin në lidhje me procedurën e ndërmarrë nga ana e punëdhënësit të për zgjidhjen e marrëdhënies së punës, duke pasur parasysh nenin 144 të Kodit të Punës dhe nenin 148 të Kodit të Punës. Për këtë qëllim, kjo gjykatë në riçeljen e hetimin gjyqësor duhet të ftojë palët që bazuar në nenin 11 e 12 të K.Pr.Civile të paraqesin provat në formën e kërkuar nga Kodi i Procedurës Civile për të vertetuar ose rrëzuar pretendimet ose prapësimet e tyre në procesin gjyqësor, si dhe të përcaktojë dhe të zbatojë dispozitat mbi barën e të provuarit në një proces gjyqësor civil.

Në ndryshim nga dy gjykatat më të ulëta, Gjykata e Lartë ka për objekt vetëm zbatimin e ligjit material e proçedurial nga ana e tyre, por pa patur të drejtën të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave, apo vlerësimit e çmimit të atyre që janë vënë në bisedim nga gjykatat më të ulëta. Hetimi gjyqësor i plotë dhe i gjithanshëm, për të provuar parashtrimet apo prapësimet e palëve, me mjetet provuese të lejueshme që Kodi i Procedurës Civile parashikon, është detyrë e gjykatës së faktit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.1387, datë 14.06.2011, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë Gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 09.10.2014



Nr.31003-01085-00-2010 Regj.Themeltar

Nr.00-2014-4220 Vendimi (514)
VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Evelina Qirjako Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Andi Çeliku Anëtar

Artan Zeneli Anëtar

Medi Bici Anëtar

me datë 14.10.2014, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore çështjen civile që iu përket palëve të mëposhtme:

PADITËS: GJERGJI TESHO, përfaqësuar nga Av.Zana Hasko.

I PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË, përfaqësuar nga Avokati i Shtetit Abaz Deda.

PERSON I TRETË: ELSA POGA (Në mungesë).

ME PJESËMARRJEN E AVOKATURËS SË SHTETIT, e përfaqësuar nga Av.Shtetit Abaz Deda.

OBJEKTI:

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të aktit administrativ,

vendimit nr.24, datë 17.04.2007

i Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Pezullimin e ekzekutimit të aktit administrativ.

Baza Ligjore: Nenet 8, 16, 17, 18 të ligjit nr.9583, datë 17.07.2006

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004 të ndryshuar;

ligji 7698, datë 15.03.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronareve”

me ndryshimet përkatëse,

si edhe nenet 115, 116, 117, 122/a/b/c, 123/1, 124/1, 135, 138/1,

140, 144/a/b dhe 146/a të Kodit Procedurave Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6888, datë 21.07.2008 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1474, datë 10.11.2009 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.6888, datë 21.07.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

Pranimin e padisë, duke anulluar vendimin nr.24, datë 17.04.2007 të Agjencisë Kombëtare të Kthim Kompensimit të Pronave.
Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë paraqitur rekurs Avokatura e Përgjithshme e Shtetit Tiranë dhe personi i tretë Elsa Poga, të cilët kërkojnë: Prishjen e vendimit nr.1474, datë 10.11.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Shkaqet që Avokatura e Shtetit paraqet në rekurs, janë:


  • Gjykata e apelit ka gabuar, duke marrë si të mirëqenë faktin se paditësi ka legjitimim aktiv për ngritjen e kësaj padie. Të drejtën e tij të pronësisë ai e ka transferuar tek Llambi Avale me kontratën e shitjes. Ky veprim juridik nuk është shpallur ose konstatuar i pavlefshëm nga gjykata. Pavarësisht se objekti i padisë ka të bëjë me pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ, paditësi nuk legjitimohet në kuptimin procedural, pasi nuk tërheq asnjë të drejtë nga ky gjykim, që në momentin që ka humbur pronësinë në një nga mënyrat e fitimit të pronësisë.

  • Padia për anullimin e vendimit të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave është një padi njohje, ose në rastin më të mirë një padi krijuese, por kurrësesi një padi detyrimi dhe Zyra e Përmbarimit nuk kishte çfarë të ekzekutonte. Në këto kushte, gjykata në kundërshtim të hapur me ligjin ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit të këtij vendimi ku në themelin e tij nuk detyrohet askush për të kryer një veprim dhe nuk ka palë në cilësinë e debitorit dhe të kreditorit. Ky vendim thjeshtë duhej njoftuar pranë AKKP dhe ZRPP Tiranë.

  • Vendimi nr.107, datë 22.02.2005 i KKKP ka dalë me një vendim të ri për ekzekutimin e vendimit gjyqësor dhe është një akt absolutisht pavlefshëm, pasi për kundërshtimin në rrugë gjyqësore të aktit administrativ, kërkohet që më parë të ezaurohet rruga administrative dhe më pas ajo gjyqësore.

  • KVKKP me anë të vendimit nr.107, datë 22.02.2005 ka vepruar në tejkalim të kompetencave të tij të përcaktuara në ligjin organik dhe është shprehur jashtë kërkimeve të palëve. Madje ky vendim ka cënuar edhe përmbajtjen e vendimit gjyqësor që ka pasur si qëllim që të ekzekutojë, kur është shprehur në pikën e fundit për kompensim dhe jo thjeshtë për të drejtën e kompensimit.

Shkaqet që personi i tretë Elsa Poga, ka paraqitur rekurs, janë:



  • Gjykata e apelit ka gabuar, duke marrë si të mirëqenë faktin se paditësi ka legjitimim aktiv për ngritjen e kësaj padie. Të drejtën e tij të pronësisë ai e ka transferuar tek Llambi Avale me kontraten e shitjes. Ky veprim juridik nuk është shpallur ose konstatuar i pavlefshëm nga gjykata.

  • KVKKP me anë të vendimit nr.107, datë 22.02.2005 ka vepruar në tejkalim të kompetencave të tij të përcaktuara në ligjin organik dhe është shprehur jashtë kërkimeve të palëve.

Pala paditëse Gjergji Tesho ka paraqitur kundërrekurs, me të cilin kërkon:

Lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit dhe mospranimin e rekurseve.
Shkaqet që paditësi paraqet në kundërrekurs janë:


  • Vendimi nr.107, datë 22.12.2005 i KVKKP Tiranë është korrigjim i pjesës së paligjshme të vendimit nr.603, datë 31.07.1994 të KKKP Tiranë. E drejta për të kërkuar korrigjimin e vendimit nr.603, datë 31.07.1994, paditësit Gjergji Tesho i buron nga vendimi nr.5972, datë 18.09.1995 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe nga e drejta për të ekzekutuar një vendim gjyqësor të formës së prerë.




  • I pabazuar është edhe pretendimi tjetër në rekurs se, KKKP është shprehur dy herë për të njëjtën pronë.

  • Duke pasur parasysh qëndrimin e Gjykatës së Strasburgut Beshiri kundër Shqipërisë, shteti shqiptar është ndëshkuar vetëm për faktin se nuk i ka ofruar kërkuesit një formë tjetër shpërblimi të parashikuar me ligj. Në këtë kuptim vendimi i KKKP, si institucioni që duhet të zbatojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë nr.603, datë 31.07.1994, i ka ofruar subjektit të shpronësuar një formë tjetër shpërblimi të parashikuar në ligj.

  • Lidhur me legjitimimin, me të drejtë gjykata e apelit ka arritur në përfundimin se legjitimimi i tij është kryer nga ana e AKKP, kur kjo e fundit i ka njohur të drejtën e ankimit në gjykatë ndaj aktit administrativ objekt gjykimi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Medi Bici; përfaqësuesin e Avokaturës së Shtetit Av.Abaz Deda, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; përfaqësuesen e palës paditëse Av.Zana Hasko, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, në përfundim;

V Ë R E N

1. Në Gjykatën e Lartë, me datë 17.05.2010 është regjistruar çështja civile nr.31003-01085-00-2010 regj. them, që u përket palëve ndërgjyqëse: paditës Gjergji Tesho, i paditur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dhe person i tretë Elsa Poga, me objekt: Konstatim absolutisht i pavlefshëm i aktit administrativ, vendimit nr.24, datë 17.04.2007 i Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronës. Pezullimin e ekzekutimit të aktit administrativ.

2. Vendimi nr.1474, datë 10.11.2009 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit procedural dhe material civil, prandaj si i tillë ai duhet të lihet në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

I. Rrethanat e çështjes:

3. Paditësi Gjergji Tesho ka qenë pronar i një objekti të ndërtuar me leje ndërtimi nr.5, datë 23.01.1991, që ndodhet në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, në zonën kadastrale 8270, në Tiranë.

4. Mbi bazën e kërkesës së ish pronarit Mihal Zallari, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve Tiranë, me vendimin nr.603, datë 31.07.1994 ka vendosur të miratojë kërkesën e ish pronarit Mihal Zallari (trashëgimtarët e tij) për kthimin e pronës së përbërë nga një truall nga pronë shtetërore në pronë të ish pronarit me sipërfaqe 1.265 m2, e cila përbëhej si më poshtë:

a) Truall i lirë me sipërfaqe 800 m2....,



b) Duke qenë se në bazë të regjistrit hipotekor nr.69, datë 25.04.1991 pronari i lokalit Gjergji Tesho me bashkëpronarët Llambi Avale e Thoma Prifti nuk e kanë blerë truallin mbi të cilin është ndërtur lokali; i njihet pronësia e truallit mbi të cilën është ndërtuar lokali pronarit Mihal Zallari (trashëgimtarëve), ndërsa Gjergji Tesho e bashkëpronarët detyrohen ti paguajnë qiranë e truallit nën lokal, prej rreth 200 m2 në bazë të paragrafit të dytë të nenit 12 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993.

c) T’i njohë pronësinë mbi truallin e lirë, e cila nuk përfshihet në projekt të objektit sipas pikës 1 të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.03, datë 21.06.1993 paragrafi i dytë, me sipërfaqe 265 m2, në bazë të nenit 4 dhe 19 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993.

5. Mbi bazën e ankimit të paditësit Gjergji Tesho, me vendimin nr.5972, datë 18.09.1995 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:



1) Pranimin e kërkesëpadisë së paditësve Gjergji Tesho, Llambi Avale dhe Thoma Prifti.

2) Anullimin e vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nr.603, datë 31.07.1994, përsa i përket pikave “b” dhe “c”.

3) Rrëzimin e kërkesës së Elpiniqi Zallarit, përsa i përket detyrimit të paditësve për të lidhur dhe paguar qiranë.

6. Me kontratën e shitjes nr.916 rep, nr.110 kol, datë 17.03.2003, paditësi Gjergji Tesho i ka shitur pronën e mësipërme, të cilën e dispononte në bashkëpronësi me Thoma Prifti dhe Llambi Avale, këtij të fundit kundrejt çmimit 80.000 USD, fakt që është pasqyruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me nr.regjistri 115, datë 07.04.2003, ku si pronar i vetëm i saj rezulton të jetë Llambi Avale.

7. Personi i tretë Elsa Poga i është drejtuar gjykatës me padi me objekt deklarimin e pavërtetësisë së dokumentave të regjistrimit të pronës, pasurisë nr.2/428 në Zonën Kadastrale 8270, dhe të truallit të ndodhur në Rrugën “Sami Frashëri” mbi të cilin është ndërtuar lokali dy katësh, nga ana e Llambi Avale. Me vendimin nr.4147, datë 17.09.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane, është vendosur pranimi i kërkesëpadisë. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.476, datë 11.04.2005, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.4147, datë 17.09.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.847, datë 29.06.2006 ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.476, datë 11.04.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.23, datë 08. 06.2007 ka vendosur shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.4147, datë 17.09.2004 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.476, datë 11.04.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.847, datë 29.06.2006 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykaten e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.805, datë 04.02.2008, ka vendosur rrëzimin e padisë, me arsyetimin se nuk legjitimohet në këtë kërkim, pasi me një vendim penal të formës së prerë, ajo e ka humbur të drejtën për të qenë pronare e truallit nën objektin e ndërtuar nga Gjergji Tesho dhe Llambi Avale. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë.

9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1448, datë 16.11.2005 ka vendosur: “lëshimin e urdhrit të ekzekutimit të vendimit gjyqësor nr.5972, datë 18.09.1995”, mbi bazën e kërkesës së paditësit Gjergji Tesho.

10. Zyra e Përmbarimit, mbi bazën e kërkesës së këtij të fundit, me shkresën nr.1474 Gj, datë 23.11.2005 i është drejtuar Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë (me cilësinë e debitorit), duke i kërkuar detyrimin e tij të anullojë vendimin nr.603, datë 31.07.2004, përsa i përket pikave “b” dhe “c” të këtij vendimit.

11. Komisioni Vendor i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Tiranë, me vendimin nr.107, datë 22.12.2005 ka vendosur:

1) Të ekzekutojë vendimin nr.5972, datë 18.09.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2) Të anullojë pikat “b” dhe “c” të vendimin nr.603, datë 31.07.2004 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

3) Të kompesohet subjekti i shpronësuar për sipërfaqen SK = 465 m2 truall i konsideruar i zënë sipas vendimit të Gjykatës...

12. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë si organi më i lartë administrativ në bazë të ankesës së bërë nga personi i tretë në këtë proces, Znj. Elsa Poga, ka shqyrtuar këtë të fundit dhe me vendimin nr.24, datë 17.04.2007 ka vendosur: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr.107, datë 22.12.2005 të KVKKP Qarkut Tiranë. Në këtë vendim AKKP është shprehur se KKKP Tiranë e ka marrë vendimin në kundërshtim flagrant me ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, duke qenë se ai mund të vihet në lëvizje vetëm kur subjekti i shpronësuar paraqet kërkesë pranë atij komisioni. Kështu KKKP duhej vetëm të mjaftohej me ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe jo të shprehej për kompensimin, pasi këtë mund ta bëjë vetëm mbi bazën e një kërkese. Në këto kushte AKKP ka konstatuar pavlefshmërinë absolute të vendimit nr.107, datë 22.12.2005 të KVKKP Qarkut Tiranë për shkak të tejkalimit të kompetencave dhe të mosrespektimit të procedurës në nxjerrjen e aktit administrativ.

13. Ish pronari i ndërtimit të kryer, paditësi Gjergji Tesho, i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar revokimin e aktit administrativ, vendimit nr.24, datë 17.04.2007 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.1
II. Vendimet dhe arsyetimi i gjykatave:
14. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6888, datë 21.07.2008 ka vendosur:

Rrëzimin e padisë.

15. Gjykata e rrethit gjyqësor ndër të tjera arsyeton:

....Së pari: gjykata ka vlerësuar se paditësi nuk legjitimohet në kërkimin e tij, nisur nga fakti se pronën e mësipërme ai e ka tjetërsuar, tek bashkëpronari tjetër dhe në këto kushte duke mos qenë më pronar nuk ka interes të ligjshëm në ngritjen e padisë.

Së dyti: gjykata ka shqyrtuar padinë në themel dhe ka vlerësuar se vendimi nr.24, datë 17.04.2007 i AKKP është nxjerrë në zbatim dhe në përputhje me të legjislacionin në fuqi. ... më të drejtë organi i lartë administrativ ka konstatuar pavlefshmërinë absolute të vendimit "Për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës prerë" nr.107, datë 22.12.2005 të Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut Tiranë. Në ligjin material mbi bazën e së cilës operon ky institucion (nenet 2; 6 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”): Komisioni investohet vetëm nga subjekti i shpronësuar apo ata që kanë interesa të ngjashme me të, por në asnjë rast në këtë kategori nuk përfshihet Zyra e Përmbarimit. Po kështu gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar se KKKP është shprehur tej kompetencave të tij ligjore. Sipas saj, si në procedimin administrativ ashtu edhe në atë gjyqësor veprojnë të njëjtat parime dhe në këtë kuptim, organi administrativ mund të shprehet vetëm brenda kufijve të kërkimit. Në kushtet kur vendimi i KKKP është shprehur për kompensim të subjektit, detyrim, i cili nuk është parashikuar në vendimin e gjykatës dhe nga pala e interesuar nga ka kërkim lidhur me kompensimin e saj, ky vendim nuk është i vlefshëm.....

16. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.1474, datë 10.11.2009 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.6888, datë 21.07.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

Pranimin e padisë, duke anulluar vendimin nr.24, datë 17.04.2007 të Agjensisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.


17. Gjykata e apelit ndër të tjera arsyeton:

.....Paditësi legjitimohet në kërkimin e tij, pasi AKKP me anë të shkresës nr.17/9, datë 23.04.2007 ia ka njoftuar vendimin e saj nr.24, datë 17.04.2007 paditësit Gjergji Tesho, duke i njohur atij të drejtën e ankimit në gjykatë.

Vendimi i AKKP analizën e pavlefshmërisë së vendimit nr.107, datë 22.12.2005 të KKK Pronave, nuk e ka mbështetur në përmbajtjen e këtij vendimi administrativ, por ka cituar arsyetimin e vendimeve gjyqësore, të cilat janë deklaruar antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese (vendimi nr.23, datë 08.06.2007 i Gj.Kushtetuese).

Vendimi nr.107, datë 22.12.2005 ka dalë në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, i cili përbën titull ekzekutiv. Si rrjedhojë KKKP me vendimin nr.107, datë 22.02.2005 është shprehur për një vendim gjyqësor të formës së prerë ( vendimi nr.5972, datë 18.09.1995) dhe ka zgjidhur pasojat për pikën “b” dhe “c’ të vendimit nr.603, datë 31.07.1994 të KKK Pronave, fakte të cilat janë të detyrueshme për çdo organ të administratës shtetërore.

Konkluzioni i gjykatës së shkallës së parë se vendimi nr.107, datë 22.02.2005 i KKKP është marrë në tejkalim të kompetencave ligjore është i gabuar, pasi ai ka zbatuar ekzaktësisht vendimin e gjykatës nr.5972, datë 18.09.1995, i cili ka marrë formë të prerë. Në këto kushte, AKKP, ka bërë të pavlefshëm një akt administrativ, i cili ka dalë në zbatim të një titulli ekzekutiv, i cili mund të kundërshtohet në një nga mënyrat e parashikuara në nenet 609 dhe 610 të K.Pr.Civile......

III. Ligji i zbatueshëm:

18. Neni 115 i K.Pr.Administrative parashikon se:



Pavlefshmëria e akteve administrative, në kuptimin e këtij Kodi, paraqitet në format e mëposhtme:

a) akte administrative absolutisht të pavlefshme (akte të nxjerra në kundërshtim flagrant me ligjin);

b) akte administrative relativisht të pavlefshme (akte të nxjerra në kundërshtim me ligjin).

19. Neni 116 i K.Pr.A, parashikon se:



Aktet administrative do të quhen absolutisht të pavlefshme, në kuptimin e këtij Kodi, në rastet e mëposhtme:

a) kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ i paidentifikuar;

b) kur akti është nxjerrë nga një organ administrativ në kapërcim të kompetencave të tij ligjore;

c) kur akti është nxjerrë në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji.

Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   17   18   19   20   21   22   23   24   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish