Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet18/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; përfaqësuesen e Shoqërisë së Sigurimit INSIG” Sh.a., juristen Arba Hoxha, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.524, datë 16.12.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë; përfaqësuesen e Avokaturës së Shtetit, av. Lorana Kasapi, e cila kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.524, datë 16.12.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë; konstatoi mungesën e palës paditëse Jani Kovaçi dhe palës së paditur Shoqërisë “INTERSIG” Sh.a; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Jani Kovaçi ka pasur në pronësi një autoveturë “Benz CLK 200” me targë TR 8200 D, me nr.shasie WDB 1704451 F016799.

2. Mjeti ka qenë i siguruar pranë palës së paditur “INSIG” Sh.a me kontratën nr.516, datë 10.11.2005, me afat një vjeçar, deri në datë 10.11.2006. Gjithashtu, me kontratën KASKO mjeti është siguruar po tek kjo shoqëri, me afat një vjeçar, duke filluar nga data 19.11.2005 deri në datë 18.11.2006.

3. Në datën 06.08.2006, në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, në afërsi të fshatit Boboshticë paditësi ka pasur të ndaluar mjetin e tij dhe është goditur nga mbrapa nga Furgoni “Wokswagen” me targë KO 9674 A, që drejtohej nga shtetasi Elton Pulaha dhe ishte në pronësi të shtetasit Dhimitraq Çifligu. Për pasojë makina ka rënë në humnerë dhe është shkatërruar plotësisht. Furgoni me targë KO 9674 A ka qenë i siguruar pranë shoqërisë “INTERSIG” Sh.a, datë 17.01.2006 me nr.serie 0049631.

4. Fillimisht paditësi i është drejtuar të paditurit, Shoqërisë “INSIG” Sh.a, duke kërkuar shpërblimin e dëmit të pësuar, pasi mjeti ka qene i siguruar me siguracionin përkatës, por i padituri nuk ka bërë pagesën duke pretenduar për dëmtimin me dashje nga vetë paditësi dhe ka paraqitur kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka regjistruar kallëzimin penal nr.524, në vitin 2006 dhe në fund ky procedim penal është pushuar me vendim të datës 18.09.2006, me arsyetimin se kjo ngjarje ishte aksident dhe jo dëmtim me dashje të mjetit.

5. Paditësi Jani Kovaçi, me pretendimin se mjeti ka qenë i siguruar konform ligjit, me siguracionin e detyrueshëm ndaj dëmeve që mund ti shkaktohen palëve të treta, si dhe me sigurimin KASKO, me padi kundër shoqërisë së sigurimeve “INSIG” Sh.a ka kërkuar shpërblimin e dëmit në rrugë gjyqësore.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.41-2010-1528 (942), datë 13.04.2010, ka vendosur: “Pranimin e kërkesë padisë me palë paditëse Jani Kovaçi, të paditur shoqëria “INSIG” Sh.a duke u detyruar pala e paditur “INSIG” Sh.a të dëmshpërblejë paditësin Jani Kovaçi në masën 2.000.000 (dy milion) lekë të reja, si vlerë e sigurimit KASKO, si dhe rrëzimin e kërkesë padisë në lidhje me detyrimin e palës të paditur shoqëria “INTERSIG” Sh.a të shpërblimit të dëmit në vlerën 2.000.000 (dy milion) lekë të reja si dëm të shkaktuar mjetit të paditësit Jani Kovaçi.”

6.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....Në bazë të dy akteve të ekspertimit rezulton se në ndodhjen e këtij aksidenti kanë ndikuar shkeljet e drejtuesve të dy mjeteve të përfshira në aksident ku në rastin konkret paditësi Jani Kovaçi ka shkelur nenin 160 të Ligjit nr.8378 datë 22.07.1998 (Kodi Rrugor) dhe konkretisht mosrespektimin e sinjalizimit të mjetit të ndaluar, ndërsa drejtuesi i mjetit furgon me targë KO 9674 A shtetasi Ervin Pulaha ka shkelur nenet 139 pika 2 dhe 3 të Kodit Rrugor (shpejtësia) dhe kjo shkelje e kryer prej tij është përcaktuar nga akti i ekspertimit si shkelja kryesore që ka shkaktuar edhe aksidentin me pasojën e mësipërme dëmtimin e plotë të mjetit TR 8200 D.....(...)....Po me këtë akt ekspertimi është konkluduar se i padituri Intersig sh.a duhet të mbulojë dëmin e shkaktuar për mjetin TR 8200 D, e cila kap vlerën e 2.000.000 lek....(...)....Duke qenë se paditësi është siguruar me kontratë vullnetare sigurimi (KASKO) tek i padituri INSIG sha, krahas kontratës për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve motorike që e ka lidhur po tek ky i paditur, pavarësisht pretendimeve që kanë dy të paditurit lidhur ma fajësinë e ndodhjes së këtij aksidenti, gjykata krijon bindjen se detyrohet i padituri INSIG sha të paguajë tek paditësi vlerën e sigurimit (KASKO) që është në vlerën 2.000.000 lek të reja...(...)....Për palën e paditur Intersig Sh.a duke u mbështetur në arsyetimet e bëra më sipër gjykata çmon se nuk ka detyrim për zhdëmtimin e paditësit për sa kohë nuk është e provuar me prova shkresore dëmi i shkaktuar të mjetit të tij nga automjeti tip Volksvagen i siguruar tek kjo palë, ndaj gjykata e rrëzon kërkesën e palës paditëse ndaj kësaj pale....(...)”.

7. Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.524, datë 16.12.2010, ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr.942, datë 13.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë duke urdhëruar detyrimin e palës së paditur “INTERSIG” Sh.a të dëmshpërblejë paditësin Jani Kovaçi në masën 2.000.000 (dy milion) lekë të reja, si dhe rrëzimin e padisë në lidhje me detyrimin e palës së paditur shoqëria “INSIG” Sh.a si të pabazuar në prova e ligj.”

7.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Korçë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Për rastin në shqyrtim në kundërshtim me sa ka pranuar Gjykata në vendimin e saj nuk ka vend të gjejë zbatim siguracioni “KASKO” i lidhur me kompaninë “INSIG” pasi ky lloj siguracioni mbulon përgjegjësitë e vetë drejtuesit të automjetit që kanë të bëjnë me përplasje me objekte të lëvizshme apo të palëvizshme....(...)...Në rastin konkret është vërtetuar se aksidenti nuk ka ardhur për faj të vetë drejtuesit të mjetit të siguruar me siguracion KASKO e për rrjedhojë dhe nuk mund të përfitojë nga ky lloj siguracioni...(...)...Siç ka ndodhur ngjarja paditësi legjitimohet të përfitojë shumën e kërkuar nga kompania INTERSIG tek e cila ka qenë i siguruar mjeti KO 9674 për faj të të cilit ka ndodhur aksidenti....(...)”.

8. Kundër vendimit nr.524, datë 16.12.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Shoqëria “INTERSIG’ Sh.a, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.524, datë 16.12.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë, si dhe lënien në fuqi të vendimit nr.41-2010-1528 (942), datë 13.04.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.



  1. Ligji i zbatueshëm

9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit Civil në të cilat është parashikuar:

9.1 Neni 5 i K.Pr.Civile: “Objekti i mosmarrëveshjes përcaktohet në pretendimet e palëve. Pretendimet parashtrohen në aktin për fillimin e procesit gjyqësor, si dhe gjatë ushtrimit të të drejtave që rrjedhin nga ky proces. Objekti i mosmarrëveshjes mund të ndryshojë sipas kërkesave që lindin gjatë procesit, kur këto të fundit kanë lidhje të mjaftueshme me pretendimet e fillimit”.

9.2 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë të kryejë një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm në përputhje me ligjin.”

9.3 Neni 16 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.”

9.4 Neni 29§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.”

9.5 Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.

9.6 Neni 1113§1 i K.Civil: “Me kontratën e sigurimit, njëra palë (siguruesi), në qoftë se vërtetohet ngjarja e parashikuar në kontratë, detyrohet: a) në rastin e sigurimit të pasurisë t'i shpërblejë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, dëmin e pësuar brenda kufijve të shumës që është parashikuar në kontratë”.

9.7 Neni 1114 i K.Civil: “Kontrata e sigurimit duhet të bëhet me shkresë, me anë të dëshmisë të sigurimit (policës së sigurimit) që siguruesi i lëshon të siguruarit, përndryshe është e pavlefshme”.



  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve si dhe të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.524, datë 16.12.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil, për këtë arsye vendimi kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në konkluzionin se gjatë gjykimit në Gjykatën e Apelit Korçë, nuk ka rezultuar të shtrohen për diskutim si dhe t`i nënshtrohen debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështjet të rëndësishme ligjore lidhur me këtë natyrë mosmarrëveshje, si dhe kjo gjykatë nuk ka bërë një cilësim i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen duke mos e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile).

12. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, konstatohet se pala paditëse Jani Kovaçi nëpërmjet formulimit e kërkesë padisë ka kërkuar shpërblimin e dëmit për mjetin autoveturë “Benz CLK 200”, me targë TR 8200 D, në pronësi të paditësit.

12.1 Në të njëjtën kohë, konstatohet se shkakun juridik të së drejtës të pretenduar paditësi e referon në nenin 640 të Kodit të Civil dhe në dispozitat e Dekretit nr.295, datë 15.09.1992 të Presidentit të Republikës “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, i miratuar me ndryshime me ligjin nr.7641, datë 01.12.1992.

13. Kolegji Civil vlerëson se, kuadri ligjor në fuqi në kohën e ndodhjes së aksidentit (06.08.2006) për rregullimin e mosmarrëveshjeve të kësaj natyre përveç dispozitave të Kodit Civil (nenet 113-1161), të cilat bëjnë fjalë për kontratën e sigurimit (vullnetar), përmbante edhe një rregullim të posaçëm në këtë fushë për dëmet e shkaktuara nga mjetet motorike, dhe konkretisht Ligji nr.7641, datë 01.12.1992 që ka miratuar me ndryshime Dekretin nr.295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”.

13.1 Në Kreun XXIII, Titullit II, Pjesa e V të Kodit Civil (nenet 1113-1149) janë parashikuar nga ligjvënësi dispozitat që rregullojnë kontratën e sigurimit. Në thelb, këto dispozita përmbajnë rregullime të përgjithshme në lidhje me kontratën e sigurimit, qoftë për sigurimin e pasurisë apo të personit, si dhe në të gjitha rastet bëhet fjalë për sigurimin vullnetar nga ana e palëve kontraktore.

13.2 Në dispozitat e këtij Kreu ligjvënësi ka përcaktuar tiparet, karakteristikat e kontratës së sigurimit (policës së sigurimit), duke përcaktuar veç të tjerash se kjo kontratë është e dyanshme (të parashikuara në nenet 487, 488, 662 të Kodit Civil), konsensuale, formale, në bazë të së cilës palët kanë detyrime reciproke kundrejt njëra tjetrës, ka përcaktuar elementet saj si objektin, funksionin e saj, palët, formën e kohën e lidhjes së saj, kuptimin e primit, rastit të sigurimit, shumës së sigurimit, kohën e pagimit dhe të vërtetimit të tyre.

13.3 Kolegji Civil vlerëson se në disa raste nga ana e gjykatave shqiptare aplikohet një mbivendosje ndërmjet dispozitave ligjore të Kodit Civil që rregullojnë kontratën e sigurimit vullnetar, me dispozitat ligjore të parashikuara në Dekretin nr.295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike dhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta”, të cilat rregullojnë kontratën e sigurimit të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta.

13.4 Kontratat e sigurimit të detyrueshëm që i nënshtrohen rregullimit specifik të Dekretit nr.295, datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshme të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë” janë kontrata të një lloji të veçantë sigurimi i detyrueshëm (në dobi të të tretit), rregullimi i të cilave bëhet sipas një legjislacioni të posaçëm i cili rregullon shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga mbajtësit e automjeteve.

13.5 Ky legjislacion (ratio legis) bën rregullimin e një lloji të veçantë përgjegjësie nga shkaktimi i dëmit, tej asaj që parashikon Kodi Civil (sigurimi vullnetar). Ky ligj është miratuar si një garanci për personat e dëmtuar, se ata në çdo rast do të shpërblehen për dëmet që u janë shkaktuar nga mjete motorike, qofshin këto të siguruara ose jo.

13.6 Objekti i këtij ligji është mbulimi i dëmit jashtëkontrator të shkaktuar nga drejtuesit e automjeteve motorike. Shpërblimi i dëmit të shkaktuar sipas këtij ligji nuk lidhet më kontratën e sigurimit të lidhur nga mbajtësi i mjetit motorik, pra nuk është një përgjegjësi që rrjedh nga kontrata e sigurimit. Kjo është një përgjegjësi jashtëkontraktore që rrjedh nga shkaktimi i dëmit prej drejtuesit të një mjeti në dëm të një të treti. Fakti i qenies i siguruar të mjetit që ka shkaktuar dëmin lind veçse detyrimin që dëmin e shkaktuar prej tij ta paguajë jo vetë mbajtësi i mjetit, por siguruesi i autorizuar (Shih vendimin nr.1/2008 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

14. Në analizë të pjesës arsyetuese të vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë, si dhe në tërësi gjykimin e çështjes, Kolegji Civil Gjykatës i së Lartë, pikë së pari vlerëson se vendimi i kësaj gjykate nuk është i arsyetuar në lidhje me identifikimin e shkakut të padisë së paditësit, nëse jemi përpara një mosmarrëveshje në lidhje me kontratën e sigurimit të detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta, ku për rrjedhojë tërheq legjitim pasiv Shoqëria “INTERSIG” Sh.a, apo jemi përpara një mosmarrëveshje e cila rrjedh nga kontrata e sigurimit vullnetar KASKO, ku tërheq legjitim pasiv Shoqëria “INSIG” Sh.a

15. Për sa rezulton nga provat që janë administruar në dosjen gjyqësore dhe që i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor nga gjykatat, rezulton se paditësi automjeti i tipit autoveturë “Benz CLK 200” me targë TR 8200 D, në pronësi të paditësit Jani Kovaçi ka qenë i siguruar (siguracion i detyrueshëm TPL) pranë palës së paditur “INSIG” Sh.a me kontratën nr.516, datë 10.11.2005, me afat një vjeçar, deri në datë 10.11.2006. Gjithashtu ky automjet, ka qenë i siguruar në mënyrë vullnetare me kontratën KASKO po tek kjo shoqëri, me afat një vjeçar, duke filluar nga data 19.11.2005 deri në datë 18.11.2006. Nga ana tjetër, automjeti me targë KO 9674 A, i cili është aksidentuar ka qenë i siguruar pranë shoqërisë “INTERSIG” Sh.a, datë 17.01.2006 me nr.serie 0049631.

16. Kolegji Civil vlerëson se një ndër elementet që identifikon padinë dhe pa të cilin nuk mund të ketë padi është shkaku i saj. Arsyeja e kërkimit, mbi të cilën bazohet padia, përbëhet nga e drejta materiale ku ajo themelohet, pra është e drejta materiale e afirmuar në bazë të së cilës përcaktohet objekti (petitium), dhe gjendja e faktit që i kundërvihet kësaj të drejte (shih vendimin unifikues nr.9/2006 dhe vendimin unifikues nr.5/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

16.1 Në analizë të pretendimeve të parashtruara gjatë procesit gjyqësor si dhe pretendimeve përfundimtare pala paditëse ka pretenduar në mënyrë të vazhduar faktin se pretendimet e rrjedhin nga kontrata e sigurimit vullnetar KASKO, të lidhur ndërmjet tij dhe Shoqërisë së Sigurimit “INSIG” Sh.a, ku dhe paditësi i është drejtuar përpara se të inicionte këtë proces gjyqësor ndërmjet palëve ndërgjyqëse, por pavarësisht kësaj, Gjykata e Apelit duke mbajtur në konsideratë vetëm faktin se aksidenti nuk ka ardhur për faj të drejtuesit të mjetit të siguruar me siguracion vullnetar KASKO, ka arritur në përfundimin se paditësi nuk mund të përfitojë nga ky lloj siguracioni dhe për rrjedhojë, ka zgjidhur çështjen duke e trajtuar këtë mosmarrëveshje në kuadër të kontratës së sigurimit të detyrueshëm të lidhur ndërmjet palës së paditur shoqërisë “INTERSIG” Sh.a dhe shtetasit Dhimitraq Çifligu.

16.2 Në këto kushte, Kolegji Civil vlerëson se referuar dispozitave procedurale civile, parashtrimi i kërkimeve dhe pretendimeve është në disponibilitetin e palës iniciuese të procesit (paditësit), por njëkohësisht është detyrë e gjykatës që të zbulojë shkakun e padisë së paditësit duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj (shih vendimin unifikues nr.3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

16.3 Nga ana e Gjykatës së Apelit Korçë nuk është bërë një analizë e hollësishme e pretendimeve të paditësit në raport me provat e administruara në gjykim lidhur me natyrën e kësaj mosmarrëveshje, por kjo gjykatë ka arritur të identifikojë shkakun e padisë nëpërmjet një përfundimi të nxjerrë nga vetë ajo se nga cila kontratë sigurimi mund të përfitojë dëmshpërblimin përkatës pala paditëse.

16.4 Kolegji Civil çmon se gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet, si dhe gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj. Në rastin në shqyrtim, gjykata pas identifikimit të shkakut ligjor të kërkesë padisë, ishte e detyruar të shprehej lidhur me kërkimet e paditësit Jani Kovaçi, duke vendosur përfundimisht për pranimin ose rrëzimin e padisë (tërësisht apo pjesërisht) në lidhje me të drejtën e tij të pretenduar.

17. Kolegji Civil çmon gjithashtu se përcaktimi i saktë i marrëdhënies juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti midis palëve, duke iu referuar për këtë qëllim dispozitave përkatëse materiale, është momenti kryesor e determinant për krijimin e drejtë të ndërgjyqësisë, si dhe për të përcaktuar legjitimimin e paditësit dhe të të paditurit.

17.1 Në kuadër të krijimit të drejtë të ndërgjyqësisë, Kolegji Civil vlerëson se përfundimi i arritur nga Gjykata e Apelit Korçë se: “...Në mbështetje të nenit 184 të Kodit të Procedurës Civile është vendosur zëvendësimi procedural ku “Intersig” sh.a ka marrë pjesë në gjykim më cilësinë e palës së paditur...”, nuk është i mbështetur në ligj dhe në provat e administruar në këtë gjykim.

17.2 Interesi në gjykim përcakton edhe pozitën procedurale të palëve në proces. Nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore (për më tepër referoju procesverbalit të seancës gjyqësore datë 08.05.2009, faqe 81), rezulton se pala e paditur, Shoqëria “INTERSIG” Sh.a nuk ka marrë pjesë në këtë proces gjyqësor, në cilësinë e të paditurit, si pasojë e zëvendësimit procedural të palës tjetër të paditur, Shoqërisë “INSIG” Sh.a (neni 184 i K.Pr.Civile) dhe për rrjedhojë ka pranuar pozitën e të paditurit duke tërhequr legjitim pasiv në këtë proces gjyqësor, por kjo shoqëri është thirrur si palë e paditur nga paditësi Jani Kovaçi në mbështetje të parashikimeve të nenit 161, të Kodit të Procedurës Civile.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, vlerëson të parashtrojë se procesi gjyqësor civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh që domosdoshmërisht para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen (në formën e parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile) dhe që përfundon me dhënien e një vendimi i cili duhet t’u përgjigjet dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj dhe në provat e administruara në gjykim sipas kërkesave të nenit 309 dhe nenit 310, të Kodit të Procedurës Civile.

18.1 Kolegji Civil, çmon se Gjykata e Apelit Korçë nuk ka sqaruar plotësisht rrethanat ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me pretendimet e palës paditëse Jani Kovaci lidhur me kontratën e sigurimit vullnetar KASKO dhe për rrjedhojë, lidhur me legjitimimin pasiv të palës së paditur Shoqërisë “INSIG”Sh.a.

18.2 Nga provat e administruara në dosjen gjyqësore, të cilat i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor, si dhe në analizë të pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore konstatohet se nga ana e gjykatave të faktit me cilësinë e provës shkresore është administruar vetëm faqja e parë e kontratës së sigurimit të mjetit motorik (KASKO) me nr.serial 0012482 (policë sigurimi), duke mos administruar kushtet e përgjithshme si dhe të drejta dhe detyrimet e palëve kontrakore të cilat janë pjesë integrale e saj.

18.3 Nga ana e Gjykatës së Apelit Korçë nuk është realizuar një hetim i mjaftueshëm lidhur me ekzistencën e marrëdhënies juridike të sigurimit vullnetar, pra, veprimin juridik të kryer, (kontratën e sigurimit KASKO) mes palëve, i cili shpreh dhe vullnetin e palëve për krijimin, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave dhe detyrimeve.

18.4 Në këto kushte nga ana e gjykatave të faktit, në kuadër të përcaktimit të saktë të marrëdhënies juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti midis palëve, nuk i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor çështje të rëndësishme ligjore në lidhje me përmbajtjen e policës së sigurimit, të drejtat dhe detyrimet e palëve para dhe gjatë lidhjes së kontratës, hyrja në fuqi e kontratës, rasti i sigurimit, rastet e mbulimit me sigurim, modalitetet që duhet të respektohen gjatë periudhës të mbulimit me sigurim, si dhe shpërblimi i sigurimit.

19. Sipas nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ky kolegj ka në kompetencë të shqyrtojë problemet që kanë të bëjnë me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit material e procedural, por pa bërë një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta. (Shih vendimin nr.17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese). Një kontroll i tillë konsiston në analizën e plotë të fakteve dhe të rrethanave, të cilat janë pranuar më parë si të vërteta nga gjykata e faktit dhe e apelit dhe pa i ndryshuar ato. Gjatë shqyrtimit të çështjeve, Gjykata e Lartë nuk merr prova, por shqyrton dhe analizon çështjen në drejtim të kontrollit të ligjshmërisë dhe të bazueshmërisë së vendimeve të ankimuara.

19.1 Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Korçë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

19.2 Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, në mbështetje të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, Gjykata e Apelit Korçë, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të evidentojë me argumente ligjore: (i) sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë objekt shqyrtimi, me natyrën juridike të saj; (ii) pretendimet e palës paditëse për verifikimin dhe analizën juridike të ekzistencës ose jo të ngjarjes së sigurimit vullnetar apo sigurimit të detyrueshëm; (iii) të drejtat dhe detyrimet e palëve para dhe gjatë lidhjes së kontratës së sigurimit KASKO, rasti i sigurimit, rastet e mbulimit me sigurim, modalitetet që duhet të respektohen gjatë periudhës të mbulimit me sigurim, si dhe shpërblimi i sigurimit; (iv) pretendimet lidhur me fajësinë ose jo të shkaktarit të aksidentit në raport me gjendjen e faktit dhe ligjit; (v) figurën konkrete të dëmit dhe masën e tij; (vi) përcaktimi i dëmit dhe vlerës së tij sipas parimit të rregullshmërisë dhe efiçiencës shkakësore juridike; (vii) mjetet provuese dhe barrën e provës.

19.3 Në rigjykim, Gjykata e Apelit Korçë, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

19.4 Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

19.5 Në rigjykimin e çështjes Gjykata e Apelit Korçë duhet të sqarojë të gjitha rrethanat që lidhen me ligjin e zbatueshëm dhe që kanë rëndësi për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do të lejojnë Gjykatën e Apelit Korçë që, në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.524, datë 16.12.2010, të Gjykatës së Apelit Korçë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 09.10.2014

Nr.11241-00499-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3430 i Vendimit (506)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: GËZIM SPAHO

I PADITUR: TREGU I SHITJEVE ME SHUMICË FRUTA PERIME SH.A. KORÇË.

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur për ta shpërblyer me pagën

që do të kisha fituar deri në fund të kontratës individuale me afat të caktuar,

për zgjidhje pa shkaqe të arsyeshme të saj.

Baza Ligjore: Nenet 146, 153, 155 të K.Punës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.1727, datë 29.06.2010, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë së paditësit Gëzim Spaho, palë e paditur “Shoqëria Tregu i Shitjes me Shumicë”, me objekt: Detyrimin e palës se paditur për ta shpërblyer paditësin me pagën që do të kishte fituar deri në përfundim të kontratës individuale me afat të caktuar, për zgjidhje pa shkaqe të justifikuara të saj, si të pabazuar në prova dhe ligj.”

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.535, datë 21.12.2010, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.1727, datë .29.06.2010 të Gjykatës së Shkallës se Parë Korçë si më poshtë:

Pranimin pjesërisht të padisë.

Detyrimin e palës së paditur “Tregu i Shitjes me Shumicë Fruta Perime” sh.a. Korçë, t’i paguajë paditësit Gëzim Spaho, pagën e një viti kohe (paga bruto 69.000 lekë), si zgjidhje e menjëhershme e pajustifikuar e marrëdhënies së punës.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër.

Shpenzimet gjyqësore të kryera në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë dhe Apelit t’i ngarkohen palës së paditur.”


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur “Tregu i Shitjeve me Shumicë Fruta Perime” sh.a. Korçë, duke kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe pushimin e gjykimit, për këto shkaqe:

  • Vendimi i gjykatës së apelit është marrë në zbatim të keq të ligjit dhe ka shkelje të rënda procedurale.

  • Kërkojmë prishjen e këtij vendimi sepse paditësi ka shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës së tij.

  • Nga kontrolli i Drejtorisë së Tatimeve Korçë, janë konstatuar shkelje të rënda të procedurave tatimore, sipas raportit të kontrollit të datës 28.01.2010, dhe barra është në masën mbi 2.000.000 lekë.

  • Bazuar në nenin 230 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, pika 2, “shoqëritë tregtare që kanë ekzistuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruara të përshtatin organizimin dhe funksionimin e tyre, sipas dispozitave të këtij ligji, brenda 3 vjetëve, pas hyrjes të tij në fuqi”; pika 3 “shoqëritë tregtare të cilat nuk përshtaten me dispozitat e këtij ligji, sipas pikës 2 të këtij neni, vlerësohen të prishura dhe ç’regjistrohen nga QKR”.

  • Nga kontrolli u konstatuar në tërësinë e vet se ky ligj, edhe pse ka dy vjet që ka hyrë në fuqi nga organet e Shoqërisë, Asambleja, Këshilli Mbikëqyrës dhe administratori, nuk ka gjetur zbatim. Në këto rrethana, këtë shqetësim ai duhej ta bënte prezent tek Këshilli Mbikëqyrës dhe në rastin kur Këshilli Mbikëqyrës nuk funksionon (sipas pretendimeve të tij), si statuti dhe ligji i ri në nenin 136/2 i jep të drejtë Administratorit të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme ku dhe të bënte prezent problemin. Për pasojë është shkelur në mënyrë sistematike ligji.

  • Në këto rrethana, vendimi i Gjykatës së Apelit është tërësisht i gabuar dhe i pambështetur në prova dhe në ligj.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   14   15   16   17   18   19   20   21   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish