Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet9/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N


RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi i kundërpaditur Ilir Lusha dhe i padituri Nazmi Lusha janë në marrëdhënie të posaçme, vëllezër.

2. Sipas vërtetimit të pronësisë, lëshuar datë 21.01.1999, palët ndërgjyqëse, paditësi Ilir Lusha, i padituri Nazmi Lusha dhe i padituri kundërpapaditës Petrit Majtara kanë patur në bashkëpronësi një ambient tregtar (dyqan) me sipërfaqe prej 45 m2 të ndodhur në Rrugën “Sami Frashëri” Tiranë, me kufizimet përkatëse, të regjistruar në nr.2031 hipotekor, datë 19.06.1992.

3. Me kontratën nr.203 Rep. nr.34 Kol., datë 21.01.1999, Ilir Lusha dhe Nazmi Lusha i kanë kaluar në pronësi Petrit Majtarës “...pjesën e tyre në pronën e përshkruar më lart...” përkundrejt çmimit prej 1.000.000 lekë, “shumë e cila është likuiduar jashtë” zyrës së noterisë” dhe “prona është marrë në dorëzim nga blerësi Petrit Majtara”.

4. Rezulton se në kontratën e shitblerjes të mësipërme në emër dhe për llogari të Ilir Lushës ka nënshkruar i padituri i këtij gjykimi, Nazmi Lusha. Ky veprim është kryer në bazë të prokurës së posaçme nr.875 Rep. nr.204 Kol., datë 18.06.1998.

4.1. Në këtë prokurë është përcaktuar Ilir Lusha ka emëruar “...përfaqësues të posaçëm zotin Nazmi Lusha,..., ..., të cilit i jap tagër dhe të drejta të plota, për të administruar dhe të shesë pjesën e pronës sime të bashkëpronësisë të pandarë të pasurisë së paluajtshme, të një dyqani, që është regjistruar në bashkëpronësi të pandarë në regjistrin hipotekor me nr.2031, datë 19.06.1992, e cila ndodhet..., me sipërfaqe të përgjithshme të bashkëpronësisë 45 (...) m2 që kufizohet...Të gjitha veprimet e kryera prej tij (përfaqësuesit) sipas kësaj prokure të posaçme i quaj të mirëqena dhe sikur të ishin kryer prej meje duke i pranuar ato pa asnjë vërejtje”.

5. Paditësi, Ilir Lusha, me pretendimin se nënshkrimi i vënë në emrin e tij në prokurën e posaçme nr.875 Rep. nr.204 Kol., datë 18.06.1998, nuk është i tij, por është falsifikuar dhe për rrjedhojë i padituri Nazmi Lusha nuk ka patur tagër që të shesë dyqanin, nuk ka shprehur asnjë herë vullnetin e tij për të dhënë tagra përfaqësimi të paditurit Nazmi Lusha, prokura e posaçme dhe kontrata e shitjes janë veprime juridike absolutisht të pavlefshme sepse bien ndesh me dispozitat urdhërues të ligjit, me padinë e datës 29.10.2007, ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

6. I padituri Petrit Majtara, nëpërmjet kundërpadisë, të marrë në shqyrtim së bashku me padinë, ka kërkuar detyrimin e “...paditësit/të kundërpaditur Ilir Lusha të njohë të paditurin/kundër-paditës Petrit Majtara pronar të ambientit tregtar (dyqan) me sipërfaqe 45 m2 (...), të ndodhur në Rrugën “Sami Frashëri”, Tiranë, me regjistrim të pronësisë në regjistrat hipotekorë nr.2031, datë 19 Qershor 1992 të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë”, si pasuri e fituar me anë të parashkrimit fitues.



7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.3293, datë 22.04.2010, ka pranuar padinë dhe rrëzuar kundërpadinë, duke konstatuar pavlefshmërinë e prokurës së posaçme nr.875 Rep. nr.204 Kol., datë 18.06.1998 dhe të kontratës së shitjes nr.203 Rep. nr.34 Kol., datë 21.01.1999, si dhe ka “...urdhëruar fshirjen e saj nga regjistrat e pasurisë së paluajtshme që i përket pasurisë me nr.Regjistri hipotekor nr.223, datë 22.11.1999, dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme”.

8.1. Në pranimin e padisë dhe rrëzimin e kundërpadisë, gjykata, arsyeton: - lidhur me mungesën në gjykim të paditurit Nazmi Lusha dhe personit të tretë “...Gjykata pasi hetoi shkaqet e mosparaqitjes si dhe mori kërkesën e përfaqësuesit të paditësit për gjykimin në mungesë konform dhe Nenit 179 të Kodit Pr.Civile deklaroi mungesën e të paditurit në Padi Nazmi Lusha dhe personit të tretë në padi Z.R.P.P. Tiranë dhe zhvilloi gjykimin në mungesë të tyre, por vazhdoi njoftimin e tyre për çdo seancë, për të paditurin Nazmi me shpallje 2 javore dhe për Personin e tretë Z.R.P.P.Tiranë me flet-thirrje...në lidhje me gjykimin në mungesë të paditurit Nazmi Lusha, si dhe njoftimin e tij me anë të shpalljes, e çmon me interes të sqarojë faktin se: “Me Vendimin nr.1877 dt. 05.04.2005 të Gj.Sh.P. Tiranë është Vendosur; Kthimi i Padisë dhe Akteve me arsyetimin se mungon adresa e saktë e banimit jashtë shtetit e të paditurit Nazmi Lusha dhe se adresa e dhënë në padi është e njëjtë me paditësin dhe se ato janë vëllezër”; - pavarësisht se gjykimi i nisur më parë, pas prishjes së vendimit nga gjykata e apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim, “...nuk ka përfunduar pasi çështja është Pushuar, Vendimi i mësipërm i Gjykatës së Apelit është i formës së prerë dhe ka fuqi në çështjen objekt shqyrtimi për sa i takon “njoftimit me shpallje të paditurit Nazmi Lusha”; - “...paditësi i kundrapaditur Ilir Lusha paraqiti si fillim prove me shkresë Akt-Ekspertimin nr.29, datë 09.07.2007 (ekspertim grafik shkrimesh dhe nënshkrimesh), ..., sipas të cilit rezultonte se “Shkrimi dhe nënshkrimi në Prokurën e Posaçme Nr 875 Rep. nr.204 Kol.,datë 18.06.1998 dhe me Vërtetimin Noterial datë 13.02.2004 objekt ekspertimi Nuk janë shkruar dhe nënshkruar nga Ilir Lusha”; - i njëjti fakt rezultoi i vërtetuar dhe nga ekspertimi grafik i kryer gjatë gjykimit “...nga Instituti i Policisë Shkencore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit...sipas të cilit si Konkluzion na jepet se: “Emër mbiemri Ilir Lusha e nënshkrimi në Prokurën e Posaçme Nr 875 Rep. nr.204 Kol., datë 18.06.1998 objekt ekspertimi nuk është shkruar nga Ilir Lusha”; - “Pra...paditësi Ilir Lusha nuk ka shprehur vullnetin e tij në prokurën e posaçme objekt gjykimi dhe se kjo prokurë është tërësisht e falsifikuar, e si e tillë ajo, ...është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm”; - “Në zbatim të rregullit të përgjithshëm se askush nuk mund t’i japë një tjetri më shumë të drejta nga sa ai vetë ka, edhe pala e veprimit juridik të pavlefshëm (i padituri Nazmi Lusha) nuk mund t’i kalojë askujt tjetër një të drejtë që ajo vete nuk e ka, në rastin konkret të drejtën e pronësisë mbi objektin e shitur”; -“Bazuar në arsyetimin sa më sipër kjo Gjykatë konstaton se edhe veprimi juridik Kontratë Shitje me nr.203 Rep. nr.34 Kol., datë 21.01.1999, është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm, për shkak se është veprim juridik në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit”; - “Në këto kushte Gjykata çmon se padia është e drejtë dhe duhet urdhëruar kthimi i palëve në gjendjen e mëparshme, e njëkohësisht duhet vendosur dhe sigurimi i padisë duke urdhëruar personin e tretë në padi ZRPP Tiranë të mos kryejë asnjë transaksion mbi pronën objekt gjykimi deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje e marrjen formë të prerë të këtij vendimi”; - lidhur me kërkimin e palës paditëse të kundërpaditur, e cila “...në Bisedimet përfundimtare të çështjes i kërkoi Gjykatës dhe kthimin e sendit me vendosjen në dorësi si zgjedhje të pasojës juridike, ky kërkim nuk paraqitur më parë nga paditësi, apo nuk është kërkuar gjatë hetimit gjyqësor sipas Nenit 185 K.Pr.C (shtimi i objektit) dhe si i tillë nuk i është nënshtruar debatit gjyqësor” gjykata e ka konsideruar të pambështetur në ligj; - “Për sa i takon Kundra-padisë të paraqitur...Gjykata çmon se kjo Kundër-Padi është e pabazuar në ligj dhe si e tillë ajo nuk duhet të pranohet”; - referuar nenit 168 të Kodit Civil rezulton se nuk plotësohen kushtet e kërkuara nga kjo dispozitë “...se veprimi juridik i kalimit të pronësisë është kryer duke u bazuar në një veprim juridik absolutisht të pavlefshëm, pra që do të thotë se ka qenë i ndaluar nga ligji, pasi paditësi i kundrapaditur Ilir Lusha pronar i sendit nuk kishte shprehur vullnetin e tij për shitjen e këtij sendi pjesën e tij, (nenet 659,660 te K.Civil)”; - posedimi i të paditurit kundërpaditës është ndërprerë, pasi sipas neneve 131/b, 171 të Kodit Civil, pasi “Siç rezulton...Paditësi i kundrapaditur Ilir Lusha që në momentin e ardhjes në dijeni të faktit të veprimit juridik të pavlefshëm (falsifikimit të nënshkrimit në prokurën e posaçme) në dt.26.01.2004 ka paraqitur padinë e tij ndaj të paditurit kundrapaditës Petrit Majtara me të njëjtin objekt që kemi për gjykim, çështje e cila për shkak të vërtetës është pushuar, por është po kaq i vërtetë fakti se paditësi e ka riparaqitur këtë padi në vitet 2005, 2006 dhe dt. 25.01.2007 të cilat janë pushuar dhe së fundi në dt.31.10.2007 që është aktualisht për gjykim kjo Padi, veprimi juridik Kontrata e Shitje me nr.203 Rep. nr.34 Kol. dt. 21.01.1999, mban si dt. 21.01.1999, ç’ka do të thotë se edhe po t’i referohemi dt.31.10.2007 data e fundit e paraqitjes së padisë dhe datës 21.01.1999 të lidhjes së Kontratës së Shitjes (veprimit juridik absolutisht të pavlefshëm) nuk rezulton që të jetë përmbushur afati 10-të vjeçar i posedimit të sendit në mënyrë të pandërprerë, por përkundrazi ky afat është ndërprerë që në vitin 2004 kur është paraqitur Kërkesë-padia e parë dhe në rastin më të mirë në dt. 31.10.2007 kur është depozituar padia objekt këtij gjykimi”.

9. Mbi ankimin e palës së paditur kundërpaditëse, me të njëjtin arsyetim, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2245, datë 30.11.2010, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

10. Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs i padituri kundërpaditës Petrit Majtara, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë ose ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit, duke vendosur rrëzimin e padisë dhe pranimin e kundërpadisë, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

11.1. Neni 6 i K.Pr.Civile:“Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”.

11.2. Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të



rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

11.3. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

11.4. Neni 28 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm”.

11.5. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.



Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

11.6. Neni 126§2 i K.Pr.Civile: “Vendimi përfundimtar, si dhe vendimet që i japin fund procesit gjyqësor civil të parashikuara prej nenit 127 të këtij Kodi jepen në “Emër të Republikës” dhe përkatësisht duhet të përmbajë bazën ligjore mbi të cilën bazohet zgjidhja e mosmarrëveshjes, analizën e provave dhe mënyrën e zgjidhjes të saj”.

11.7. Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

12. Se rekursi i paraqitur nga i padituri kundërpaditës Petrit Majtara përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.2245, datë 30.11.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë, me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.3293, datë 22.04.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

13. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, arrin në përfundimin se vendimi nr.2245, datë 30.11.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po pranë kësaj gjykate.

14. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

14.1. Ky Kolegj e gjen me vend të parashtrojë se procesi gjyqësor civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, që domosdoshmërisht para se të vlerësohen nga gjykata, duhet të vërtetohen dhe vendimi që jepet në përfundim të tij duhet të mbështetet në dispozitat ligjore të zbatueshme për rastin konkret. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të objektit dhe shkakut të padisë dhe të kundërpadisë, përmbajtjes së tyre, evidenton se: (i) pala paditëse e kundërpaditur, ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të prokurës së posaçme nr.875 Rep. nr.204 Kol., datë 18.06.1998, të kontratës së shitjes nr.203 Rep. nr.34 Kol., datë 21.01.1999 dhe zgjidhjen e pasojave juridike, duke urdhëruar kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, për këto shkaqe: a) nënshkrimi në prokurën e posaçme nuk është bërë nga i përfaqësuari (paditësi i kundërpaditur), por është i falsifikuar; b) i përfaqësuari nuk ka shprehur vullnetin e tij për t’i dhënë tagrat e përfaqësimit përfaqësuesit, të paditurit Nazmi Lusha; c) tjetërsimi i pjesës që paditësi i kundërpaditur ka patur në bashkëpronësi me të paditurit mbi sendin që ka qenë objekt i shitjes me kontratën nr.203/34, datë 21.01.1999, është bërë në kundërshtim me dispozitat urdhëruese të ligjit; ç) meqenëse prokura e sipërcituar është absolutisht e pavlefshme, atëherë edhe kontrata shitjes nr.203 Rep. nr.34 Kol., datë 21.01.1999, është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm, si rrjedhojë e një veprimi juridik të mëparshëm absolutisht i pavlefshëm.



(ii) Nga ana tjetër, nëpërmjet prapësimeve dhe kundërpadisë pala e paditur kundërpaditëse ka pretenduar se: a) referuar prokurës së posaçme nr.875 Rep. nr.204 Kol., datë 18.06.1998 dhe faktit se palët ndërgjyqëse kanë qenë bashkëpronarë mbi sendin, është në mirëbesim; b) edhe në kushtet e pavlefshmërisë të veprimit juridik të mësipërm, pronësinë mbi sendin e ka fituar me anë të parashkrimit fitues, pasi ka më shumë se 10 vjet që e posedon sendin i qetë, në vazhdimësi dhe duke u sjellë si pronar i tij.

16. Gjykata e shkallës së parë ka pranuar padinë me argumentet se: (i) nënshkrimi në prokurën e posaçme nr.875 Rep. nr.204 Kol. dt.18.06.1998 nuk është i paditësit të kundërpaditur, është i falsifikuar dhe për rrjedhojë kjo prokurë është absolutisht e pavlefshme; (ii) kjo për arsye se “...paditësi Ilir Lusha nuk ka shprehur vullnetin e tij në prokurën e posaçme objekt gjykimi dhe se kjo prokurë është tërësisht e falsifikuar, e si e tillë ajo, ...është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm”; (iii) për shkak të pavlefshmërisë së kësaj kontrate edhe kontrata nr.203 Rep. dhe nr.34 Kol., datë 21.01.1999, është absolutisht e pavlefshme.

16.1. Në rrëzimin e kundërpadisë, gjykata arsyeton se (i) “...veprimi juridik i kalimit të pronësisë është kryer duke u bazuar në një veprim juridik absolutisht të pavlefshëm, pra që do të thotë se ka qenë i ndaluar nga ligji, pasi paditësi i kundrapaditur Ilir Lusha pronar i sendit nuk kishte shprehur vullnetin e tij për shitjen e këtij sendi pjesën e tij,...”; (ii) referuar neneve 131/b, 171 të Kodit Civil, posedimi i të paditurit kundërpaditës është ndërprerë, pasi paditësi i kundërpaditur “...Ilir Lusha që në momentin e ardhjes në dijeni të faktit të veprimit juridik të pavlefshëm (falsifikimit të nënshkrimit në prokurën e posaçme) në dt.26.01.2004 ka paraqitur padinë e tij ndaj të paditurit kundrapaditës Petrit Majtara me të njëjtin objekt që kemi për gjykim, çështje e cila...është pushuar,...paditësi e ka riparaqitur këtë padi në vitet 2005, 2006 dhe dt. 25.01.2007 të cilat janë pushuar dhe së fundi në dt.31.10.2007 që është aktualisht për gjykim kjo Padi,...nuk rezulton që të jetë përmbushur afati 10-të vjeçar i posedimit të sendit në mënyrë të pandërprerë, por përkundrazi ky afat është ndërprerë që në vitin 2004 kur është paraqitur Kërkesë-padia e parë dhe në rastin më të mirë në dt. 31.10.2007 kur është depozituar padia objekt këtij gjykimi”.

17. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e të paditurit kundërpaditës dhe, pasi ka dhënë një përsëritje të fakteve sikurse gjykata e shkallës së parë, pa dhënë arsyet ligjore të mospranimit të pretendimeve të parashtruara në ankim, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

18. Referuar pretendimeve të palëve gjatë gjykimit në shkallë të parë dhe ankimit, ky kolegj vlerëson se gjykata e apelit, në kundërshtim me nenet 6 e 28 të Kodit të Procedurës Civile, nuk ju ka dhënë përgjigje pretendimeve të palës së paditur kundërpaditëse.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se gjykata e apelit, ndonëse i ka patur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe të ndreqte ato, duke interpretuar dhe zbatuar gabim dispozitat e Kodit Civil, që kanë të bëjnë më marrëdhënien e cila ka shërbyer si shkak i mosmarrëveshjes, sikurse gjykata e shkallës së parë, është mjaftuar vetëm me një përsëritje të arsyetimit të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke anashkaluar sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë dhe të kundërpadisë objekt shqyrtimi, me natyrën juridike të tyre.

20. Kjo gjykatë nuk i ka dhënë përgjigje pretendimit të palës së paditur kundërpaditëse, sipas së cilës, edhe në pranimin e pavlefshmërisë së kontratës së shitjes, pavlefshmëria nuk prek tërësisht këtë veprim juridik, por vetëm për pjesën që ka patur në bashkëpronësi paditësi i kundërpaditur Ilir Lusha.

21. Sikurse gjykata e shkallës së parë edhe gjykata e apelit zbaton gabim ligjin lidhur me ndërprerjen ose jo të parashkrimit fitues, gjë që ka ndikuar në përllogaritjen e afatit të posedimit nga ana e të paditurit kundërpaditës.

21.1. Konkretisht, gjykata citon nenet 131/b dhe 171 të Kodit Civil, por në përllogaritjen e afatit të parashkrimit fitues anashkalon rregullimin e bërë në nenin 135§2 të Kodit Civil ku parashikohet se “Kur është vendosur rrëzimi i padisë pa u zgjidhur çështja në themel, ose pushimi i gjykimit të çështjes, parashkrimi nuk quhet i ndërprerë”.

22. Po kështu, në arsyetimin e saj gjykata interpreton gabim nenin 168 të Kodit Civil. Gjykata nuk ka verifikuar dhe as ka arsyetuar nëse për rastin janë ose jo të qenësishme kriteret ligjore që kërkohen për fitimin e pronësisë me anë të parashikimit fitues.

22.1. Gjykata gabon kur parashtron se, meqenëse kontrata e shitjes është absolutisht e pavlefshme, “...veprimi juridik i kalimit të pronësisë është kryer duke u bazuar në një veprim juridik absolutisht të pavlefshëm, pra i ndaluar me ligj”.

22.2. Parashkrimi fitues me titull mbulon pavlefshmërinë e veprimit juridik për shkak forme dhe/ose vesi, por në çdo rast veprimi nuk duhet të jetë i ndaluar nga ligji.

23. Gjithashtu, gjykatat e faktit nuk kanë patur në konsideratë nenin 111 të Kodit Civil. Gjykatat nuk kanë marrë në analizë nëse për rastin shkaku i pavlefshmërisë prek vetëm një pjesë të veprimit juridik, pjesën që ka në bashkëpronësi paditësi i kundërpaditur, sikurse pretendon i padituri kundërpaditës, apo kjo pjesë paraqet marrëdhënie të pandashme me pjesën e pavlefshme të veprimit juridik.

24. Edhe në zgjidhjen e pasojave juridike të pavlefshmërisë së konstatuar gjykatat e faktit nuk mund të shprehen në mënyrë të përgjithshme, duke u mjaftuar me shprehjen “kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme”, sikurse është vepruar. Gjykatat kanë detyrimin, që përsa është kërkuar nga palët, të disponojnë në mënyrë konkrete gjendjen e mëparshme në të cilën ato do të kthehen.

25. Përsa më sipër, dhe në rrethanat kur gjykata e apelit i ka mundësitë ligjore të marrë në shqyrtim dhe të zgjidhë drejt çështjen konkrete, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

26. Në vlerësim të natyrës juridike të mosmarrëveshjes, shkakut të lindjes së saj, në mbështetje të neneve 465, 486 e 493 të Kodit të Procedurës Civile, gjykata e apelit, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi, qoftë edhe kryesisht, duhet të përsërisë hetimin gjyqësor, nëpërmjet të cilit të verifikojë e të evidentojë me argumente: (i) nëse shkaku i pavlefshmërisë prek vetëm një pjesë të kontratës së shitjes nr.5199 Rep. dhe nr.619 Kol., datë 26.09.2006 dhe kjo kontratë mbetet e vlefshme për pjesën tjetër, apo kjo pjesë paraqet marrëdhënie të pandashme me pjesën e pavlefshme të saj; (ii) nëse për rastin janë të qenësishme ose jo kushtet ligjore të fitimit të pronësisë me anë të parashkrimit fitues, sikurse pretendohet nga i padituri kundërpaditës dhe (iii) në rast pavlefshmërie të kontratës së shitjes të konkretizojë, brenda kuadrit të kërkimit të palëve, kthimin e tyre në gjendjen e mëparshme. Në zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë të ketë në konsideratë vendimin njësues nr.5, datë 30.10.2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

26.1. Për zgjidhjen e drejtë të këtyre problemeve, gjykata, në zbatim të nenit 213 në lidhje me nenet 11 e 12 të Kodit të Procedurës Civile, duhet të përcaktojë me vendim për secilën palë faktet që duhet të provohen prej tyre, provat që lejohen të paraqiten nga secila palë veçmas, vlerën provuese të secilës prove, si dhe barrën e provës për secilën palë.

26.2. Në rigjykim, gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të të drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, “... ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një “cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen” ta zgjidhë atë “në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi” (neni 16).

26.3. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin provat e nevojshme për të provuar faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime “që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara” në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

27. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2245, datë 30.11.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 09.10.2014

Nr.11243-01008-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-2917 i Vendimit (494)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian Nuni Kryesues

Guxim Zenelaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në seancën gjyqësore të datës 09.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.01008/11, që u përket palëve:

PADITËSA: FERRIK KATROSHI, MIMOZA KATROSHI, në mungesë

TË PADITUR: ILIR STËRKAJ, ERION BAJRAKTARI, në mungesë

RUSTEM BIBA, përfaqësuar nga avokat Avni Shehu

PERSONA TË TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË, në mungesë

JULIANA KATROSHI, KLOJDA BAJRAKTARI, në mungesë

OBJEKTI:


Marrja e masës së sigurimit të padisë.

Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të veprimeve juridike,

kontratë shit-blerje nr.1261 Rep. nr.489 Kol., datë 19.05.2006

të lidhur ndërmjet I. Stërkaj si shitës dhe E.Bajraktarit si blerës

dhe kontratës së shitblerjes nr.1042 Rep. nr.518 Kol., datë 23.04.2007,

të lidhur ndërmjet E.Bajraktarit si shitës dhe R.Biba si blerës,

për shitblerjen e pasurisë së paluajtshme, apartament banimi

me nr.pasurie 3/92+1-6, zona kadastrale nr 8350 vol nr.3 faqe 241,

apartament i ndodhur në Tiranë në Rr.“Asim Vokshi,”

pallati nr.141, shkalla nr.1 apartamenti 6 kati i tretë.

Të urdhërohet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,

të kryejë veprimet përkatëse duke fshirë regjistrimet në emër të të paditurve

dhe të regjistrojë këtë pasuri në emër të paditësave.

Baza Ligjore: Neni 202 e vijues i K.Pr.Civile.

Nenet 163, 193 të K.Civil.

Nenet 32/a, 202, 154 e vijues, neni 451 e 451/a të K.Pr.Civile.

Ligji nr.7843, datë 13.07.1994.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6299, datë 13.07.2009, ka vendosur:

“Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të kontratës së shitblerjes me nr.1262 rep dhe nr.489 kol, datë 19.05.2006 të lidhur ndërmjet Ilir Sterkaj si shitës dhe Erjon Bajraktarit si blerës.

Kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

Detyrimin e të paditurit Ilir Sterkaj, t’i kthejë të paditurit Erjon Bajraktari shumën prej 37 500 (tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind) euro.

Fshirjen e regjistrimit hipotekor të këtij veprimi mbi pasurinë me nr.3/92+1-6 ZK.8350 volumi 3 fq 241 e ndodhur në Tiranë në adresën Rruga “Asim Vokshi” pall 141, shk.1, ap.6 kati i tretë.

Konstatimin absolutisht të pavlefshëm të kontratës me nr.1042 rep. dhe nr.518 kol. datë 23.04.2007 të lidhur midis Erjon Bajraktarit si shitës dhe Rustem Biba si blerës.

Kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

Detyrimin e të paditurit Erjon Baraktari t’i kthejë të paditurit Rustem Biba shumën prej 1 900 000 ( një milion e nëntëqind mijë) lekë.

Fshirjen e regjistrimit hipotekor të këtij veprimi mbi pasurinë me nr.3/92+1-6 ZK.8350 volumi 3 fq 241 e ndodhur në Tiranë në adresën Rruga “Asim Vokshi” pall 141, shk.1, ap.6 kati i tretë.

Ligjërimin e masës së sigurimit të padisë të dhënë me vendimin nr.11132 Akti datë 17.10.2008 të ndrequr me vendimin nr.556 akti, datë 29.12.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Rrëzimin e kërkesë padisë për kërkimet e tjera në objektin e saj

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palëve në raport me pjesën e pranuar dhe të rrëzuar të saj”.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2439, datë 21.12.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.6299, datë 13.07.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit, ka ushtruar rekurs i padituri Rustem Biba, me të cilin kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:


  • Vendimet e gjykatave janë marrë në shkelje të ligjit procedural dhe në zbatim të gabuar të ligjit material.

  • Çështja është gjykuar në mungesë të të paditurit Ilir Stërkaj, Erjon Bajraktari dhe të personave të tretë Juliana Katroshi dhe Klojda Bajraktari pa u njoftuar sipas rregullave të përcaktuara në K.Pr.Civile për njoftimet.

  • Njoftimi me shpallje është bërë mbi bazën e këtij shënimi sipas komshinjve se ka ndryshuar adresë. Shpallja rezulton të jetë bërë në ambientet e gjykatës dhe nuk rezulton të jetë bërë në vendin e afishimit të njësisë bashkiake ose në vendbanimin e fundit të tyre.

  • Gjithashtu edhe për personat e tretë Juliana Katroshi dhe Klojda Bajraktari gjykimet janë zhvilluar në mungesë të tyre. Adresa për të dy këto persona është dhënë ajo e sendit objekt gjykimi kur dihej që kjo banesë ishte blerë nga Rustem Biba. Për Klodiana Bajraktari është bërë njoftim në adresën e të paditurit Erjon Bajraktari kur nuk dihet se çfarë lidhje kishin midis tyre.

  • Edhe shpalljet që janë bërë në bazë të këtij njoftimi të pakonfirmuar janë të parregullta dhe se nuk ka shënim që njoftimi të jetë bërë në vendbanimin e tij të fundit.

  • Kërkesë padia rezulton të jetë firmosur nga dy avokatë të cilët janë paraqitur si përfaqësues të paditësave. Pranimi i padisë në gjykim është bërë në bazë të një prokure e cila nuk është e vlefshme përderisa nuk është e përkthyer në ato pjesë që ka të bëjë me vlefshmërinë e saj. Sipas nenit 467 gema “e” të K.Pr.Civile ky është një dokument i cili nuk është në formën e kërkuar nga ligji.

  • Lidhur me themelin e çështjes, vendimi i gjykatës i cili ka shpallur të pavlefshëm kontratën e lidhur ndërmjet Ferrik e Mimoza Katroshit dhe Ilir Sterkaj nuk mund të ketë pasoja mbi të paditurin Rustem Biba pasi ai nuk ka qenë pjesëmarrës në atë gjykim.

  • Ndodhur para këtij fakti gjykata ishte e detyruar të bënte një hetim të plotë në lidhje me kontratën e datës 23.12.2004. Ishte e domosdoshme të sqarohej nëse nënshkrimi i prokurës ishte i paditësave apo jo, sqarimi i kësaj rrethane është i domosdoshëm për të përcaktuar të drejtat dhe detyrimet që kanë shitësit në lidhje me blerësin Rustem Biba.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish