Nr I vendimit Data palët faqe


KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË



Download 2,4 Mb.
bet5/173
Sana23.05.2017
Hajmi2,4 Mb.
#9471
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   173

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË


pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N



  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se trashëgimlënësi (testatori) Fatmir Koprencka në datën 24.01.1998, ka disponuar me testament në favor të djemve të tij Engjëll Koprencka dhe Albert Koprencka, duke përjashtuar çdo trashëgimtar tjetër ligjor në lidhje me një banesë një katëshe e ndodhur në Lagjen “Partizani”, në qytetin e Elbasanit.

2. Me vdekjen e tij datën 04.07.2005 është çelur dëshmia e trashëgimisë testamentare me vendimin nr.1955, datë 18.12.2006 duke përcaktuar si trashëgimtarë testamentar të paditurit në të këtë gjykim Ëngjëll Koprencka dhe Albert Koprencka, si dhe duke përjashtuar djalin tjetër Naim Koprencka.

3. Paditësja Jona Koprencka në mbështetje të nenit 407, 410 dhe 412, të Kodit Civil ka kërkuar me kërkesë-padi në gjykatë pavlefshmërinë e aktit testamentar, duke pretenduar se ky akt është hartuar duke mos mbajtur në konsideratë kërkesat ligjore në lidhje me respektimin e rezervës ligjore.

4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.365, datë 22.02.2007, ka vendosur pranimin e padisë, por ky vendim është prishur më pas nga Gjykata e Apelit Durrës, e cila ka konkluduar se paditësja Jona Koprencka në momentin e paraqitjes së padisë dhe zhvillimit të gjykimit ishte e mitur dhe pa zotësi juridike për të vepruar dhe për këtë arsye ka kthyer çështjen për rishqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr.6, datë 06.01.2009, ka vendosur: “Të pranojë pjesërisht padinë e paditëses Jona Koprencka ndaj të paditurve Ëngjëll Koprencka dhe Albert Koprencka duke u detyruar këto të fundit ta njohin paditësen për rezervën ligjore në masën 1/6 pjesë mbi një pasuri të llojit banesë të ndodhur në lagjen “Partizani”, vlera e mbetur e se cilës është 35% ose 848.034 lekë që përfaqëson vlerën e mureve e themeleve të saj, si dhe rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkimit.”

5.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Është fakt juridik se trashëgimtari testamentar do t`i nënshtrohet të gjithë ndryshimeve që ka pësuar pasuria trashëgimore nga data e përpilimit të testamentit deri në momentin e çeljes së trashëgimisë pasi testamenti është një veprim juridik për shkak të vdekjes dhe në dallim nga veprimet juridike ndërmjet të gjallëve i sjell efekte vetëm nga momenti i vdekjes së testatorit, por për rastin në gjykim ndryshimet e pasurisë janë bërë nga vetë testatori dhe jo për motivet të tjera pas vdekjes së tij, çka do të thotë se për vlerësimin ekzistencën e titullit mbi një send të caktuar do të merret në konsideratë data e çeljes së trashëgimisë dhe për rastin në gjykim ajo çfarë testatori ka lënë në momentin e vdekjes është në masën 35% të pasurisë së paluajtshme të cilën ai vetë e ndryshoi...(...)... Nisur nga fakti që trashëgimtari Naim Koprencka “përjashtuar nga trashëgimia”në kuptim të nenit 361/2 të Kodit Civil ka 2 të paslindur dhe nisur nga fakti se pjesa e tij në trashëgimi ligjore është 1/3 pjesë, rezulton se pjesa e paditëses si trashëgimtare ligjore me zëvendësim do të jetë 1/6 pjesë e pasurisë që mbetet në masën 35% ose në vlerën 848.034 lekë...(...)”

6. Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin nr.533, datë 13.09.2011, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.6, datë 06.01.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.”

6.1 Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Durrës arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Paditësja ka mbushur moshën 18 vjeç (gjatë gjykimit të dytë) dhe Gjykata e legjitimon për të vazhduar gjykimin e kësaj çështje duke pranuar pjesërisht padinë, e konkretisht për ta njohur për rezervën ligjore në masën 1/6 pjesë mbi një shtëpi banimi në 35% të saj në vlerën 848.034 lekë që përfaqëson vlerën e mureve dhe themeleve të saj, vlerë kjo e nxjerre nga akti i ekspertimit të hartuar nga ekspertja Mimoza Sejdini dhe e administruar nga gjykata. Në këtë akt është përcaktuar se banesa objekt testamenti është rikonstruktuar në mbi 65 % të saj duke mbetur pjesa e vjetër, mur dhe themele në masën 35% për të cilën gjykata e çmon si të drejtë që të detyrohen të paditurit ta njohin paditësen pronare mbi këtë pjesë të pasurisë. Pjesën që i takon trashëgimtarit Naim Koprencka i përjashtuar nga trashëgimia në kuptim të nenit 361/2 të Kodit Civil si trashëgimtar ligjor i 1/3 pjesë dhe me zëvendësimin 1/6 pjesë të pasurisë që siç u theksua më sipër mbetet në masën 35%....(...)”

7. Kundër vendimit nr.533, datë 13.09.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs pala paditëse Jona Koprencka dhe i padituri Albert Koprencka, të cilët kërkojnë, ndryshimin e këtij vendimi.


  1. Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

8.1 Neni 5 i K.Pr.Civile: “Objekti i mosmarrëveshjes përcaktohet në pretendimet e palëve. Pretendimet parashtrohen në aktin për fillimin e procesit gjyqësor, si dhe gjatë ushtrimit të të drejtave që rrjedhin nga ky proces. Objekti i mosmarrëveshjes mund të ndryshojë sipas kërkesave që lindin gjatë procesit, kur këto të fundit kanë lidhje të mjaftueshme me pretendimet e fillimit”.

8.2 Neni 6 i K.Pr.Civile: “Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet.

8.3 Neni 28 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm.”

8.4 Neni 32§a i K.Pr.Civile: “Padia mund të ngrihet: a) për të kërkuar rivendosjen e një të drejte ose interesi të ligjshëm që është shkelur”

8.5 Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.



  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve si dhe të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.6, datë 06.01.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe vendimit nr.533, datë 13.09.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil.

10. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, si dhe në analizë të pretendimeve të parashtruara gjatë procesit gjyqësor, konstatohet se pala paditëse nëpërmjet formulimit e kërkesë padisë ka kërkuar pavlefshmërinë e aktit testamentar nr.212 akti, datë 24.01.2008, duke pretenduar se ky akt është hartuar duke mos mbajtur në konsideratë kërkesat ligjore në lidhje me respektimin e rezervës ligjore, si dhe çeljen e trashëgimisë ligjore.

10.1 Në të njëjtën kohë, në analizë të pjesës arsyetuese të vendimit Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe pjesës urdhëruese të tij, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se kjo Gjykatë ka disponuar mbi detyrimin e palës së paditur Ëngjëll Koprencka dhe Albert Koprencka të njohin paditësen jona Koprencka për rezervën ligjore në masën 1/6 pjesë mbi një pasuri të llojit banesë të ndodhur në lagjen “Partizani”, vlera e mbetur e se cilës është 35% ose 848.034 lekë që përfaqëson vlerën e mureve e themeleve të saj.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se Gjykatat e faktit, duke mos përcaktuar dhe mos identifikuar shkakun e padisë (causa petitionis), kanë gabuar në dhënien e vendimeve objekt rekursi.

11.1 Kolegji Civil vlerëson se një ndër elementet që identifikon padinë dhe pa të cilin nuk mund të ketë padi është shkaku i saj. Nga ana tjetër referuar dispozitave procedurale civile, parashtrimi i kërkimeve dhe pretendimeve është në disponibilitetin e palës iniciuese të procesit (paditësit), por njëkohësisht është detyrë e gjykatës që të zbulojë shkakun e padisë së paditësit duke e analizuar padinë në tërësinë e saj dhe jo duke u kufizuar tek dispozitat ligjore të referuara nga paditësi në pjesën hyrëse të saj (shih vendimin unifikues nr.3/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

12. Kolegji Civil çmon se është pikërisht shkaku i padisë, e drejta dhe gjendja e faktit që i kundërvihet kësaj të drejte, që përbën cenim të së drejtës së një subjekti/palë dhe që e motivon atë të verë në lëvizje gjykatën (neni 32/a/b i K.Pr.Civile). Arsyeja e kërkimit, mbi të cilën bazohet padia, përbëhet nga e drejta materiale ku ajo themelohet, pra është e drejta materiale e afirmuar në bazë të së cilës përcaktohet objekti (petitium), dhe gjendja e faktit që i kundërvihet kësaj të drejte (shih vendimin unifikues nr.9/2006 dhe vendimin unifikues nr.5/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

12.1 Kolegji Civil çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan nuk ka mbajtur në konsideratë parashikimet e nenit 6 dhe nenit 28, të Kodit të Procedurës Civile. Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka që kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet, si dhe Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj.

12.2 rastin konkret, rezulton se gjykata ka ndryshuar kërkesë padinë e paraqitur dhe që ka lidhje me një të drejtë të caktuar (cenimi rezervës ligjore dhe të drejtës së trashëgimisë së paditëses), me një të drejtë tjetër që në të parën nuk është përfshirë (njohje e bashkëpronësisë në 1/6 për një pjesë të caktuar të pasurisë trashëgimore, si dhe vlerën e saj monetare) dhe nuk mundet, që vendimi i saj të ketë një përmbajtje të ndryshme nga ajo që kërkohet.

12.3 Në rastin në shqyrtim gjykata ishte e detyruar të shprehej lidhur me kërkimet e paditëses Jona Koprencka, kundrejt të paditurve Ëngjëll Koprencka dhe Albert Koprencka, duke vendosur përfundimisht për pranimin ose rrëzimin e padisë (tërësisht apo pjesërisht) në lidhje me të drejtën e saj. Një vendim i tillë (ultrapetitionis apo extrapetitionis) ka shkelur parimin procedural të përputhjes ndërmjet asaj që kërkohet dhe asaj që vendoset, (shih vendimin unifikues nr.5/2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

13. Kolegji Civil çmon gjithashtu se përcaktimi i saktë i marrëdhënies juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti midis palëve, duke iu referuar për këtë qëllim dispozitave përkatëse materiale, është momenti kryesor e determinant për krijimin e drejtë të ndërgjyqësisë, si dhe për të përcaktuar legjitimimin e paditësit dhe të të paditurit.

13.1 Interesi në gjykim përcakton edhe pozitën procedurale të palëve në proces. Kështu, personi që, duke pretenduar se e drejta subjektive i takon atij, i drejtohet gjykatës për të kërkuar njohjen ose rivendosjen e kësaj të drejte të shkelur nga një person tjetër që e thërret në gjykim (neni 32 i K.Pr.Civile), quhet paditës (legjitimimi aktiv). Ndërsa, personi të cilit i drejtohet kërkimi, duke pretenduar se është ky person që ka shkelur, cenuar apo mohuar të drejtën e paditësit, quhet i paditur (legjitimimi pasiv).

13.2 Ky Kolegj çmon se nga ana e gjykatave të faktit nuk është bërë një identifikim i elementeve dhe/ose kritereve ligjore që për rastin konkret shërbejnë për përcaktimin e një elementi të rëndësishëm të procesit gjyqësor siç është ai i verifikimit të legjitimitetit pasiv të të paditurit, Albert Koprencka.

13.3 Për sa rezulton në rastin në shqyrtim, i padituri Albert Koprencka ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Gjykatës së Apelit Durrës që kërkesë padia e paraqitur nga paditësja Jona Koprencka duhet të pranohet (për më tepër referoju dosjes gjyqësore faqe 15). Ky fakt vërtetohet dhe nga qëndrimi që ka mbajtur i paditur Albert Koprencka duke paraqitur rekurs së bashku me paditësen Jona Koprencka për të njëjtat shkaqe dhe pretendime.

14. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjykata e Apelit Durrës, e cila ka arsyetuar në mënyrë të njëjtë me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe ka lënë në fuqi vendimin e kësaj gjykate.

14.1. Gjykata e Apelit Durrës, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, nuk ka mbajtur në konsideratë, si dhe nuk kanë evidentuar elementë të rëndësishme të këtij lloj gjykimi lidhur me sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes dhe që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të kërkesës objekt shqyrtimi dhe natyrën juridike të saj.

15. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.533, datë 13.09.2011, i Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimi nr.6, datë 06.01.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me tjetër trup gjykues.

15.1 Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

15.2 Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

15.3 Në rigjykimin e çështjes Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan duhet të sqarojë të gjitha rrethanat që lidhen me ligjin e zbatueshëm dhe që kanë rëndësi për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do të lejojnë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.533, datë 13.09.2011 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit nr.06, datë 06.01.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 02.10.2014



Nr.11242-00652-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3092 i Vendimit (488)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 02.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

KËRKUES: REIS BALILAJ, në mungesë

PERSONA TË TRETË: DEGA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE SARANDË, në mungesë

KOMISARIATI I POLICISË SARANDË, në mungesë

DREJTORIA E POLICISË E QARKUT VLORË, në mungesë

OBJEKTI:

Vërtetimi i faktit të qenies në marrëdhënie pune në N.B.Stjar,

Sektori Vanë nga data 07.04.1986 deri më datë 30.12.1991

si dhe të qenies në marrëdhënie pune në Komisariatin e Policisë Delvinë

nga data 02.01.1992 deri më 10.04.1997, si punonjës policie në këtë komisariat.

Baza Ligjore: Neni 388 i K.Pr.Civile,

Ligji 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore”.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.23-2010-888, datë 17.06.2010, ka vendosur:

Pranimin e kërkese nr.21250-00711-23-2010 Regjistri Themeltar datë 16.04.2010 Regjistrimi i kërkuesit Reis Balilaj.

Vërtetimin e faktit juridik të qenies së kërkuesit Reis Balilaj, në marrëdhënie pune si punëtor, në ish Ndërmarrjen Bujqësore Stjar, Sektori Vanë prej datës 30.04.1986 deri më datën 31.03.1991 dhe vërtetimin e faktit juridik të qenies së tij në marrëdhënie pune, ne Komisariatin e Policisë Sarandë prej datës 02.01.1992 deri me datë 10.04.1997 si punonjës policie në këtë komisariat.


Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.435, datë 09.12.2010, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.23-2010-888, datë 17.06.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.


Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, në bazë të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, ka ushtruar rekurs personi i tretë, Drejtoria e Policisë se Qarkut Vlorë, duke parashtruar këto shkaqe:

  • Me shkresën përcjellëse nr.50/54, datë 15.11.2010 paraqitur në Gjykatën e Apelit Gjirokastër nga Komisariati i Policisë Sarandë, e cila është një kopje vërtetuar e faqes së dosjes personale të kërkuesit, në rubrikën “Ku ke punuar” përmban periudhën e punësimit të mëparshëm të kërkuesit si dhe periudhën përkatëse gjatë së cilës kërkuesi rezulton të jetë punësuar në Komisariatin e Policisë Sarandë. Në fund të faqes, kopja e faqes së dosjes personale, rubrika “ku ke punuar”, përmban edhe firmën e vetë kërkuesit Reis Balilaj. Pikërisht sipas shkresës zyrtare, në rubrikën “Ku ke punuar” rezulton se kërkuesi ka filluar punë në Komisariatin e Policisë Sarandë me datë 01.01.1993, pra një vit më pas nga pretendimi i tij, ndërkohë që nga ish Ndërmarrja Bujqësore Stjar, Sektori Vanë është shkëputur në 20.05.1992.

  • Në vetvete përbën shkresë zyrtare, dhe duke qenë faktet e pasqyruara në të përbëjnë provë të plotë sipas neneve 252, 253, 254 dhe 255 të K.Pr.Civile. Gjykata Apelit ka vendosur në kundërshtim me ligjin duke mos marrë parasysh këtë provë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të palëve ndërgjyqëse, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,



V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

  1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se, kërkuesi Reiz Balilaj me kërkesën objekt gjykimi ka kërkuar vërtetimin e faktit juridik të qenies në marrëdhënie pune në N.B.Stjar, sektori Vanë nga data 07.04.1986 deri me datë 30.12.1991 si dhe të qenies në marrëdhënie pune në Komisariatin e Policisë Delvinë nga data 02.01.1992 deri më 10.04.1997, si punonjës policie në këtë komisariat, me pretendimin se nuk gjenden dokumentacioni i nevojshëm dhe ka interes të ligjshëm në vërtetimin e këtij fakti, pasi përfiton pensionin e pleqërisë, me plotësimin e kushteve të kërkuara nga ligji.

  2. Në mbështetje të pretendimit të tij për mungesë të dokumentacionit të vjetërsisë në punë, kërkuesi ka paraqitur vërtetimin nr.201 Prot., datë 25.03.2010 të Degës së Sigurimeve Shoqërore Sarandë sipas të cilit ish NB Stjar, sektori Vanë nuk ka dorëzuar librat e vjetërsisë në punë pranë arkivit të kësaj dege, si dhe vërtetimin nr.10/3Prot., datë 12.03.2010 të lëshuar nga Komisariati i Policisë Sarandë, sipas të cilit për periudhën para datë 15.04.1997 për Komisariatin e Policisë Delvinë nuk ekzistojnë dokumentacioni i këtij institucioni për të vërtetuar vjetërsinë në punë të kërkuesit Reis Balilaj, pasi dokumentacioni i këtij institucioni është djegur në trazirat e vitit 1997.

  3. Në këto kushte kur dokumentacioni për vjetërsinë në punë i ish Ndërmarrjes Bujqësore të Stjarit dhe i Komisariatit të Policisë Delvinë për periudhën para vitit 1997 nuk ekziston, dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të ribëhet përsëri, kërkuesi i është drejtuar gjykatës me kërkesën për vërtetimin gjyqësor të faktit juridik të qenies në marrëdhënie pune në N.B.Stjar, Sektori Vanë nga data 07.04.1986 deri më datë 30.12.1991 si dhe të qenies në marrëdhënie pune në Komisariatin e Policisë Delvinë nga data 02.01.1992 deri më 10.04.1997 .

  4. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.23-2010-888, datë 17.06.2010, ka vendosur:

  • Pranimin e kërkese nr.21250-00711-23-2010 Regjistri Themeltar, datë 16.04.2010 Regjistrimi i kërkuesit Reis Balilaj.

  • Vërtetimin e faktit juridik të qënies së kërkuesit Reis Balilaj, në marrëdhënie pune si punëtor, në ish Ndërmarrjen Bujqësore Stjar, Sektori Vanë prej datës 30.04.1986 deri më datën 31.03.1991 dhe vërtetimin e faktit juridik të qenies së tij në marrëdhënie pune, ne Komisariatin e Policisë Sarandë prej datë 02.01.1992 deri me datë 10.04.1997 si punonjës policie në këtë komisariat.

Duke arsyetuar në mënyrë të përmbledhur: Gjykata në analizë të provave dhe të thënieve të dëshmitarëve të thirrur në seancë gjyqësore, në zbatim të nenit 233/a të K.Pr.Civile, në kushtet kur dokumentacioni për vjetërsinë në punë i ish NB Stjar, Sektori Vanë dhe Komisariatit të Policisë Delvinë nuk ekziston për arsye të dëmtimeve gjatë ngjarjeve të vitit 1997 dhe nuk ka mundësi të ribëhet, në zbatim të nenit 388/1 të K.Pr.Civile kërkesa për vërtetimin e faktit juridik të qenies në punë të kërkuesit është e bazuar në ligj. (...).”.

  1. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.435, datë 09.12.2010, ka vendosur:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr.23-2010-888, datë 17.06.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë si gjykata e shkallës së parë.

II. Ligji i zbatueshëm

  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

6.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

6.2. Neni 28 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm”.

6.3. Neni 388§1 i K.Pr.Civile: “Kur nga një fakt varet lindja, ndryshimi ose shuarja e të drejtave personale apo pasurore të një personi dhe akti që vërteton atë është zhdukur, ka humbur dhe nuk mund të bëhet përsëri ose nuk mund të merret me ndonjë rrugë tjetër, personi i interesuar ka të drejtë të kërkojë që fakti të vërtetohet me vendim të gjykatës së shkallës së parë.”

6.4. Neni 389 i K.Pr.Civile: Përmbajtja e kërkesësNë kërkesën për vërtetimin e fakteve duhet të tregohen:



a. qëllimi për të cilin kërkuesi paraqit kërkesën për

vërtetimin e faktit të caktuar;

b. shkaqet për të cilat nuk mund të merret akti ose për të cilët nuk është mundur që akti të bëhet përsëri;

c. provat me të cilat do të provohet si shkaku, për të cilin nuk është e mundur të merret akti ose ky akt nuk mund të bëhet përsëri, ashtu edhe fakti që kërkohet të vërtetohet.

6.5 Neni 390 i K.Pr.Civile: Procedura e gjykimitKërkesa për vërtetimin e fakteve gjyqësore shqyrtohet në seancë gjyqësore, në prani të kërkuesit e të personave fizikë a juridikë që kanë interes në çështje. Kur çështja paraqet interes publik dhe gjykata e sheh të arsyeshme, mund të thirret edhe prokurori.



6.6 Neni 391§1 i K.Pr.Civile: Vendimi i gjykatës “Në vendimin e gjykatës duhet të tregohet fakti i vërtetuar prej asaj dhe provat në bazë të Së cilave është vërtetuar fakti.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

  1. Pala që ka regjistruar ankimin personi i tretë, Drejtoria e Policisë se Qarkut Vlorë, legjitimohet ratione personae t’i drejtohen Gjykatës së Lartë lidhur me sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis.

Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

  1. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga personi i tretë në gjykim, Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë, nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile.

  2. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, vendimeve të gjykatave të faktit, si dhe shkaqeve të parashtruara në rekurs, arrin në përfundimin se vendimi nr.23-2010-888, datë 17.06.2010, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe vendimi nr.435, datë 09.12.2010, i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, janë rrjedhojë e respektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të lihen në fuqi.

  3. Gjykata e Lartë si gjykatë ligji nuk i hyn analizës së provave gjë që duhet ta bëjnë dy gjykatat e tjera, por nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs, evidenton shkeljet që kanë lejuar gjykatat e faktit, qoftë të normave procedurale dhe atyre materiale, duke kërkuar respektimin e tyre.

  4. Ky Kolegj vlerëson se vendimi i gjykatës së apelit i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.23-2010-888, datë 17.06.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë është mbështetur në dispozitat ligjore të zbatueshme për gjykimin e çështjes konkrete dhe në argumente të nxjerra nga provat e lira të marra nga pyetja e dëshmitarëve, të cilat janë marrë, administruar e vlerësuar si të tilla konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile.

  5. Kolegji Civil arsyeton, se në lidhje me kërkimin e kërkuesit për vërtetimin e faktit juridik “të qenies në marrëdhënie pune në N.B.Stjar, Sektori Vanë nga data 07.04.1986 deri më datë 30.12.1991 si dhe të qenies në marrëdhënie pune në Komisariatin e Policisë Delvinë nga data 02.01.1992 deri më 10.04.1997”, në zbatim të nenit 388, paragrafi 1, jemi përpara kushteve ligjore për vërtetimin gjyqësor të faktit juridik.

  6. Në gjykimet me objekt vërtetin fakti juridik është specifike natyra njohëse dhe jo detyruese. Kolegji vlerëson se në këto gjykime, fakti që kërkohet të vërtetohet nga pala kërkuese është një fakt i cili passjell pasoja juridike për kërkuesin dhe ai nuk ka rrugë të tjera për ta vërtetuar këtë fakt, prandaj rruga gjyqësore është e vetmja rrugë për të vërtetuar gjyqësisht faktit juridik të kërkuar.

  7. Kolegji Civil, në kushtet kur personat e trete Drejtoria e Policisë se Qarkut Vlorë, kanë pranuar në gjykim se dokumentacioni i sipërpërmendur ka parregullsi, sepse është plotësuar në një kohë të mëvonshme (pas vitit 1997) vlerëson se shënimet në regjistrin përkatës nuk vërtetojnë faktin juridik të kërkuar, prandaj më të drejtë të dy gjykatat e faktit në vendim-marrjen e tyre kanë pranuar kërkesën e ngritur si konform parashikimeve të nenit 388-389 të K.Pr.Civile dhe të bazuar në provat e administruara në këtë gjykim.

  8. Kolegji Civil çmon se, në kushtet kur dokumentacioni për vjetërsinë në punë i ish NB Stjar, Sektori Vanë dhe Komisariatit të Policisë Delvinë nuk ekziston për arsye të dëmtimeve gjatë ngjarjeve të vitit 1997 dhe nuk ka asnjë mundësi të ribëhet, me të drejtë Gjykatat e faktit kanë administruar dhe kanë marrë të mirëqena provat e lira nëpërmjet pyetjes së dëshmitarëve, për të vërtetuar faktin e qenies në punë të kërkuesit Reis Balilaj.

  9. Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, arrin në konkluzionin se shkaqet e ngritura në rekursin e kërkuesit nuk qëndrojnë dhe vendimi nr.435, datë 09.12.2010 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.435, datë 09.12.2010 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Tiranë, më 02.10.2014

Nr.11115-00808-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-3387 i Vendimit (489)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 02.10.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11115-00808-00-2011, që u përket palëve:

PADITËS: PETRIT AGAKO, në mungesë

ANGJELINA KONOMI, në mungesë

SOFIA MEKSHI, në mungesë

MIHAL MEKSHI, në mungesë

TË PADITUR: JANI BARKA, në mungesë

MAJLINDA BARKA, në mungesë

SHOQËRIA “ALVA CONSTRUKSION” SH.P.K, në mungesë

OBJEKTI:


Kallëzimin e një punimi të ri të filluar

në tarracën e pallatit nga pala e paditur

dhe shembjen e këtyre punimeve

të ndodhura në Lagjen nr.1 Sarandë.

Baza Ligjore: Nenet 32/1, 153, 154 të K.Pr.Civile,

neni 303 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.1351, datë 15.02.2008, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë së paditësit Mihal Mekshi, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Heqjen e masës së sigurimit të padisë.

Pushimin e gjykimit të çështjes civile për pjesën e kërkimit të padisë, së paditësave Petrit Agako, Angjelina Konomi dhe Sofia Mekshi.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.122, date 24.03.2009, ka vendosur:

Prishjen e vendimit civil nr.1351, datë 15.02.2008, të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, por me trup gjykues tjetër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.316, date 23.04.2010, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë me nr.1204/65 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 04.06.2009 të paditësit Mihal Mekshi.

Pushimin e gjykimit të çështjes për paditësat Petrit Agako, Angjelina Konomi dhe Sofia Mekshi.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit Mihal Mekshi.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.28, date 18.01.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.316, datë 23.04.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Kundër vendimeve të mësipërme ka ushtruar rekurs pala paditëse Mihal Mekshi, i cili kërkon ndryshimin e vendimeve, prishjen e tyre dhe kthimin e çështjes për rigjykim me gjykatën e apelit, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:



  • Gjykata e shkallës së parë ka gabuar proceduralisht duke pyetur ing. e ndërtimit Julian Kashari të Apartamenteve me cilësinë e ekspertit apo dëshmitarit. Këtë fakt gjykata e Apelit nuk e ka analizuar në vendim.

  • Ekspertët Luan Bufi dhe Dashamir Zyberi në aktin e ekspertimit kanë theksuar se ndërtimet që kryhen nga pala e paditur janë pa leje ndërtimi dhe për anën konstruktive të ndërtesës i janë referuar ing. Julian Kashari.

  • Të paditurit në mënyrë abuzive kërkojnë të kufizojnë të drejtën e paditësit dhe bashkëpronarëve të tjerë të ndërtesës, duke kryer veprime të njëanshme për të kryer ndërtime mbi katin e 7 dhe të 9 të ndërtesës.

  • Gjykata haptazi në kundërshtim me ligjin shpërfill të drejtat e paditësit mbi truallin në raport me bashkëpronarët e tjerë të pallatit.

  • Të paditurit përfitojnë në mënyrë abuzive nga vendimi i paligjshëm i gjykatës me ndërtimin që kryejnë.

  • Të paditurit nuk kanë marrë asnjë miratim nga asambleja e pallatit për këtë ndërtim që po kryejnë në kundërshtim me ligjin.

  • Të gjitha punimet pa leje janë kryer jashtë marrëveshjes për krijimin e bashkëpronësisë së detyrueshme të lidhur midis palëve në kontratën e porosisë së apartamentit, projektit, lejes së ndërtimit të miratuar me vendim të KRRT si dhe me dispozitat e bashkëpronësisë së detyrueshme mbi ndërtesën të përcaktuar në nenin 209 e vijues të K.Civil.

  • Nuk jemi dakord me mendimin e grupit të eksperteve në Gjykatën e Apelit. Argumentimi i tyre se ndërtesa mund të mbajë dhe më shumë kate bie ndesh me ligjin dhe me studimin urbanistik të miratuar nga KRRT Bashkia Sarandë me vendimin nr.1/83, datë 10.09.2003.

  • Vendimi i gjykatave është haptazi i jashtëligjshëm, cenon dukshëm të drejtat dhe liritë e shtetasve që gëzojnë lirisht sendin në bashkëpronësi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të palëve ndërgjyqëse, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes:

  1. Midis palës se paditur Shoqëria “Alva Construksion” sh.p.k. nga njëra anë dhe trashëgimlënësit Stefan Mekshi dhe Petrit Agako e Angjelina Konomi nga ana tjetër janë lidhur kontrata porosie sipas të cilave, pala e paditur në cilësinë e sipërmarrësit, në bazë të lejes së ndërtimit, vendimit të KRT dhe projektit të miratuar do të ndërtonte një godinë banimi 5 -7 -9 kate e ndodhur në Rrugën “Lefter Talo” sipas vendimit të KRT, datë 10.09.2003, ndërsa paditëset me cilësinë e porositësve kanë kërkuar që sipërmarrësi t’u ndërtonte në objektin e mësipërm apartamentet e tyre, etj.

  2. Pala paditëse ka pretenduar se pala e paditur në kundërshtim me marrëveshjen, kontratën e porosisë për ndërtimin e apartamenteve po kryen ndërtime në soletën e katit të nëntë dhe të pestë dhe nga këto ndërtime cenohet qëndrueshmëria e ndërtesës.

  3. Këto punime paditësi pretendon se pala e paditur po i bën në kundërshtim me marrëveshjen, studimin e miratuar dhe lejen e ndërtimit duke cenuar kështu edhe rregullat e bashkëpronësisë.

  4. Në kushte te tilla, bazuar në nenin 303 të K.Civil, paditësat Mihal Mekshi, Sofia Mekshi, Petrit Agako dhe Angjelina Konomi kanë ngritur padinë e kallëzimit të një punimi te ri.

  5. Për paditësen Sofia Mekshi, gjykimi është pushuar në bazë të neneve 178/1 dhe 299/c të K.Pr.Civile, pasi paditësja edhe pse kishte dijeni rregullisht për datën dhe orën e gjykimit, pa shkak të përligjur nuk është paraqitur në seancën përgatitore të datës 07.10.2009.

  6. Ndërkohë që për paditësat Angjelina Konomi dhe Petrit Agako gjykimi është pushuar konform nenit 201/1 te K.Pr.Civile me kërkesë të av.Verdi Haderi, i cili i ka kërkuar gjykatës pushimin e çështjes, pasi palët që ai përfaqësonte me prokurë, kishin hequr dorë nga gjykimi i çështjes.

  7. Në këtë mënyrë, gjykimi i çështjes në këtë rast ka vazhduar vetëm mbi kërkesën e paditësit Mihal Mekshi.

  8. Kjo çështje ka ardhur për rigjykim pasi gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.122, date 24.03.2009, mbi ankimin e të paditurit Mihal Mekshi ka vendosur prishjen e vendimit nr.1351, date 15.12.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë por me tjetër trup gjykues me arsyetimin që në rigjykim gjykata e shkallës së parë “...omissis...të marrë në analizë pretendimin e palës paditëse Mihal Mekshi për nga themelësia (Neni 28 i K.Pr.Civile).(...), duke thirrur “...omissis...një grup ekspertësh të fushës së ndërtimit (konstruktorë),(...), sipas urdhërimeve të nenit 224/a të K.Pr.Civile.

  9. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.316, datë 23.04.2010, ka vendosur:

-Rrëzimin e kërkesë padisë me nr.1204/65 Regjistri Themeltar, datë regjistrimi 04.06.2009 të paditësit Mihal Mekshi.

-Pushimin e gjykimit të çështjes për paditësat Petrit Agako, Angjelina Konomi dhe Sofia Mekshi.”

  1. Në mënyrë të përmbledhur gjykata ka arsyetuar: “Në aktin e ekspertimit dhe nga sqarimet në seancë gjyqësore ka rezultuar se: Pala e paditur në tarracën e pallatit 9 katësh ka kryer një ndërtim të ri me materiale të lehtësuara dhe në seksionin 5+2 kate, të paditurit kanë kryer shtesë me konstruksion beton arme, ku sipas ekspertit si shtesa me material të lehtësuar mbi tarracë ashtu edhe shtesa e katit me konstruksion beton arme nuk janë të parashikuara në lejen e ndërtimit, por këto shtesa nuk i shkaktojnë ndonjë dëm apartamentit të palës paditëse, sepse ai ndodhet në seksionin tjetër, sipas tij kjo shtese nuk i zë as pamjen, as dritën dhe as nuk i pengon ajrimin. Në përgjigje të gjykatës se a mund të mbajë nga ana konstruktive shtesa të tilla ndërtimi ky apartament u thirr konstruktori i ndërtesës, i cili shprehet se - ndërtimi i lehtësuar mbi tarracë është një lehtësim për konstruksionin pasi është llogaritur në projekt beton arme dhe është bere me strukturë të lehtësuar, ndërkohë që shtesa anësore është llogaritur beton arme dhe është bërë beton. Ndërtimi i shtesës është parashikuar nga konstruktori në projektin fillestar. Është e vërtetë se ndërtimi shtesë, realizuar nga pala e paditur është ndërtim pa leje, por nuk është pala paditëse ajo që mund të legjitimohet në këtë rast, pasi individi mund të ankohet në gjykatë apo organet administrative për shkeljet e ligjit vetëm kur provon se nga këto shkelje, atij i është shkaktuar apo rrezikon të shkaktohet në të ardhmen një dëm në pronën, jetën apo shëndetin e tij.”

  2. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.28, datë 18.01.2011, ka vendosur:

  • Lënien në fuqi të vendimit nr.316, datë 23.04.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

  1. Në mënyrë të përmbledhur gjykata ka arsyetuar: “Përsëriti hetimin gjyqësor në lidhje me kryerjen e ekspertimit, duke proceduar me thirrjen e një grupi ekspertësh të cilët arrijnë në konkluzionin se: “Objekti disponon kondicione të miratuara dhe leje ndërtimi..... shtesat e kateve mbi soletat e katit të nëntë ...janë shtesa kati të pa miratuara dhe pa leje ndërtimi nga KRT. Nga verifikimi i kryer në fakt për shtesat e ndërtuara në soletat e katit të nëntë...nuk shkaktojnë ndonjë dëm apartamenteve të paditësit dhe banorëve të tjerë as sot e as në të ardhmen nga realizimi i tyre.”

  2. Kundër vendimeve të mësipërme ka ushtruar rekurs pala paditëse Mihal Mekshi, i cili kërkon ndryshimin e vendimeve, prishjen e tyre dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit, duke parashtruar shkaqet e lartpërmendura.

II. Ligji i zbatueshëm:

  1. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

14.1. Neni 14 i K.Pr.Civile: Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin.”

14.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

14.3. Neni 28 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë e saj, duke realizuar një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm brenda një afati të arsyeshëm”.

15. Dispozitat e Kodit Civil në të cilat është parashikuar:

15.1. Neni 303 i K.Civil: “Pronari, personi që gëzon një të drejtë tjetër reale ose poseduesi, të cilët kanë arsye të shqetësohen se nga një punim i ri i filluar prej të tjerëve në tokën e tyre ose të tjetërkujt, mund ti drejtohen gjykatës me kusht që ky punim të mos ketë përfunduar ose të mos ketë kaluar një vit nga fillimi i tij.

Gjykata sipas rastit vendos ndalimin e punimit, shembjen ose pakësimin e tij dhe kur është rasti edhe shpërblimin e dëmit ose rrëzon padinë duke urdhëruar shpërblimin e dëmit kur rezulton se punimi ka qenë ndaluar padrejtësisht”.

15.2. Neni 218 i K.Civil: Shtesa të reja mbi katin e fundit: “Ndërtimi mbi katin e fundit të një ndërtese, të kateve ose veprave të tjera, mund të realizohet me vendimin e shumicës prej ¾ të bashkëpronarëve të ndërtesës”

16. Ligji nr.7688, datë 13.3.1993 “Për bashkëpronësinë në banesa”

16.1. Neni 3 shkronja “ç": Pronë e përbashkët" do të thotë të gjitha pjesët e një prone në bashkëpronësi përveç njësisë. Prona e përbashkët është e pandashme dhe është në pronësinë e përbashkët të pronarëve të njësive individuale në përputhje me kuotën e pjesëmarrjes në bashkëpronësi. Prona e përbashkët përfshin të gjitha pjesët e ndërtesës, që nuk janë destinuar për përdorim individual, si truallin mbi të cilin është ngritur ndërtesa, oborret e rrethuara, themelet, muret mbajtëse, çatinë, tarracën, shkallët, sheshpushimet, ashensorët, kalimet, bodrumet, puset dhe depozitat e ujit. Prona e përbashkët përfshin gjithashtu pjesë të ndërtesës për përdorim të përbashkët, të cilat janë instaluar gjatë ndërtimit ose më vonë, si kanalizime, kollona shkarkimi, oxhakë, sisteme elektrike, hidraulike, gazi ose ngrohje etj. që mund të kalojnë nëpër pronën e përbashkët deri në pikat e shpërndarjes në njësitë individuale.”



III. KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

  1. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht paditësi Mihal Mekshi legjitimohet ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.

  2. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis. Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

  3. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekursi i paraqitur nga paditësi Mihal Mekshi përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.28, datë 18.01.2011, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër .

  4. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në përfundimin se vendimi nr.28, datë 18.01.2011, i gjykatës së apelit është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po pranë kësaj gjykate.

  5. Ky Kolegj e gjen me vend të parashtrojë se procesi gjyqësor civil ka për qëllim zhvillimin e një gjykimi që konsiston në vlerësimin nga pikëpamja e së drejtës të një fakti ose një grup faktesh, që domosdoshmërisht para se të vlerësohen nga gjykata duhet të vërtetohen dhe që përfundon me dhënien e një vendimi i cili duhet t’u përgjigjet dispozitave ligjore të zbatueshme për rastin konkret. Në të kundërt, sikundër është rasti në shqyrtim, vendimi nuk është i argumentuar dhe as i bazuar në ligj.

  6. Për rastin në shqyrtim evidentohet se gjykata e shkallës së parë referuar objektit dhe shkakut të padisë, ka pranuar në gjykim se paditësi Mihal Mekshi ka pretenduar se pala e paditur në kundërshtim me marrëveshjen, kontratën e porosisë për ndërtimin e apartamenteve po kryen punime në soletën e katit të nëntë dhe të pestë të objektit, ndërtime të cilat sipas saj cenojnë qëndrueshmërinë e banesës.



  1. Ajo gjykatë në zbatim të detyrave të lëna nga gjykata e apeli me vendimin nr.122, datë 24.03.2009, pasi ka marrë dhe mendimin e një eksperti të fushës si dhe të konstruktorit të banesës edhe pse ka konkluduar se ndërtimet shtesë janë pa leje ka rrëzuar padinë e paditësit Mihal Mekshi, pasi bazuar në konkluzionin e tyre, ndërtimet shtesë nuk përbëjnë asnjë rrezik për të gjithë ndërtesën, si dhe nuk cenojnë anën konstruktive të saj.

  2. Gjykata e apelit ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e paditësit dhe pas përsëritjes së hetimit gjyqësor, duke caktuar një grup të ri ekspertësh ka arritur në të njëjtin përfundim se ndërtimet nuk shkaktojnë ndonjë dëm apartamenteve të paditësit dhe banorëve të tjerë as sot as në të ardhmen nga realizimi i tyre.

  3. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ndër kërkesat themelore që duhet të plotësojë vendimi gjyqësor janë ligjshmëria dhe argumentimi i tij; elementë ligjorë këto që i mungojnë vendimit të gjykatës së apelit.

  4. Ky Kolegj evidenton se gjykata shkallës së parë ashtu dhe e apelit kanë hetuar vetëm rreth faktit nëse ndërtimet e kryera nga të paditurit referuar nenit 303 të Kodit Civil i shkaktojnë dëm sendit në pronësi të paditësit.

  5. Kolegji vlerëson se në çështjen objekt gjykimi përveç sa më sipër për të arritur në një konkluzion të drejtë lidhur me konfliktin në gjykim, gjykata duhej të mbante në konsideratë dhe rrethana të tjera ligjore të parashikuar në dispozitat respektive të Kodit Civil (bashkëpronësia e detyrueshme) si dhe në ligjin nr.7688, datë 13.03.1993, “Për bashkëpronësinë në banesa” që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet bashkëpronarëve për administrimin e sendit të përbashkët.

  6. Kolegji Civil konstaton se gjykatat e faktit pranojnë në argumentimin e tyre se ndërtimi shtesë, realizuar nga pala e paditur është ndërtim pa leje, por nuk është pala paditëse ajo që mund të legjitimohet në këtë rast. Ky arsyetim bie ndesh me Vendimin Unifikues nr.22, datë 13.03.2002.

  7. Gjithashtu, gjykatat e faktit analizojnë në kundërshtim me ligjin kur thonë se: këto shtesa nuk i shkaktojnë ndonjë dëm apartamentit të palës paditëse, sepse ai ndodhet në seksionin tjetër. Kolegji referuar ligjit për pjesët në bashkëpronësi që përcakton se: Prona e përbashkët përfshin të gjitha pjesët e ndërtesës, që nuk janë destinuar për përdorim individual, si truallin mbi të cilin është ngritur ndërtesa, oborret e rrethuara, themelet, muret mbajtëse, çatinë, tarracën, shkallët, sheshpushimet, ashensorët, kalimet, bodrumet, puset dhe depozitat e ujit, çmon të gabuar konkluzionin e dhënë nga gjykata sa më sipër për faktin se prona e përbashkët në banesa nuk kushtëzohet nëse është cenuar vetëm ajo pjesë e tarracës që i korrespondon hyrjes në pronësi të palës që pretendon ardhjen e një dëmi të mundshëm.

  8. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë duke vendosur prishjen e vendimit nr.28, datë 18.01.2011, të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë vlerëson se për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

  9. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.28, date 18.01.2011, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër vetëm për paditësin Mihal Mekshi dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim përsa i përket padisë së paditësit Mihal Mekshi në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, me tjetër trup gjykues.



Tiranë, më 02.10.2014

Nr.11242-00263-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-3392 i Vendimit (490)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 02.10.2014, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11242-00263-00-2011 që u përket palëve:

KËRKUESE: MARGERITA FRANJA.

PERSON I TRETË: DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE SHKODËR.

OBJEKTI:

Vërtetimin e faktit që Margerita Franja ka punuar

në Kooperativën Bujqësore, Gur i Zi Shkodër.

Baza Ligjore: Neni 388 K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.910, datë 06.04.2010, ka vendosur:

“Vërtetimin e faktit juridik, atë të vjetërsisë në punë pranë ish kooperativës Bujqësore Gur i Zi, fshati Gajtan, për kërkuesen Margerita Ton Franja për periudhën 01.06.1975 deri në 31.12.1991 duke realizuar mesataren e ditëve të punës me 26 norma në muaj.

Pushimin për pjesët e tjera të padisë.”

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr.2, datë 10.01.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.910, datë 06.04.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër”.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër, ka ushtruar rekurs pala e paditur Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Shkodër, e cila kërkon ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesë padisë, duke parashtruar këto shkaqe:



  • Gjykatat nuk duhej të pranonin kërkesën për vërtetimin e faktit juridik pasi ajo nuk përmbush kërkesat e nenit 388 të K.Pr.Civile Gjykata ka dhënë një vendim duke iu referuar dëshmitarëve pa pasur fillim prove me shkresë.

  • Gjykata ka pranuar kërkesën duke ia njohur vërtetimin e fakti juridik se kërkuesja Margerita Franja ka punuar pranë KB Guri i zi deri më datë 31.12.1991 ku dihet se KB në të gjithë vendin janë shpërbërë në tetor të vitit 1991.



Download 2,4 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   173




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish