6- Ne kundershtim me Nenin 13 paragrafi 1:
a- Jep me recete, keshillon lende narkotike.
b- Jep si medikamente ose ne menyre te drejtperdrejte lende narkotike.
7- Ne kundershtim me Nenin 13, paragrafi 2, dorezon ne nje farmaci ose ne nje klinike lende narkotike.
8-Ne kundershtim me Nenin 14, paragrafi 5, ben propogande, ose rekomandon lende narkotike.
9-Jep te dhena te pa verteta ose jo te plota me qellim zgjatjen e afatit te perdorimit si medikamente te lendeve per vete, per dike tjeter ose per nje kafshe.
10-I jep ose i siguron dikujt tjeter nje mundesi blerje ose shitjeje te pautorizuar te lendeve narkotike ose njofton, informon nje mundesi te tille personalisht ose ne menyre publike, shtyn, e nxit dike drejt konsumimit te paautorizuar te lendeve narkotike.
11-I jep ose i siguron sipas Nenit 10/a, dikujt tjeter mundesine e konsumimit pa leje te lendeve narkotike, informon, njofton personalisht ose publikishi rreth nje mundesie te konsumimit te lendeve narkotike jashte nje veprimtarie te rregullt te parashikuar nga Neni 10/a.
12-Venia ne dispozicion te dikujt tjeter e mjeteve financiare ose epjeseve te pasurise per te kryer nje veper te kundraligjshme sipas pikave 1,5,6,7, 10, 12.
13-Venia ne dispozicion te dikujt mjetet financiare ose e pjeseve te pasurise per nje veper te kundraligjshme sipas pikave 15,6,7, 10,11, ose 12.
14-Veprimi ne kundravajtje me urdheresen Nr .11, paragrafi 2, Nr. 1, ose pika 13 paragrafi 3, i ligjit 2, Nr. 1 ose 5 per aq kohe sa kjo urdherese ne nje rrethane te caktuar bie ne kundershtim me kete mase denimi.
Dhenia, shitja e shiringave me perdorim te njehershem per konsum droge dhe informacion publik rreth tyre, nuk perbejne nje sigurim mundesie te nje konsumi te lendeve narkotike sipas ligjit 1. Nr. 11.Ne caste te vecanta jepet denim me heqje lirie jo me pak se nje vit.
Nje cast i tille parashtrohet si me poshte:
1-N.q.s. autori ne rastin e paragrafit I te Ligjit Nr. 1,5,6,10,11 ose 13 eshte profesionalisht.
2-Nepermjet nje vepre penale parashikuar ne paragrafin 1 te Ligjit Nr 1 ne pikat 1,6,7, rrezikon shendetin e me shume se nje personi.
(4)-Nese vepra penale e autorit ne rastin e parashikuar nga paragrafi 1 ligjit Nr 1,5,6. shkronja “s” Nr. 10 ose 11, eshte e pa paramenduar denimi parashikon heqje lirie deri ne nje vit ose gjobe .
(5)-Trupi gjykues mund te lere jashte vemendjes nje denim te parashikuar nga paragrafet 1,2 ,3 nqs autori prodhon, importon, eksporton, zhvillon, bleu, siguron ose zoteron lende narkotike vetem per vete dhe mbjell, ne sasi te vogel.
(6)-Urdheresat137 e paragrafit 1 nr. 1 vihen ne zbatim ne rast tregtie, shperndarje, shitjeje e lendeve narkotike gjithashtu nese vepra penale i referohet lendeve ose pergatitjeve te cilat nuk jane lende narkotike por jepen si te tilla.
Objekte te vepres penale jane:
Marredheniet juridike te vendeve nga shteti Gjerman per te garantuar qarkullimin dhe administrimin e lendeve narkotike konform ligjeve ne fuqi. Si objekt material jane te gjitha llojet e drogave por edhe lendet qe megjithese nuk jane lende narkotike jepen si te tilla.
Nga ana objektive veprimet qe formojne veper penale jane te renditura ne nenin 29 ne te gjithe paragrafet e tij qe konsisotjne ne:
-Mbjellje, prodhimi i lendeve narkotike, veprime keto qe kryhen pa lejen perkatese, pra mungesa e lejes i ben keto veprime te kundraligjshme dhe subjektet pergjegjes para ligjit.
-Berja tregti pa leje tregtimi.
-Importimi, eksportimi, shitja e lendeve narkotike pa leje perkatese.
-Dorezimi, sjellja ne qarkullim, blerja ose sigurimi ne cdo menyre i lendeve narkotike pa leje perkatese.
-Prodhon nje substance lende te pergaditur pa leje perkatese.
-Mban lende narkotike pa patur nje leje me shkrim per blerjen e tyre.
Pra sic shihet ligji Gjerman kerkon qe per veprimet e mesiperme personat qe kryejne keto veprime duhet te pajisen me lejen perkatese te organit kompetent konform ligjit. Mospajisja me lejen perkatese dhe kryerja e vetem e njerit prej veprimeve te mesiperme e ben autorin e kryerjes se ketyre veprimeve pergjegjes para ligjit. Megjithese ligji Gjerman ka parashikuar veprimet qe e bejne personin pergjegjes nqs kryhen keto veprime ai s'ka ndaluar vetem aty por ka avancuar me tej duke parashikuar sigurimin ne cdo menyre te lendeve narkotike, pra edhe veprime te tjera qe ne fund te fundit te cojne ne arritjen nga subjekti te rezultati kriminal qe eshte sigurimi i lendeve narkotike. Subjekti eshte i pergjithshem per cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem. Ana subjektive realizohet vetem me dashje.
Paragrafi 6, i nenit 29 ka parashikuar nje subjekt te posacem qe eshte subjekti qe ne ligj eshte autorizuar te jap lende narkotike me recete dhe ai ne kundershtim me ligjin. Jep me recete apo keshillon lende narkotike apo i jep ato si
medikamente ose i jep ato ne menyre te drejtperdrejte. Duhet theksuar fakti qe keto veprime ai i ben ne kundershtim me kompetencat qe i jepen apo duke shperdoruar kompetencat e tij.
Pika 7. Parashikon si subjekt personin qe ne kundershtim me Nenin 13 dorezon ne farmaci apo klinike lende narkotike per kafshe.
Pika 8. Ndalon ne menyre te shprehur berjen propogande apo reklamimin e lendeve narkotike ne kundershtim me Nr. 14, paragrafi 5.
Sipas pikes 9 perbejne veprime te kundraligjshme kush jep te dhena te paverteta ose jo te plota, me qellim zgjatjen e afatit te perdorimit si medikamente te lendeve narkotike per vete, per dike tjeter apo per nje kafshe. Qellimi i ketyre veprimeve eshte zgjatja e afatit te perdorimit si medikamente te lendeve narkotike nepermjet dhenies se te dhenave te pa verteta. Pra subjekti tashme per vete, per dike tjeter ape per nje kafshe per te cilat nuk ka nevoje me, te perdor lende narkotike si medikamente, jep te dhena te paverteta per te perfituar lende narkotike. Edhe ne kete rast subjekti eshte i pergjithshem dhe qellimi eshte sigurimi i lendeve narkotike. Nga ana subjektive kemi vetem dashje.
Pika 10 parashikon si veprime te kundraligjshme dhenien apo sigurimin dikujt tjeter te mundesise se blerjes apo shitjes se paautorizuar te lendeve narkotike.Kur njofton apo informon nje mundesi te tille ne mmenyre publike. Shtyn, e nxit dike drejt nje konsumi te paautorizuar te lendeve narkotike.
Pra, jo vetem dhenia apo sigurimi i lendeve narkotike por thjesht dhe dhenia e mundesise per te blere lende narkotike e ben subjektin pergjegjes para ligjit, gjithashtu kur informon per nje mundesi te tille ne menyre publike apo nxit nje subjekt drejt konsumit te paautorizuar te lendeve narkotike. Subjekti i kesaj vepre eshte personi qe jep mundesine per te blere lende narkotike ne menyre te paautorizuar, qe njofton nje mundesi te tille ne menyre publike apo nxit nje subjekt per te konsumuar lende narkotike. Qellimi dhe motivet s'kane rendesi. Ana subjektive vetem dashja.
Pika 11: Parashikon si veprime te kundraligjshme kush:
1-Jep apo siguron dikujt mundesine e konsumimit pa leje te lendeve narkotike.
2-Informon personalisht apo publikisht per nje mundesi te tille. Kjo ndryshon nga pika 10 pasi ne kete pike dhenia e mundesise eshte per te konsumuar dhe jo per te blere apo per te shitur sic parashikon pika 10.
Pika 11 (2). Konsideron si veper penale edhe perpjekjet per te kryer njerin nga veprimet e parashikuara nga pika 1,2,5,6. Pra, penalizohet tentativa.
Pika 12-13. Parashikon si veper penale venien ne dispozicion te dikujt tjeter te mjeteve financiare apo pjeseve te pasurise per te kryer nje veper te kundraligjshme sipas Nr. 1, 5,6,7,10,12,11, 15. Pra, jane keto dy nene qe parashikojne si vepra penale financimin nga ana e nje apo disa personave te veprimeve te kunderligjshme te parashikuara nga pikat 1,5,6,7,10,11,12,15. Kjo eshte shume e drejte pasi financimi i veprimtarive te tilla nxit subjektin qe kryen keto vepra penale me qellim perfitimi. Subjekti ketu eshte i pergjithshem, eshte subjekti qe financon veprimtarine kriminale. Ana subjektive eshte dashja.
Kjo ndryshon nga objekti i temes pasi financimi ketu nuk eshte i organizates kriminale por i nje personi tjeter per te kryer nje nga veprimet e kundraligjshme te parashikuara me siper.
Pika 14: Parashikon qe dhenia apo shitja e shiringave sterile me perdorim te njehershem per perdorim droge dhe information publik rreth tyre nuk perbejne nje siguri publike rreth nje mundesie konsumimi te lendeve narkotike sipas ligjit 1, Nr 11.
Pra kush i jep shiringe sterile per konsumim droge nuk konsiderohet se po i jep mundesi dikujt per te perdorur droge. Kjo ndoshta eshte parashikuar ne kete menyre qe konsumatoret e droges te kene mundesi te konsumojne droge me mjete sterile per te mos rrezikuar shendetin nga perdorimi i disahershem i shiringave dhe ne kete menyre te mos penalizohen as personat qe i shesin apo japin keto shiringa.
Por gjithe veprimet e mesiperme per subjektin eshte parashikuar nje mase denimi maksimum 5-vjet ose gjobe.
Nje pike mjaft interesante eshte Neni 14 (3) qe parashikon ose rrethanat cilesuese te kryerjes se veprimeve te kundraligshme.
Pika 3 e Nenit 14 parashikon: Ne raste te vecanta jepet denimi me heqje lirie jo me pak se 1 vit.
Raste te tilla parashikohen si me poshte:
1-N.q.s. autori ne rastin e paragrafit 1, ligjit 1 Nr 1, 5,6,10, 11, ose l3 eshte profesionist.
2-Nepermjet nje vepre penale te parashikuar ne praragrafin 1, ligji 1 nr.1, 6,7, rrezikon shendetin e me shume se nje personi.
Pra, ne rastin e pare si rrethane e cilesuar del subjekti i cili sipas kuptimit te ligjit e profesionit. Besoj se kuptimi i profesionistit eshte i tille qe ai i ka konsumuar shpesh kete veprime saqe ka fituar aftesi per te konsideruar si profesionist ne menyren se si i realizon veprimet kriminale. Pra rrezikshmeria e subjektit eshte me e madhe dhe per rrjedhoje legjislatori tashme ka parashikuar nje denim minimumi 1-vit, dhe ne maksimum te papercaktuar, pra qe mund te shkoje deri ne masen me te madhe te denimit penal qe parashikon legjislacioni gjerman.
Ne rastin e dyte si rrethane e cilesuar dalin pasojat e kryerjes se vepres penale qe ne rastin konkret jane rrezikimi i shendetit i me shume se nje personi qe tregon nje rrezikshmeri te theksuar si te autorit ashtu dhe te vepres penale dhe masa e denimit eshte me e madhe.
N.q.s pika 1,2, e Nenit 14 (3) parashikojne rrethana cilesuese renduese pika 4 parashikon nje rrethane cilesuese lehtesuese.
Ne te parashikohet: Nese vepra e autorit ne rastin e parashikuar nga paragrafi 1, ligji 1, Nr. 1,5,6, shkronjat h Nr. 10 ose 11 eshte i paparamenduar denimi parashikohet me heqje lirie deri ne nje vit ose gjobe.
Pra si rrethane lehtesuese del kryerja e veprimeve te kundraligjshme nga ana e autorit te vepres penale ne menyre te paparamenduar. Paramendimi i vepres penale kerkon kohe si dhe pergatitje ne kohe te nje plani per menyren e ralizimit te vepres penale. Paramendimi per kryerjen e nje krimi e ben vepren penale me te rrezikshme prandaj paparamendimin legjislatori e ka konsideruar si rrethane lehtesuese dhe denimi per kryerjen e vepres penale te paparamenduar eshte i vogel me gjobe ose maksimumi nje vit burgim.
Ne paragrafin 5 te Nenit 14 (3) parashikohet qe:
Trupi gjykues mund te lere jashte vemendjes nje denim te parashikuar nga paragrafi 1,2 dhe 4 n.q.s. autori prodhon, importon, eksporton, zhvillon, blen, siguron, ose zoteron lende narkotike, vetem per vete dhe ne sasi te vogel mbjell.
Pra, ne baze te ketij paragrafi gjykata mund te mos denoje nje person ku veprimi eshte parashikuar nga Neni 1, i ligjit 1, i kryen per te siguruar lende narkotike per perdorim personal.
Neni 29 (a), parashikon perseri rrethana cilesuese te kryerjes se vepres penale.
I. Me heqje lirie jo me pak se 5- vjet denohet:
1-Personi mbi moshen 21-vjec qe jep, rekomandon me recete, ose jep ne menyre te drejtperdrejte si medikamente lende narkotike pa leje perkatese nje personi nen moshen 18-vjec ne kundershtim me Nenin 13, paragrafi 1.
2-Kush ushtron tregti, prodhon, shperndan ose zoteron sasi jo te pakta lendesh narkotike pa patur leje te vlefshme sipas pikes 3, paragrafi 1.
II. Ne rastet me pak te renda jepet denim me heqje lirie nga 3- muaj deri ne 5- vjet.
Ne keto raste konsiderohet si rrethana te cilesuara:
1-Dhenia si medikamente e lendeve narkotike personave nen 18-vjec pa lejen perkatese, e cila rrit rrezikshmerine shoqerore te vepres penale pasi shkakton pasoja shume negative per shendetin e tij deri ne vdekjen e tij.
2-Ushtrimi i tregtise, prodhimi, shperndarja ose zoterimi ne sasi jo te pakta lendesh pa leje. Pra, prodhimi, shperndarja ose zoterimi i sasive te medha te lendeve narkotike rrit rrezikshmerine shoqerore te vepres penale si rrjedhim dhe denimi eshte i rende me maksimum jo me pak se 5-vjet.
Kur gjykata anon se rastet qe ka ne shqyrtim nuk jane aq te renda se keto te parashikuara me siper ajo mund te caktoje nje denim me burg nga 3-muaj deri ne 5-vjet.
Neni 30 parashikon:
I.Me heqje lirie jo me pak se 2 vjet denohet kush:
1- Mbjell, prodhon ose tregton lende narkotike dhe eshte anetar i nje bande e cila eshte inkriminuar me kryerje ne vazhdimesi te veprave te tilla penale.
2-Ne rastin e nenit 29/a, paragrafi 1, vepron si profesionist.
3-Jep, rekomandon ose jep si medikamente ne menyre te drejtperdrejte lende narkotike duke shkaktuar ne menyre te papergjegjshme (mendjelehtesisht) vdekjen e personit, importon lende narkotike ne sasi jo te vogla.
II. Ne raste me pak te renda jepet denimi me hegje lirie nga 3- muaj deri 5- vjet.
Neni 30/1, parashikon si rrethane te cilesuar anetaresimin e autorit te vepres te parashikuar kur nga 29/1 ne nje bande e cila eshte inkriminuar me kryerjen ne vazhdimesi te veprave penale te tilla.
Pra, autori pervec se kryen nje veper penale konkrete eshte anetar i nje organizate kriminale dhe ky fakt shton rrezikshmerine shoqerore te vepres penale si dhe te autorit te saj. Prandaj edhe denimi qe eshte dhene eshte me minimumin 2-vjet.
Tek paragrafi II si rrethane e cilesuar eshte qenia e autorit profesionist e trajtuar edhe me siper.
Tek paragrafi III rrethana e cilesuar eshte pasoja qe eshte vdekja por qe vjen nga mendjelehtesia pra pakujdesia e personit te autorizuar me per dhenien e lendeve narkotike si medikamente.
Tek paragrafi IV rrethane e cilesuar eshte sasia e lender narkotike qe importohet e cila eshte ne sasi jo te vogel sic shprehet ligji.
Neni 30/a, parashikon:
1-Me heqje lirie jo me pak se 5-vjet denohet kush mbjell, prodhon, tregton, importon, eksporton lende narkotike ne sasi jo te pakta dhe eshte autor i nje bande e cila eshte e inkriminuar me kryerjen ne vazhdimesi te veprave te tilla penale .
2-Po aq denohet:
a. Personat mbi moshen 18 vjec qe cakton nje tjeter person nen moshen 18-vjec qe te tregtoje pa leje perkatese importoje, eksportoje, shese, shperndaje ose te sjelle ne qarkullim lende narkotike ose te nxise, perkrahe nje nga veprat e mesiperme.
b- Kush ben tregti ne sasi je te pakta lendesh narkotike pa leje, importon, eksporton ose siguron lende te tilla dhe mban me vete arme zjarri ose objekte te tilla te pershtatshme per plagosje personi.
3-Ne raste me pak te renda jepet denim me heqje lirie nga 6-muaj deri ne 5-vjet.
Edhe ne kete nen sic shihet kemi te parashikuar rrethana cilesuese por ne ndryshim nga Neni 30, eshte nxjerre ne pah edhe sasia e lendes narkotike qe eshte objekt i qarkullimit e cila ne kete cast eshte me e madhe sesa ne Nenin 30, dhe masa e denimit eshte me minimum 5-vjet.
Ne piken 2/1 te Nenit 30/a, si rrethane e cilesuar del shtytja e personit mbi 18-vjec qe te kryeje krime nga nje person nen 18-vjec.
Ne piken 2/2 te nenit 30/a si rrethane e cilesuar del berja tregti importim, eksportim lendeve jo ne sasi te vogla dhe subjekti mban me vete arme zjarri apo mjete te tilla te pershtatshme per plagosje personi.
Ne te gjtha rastet veprimet e parshikuara sa me siper kryhen me dashje.
Neni 30 (b) parashikon:
“Denimi i Nenit 30/a i Kodit Penal vlen gjithashtu kur nje organizate qellimi ose veprimtaria e se ciles eshte shperndarja e paautorizuar e lendeve narkotike e gjykuar sipas kreut 6. Nr. 5 te Kodit Penal, nuk vepron brenda vendit ose vepron jo vetem brenda vendit”.
Ky nen flet per organizata kriminale qe veprojne jo vetem brenda territorit te shtetit Gjerman dhe qellimi i te cilave eshte shperndarja e lendeve narkotike.
Objekti i kesaj figure krimi jane marredheniet juridike te vendosura per te siguruar qarkullimin shperndarjen e lendeve narkotike, konform ligjit ne baze te lejeve perkatese.
Nga ana objektive kjo figure realizohet me veprime qe konsistojne ne krijimin e organizates kriminale me qellim shperndarjen e droges. Momenti i dyte eshte hyrja e saj ne veprim qe konsiston ne ate qe anetaret e saj fillojne te bejne shperndarjen e lendes narkotike.
Subjekt te kesaj figure krimi jane anetaret e organizates kriminale pa perjashtim me gjithe rolet qe ata kane ne organizate qe jane te pergjegjshem para ligjit dhe qe kane mbushur moshen per pergjegjesi penale. Nga ana subjektive kjo figure krimi realizohet me dashje me qellim shperndarjen e lendeve narkotike qe behet ne menyre te paautorizuar.
Neni 31 parashikon:
“Gjykata mund te zbuse denimin sipas gjykimit te saj ose mund te heqe dore nga denimi ne rast se:
-Autori ne menyre te vullnetshme ndihmon me ane te deshmive qe zoteron ne zbulimin dhe sqarimin e vepres penale.
-Autori ne menyre te vullnetshme afron deshmi ne kohen e duhur me qellim qe vepra penale planin e se ciles Ai e di te parandalohet ne kohe”.
Pra, kushtet qe duhet te permbushe autori me qellim qe gjykata sipas gjykimit te saj te zbuse denimin apo te heqe dore nga denimi jane:
Ekzistenca e vullnetit apo e deshires se autorit per te ndihmuar ne zbulimin dhe sqarimin e vepres penale. Kete vullnet ai e ekspozon me ane te deshmive qe ai zoteron. N.q.s. vepra penale akoma nuk ka ndodhur autori me ane te deshmive te tij qe duhet ti jape patjeter ne kohen e duhur ndihmon ne parandalimin e vepres penale. Duke patur parasysh keto veprime te autorit te vepres penale ato tregojne qartazi deshiren e tij per te bashkepunuar me drejtesine dhe pendesen e tij per veprimet e kryera me pare. Prandaj gjykata duke i pare keto veprime te autorit ne kompleks dhe rrezikshmerine e veprimeve te kryera prej tij mund te zbuse denimin ose te perjashtoje autorin e vepres penale nga denimi
Neni 31/a i Kodit Penal Gjerman parashikon:
Nese procesi veren nje shkelje ne permbajtje atehere prokurori138 mund te heqe dore nga nje ndjekje penale ne rast se faji i autorit eshte aq i vogel sa qe ne denimin e tij nuk ekziston as nje interes publik dhe se autori mbjell, prodhon, importon, eksporton, trajton, blen ose ne menyra te ndryshme siguron lende narkotike vetem per perdorim personal dhe ne sasi te paskta.
Ne rast se eshte ngritur akuza, atehere gjykata mund te pezulloje procesin me kusht qe sipas paragrafit 1 te marre dhe miratimin e prokurorit dhe te akuzuarit. Miratimi i te akuzuarit nuk eshte i nevojshem ne rast se procesi nuk mund te zhvillohet per arsye te permendura ne nenin 205 qe parashikon rregullin e procesit penal ose neni 232 -233 kur procesi mund te zhvillohet ne mungese te te akuzuarit. Sentenca jepet nepermjet nje vendimi qe eshte i pakuntestueshem.
Duhet te hiqet dote nga nje ndjekje penale ne se autori i vepres eshte brenda hapesires se konsumit te droges per perdorim personal qe sipas pikes 10/a mund te mos merret parasysh apo zoteron nje sasi te paket lende narkotike per perdorimine tyre.
Neni 31/a parashikon te drejten e prokurorit per te hequr dore nga ndjekja penale ne rast se faji i autorit eshte aq i vogel dhe se per denimin e tij nuk ka asnje lloj interesi publik si dhe kur autori siguron droge nje njeren nga menyrat e parashikuara ne nenin 30/a vetem per qellim perdorimi personal dhe ne sasi te pakta. Por ne rast se eshte ngritur akuza gjykata mund te pezulloje procesin vetem pasi merr miratimin e prokurorit dhe te te akuzuarit. Miratimi i te akuzuarit nuk kerkohet kur gjykimi zhvillohet ne mungese, n.q.s. nje person kapet me nje sasi droge qe eshte brenda hapesires se konsumit te droges per perdorim personal ndaj tij duhet te hiqet dore nga ndjekja penale.
Deri tani parashtruam krimet ne lidhje me narkotiket ne vazhdimesi te temes do te trajtojme kundravajtjet dhe autoret e tyre.
Neni 32 i Kodit Penal Gjerman parashikon:
I. Trajtohen si kundravajtes kush me qellim apo paramendim:
1-Nuk denoncon pjesmarrjen ne qarkullimin e lendeve narkotike.
2-I bashkangjiten te dhena te pa verteta nje kerkese.
3-Ne kundershtim me Nenin 11/1 i Ligjit, Importon, eksporton lende narkotike pa u miratuar leja.
4-Ne kundershtim me Nenin 12/1 shperndan lende narkotike ose nuk informon ne menyre te sakte, te plote dhe menjehere ose nuk konfirmon marrjen e tyre.
5-Ne kundershtim me Nenin 14/1 nuk percakton apo karakterizon lende narkotike sipas rregullave.
6-Ne kundershtim me Nenin 16/1 nuk asgjeson sipas rregullave lendet narkotike nuk ruan sipas rregullave nje protokoll per to ose ne kundershtim me Nenin 1 /2 nuk dergon lendet narkotike per asgjesim.
7-Ne kundershtim me Nenin 17/3 nuk mban shenime apo llogari financiare mbi lendet narkotike ne kundershtim me nenin 24 nuk informon sakte menjehere dhe plotesisht mbjelljen e narkotikeve.
8-Fut nje nje dergese postare lende narkotike megjithese kjo lloj dergese eshte e ndaluar nepermjet nje kontrate te postave mbare boterore dhe nje marreveshje te kompanive postare.
II. Kundravajtjet mund te denohen me gjobe deri ne 50 (pesedhjete) mije DM139.
III. Autoriteti administrativ ne baze te nenit 36/1 te Ligjit "Mbi kundravajtjet eshte: "Instituti Federativ per Mjetet Sheruese dhe Medikamentet" per aq kohe sa ky zbatohet nga ky institut. Pra sic shihet per kundravajtjet e mesiperme vendoset gjobe dhe autoriteti administrativ qe merret me to eshte Instituti Federativ per Mjetet Sheruese dhe Medikamentet.
Kjo eshte nje ekspoze e shkurter e legjislacionit Gjerman ne lidhje me krimet dhe kundravajtjet ne fushen e narkotikeve dhe denimet per to qe sic pame ishin te percaktuar ne maksimum dhe minimum.
5.3.Veprat penale te narkotikeve sipas Kodit Penal te Kosoves140
Brenda ne Kosove trafiku i droges nuk eshte me permasa me te medha se ne pjesen tjeter te Jugosllavise. Epersi ka trafiku i heroines dhe droga vjen nga Turqia nga Shqiperia ose nga Maqedonia. Ne tetor 1997 ne Prishtine shkaterrohet nje rrjet trafikantesh te cilet furnizoheshin ne Shqiperi kalonin nepermjet Prishtines duke e shitur nje pjese te droges ne Serbi dhe pjesen tjeter e nisnin drejt Evropes Perendimore.
Ndersa jashte teritorit te Kosoves141 kosovaret kane krijuar grupe te fuqishme kriminale qe merren me trafikun e droges.
Sipas policise Zviceriane 90% e heroines qe qarkullon ne teritorin Zvicerian futet nga kosovaret. Nga arrestimet e kosovareve te kryera ne Zvicer u vu re se nje numer rrjetesh punonin familjarisht, nje anetar i familjes ne Kosove nje tjeter ne Zvicer nje i trete ne Gjermani ose ne Sllovaki.
Sot ne Kosove po merren te gjitha masat ne luften kunder krimit te organizuar i cili eshte bere nje problem shqetesues edhe per to. Kryeadministratoti i Kosoves Mihail Shtajner ka nenshkruar nje dekret ne te cilin jepen nje varg autorizimesh te reja policise se UNMIK-ut ne kuadrin e luftes kunder krimit te organizuar. Ne kete rregullore e cila parasheh marrjen e masave teknike per pergjim dhe hetime do ti mundesohet policise te marre te gjitha masat sikunder jane: Nderhyrja ne telekomunikacion, kontrolli i dergesave postare, fotografimi ose xhirimi i fshehte dhe se fundi pergjimi i rrjetit kompjuterik. Edhe qeveria e Kosoves eshte shprehur se duhet te beje lufte te pakompromis ndaj krimit te organizuar por dhe formave te tjera te krimit duke e konsideruar ato si rrezikun me te madh per te ardhmen e Kosoves.
Deri ne vitin 2004, Kosova nuk ka pasur nje ligj te ri penal i cili mund te rregulloje veprat penale ne fushen e drogave. Veprat penale ne fushen e narkotikeve rregullohen nga ligji
penal i ish Jugosllavise i vitit 1977. Ne nenin 245 te ketij ligji behet fjale per trafikimin, prodhimin, shitjen e narkotikeve, kultivimin e bimeve narkotike, venien ne qarkullim dhe perpunimi i paautorizuar te substancave narkotike, nxitjen dhe shtytjen ne perdorimin e pijeve narkotike dhe psikotrope, dhe nxitja e personave te mitur per konsumimin e pijeve narkotike.
Kosova nuk ka nje ligj te vetin per prodhimin e narkotikeve, ndersa me hyrjen ne fuqi te Kodit te Perkohshem Penal te Kosoves me 6 prill 2004, rregullohet ceshtja e krimit te organizuar me narkotike. Tani Kosova e ka edhe Kodin Penal. Per pjesen me te madhe te gjykatesve dhe prokuroreve te Kosoves per sa i perket ceshtjeve te drogave ne fushen e narkotikeve dhe denimit ata jane te mendimit se denimet duhet te jene me te rrepta.
Nese krahasojme denimet qe parashikinte ligji penal i vjeter i ish- Federates te Jugosllavise i cili u aplikua me Rregulloren e Administratorit te Perkohshem te Kls-se, 1999/24, deri me hyrjen ne fuqi te Kodit te Penal te Kosoves me 6 prill 2004, Kod i cili eshte edhe me i rrepte me denime, trajton ne menyre me te detajuar ceshtjen e narkotikeve dhe parashikon denime qe ne varesi te rasteve, mund te shkojne tre gjer kater vjet denime me shume se denimet e parashikuara nga ligji qe zbatohej aktualisht ne Kosove deri me 6 prill 2004.
Per sa i perket abuzimit, konsumimit dhe keqperdorimit te narkotikeve, Kosova i afrohet Evropes. Bazuar ne nje raport te hershem te Organizates Boterore te Shendetesise, dhe qe nje raport me te ri ende nuk ka, rritja e perdoruesve te drogave ne Kosove ka arritur shifrat e pjeseve te tjera te Evropes ne nje periudhe shume te shkurter pas luftes te vitit 1999.
Pas mbarimit te luftes ne Kosove, shqyrtimi i pare per kete lloj krimi eshte mbajtur prane Gjykates se Qarkut ne Prishtine dhe ajo kishte te bente me keqperdorimin e paligjshem te narkotikeve dehes. Kjo ka qene edhe ceshtja e pare e kesaj gjykate ku trupi gjykues vendosi per tre persona te akuzuar per veprat penale ne fushen e narkotikeve, denimin me kohe zgjatje prej gjashte muajve.
Ne fushen e tregtimit te narkotikeve, mendojme se per zbulimin e tyre nevojiten investime ne kuader te sherbimit policor142.
Po ashtu sipas rregulloreve te reja te UNMIK-ut, te standardizuara
me ato te vendeve te Evropes perendimore shume kriminele jane maksimalisht te mbrojtur, gje qe kjo nuk i perket realitetit ne fushen e drejtesise se Kosoves. Sipas mendimit tone ne nje mase jo te vogel kjo gjendje eshte pasoje e pozites qe ka aktualisht Kosova.
Kosova nen administrimin e perkohshem te Kombeve te Bashkuara UNMIK-ut nuk e ka Kushtetuten e vet, por Kornizen kushtetuese e cila eshte e pastandardizuar, pa pjesen parimore dhe shume pak normative, pasi qe te gjitha kushtetutat e shteteve te ndryshme ne bote, ne kushtetutat e veta e kane pjesen parimore dhe ate normative, ku ne pjesen parimore jane te standardizuara te drejtat dhe lirite e njeriut dhe te drejtat e individit qe te disponoje me vetveten. Prandaj edhe ne rastin e vet konsumimit te pijeve narkotike nuk do te duhet te ndeshkoheshin me sanksione juridiko-penale, por do te duhej te behet mjekimi dhe sherimi i tyre dhe kthimi i tyre ne kushte jetesore normale, sepse ne te kunderten do te
veshtiresohet mjekimi dhe sherimi i tyre.
Do'stlaringiz bilan baham: |