Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj


Neni 284/a i Kodit Penal parashikon se



Download 0,56 Mb.
bet14/21
Sana24.06.2017
Hajmi0,56 Mb.
#14794
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   21

Neni 284/a i Kodit Penal parashikon se:
“Organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatave kriminale me qellim kultivimin, prodhimin, fabrikimin ose trafikimin e paligjshem te narkotikeve denohet me burgim nga 10 deri ne 20-vjet.

Krijimi i kushteve apo lehtesirave per veprimtari te tilla nga persona me funksione shteterore denohet me burgim nga 5 deri ne 15-vjet burg”.

Jane shume te rralla rastet kur organeve te drejtesise mund t'u bien ne dore dokumenta shkresore qe mund te vertetojne krijimin te nje organizate kriminale qe kryen vepra penale ne fushen e narkotikeve kete fakt. Egzistenca e nje organizate kriminale, nuk mund te dale thjesht nga fakti qe disa persona kryejne nje akt kriminal ose dhe disa akte te izoluara nga njeri-tjetri. Duhet egzistenca e nje serie episodesh te lidhura me njeri-tjetrin, si dhe provimi i egzistences se strukturave. Te cilat mund te dalin nga vertetimi i pregatitjes se mjeteve dhe kushteve per permbushjen e qellimeve kriminale, nga raportet midis bashkepunetoreve, shperndarja e detyrave, programimi i nje serie te papercaktuar krimesh, me vetedijen e cdo antari pjesmarres ne organizaten kriminale.
Elementet perberes te organizates kriminale konsistojne ne formimin dhe vazhdimesine e nje lidhje shoqerore midis tre ose me shume personave, per te realizuar nje numer te pacaktuar veprash te paligjshme, parashikuar nga nenet 283 deri 287/a te Kodit Penal. Kjo lidhje del nga elementet e meposhtem:


  1. Ekzistenca e grupeve apo nje grupi drejtues.

  2. Epersia absolute e ketij grupi mbi bashkepunetoret e tjere, pjese te nje organizimi hierarqik.

  3. Ekzistenca e nje financimi te perbashket per kryerjen e te gjitha veprimeve me drogat, me detyrimin per te perballuar solidarisht shpenzimet dhe humbjet e mundshme.

  4. Kryerjen e aktiviteteve kriminale me drogat.

  5. egzistenca e nje raporti te stabilizuar te organizates kriminale me trafikun e paligjshem e te drogave.

Per formimin e organizates nuk mjafton nje marreveshje e thjeshte, por krijimi i nje lidhje te qendrueshme, fryt i veprimeve dhe qellimeve konkrete te anetareve. Sipas nenit 284/a dhe frymes se Kodit, sidomos neneve 333325, dhe 333/a326, te tij, nuk eshte e nevojshme kryerja e ndonje krimi konkret, parashikuar nga nenet 283 deri 287/a, por megjithate duhet te vertetohet nje fillim i veprimtarise se organizates.


Rolet me te spikatura ne veprimtarine e nje organizate kriminale jane organizatori, drejtuesi, financuesi, pjesmarresi dhe konsulenti financiar.
Organizatori eshte ai qe koordinon aktivitetin e anetareve dhe siguron funksionimin e strukturave te organizates eshte figura kyce e saj dhe autoriteti me i larte, duke pasur te drejten per te marre vendimet me te rendesishme per organizaten. Ai gjithashtu mban lidhjet me organizatat e tjera, kryen blerjet e medha te lendeve narkotike e psikotrope, merret me korruptimin e funksionareve ose strukturave shteterore, merr vendimet per eleminimin e zyrtareve te policise.

Financuesi eshte ai qe investon kapitalin ne organizaten kriminale, i vetedijshem per qellimin kriminal. Rol mjaft i rendesishem per organizaten dhe njekohesisht me rrezikshmeri mjaft te larte shoqerore, pasi parate jane mjet i domosdoshem per kryerjen e operacioneve me drogat.
Drejtuesi eshte personi qe ne nje organizate tashme te krijuar kryen funksione rutine administrative, duke mundesuar pranime te reja, duke marre vendime per funksionimin e organizates, drejton kryerjen e te gjitha operacioneve te perditeshme te saj, ben ndarjen e detyrave te anetareve te tjere etj.
Konsulenti financiar eshte nje figure te posacme te organizates detyrat qe kryen ky person nuk jane te besueshme per nje person jashte organizates apo anetare thjesht te saj. Konsulenti financiar eshte nje figure qendrore i organizates, i cili duhet te kete aftesi te posacme ekonomike-profesionale dhe organizative, qe kryhen te gjitha operacionet e specializuara financiare.

.
Te gjithe antaret e nje organizate, ne cfardo roli327 qofshin veprojne me dashje direkte. Veprimi me dashje i tyre nuk konsiston vetem ne ndergjegjen dhe vullnetin per te dhene kontributin e kerkuar nga norma kriminale, por dhe ne vetedijen per te marre pjese aktivisht ne te gjitha veprimet per te realizuar programin e perbashket. Gjithashtu mjafton vetedija qe veprimet personale jane pjese e nje strukture te organizuar pa nevojen per te njohur indentitetin e anetareve te tjere dhe pasjen e raporteve te drejtperdrejta me ta. Vullneti i pjesmarrjes ne organizate nuk tregohet domosdoshmerisht me forma te dokumentuara por mjaftojne aktet konkludese, veprimet konkrete, dhe se elementin psiqik mund ta nxjerrim dhe nga kryerje e akteve tipike nga antaret e tjere te organizates.


Sipas paragrafit te pare te nenit 284/a subjekt i vepres penale mund te jete çdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem para ligjit. Ndersa sipas paragrafit te dyte kemi te bejme me subjekte te posacme, persona me funksione te caktuara shteterore, qe krijojne kushte apo lehtesira per organizatat kriminale.
Po te shohim paragrafin e dyte te nenit 284/1/a parashikon pergjegjesi penale per nepunesit e shtetit qe krijojne lehtesira apo kushte favorizuese per organizatat kriminale.
Objekt i kesaj vepre penale jane marredheniet juridike te vendosura per te siguruar ligjshmerine e kryerjes se aktiviteteve shteterore dhe per te penguar krijimin dhe funksionimin e organizatave kriminale. Keto lehtesira apo kushte mund te krijohen si me veprime aktive dhe me mosveprime. Ky lloj aktiviteti kriminal ne raste te vecanta mund te shnderrohet ne pjese te aktivitetit kriminal te organizates. Do te kemi te bejme me pjesmarrje ne nje krim dhe jo me favorizim personal te tij kur personi ne funksione shteterore, duke pasur dijeni per veprimtarine e organizates kriminale dhe trafikut te drogave, nuk kufizohet te ndihmoje nje apo me shume anetare te saj per t'iu shmangur hetimeve te shtetit, por i ndihmon ata me informacione te ndryshme, me mosveprime sipas kompetancave ligjore, vë në dispozicion te organizates mjete logjistike etj, dhe jep keshtu nje kontribut nga jashte ne vazhdimesine e saj.

  1. Trajtimi i te penduarit ne procesin penal sipas KP

Te penduarit328 autore te veprimtarise kriminale te kryera nga organizata kriminale dhe pjestare te tyre, te cilet vendosin vullnetarisht të bashkepunojne me organet e procedimit

Te penduarit329 perfitojne uljen e denimit deri dhe perjashtimin nga pergjegjesia penale.
Per here te pare ne Kodin tone Penal te vitit 1995 ne nenin 28 të tij u parashikuan si dipaozite e vecante organizata kriminale, gjithashtu ne ndryshimet e Kodit Penal, te vitit 1998, u shtua nje dispozite e vecante, neni 284/b330 per shkak se trafiku i narkotikeve, armeve, klandestineve dhe prostitucionit, pa perjashtuar krimet e tjera, perbejne objektin me te frekuetuar te veprimtarise se organizatave kriminale.
Qe i arrestuari ose i denuari te perfitoje ulje ose perjashtimin nga denimi duhet qe i penduari331 duhet te jete person i arrestuar ose denuar per vepra penale te trafikut te narkotikeve ose te kryera nga organizata kriminale ku ai ben pjese si dhe ky person duhet te jape ndihme aktive ne luften per zbulimin e aktivitetit te saj ose ne zbulimin e personave te tjere qe kryejne keto krime dhe kur deshmia332 e tij eshte kyce per ushtrimin e ndjekjes penale. Nese ai aktivizohet plotesisht dhe jo vetem me nje bashkepunim te thjeshte, te cunguar, informativ, si dhe kur kontributi i tij te ndihmoje ne shkepuljen e zinxhirit kriminal, te godase mjetet e veprimtarise kriminale, duke ndaluar pasojat jo vetem te krimeve tashme te kryera, por dhe kryerjen ne te ardhmen te krimeve ai mund te perfitoje nga masat lehtesuese. Ai duhet te evitoje qe veprimtaria kriminale te mos sjelle pasoja te tjera dhe te ndihmoje konkretisht autoritetet hetimore ne nxjerrjen e burimeve te vlefshme per kryerjen e krimeve.

Keto masa lehtesuese nuk mund te perlitohen nese te dhenat nuk jane te mjaftueshme. Bashkepunimi duhet te kete efekt ne luften me krimin e droges. Masat lehtesuese jepen edhe ne rastet kur bashkepunimi ka sjelle rezultate te dobishme.



9.4. Trajtimi i veprave penale te kultivimit te bimeve narkotike dhe prodhimit e fabrikimit te lendeve narkotike e psikotrope
a) Kultivimi i bimeve narkotike
Per shkak te nevojes se perdorimit te disa drogave ne mjekesi. Legjislacioni Shqiptar me Ligjin "Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope"333 rregullon menyren ligjore se si duhen ushtruar keto aktivitete. Per subjektet qe do te mbjellin bime narkotike ose do te prodhojne lende narkotike ose psikotrope, eshte e nevojshme pajisja me nje license nga organet e caktuara shteterore, te cilat kontrollojne cdo hap te veprimtarise se tyre si dhe subjektet jane te detyruara t'u japin ketyre organeve cdo information per aktivitetin e tyre. Kultivimi dhe prodhimi i drogave jashte kushteve te parashikuara me siper, konsiderohet veper penale.
Neni 284 i Kodit Penal parashikon se:
Kultivimi i bimeve qe sherbejne apo dihet se do to sherbejne per prodhimin dhe nxjerrjen e lendeve narkotike e psikotrope pa leje dhe autorizim sipas ligjit, denohet me burgim nga 3 deri 7 vjet. Po kjo veper kur kry,het ne bashkepunim ose per me shume se nje here denohet me burgim nga 5 deri ne 10 vjet burg. Organizimi, drejtimi apo financimi i ketij aktiviteti denohet me burgim nga 7 deri ne 15 vjet.”
Objekti i kesaj vepre penale jane marrdheniet juridike te vendosura nga shteti per te siguruar ligjshmerine e kultivimit te bimeve narkotike. Duke iu referuar nenit 9 te ligjit334 te cituar me siper del se bimet e tre familjeve, te hashashit, te kokes dhe te kerpit indian, jane te ndaluara te rriten ne Shqiperi vec rastit te pajisjes me nje autorizim. Pra dhe neni 284 iu referohet ketyre bimeve.
Nga ana objektive kjo figure krimi kryhet me anen e kultivimit te ketyre bimeve.

Duhet theksuar se vepra penale e kultivimit zgjat deri ne momentin kur bima e kultivuar korret, shkulet, hiqet nga toka. Pas ketij momenti nuk kemi me kultivim por vepren penale te mbajtjes se lendeve narkotike, nese bimet e shkulura klasifikohen ne tabelen e I, II ose to III te ligjit. Ne rastin tone bima e kanabisit futet ne keto tabela.


Fakti qe autori me veprimet e tij i ka konsumuar plotesisht dhe elementet e vepres penale te kultivimit, ai njekohesisht ne momentin qe kapet nga forcat e policise ka konsumuar dhe elementet e vepres penale te mbajtjes se lendeve narkotike. Lind dyshimi per konkurimin e ketyre dy veprave penale. Por ne rastin tone te gjitha veprimet e kultivimit do te konsiderohen "... veprime pa te cilat nuk mund te ekzistoje...", ne rastin tone, vepra penale e mbajtjes se lendeve narkotike. Pra ne kete menyre nuk kemi konkurim te veprave penale te kultivimit dhe te mbajtjes se lendeve narkotike. Vepra e dyte e perthith te paren. Gjithashtu duhet pare dhe qellimi i autorit te vepres. Qellimi i autorit ka qene qe te prodhoje lende narkotike dhe ti shese ato per te nxjerre fitime.
Gjithashtu dhe vazhdimesia e kryerjes se veprimeve, te cilat kryhen ne menyre te vazhdueshme dhe panderpreje kohore. Ne qofte se autori do te ishte kapur duke shitur bimet narkotike te prodhuara, te cilat plotesojne kriteret e lendeve narkotike, do te ishte figura e shitjes qe do te perthithte ato te kultivimit dhe te mbajtjes.
Sipas paragrafit te dyte vepra konsiderohet e kryer ne rrethana te cilesuara kur ajo kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here. Kryerja me shume se nje here e kultivimit presupozon kur rastet e meparshme te mbjelljes jane denuar edhe kur nuk jane denuar. Kultivimi nga i njejti person i bimeve ne dy ose me shume parcela, kur kemi te bejme me nje mendim unik kriminal, nuk do te konsiderohet sipas paragrafit te dyte. Kur bimet kultivohen per dy ose me shume vjet me radhe, vepra do te konsiderohet e kryer dy ose aq here sa vite eshte kultivuar bima narkotike. Koha e gjate qe kalon si dhe konsumimi i plote i elementeve te vepres penale, pas cdo viti kultivimi, ben qe te kemi me shume se nje veper penale dhe jo krim vazhdues335, pavaresisht se kemi te bejme me nje mendim unik kriminal.
Paragrafi i trete parashikon si veper penale organizimin, drejtimin apo financimin e kultivimit te bimeve narkotike. Kjo veprimtari e vecante kriminale do te kualifikohet sipas kesaj dispozite, deri ne momentin sa te mos vertetohet ekzistenca e nje organizate kriminale qe kryen kultivimin e bimeve narkotike.
Subjekt i kesaj vepre penale mund te jete cdo person qe kultivon keto bime pa patur nje autorizim te posacem nga organi kopetent.



  1. Lufta kunder kultivimit te bimeve narkotike :

Per reduktimin e kultivimit te bimeve narkotike u hartua nje plan i vecante veprimi per luften kunder kultivimit te bimeve narkotike, i miratuar nga Ministri i Brendshem336. Ne te u parashikuan masa per policine dhe pushtetin vendor si dhe per bashkepunim me institucione te tjera te perfshira. Plani veprimit u zbatua ne dy faza, ne ate sensibilizuese dhe fazen operacionale.


Rezultatet e punes gjate kryerjes se operacioneve e ndare sipas qarqeve paraqitet si me poshte337:



Qarku

2005

2006

2007

2008

2009

Berat

24

1

175

1545

1272

Diber




39




53

423

Durres

34

805




3562

34752

Elbasan

257




250




357

Fier

1820

1504

768

554

1687

Gjirokaster

2531

5368

4846

22293

6990

Korce

27

1333

584

989

250

Kukes

259

20220

19580

7946

2318

Lezhe










196

2625

Shkoder

22809

32144

16800

90043

64885

Tirane




261

7




1270

Vlore

304425

12957

134938

18055

8366

SHUMA

332186

74632

177948

145236

125195


Me ne detaje per vitin 2009
Statistikat tregojne se kultivimi i kanabisit eshte përqendruar ne Gjirokaster (kryesisht Lazarat), Shkoder dhe Durres (rrethi Kruje). Vlora dhe Kukesi (rrethi i Tropojes), ne ndryshim nga vitet e kaluara kane patur me pak kultivim te bimeve narkotike.

Karakteristike e kultivimit edhe gjate vitit 2011 ka qene kultivimi larg zonave te banuara, ne vende te fshehura si p.sh. ne parcela toke mes pyjesh, ne perrenj dhe zona te thella malore. Perjashtohet ketu rasti i fshatit Lazarat ne Gjirokaster ku pervec disa parcelave te asgjesuara ne periferite e fshatit, nuk eshte bere e mundur nderhyrja e policise ne brendesi per shkak te situates specifike ne kete zone.





  1. Trajtimi i vepres penale te prodhimit dhe fabrikimi i lendeve narkotike dhe psikotrope.

Konkretisht neni 284/c parashikon se:


Prodhimi, fabrikimi, nxjerrja, rafinimi, pergatitja pa license ose ne kapercim te permbajljes se saj i lendeve narkotike e psikotrope denohet me burgim nga 5 deri ne 10 vjet. Po kjo veper kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here denohet me burgim nga 7 deri ne 15 vjet. Organizimi, drejtimi apo financimi i kesaj veprimtarie denohet me burgim nga 10 deri ne 20 vjet.”
Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope edhe per prodhimin e fabrikimin e lendeve narkotike e psikotrope parashikon rregullat dhe proceduren ligjore se si realizohet. Subjektet qe do te kryejne keto aktivitete duhet te kerkojne dhe te pajisen nga autoritetet kompetente shteterore me nje license te posacme duke percaktuar qarte menyren e ushtrimit dhe te kontrrollit te ketij aktiviteti. Autoriteti kompetent shteteror per kete qellim eshte Ministri i Shendetesise. Neni 284/c i Kodit Penal mbron pikerisht kete aktivitet te rregullt ligjor duke inkriminuar cdo person qe pa autorizim kryen aktivitete te tilla.
Objekti i kesaj vepre penale jane marredheniet juridike te vendosura nga shteti per te siguruar ligjshmerine e prodhimit, fabrikimit, nxjerrjes, rafinimit dhe pergatitjes se lendeve narkotike dhe psikotrope. Konkretisht kryerjen e ketyre aktiviteteve ne pajtim te plote me ligjin. Veprimet e mesiperme paraqitin nje rrezikshmeri te larte shoqerore te ciles i pergjigjen dhe masat e larte te ndeshkimit me burgim. Kjo vjen per shkak se ky eshte momenti nga ku me perpunimin fizik e kimik te bimeve narkotike perfitohen lendet narkotike dhe psikotrope, duke perfshire dhe ato qe jane rreptesisht te ndaluara per prodhim, qofte dhe me license, sic jane substancat e tabeles se pare ne vecanti heroina dhe nenproduktet e tjera te opiumit. Keto substanca, te ndaluara dhe per perdorim mjekesor, shpesh kane pasoja vdekjeprurese per perdoruesit e tyre.
Nga ana objektive kjo veper kryhet nepermjet ketyre veprimeve338 aktive: prodhimit, fabrikimit, nxjerrjes, rafinimit, pergatitjes se substancave narkotike dhe psikotrope. Proceset kane vecorite e veta duke pasur parasysh vendin ku kryhet, pajisjet teknologjike te perdorura, llojin e bimeve narkotike qe pepunohen si dhe lenda narkotike e psikotrope qe nxirret.
Vec veprimeve hetimore kerkon dhe mendimin e nje eksperti teknolog per trajtimin e anes objektive te vepres penale te kryer.
Keto lloj lendesh duhet te prodhohen sipas nje license te leshuar nga autoriteti kompetent shteteror ose ne rast te kundert konsumohet kjo veper penale. Si element i anes objektive eshte se keto aktivitete kryhen ose pa patur asnje lloj license ose, edhe nese ekziston nje e tille, ne kapercim te permbajtjes se saj. P.sh. rasti i nje subjekti prodhues, i licensuar per prodhimin e barnave qe permbajne lende narkotike e psikotrope, qe prodhon lende te tilla te papercaktuara ne license.
Paragrafi i dyte i nenit 284/c parashikon kryerjen e kesaj vepre penale ne bashkepunim

dhe me shume se nje here. Kryerja me shume se nje here nenkupton kryerjen e ndonjeres nga veprimet e mesiperme kur eshte kryer me pare, nje ose me shume here, nje nga ato veprime. Mjafton te vertetohen si episode te shkeputura me te gjithe elementet e nje vepre penale dhe te jene ne kushtet e konkurrences me vepren penale te re.

Ne paragrafin e trete neni 284/c parashikon organizimin, drejtimin ose financimin e veprimtarive te mesiperme. Per shkak te rrezikshmerise se larte shoqerore te ketyre lloj aktiviteteve kriminale, ligji i parashikon me vete duke i denuar dhe me sanksione shume te ashpra. Para se te denohen keto subjekte te vecanta te veprimtarise kriminale duhet hetuar plotesisht nese kemi te bejme ose jo me nje organizate kriminale. Vetem kur nuk vertetohet nje gje e tillë veprimet e tyre do te kualifikohen sipas nenit 284/c/3.
Subjekt i kesaj vepre penale eshte cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem. Si subjekt i vecante i kesaj vepre penale mund te paraqitet dhe ortaku, administratori ose cdo person tjeter i nje subjekti juridik ose fizik qe merret me prodhimin ose fabrikimin e licensuar te lendeve narkotike dhe psikotrope, por qe kapercen permbajtjen e licences dhe prodhon lende te tjera te ndaluara nga ligji. Nga ana subjektive krimi kryhet me dashje direkte dhe me qellimin per prodhimin dhe fabrikimin e drogave. Motivi, koha dhe vendi i kryerjes se vepres penale nuk ka rendesi per kualifikimin ligjor te saj, por per individualizimin e denimit.
Nenet 284/c dhe 285 te KP, parashikojne si veper penale dhe prodhimin, tregtimin e perdorimin e paligjshem te prekursoreve, lendeve narkotike dhe psikotrope me perqindje aktive droge te ulet, ne kundershtim me ligjin si dhe prodhimin, mbajtjen dhe transportin e substancavc kimike, pajisjeve e materialeve qe jane perdorur ose do te perdoren per prodhimin e drogave.
Neni 284/c parashikon se “Prodhimi, importimi, tranzitimi, tregtimi dhe mbajtja, ne kundershtim me dispozitat perkatese ligjore. Prekursoret te treguar me ligj ne tabelat perkatese denohet me burgim deri ne 5 vjet.

Po kjo veper kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here denohet me burgim nga 3 deri ne 7 vjet. Organizimi, drejtimi apo.financimi i kesaj veprimtarie denohet me burgim nga 5 deri ne 15 vjet.”


Objekt i kesaj vepre penale eshte mbrojtja e marredhenieve juridike të vendosura nga shteti per te siguruar ligjshmerine e prodhimit, tregtimit dhe perdorimit te prekursoreve pasi edhe Ligji “Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope”339 parashikon menyren ligjore të kryerjes se te gjitha veprimeve te mesiperme me prekursoret.
Nga ana objektive krimi kryhet me anen e prodhimit, importit, eksportit, tranzitimit, tregtimit dhe mbajtjes se prekursoreve ne kundershtim me ligjin. Per shkak te rrezikshmerise shoqerore jo shume te larte qe paraqitin prekursoret, per shendetin e perdoruesve, ligjvenesi nuk i ka ndare si vepra me vete prodhimin nga importi, eksporti dhe traziti, si dhe nga tregtimi dhe mbajtja, por i ka bashkuar ato ne nje dispozite te vetme. Ne lidhje me analizen e dy paragrafeve te tjera dhe elementeve te tjera te kesaj vepre penale, nuk ka ndonje ndryshim nga neni 284/c.
Download 0,56 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   21




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish