Kodi penal ne nenin 285 parashikon se:
“Prodhimi, mbajtja, transporti ose shperndarja e substancave kimike baze ose substancave te tjera te cfardoshme, e pajisjeve ose materialeve ne rast se dihet qe ato jane perdorur ose do to perdoren per prodhimin ose trafikimin e paligjshem te substancave narkotike e psikotrope, denohet me burgirn nga 3 deri ne 10 vjet burg”
Objekt i kesaj vepre penale jane marrdheniet juridike te vendosura nga shteti per te parandaluar prodhimin e paligjshem te drogave nepermjet ndalimit te prodhimit, mbajtjes dhc transporti te substancave kimike e pajisjeve te ndryshme kur ato perdoren ose do te perdoren per ate qellim.
Nga ana objektive kjo veper kryhet nepermjet prodhimit, mbajtjes, transportit ose shperndarjes se ketyre substancave dhe pajisjeve. Por kerkohet si element i figures se krimit, konkretisht anes subjektive te saj, dijenia e personit qe substancat dhe pajisjet, me te cilat kryhen veprimet e mesiperme, perdoren ose do te perdoren per prodhimin dhe trafikimin e paligjshem te substancave narkotike dhe psikotrope. Percaktimi nese, substanca kimike baze ose e cfardoshme, mjetet ose materialet, perdoren per prodhimin e narkotikeve pervecse provave te tjera, do te rezultoje dhe nga akti i ekspertimit kimik ose mekanik.
9.5. Trajtimi i veprave penale te importimit, eksportimit, tranzitimit dhe tregtimit te narkotikeve
Kodi yne Penal i parashikon si veper penale keto veprimtari mjaft te rrezikshme kriminale ne nenin 283/a te tij dhe i denon mjaft ashper.
Sipas ketij neni340:
“Importimi, eksportimi, tranzitimi ose tregtimi ne kundershtim me ligjin i substancave narkotike e psikotrope si dhe, farerave te bimeve narkotike denohet me burgim nga 7 deri ne 15 vjet.Po kjo veper kur kryhet ne bashkepunirn ose me shume se nje here denohet me burgirn nga 10 deri ne 20 vjet. Organizimi, drejtimi dhe financimi i kesaj veprimtarie denohet me burgim jo me pak se 15 vjet burg”.
Po ashtu, Ligji “Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope”, ne nenin 40 te tij341, rregullon menyren ligjore se si kryhen keto lloj aktivitetesh. Ato kryhen vetem me autorizim te posacem nga Ministri i Shendetesise. i cili eshte i patjetersueshem dhe jepet per cdo operacion te vecante importi, eksporti ose tranzitimi. Autoritetet kompetente te shteteve midis te cilave kryhen keto operacione, shkembejne ne cdo rast informacione per autorizimet perkatese si dhe njoftojne menjehere njeri-tjetrin.
Objekti i kesaj vepre penale jane marredheniet juridike te vendosura nga shteti per te siguruar ligjshmerine e kryerjes se importit, eksportit, tranzitimit dhe tregtimit te drogave. Objekt dytesor eshte ligjshmeria e funksionimit te organeve doganore, persa i perket ketyre operacioneve me drogat. Nga ana objektive ky krim kryhet nepermjet importimimit, eksportimit, tranzitimit dhe tregtimit te lendeve narkotike dhe psikotrope dhe farerave te bimeve narkotike ne kundershtim me ligjin.
Importimi ne territorin tone quhet i realizuar qe ne momentin kur lenda kalon kufirin e shtetit, pavaresisht se ku ndodhet vija dhe zyra doganore. Per kete arsye kapja e drogave gjate kontrollit, para procedurave doganore, do to konsiderohet si veper penale e kryer jo si e ngelur ne tentative. Persa i perket kufirit detar, krimi quhet i kryer qe ne momentin qe lendet futen ne ujrat tona territoriale342, pa arritur ende ne zyrat doganore. Ndersa per kufirin ajror qe ne momention qe malli i dorezohet transportuesit dhe malli futet ne hapesiren ajrore shqiptare. Ne rastin kur lenda narkotike e futet ne Shqiperi nepermjet disa udhetimeve ajrore kemi te bejme me me shume se nje krim.
Kontrollet qe ushtron autoriteti shteteror ne territorin tone nga zyra doganore kufitare deri ne vijen e kufirir gjeopolitik jane te jashtezakonshme. Krimi konsiderohet i kryer nepermjet tranzitimit kur droga kalon neper teritorin shqiptar per ne nje shtet te trete, pa respektuar proceduren ligjore. Sipas ligjit tone cdo rast tranzitimi duhet te kete autorizimin perkates. Edhe ne rastin e trasportit ajror, ne qoftese avioni do te qendroje ose pushoje ne Shqiperi, duhet autorizim nese ai ka ne bagazh droga, ndryshe edhe ne kete rast do te konsumohet kjo veprer penale.
Forme tjeter e anes objektive te kesaj figure eshte tregtimi drogave dhe farerave te bimeve narkotike ne kundershtim me Kodin Penal si forme te krverjes se krimit me narkotiket, edhe ne nenin 283 te ketij. Do te kemi "tregtim te narkotikeve", sipas nenit 283/a, ne rastin e tregtise me shumice te tyre. Do te kemi "tregtim te narkotikeve" sipas nenit 283 ne rastin e tregtimit, shperndarjes, shitjes se tyre perdoruesve ose personave qe do te shpien tek ata.
Vepra penale konsiderohet e kryer ne rrethana renduese kur ajo kryhet në bashkepunim ose me shume se nje here.
Paragrafi i trete parashikon si krim më vete organizimin, drejtimin dhe financimin e kesaj veprimtarie. E vecanta e ketij paragrafi eshte se parashikon denimin më te ashper,343, për kete figure të veçante te kesaj vepre penale. Kjo per shkak te rrezikshmerise shoqerore maksimale qe paraqitin personat qe vihen ne keto role te kesaj veprimtarie kriminale.
Ne rastet kurimportimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi ne kundershtim me ligjin i substancave narkotike dhe psikotrope, kryhet nga nje organizate kriminale, organizatoret, drejtuesit dhe financuesit e organizates do te mbajne pergjegjesi penale per organizimin, drejtimin dhe financimin e organizates kriminale sipas nenit 284/a, dhe per organizimin, drejtimin dhe financimin e importit, eksportit, tranzitimit dhe tregtimit te tyre, sipas nenit 283/3.
Ne qofte se keto subjekte te vecanta kriminale nuk do te denoheshin per krijim organizate, sipas nenit 284/a, por vetem sipas nenit 283/a/3, do to favorizoheshin pa te drejte, sepse ata i kane konsumuar plotesisht elementet e figures se krimit te nenit 283/3, dhe se ky nen nuk kerkon domosdoshmerisht qenien e organizates kriminale. Gjithashtu, ata kane konsumuar plotesisht dhe elementet e figures se vepres penale te parashikuar nga neni 284/a, pasi thjesht organizimi, drejtimi dhe financimi i organizates kriminale perben krim te kryer.
Subjekte te krimit te parashikuar nga neni 283/a mund te jete çdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem. Krimi kryhet me dashje direkte. Motivi, qellimi, vendi dhe koha e kryerjes se vepres penale nuk ka rendesi per kualifikimin ligjor por, vetem per te individualizuar denimin.
9.6 Trajtimi i vepres penale te Shperndarjas, shitjes dhe mbajtja e lendeve narkotike dhe psikotrope
Keshtu neni 283 i Kodit Penal parashikon se:
“Shitja, ofrimi per shitje, dhenia ose marrja ne cdo forme. shperndarja, tregtirni, transportimi, dergimi, dorzimi ose mbajtja, pervec rastit te perdorimil vetijak dhe ne doza te vogla, i substancave narkotike dhe psikotrope ose i farerave te bimeve narkotike ne kundeshtim me ligjin ose ne kapercim te permhajtjes se tij, denohet me burgim nga 5 deri ne 10- vjet.
Po kjo veper kur kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here denohet me burgim nga 7 deri ne 15 vjet.Organizimi, drejtimi apo financimi veprimtarie denohet me burgim nga 10 deri ne 20 vjet”.
Ligji “Per barnat narkotike dhe lendet psikotrope”344, rregullon menyren e tregtimit dhe shperndarjes me pakice te lendeve narkotike dhe psikotrope. Ajo realizohet vetem nga persona fizike apo juridike te pajisur me license. Cdo person qe, pa license dhe vec atyre te permendur me lart, tregeton dhe shperndan me pakice lende narkotike dhe psikotrope do te mbaje pergjegjesi penale.
Objekti i kesaj vepre penale jane marrdheniet juridike te vendosura nga shteti per te siguruar ligjshmerine e tregtimit dhe shperndarjes me pakice te narkotikeve, per te ruajtur shendetin dhe jeten e individit nga perdorimi nga perdorimi abuziv i tyre. Nga ana objektive kjo veper penale kryhet me anen e ketyre veprimeve:
-
shitja
-
ofrimi per shitje
-
dhenia ne cdo forme
-
shperndarja
-
tregtimi
-
transportimi
-
dergimi
-
dorezimi
-
mbajtja
Veprimet e mesiperme duhet te kryhen nga persona te papajisur me license nga autoritetet kompetente shteterore ose, dhe ne qofte se jane pajisur me nje te tille, ne kapercim te kushteve, modaliteteve te saj.
Lind pyetja nese cdo veprim nga njeri-tjetri ka prejardhje te ndryshme, kryhet ne kohe te ndryshme, relizohet per qellime dhe motive te ndryshme si dhe veprimet nuk jane ne funksion te njera-tjetres, do te kemi aq vepra penale sa veprime jane kryer? Do to kemi konkurimin e cdo vepre penale me vete dhe jo nje krim vazhdues. Po ne rastin kur konstatohet nje qendrim i vetem psiqik i autorit ndaj veprimeve te ndryshme te cilat kryhen ne periudha kohore te peraferta, kur veprimet jane ne funksion e i sherbejne njera-tjetres? Ne keto raste do te kemi nje krim vazhdues kryer me disa episode e me pas mbajtjes dhe transportimit te substancave narkotike e psikotrope, nga nje vend ne tjetrin, perbejne episode te zhvilluara ne nje kontekst te vetem.
Pra, kur vertetohet qe, transporti i droges koncidon ne kohe me blerjen dhe mbajtjen e saj dhe ka te njejtin qellim, blerjen e saj per ta perdorur ose shitur perseri, kemi nje krim te vetem, qe realizohet me disa episode qe parashikon neni 283, ate te blerjes se narkotikeve.
Ndryshimet e fundit te Kodit Penal perjashtojne nga pergjegjesia penale personat qe i mbajne lende narkotike dhe psikotrope per perdorim personal dhe ne sasira te vogla. Pra duhet te ekzistojne te dyja keto kushte. Keto ndryshime, më konkretisht, perjashtojne nga pergjegjesia penale perdoruesit e drogave per sasite qe ata mbajne per perdorim vetiak345.
Neni 3/2 te Konventes se OKB346-se, per luften kunder trafikut droges, e cila i lejon palet qe, ne varesi te parimeve te tyre kushtetuese te parashikojne ose jo si veprer penale mbajtjen, blerjen apo kultivimin e drogave per perdorim personal, eshte ne perputhje me trajtimin qe i behet saj, se perdoruesit do ta kishin shume te veshtire te paraqiteshin ne institucionet mjekesore per t'u kuruar, sepse do te procedoheshin penalisht nese u gjenden dozat e perdorimit.
Sipas nenit 3/4/c347, te kesaj Konvente, palet mund te parashikojne si alternativa ndaj denimit ose ndeshkimit masa te tilla si edukimi, rehabilitimi, ose integrimi perseri ne shoqeri, si dhe trajtimi dhe kujdesi pas vuajtjes se denimit, kur autori i nje i veprimtarie te kundraligjshme eshte perdorues droge.
Ndersa sipas nenit 3/4/d,348 palet ndaj autorit qe zoteron, blen ose kultivon droge per perdorim personal mund te parashikojne, si alternativa ndaj denimit ose ndeshkimit, ose pervec denimit ose ndeshkimit, masa per trajtimin, edukimin, kujdesin pas vuajtjes se denimit, rehabilitimin ose integrimin ne shoqeri.
Ndersa persa i perket angazhimeve qe lindin nga neni 3/4/c dhe 3/4/d te Konventes se OKB-se per autoret e veprave penale, perdorues droge, mund te merren masa si administrative ashtu edhe ligjore. Ne kuadrin e masave administrative gjate vuajtjes se denimit ata mund te vecohen dhe te trajtohen ne menyre te vecante nga ana sociale e mjekesore per t'u edukuar, sheruar dhe rehabilituar. Ndersa pas vuajtjes se denimit mund t`u nenshtrohen programeve te posacme terapeutike, mjekesore dhe edukative per t'u rehabilituar dhe integruar ne shoqeri.
Neni 230/2 i Kodit te Procedures Penale349 parashikon se nuk mund te jepet masa e arrestit me burg ndaj nje personi toksikoman per te cilin zbatohet nje program terapeutik ne nje institucion te posacem.
Ndryshimet nenit 283 te Kodit Penal kane nxjerre ne pah nje problem mjaft te rendesishem ne zbatimin e tij. Mbi c'kritere do to percaktohet nese mbajtja e substances narkotike e psikotrope eshte per perdorim vetjak dhe kush do te jete nocioni "doza te vogla"? Per te zbatur drejt kete pjese te dispozites, pra as te mos lihen pa denuar shitesit ose shperndaresit e droges dhe as te mos denohen perdoruesit e vertete te saj, ajo duhet kuptuar drejt dhe zbatuar ne menyre unifome ne te gjitha gjykatat shqiptare. Kjo eshte bere me Vendim Unifikues te Gjykates se Larte350.
Me tej Kodi Penal, ne kete pjese, parashikon disa vepra penale qe kane te bejne me veprime e mosveprime qe nxitin, krijojne kushte ose lehtesira per perdorimin e narkotikeve. Konkretisht Neni 283/b “Krijimi i lehtesirave per marrjen dhe perdorimin e droges”351, Neni 285/a “Pershtatja e lokalit per perdorim droge”352, Neni 285/b, “Hedhja ose Braktisja e shiringave”353. Nje dispozite mjaft e rendesishme penale eshte neni 286354, kjo per faktin se paragrafi i dyte i kesaj dispozite parashikon kryerjen e veprimeve, ndaj femijeve ose ne institucione penale, shkollore, sportive apo te cdo veprimtarie tjeter shoqerore.
Kjo rendesi del dhe nga fakti se denimi penal i kesaj te fundit shkon jo me pak se pesembedhjete vjet. Dhe se fundi Neni 286/a355 “Perdorimi i paligjshem i teknologjise se larte”.
Objekti i ketyre veprave penale jane marredheniet juridike te vendosura nga shteti per te ndaluar kryerjen e te gjitha veprimeve ose mosveprimeve qe ndihmojne, lehtesojne, krijojne kushte ose nxitin perdorimin e drogave ne menyre abuzive. Jane veprime me rrezikshmeri shoqerore mjaft te larte, pasi ndikojne drejt per se drejti ne rritjen e kerkeses se paligjshme per droga, duke nxitur ne kete menyre prodhimin dhe trafikimin te tyre dhe cdo efekt negativ shendetesor, social, shoqeror dhe kriminologjik. Nga ana objektive keto vepra penale kryhen me te gjitha veprimet e mosveprimet te percaktuara ne dispozitat perkatese. Subjekt mund jete cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem. Ndersa vetem per nenin 283/b kemi subjekte te posacme qe jane personat qe per shkak te detyres administrojne drogat.
9.7. Trajtimi i vepres penale te Pastrimit te parave te pista
Avokati i shquar Amerika John Blum eshte shprehur se “... Pastrimi i parave te pista eshte njesoj sikur te qerosh qepen dhe me pas me kohe te djegin syte....”
Me pastrim te parave356 te pista do te kuptojme procesin e transformimit te parave te fituara nga aktivitetet kriminale, ne para te ardhura, ne dukje, nga aktivitete te ligjshme ekonomike dhe financiare. Ky eshte nje aktivitet me rrezikshmeri te dyfishte shoqerore. Ne radhe te pare ai demton rende ekonomite ku kryhet dhe ne radhe te dyte nxit aktivitetin kriminal, krijon tek autoret besim dhe siguri dhe i ndihmon ata me te ardhura financiare. Per arsyet e mesiperme dhe Kodi yne Penal e parashikon kete aktivitet si veper penale ne Nenet 287357 “Pastrimi i produkteve te vepres penale” dhe 287/a358 “Celja e llogarive anonime”359.
Objekti i ketyre dy lloj veprave penale jane marredheniet juridike te vendosura nga shteti per te ndaluar, cdo forme tjetersimi te pasurive te vena nga krimet si dhe kryerjen e cdo lloj veprimtarie ekonomike e financiare me qellim pastrimin e parave qe dihet se rrjedhin nga krimet. Nga ana objektive krimi i tjetersimit te pasurive te vena nga krimet kryhet nepermjet transferimit, fshehjes e zhdukjes se natyres, te burimit e perkatesise se kesaj pasurie. Ndersa ajo e pastrimit te parave te pista, nepermjet gjithe atyre veprimeve financiare dhe ekonomike, si dhe cdo lloj rivenie ne qarkullim e perdorim per veprimtari sipermarrese dhe ekonomike, te parave qe rrjedhin nga krimet.
Veprimet per pastrimin e parave jane transfertat e shumta te tyre ne llogari te ndryshme, ose dhe nga nje banke ne tjetren, per te humbur gjurmet e burimit te te ardhurave. Pastaj terheqja e ketyre parave dhe investimi i tyre, ndoshta ne vende sa me te largeta qe te jete e mundur. Sipas nje studimi amerikan360 modeli tipik i pastrimit te parave perfshin tre cikle:
-
Venia ne pune e parase, nje sasi relativisht e madhe parash ne CASH, vihet ne pune, duke shfrytezuar biznese te ligjshme, ose sasi te tilla depozitohen ne banka ose institucione kredit, neper shoqeri sigurimi ose me ne fund ne shoqeri te tjera te ngjashme financiare.
-
Shtresimi, realizohet transferte e ketyre shumave parash ne mesin e logarive te ndryshme duke shfrytezuar transaksioneve te perzgjedhura, me qellim qe te apo fshihen gjurmet e perpunimeve te paligjshme.
-
Zhvendosja. parate zhvendosen, qarkullojne dhe pastrohen ne adrese te subjekteve apo ne destinacione qe nuk kane lidhje ne dukje me krimin e organizuar.
Kryerja e operacioneve te mesiperme por edhe rivenia ne qarkullim dhe perdorimi i ketyre parave denohet sipas Kodit Penal dhe ligjit per pastrimin e parave. Pavaresisht nga rruga dhe transferimet qe ka pesuar paraja e piste, cdo lloj perdorimi ape rivenie, ne cdo kohe, ne qarkullim e saj, kur dihet se rrjedh nga veprimtari kriminale, do te perbente kryerjen e vepres penale te pastrimit te parave te pista.
Por edhe procesi i pastrimit te parave te pista si cdo krim tjeter, te shume gjurme te cilat me nje pune te kujdesshme dhe shkencore zbulohen dhe autoret ndeshkohen penalisht. Gjurmet kryesore te ketij krimi gjenden ne bankat, regjistrat e shoqerive treglare, regjistrat e tatimeve si dhe regjistrat e pasurive te paluajtshme.
Ttransfertat bankare eshte modeli me i parapelqyer i pastrimit te parave sot ne shumicen e tyre. Llidhja midis personave kryesore te dyshuar per tratik droge dhe numrave te llogarive bankare te tyre, ose miqve apo shokeve te tyre, eshte indicio kryesore per fillimin e nje hetimi bankar. Nepermjet gjurmeve qe depozitimet apo transferimet lene ne banka mund te ndiqet gjithe itenerari qe kryejne keto para. Me tej mund te zbulohen numra te tjere llogarie ose persona te tjere qe disponojne keto llogari, qe jane te lidhura me tratikun e droges. Me kete rruge mund te specifikohen dhe bankat qe perdoren me shume per kryerjen e ketyre operacioneve, gje qe mund te hedhe dyshime mbi bashkepunimin te vete bankesose punonjesve
.
Rregjistrat e shoqerive tregtare eshte nje tjeter forme ku mund te gjejme gjurme te ketij krimi. Studimi i lidhjeve midis trafikanteve te mundshem te drogave dhe shoqerive tregtare. Kjo lidhje mund to jete e drejt per drejte, kur ata vete jane ortake ose administratore te shoqerive ose dhe e terthorte kur keto shoqeri krijohen ose administrohen nga te afermit ose shoket e trafikanteve. Duhen studiuar llogarite bankare te ketyre shoqerive, sidomos rritjet dhe zvogelimet e menjehershme dhe ne shuma te medha financiare. Me pas studiohet burimi i ketyre te ardhurave te derdhura ne banka apo destinacioni i atyre qe jane terhequr. Duhen studiuar me kujdes dhe bilancet qe shoqerite dorezojne ne zyren e tatimeve.
Po ashtu kemi edhe raste te te vendimeve te njepasnjeshme te asamble te ortakeve te cilat ne intervale te shkurta kohore rrisin dhe pakesojne vlera nga kapitali themeltar i shoqerise361
Te gjitha keto ndryshime regjistrohen rregullisht ne regjistrin tregtar362. Shtesa e kapitalit te ketij ortaku nuk perputhet dukshem me pjesen e fitimit qe ai ka marre nga shoqeria ne kete periudhe.
Rregjistri i pasurive te paluajtshme eshte nje tjeter forme ku mund te gjenden indicio te aktivitetit kriminal te pastrimit te parave te pista. Menjehere duhen drejtuar hetimet per te gjetur burimin e ketyre te ardhurave nese nga hetimet na rezulton se nje person qe dyshohet per trafikun e droges, ka blere dhe ka regjistruar ne regjistrin e pasurive te palujtshme nje pasuri me vlere shume te madhe. Shpesh shenimet e ketij regjistri jane shenja e fundit e procesit kriminal te pastrimit te parave.
Kemi te bejme me procese te mirefillta ekonomike-financiare te kesaj vepre panele ne banka363, regjistrin e shoqerive tregtare, tatimeve dhe regjistrin e pasurive te palujtshme.
Kjo veper penale konsiderohet e kryer ne rrethana renduese kur ajo kryhet ne bashkepunim dhe me shume se nje here. Si rrethane tjeter renduese konsiderohet dhe "... kur ka sjelle pasoja te renda...". Pyetja qe shtohet eshte “A e percakton Ligji se kush do te quhet pasoje e rende?”.
Subjekte te ketyre dy veprave penale mund te jete cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi penale dhe eshte i pergjegjshem. Per shkak te veprimeve specifike me te cilat kryhen keto dy vepra penale, vec subjekteve te pergjithshme kemi dhe nje kategori subjektesh te vecanta, qe nga natyra e profesionit te tyre lidhen me keto veprime si bankiere, ekonomiste, finaciere, kontabiliste, sipermarres etj.
Edhe vendi yne duke pare shtritje e kesaj vepre panele dukshem kohet e fundit ka nenshkruar Konventen e Keshillit te Evropes "Per luften kunder pastrimit te parave qe rrjedhin nga aktivitetet kriminale".
Gjate periudhes Janar-Nentor 2009, nga sektori kunder narkotikeve jane arritur keto rezultate ne luften kunder narkotikeve364:
Lloji
|
Raste
|
Zbuluar
|
Sasia
|
Autore
|
Arr_Nda
|
Gj_Lire
|
Kerkim
|
Heroine
|
92
|
92
|
98 kg 737.6 gr
|
138
|
113
|
20
|
5
|
Amfetamine
|
0
|
0
|
1.4 gr
|
0
|
0
|
0
|
0
|
Metadon
|
2
|
2
|
90.3 gr
|
2
|
1
|
1
|
0
|
Kokaine
|
28
|
28
|
3 kg 540.9 gr
|
39
|
36
|
3
|
0
|
Marijuana
|
207
|
188
|
2503 kg 793.9 gr
|
282
|
215
|
47
|
20
|
Vaj Hashishi
|
1
|
1
|
9.5 ml
|
1
|
0
|
1
|
0
|
Fara Kanabis
|
4
|
4
|
1 kg 510 gr
|
4
|
3
|
1
|
0
|
Kanabis-Kultivim
|
280
|
47
|
125195 bime
|
52
|
36
|
9
|
7
|
Poppy-Kultivim
|
1
|
1
|
4 kg 595 gr
|
1
|
0
|
1
|
0
|
Substanca Perzieres
|
1
|
1
|
4 kg 717 gr
|
1
|
1
|
0
|
0
|
SHUMA
|
616
|
364
|
|
520
|
405
|
83
|
32
|
Nga krahasimi i rezultateve te te dy periudhave te mesiperme, vihet re se ka nje rritje te sasise se heroines se sekuestruar me rreth 40 %.
Gjithashtu konstatohet nje renie e numrit te bimeve te Kanabisit te konstatuara dhe te asgjesuara me rreth 14 %, si dhe nje renie proporcionale e sasise se marijuanes se sekuestruar. Statistikat tregojne se qarqet me problematike lidhur me kultivimin e bimeve narkotike kete vit kane qene Shkodra dhe Durresi (rrethi Krujes) dhe me pas Vlora e Gjirokastra.
Karakteristike e kultivimit edhe gjate ketij viti ka qene kultivimi larg zonave te banuara, ne vende te fshehura si p.sh. ne parcela toke te hapura rishtazi mes pyjesh, ne perrenj dhe zona te thella malore.
Sasite e kokaines se sekuestruar ne dy periudhat respektive jane pothuajse te njejta.
Do'stlaringiz bilan baham: |