Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj



Download 0,56 Mb.
bet2/21
Sana24.06.2017
Hajmi0,56 Mb.
#14794
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21

KREU I

NJOHURI PER DROGAT

1.1Pak histori mbi drogen
Drogat jane perdorur qe ne lashtesi. Duke filluar qe ne prehistori, njerezit kane perdorur disa ekstrakte bimore per shkak te efekteve eksituese apo qetesuese te tyre. Ne lindjen e Aferme konsumohej hashashi, ne Greqi opiumi, ne Kine mariuana dhe bima koka ne Ameriken Jugore. Konsumimi me i hershem i lendeve narkotike eshte i lidhur me ritet fetare, por me pas u perdor edhe per te perballuar mundimet e medha fizike si urine dhe veshtiresite e jeteses.
Droga eshte konsumuar gjate gjithe historise dhe anembane botes. Deri ne shekullin e XIX ne perendim drogat nuk kishin perhapje te gjere, ishin te rralle njerezit qe perdornin narkotikë. Në këtë kohë dominonte alkooli dhe duhani dhe me pak lendet narkotike, qe ishin destinuar sidomos per rrethet intelektuale. Deri ne fund te shekullit XIX nuk kishte asnje kufizim ligjor per tregetine e narkotikeve. Gjithçka bëhej legale. Ne kete shekull filloi edhe prodhimi sintetik i drogave. Kimistët u interesuan për përberjen e narkotikeve, duke arritur sintetizimin dhe me pas fabrikimin e substancave te tjera te ketij lloji. Keto u emertuan me fjalen "droge", term ky, që në mesjete nenkuptonte produkte me efekte demtuese.

Sot ne boten bashkekohore9 narkomanet, qe jane te varur me se shumti furnizohen me heroine, kokaine, marihuane, LSD dhe lloje te tjera narkotikesh.


Te gjitha drogat dehese ose pijet narkotike, per nga origjina mund te jene: natyrore dhe sintetike10. Natyrore jane ato droga dhe pije narkotike qe gjenden ne natyre, kultivohen dhe rriten ne natyre, ndersa drogat dehese apo pije narkotike sintetike jane ato narkotike te cilat nxirren nga lende te ndryshme e jo nga natyra (sintetike).
Te gjitha drogat dehese dhe pijet narkotike klasifikohen dhe ndahen ne: narkotike, substance psikotrope apo deprasante, pije stimuluese dhe pije narkohalucino-gjene. Ne radhen e drogave dehese dhe substancave narkotike me te njohura jane: opiumi, morfina, heroina, kodeina, kokaina, marihuana, fleta kanabis stiva, hashashi, lini Indian LSD, meskalina, amfetamina, etj.
Ne fillim te shekullit XX filloi nje perhapje me e madhe e droges. Ne SH.B.A nga nje testim i bere ne vitin 1913 rezultonte se kishte nje cerek milioni narkomane. Edhe vendet e tjera filluan te prekeshin nga kjo dukuri. Kjo i detyroi shtetet te nxirrnin ligje per ndalimin e tregetise se narkotikeve. Per kete arsye trafiku11 i droges u be i fshehte dhe grupet kriminale moren rrugen per te shkuar ne vendet furnizuese. Ne vazhdim te shekullit te XX, sidomos pas Luftes se Dyte Boterore trafiku dhe konsumimi i droges mori permasa te medha, vecanërisht ne vendet e zhvilluara perendimore. Sipas te dhenave te Kombeve te Bashkuara te dhjete-vjecarit te kaluar numri i atyre qe konsumonin droge ishte njeqind e tetedhjete milion persona.
Te interesuar per shendetin dhe mireqenien e njerezimit, te shqetesuara per problemin madhor e shoqeror qe lindi si pasoje e shperdorimit te pijeve narkotike apo drogave Fondi i Kombeve te Bashkuara per Kontrollin e Keqperdorimit te Drogave UNFDAC (United Nationas Fund for Drug Abuse Control UN) Organizata Boterore e Shendetesise, Komisioni i Keshillit per narkotiket si organ nderkombetar, nxori Konventen mbi substancat narkotike te Vjenes, me 21 shkurt 1971, Konventen mbi substancat psikotrope dhe caktoi listen e substancave psikotropike dhe listen e narkotikeve.
Per sa i perket listes se narkotikeve jane 107 emertime, por do te paraqesim nje liste te sistemuar per disa pije narkotike ose droga te cilat me se shumti jane mjete keqperdorimi, konsumimi dhe tregtie e palejuar me to.
Me xhiron vjetore per me shume se 900 miliarde dollare, trafiku i narkotikeve eshte biznesi me terheqes per organizatat kriminale te te gjitha llojeve.

Ne SH.B.A, konsumojne sot rreth 60 % te drogave ilegale boterore. Ne Kanada, nga nje studim i kryer ne vitin 1985, rezultojne perdorues te droges 14 % e adoleshenteve dhe 21% e te rinjve.


Vitet e fundit ka nje renie ne prodhimin e droges. Zyra e Kombeve te Bashkuara per kontrollin e droges, me baze ne Vjene, ka deklaruar se gjate viteve 1992 - 1999 prodhimi i kokaines dhe i heroines kishte rene rreth 20%, ndersa per vitin 2000, renia ishte 17%. Krahas me prodhimin, ka ardhur duke u kufizuar edhe tregu i tyre. Kjo shpjegohet me luften qe po i behet trafikut te droges12 si nga shtetet veç e veç ashtu edhe ne bashkepunim midis tyre. Numri i vendeve13 qe njoftojne per sekuestrim droge eshte rritur nga 120 gjate viteve 1980-1981, ne 170 gjate viteve 1997-1998. Gjithashtu, në botë po bëhet një luftë më e organizuar propogandistike dhe sociale për zvogelimin e kërkesave të konsumatoreve për drogë.
Konsumimi i droges eshte shtrire si ne Perendim ashtu dhe ne Lindje, megjithese vendet me te zhvilluara industriale konsumojne 2/3 e sasise totale te droges, ndersa vendet ne zhvillim 1/5, ndonse perbejne 4/5 e popullsise se botes. Edhe në Europë, sipas një raporti mbi drogat, 40 milion persona kane pranuar se e kanë provuar të paktën një herë marihuanën. Mbi 3-5 milion persona kane provuar heroinen. Ne Britanin e Madhe dhe ne Irlande, 40% e 15-16-vjeçareve pranojne se kane tymosur marihuane.
Narkotiket nuk jane specifike vetem e shekullit tone. Ne shekullin XIII, ushtaret e kryqezatave, pasi u kthyen nga Lindja e Larget, sollen hashashin e opiumin ne Europe, por perdorimi i narkotikeve nisi ne fillim te shekullit te kaluar.
Pas Luftes se Pare Boterore, semundja e varesise, e perdorimit te narkotikeve, u perhap me te madhe. Ne France, ne vitin 1920, kishte 80-mije njerez te varur nga morfiumi e kokaina, qe do te thote se tregtia ilegale e ketyre narkotikeve u zgjerua dhe u perhap me te madhe14. Ne vitin 1949, ne Kine me dhjetera e miliona njerez vuanin nga semundja e varesise (narkomania) si pasoje e konsumimit te pijeve te ndryshme narkotike ne forma te ndryshme e te pa kontrolluar.
Ne ate kohe opiumi i paperpunuar arrinte ne Evrope kryesisht nga Lindja e Larget dhe kryesisht nga Turqia e pjeserisht edhe nga tregu ilegal i ish-Jugosllavise.

Shume shkencetare, antropologe, psikologe, filozofe15, socio-patologe e juriste, qe merren me studimin e fenomenit te narkomanise e te pijeve te ndryshme narkotike, theksojne se per substancat narkotike, qofshin ato natyrore ose sintetike, kane ditur edhe njerezit parahistorike (para eres se re), ku nga shembujt e pikturave te lashta te zbuluara ne shpellat e Frances Jugore dhe te Spanjes Veriore behet e ditur se njerezimi qe ne ato kohera ka perdorur disa barishte gjate kohes se ritualeve dhe magjive te ndryshme, ndersa tregtia e palejuar me pije narkotike i ka fillesat e saj qe me ekzistencen e shoqerise njerezore.


Ne disa libra njohur si Pentsao ne Kine, Veda ne Indi, Papiruesi ne Egjipt, Bibla, si dhe Vendavesta e Persianeve te cilat flasin per vepra te ndryshme shkencore te koheve te lashta, ne pershkrimet e tyre nga shkencetare te atehershem, gjithashtu flasin se pijet e ndryshme narkotike kane qene te njohura ne nje rreth te caktuar njerezish qe i kane perdorur, me se shpeshti per nje kohe te caktuar e te shkurter te liroheshin nga ndonje brenge e te kalonin nga bota reale ne boten e imagjinates. Arsyet me te shpeshta per kete gje kane qene veshtiresite e ndryshme, semundjet, frika etj.

Per shkak te interesave ne tregtine me opium ndodhen edhe dy luftera te opiumit njera mes Anglise dhe Kines (1840-1842) dhe tjetra ndermjet Anglise dhe Frances. Pra, njera ne ane te Kines e tjetra kunder. Qeveria e Kines ne ate kohe e denoi rreptesisht importimin dhe perdorimin e opiumit te prodhuar, kryesisht ne Indi, pasi nga konsumimi i tij vdes femija i perandorit kinez, duke reaguar me lufte te cilen Kina e humbi, detyrohet te beje leshime dhe kompromise ne dem te vetes duke iu dhene kompanive te huaja mjaft privilegje16.


Perdorimi i drejte dhe per qellime mjekesore i pijeve narkotike (substancave) mund te jete dhe eshte ilac, nderkaq, perdorimi jo-mjekesor shkakton semundjen e varesise, narkornanine (varesisht nga perdorirni i drejte ose jo i drejte, pijet narkotike mund te jene ilac17 ose helm) ku disa persona jane te prire per te perdorur vazhdimisht narkotiket, me pasoja te renda per shendetin dhe per sjelljen e njeriut ne shoqerine normale.
1.2 Klasifikimi i drogave
Drogat janë substanca me origjine bimore ose të sintetizuara kimikisht që perdoren si narkotikë. Fjala “narkotik”, shpjegohet me rrënjen e saj "narko", që nënkupton gjumë ose relacion me të. Pra narkotik do to thotë pergjumje, ngathtesim, ilaç që perdoret si narkozë.

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise drogat i klasifikojme ne tre grupe:




  • Stimulantet;

  • Halucinogjenet;

  • Depresantet.


Stimulantet quhen ndryshe edhe drogat eksituese. Ne kete kategori perfshihet: kokaina, atropina, amfetamina, kafeina, teina, nikotina. Stimulantet kane efekte eksituese tek personat qe i perdorin ato.
Nga drogat e llojit stimulant më kryesorja është kokaina. Kokaina quhet edhe droga e Andeve, per shkak te origjines se saj latino-amerikane. Ajo prodhohet nga bima “koka”. Efektet e kokainës janë cilesisht të ndryshme nga depresantet si heroina, opiumi, morfina. Njeriu qe ka marre kokaine eshte euforik, impulsiv, energjik dhe orator.

Një pjesë e kokainës shndërrohet ne "krak", substance qe mund te pihet si duhan. Kjo ka nje efekt me te shpejte se kokaina, ndonese efekti zgjat me pak si kohe. Ne kuadrin e një 10-vjeçari, degradimi i njeriut që perdor kete drogë është shumë i madh. Ai ka nje organizem të lodhur, një lekurë tejet të verdhë, ndihet i dobesuar dhe pa asnje shprese për jetën.


Haluçinogienet quhen keshtu, pasi shkaktojne halucinacione, qe shfaqen ne formen e iluzioneve. Me fjalë të tjera përdoruesi i këtyre lloj drogave “sheh”, përjeton dhe beson atë që nuk ekziston. Nga haluçinogjenet mund të përmendim: kanabis sativa, L.S.D, meskalinje, D.T.M, DET, DPT etj.
Nga kanabisi prodhohet hashashi, marihuana dhe ekstrakte kanabisi. Hashashi vjen nga frutet e kanabis sativës, ndërsa marihuana edhe nga perzierje gjethesh, lulesh dhe farera te saj. Ekstrat kanabisi është lëng ngjitës i murrmë dhe i errët. Kanabis sativa ka nivelin më të lartë të konsumit në botë. Ajo është e vetmja bimë që rritet ne Shqiperi. Sot ajo kultivohet ne te gjitha kontinentet. Territoret ku kultivohet më teper janë: India, Afrika e Veriut dhe Amerika Qendrore.
Nga përdoruesit marihuana, hashashi dhe ekstraktet e kanabisit merren me pipë, cigare, nargjile. Ato mund të merren prej tyre edhe pas përzierjes me pije ose me ushqimin. Përdorimi i tyre shkakton dremitje, shtrëmbërim të koncepteve “hapesirë” dhe “kohë”, halucinacione, ndjenjë lumturie e shoqëruar me ëndërra dhe shpërthime gazi. Kjo lloj droge vepron ne korteksin e trurit18. Shpeshherë përdoruesi paraqet sjellje impulsive dhe agresive.
L.S.D eshte shkurtimi i emrit Lusergic Dietylomid Saure. Eshte zbuluar nga kimistët gjermanë Stoll dhe Hofman si preparat tek acidi liserxhik. Fillimisht kjo lloj droge pati përhapje tek konsumuesit, por aktualisht është kufizuar ndjeshëm sepse jep deformime tek fëmijët kur nëna është konsumatore e saj.
Depresantet--ne kete grup bejne pjese droga me veprim ne sistemin nervor qendror, qe kane efekte qetesuese ose gjumedhenese. Tek depresantet perfshihen drogat me permbajtje opiumi si: opiumi, morfina dhe heroina.
Opiumi nxirret nga përpunimi i lulekuqes. Vendet kryesore prodhuese te tij jane: India, Kina, Afganistani, Turqia, Egjypti, Meksika, etj. Vetia kryesore psiko-fiziologjike e opiumit eshte se vepron si ligeshtues i sistemit te larte nervor, shkakton nje gjendje euforie e shoqeruar me dremitje dhe ëndërra. Pihet me pipa të posaçme si duhan ose mund te gëlltitet si pije apo në formë pilulash.
Morfina eshte alkaloid natyral në forme pluhuri me shije te hidhur. Tretet ne uje, ne alkol, eter etj. Eshte qetesues i fuqishem. Heq efektet e dhembjes dhe shoqerohet me eufori, shkakton nje gjendje gjumi dhe apatie, jep ndjenjen e mireqenies dhe qetesise. Efekti i veprimit te një marrjeje zgjat deri ne 5-orë.
Heroina quhet ndryshe maja e drogave. Eshte droge e rende dhe perfaqeson stadin e fundit te tyre. U prodhua ne rruge eksperimentale nga shkencetari gjerman Dreser, si derivat i morfines per efekte mjeksore. Kishte nje veprim shume te fuqishem ne qetesimin e dhembjeve te semundjeve deri atehere te pakurueshme. Per kete arsye substanca e re u quajt heroine, pasi efekshmeria e saj mund te krahasohej me nje hero.
Per shkak te ketyre vetive, shpejt u fut ne trafikun ilegal te narkotikeve. Ne fillim u prodhua fshehtas ne Marseje te Frances dhe me pas ne Itali. E lehte per trafikim, sepse eshte e reduktuar ne peshe dhe ka çmim shume te larte.

Vendet kryesore prodhuese te heroines jane treshkendeshi i arte: Tajlande-Laos-Birmani; Azia e Vogel-Pakistani dhe Afganistani-Irani-Turqia. Kohët e fundit heroina prodhohet dhe ne vendet e Amerikës Latine.


Heroina është në formë pluhuri në ngjyrë të bardhe në të zeshkët. Ajo nuk ka erë, ka shije të hidhur, tretet në ujë, në alkool dhe në eter. Ka efekte të ngjashme me ato te morfines, por 2-3 herë me të forta. Perdoret me injeksion ose ne pije. Shkrihet me pak ujë në një lugë dhe para se te futet ne shiringë për injektim ngrohet në flakën e një shkrepseje.
1.3 Si ti njohim drogat
Me lart shpjeguam disa veçori te drogave. Por është e nevojshme një njohje më e detajuar e tyre, për të ndihmuar në luftën kunder trafikimit të tyre.
Caanabis Sativa
Në fillim po trajtojmë cilësitë e kanabisit, i cili kultivohet ne vendin tone. Kanabisi nxirret prej bimes caanabis sativa. Bima është në formen e shkurres me lartesi 1,5 - 2 metra. Shpesh kanabisi mund te ndeshet ne formem e rezinës, që përgatitet në trajten e kallëpeve. Produkti sigurohet prej perpunimit te gjetheve te kanabisit, te cilat me pas presohen ne forme blloqesh. Ngjyra mund te luhatet nga e verdha e hapur, ose gri në kafe, deri në kafe shumë të errët dhe nuancat e të zezës. Kur eshte e thate bima është shumë e lehtë dhe e thërmueshme, ndërsa ne formen e vet vajore, tepër e rendë.
Perveç formës se rezines, kanabisin mund ta ndeshim edhe në formën e barit, që janë gjethet e kanabisit të thara dhe gati per t'u prere ne formen e cigareve. Ngjyra dhe struktura e gjetheve ndryshon ne varësi të tipit të bimes dhe të vendit ku është kultivuar ajo. Pamja ndryshon aq shume sa qe edhe perdoruesit me mjaft eksperience jane gjendur perpara te papriturave, duke blere barishte, apo bime te perditshme ne vend te kanabisit.
Se fundi, mund ta ndeshim ne formen e vajit te kanabisit. Ky ekstrat i rezines eshte forma me e fuqishme dhe me e koncentruar e kanabisit. Ka pamje te erret dhe duket si shurup i trashe.
Ne kete grup ben pjese edhe marihuana qe perbehet nga perzierja e gjetheve dhe e luleve te bimes Canabis Sativa, droge e cila eshte me e perhapura nder narkotiket te cilet keqperdoren ne forma te ndryshme te te rinjte.

Ata te rinj qe e konsumojne kete droge ne doza te medha19 e cojne veten ne gjendje konfuzioni e halucinacione dhe ne ndjenja te frikes se madhe te papermbajtshme.


Po ne te njejtin liber me titull: "Droga" e Leke Sokolit, per pijen narkotike heroinen thuhet, “eshte nje droge e rende", ajo ne shkallezimin e drogave perfaqeson stadin fundor. Me saktesisht, heroina perfaqeson fundin e nje udhetimi pa kthim. Zakonisht kur merret per te paren here heroina, shkakton ankth, dridhje, te perziera e te vjella. Suksesi i saj lidhet me faktin se ajo te qeteson, te zhyt ne nje bote te qete, te rrit besimin e perdoruesit ndaj vetes, madje krijon nje gjendje euforie totale, pra jep humor.
Por ajo provokon edhe pagjumesi, perzierje e te vjella. Shkalla e intoksikimit tek heroina eshte shume me e madhe nga ajo e drogave te tjera te te njejtit grup.

Heroina konsiderohet nje nder drogat apo pijet narkotike nga e cila krijohet varesi dhe nevoja per konsumimin e saj. Kjo gje te con deri te semundja e varesise e quajtur narkomani, prandaj ajo konsiderohet mbreteresha e pijeve narkotike.


Sipas referencave ne Silvetrini20, thuhet: "Kushdo qe perdor droge apo pije te ndryshme narkotike eshte perpara nje te papriture, perpara nje faktori te panjohur dhe nuk dihet se cfare e ka nxitur te konsumoje droge duke shkuar nga ajo se, a ka prekur droge apo nje mine duke filluar qe nga duhani ku shpesh quhet droga e fukarait e deri te droga heroine, me ballorja nder narkotiket qe njeh njerezimi."

Maja e drogave eshte heroina qe prodhohet ne Tailande, Birmani dhe Laos i ashtuquajturi trekendesh i arte. Kjo droge konsiderohet dhe eshte nje nder drogat me te rrezikshme ne bote dhe ne historine e droges.


Droga ne forme pluhuri
Siç e permendem edhe me lart, te tilla jane amfetaminat, kokaina dhe heroina. Ato mund te variojne me ngjyre, ne varesi se ku dhe ne çfare menyre jane perpunuar dhe prodhuar. Çdo seri e prodhimit mund te jete komplet e ndryshme nga ajo e meparshmja. Shpesh lende te ndryshme mase-formuese perzihen me vete drogen, per te shtuar vellimin e saj. Heroina p.sh mund te jete e bardhe, gri, me ngjyre kremi ose me ngjyre kafe. Kokaina eshte zakonisht pluhur kristalin i bardhe. Amfetamina mund te jete e bardhe, gri dhe deri ne ngjyre te zeze. Ndodh shpesh qe edhe perdoruesit e rregullt ndonjehere mashtrohen duke blere qumesht pluhuri, per narkotike te ketij lloji.
Tabletat dhe kapsulat
Identifikimi i drogave eshte akoma me i veshtire kur ato ne origjine kane formen e tabletave apo kapsulave. Ka disa mijera forma te medikamenteve te ndryshme në trajten e tabletave apo kapsulave. Keshtu që, është e vështirë të përcaktohet nëse ato jane ilaçe apo drogë. Sidoqofte çdo dyshim duhet te behet objekt i analizave kimike.


Karakteristikat e ketyre narkotikeve apo drogave jane:
- deshira e madhe per te vazhduar keqperdorimin dhe konsumimin e drogave apo te pijeve te ndryshme narkotike dhe kerkesa me cdo kusht per konsumimin e tyre;

- tendenca qe te shtohet doza ditore, dhe varesia psiko-fizike dhe arritja me cdo kusht e "kenaqesise" se pare e atij personi kur te paren here ka marre narkotike.



KREU II

RRUGET E DROGES PER NE SHQIPERI


2.1. Rruget e trafikimit te narkotikeve ne kohen e sotme
Deri para disa vjetesh, rruga e narkotikeve (prej vendeve prodhuese deri tek ato konsumuese) ka qene ne dy drejtime:
a) Njeri drejtim ka qene nga Azia Juglindore, ku eshte baza e prodhimit te morfines. Neper Bangkok narkotiket jane bartur deri ne Hong Kong, ku perpunohej ne heroine. Nga Hong Kongu heroina bartej per ne shtetet euro perendimore neper Los Anxhelos dhe San Francisko dhe shitej ne tere territorin e SHBA-se.
b) Drejtimi tjeter ka qene nga Turqia, ku nje pjese eshte bartur neper rrugen ballkanike dhe Evropen e Mesme per ne Zvicer e France e nje pjese neper Lindjen e Afert nepermjet detit, pastaj neper Itali dhe per ne France.
Gjate viteve te fundit verehet nje rruge e re e tregtise se palejuar me narkotike neper ish-Republikat e Bashkimit Sovjetik dhe te shteteve ish-komuniste, keshtu qe u nderpre rruga e narkotikeve nga Lindja e Larget, nga Lindja e Mesme dhe ajo e Afert.21
Pra, tregtia ilegale me narkotike22 nuk njeh kufinj shteterore dhe as kufinj rajonale te kontinenteve dhe eshte njeri nga deliktet me tipike Internacionale apo te ashtuquajtura nderkombetare, sepse rrethanat objektive e caktojne natyren e tij23.
Fitimet jashtezakonisht te medha te tregtise me narkotike nxisin shtimin e numrit te organizatave profesionale kriminale qe merren me lende narkotike.

Ne mbeshtetje te pervojave te institucioneve per parandalirnin e kriminalitetit te organizuar24 me lende narkotike (droga), konsiderohet se organizatave nuk u intereson te merren me tregtine unike te monopolizuar, por ekziston numer i madh grupesh te organizuara dhe te orientuara ne rajonet ku prodhohen narkotiket.


Ne kete perberje kryesisht perfshihen persona me shtetesi te njejte, me perjashtim te atyre qe bartin narkotike dhe anetaret e organizates, te cilet bejne shitjen me pakice. Arsye per ruajtjen e nje veprimtarie te tille eshte se organizatat qe kane dhe mbrojne sekretin e veprimtarise se tyre, kohezionin e tyre, kryerjen dhe funksionimin e disiplinuar me rastin e kryerjes se detyrave te parashtruara ne njeren ane dhe fitimet e medha ne anen tjeter jane kercenimet, frika, madje edhe vrasjet. Ndermjet ketyre organizatave kriminale ekziston nje konkurrence e forte, madje dhe masash te rrepta, gje qe provokon kriminalitet te organizuar.25
Ne tregun ilegal te ish-Jugosllavise narkotiket me te njohur jane heroina dhe marihuana (si pije narkotike me te rrezikshme) qe per nga keqperdorimi dhe konsumimi i tyre zene vendin e pare26. Ka mjaft edhe opium, ndersa kokaina kohe pas kohe lajmerohet ne tregun ilegal (sidomos ne Zagreb).27
Sipas referencave te Organizates Boterore te Shendetesise, prej qershorit 1987 e deri ne qershor te vitit 1997, jane regjistruar 47-milione persona qe perdorin lloje te ndryshme te pijeve narkotike apo droga, ndersa eshte e sigurt se numri i tyre i vertete eshte edhe me i madh per gjashte here.28
Per nga pozita e vete gjeografike, vendet Ballkanike paraqesin nje rajon permes te cilit kalojne kanalet ilegale te kriminalitetit te organizuar ne fushen29 narkotike prej Lindjes drejt Perendimit. Gjate viteve te fundit, ne pikat kufitare te ketyre vendeve, jane zbuluar dhe konfiskuar30 mijera kilograme te llojeve te ndryshme te lendeve narkotike.
Ne baze te shenimeve statistikore te Organizates se Kombeve te Bashkuara, prodhimtaria legale vjetore eshte 2000-tone narkotike ose droga, prej te cilave 900-tone ose 45%, perdoret ne sektorin e shendetesise dhe per nevoja shkencore-kerkimore me te cilat permbushen nevoja te tera boterore.
Sasi te mbetura prej afro 1100-tonesh (55%), te prodhimtarise vjetore boterore, jane te teperta per mjekesine, farmakologjine, per kerkimet shkencore dhe per shoqerine si teresi. Keto sasi paraqesin hiperproduksion, keshtu qe ato jane lende qarkullimi ilegal qe cojne nga kriminaliteti i organizuar ne fushen e narkotikeve31. Nderkaq prodhimtaria ilegale ose e jashteligjshme e opiumit te paperpunuar me sasi eshte shume me e madhe, ku sipas disa autoreve supozohet se keto sasi jane 12000 deri ne 15000 tone ne vit.32
Kriminaliteti i organizuar33 me lende narkotike nuk njeh kufinj shteterore, rajonale, madje edhe kontinentale. Per kete arsye, kriminaliteti i organizuar34 me lende narkotike ose droga (duke nenkuptuar ketu edhe prodhimin, perpunimin e kultivimin e paautorizuar ne forma te jashteligjshme) eshte nje nder format me tipike te kriminalitetit ne pergjithesi dhe i ashtuquajturi kriminalitet me permasa nderkombetare, sepse rrethanat objektive e caktojne natyren dhe formen e tij.35

Ndermjet ketyre organizatave kriminale ekziston konkurrenca e forte, madje edhe masa te rrepta, gje qe provokon kriminalitetin e organizuar me lende narkotike e te vazhdueshem.36


2.2. Perhapja e droges ne Shqiperi
Ne fillim te viteve 1990, ne vendin tone filloi te futet dhe te perhapet droga. Permbysja e sistemit totalitar ne Shqiperi u dominua nga anarkia dhe kaosi. Vendi u orientua drejt shkaterrimit te industrise dhe ekonomise ne pergjithesi dhe jo drejt ecjes perpara nga stadi ne te cilin ndodhej. Shkaterrimi i fabrikave dhe i uzinave, urbanizimi i pakontrolluar i qyteteve, mungesa e investimeve te huaja, i detyroi shqiptaret te zgjidhnin alternativen e emigracionit masiv. Dalja nga izolimi i hekurt dhe emigracioni masiv, i vuri shqiptaret ne kontakt me plaget e qytetrimit te sotem. Krahas trafikanteve37 te huaj te droges, nisen te lindin dhe trafikante shqiptare38. Gjendja e veshtire ekonomike dhe veprimtaria a organizatave kriminale39 i dha hov trafikut te droges ne Shqiperi.
Kete dukuri e favorizoi edhe pozita gjeografike e Shqiperise. Ajo ndodhej ne kryqezimin e rrugeve te rendesishme, qe lidhnin lindjen me perendimin, jugun me veriun, Azine dhe Afriken me Europen40, vendet e zhvilluara industriale me ato ne zhvillim. Vendi yne ishte ne kryqezim te rrugeve te trafikut nderkombetar te droges, prandaj ai shpejt a be pre e manise nderkombetare. Pozicioni gjeografik si pika me e afert e Ballkanit ne Europen perendimore dhe lidhjet tradicionale te biznesit me Turqine dhe Greqine, si dy vende kryesore qe presin fluksin e droges ne Ballkan, kane krijuar ne Shqiperi kushte per krijimin e grupeve te fuqishme kriminale, te cilat marrin persiper sigurimin e trasportimin e droges deri ne destinacion.
Nje faktor tjeter, qe influencoi ne trafikun e droges ne Shqiperi, ishte dhe gjendja e shtetit dhe e institucioneve shqiptare. Mungonin strukturat efikase te policise. Ndryshimet e kryera ne strukturat e luftes kunder krimit, paralizuan veprimtarine e tyre. Por edhe me pas, kur u plotesuan organikat, keto organe ishin te pafuqishme per te perballuar trafikun41 e droges. U mungonte kualifikimi profesional dhe pervoja e punes. Mungesa kishte ne bazen logjistike ku mungonin fondet per te organizuar doganat ne pikat e kalimit tokesor e ne aeroporte. Veprimtaria gjurmuese operative e strukturave antidroge ishte jorezultative.
Ne gjendje apatike ishin edhe organet e prokurorise dhe gjykates.

Krahas paaftesise profesionale, pasoje e ndryshimeve ne administrate, keto organe duke qene teper te korruptuara, nuk ishin te gatshme per ndeshkimin e krimit dhe krimineleve. Boshlleqe kishte edhe ne legjislacion. Mungonin dispozitat perkatese kunder droges ne Kodin Penal. Nuk kishte nje dispozite per rregullimin e administrimin e barnave narkotike. Vendi yne, ende nuk kishte aderuar ne shumicen e konventave nderkombetare te luftes kunder droges.


Shqiperia nuk ishte vetem platforme per kalimin tranzit te droges, por shpejt u be edhe vend prodhues i saj. Mori hov kultivimi42 i bimeve narkotike. Gjendja e veshtire ekonomike, etja e shfrenuar per para e fitim e kthyen Shqiperine ne nje prodhues te madh te bimeve narkotike43. Trafikut tranzit te droges iu shtua dhe trafiku i droges vendase. Perhapje pati dhe konsumimi i droges ne vend. Ne skalionin e pare te konsumatoreve ishin te rinjte dhe vecanerisht rinia shkollore dhe studentore.
Nuk ka shtet ne bote qe nuk eshte i perfshire nga problemi i tregtise
se palejuar me narkotike, madje faktet deshmojne se perhapja e ketij kriminaliteti ka filluar t'i kaploje edhe vendet me demokraci te reja. Tregtia e palejuar me narkotike, shperndarja, keqperdorimi dhe furnizimi me lende narkotike (droga) dehese dhe substanca te ndryshme helmuese, jane ne rritje e siper edhe ne Shqiperi dhe krime me pasoja te demshme e te rrezikshme ndaj popullates44, e ne vecanti ndaj te rinjve.

Mediat shqiptare kane njoftuar pareshtur rreth ketij fenomeni
"Ne vitin 1991-92, emigrantet e pare shqiptare, pertej kufirit grek zbuluan faren e arte te Canabis sativa, qe do te t'i falte Shqiperise, Epoken e droges. Per histori, dokumentet ne Ministrine e Brendshme, tregojne se ne periudhen midis dy viteve, ne disa zona te pjeses jugore te vendit u evidentuan rreth 15 vatra te mbjella me bime narkotike45.
Kartemonedhat qe dilnin nga ky treg i sapolindur moren rrjedhen e fitimit nderkombetar dhe Shqiperia hyri ne rrjetin e tregtise se palejuar me lende narkotike ne vendet e Evropes Perendimore, me nje situate te avancuar te kriminalitetit te organizuar46 me narkotike. Ne te njejten kohe te disa te rinj filloi te linde nje dukuri e re e konsumimit te pijeve narkotike, qe per Shqiperine nuk ka qene dukuri me permasa te medha. Kishte mbi dhjetera te vdekur nga keqperdorimi dhe konsumimi i narkotikeve.
Sipas te dhenave te vitit 2005 te deklaruara nga perfaqesuesit e qendres "Emanuel", ne Shqiperi47 qe merret me trajtimin dhe integrimin e perdoruesve te droges, vetem ne Tirane numerohen 10-mije perdorues droge. Ne tere Shqiperine numerohen 30-mije perdorues te drogave, sipas mjekut te njohur te Spitalit Ushtarak ne Tirane, Zihni Sula.

Por nuk mund te flasim me shifra konkrete as per Tiranen dhe Shqiperine si teresi, sepse gjerat ne kete drejtim jane perkeqesuar. Eshte rritur numri48, eshte ulur mosha e perdoruesve dhe jane shtuar problemet per perdoruesit e hershem49


Download 0,56 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   21




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish