Droga, nje sfide inteligjence, aspekte penalo-juridike dhe krahasuese te saj


Kreu i 8 permban edhe dy kapituj te tjere qe rregullojne



Download 0,56 Mb.
bet8/21
Sana24.06.2017
Hajmi0,56 Mb.
#14794
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   21

Kreu i 8 permban edhe dy kapituj te tjere qe rregullojne
1-Dispozitat penale dhe sanksionet administrative.

2-Dipozitat gjyqesore dhe ekzekutive.


Neni 72 i ketij ligji parashikon:
Ndalohet perdorimi vetjak i substancave narkotike e psikotrope te tabelave 1-4 dhe cdo perdorim i paautorizuar me kete ligj.

Lejohet perdorimi terapeutik i preparativeve mjekesore dhe qe permbajne lende narkotike dhe psikoprope, ligjerisht te pershkruara sipas nevojave te kurimit, ne lidhje me kushtet e vecanta patologjike te personit.


Neni 73 i ketij ligji parashikon:
Prodhimi dhe trafiku i paligjshem i nakotikeve

1-Cdo person qe pa qene i autorizuar, mbjell, prodhon, perpunon, shet kalon, merr, shperndan, tregeton, blen, transporton u gjen te tjereve drogen ne transit dorezon per cdo lloj qellimi dhe mban paligjerisht substance narkotike dhe psikotrope te tabelave I, II dhe III denohet me heqje lirie nga 8-20- vjet burg ose me gjobe nga 5-50 milion lireta.

2-Cdo person qe eshte i paautorizuar, jep, vendos ose siguron qe te tjeret te vene ne qarkullim substance narkotike dhe psikotrope te treguara ne paragrafin e mesiperm denohet me burgim nga 8-20-vjet burgim dhe me gjobe 6-60 milion lireta162.

3-Te njejta denime zbatohen edhe per kedo qe kultivon, prodhon, ose fabrikon substance te ndryshme nga ato qe kane autorizim.

4- N.q.s. ndonje nga faktet e parashikuara ne paragrafet 1-2-3, permban substanca te tabeleve nga 2-4 zbatohen denime nga 2-6 vjet burgim dhe 10-150 milion lireta gjobe.

5- N.q.s. lidhur me mjetet, menyren dhe rradhet e veprimit ose cilesine dhe sasine e substancave faktet e parashikuara nga ky nen jane te nje rendesie te vogel zbatohet denimi me burg nga 1-6 vjet, dhe me gjobe nga 5-50 milion lireta. Nese flitet per stubstancat tabeleve 1 dhe 3, me burgim nga 6- muaj deri 4-vjet dhe me gjobe nga 2-20 milion lireta nese flitet per substance te tabeleve 2 dhe 4.

6-Nese akti kryehet nga 3 ose me shume persona te lidhur mes tyre denimi rritet.

7- Denimet e paragrafit 1 dhe 2 ulen nga ½ deri 2/3 per cilindo qe perdoret per te mos lejuar aktivitetet kriminale, apo ndihmon forcat e policise ne gjetjen e burimit te krimeve.
Objekti i kesaj vepre penale jane marredheniet e vendosura ne shtetin Italian per te garantuar prodhimin, qarkullimin e administrimin e lendeve narkotikeve, konform ligjit dhe qe mbrohen nga legjislacioni penal Italian.
Nga ana objektive kjo veper penale realizohet me veprime aktive kriminale qe parashikon pika 1 e neneit 73 qe jane: Mbjellja, prodhimi, perpunimi, shitja, kalimi, marrja ne cdo menyre tjeter tregtimi blerja, transportimi, (eksporti), (importi), gjetja te tjerave lende narkotike, kalim, tranzit, dorezim per qellim dhe mbajtja e paligjshme e substancave narkotike. E rendesishme eshte fakti qe per cdo njerin e veprimeve te mesiperme kerkohet autorizim nga organi kopetent. Mospasja e autorizimit e ben personin pergjegjes para ligjit.
Ne paragrafin 2 merret ne pergjegjesi penale personi qe pa qene i autorizuar i jep, vendos siguron qe te tjeret te kete qarkullim substancash narkotike dhe psikotrope.

Pra ne kete paragraf subjekti me veprime aktive ju siguron te tjereve mundesine e qarkullimit te lendeve narkotike duke mos patur asnje lloij autorizimi ligjor per te kryer nje veprim te tille.


Ne paragrafin 3 vepra penale realizohet nepermjet kultivimit, prodhimit apo fabrikimit te substancave te ndryshme nga ato qe subejkti ka edhe ne autorizim, pra tej permbajtjes se autorizimit, ai kultivon, prodhon, kultivon, fabrikon edhe lende te tjera d.m.th kryen veprime ne kundershtim me ligjin.
Ne pragrafin 4 duke u nisur nga vete efektet e drogave te parashikura ne tabelat 2 dhe 4 qe jane me te buta dhe per veprat penale ta parashikuara ne paragrafet e pare masat e denimit jane me te ulta.
Ne paragrafin 6, nese akti kryhet nga tre ose me shume persona te lidhur mes tyre denimet rriten. Pra, te lidhur mes tyre nenkupton nje bashkepunim te thjeshte mes tyre per te realizuar nje veper penale, pra te futet si rrethane cilesuese bashkepunimi i thjeshte qe ndikon ne rritjen e mases se denimit.
Ne pragrafin 7 prashikohen uljen e e denimeve nga 1/3 deri ne 2/3 per secilin qe bashkepunon me policine per te mos lejuar aktivitete kriminale, pra ketu subjekti ka kryer veper panale por bashkepunon me policine per zhdukjen e pasojave apo per nderprerjen e pasojave qe jane ne ardhje.

Gjithashtu bashkepunon me policine per gjetjen e burimeve te krimit.


Neni 74 i Kodit Penal Italian parashikon kryerjen e veprimeve te mesiperme nga organizata kriminale ose bandat e armatosura. Ai parashikohet si me poshte:

1-Krijimi i organizatave kriminale me qellim kryerjen e trafikut te substancave narkotike dhe psikotrope ku tre ose me shume persona bashkohen me nje qellim qe te kryejne veprime te paligjshme ai oto te parashikuara ne nenin 73 denohem sipas kesaj dispozite.

2- Drejtimi dhe financimi denohem me jo me pak 20- vjet burg.

3-Pjesemarresit e thjeshte denohen jo me pak se 10- vjet burg.

4- Ndershkimi rritet nese numri i organizates eshte 10 ose me shume persona.

5- Nese grupi eshte i armatosur denimi eshte jo me pak se 26-vjet burg, ata konsiderohen te armatosur edhe nese mbajne arme apo lende shperthyese ne vende te fshehta.

6- Denimi shtohet nese gjendemi para kushteve te paragrafit te 1 te nenit 80.

7-Denimet e parashikuara nga paragrafet e mesiperm ulen nga 1/2 deri ne 2/3 per ata qe kane ndihmuar ne menyre efikase per te siguruar provat e krimeve, depertuar ne organizate, ose treguar burimet kryesore te kryerjes se krimeve.
Objekti eshte i njejte me nenin 73.
Nga na objektive kjo veper realizohet se pari:

Nepermjet krijimit te organizates kriminanle qe eshte forma me e larte dhe e qendrueshme e bashkepunimit. Qe ne momentin e para legjislatori Italian e ka penalizuar kete marreveshje. Pra qe me krijimin e organizates kriminale pa kryer asnje veprim tjeter subjekti merret ne pergjegjegjesi penale. Mendoj qe n.q.s ata realizojne edhe krimet e trafikut te lendeve narkotike ata do te denohen pervec krijimit te organizates kriminale dhe per vepren penale qe kane konsumuar.


Ne piken 3 dhe 4 te nenit 74 percaktohen edhe rolet qe kane anetaret e organizates kriminale dhe denimi per to. Veme re se denuesit dhe financuesit kane nje mase denimi me te larte dhe kjo eshte logjike pasi roli, funksioni dhe pesha e tyre ne jetegjatesine dhe veprimtarine e organizates kriminale eshte deciziv. Jane ata qe percaktojne rolet, ndajne detyrat financojne veprimtarine kriminale dhe shkalla e rrezikshmerise se tyre eshte shume e madhe pasi mund te perkufizohen si “truri” i organizates kriminale, ndersa per pjesemarresit shkalla e denimit eshte me e vogel.
Nje rrethane renduese eshte parashikuar ne piken 4 n.q.s nje organizate ka 10 ose me shume antare denimi rritet kjo per faktin se grupi behet me kompakt dhe veprat penale realizohen me me lehtesi dhe antaret e grupit i shtojne kurajon njeri tjetrit per te realizuar sa me shume vepra penale.
Ne piken 5 si rrethana renduese del ekzistenca e armatimit te grupit dhe konsiderohet si grup i armatosur edhe nese pjestaret e grupit i mbajne armet apo lendet shperthyese ne vende te fshehta.

Ne piken 8 si rrethane e cilesuar del ekzistenca e kushteve te parashikuar ne nenin 80 qe do te analizojme me pas.


Pika 7 e nenit 74 eshte nder pikat me te rendesishme ne te cilen sot po mbeshteten organet e hetimit per zbulimin e krimeve si dhe parandalimin e tyre.

Ne baze te kesaj pike ulet denimi qe parashikon neni per subjektet e vepres penale nese ata bashkepunojne seriozisht si ne gjetjen e provave, tregimin e bashkepuntoreve, organizatoreve apo drejtuseve duke treguar planet e organizates ne te ardhmen apo burimet kryesore te kryerjes se krimeve.

Kodi penal Italian ne nenin 72 konsiderohet si veper penale edhe mbajtjen e droges per perdorim personal.
Ndersa nenet 75 e 76 parashikojne:
“Cdo person qe per perdorim personal ilegalisht importon, eksporton, blen apo mban substance narkotike dhe psikotrope ne doza jo me te medha se ajo ditore te percaktuara ne baze te kritereve ligjore i nenshtrohet sanksioneve administrative te pezullimit te patentes se shoferit te mbajtjes se armeve, ta pasaportes, dhe te cfaredo mjeti te barazvlefshem me te dhe ne se eshte i huaj pezullohet leja e qendrimit per turizem ose hiqet e drejta per dy deri ne 4-muaj”.
Me te konstatuar nje rast te tille policia i dergon ceshtjen prefektit i cili merr masa administrative si dhe urdheron trajtimin e personelit ne nje program mjekesor kunder toksikovartesise.
Neni 77 parashikon si veper penale hedhjen e shiringave te pardorura ne vende publike ose ne vende private qe vene ne rrezik sigurimin e te tjereve dhe denimin e subjektit me gjobe deri ne 10 mije lireta.
Neni 78 parashikon se:
Ministri i Shendetesise me pelqimin paraprak te Institutit te Larte te Shendetit percakton:

a-Procedurat diagnostifikuese dhe mjeko-ligjore per te vertetuar perdorimin e zakonshem te substancave narkotike dhe psikotrope.

b-Metodat per te percaktuar sasine qe mund te merret zakonisht ne 24 ore.

c-Limitet sasiore maksimale te permbajtjes se substances narkotike dhe psikotrope per dozat mesatare ditore.


Neni 70 parashikon pergjegjesine penale per personat qe krijojne kushte lehtesuese per perdorimin e drogave. Sipas tij cdo person qe kthen ose lejon te pershtatet nje lokal publik apo ambjent privat ne nje vend ku mblidhen personat perdorues te substancave narkotike te cilet denohen me 3 deri ne 10- vjet burg kur substancat jane te tabeles 1 dhe 3 dhe 4- vjet kur ato jane te tabeles 2 dhe 4. Ketu parashikohet si rrethane renduese pjesemarrja e minoreneve, pra n.q.s. neper lokale marrin pjese minorene denimi shtohet nga 1/2 deri ne 2/3. Si mase denimi merret mbyllja e lokaleve per nje periudhe 2 deri 5-vjet dhe nese behet fjale per aktivitete publike. Kjo mase merret nga organet administrative kopetente.
Neni 80 i Kodit Penal Italian parashikon

Kryerjen e vepres penale te parashikuar ne nenin 73 ne rrethana te cilesuara.

Denimet e parashikuara ne nenin 73 rriten nga 1/2 deri ne 2/3:

1-Ne rast se substancat narkotike dhe psikotrope u dorezohen ose jane destinuar per persona te mitur;

2-Per personat qe cuan personat e dhene pas perdorimit te lendes narkotike ne kryerjen e nje krimi ose marrjen pjese ne kryrjen e tij.

3-Nese substancat narkotike ose psikotrope jane perzier me substanca te tjera me qellim qe te rezultoje nje potencial me i madh demtues.

4-Nese oferta ose dhenia behet prane shkollave te cdo niveli, reparteve ushtarake, burgjeve, spitaleve pse qendrave per kurimin dhe rehabilitimin e toksikomanve.

5-Nese behet fjale per sasira shume te medha dhe per personat qe per kryerjen e krimeve perdorin armet denimi behet 30-vjet burgim.
Duke pare rrethanat qe parashikohen si cilesuese veme re se ne rradhe te pare eshte vene ne mbrojtje shendeti i te miturve, me pas ne paragrafin 2 si rrethane cilesuese ka dale nxitja qe u behet personave qe nen efektin e droges apo qe perdorin droge per te kryer krime. Te paragrafi 3 parashikohet si rrethane renduese pasojat qe mund te vine nga perzirerja e droges me substance te tjera te demshme per shendetin.
Te paragrafi 4 si rrethane cilesuese del vendi i kryerjes se vepres penale ndersa tek paragrafi 5 si rrethane renduese del menyra e kryerjes se vepres penale nepermjet perdorimit te armes. Keto rrethana qe ka parashikuar legjislatori e bejne vertet me te rrezikshme vepren penale prandaj dhe masa e denimit rriten nga 1/2 deri ne 2/3.
Ne nenin 81 kemi parashikuar si rrethane cilesuese qe lehteson poziten e subjektit te vepres penale. Denimi i parashikuar ne nenin 81 ulet nga 1/2 deri ne 2/3 nese: perdorimi i drogave i ka shkaktuar demtime shendetit marresit dhe personi fajtor i ka dhene ndihme viktimes duke i njoftuar ne kohe autoritetet shendetesore dhe policine. Pra, kjo ndihme tregon pretendimin e subjektit te vepres penale dhe sherben si rrethane lehtesuese per uljen e denimit te tij nga 1/3 deri ne 2/3.

Neni 82 i Kodit Penal Italian parashikon se:
1-Cdo person qe nxit publikisht perdorimin e paligjshem te drogave, zhvillon privatisht veprimtari per nxitjen e perdorimit te ketyre substancave ose shpie nje person drejt ketij perdorimi denohet nga 1 deri ne 6-vjet dhe me gjobe nga 2 deri ne 10 milion lireta.

2-Denimet shtohen nese jane persona minorene, behet ne ambjentet shkollore, te burgjeve, spitaleve apo sherbimeve sociale.

3-Denimi dyfishohet nese personi “viktime” eshte nen moshen 14-vjec, i paafte menderisht ose i eshte besuar fajtorit per arsye kurimi, shkollimi apo ruajtje.

4- Nese jane substancat e tabelave 2 dhe 4 denimet e paragrafit 1,2,3 ulen nga ½ deri 2/3.


Objekt jane marredheniet juridike te vendosura per te garantuar perdorimin e drogave konform ligjit dhe objekt dytesor jane mbrojtja e shendetit te perdoruesve.
Nga ana objektive kjo figure krimi realizohet me veprime aktive kriminale qe konsistojne ne: Nxitjen ne menyre publike te perdorimit te drogave te paligjshme.

Subjekti zhvillon nje veprimtari per nxitjen e perdorimit te ketyre substancave.

Subjekti shpie drejteperdrejte nje person tjeter drejt konsumit te lendeve narkotike.

Ne paragrafin e dyte parashikohet si rrethane cilesuese e karakterit rendues vendi i kryerjes se vepres penale si dhe merret ne mbrojtje te miturit.

Pragrafi I dhe III parashikon si rrethane cilesuese viktimizimin e te miturve nen 14-vjec, personat e paafte menderisht qe i eshte besuar autorit per arsye kurimi, shkollimi apo ruajtje.
Subjekti eshte i pergjithshem. Cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi ligjore dhe i pergjegjshem.
Ana subjektive realizohet vetem me dashje.
Neni 83 parashikon qe denimet e nenit 73 aplikohen dhe ndaj mjekut kirurg apo veteriner qe leshon receta me substance narkotike dhe psikotrope per perdorim jo terapeutik.

Neni 84 ndalon propaganden dhe cdo veprimtari tjeter publicitare per substancat narkotike dhe psikotrope. Ai parashikon se propaganda publicitare per substancat dhe per pergatesat e perfshira ne tabelat 1 dhe 4 e ligjit dhe kur eshte bere indirekt ndalohet. Kryerja e kesaj propogande denohet me gjobe nga 10 deri ne 50 milion lireta163.

Pjesa e dyte e kapitullit 8 permban dispozita te katakterit procedurial qe kane lidhje me sukuestrimin e detyrueshem te substancave narkotike dhe psikotrope si dhe njoftimin per te dhenat e saj sherbimit qendror te antigroges, gjithashtu ne kete nen flitet per kufizimin e zbatimit te masave shtrenfuese ndaj personave toksikovartes dhe nderpreja e ketyre masave kur jane marre, nese personi i nenshtrohet programit terapeutik.

Kodi Penal Italian parashikon edhe masa lehtesuese per personat toksikovartes qe jane duke kryer vuajtjen e denimit per cdo lloj vepre penale te parashikuar ne kod. Ndaj personit te denuar jo me shume se 4-vjet burg ne lidhje me gjendjen e toksivartesise ose per te njejtin shkak duhet te kryeje ende nje denim prej 4-vjetesh, gjykata mund te vendos pezullimin e denimit prej 5-vjet nese ai i nenshtrohet nj programi terapeutik. E njejta gje vlen edhe per enent 73-75 nese subjekti ka ende edhe 4-vjet per te kryer denimin. Ky pezullim behet vetem nje here mbi bazen e kerkeses se te denuarit.
5.5 Veprat penale te narkotikeve sipas Kodit Penal Grek164
Legjislatori Grek ka proceduar sipas nje tipezimi te dallueshem te shkeljeve qe lidhen me trafikun dhe perdorimin e paligjshem te lendeve narkotike duke rezervuar ne menyre te vecante cilesimin si krim te nje grupi aktesh dhe qendrimesh qe direk apo indirekt jane te lidhura me trafikun e lendeve narkotike ne kuptimin e gjere te kesaj fjale.
Krimet
Konsiderohen krime te denueshme me burgim te pakten 10-vjet dhe me gjobe nga 1 milion DRS deri ne 100 milion DRS:

Importimi ne territorin Grek, eksportin e transportin e droges.

Shitja, blerja, oferta, shperndarja, lenia e droges si dhe ruajtja apo cdo akt tjeter ndermjtesimi i kryer per te lehtesuar shkeljet e siperpermendura.
Futja apo lehtesimet per te futur droge ne vende si kazerma, vende te vuajtjes se denimit ne postat e policise ne institucionet e korrektimit apo banesa si dhe ne qendra spitalore.

Perzierja e droges me substanca te natyrave te tilla qe abvserbohen nga organizmi i njeriut.

Fabrikimi i paligjshem i narkotikeve apo importi i paligjshem prodhimi, shitja, ruajtja, transportimi, shperndarja e lendeve te para te siperpermendura ne listen 1, 2 dhe 3 te paragrafit 4 te nenit 4 ose instrumenta apo vegla qe mund te perdoren per prodhimin e paligjshem kultivimin apo fabrikimin e drogave ose per qellime te ndryshme nga ate per te cilat jane importuar apo eksportuar.

Kultivimi dhe mbledhja e prodhimeve nga cdo lloj bime prej te cilave fabrikohen substanca narkotike.


Ruajtja ape transporti i drogave ne cfarcdo lloj mjeti qe te jete, ne teritorin Grek si dhe duke kaluar hapsirat detare, ashtu edhe ate ajrore qe jane te lidhura me Greqine.

Dergimi apo marrja e kolive apo letrave qe permbajne nje substance narkotike ose dhe urdheri qe i drejtohet te treteve per te derguar ape marre kete lende.

Venia ne dispozicion e hapesirave me qellim qe personat te tjere te konsumojne substanca narkotike ose administrimi i nje ndertese ne te cilen personat te ndryshem konsumojne droge sistematikisht.

Kontribuimi me cfaredo lloj mjeti qofte, ne zhvillimin e perdorimit te narkotikeve.

Lehtesimi per perdorim te paligjshem dhe fakti per te dhene urdhra, per miresjellje apo dashamiresi.
Objekt i kesaj vepre penale jane marredheniet juridike te vendosura nga shteti Grek per te siguruar ligjshmerine e qarkullimit dhe administrimit te lendeve narkotike te mbrojtura posacerisht nga legjislacioni penal grek.
Ana objektive realizohet me te gjitha veprimet e kundraligjshme te shprehura ne nen. Kryerja e vetem njerit prej veprimeve e konsumon plotesisht vepren penale.
Subjekti eshte i pergjithshem cdo person qe ka mbushur moshen per pergjegjesi ligjore dhe i pergjegjshem.
Nga ana subjektive krimi realizohet me dashje me qellim perfitimi ekonomik megjithese ky qellim nuk jepet ne menyre te shprehur ne nen.
Gjithashtu ligji 1729165 i vitit 1987 parashikon edhe "inkriminime te vecanta" dhe denime me te ashpra me qellim shtypjen e disa akteve te lidhura me trafikun e narkotikeve rrezikshmeria e te cilave gjykohet teper e larte si ndaj atij qe eshte ne cilesine e viktimes ashtu dhe "te autorit".
Gjithashtu denohen me burgim si kriminel jo me pak se 15 vjet burg dhe gjobe nga 5milion DRS deri 150 milion DRS;

a-Ai qe me nje akt te nenit 5 lehteson kryerjen e nje shkelje.

b-Funksionari, misioni i te cilit eshte i lidhur me luften kunder narkotikeve ose ne pergjegjesine e te cilit vihet nje sasi narkotikesh.

Me te njejtat denime denohen: Ai qe fut, ndihmon per futjen e lendes narkotike apo trafikun e tyre ne shkolla, institucione te arsimit kombetar ose te tjera qe lidhen me formimin vetem nese kjo behet ne kuadrin e nje programi formimi apo kerkimi shkencor166.


Gjithashtu ai qe fut apo lehteson futjen apo trafikun e drogave ne vendet e edukimit fizik kolonite e pushimeve, institucionet e sherbimeve sociale ose ne cdo vend qe eshte i rezervuar per aktivitete te nxenesve apo studenteve peson te njejtin denim167.

Neni 3 i ligjit 1729 i vitit 1987 i refrohet rrethanave renduese duke parashikuar nje denim me burgim te perjetshem dhe gjobe nga 10 milion DRS deri ne 200 milion DRS nese autori i ketyre shkeljeve eshte perserites, apo e kryen ate per profesion apo zakon, apo perdor minorenet me qellim qe te kryejne keto shkelje apo perdor armet gjate kryerjes se shkeljeve apo per te lehtesuar arratisjen e tyre.


Duke lexuar keto dispozita konstatojme se tipizimi i shkeljeve si dhe percaktimi i elementeve te tyre perberes tregojne fare qarte vullnetin legjislativ per te kriminalizuar sistematikisht cdo akt qe lidhet me prodhimin, fabrikimin, importin, eksportin dhe trafikun e substancave narkotike.
Gjithashtu verejme edhe ate vemendje te vecante te legjislatorit ndaj te rinjve me qellim qe te parandaloje me mjete shtypese venjen e tyre ne rrezik dhe te pengoje shfrytezimin e tyre nga trafikantet. Pervec kesaj e rendesishme eshte te nenvizohet se ligjevenesi Grek nuk ben asnje dallim nga pikpamja e mjeteve shtypese mes"shitjes" dhe "ruajtjes" se droges ashtu si dhe mes "blerjes" dhe "shitjes" duke i konsideruar si dy anet e njejtit akt kriminal.

Ne fund asimilimi i transportit dhe i posedimit ne denimin e parashikuar nuk sheh asnje lloj reference ndaj sasise se poseduar apo transportuar, gje qe na con te besojme se objektivi i ketyre dispozitave eshte te vene ne zbatim nje kuader legjislativ shtypes te mjaftueshem dhe infleksibel qe te cojne ne nje reaksion dinamik nga ana e autoriteteve policore dhe gjyqsore.


Kodi Penal Grek nuk flet per veprimtarine qe mund te ushtrojne organizatat kriminale ne lidhje me trafikun e narkotikeve.

Por ne baze te reagimit te drejtesise penale ne trajtimin e ceshtjeve te droges dhe mbivleresimin e sanksioneve qe jane imponuar prej tyre eshte vene re se:


1- Denimi i dhene eshte sistematikisht me i rende kur shkelja behet ne bashkepunim dhe nga shume persona. Kjo e dhene konfirmon tendencen e pergjithshme qe ka politika penale ne Greqi, e cila duke e ndjekur vullnetin ligjor dhe duke u adoptuar krejtesisht ne luften kuader narkotikeve po e ushtron gjithnje e me teper ashpersine e vet ndaj trafikanteve ne krahasim me qendrimin ndaj konsumatoreve.
5.6.Veprat penale te narkotikeve sipas Kodit Penal te Frances168
Veprat penale te narkotikeve duke pasur parasysh rendesine dhe numrin e ketyre shkeljeve legjislatori Francez ka menduar qe ate duhet te figurojne ne kapitullin qe denon prekjen apo cenimin e intergritetit fizik apo psiqike te personit. Po te shohim Kodit Penal Francez do veme re se per ti dhene nocionin e lendes narkotike dhe rregullat baze per qarkullimin dhe administrimin e tyre ai i referohet ligjit nr 627 "Shendeti Publik", kjo ngjason me Kodin Penal Shqiptar.

Veprat Penale te narkotikeve jane te parashikuar ne nenet 222 -34 deri 222- 43 te Kodit Penal Francez.


Neni 222-34 i Kodit Penal Francez parashikon:
Drejtimi apo organizimi i grupimeve qe kane si objekt prodhimin, fabrikimin, importimin, eksportimin, transportimin, shperndarjen, ofrimin apo perdorimin e paligjshem te narkotikeve denohet me burgim te perjetshem dhe me 50 mije franga169 gjobe.
Objekti i kesaj figure krimi jane marredheniet juridike te vendosura per te siguruar ligjshmerine e qarkullimit apo te administrimit te lendeve narkotike. Veprat penale te narkotikeve jane futur ne sesionit te veprave penale qe cenojne integrimin fizik ape psiqik te personit dhe si te tilla si objekt grupor i tyre eshte edhe jeta dhe shendeti i personit.

Objekt material i vepres jane te gjitha llojet e droges te parashikuara me ligjin 627 te Shendetit Publik.


Nga ana objektive kjo figure krimi realizohet me veprime aktive kriminale qe konsistojne ne:

1-Drejtimin e organizates kriminale. Pra ne krye te kupoles se organizates eshte nje drejtues i cili urdheron kryerjen e veprimeve te kundraligjshme te parashikuar ne kete nen.

2-Organizimi i grupimeve. Pervec drejtuesit roli i organizatorit eshte deciziv ne nje grupim kriminal. Eshte organizatori qe ben organizimin e punes duke ndare detyrat, afron mjetet ne menyre qe te realizohen te gjitha veprimet e kundraligjshme te parashikuara ne paragraf.

Me vertetimin e kryerjes se ketyre veprimeve personi merret ne pergjegjesi penale. Menyra e kryerjes se ketyre funksioneve nga personat e mesiperm nuk ka rendesi. E rendesishme eshte fakti qe ata tashme drejtojne apo organizojne nje organizim kriminal.


Download 0,56 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   4   5   6   7   8   9   10   11   ...   21




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish