Departamenti marketing


Aplikimi i modelit: Skema e gjithëpëfshirëse e konflikteve dhe zgjedhja e tyre



Download 0,54 Mb.
bet14/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   20

2.4 Aplikimi i modelit: Skema e gjithëpëfshirëse e konflikteve dhe zgjedhja e tyre


Në botë, sot, raporti konflikt – integrim gjithnjë e më shumë po anon nga integrimi. Këtu nuk bën përjashtim edhe Balkani, dikur “fuçi baruti”, fjalë që po e dëgjojmë gjithnjë e më rrallë pikërisht për shkak të përfitimeve të padisktueshme tëintegrimit ekonomik dikur dypalësh (MTL), tashmë rajonal (CEFTA) e më gjerë. “The global trade bring peace” po gjen terren çdo ditë e më shumë pavarësisht veçantive rajonale. Përfitojnë me tepër vendet dhe politikanët që më shpejtë ndërgjegjesohen. Kësaj filozofie nuk i shpëton as Kosova dhe fqinjët që e njohin apo nuk e njohin ende.
Studimi i konflikteve ka marrë një formë dhe rëndësi tjetër gjatë viteve 1960 si pasojë e emergjences së studimeve për paqen, të derivuara nga Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe qasja e teorive politike drejt kuptimit dhe shpjegimit të dhunës dhe paqes mes grupeve të ndryshe të interesit (Galtung, J., 50 Years: 100 Peace & Conflict Perspectives, 2008). Pas kësaj, janë zhvilluar disa teori, metodologji, qasje dhe pjesë të debateve rreth paqes dhe studimeve të konfliktit.Disa nga përafrimet mbështeten në analiza statistikore për të parashikuar dhe shpjeguar dinamikat e konfliktit ndërsa, disa të tjera janë të fokusuara në botëkuptimin e kompleksitetit tëkonflikteve, faktorëve historik dhe socio-ekonomik qëçojnë në akte dhune dhe luftime (Webel, C. dhe Galtung, J. (eds.), Handbook of Peace and Conflict Studies, 2007).
Në këtë kontekst të hulumtimit mbi paqen, analiza e konfliktit dhe harta e tij marrin një rëndësi të veçantë pasi përfshijnë një gamë të gjerë të medotave dhe përqasjes së realitetit për të kornizuar dimensione të shumta, aktorë, stuktura dhe pasoja të paqes dhe dhunës.Harta e konfliktit është një nga mjetet e zbardhjes së konfliktit e cila na ofron mundësinë të përshkruajmë aktorët dhe marrëdhëniet mes tyre. Ajo tregon kompleksitetin e analizës dhe po ashtu sjell në lojë elementë objektivë të cilët tregojnë më shumë për mënyrat e zgjidhjes së konfliktit sesa shkrimet narrative të cilët në fund të fundit sjellin zhvendosjen e argumenteve dhe jo qëndrueshmëri të tyre. Harta e konfliktit gjithashtu bën të mundur ilustrimin e marrëdhënieve, dominancën e fuqisë së aktorëve dhe pozicionimin e tyre në konflikt në një mënyre të thjeshtë dhe të kuptueshme.Po Kosova dhe rajoni?
Burimet kryesore të literaturës në lidhje me hapat e modelit janë kryesisht raporte dhe studimeve të universiteve perëndimore, studime të pavarura të aktorëve asnjanës dhe raporte të insitucioneve evropiane lidhur me konfliktin.Pjesa e analizës kritike është kryer duke u bazuar në intervista me ekspertë të fushës së konflikteve, marrëdhënieve diplomatike dhe akademikëvendas.

2.4.1 Aktorët, çështjet dhe objektivat


  • Aktorët

Ky seksion ekzaminon pozicionin e aktorëve kyc në Kosovë përkundrejt veriut të Kosovës. Ai fillon me prezantimin e pozicionit të Qeverisë së Kosovës, Institucionit të Presidentit dhe Asamblesë. Më pas eksplorohet pozicioni i partive kryesore politike në Kosovë.Në vijim, grupet e tjerë të interesit, shoqëria civile dhe prespektivat rrënjësore të konfliktit janë të përfshira me qëllim kornizimin e të gjithë niveleve të shoqërisë. Edhe pse ekzistojnë nuancë dhe diferenca mes pozitës dhe përqasjes së aktorëve politik dhe social të Kosovës, konsensusi përfundimtar është se zgjidhja e situatës së veriut të vendit do të duhet ti përmbahet modelit dhe kushteve të Planit të Ahtisaari-t, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

  • Qeveria e Kosovës

Për një periudhe të gjatë kohe, Qeveria e Kosovës dhe institucionet e mëparshme tëvetëqeverisjes së Kosovës nuk kanë luajtur ndonjë rol të rëndësishëm dhe specifik në veri të vendit.Kjo ka ulur dhe influencën e saj në zhvillimet politike në këtë zonë territoriale. Kjo influencë është ushtruar nga autoritete ndërkombëtare qeverisëse të shumta në vend të cilat kanë administruar rajonin verior në tërësi. Dhuna nga komponentë etnikë, prezenca e strukturave paralele serbe dhe impotenca e UNMIK dhe KFOR për të vendosur zbatimin e ligjit, autoritetit politik dhe normalitetit në Veri të Kosovës, në të njëjtën linjë me tranferimin e zhvendosur të kompetencave drejt autoriteteve lokale, kanë kontribuar në marxhinalizimin e institucioneve kosovare për të ushtruar autoritetin e tyre në këtë rajon të Kosovës. Pozicioni kyç i Qeverisë së Kosovës për të zgjidhur situatën e komplikuar në veri të vendit është gjetja e një alternative në linjë me Planin e Ahtisaarit i cili shpreh decentralizim ekstensiv dhe asimetrik të minoriteteve.Kohët e fundit, ka spekulime se qeveria po harton një plan zhvillimi për veriun. Por, në aktualitet Qeveria e Kosovës është në kundërshtim të ndarjes së rajonit verior dhe po ashtu shprehet kundër një statusi autonom specifik në këtë zonë (“Strategy for Northern Kosovo”, Confidential document,2010, f.1).

  • Institucioni i Presidentit të Kosovës

Pozita e Presidentit të Kosovës në lidhje me veriune Kosovës në të shkuarën ishte influencë e autoritetit kushtetues të limituar qëky institucion ka ushtruar. Gjatë mandatit të tij, Presidenti Rrugova ka injoruar strukturat paralele serbe në veri të Kosovës dhe administrimi dhe mbikqyrja e kësaj zone ka qenë pjesë e autoriteteve ndërkombëtare (UNMIK dhe KFOR).Sot Presidenti,gjykohet një mbështetës i fortë i negociatave dhe dialogjeve politike me Serbinë. Kohëvetë funditështë shprehur dëshira për të takuar dhe dialoguar me homologun serb, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe hapjen e rrugëve për marrëveshje politike mbi çështjet ende të pazgjidhura. Sakaq, edhe BE-ja po punon mbi organizimin e një takimi diplomatik mes homologëve në tëdy vendet.

  • Asambleja e Kosovës

Asambleja e Kosovës ka luajtur një rol interesant në zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.Në disa instanca, asambleja ka shërbyer si një supervizues dhe një mekanizëm përllogaritës për qeverinë kosovare në disa nga aktivitetet me fokus rajonin verior dhe dialogun politik me Kosovën.Gjatë këtij roli, opozita, specikishisht përpjekjet proaktive të Lëvisjes Vetëvendosje kanë skanuar pikëpamje interesante të gjykimit tëçështjes.Në rastet e tjera, roli i saj ka legjitimuar politikat dhe përpjekjet e qeverisë së Kosovës me anë të deklaratave të forta, rezolutës dhe debateve parlamentare.

  • Partitë kryesore Politike në Kosovë

Pamundësia e Qeverisë së Kosovës për të ushtruar sovranitet në veri të vendit, ka qënë një nga kundërshtimet më në zë të partive politike në opozitë drejtuar koalicionit në qeverisje.Partitë opozitare, shpeshherë në sens retorik kanë vënë në dukje këtë dobësi strukturore duke plasaritur sovranitetin e Kosovës si një pretekst për të delegjitimuar qeverinë.Kritikat më të forta sidoqoftë, kanë burim deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje e cila në mënyrë të vazhdueshme dhe konstante vë në dukje çështjen e veriut të Kosovës.

  • Forcat Policore të Kosovës

Policia kosovare, është i vetmi institucion pjesë e sistemit politik të Kosovës që operon pjesërisht e lirë në territorin përreth veriut të Kosovës.Shumica e forcave policore kosovare në këtë zonë janë me kombësi serbe.Prezenca e njëkohëshme e strukturave paralele serbe të sigurisë paraqet sfida të konsiderueshme të zbatimit të ligjit nga ana e policisë kosovare.Këto struktura delegjitimojnë Policinë e Kosovës në prezencën e popullsisë lokale dhe pengojnëndjekjen penale të krimeve ekonomike dhe politike. Sondazhi i kryer nga UNDP në Mitrovicë rreth opinionit publik në 2010 tregon se më pak se 10% e popullsisë serbe në Mitrovicë besojnë në policinë kosovare, krahasuar me 84% të besimit që kanë tek forcat policore në pjesën jugore të Mitrovicës (UNDP, ‘Mitrovice/a Public Opinion Survey’, 2010, fq. 23-24).


  • Qeveria e Republikës së Serbisë

Qeveria e Serbisë duket se e ka nxjerrëçështje jashtë loje njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Nisur nga përfundimet e Platformës Serbe mbi statusin e veriut të Kosovës, thuhet qartë se: “…Serbia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrëdeklarimin e njëanshëm të pavarësisë së Kosovës”. Pala serbe konfirmon vazhdimisht (edhe nëpërmjet platformës) se dialogut teknik mbi statusin e rajonit verior i ka ardhur fundi.Pra, dialogu politik mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme për “të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet”. Kosideruar vendosmërinë e qëndrimit serb karshi statusit të Kosovës veriore, Tadic në vitin 2011 propozon katër pika, zbatimi i përpiktë i të cilave mund të përmirësonte dialogun teknik:

  1. Nivel i lartë i vetëqeverisjes së serbëve në veriun e Kosovës;

  2. Veriu, një rajon me të drejta të veçanta;

  3. Përcaktimi i një statusi të veçantë për manastiret orthodokse serbe;

  4. Të procesohet marrëveshja për të drejtat e pronës (KIP, 2013, fq.50).

Ndryshe nga pala kosovare, literatura paraqet një konsolidim uniform (të drejtë apo jo) të aktorëve serbë në konflikt. Pavarësisht mënyrës së trajtimit të konfliktit, objektivat dhe qëndrimi ndaj statusit të veriut të Kosovës janë të njëtrajtshme. Aktorët e tjerë të palës serbe listohen si më poshtë:



  1. Institucioni i Presidentit të Serbisë;

  2. Asambleja Kombëtare e Serbisë;

  3. Ministria për Kosovës dhe Metohinë;

  4. Partitë kryesore politike serbe;

  5. Lidershipi serb nëveriun e Kosovës;

  6. Strukturat paralele serbe;

  7. Komuniteti serb në veriun e Kosovës.




  • Aktorët Ndërkombëtar

Komuniteti ndërkombëtarështë shtresa e tretë e aktorëve që zotërojnë një rol kritik dhe influencues mbi veriune Kosovës dhe marrëdheniet e ardhshme mes palëve. Ndër ta, aktorët kryesor variojnë nga organizatat ndërkombëtare deri tek vendet influencuese të konfliktit duke përfshirë Institucionet e Bashkimit Evropian, vendet anëtare të tij dhe EULEX, KFOR (NATO), UNMIK, OSCE, ICO dhe shtetet si Kombet e Bashkuara apo Federata Ruse. Edhe pse komuniteti ndërkombëtarështë i segmentuar dhe operon në harmoni të pavarur, pozicionet e tyre predominante lidhur me veriun e Kosovës rezonojnënë këto tri këndvështrime: nuk ka ndarje dhe ndryshim të kufirit, nuk ka përdorimi të forcës dhe ruajtjes së stabilitetit dhe asnjë konflikt të zgjatur dhe të “ngrirë” (KIP, 2013, fq. 77).
Bashkimi Evropian, në dekadën e fundit është kthyer në një aktor me influencë në rajon nëpërmjet instrumenteve si siguria e përbashkët, politikat e jashtme, politikat zgjeruese dhe kapacitetet e manaxhimit të konflikteve. Edhe pse vendet e BE janë të ndara në terma të njohjes së shtetit të Kosovës, institucionet kryesore të BE-së, po angazhohen diplomatikisht në adresimin e çështjeve si status i veriut të Kosovës, strukturat paralele serbe, normalizimi i marrëdhënieve dhe dinamikat e njohjes si shtet i pavarur (EU Annual Report, 2013, fq. 20). BE grupon si pika të pandashme dhe bashkë-kushtëzuese politikat e manaxhimit të krizës në rajon dhe kriteret e integrimit evropian. Kyraport kritik për integrimin evropian tëdy vendeve duhet të skanohet dhe përkthehet si kushti parësor i integrimit. Pra, aq kohësa konflikti zgjerohet dhe shancet për marrëveshje të përbashkëta ulen, BE e quan integrimin “një prioritet kombëtar”. Kjo do të thotë se janë vetëm vendet, përkatësisht Serbia dhe Kosova ato që synojnë integrimin dhe jo përkrahësit evropian.
Lidhur me dinamikën kryesore, për BE-në nuk është më interes kalimi i konfliktit të “ngrirë” në institucionet e veta. Politikat e saj nërajon konsistojnë në ndërhyrjen diplomatike për vendosjen e diskutimeve mes palëve për të kaluar në debat politik dhe jo në tejzgjatje të konfliktit.


  1. Çështjet, kushtet demografike dhe socio-ekonomike, objektivat

Situata në veriun e Kosovës ka evoluar dhe ngecur njëkohësisht nëse i referohemi dekadës së kaluar.Evolimi i përkon kryesisht rikalibrimit dhe mono-etnicizmit dhe ndarjes territoriale të shqiptarëve dhe serbëve. Lumi Ibër simbolizon ndarjen ku, komuniteti serb dominon pjesën veriore ndërsa komuniteti shqiptar atë jugore. Evolimi në terma demografik ka ndodhur si rezultat i përzënies së popullsisë kosovare në tëdy krahët menjëherë pas luftës por gradualisht edhe nëpërmjet presionit ndaj komunitetit, cënimit individual dhe kolektiv, shkatërrimit të pronës private dhe mungesë të mirëqënies socio-ekonomike për të përmbushur standardet bazë të jetesës.Në terma të stagnacionit, kushtet e dobëta ekonomike, të vijuara nga llogorja e strukturave paralele serbe dhe impotenca e qeverisë kosovare për të vendosur sovranitet dhe administrim në pjesën veriore të vendit, i kanë dhënë rajonit një status “harrese”. Nëse ky përcaktim është i vjetëruar, le të themi se shumë sektorë të jetës së përditshme po regresojnë gradualisht.
Rajoni vuan nga mungesa e zbatimit të ligjit apo ekzistencës së vet dhe tensionit etnik nga njëra anë dhe niveli i lartë i pazhvillimit dhe papunësia e lartë në rajon nga ana tjetër.Qeverisja në nivel të dobët ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës veriore.Konsideruar faktorët ekonomik, duket se emëruesi i vetëm i përbashkët mes jugut dhe veriut të Mitrovicës është stagnacioni ekonomik i rajonit dhe iniciativat e pakta për ngritjen e biznesit të vogël dhe të mesëm.Paralel me nivelin e ulët të zhvillimit dhe tensioneve etnike dhe ndarjen territoriale, veriu i Kosovës është i njohur për burime të pasura natyrore.Liqeni artificial i Ujmanit konsiderohet si rezervuari më i madh i ujit në Evropë (RDA, 2012).I pozicionuar në Zubin-Potok dhe sëbashku me lumin Sitnicë dhe Ibër, e shëndërron veriun e Kosovës tërheqës për investime potenciale ekonomike dhe zhvillim agrikulturor.
Objektivi i përbashkët mes vendeve në konflikt përveç dialogut teknik po diskutohet edhe nëpërmjet diagogut politik në nivele të larta.Qëllimi i vendosjes së dialogut politik është normalizimi i marrëdhënieve mes palëve dhe zbërthimi i marrëveshjeve për pjesën veriore.Pas zbatimit të marrëveshjeve sektoriale, produkt i dialogut teknik, me anë të dialogut politik synohet të arrihet një marrëveshje në lidhje me kufijtë dhe rregullimet në institucionalizimin e komunikimit mes vendeve duke përmirësuar marrëdhëniet mes zyrave doganore dhe strukturat paralele serbe. Statusi i ardhshëm i këtij rajoni do jetë në zemër të dialogut politik ku secila palë gjykon në bazë të objektivave të veta: Kosova kërkon zbatimin e planit të Ahtisaarit ndërsa Serbia kërkon vendosjen e një statusi autonom të krahinës, pjesë e territorit serb. Në mënyrë të përmbledhur, më poshtë listohen objektivat e palës serbe për veriun e Kosovës:

  1. Ruajtja e “status quo” në veriun e Kosovës;

  2. Përgatitja e terrenit për ndarjen e Kosovës;

  3. Kontestimi i legjislacionit dhe legjimitetit të shtetit të Kosovës, hyrë në fuqi me aktin e vetë-shpalljes së pavarësisë;

  4. Të pengojë integrimin e Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare;

  5. Të pengojë procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës (KIP, 2013, fq.60).

Plani i Ahtisaarit

Plani i Ahtisaarit përbën një model të vendosjes së autonomisë de-fakto nëpërmjet decentralizimit ekstensiv të autoriteteve në komunat e dominuara nga komuniteti serb. Momentalisht, kyështë qëndrimi i qeverisë kosovare dhe institucioneve ndërkombëtare mbështetëse në Kosovë. Plani përmban mundësitë e listuara si më poshtë për popullsinë që banon në pjesën veriore të Kosovës:



  • Kompetenca shtesë për komunën veriore të Mitrovicës;

  • Përpjesë më të lartë të fondeve publike për serbët që jetojnë në Kosovë;

  • Rol direkt i komunave në zgjedhjen e instancave të larta policore në komunë;

  • Dispozitë e sistemit arsimor serb në akordim me kurrikulën arsimore të Republikës së Serbisë;

  • Një status autonom i Universitetit të Mitrovicës;

  • Përbërje adekuate etnike e gjyqësorit;

  • Të lejohet bashkëpunimi midis komunave dhe pranimi i fondeve me burim Republikën e Serbisë dhe në transparencë të plotë;

  • Serbia mund të vazhdojë të financojë institucionet arsimore dhe shëndetësore me kusht transparencën e plotë(178 PER and D4D, From Creative Ambiguity to a Constrictive Process: How to Approach Northern Kosovo?, Prishtina, 2012, fq. 26-27).

Zgjidhja e ofruar nga Plani i Ahtisaarit mund të jetë e pranueshme nga qeveria e Kosovës, komuniteti serb që banon në komunat jugore të Kosovës dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar. Bazuar në RIDEA, Plani i Ahtisaarit gjykohet si një kompromis minimal por parë nën këndvështrimin e dialogjeve finale të statusit nga qeveria e Kosovës, plani konsiderohet një produkt final. Megjithatë, liderat serb në veri dhe qeveria serbe e ka refuzuar këtë projekt. Duke iu referuar temave të dialogut të ardhshëm, RIDEA rekomandon se qeveria kosovare duhet të konsiderojë dhe përfshijë në marrëveshje ndarjen në mënyre demokratike të kufijëve doganorë, çështjen e individëve të deklaruar të humbur, fondin e pensionit, riparimet e luftës dhe probleme të tjera (179 RIDEA and CIS, “Consolidating Kosovo’s Statehood: Processes, Problems, and Perspectives”, October 2012, fq. 15).

Një tjetër propozim i vendosur në skemë, është ekzistenca e sovranitetit të dyfishtë në praktikë, i sygjeruar nga International Crisis Group (ICG) (Crisis Group, “North of Kosovo: Dual Sovereignty in Practice”, Kap. 3). ICG-ja e konsideron konfliktin e “ngrirë” si konflikt tëçrregullt dhe grindje mes palëve. Prirjet e integrimit të rajonit brenda autoritetit të plotë kosovar përkthehen si përkeqësim i situatës. Në mënyrë ekuivalente, përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për integrimin ekonomik të rajonit nëpërmjet investimeve, fondeve dhe përmirësimit të mjedisit të sigurisë do të ishin jo efektive aq kohë sa mungon zgjidhja e statusit politik të rajonit, pjesë e konfliktit. ICG-ja sygjeron si zgjidhje një status autonom të rajonit verior të Kosovës në këmbim të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga Republika e Serbisë nëpërmjet dialogjeve specifike të moderuara dhe lehtësuara nga BE-ja.


2.4.2 Rrugët e ndërveprimit në konflikt


Duket që literatura sygjeron më të mirën për arritjen e objektivave si dhe rrugët, alternativat,strategjitë që palët përdorin për t’i arritur ato si më poshtë:

  • MCP (Manifest Conflict Process) - një situatë ku palët apo përfaqësuesit e tyre bëjnë të pamundurën për të ndjekur perceptimet e objektivave reciprokisht të papajtueshme por duke minimizuar gjasat e identifikimit të akteve të dhunës;




  • AMCP (Agressive Manifest Conflict Process) - një situatë ku palët apo përfaqësuesit e tyre bëjnë të pamundurën për të ndjekur perceptimet e objektivave reciprokisht të papajtueshme duke ndërmarrë akte dhune si cënim i simboleve të një vendi, dëme fizike me pasoja të konsiderueshme.

Jo kaq lehtësisht lexueshëm është një prirje e orientimit nga AMCP drejt MCP e Serbisë, një vijim konsekuent i filozofisë MCP për Kosovën e një filozofi e re e "Palës së tretë” në lehtësimin e procesit të përshkalëzimit nga konflikti në dialog.Faktorë si koha, integrimi, bashkëpunimi rajonal, ndërhyrja dhe lehtësimi i marrëdhënieve nga komuniteti ndërkombëtar, kanëçuar në këtë tranzicion të rrugëve që palët ndjekin në manaxhimin e konflikteve. Siçështë përmenduar gjatë rrjedhës së punimit, prirja e vendeve drejt integrimit më shumë sesa zgjatjes së konflikteve e bën AMCP një alternativë të vjetëruar në kohë dhe të modifikuar nga evolucioni i marrëdhënieve politiko-ekonomike të vendeve kryesisht në Evropë. Rasti i Ishujve Aland është një shembull i integrimit mes dy vendeve për aspekt territorial. Ndoshta, kyështë modeli që vendet duhet të synojnë sot dhe jo polemikat e vazhdueshme dhe të kapaciteteve dhune si në Lindjen e Mesme.


2.4.3 Ndërhyrja


Metoda më konvergjente e trajtimit të ndërhyrjes në konflikt është ajo e transformimit të konfliktit. Bazuar në analizën e tregtisë së jashtme dhe bilancit tregtar të ekonomisë kosovare, evidencat janë të qarta që eksportet e Kosovës kanëqasje të limituar në tregun e brendshëm të Serbisë.Faktori bazëi kuptueshëm patjetër që ështëkonkurrueshmëria krahasimisht e limituar e produkteve, të mirave dhe shërbimeve kosovare. Mund të gjykonim vetëm faktorët ekonomik të hapjes ndaj tregjeve të eksportit rajonal dhe të konkludonim se mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Kosova janë të një cilësie jo fort të pranueshme dhe si të tilla nuk e kënaqin konsumin serb. Mundet gjithashtu të themi se Kosova nuk i përmbush sipas standarteve evropiane rregullat e origjinës së produktit apo se çmimet nuk janë konkurruese në rajon. Sidoqoftënuk mund të pranojmë se brenda kushteve të një marrëveshjeje për tregtinë e lirë të Evropës Qëndrore (CEFTA), vepron vetëm efekti ekonomik si shkak i rënies së ndjeshme të eksporteve. Për muajin qershor të vitit 2014 dhe 2015, eksport/importi i Kosovës me vendet e CEFTA paraqitet si më poshtë:

Tabela Eksportet dhe importet sipas vendeve në CEFTA, në vlerë dhe në përqindje të GDP-së



('000 €)

Vendet

Eksportet

Importet

2014

2015

2014

2015

Qershor

Qershor

Vlera

%

Vlera

%

Vlera

%

Vlera

%

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Cefta

12,123

44.7

12,453

40.9

60,969

28.3

70,998

29.8

Shqipëria

3,949

14.5

4,299

14.1

12,134

5.6

16,207

6.8

Maqedonia

2,935

10.8

3,349

11.0

11,662

5.4

14,491

6.1

Mali i Zi

1,159

4.3

1,013

3.3

1,251

0.6

1,647

0.7

Serbia

3,469

12.8

3,431

11.3

28,745

13.3

32,323

13.6

Bosnja dhe Hercegovina

611

2.3

336

1.1

7,162

3.3

6,330

2.7

Moldavia

:

:

23.5

0.1

16

0.0

:

:

Burimi: ASK(2015) Përpunimi: Autori
Ngatë dhënat, interpretojmë vlerat relative të eksportit dhe importit në dy periudhat e dhëna duke bërë edhe krahasimin mes tyre. Nëse ekonomia kosovare eksportonte 44.7përqind të të mirave dhe shërbimeve drejt vendeve të CEFTA në qershor 2014 (periudha I), një vit më vonë(periudha II) eksporti ulët me 3.8 përqind(40.9%). Krahasimisht me vendet e tjera në CEFTA, si dhe konsideruar përparësitë gjeografike, rënia me e lartë e eksportit shënohet në tregtinë me Serbinë, ku nga 12.8 përqind eksporti bie në 11.3përqind.
Të dhënat për importin tregojnë se Kosova importonte në periudhën e parë, të mira dhe shërbime nga vendet e CEFTA në masën 28.3përqind. Në periudhën II, importi rritet në 29.3përqind. Po të shohim importin nga Serbia, edhe pse rritet me vetëm 0.3 përqind, prirjet janë të tilla që në kushtet e një situate ku Serbia pranon pak importet nga Kosova dhe eksporton tek kjo e fundit në masë më të madhe, vlera 0.3 është një tregues i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.Termat e mos njohjes së pavarësisë së një shteti, bëjnë që edhe konsumatorët të prirur nga politikat e jashtme të një vendi jo-njohës, të mos konsumojnë të mirat dhe shërbimet të ardhura nga ky vend.
Kosova ka kryesuar Marrëveshjen për tregti të lirë, në vitin 2011. Problemet duket se ishin evidente, duke pasur parasysh faktin vendet anëtare si Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, jo vetëm që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur por kanë bllokuar edhe kalimin transit të prodhimeve ‘Made in Kosova”. Serbia njeh vetëm UNMIK-un, por jo institucionet kosovare. Kosova duhet të përpiqet tëarrijëqëllimet në CEFTA, në të kundërtën, për shtetin më të ri konflikti tregtar përkthehet në “zero-sum game”. Dinamikat e përçuara nga një situatë e pamanaxhuar konflikti nuk bëjnë gjë tjetër përveç se përkeqësojnë terrenin e investimeve të huaja. Mungesa e këtyre të fundit në një ekonomi prodhuese rrit deficitin tregtar.
Problemet aktuale të derivuara nga marrëdhëniet e ftohta të dy vendeve ndikojnë aktivitetin tregtar kryesisht tëndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat vazhdojnë të insistojnë që problemet e tyre të zgjidhen përmes institucioneve. Bizneset po bëjnë zgjidhje përmes vendeve të treta, duke ndryshuar destinacionin e eksportit por me një kosto tejet të lartë, sepse kompanitë ndërmjetësuese po përfitojnë deri në 5% për shërbimet që kryejnë. Problem tjetër është edhe transporti i produkteve kosovare për arsye se distanca është shumë më e largët.
Ndoshta, një mënyrë koherente për zbutjen e problemeve, rezultat i ngërçit mes dy vendeve është ndërmarrja e masave të tjera nga institucionet e larta politike si reciprociteti edhe pse nuk do të jetë forti pranueshëm nga komuniteti ndërkombëtar. Një akt i tillë mund të përkeqësonte statusin e Kosovës në CEFTA deri nëçantarësimin e saj. Megjithatë Kosova është në hapat fillestar të integrimeve dhe kjo nuk e zgjidh çështjen.
Përveç problemit politik që lidhet me Bosnjën dhe Serbinë, kemi një mos gatishmëri dhe mungesë profesionalizmi brenda MTI-së në adresimin e problemeve që lidhen me CEFTA-n. Autoritetet kosovare kishin hequr dorë nga vendosja e reciprocitetit kohë më parë, pasi një vendim të tillë e kishin konsideruar si një veprim, i cili kurrë nuk ka sjellë mirëqënie në vend. Disa të dhëna të publikuara nga një studim i MTI-së, humbësi më i madh në marrëveshjen e CEFTA-s është Kosova, e cila në periudhën 2007-2010ka importuar rreth 11 herë më shumë se që ka eksportuar.Politikat ekonomike, të nxitura nga aktorët ndërkombëtar dhe kombëtar, në raport me vendet e CEFTA-s, ndikojnë çdo ditë e më shumë negativisht në pasqyrën ekonomike të vendit dhe specifikisht prekin prodhuesit vendor.
Në një pikë kritike të ndërveprimit ose jo me anë të reciprocitetit, sygjerimi ndaj institucioneve të larta të politikbërjes është marrja në konsideratë e pasojave më tej. Nga njëra anë duket sikur problemi ka një rrugëdalje dhe një e tillëështë një përmirësim në tregues të tregtisë së jashtme por nga ana tjetër Kosova mund të humbas mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar si një vend që në një kapitull të rëndësishëm të tregtisë së lirë zbaton masa reciprociteti.


Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   10   11   12   13   14   15   16   17   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish