Informimi i kategorive të ndryshme rreth procesit të integrimit të Kosovës në Institucionet e Larta Evropiane ishte motivimi i zhvillimit të anketës në këtë drejtim. Ndërtimi i pyetësorëve është bërë në mënyrë të tillë që të evidentojë aspekte të shumëfishta rreth kësaj tematike. Janë mbledhur gjithsej të dhëna për 350 vëzhgime, të kategorive të ndryshme të ndarë në studentë, profesorat, administratë dhe ndërmarrje. Është e rëndësishme të theksohet se analiza është kryer pas një “pastrimi” të databazës, pra korrektimi për mungesë të dhënash apo vlerash. Supozimet bazë që bëhen në këto raste për zgjedhje të rastësishme dhe përfaqësuese merren parasysh para implementimit të analizës.
Ky kapitull analizon të dhënat e mbledhura me anë të një pyetësori. Anketimi u krye në vitin 2014 në shtatë komuna të Kosovës dhe pyetësorët iu shpërndanë individëve me përkatësi në katër grupe të ndryshme. Rezultatet e kërkimit pritet të shërbjejnë si pikënisje politikash në tregun e informacionit mbi integrimin evropian të Kosovës. U tentua që kampioni të jetë përfaqësues dhe proporcional me popullatën por për vet faktin se studimi është pilotues dhe se informacioni i pyetur është specifik, kampioni final është 350 individë. Megjithatë, vrojtimet e grumbulluara nuk përmbajnë vlera të munguara dhe kjo i bën më robuste rezultatet. Pjesa më e madhe e pyetësorëve u plotësua në prani të një grupi pune, kryesisht në Universitete, ndërmarrjet e targetuara dhe institucionet e administratës publike. Një teknikë e tillë rrit saktësinë e vlerësimeve të marra dhe rrjedhimisht edhe të përgjithësimeve që kryhen mbi rezultatet e anketimit. Grupet e përkatësisë janë studentët, pedagogët, punonjësit e administratës publike dhe punonjësit e ndërmarrjeve. Alokimi i vrojtimeve mes katër grupeve të targetuara u krye në mënyrë tërastësishme.
Gjatë intervistës u shpërnda një pyetësor i përbërë prej 23 pyetjesh, të ndara në tre kategori:
-
Informacion i përgjithshëm mbi të anketuarin/ën;
-
Informacion mbi CEFTA;
-
Infrmacion mbi MSA dhe marrëveshjet dypalëshe;
-
Informacion mbi procesin e integrimit të Kosovës në BE.
Përveç pyetjeve të mbyllura (close–ended), në pyetësor u përdorën edhe pyetje të hapura (open-ended), në mënyrë që të merrej sa më shumë informacion nga i/e anketuari/a. Në shumicën e rasteve pyetësori u vet-administrua nga të intervistuarit (self-administered questionnaire). Ndonëse, në përgjithësi pyetësorët e vet-administruar kanë një përqindje më të lartë gabimesh në mbushje sesa ato të administruar nga intervistuesit. Në rastin konkret u vendos që pyetësori të administrohej nga vetë të intervistuarit për pasojë të natyrës së pyetjeve në pyetësor. Me qëllim që të intervistuarit të mos ndiheshin nën presionin e një testimi nga ana e intervistuesve, u pa më e arsyeshme që ata t’i mbushnin vetë pyetësorët por në praninë e intervistuesve, për të garantuar individualitetin e përgjigjeve. Krahas kësaj u organizuan takime me përfaqësuesit e segmenteve të vrojtuara me pyetje të strukturuara logjike dhe verifikim të tërthortë të përfundimeve të dala nga pyetësorët (sidomos për pyetjen e fundit të pyetësorit). Në këtë mënyrë u sigurua një sinqertitet më i lartë përgjigjesh veçanërisht në lidhje me pyetjet mbi nivelin e njohurive rreth Marrëveshjeve integruese dhe BE-së.
Ky kapitull është i organizuar në tre seksione kryesore. Në seksionin 3.2 paraqitet analiza përshkruese, e cila përmban në parim analizën e karakteristikave demografike të kampionit dhe analizën univariante. Kjo e fundit do të mundësojnë njohjen e thellë të kampionit dhe të informacionit të mbledhur nëpërmjet anketimit, si dhe do të jetë një paraqitje e situatës, sjelljeve dhe problematikave që hasin grupet e targetuara në Kosovë. Në seksionin 3.3 paraqitet analiza bivariante, e cila do të ndihmojë për testimin e një sërë hipotezash të hedhura në fillim të këtij punimi. Seksioni 3.4 përmban analizën regresive mbi të cilën u është dhënë përgjigje pyetjeve kërkimore.
Variablat e përfshira në pyetësorë, nuk janë atribut fort i dallueshëm i rishikimit të literaturës, aq kohë sa nuk ekziston një e tillë e mirëfilltë mbi prirjet e integrimit. Një metodë “proxy11” e cila është përdorur është shtrimi i pyetjeve lidhur më njohjen e marrëveshjeve, zbatimin e tyre, faktorët që katalizojnë integrimin evropian dhe informacionin lidhur me struktura apo institucione që mbikqyrin procesin integrues. Konsideruar kampionin jo fort përfaqësues statistikisht por përfaqësues nga shtrirja gjeografike e mbledhjes së të dhënave, shumica e pyetjeve funsksionojnë si variabla binar (dummy) të koduar në bazë të përgjigjes. Kjo për vetë faktin se nuk mund të supozojmë se target grupet zotërojnë njohuri shkencore mbi integrimin dhe politikat e jashtme të shtetit në nivel të mjaftueshëm. Supozohet se masivisht qytetarët e Kosovës informohen nëpërmjet mediave vizive dhe atyre të shkruara. Gjithashtu vlen të theksohet se pyetësorët në mënyrë të organizuar janë shpërndarë në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës përfshirë: Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaji dhe Gjilani. Kjo rritë efektin e treguesve pasi zgjedhja është e shtrirë gjeografikisht dhe duke mbledhur të dhëna nga individë që banojnë në komunat kryesore, ulet probabiliteti i analizës së rasteve ekstreme.
3.1 Analiza përshkruese
Ky nënseksion paraqet analizën univariante dhe bivariante të informacionit të mbledhur me anë të pyetësorëve. Në fillim paraqitet një përmbledhje e detajuar e karakteristikave të zgjedhjes/kampionit, ndërsa në vijim përmblidhet informacioni mbi secilin prej variablave të seksionit të pyetësorit, që lidhen me njohjen e marrëveshjeve, vlerësimin e faktorëve që përshpejtojnë integrimin në BE, pasojat e marrëveshjeve, institucionet e krijuara si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjeve, numrin e marrëveshjeve dypalëshe që ka nënshkruar Kosova, negociatat për MSA-në, mundësitë e nënshkrimit të marrëveshjes së MSA-së, njohjen e procesit të integrimit, njohjen e proceseve integruese në BE, vlerësimin e aktorëve që ndikojnë procesin e integrimit, përshtatjen e legjislacionit sipas atij evropian, rëndësinë e procesit integrues në punën dhe jetën e përditshme, motivimin ndaj integrimit si dhe shkallën e informimit mbi procesin nga burime të përzgjedhura. Interpretimi i përqindjeve në këtë pjesë është organizuar sipas rrjedhës llogjike të pyetjeve dhe lidhjes mes tyre. Kjo analizë paraprin kryerjen e testeve të përshtatshme për disa prej hipotezave të shtruara në punim dhe përgjigjes ndaj pyetjeve kërkimore, të cilat do të jënë pjesë përbërëse e analizës bivariante dhe analizës regresive. Në mënyrë që të mos ndikohej në përgjigjet e të anketuarëve, nuk është koduar komuna ku banon i/e anketuari, por është koduar perkatësia në grupet e targetuara, por është koduar përkatësia në grupet e referencës.
3.1.1 Karakteristikat demografike të zgjedhjes
Në këtë nënseksion paraqitet analiza përshkruese e karakteristikave demografike të zgjedhjes si grupi i përkatësisë, gjinia, mosha, punësimi dhe eksperienca e punës si dhe arsimimi i të anketuarve. Tabelat 6 dhe 7 përmbledhin përqindjet e karakteristikave demografike si më poshtë:
Tabela Shpërndarja sipas grupeve të përkatësisë
Karakteristika
|
Frekuenca
|
Përqindjet
|
Grupi i përkatësisë
|
|
|
Studentë
|
120
|
34.3
|
Profesorat
|
80
|
22.9
|
Administrata Publika
|
80
|
22.9
|
Ndërmarrja
|
70
|
20
|
Nga 350 vëzhgime në studim, shihet se përqindjen më të lartë të pjesëmarrjes në anketim e kanë studentët, me 34,3përqind, ndërsa më të ulët ndërmarrjet me 20përqind. Administrata dhe profesorati përfaqësohen me rreth 23 përqind përkatësisht. Megjithatë, shpërndarja mund të thuhet se është pothuajse e njëtrajtshme, çka mund të lehtësojë analizën, pasi nëse do të kishte diferenca më të mëdha mes grupeve, mund të kishte ndikime në rezultatet e analizës dhe do duhej bërë një peshim i variablave të marra në konsideratë.
Tabela Karakteristikat demografike të zgjedhjes
Karakteristika
|
Frekuencat
|
Përqindjet
|
Gjinia
|
Mashkull
|
173
|
49.4
|
Femër
|
177
|
50.6
|
Grup mosha
|
18-22 vjeç
|
98
|
28
|
23-35 vjeç
|
143
|
40.9
|
35-55 vjeç
|
96
|
27.4
|
Mbi 55 vjeç
|
13
|
3.7
|
Niveli arsimor
|
I mesëm
|
83
|
23.7
|
Universitar
|
219
|
62.6
|
Pasuniversitar
|
48
|
13.7
|
Punësimi
|
I punësuar
|
295
|
84.3
|
I papunë
|
55
|
15.7
|
Vitet e punës
|
Më pak se një vit
|
5
|
1.7
|
1-2 vjet
|
55
|
18.6
|
3-5 vjet
|
55
|
18.6
|
6-10 vjet
|
86
|
29.2
|
Më shumë se 10 vjet
|
94
|
31.9
|
Karakteristikë e zgjedhjes së marrur në studim janë:gjinia, mosha, niveli arsimor, punësimi si dhe vitet e punës. Kampioni përbëhet nga 49.4 përqind meshkuj dhe 50.5 përqind femra. Në lidhje më grup moshën, 28 përqind e të anketuarve i përkasin grup moshës 18-22 vjeç, rreth 41 përqind grupmoshës 23-35 vjeç, rreth 27 përqind grup moshës 35-55 vjeç dhe më pak se 4 përqind janë mbi 55 vjeç. Nga krostabulimi i gjinisë me grupmoshën (Tabela A1), vihet re se rreth 23 përqind e meshkujvedhe rreth 24 përqind e femrave janë me arsim të mesëm si dhe rreth 62 përqind e meshkujve dhe 63 përqind e femrave janë me arsim të lartë. Nga ata me arsim pasuniversitar, dhe rreth 52 përqind janë meshkuj dhe rreth 48 përqind janë femra. Në lidhje me punësimin, vihet re se rreth 84 përqind e zgjedhjes është në marrëdhënie pune dhe vetëm rreth 16 përqind e të anketuarve janë të papunë. Nga ata që janë të punësuar, rreth 2 përqind punojnë prej më pak se një vit dhe rreth 19 përqind kanë 1-2 dhe 3-5 vite të punësuar përkatësisht. Rreth 29 përqind kanë eksperiencë punë 6-10 vite dhe shumica apo 32 përqind kanë mbi 10 vite që punojnë. Rezultate të tilla janë të justifikueshme meëqënëse 230 individë të pyetur i përkasin grupeve të përkatësisë si pedagog, administrata publike dhe ndërmarrja. Individët e papunësuar janë studentët, kryesisht ata në stadin e parë të studimeve të larta.
3.1.2 Njohuritë mbi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore
Seksioni i dytë i pyetësorit është hartuar që të mbledhë informacion mbi njohuritë që kanë grupet e përkatësisë lidhur me marrëveshjen e CEFTA-s. Konkretisht ata janë pyetur mbi nënshkrimin dhe njohjen e marrëveshjes, vendet me të cilat është nënshkruar marrëveshja, funksionin përshpejtues të CEFTA-s si derivat i nënshkrimit të saj si dhe pasojat e nënshkrimit të marrëveshjes, Tabela 8 përmbledh përqindjet e rezultateve mbi këtë seksion.
Tabela Përqindjet e përgjigjeve vlerësuese mbi marrëveshjen CEFTA
Pyetja
|
Frekuencat
|
Përqindjet
|
Leximi i Marrëveshjes CEFTA
|
Po
|
139
|
39.7
|
Jo
|
211
|
60.3
|
Nënshkrimi i marrëveshjes
|
Po
|
251
|
71.7
|
Jo
|
10
|
2.9
|
Nuk e di
|
89
|
25.4
|
Vendet me të cilat është nënshkruar marrëveshja
|
Me vendet e Bashkimit Evropian (BE)
|
48
|
13.7
|
Me vendet anëtare të NATO-s
|
6
|
1.7
|
Shqipëria, Bosnje- Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia
|
232
|
66.3
|
Nuk e di
|
64
|
18.3
|
CEFTA pёrshpejton antarёsimin e Kosovës, nё:
|
Në Bashkimin Europian (BE)
|
162
|
46.3
|
Në NATO
|
6
|
1.7
|
Në Organizatën Botërore të Tregëtisë (OBT)
|
76
|
21.7
|
Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)
|
12
|
3.4
|
Në Paktin e Stabilitetit
|
23
|
6.6
|
Tjetër
|
1
|
.3
|
Nuk e di
|
70
|
20.0
|
Pasoja e menjëhershme e antarësimit në CEFTA
|
Ulja e tarifave doganore midis Kosovës dhe BE-së
|
48
|
13.7
|
Ulja e tarifave doganore midis Kosovës dhe vendeve antare në CEFTA
|
6
|
1.7
|
Tjetër
|
232
|
66.3
|
Nuk e di
|
64
|
18.3
|
Institucioni i krijuar si pasoje e antarësimit në CEFTA
|
Kёshilli i CEFTA-s
|
90
|
25.7
|
Drejtoria Rajonale e CEFTA-s
|
39
|
11.1
|
Asambleja Rajonale e CEFTA-s
|
20
|
5.7
|
Në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë - Pika e Kontaktit
|
113
|
32.3
|
Nuk e di
|
88
|
25.1
|
Nga Tabela 8 vihet re se marrëveshja nuk është lexuar nga rreth 60 përqind e të anketuarve, dhe se rreth 25 përqind e tyre nuk e dinë nëse Kosova ka nënshkruar një të tillë. Shumica apo rreth 72 përqind pohojnë nënshkrimin e marrëveshjes CEFTA dhe më pak se 3 përqind konstatojnë të kundërtën. Në lidhje me vendet që nënshkruhet marrëveshja, rreth 66 përqind përgjigjen saktë, pra marrëveshja nënshkruhet me Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Moldavinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Nëse rreth 14 përqind mendojnë se marrëveshja është nënshkruar me vendet anëtare në BE, janë rreth 18 përqind të anketuarit që nuk e dinë përgjigjen. Vetëm 2 përqind shprehen se marrëveshja është nënshkruar me vendet e NATO-s. Pjesa më e madhe apo rreth 46 përqind e të anketuarëve mendon se integrimi në CEFTA përshpejton antarësimin e Kosovës në BE dhe plot 20 përqind nuk janë në dijeni të pyetjes. Rreth 22 përqind shprehen se nënshkrimi i marrëveshjes CEFTA katalizon përshpejtimin e antarësimit në OBT dhe pjesa tjetër konstaton se një marrëveshje si CEFTA përshpejton antarësimin në NATO, OKB apo në Paktin e Stablitetit. Në lidhje me pasojën e mënjëhershme të integrimit në CEFTA, 232 individë të pyetur apo rreth 66 përqind janë përgjigjur për alternativën “tjetër” dhe më pak se 2 përqind mendojnë se nënshkrimi i marëveshjes shoqërohet me ujen e tarifave doganore midis Kosovës dhe vendeve anëtare në CEFTA. Rreth 14 përqind shprehen se do të ketë ulje në tarifat doganore mes Kosovës dhe BE-së dhe rreth 18 përqind nuk kanë njohuri lidhur me pasojën e mënjëhershme të integrimit në CEFTA. Të pyetur lidhur më krijimin e institucioneve të reja, rrjedhojë e nënshkrimit të marrëveshjes, rreth 26 përqind zgjedhin “Këshillin e CEFTA-s”, 11 përqind mendojnë se Institucionet Qeverisëse të Kosovës do të ngrenë Drejtorinë Rajonale të CEFTA-s dhe vetëm 6 përqind shprehen për Asamblenë Rajonale. Pjesa më e madhe e të anketuarve apo rreth 32 përqind përgjigjen se do të krijohen Pikat e Kontaktit në kuadër të MTI-së dhe rreth 25 përqind nuk kanë dijeni mbi pyetjen.
3.1.3 Njohuritë mbi marrëveshjet dypalëshe dhe MSA
Seksioni i tretë i pyetësorit kërkon të mbledhë informacion mbi njohuritë që kanë grupet e përkatësisë lidhur me marrëveshjet dypalëshe dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Konkretisht ata janë pyetur nëse Kosova ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe, rreth numrit të marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara, bisedimeve për MSA-në dhe mundësitë e nënshkrimit të marrëveshjes.
Tabela Përqindjet e përgjigjeve vlerësuese mbi marrëeshjet dypalëshe dhe MSA
Pyetja
|
Frekuencat
|
Përqindjet
|
Nënshkrimi i marrëveshjeve dypalëshe
|
Po
|
247
|
70.6
|
Jo
|
9
|
2.6
|
Nuk e di
|
94
|
26.9
|
Numri i marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara
|
10 – 30 Marrëveshje dypalëshe
|
122
|
49.4
|
31 – 60 Marrëveshje dypalëshe
|
40
|
16.2
|
61 – 100 Marrëveshje dypalëshe
|
2
|
.8
|
Mbi 100 Marrëveshje dypalëshe
|
34
|
13.8
|
Nuk e di
|
49
|
19.8
|
Fillimi i bisedimeve për MSA-në
|
Po
|
270
|
77.1
|
Jo
|
29
|
8.3
|
Nuk e di
|
51
|
14.6
|
Mundësitë nga nënshkrimi i MSA-së
|
Ulja e tarifave doganore midis Kosovës dhe BE-së
|
59
|
16.9
|
Heqja e vizave për qytetarët kosovarë që duan të shkojnë në BE
|
109
|
31.1
|
Anëtarësimi i Kosovës në BE
|
118
|
33.7
|
Antarësimi i Kosovës në NATO
|
10
|
2.9
|
Tjetër
|
54
|
15.4
|
Nga tabela 9 vihet re se rreth 71 përqind e individëve të pyetur pohojnë nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe të Kosovës, ndërkohë që më pak se 3 përqind mohojnë nënshkrimin e tyre dhe rreth 27 përqind konstatojnë se nuk janë në dijeni të çështjes. Nga ata që iu përgjigjën pozitivisht pyetjes lidhur me nënshkrimin e marrëveshjeve dypalëshe, rreth 50 përqind shprehen se Kosova ka nënshkruar 10-30 marrëveshje dypalëshe dhe vetëm 0.8 përqind përgjigjen se numri i marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara nga Kosova është 61-100. 16 përqind e të anketuarëve mendojë se janë nënshkruar 31-60 marrëveshje dhe rreth 20 përqind nuk janë në dijeni të numrit të marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara. Rreth 77 përqind e qytetarëve të pyetur, shprehen se kanë filluar bisedimet e Kosovës për MSA-në dhe pjesa tjetër mohon një fakt të tjerë apo nuk është në dijeni të bisedimeve për MSA-në. Megjithatë, të anketuarit janë përgjigjur lidhur me mundësitë e krijuara nga nënshkrimi i MSA-së. Rreth 17 përqind shprehen se nënshkrimi i marrëveshjes do të shoqërohet me ulje të tarifave doganore mes Kosovës dhe BE-së, ndërsa rreth 32 përqind mendojnë se do të ketë heqje të vizave për qytetarët kosovarë që dëshirojnë të shkojnë ne vendet e BE-së. Rreth 15 përqind e tyre zgjedhin alternativën “tjetër”.
3.1.4 Njohuritë mbi procesin e integrimit evropian dhe motivimin përkatës
Seksioni i fundit i pyetësorit është hartuar për të mbledhur informacion lidhur me njohuritë dhe motivimin e të anketuarve rreth procesit të integrimit të Kosovës në BE. Konkretisht u është kërkuar të vlerësojnë njohuritë lidhur me procesin integrues, rëndësinë e aktorëve kryesorë në integrimin evropian të Kosovës, mundësitë e antarësimit pa përshtatur legjislacionin, vendin që zënë në punën e përditshme aktivitetet lidhur me procesin e integrimit në BE, motivimin për t’u integruar në këtë çështje si dhe të vlerësojnë burimet që ofrojnë informacion mbi BE-në.
Tabela Përqindjet e përgjigjeve vlerësuese mbi integrimin në BE
Pyetja
|
Frekuencat
|
Përqindjet
|
Njohja e procesit të integrimit evropian të Kosovës
|
Shumë
|
69
|
19.7
|
Deri diku
|
164
|
46.9
|
Pak
|
76
|
21.7
|
Aspak
|
41
|
11.7
|
Mundësitë e integrimit pa përshtatur legjislacionin
|
Po
|
48
|
13.7
|
Jo
|
230
|
65.7
|
Nuk e di
|
72
|
20.6
|
Rëndësia e integrimit
|
Shumë
|
41
|
11.7
|
Deri diku
|
131
|
37.4
|
Pak
|
79
|
22.6
|
Aspak
|
99
|
28.3
|
Motivimi
|
Shumë
|
35
|
10.0
|
Deri diku
|
128
|
36.6
|
Pak
|
120
|
34.3
|
Aspak
|
67
|
19.1
|
Vihet re se individë të ndryshëm e vlerësojnë në mënyra të ndryshme procesin e integrimit të Kosovës në BE. Përgjithësisht, secili ka një vlerësim unik mbi aktorët e veçantë që mund ta nxisin apo pengojnë këtë proces, duke filluar nga institucionet vendase, organizatat ndërvepruese të brendshme apo të jashtme, institucionet Evropiane dhe Administrata Publike. Të anketuarit vlerësojnë rëndësinë e aktorëve kryesor në procesin e integrimit evropian si aspak të rëndësishëm, pjesërisht të rëndësishëm dhe shumë të rëndësishëm (Grafiku 2).
GrafikuVlerësimi i ndikimit të aktorëve të ndryshëm në integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian
Nga grafiku 2 vihet re se për pjesën më të madhe të aktorëve që ndikojnë në integrim, të anketuarit e vlerësojnë masivish si shumë të rëndësishëm rolin e tyre. Ndër aktorët e paraqitur më sipër, mendohet se më pak rëndësi ka përbërja fetare e popullsisë së Kosovës. Kjo ndoshta sepse përqindja që zëçdo besim fetar në Kosovë mund të mos tregojë mjaftueshëm për tolerancën fetare. Konkretisht, rreth 39 përqind e tyre vlerësojnë si aspak të rëndësishëm rolin e përbërjes fetare të Kosovës në procesin e integrimit, ndërkohë që rreth 33 përqind mendojnë të kundërtën. Rreth 65 përqind e tyre vlerësojnë si shumë të rëndësishëm rolin që ka Administrata Publike në integrimin evropian, edhe pse ekzistojnë motive burokratike që ata mund të kenë ndeshur në këto organizmadhe që mund t’i kenë projektuar në vlerësimet e tyre përkatëse. Nga ana tjetër nuk ka ndryshim fort të evidentueshëm për vlerësimet “aspak dhe pjesërisht i rëndësishëm” që i bëhet rolit të Administratës Publike në procesin e integrimit. Institucionet e BE-së mendohet se kanë ndikim të konsiderueshëm në procesin e integrimit. Rreth 74 përqind e individëve e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm rolin e Institucioneve të BE-së në integrim dhe vetëm 15 përqind mendojnë të kundërtën. Në të njëjtën masë vlerësohet edhe roli i politikës në procesin e integrimit. Për sa i përket gjyqësorit, plot 81 përqind gjykojnë se roli i organit legjislativ është shumë i rëndësishëm ndërkohë që më pak se 6 përqind e vlerësojnë atë si pjesërisht të rëndësishëm. Një rezultat i tillë justifikon përqindjen e atyre që mendojnë se Kosova nuk mund të integrohet në BE pa përshtatur legjislacionin e vet. 60 përqind e të anketuarve vlerësojnë si shumë të rëndësishëm rolin e stabilitetit në rajon dhe rreth 22 përqind e konsiderojnë aspak të rëndësishëm. Kjo e fundit, mund të justifikohet me opinionin që kanë individë të kategorive të ndryshme me faktin se një situatë e tensionuar në rajon mund të konsiderohet avantazh për kalendarin e negociatave që kryen BE-ja me vendet kandidate apo potencialisht kandidate. Edhe në rasin e administratës lokale, rreth 64 përqind vlerësojnë si shumë të rëndësishëm rolin e saj në procesin e integrimit dhe vetëm 18 përqind mendojnë të kundërtën. Konsideruar vlerësimet e grafikut 4.1 mund të konkludohet se pothuajse të gjithë aktorët e shqyrtuar janë të rëndësishëm nëse funksionojnë për të të njëjtin qëllim.
Një ndër nënçështjet e këtij seksioni përfshin vlerësimin që u japin individët grupeve të ndryshme të informimit rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës. Aspekt i rëndësishëm i informimit të qytetarëve rreth zhvillimeve në procesin e integrimit si dhe procedurave të nevojshme në këtë drejtim janë edhe burimet nga të cilat merret ky informacion. Ekzistojnë burimet zyrtare, elektronike, të mediave të shkruara apo dhe të organizatave ndërkombëtare që ofrojnë informacion të niveleve e cilësive të ndryshme lidhur me procesin e integrimit të Kosovës. Arritja e këtyre burimeve në përcjelljen e mesazheve të targetuara rreth grupeve të ndryshme të përkatësisë cilësohet si e rëndësishme në këtë proces, por si e vlerësojnë qytetarët kosovarë të kategorive të ndryshme për marrjen e informacionit nga këto burime? Janë paraqitur në grafikun 3burimet e informacionit si: televizioni, interneti, radio, gazeta dhe institucionet kërkimore.
GrafikuVlerësimi i informacionit mbi procesin e integrimit evropian nga burime të ndryshme
Nga grafiku 3 vihet re se prgjithësisht, të anketuarit marrin informacion në nivel të lartë nga ky grup burimesh informimi mbi integrimin evropian të vendit të tyre. Në rastin e televizionit dhe internetit, rreth 66 përqind dhe 67 përqind shprehen se informohen në nivel të lartë nga këto dy burime respektivisht. Vetëm 15 përqind në rastine televizionit dhe 16 përqind në rastin e internetit mendojnë se nuk u ofrohet informim në nivel të duhur mbi procesin e integrimit. Rreth informimit me anë të programeve në radio 42 përqind e të anketuarve konstatojnë se informohen në nivel të lartë krahasuar me rreth 29 përqind që shprehen se marrin informacion në nivel mesatar apo të ulët përkatësisht. I njëjti trend vlen edhe në rastin e gazetave. Është interesant fakti se qytetarët e Kosovës nuk informohen nga burime të sigurta dhe të bazuara informimi siç janë institucionet kërkimore. Rreth 58 përqind mendojnë se nuk informohen nga publikimet e organizmave të tilla dhe vetëm 19 përqind shprehen se informohen në nivel të lartë. Kjo mund të lidhet me faktin se burime të tilla nuk kanë si marrës informacioni çdo pjesë të popullatës, por duhet theksuar se pjesa më e madhe e kampionit është e mirë arsimuar dhe e aftë të thithë informacion shkrencor.
GrafikuVlerësimi i informacionit mbi procesin e integrimit evropian nga burime të ndryshme
Një rezultat interesant i këtij vrojtimi është se individët i vlerësojnë institucionet zyrtare si më pak të rëndësishme në përcjelljen e informacionit të nevojshëm rreth procesit të integrimit. Shihet se Delegacioni i BE-së dhe Ministria e Integrimit janë vlerësuar nga 50 dhe 54 përqind e të anketuarve si institucione që përcojnë informacion në nivel të ulët. Po ashtu, rreth 56 dhe 62 përqind e konsiderojnë të nivelit të ulët informimin që marrin nga aktivitetet shkencore/arsimore të organizuara nga universitetet apo informimin nga komuniteti ndërkombëtar si OJF-të dhe ambasadat. Mesatarisht, rreth 20 përqind e individëve mendojnë se informohen në nivel të lartë nga këto organizma. Mundët që një vlerësim i tillë të vijë nga profesorati duke konsideruar aktivitetin e tyre shkencor dhe kërkimor. Trendi i grafikut 4 tregon se qytetarët ose nuk kanë mjetet e duhura për të marrë informacionin nga këto organizma, ose vetë këto institucione nuk ofrojnë informacion të plotë e të arritshëm nga pjesa më e madhe e popullatës për procesin e integrimit. Ky fakt përbën një defekt të funksonimit të “tregut të lirë të informacionit”, pasi vetëm në një situatë të informacionit simetrik do të kishim një rezultat eficient të këtij fenomeni. Megjithatë, jo i gjithë efekti i vlerësimit të dobët të institucioneve evropiane i shkon keqadministrimit të shpërndarjes së informacionit prej tyre. Shkalla e lartë e dixhitalizimit të informacionit përbën një faktor të rëndësishëm. Siç vihet re pjesa më e madhe e individëve kanë vlerësuar televizionin dhe intnetin si burimet kryesore të informimit rreth integrimit. Kjo është e kuptueshme, pasi shumica e popullatës mendohet se i merr informacionet nëpërmjet lajmeve të publikuara në edicione lajmesh e emisione televizive si dhe nëpërmjet portaleve të ndryshme virtuale.
Do'stlaringiz bilan baham: |