Përfundimi kryesor i punimit lidhur me prirjet integruese nuk është një emergjencë se çfarë Kosova duhet të bëjë për të përafruar në kohë integrimin evropian por një emergjencë se çfarë duhet të vazhdojë të bëjë për synimin kryesor. Më sipër u arsyetua bindshëm se në botë, sot, raporti konflikt – integrim gjithnjë e më shumë po anon nga integrimi. Këtu nuk bën përjashtim edhe Balkani, dikur „fuçi baruti“, fjalë që po e dëgjojmë gjithnjë e më rrallë pikërisht për shkak të përfitimeve të padisktueshme tëintegrimit ekonomik dikur dypalësh (MTL), tashmë rajonal, (CEFTA) e më gjerë. “The global trade brings peace” po gjen terren çdo ditë e më shumë pavarësisht veçantive rajonale. Përfitojnë me tepër vendet dhe politikanët që më shpejtë ndërgjegjësohen. Kësaj filozofie nuk i shpëton as Kosova e fqinjët që e njohin apo nuk e njohin ende. Në vijim të argumentit konkludohet se të pasurit e një deficiti tregtar nuk është pasojë e njëanshme pra e impotencës së një ekonomie tregu për të hyrë në tregjet globale të eksportit. Përkundrazi, në marrëdhënie të tilla kur njëra palë eksporton dhe pala tjetër importon, pengesat e tregtisë vijnë si pasojë e mospërputhjeve të ofertës dhe kërkesës si dhe faktorëve subjektiv. Këta të fundit, sidomos në terren konfliktesh bëhen indikatorët me impakt më të madh të treguesve kryesorë të ekonomisë së një vendi. Në këtë drejtim Kosova nën mbikqyrjen e komunitetit ndërkombëtar do të duhet të synojë dialogun politik mbi atë teknik. Kjo përkthehet si një emergjencë për dhënien e statusit politik të rajonit verior. BE sygjeron se është pikërisht manaxhimi i krizës së konfliktit barriera më e madhe e integrimit.
Nga ana tjetër përfundimet që mund të nxirren nga gjetjet e analizës empirike mund të ndahen në dy kategori: informative dhe politike. Në rrafshin informativ, është e rëndësishme të ndërmerren fushata të ndryshme gjithëpërfshirëse në lidhje me informimin e publikut me çështje që kanë të bëjnë me integrimin në BE. Krijimi i një bashkëveprimi me kategori të ndryshme individësh në një përfshirje masive në shpërndarjen e informacionit me anë të shtypit të shkruar, mediave online, portaleve apo website-ve të caktuara, do të rriste interesin në edukimin mbi integrimin evropian në Kosovë. Në rrafshin politik, është e nevojshme që Kosova gjatë vazhdimit të negociatave të vazhdueshme për nxitjen e procesit të integrimit në BE, të marrë parasysh faktorët ndikues në sjelljet e publikut, pasi ata do të përcaktojnë edhe vazhdimësinë e një procesi të tillë. Është tashmë e ditur se efektiviteti i një politike varet në radhë të parë nga perceptimi që individët kanë rreth suksesit të saj si dhe prej pritshmërive të tyre nga një politikë e ndërmarrë. Ekziston një shkollë e tërë e mendimit ekonomik që argumenton rëndësinë e vonesave kohore në ndërmarrjen e një politike, që mund të jenë vonesa të brendshme apo të jashtme. Një politikë e caktuar mund të duket si zgjidhja ideale në një moment kohor, por nëse nga projektimi i politikës deri në aprovimin e më tej implementimin e saj kalon shumë kohë, situata aktuale e vendit mund të ketë ndryshuar, po ashtu edhe pritshmëritë e individëve. Kjo do të bënte që politika të mos ishte efektive ose të mos jepte rezultatet e pritura.
Literatura -
Alesina, A. and Spolaore, E. (2005), “War, Peace, and the Size of Countries”, Journal of Public Economics, vol. 89: pp. 1333–1354. 2, 6, 9, 10
-
Andrijaniq, I. (2008), “Afarizmi në tregtinë e jashtme”, Universiteti Victory, Prishtinë.
-
Blythe, J. (2005), “Essentials of Marketing”, Third Edition, Prentice-Hall, United States.
-
Boulding, K.E. (1962), “The Economics of Human Conflict”, in E.B. McNeil (ed), The Nature of Human Conflict, Prentice-Hall, Englewood Cliffs, New Jersey.
-
Boulding, K.E. (1965), “Conflict and Defense: A General Theory”, Harper Torchbooks (Harper and Row), New York
-
Boutros-Ghali, B. (1992), “An Agenda for peace: Preventive Diplomacy; Peacemaking and Peace-keeping” (Report of the Secretary-General pursuant to the statement adopted by the Summit Meeting of the Security Council on 31 January 1992), United Nations, Department of Public Information, New York.
-
Cateora, P. (1996). International Marketing, Irwin, 1996
-
Ceku B., Reshidi N. (2006), ‘Marketingu’, Universiteti mbretëror ILIRIA, Prishtinë.
-
Craig C.S., Douglas P.S. (1998), ‘International Marketing Research’, 3-d Edition, John Wiley & Sons.Ltd., England.
-
Dennis J.D. Sandole, “A Comprehensive Mapping Of Conflict And Conflict Resolution: A Three Pillar Approach,”(1) Peace and Conflict Studies, vol. 5, no. 2, December 1998
-
Deutsch, K.W. (1978), “The Analysis of International relations”, Second Edition, Prentice-Hall, Englewood Cliffs, New Jersey.
-
Deutsch, M. (1969), “Conflicts: Productive and Destructive”, Journal of Sosial Issues, vol. 25, fq. 7-42.
-
Deutsch, M. (1971), “Conflicts and Its resolution”, in C.G. Smith (ed), Conflict Resolution: Contributions of the Behavioral Sciences, University of Notre Dame Press, Notre dame (Indiana) and London.
-
Dicken, P. (1992). Global Shift, The Internationalization of Ecnomic Activity, PCP. 1992
-
Draft – Plani i Veprimit i Vizionit Ekonomik të Kosovës 2011 - 2014 (2011), Qeveria e Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Prishtinë.
-
Filipovic V., Kostic M., Prohaska S.(2001), “Odnosi s javnoscu”, FON – Menadzment, Beograd.
-
Frankfort-Nachimias, C. dhe D. Nachmias (1996), “Research Methods in the Social Sciences”, Fifth Edition, St. Martin’s Press, New York.
-
Galtung, J. (1964), “A Structural Theory of Aggression”, Journal of Peace Research, vol. 1, fq. 95-119.
-
Galtung, J. (1969), “Violence, Peace and Peace and Peace Research”, Journal of Peace Research, vol.6, nr.3, fq.167-191.
-
Gatlung, J. (1996), “Peace By Peaceful Means: Peace and Conflict, Development and Civilization”, International Peace Research Institute, Oslo (PRIO), sage, London and Thousand Oaks (California).
-
Goljanin D.(2010), “Marketing u trgovini”, Universitet Singidunum, Beograd.
-
Hanic H.(1999), “Marketing InformacioniSistem‘, Cigoja Stampa, Beograd.
-
Investimet e jashtme direkte në Kosovë –politika ekonomike, rrethina dhe strategjia e promovimit, (2002), RIINVEST, Prishtinë.
-
Jakupi A.(2008), “Marketingu Ndërkombëtar”, Universiteti AAB, Prishtinë.
-
Johnson G., Scholes K., Whittington R.(2005), “Exploring Corporate Strategy, Text and Cases”, 7-th Edition, Prentice Hall,United States.
-
Kosovo Human Development Report 2010 Social Inclusion, (2010), UNDP,In Design, Prishtinë.
-
Kotler & Keller (2012), “Marketing Management”, 14-th Edition, Prentice Hall, United States.
-
Kotler PH.(1994), “Marketing Management–Analysis, Planing, Implementation and Control”, Informator, Zagreb.
-
Kotler Ph., Caslione A. J., Kaotika (2011), “Biznesi i menaxhimit dhe i Marketingut në epokën e turbullirave”, Dudaj, Tiranë.
-
Kriesberg, L. (1982), “Social Conflicts”, Second Edition, Prentice-Hall, Englewood Cliffs, New Jersey.
-
Kristo I.(2004), “Biznesi Ndërkombëtar”, Megi, Tiranë.
-
Krugman r. P., Obsfeld M. (2010), “Ekonomia Ndërkombëtar”, Kolegji Universitar Victory, Prishtinë.
-
Laue, J.H. dhe G. Cormick (1978), “The Ethics of Intervention in Community Disputes”, in G. Bermant, H. Kelman, and D. Warwick (eds), The Ethics of Social Intervantion, Halsted Press, New York.
-
Lerche, Jr., C.O. dhe A.A. Said (1970), “Concepts of International Politics”, Second Edition, Prentice-Hall, Englewood Cliffs, New Jersey.
-
Lewis, K., Houdsen M.(1998), ‘An Introduction to International Marketing‘, Kogan Page Limited, London.
-
Lund, M.S. (1960), “Preventing Violent Conflicts: A strategy for Preventive Diplomacy”, U.S. Institute of Peace Press, Washington, DC.
-
Marthur U.C.(2008), “International Marketing Management – Text and Cases”, SAGE Publication Inc., USA.
-
Martin, P., Mayer, T. and Thoenig, M. (2008), “Make Trade not War?”, Review of Economic Studies, forth coming. pp. 2, 8
-
McDonald M., Christopher M.(2003), “Marketing a complete guide”, Palgrave Macmilian, New York, USA.
-
Meler M.(2008), “Bazat e Marketingut”, Kolegji Universitar Victory, Prishtinë.
-
Milosavljeviq M., Mishkovic V.(2011), “Elektronskatrgovina“, Universitet Singidunum, Beograd.
-
Mitchell, C.R. (1981), “The Structure of International Conflicts”, The Macmillan Press, London.
-
Mitra, D. (2002), “Endogenous political organization and the value of trade agreements”, Journal of International Economics, vol. 57 no 2: pp. 473–485. 1
-
Moore, C.W. (1986), “The Mediation Process: Practical Strategies for Resolving Conflict”, Jossey- Bass, San-Francisco.
-
Mullins J. M.(2005), “Management and Organizational behavior”, 7-th Edition, Prentice Hall, United States.
-
Një vështrim statistikor i sektorit të NVM-ve në Kosovë, (2007) Edicioni i II-të, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria e Republikës së Kosovës, Prishtinë.
-
Observatori dhe anketimi i 700 NVM-ve, (2006), Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Qeveria e Republikës së Kosovës, Prishtinë.
-
Onkvisit S., Shaw J.(2007), “International Marketing – Analysis and Strategy”, 4-thEdition, Routledge Taylor &Francis Group, New York and London.
-
Ornelas, E. (2005), “Endogenous free trade agreements and the multilateral trading system”, Journal of International Economics, vol. 67 no 2: pp. 329–336. 1
-
Përmbledhje punimesh nga Konferenca - Strategjia e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimi i NVM në Kosovë, (1999), RIINVEST, Prishtinë.
-
Previsic J., Ozretic D. D.(1999), “Medunarodni Marketing”, MASMEDIA, Zagreb.
-
Primo, N.(2003), “Gender Issues in the Information Society”, UNESCO, fq. 48.
-
Qëndrueshmëria ekonomike e Kosovës (sfidat, politikat dhe mundësitë), (2006), RIINVEST, Prishtinë.
-
Raporti i Bilancit të Pagesave, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), (2010).
-
Raporti i Bilancit të Pagesave, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), (2011).
-
Raporti i Bilancit të Pagesave, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), (2012).
-
Raporti i Bilancit të Pagesave, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), (Qershor 2013).
-
Rexha N., Reshidi N.(2004), “Bazat e Marketingut”, Rexha Marketing Science Services, Prishtinë.
-
Rialp A., Rialp J.(2007), “International Marketing Research: Opportunities and Challenges in the 21-st Century”, Volume 17, Elsevier Ltd., USA.
-
Ries A., Trout J.(2005), “22 Ligje të pandryshueshme të marketingut”, Ideart, Tiranë, 2005.
-
Rosenfeld, S.S. (1998), “The Wilsonian Dilemma”, The Washington Post, 24 July, p. A19
-
Segetlija Z. (2009), “Afarizmi tregtar”, Universiteti Victory, Prishtinë.
-
Simintiras A., Reynolds N. (2003), “International Marketing Review – International Business Negotiations”, Volume 20, Emerald Group, UK.
-
Sinkovics R.R.,Ghavri N.P. (2009), “Advances in International Marketing, New Challenges to International Marketing”, Volume 20, Emerald Group, UK.
-
Statistikat ekonomike, Bruto prodhimi vendor në Kosovë për vitet 2004 – 2009, Enti i Statistikës së Kosovës, 2010.
-
Statistikat ekonomike, Repertori Statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë (TM3-2010), Enti i Statistikës së Kosovës, 2010.
-
Statistikat ekonomike, Repertori Statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë (TM4-2010), Enti i Statistikës së Kosovës, 2011.
-
Statistikat ekonomike, Statistikat e tregtisë së jashtme, Enti i Statistikës së Kosovës, 2011.
-
Statistikat ekonomike, Statistikat e tregtisë së jashtme, Enti i Statistikës së Kosovës, 2012.
-
Taylor R.Ch., Lee D.H. (2007), “Advances in International Marketing, Cross – Cultural Issues in Buyer Behaviors”, Volume 18, Elsevier Ltd., USA.
-
Tempera, M. (2011), “Free Trade Agreements In Western Balkans: CEFTA’s Achievement and Problems”, Portal on Central Eastern and Balkan Europe.
-
Vicard, V. (2009), “Explaining the Heterogenity of RTAs”, Review of World Economics, forthcoming.
-
Vicard, V. (2009), “On Trade Creation and Regional Trade Agreements: Does Depth Matter?”, Review of World Economics, forthcoming.
-
Vukadinoviq R. (2008), “Teoritë e Politikës së jashtme”, Universiteti VICTORY, Prishtinë.
-
Young L. T. (1999), “Successful Project Management”, Kogan Page, USA.
-
Zou Sh., Fu H. (2011), “International Marketing: Emerging Markets”, Volume 21, Emerald Group, UK.
Do'stlaringiz bilan baham: |