4.1 Gjetje
Punimi paraqet gjetje nëçdo kapitull të vetin, krahasimi i të cilave me situatën reale i bën ato edhe më relevante. Rishikimi i literaturës nxjerr në pah se integrimi nuk ështëthjeshtënjë funksion i cili shjegohet në masë të gjerë nga veprimtaria politiko-ekonomike e një vendi. U pasqyrua se nevoja e integrimit gjendet edhe në shembuj. Si koncept social, variacioni i faktorëve që e bejnë të mundur dhe të pamundur integrimin,është i madh.
Nga ana tjetër, u vu re se dëshira për tu integruar në një komunitet evropian nuk është një “prioritet kombëtar”, një vendim rasti apo një tendencë e ditëve të sotme. Për shumë vende integrimi i Kosovës është i dëshirueshëm sepse në mes qëndron interesi ekonomik. Për shumë vende të tjera, Kosova dhe konflikti në veri është një problem më shumë për BE dhe si i tillë duhet mënjanuar. Ndërsa për vet kosovarët integrimi është një prirje drejt një të ardhmeje më të mirë edhe pse hendeku mes njohjes dhe mos njohjes së integrimit si proces kompleks vlen për tu konsideruar.
CEFTA është një rrugë jo e detyrueshme por e domosdoshme për katalizimin e procesit të integrimit. Pra, ecuria e zhvillimit dhe niveli i integrimit të një vendi në CEFTA është një indikator “proxy” i integrimit të ardhshëm në BE. Kjo pasi zhvillimi i marrëdhënieve tregtare mes vendeve anëtare dhe pranimi i filozofisë së tregtisë së lirë tregon për një marrëveshje të shëndoshë dhe me kapacitete të domosdoshme por jo të mjaftueshme për një integrim në nivel evropian. Kusht i detyrueshëm për vende si Kosova apo Serbia është transformimi i konfliktit ekzistues në marrëveshje dhe leximi i “peacemaking” si katalizator i hapjes së negociatave.
Bazuar në literaturën ekzistuese dhe jo aq në punime të ngjashme, vlerësimi i prirjeve integruese nuk mund të përcaktohet vetëm me anë të metodave ekonometrike të cilat masin vlerësimin e njohurive të individëve të një kombi mbi integrimin apo ecurinë ekonomike të një vendi duke përdorur GDP-në si matës “proxy”. Një analizë e tillë në parim derivon disa përfundime rreth kritereve të integrimit por nuk i përafrohet rezultatit final. Për ta bërë kërkimin më praktik dhe jo aq teorik, aplikimi i një modelit “A Comprehensive Mapping of Conflict and Conflict Resolution” për rastin e konfliktit të hershëm Kosovë-Serbi hodhi dritë mbi pikat ku Kosova duhet tëpunojëdhe implementojë politika të reja të zbardhjes së ngërçit për rajonin verior. Nën gjykimin mbështetës të Planit të Ahtisaarit, Kosova duhet jo vetëm të bjerë dakord mbi pikat e përcaktuara në Plan por duhet të harmonizojë gjykimin e aktorëve të brendshëm (si partitë kryesore politike dhe komuniteti në veriun e Kosovës).
Qëndrimi strikt i Republikës së Serbisë në lidhje me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe imponimi që Serbia aplikon me vende të tjera aleate, mund të shfrytëzohet diplomatikisht nga Qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e lartë diplomatikë në BE si avatazh i një vendi që në prag integrimi është i hapur drejt debateve politike dhe marrëveshjeve të mundshme për statusin e rajonit verior. Në lidhje me rrugët që palët e përfshira ndjekin në një konflikt, u vu re se Kosova njëtrajtësisht ka vepruar sipas planit Manifest Conflict Process (MCP), ndërsa pala serbe sot ka kaluar në një tranzicion të veprimtarisë së saj përgjatë shtrirjes kohore të konfliktit nga Agressive Manifest Conflict, proces në MCP. Edhe pse ky kalim tregon prirje pozitive, për një vend që ende nuk njeh pavarësinë e një vendi tjetër me të cilin ka marrëdhënie tregtare, i cungon ato duke prishur edhe pika të marrëveshjes integruese në të cilën bëjnë pjesë, integrimi sipas BE mbetet thjesht një “prioritet kombëtar”.
Të dhënat primare mbi aktivitetin e jashtëm tregtar të Kosovës dhe analiza e tyre e ndarë në eksport/import dhe në grupime vendesh si BE, CEFTA dhe të tjerë, tregojnë se në vitet e fundit Kosova importon krahasimisht më shumë mallra dhe shërbime nga BE sesa nga vendet e CEFTA apo rajone të tjerë. Duket se eksporti në vendet e CEFTA pas një rënie të konsiderueshme në 2010 me 8.8 përqind krahasuar me një vit më parë, rimëkëmbet duke arritur vlerën 39.2 përqind në vitin 2014. Në po këtë vit, eksportet në CEFTA tejkalojnë importet nga rajoni.Kjo prirje justifikohet me faktin se Kosova mbulon nevojat e tregut me të mira dhe shërbime nga vendet anëtare të BE-së më tepër sesa nga vendet e CEFTA-s. Pavarësisht faktorit gjeografik dhe përparësive që ai sjell, të mirat e prodhuara në BE kënaqin më shumë nevojat e konsumatorëve sesa të mirat e prodhuara në vendet e CEFTA. Konsideruar faktorin politik, Kosova ka moderuar importin nga vendet e CEFTA-s në 4 vitet e fundit, duke përmirësuar bilancin tregtar me rajonin. Nga të dhënat shohim se Kosova ka rritur ndjeshëm aktivitetin tregtar me disa vende si Zvicra, India e kështu me radhë.
Trendi i rritjes apo uljes së bilancit tregtar ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga rritja apo ulja e importit. Kjo ndodh për shkak se, sado rritje të madhe të ketë niveli i eksportit, vlera e ulët e eksportit të Kosovës bën që luhatjet në import, sado të vogla të jenë ato, të jenë faktor në përcaktimin e bilancit tregtar të Kosovës dhe jo eksporti.
Në kuadër të marrëdhënieve tregtare të Kosovës me vendet e rajonit, vihen re dinamikat e saj në raport me tregtinë e jashtme me Serbinë. Importet nga ky vend tejkalojnë eksportet drejt tij. Kjo nuk lidhet fort me aspektin ekonomik të tregtisë së jashtme sesa me marrëdhëniet politike tëdy vendeve. Fakti se Serbia deklaron në Platformën e vetë lidhur me statusin politik të rajonit verior se Serbia nuk po e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë shtetin e pavarur të Kosovës dhe se do të ndryshonte një akt të tillë atëherë dhe vetëm atëherë kur veriu i Kosovës ti kalojë territorit serb, na bën të mendojmë se nuk është vetëm statusi politik objekti i njohjes por edhe të mirat dhe shërbimet që ky vend eksporton. Megjithëse mund të kërkohen evidenca të tjera në mbështetje të një argument të tillë, gjykoj se ngjarjet apo incidentet e rastit ose jo, të bizneseve të drejtuara nga shtetas kosovarë nëSerbi, nuk janë pjesë e analizës objektive të studimit të marrëdhënieve.
Gjatë testimit të hipotezave mbi lidhjet mes njohjes sëprocesit të integrimit dhe nivelit informativ të nëntë burimeve të ndryshme, vetëm 6 hipoteza u pranuan. Konretisht, rezultatet e testit Hi-katror nga krostabulimi i njohjes së procesit me vlerësimin e informacionit të marrë nga televizioni tregon se lidhja mes tyre është statistikisht e rëndësishme në nivelin 5 përqind. Pra sa më i lartë të jetë niveli informativ nga televizioni, aq më i lartë është niveli i njohjes së integrimit nga të anketuarit.Rezulton gjithashtu e rëndësishme lidhja e njohjes së procesit me nivelin informativ të radios nivelin 5 përqind. Fortësia e lidhjes është e mjaftueshme për të treguar se emisionet radiofonike kanë në fokus procesin e integrimit dhe përcjelljen e informacionit tek qytetarët. Edhe në rastin e krostabulimit për nivelin e informimit nga artikujt në gazeta, vërejmë se lidhja mes njohjes së integrimit dhe informimit nga gazetat është pozitive, e fortë dhe statistikisht e rëndësishme në nivelin 5 përqind. Testi Hi-katror për lidhjen mes nivelit informativ nga interneti dhe njohjes së integrimit tregon se lidhja është statistikisht e rëndësishme në nivelin 5 përqind. Mund të themi se ky interneti është burimi informativ më efiçent në nivelin e njohjes së procesit dhe këtë e tregon fortësia e lidhjes. Rezultatet e krostabulimit për nivelin informativ nga publikimet e delegacionit të BE-së dhe nivelit të njohjes së procesit integrues të Kosovës tregojnë se lidhja mes tyre rezulton pozitive dhe statistikisht e rëndësishme ne nivelin 5 përqind. Pavarësisht fortësisë së lidhjes, dallohet sërisht trendi se sa më i lartë niveli i marrjes së informacionit, aq më shumë e njohin të anketuarit procesin e integrimit.
Edhe rezultatet e testit Hi-katror nga krostabulimet e njohjes së procesit dhe informimit nga publikimet e Ministrisë së Integrimit tregojnë se lidhja mes tyre është e rëndësishme në nivelin 5 përqind. Ndërsa për gjashtë burimet e para informative lidhja mes tyre dhe njohjes së procesit ishte statistikisht e rëndësishme, në rastin e publikimeve shkencore të universiteteve dhe instituteve kërkimore apo ambasadave, lidhja është statistikisht e parëndësishme. Kjo mund të shpjegohet me faktin se jo çdo lexues mund të konsiderohet marrës shkencor i informacionit që publikimet përçojnë.
Analiza empirike ngriti një sërë çështjesh për diskutim si dhe shtroi disa pyetje ndaj të cilave kërkohej përgjigje.Pikë së pari kërkohej të vlerësohej nëse kishte diferenca midis individëve përsa u përket çështjeve të ndryshme të procesit të integrimit. Këto çështje lidhen me njohjen e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe MSA-së, informimin rreth Marrëveshjeve dypalëshe që ka nënshkruar Kosova me vende të tjera, opinionin nëse duhet të përshtasë Kosova legjislacionin me BE para se të integrohet etj. Diferencat mes grupeve të individëve u kërkuan në fusha si përkatësia gjinore(mashkull, femër), përkatësia profesionale(student, profesorat, administratë dhe ndërmarrje) dhe punësimi (i punësuar ose jo).
Rezultatet e modelit empirik sugjeruan se ishte më shumë e mundur për një mashkull të ishte i informuar rreth Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qëndrore(CEFTA) sesa për një femër. Mundësitë e të qenit i informuar rreth Marrëveshjes ishin rreth 1.3 herë më të larta për meshkujt. A qëndron një gjetje e tillë me realitetin? Megjithë dyshimet për rëndësinë statistikore, studime të ndryshme empirike të kësaj fushe kanë treguar se një përfundim i tillë është i arsyeshëm. Meshkujt janë më të prirur dhe më të afërt me burimet e informacionit. Primo, N.(2003)jep edhe një arsyetim nga pikëpamja e kostove. Siç përmendet në punim, lehtësirat e komunikimit kushtojnë para e për shkak të një ndërveprimi të një sërë faktorësh, femrat janë më pak tëprirura të blejnë televizorë, radio apo zgjedhin siç do të dëshironin, veçanërisht kur teknologjia e shtëpisë administrohet nga një individ tjetër(përgjithësisht bashkëshort apo baba). Pra, ka më pak mundësi që femrat të kenë të ardhurat e disponueshme të nevojshme për të paguar për shërbime informacioni, sidomos kur nevoja të tjera si ushqimi dhe edukimi kanë prioritet më të lartë. Për më tepër, femrat kanë edhe më pak kohë në dispozicion për të kërkuar lidhje teknologjike apo komunikimi apo të shpenzojnë kohë online sa meshkujt, siç tregohet dhe nga disa anketa të kryera, sipas të cilave femrat përdorin shërbimet teknologjike të informacionit për komunikim(e-mail) dhe banking elektronik, ndërkohë që meshkujt për të naviguar në internet, shkarkuar software dhe lexuar gazeta.
Përsa i përket punësimit, rezultatet treguan se ishte më shumë e mundur për një të papunësuar që të ishte i informuar rreth CEFTA-s sesa për një të punësuar. Një rezultat i tillë mund të ngrejë kontradikta. Kjo pasi një i punësuar logjikisht do të ishte më në kontakt në punët e tij të përditshme me çështje që kanë të bëjnë me procesin e integrimit në BE. Megjithatë, pasi u vëzhguan paraprakisht se cilat ishin burimet kryesore të informimit rreth procesit të integrimit, u vu re se Institucionet Zyrtare(ku dhe janë të punësuar shumica e zgjedhjes) ishin dytësore në përcjelljen e një informacioni të tillë. Televizioni dhe interneti luajnë rol parësor. Pra, duke e parë nga ky këndvështrim, një person që nuk është i punësuar ka më shumë kohë në dispozicion për t’u marrë me këto çështje. Se sa është ai i prirur që kohën shtesë ta përdorë pikërisht për këtë lloj informimi, pra sa është prirja e tij marxhinale për t’u informuar, nuk është në qëllimet e këtij studimi, por në krahasim me të punësuarit, ata kanë më shumë mundësi të jenë të informuar rreth Marrëveshjes së CEFTA-s.
Vetë shkalla e informimit rreth Marrëveshjes së CEFTA-s ndikon më tej, krahas faktorëve të tjerë si kategoria të cilës i përket një individ, në opinionin që ata kanë në lidhje me përshtatjen e legjislacionit. Përgjithësisht supozohet që individët do të duhet të mendonin se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa përshtatur më parë legjislacionin me BE dhe pjesa më e madhe e zgjedhjes ka patur këtë mendim. Megjithatë, mendimet kanë patur diferenca brenda grupeve të ndryshme të individëve. Përsa i përket faktorit të parë, sa më i informuar të jetë një person rreth Marrëveshjes së CEFTA-s aq më i prirur është që të mendojë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në BE pa përshtatur legjislacionin. Pra, një person i informuar rreth Marrëveshjes ka 1.5 herë më shumë mundësi të aprovojë përshtatjen e legjislacionit. Kjo gjë pritet, pasi nëse dikush ka njohuri rreth një Marrëveshjeje si CEFTA, ai është pak a shumë në dijeni të proceseve të nevojshme për bashkërendim politikash midis vendeve, çka e shtyn atë të mendojë se dhe legjislacioni duhet përshtatur. Mëtej, përkatësia në një prej kategorive të përfshira në model(profesorat, administratë dhe ndërmarrje) i jep më shumë mundësi një individi të mendojë se përshtatja e legjislacionit është e domosdoshme, në krahasim me studentët.
Do'stlaringiz bilan baham: |