Vilhelm Bush Jezusi fati ynë



Download 1,44 Mb.
bet23/24
Sana11.02.2017
Hajmi1,44 Mb.
#2316
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   24

JEZUSI fati ynë


U desh më shumë se një vit për gruan që të arrinte të besonte në Zotin Jezus. Nuk do ta harroj kurrë shënimin e shkurtër që më dërgoi mëngjesin e Pashkës: "Ai është ngritur edhe në zemrën time!"

Pas kësaj ata u martuan - ata kishin jetuar së bashku - dhe ia filluan nga e para. Megjithëse që të dy ishin nga natyra shumë të pavarur, dhe krenarë për inteligjencën e tyre, arritën të përjetojnë harmoni të vërtetë si çift. Burri ma shpjegoi një ditë se si kishte ndodhur kjo. "Më parë," tha ai, "çdo gjë shkonte keq në shtëpinë tonë...". "Dhe si ndodh që çdo gjë shkon mirë tani?" e ndërpreva. Ai u përgjigj, me fytyrën që i shkëlqente, "Sepse tani Jezusi është kreu i shtëpisë sonë. Unë dhe ime shoqe nuk zihemi më për të provuar se kush është i parë. Por së bashku ne pyesim, 'Çfarë pret Jezusi prej nesh?' Dhe kjo jep rezultat!"

Ndërsa ai fliste, papritur më erdhi një mendim: Në qoftë se është kaq bukur, kaq e mrekullueshme, kur Jezusi sundon mbi një shtëpi, si do të jetë kur ai të jetë Mbreti i botës?

Bota do të kalojë nëpër një periudhë të dytë sprovimi pas mbretërimit të Jezusit. Do të testohen zemrat për të provuar nëse ato kanë ndryshuar vërtet apo jo. Satanit, në kuptimin e drejtpërdrejtë, do t'i hiqen prangat, dhe do të shihet se zemra _ e njeriut nuk ka ndryshuar aspak dhe se njerëzimi është akoma ai që ka qenë gjithmonë.

Bibla na jep për të kuptuar se do të ketë një revoltë të fundit kundër Perëndisë, dhe se pas kësaj do të vijë ftindi i botës. Të gjitha sistemet diellore do të çintegrohen. Qiejtë dhe toka do të zhduken. Pastaj, siç shkroi Gjon apostulli, duke kujtuar vizionin e tij për "gjërat e f’undit": Pashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të.... Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u

KURDO TE VIJEFUNDI?




301


gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas vepravv të tyre.... Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në Librin e Jetës, u flak në liqenin e zjarrit.

Dikush më pyeti dikur, "Ku do të jetë froni në qoftë se çdo gjë zhduket?" Iu përgjigja, "Mos u shqetëso për këtë. Më tepër duhet të merakosesh për mënyrën se si do të paraqitesh para atij froni të madh të bardhë!" Ne mund të dënohemi! Do të preferoja që kjo e vërtetë e tmerrshme të mos gjendej në Bibël. Por Fjala e Perëndisë na vë përballë me këtë - eventualitet tmerrues: të të qenit përjetësisht të dënuar.

Do t'ju tregoj një histori të shkurtër. U dha një darkë në një kështjellë në Skoci, dhe biseda iu kthye temës së krishterimit. Mysafirët ishin ulur të gjithë rreth vatrës në të cilën digjej një zjarr i madh. Një zotëri elegant i moshuar u kthyc nga zonja e shtëpisë dhe tha, "Nga vërejtjet e tua, zonjë, unë arrij në përfundimin se ju jeni e krishterë. A e besoni seriozisht çdo gjë që shkruhet në Bibël?" "Po." "Dhe që secili prej nesh do të gjykohet?" "Po." "Dhe që personi cmri i të cilit nuk gjendet i shkruar në Librin e Jetës do të shkojë në fcrr?" "Po, e besoj këtë." Burri u ngrit, kaloi nëpër dhomë dhc mori një zog 'buxhi' nga një kafaz që varej në një qoshc. Pastaj ai erdhi te vatra dhe bëri gjoja sikur do ta hidhte zogun në zjarr. E tronditur, zonja u hodh për ta ndaluar.

"Ç'bën kështu?" klithi ajo. "1 shkreti zogth!" Burri filloi të qeshte. "E shikoni zonjë, juve ju vjen keq për këtë zog të shkretë, c megjithatë ai që ju e quani një Perëndi dashurie do të hedhë miliona qenie njerëzore në ferr. Ç'Perëndi i çuditshëm dasluirie!"

Pati një moment heshtjeje, pastaj zonja e mori tjalën përsëri, "Kam frikë se e ke gabim. Perëndia nuk hedh asnjë në ferr. Ne hidhemi vetë në të. Perëndia dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen."

302


JEZUSI fati ynë


Bibla jep një pamje të frikshme të Gjykimit të Fundit. Na jepet një përshkrim i gjyqit të Perëndisë. Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin nëkëmbë përpara Perëndisë, edhe iibrat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është Iibri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre. Njerëzit e kundërshtojnë me forcë mesazhin e gjykimit. "Nuk është e vërtetë!" thonë ata.

Njëri nga miqtë e mi të rinj u pyet në punë, "A beson vërtet në Gjykimin e Fundit?" "Po." "Lëri këto," i thanë shokët e punës. "Sa njerëz jetojnë tani? Dhe sa kanë vdekur tashmë? Mirë, vetëm përpiqu t'i imagjinosh të gjithë duke u gjykuar në mënyrë individuale. Mund ta llogaritësh kohën që do të duhej?" I riu ua ktheu, "Kur të vijë ai çast, do të kemi kohë me shumicë. Se mos do të kemi gjë tjetër për të bërë!"

Po, Perëndia do të ketë shumë kohë për ne. Duke na gjykuar në mënyrë individuale, ai na tregon për herë të fundit se sa seriozisht e merr ai secilin prej nesh. Perëndia tashmë na e bëri këtë të qartë kur Biri i tij vdiq në vendin tonë. Ju nrund të mos e mermi jetën tuaj seriozisht, ju mund të zgjidhni ta harxhoni atë në mëkat dhe pa menduar për të - por sidoqoftë Perëndia do fju marrë seriozisht në Ditën e Gjykimit.

Bibla e mbyll parashikimin e saj për të ardhmen me këtë thënie: J\'e presim qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilët banon drejtësia. Dhe ajo e përshkruan këtë botë të re me ijalë që e tejkalojnë arsyetimin tonë. Përshkrimi thekson një realitet madhështor dhe unik: Perëndia e ka përmbushur qëllimin e tij. Ata, emrat e të cilëve janë shkruar në Librin e Jetës do ta banojnë këtë botë të re. Ata do të jenë të ngjashëm me të, të ngjashëm me Birin e Perëndisë. Në këtë botë nuk do të ketë as polici, as burgje, as gjykata, as frymëra të këqija, as luftëra, as dhimbje, as mëkat, as vdekje.



KUR DOTE VIJE FUNDI?




303


Lcxoni për veten tuaj kapitujt e mrekullueshëm të 21 dhe 22 të Zbulesës.

Këto imazhe të jashtëzakonshme janë shumë larg arsyetimit tonë, me këtë jetë që jetojmë në një botë mëkati, vdekjeje dhe vuajtjeje. Përsa më përket mua, kur mendoj për atë që më ka rezervuar Perëndia, mezi pres të jem në atë botë të re.



  1. Ose... ose...

Do të dëshiroja të nxirrja disa konkluzione. Sa më shumë studioj përshkrimin e "ditëve të fundit" në Bibël, aq më shumë më bën përshtypje fakti që në fund do të ketë vetëm dy kategori njerëzish: të shpëtuarit dhe të humburit.

Ju mund të thoni, "Po të shohësh nëpër botë, zor se mund të gjesh ndonjë që të shqetësohet për Jezusin." Kësaj unë mund t'i përgjigjem vetëm, "Atëherë do të ketë shumë njerëz që do të humbasin!"

Le të shtoj vetëm nja dy tjalë. Një ijalë për të humburit para së gjithash. Miku im Pal Hamburg tha një ditë, "Pashë një ëndërr. Ishte Dita e Gjykimit. Dëgjova Jezusin t'u thoshte të dënuarve, Largohuni nga unë, të mallkuar. (Kjo është shkruar në Bibël.) I pashë ata të largoheshin me shpinat e tyre të përkulura, të frikësuar, të dëshpëruar. Pastaj dëgjova një person që t'i thoshte një tjetri, 'E vure re?' 'Po,' u përgjigj tjetri. 'E vura re. Dora që na largoi tutje kishte një vrimë. Ajo u shpua për ne në kryq. Por gjatë jetës sonë, ne kurrë nuk i kushtuam vëmendje asaj. Është vetëm e drejtë që tani jemi të humbur.'"

Më dëgjoni me kujdes. Zoti Jezus vdiq për ju. Besoni a s'besoni në ndonjë gjë pak rëndësi ka. Jezusi vdiq për ju.

Ejani te Shpëtimtari! Ju mund të thoni, "Por... unë jam

304


JEZUSl fati ync


mëkatar." Jezusi erdhi për të kërkuar mëkatarët - dhe ne jemi të gjithë mëkatarë. Në qoftë se dikush thotë se është i mirë, ai nulc është gjë tjetër veçse një gënjeshtar! Njeriu më larg prej Perëndisë është ai që mendon se nuk ka nevojë për një Shpëtimtar. Ai është kaq i humbur sa që as nuk mund ta kuptojë këtë gjë.

Dhe tani një ijalë të shpëtuarve. Në përshkrimin e Biblës për botën që do të vijë, thuhet se Jeruzalemi i ri është ndërtuar mbi dymbëdhjetë gurë të çmuar shumë të mëdhenj. Të skalitur mbi këta gurë të çmuar janë emrat e dymbëdhjetë apostujve, dëshmitarë të Ungjillit. Jam përpjekur t'i imagjinoj ata. Mbi një gur është emri i Pjetrit, mbi një tjetër emri i Gjonit, mbi një tjetër emri i Jakobit. Mbi një gur të katërt është emri i Mateut. A e dini se çfarë ishte Mateu? Ai ishte një dallaveraxhi, një specialist i tregut të zi, një batakçi. Një ditë kur ai ishte i zënë me tregtinë e tij të dyshimtë, Jezusi kaloi aty atër dhe i tha Mateut ta ndiqte. Dhe Levi - ky ishte emri i tij në atë kohë - la gjithçka aty për aty dhe ndoqi Jezusin. Më vonë ai qe dëshmitar në vdekjen e Jezusit. Ai e pa atë të ngritur nga të vdekurit dhe e vështroi të kthehej në dimensionin e Perëndisë. Së fundi ai qe dëshmitar i derdhjes së Frymës së Shenjtë.

Miqtë e tij i thanë disa kohë më pas, "Mate, ti pe aq shumë gjëra kur ishe nre Jezusin. Duhet t'i shkruash ato." Dhe ai bëri pikërisht këtë gjë. Ja se si doli në dritë Ungjilli sipas Mateut. Ungjilli gjendet në Bibël dhe ka qenë mjeti për të ndihmuar miliona njerëz për të gjetur Jezusin.

Emri i tij i ri, Mate - emri i maskarait që shpëtoi Jezusi - do të jetë i shquar në botën e re.

E tillë është fuqia e hirit të Jezu Krishtit. Ai përdor madje edhe njerëzit më të pabesueshëm për të ndërtuar mbretërinë e tij. Po i njëjti hir kërkon të fillojë një punë në ju. Mos i rezistoni. Shpëtimi juaj është në rrezik - për këtë jetë dhe për përjetësinë!

Ç'FARE ËSHTË KUPTIMII JETËS ME PERËNDINË?




305


Ç'FARE ËSHTË KUPTIMIIJETËS
ME PERËNDINË?

Në fakt, mund ta thosha atë në mënyrë tjetër: A ia vlen të jesh i krishterë?

Sa për hyrje, do të doja t'i referohesha një fjalie që gjendet në fillim të Letrës së Efesianëve: I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, që na bekoi me çdo bekim frymëror në vendet qiellore në Krishtin. Ky varg i Biblës ~ na kujton në mënyrë të admirueshme bekimet e shumta që ka në dispozicion i krishteri nëpërmjet Jezu Krishtit.

Por para se të hyjmë në thelb të temës sonë, dua të trajtoj dy pika paraprake.

1. Jeta me Perëndinë nuk është aspak iluzion

Dua ta them këtë në mënyrë kategorike: jeta e krishterë nuk është prodhim i imagjinatës, dhe as nuk është fryt i një iluzioni. Le t'jua provoj këtë.

Pastorët që punojnë në qytete të mëdha kanë të gjitha llojet e kontakteve interesante, siç tregon biseda e mëposhtme që bëra me një të ri jo shumë kohë më parë. "Miku im," i thashë prerazi, "ti mund të bëje diçka të madhe me jetën tënde po t'ia dorëzoje atë Perëndisë." "Pastor Bush," erdhi përgjigjja, "më mirë zbrit në tokë! Perëndia as që ekziston!" "Ky qenka lajm i freskët," thirra unë. "Më dëgjo me kujdes," vazhdoi ai. "Për shkak se njerëzit në të kaluarën ndiheshin të dobët dhe pa ndihmë kur ndesheshin me forcat e natyrës, ata arritën në përfundimin se ekzistonin fuqi më të mëdha të cilat mund t'i ndihmonin. Ata u dhanë këtyre forcave emra të ndryshëm si, Allah, Perëndi, Jehova, Buda, e kush e di se çfarë. Është provuar që kur se e gjithë kjo nuk është asgjë por vetëm produkt i imagjinatës dhe se qielli në

306


JEZUSI fati ynë


realitet është bosh." Këto ishin ato lloje vërejtjesh që bëri i riu. Kur ai mbaroi unë u përgjigja, "Problemi është, miku im, se ti nuk njeh Jezusin." "Jezusin?" tha ai. "Ai është vetëm një nga themeluesit e shumtë të një feje!" "Ja, këtu e ke gabim. Le të të tregoj se pikërisht kush është Jezusi. Është për shkak se unë e njoh Jezusin që e di se Perëndia ekziston. Pa Jezusin, ne do të ishim plotësisht në errësirë në lidhje me Perëndinë."

Kush është Jezusi atëherë dhe si na e zbulon ai Perëndinë?

Për t'ju ndihmuar ta kuptoni, do të përdor një ilustrim. Gjatë jetës sime kam kaluar nëpër shumë sprova të vështira. Në më shumë se një rast, jam futur në burg; jo për ndonjë krim që kam kryer, por thjesht për shkak te bindjeve të mia fetare. Nën sundimin e Hitlerit, pastorët si unë që punonin ndër të rinjtë nuk pëlqeheshin nga autoritetet. Kështu unë u futa në disa burgje shumë të këqija. Më i keqi ishte një ndërtesë e stërmadhe prej betoni. Muret ndarëse të tij ishin aq të holla sa që mund të dëgjoje të tjerët që kolliteshin në qelitë më poshtë, dhe kur një i burgosur binte nga shtrati në dyshemenë sipër, gati sa s'pëlcisje në lëkurë nga ffika! Unë isha mbyllur në një hapësirë shumë të ngushtë.

Një ditë sollën një të burgosur të ri në qelinë ngjitur. Edhe ai ishte një i burgosur i Gestapos. Ai duhet të ketë qenë në dëshpërim të thellë, sepse natën unë mund të dëgjoja ngashërimet e tij të mbytura që vinin nëpër murin e hollë që na ndante, ndërsa ai kthehej e vërtitej vazhdimisht mbi shtratin e tij të fortë. Është e tmerrshme të dëgjosh një burrë që qan. Ne na ishte ndaluar të shtriheshim gjatë ditës, kështu mund ta dëgjoja fqiun ngjitur ndërsa ecte lart e poshtë nëpër qeli: dy hapa e gjysmë një drejtim, dy hapa e gjysmë në drejtimin tjetër. Ai ishte si një kafshë në kafaz. Ndonjëherë rënkonte thellë. Dhe ja ku isha unë, vetëm dy hapa larg, duke gëzuar praninë e Zotit, me zernrën në paqe! Mendova, "Ti duhet të shkosh ta shohësh atë, dhe t'i flasësh. Fundi i fundit,



Ç'FARE ËSIITË KUPTIMI I JETËS ME PERËNDINË?




ti je pastor!" Kështu i rashë ziles për të thirrur rojën. Kur ai erdhi, i thashë, "Burri në derën ngjitur është i dëshpëruar. Ai do të çmendet. Të lutem, më lër ta vizitoj dhe t’i flas. Unë jam pastor." "Mirë," u përgjigj roja. "Do të shkoj të kërkoj leje." Një orë më vonë, ai u kthye me përgjigjen: "Refuzohet. Një gjë e tillë nuk lejohet." Kurrë nuk e pashë njeriun në qelinë fqinje, edhe pse distanca midis nesh ishte jo më shumë se gjerësia e një dore.

Kurrë nuk e zbulova se ç'pamje kishte ai, dhe as se . ç'moshë kishte. Por unë ndjeva thellësinë e dëshpërimit të tij. Ndonjëherë, duke qëndruar para murit të hollë ndarës që ma fshihte atë nga shikimi, mendoja, "Ah sikur ta thyej këtë mur copa-copa dhe të shkoj tek ai njeri!" Por edhe duke e goditur atë me të gjithë forcën, nuk do të kisha qenë në gjendje t'i bëja as edhe të çarën më të vogël.

Tani Perëndia, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, gjendet në një situatë të ngjashme me timen në atë burg. Ne njerëzit jemi burgosur në këtë botë të dukshme tridimensionale. Perëndia është shumë afër. Bibla thotë: 77 më rrethon nga pas dhe përpara. Që do të thotë se distanca që e ndan Perëndinë nga ne nuk është më shumë se gjerësia e një dore. Sidoqoftë, midis nesh dhe atij ndodhet një mur, që ndan dy dimensione të ndryshme. Veshët e tij mund të dëgjojnë shumë qartë thirrjet e pikëllimit njerëzor. Ai dëgjon blasfemitë e atyre që janë zemëruar, ngashërimet e njerëzve të vetmuar, vajtimet e familjeve në zi, psherëtimat e viktimave të padrejtësisë. Gjithë ky hidhërim kalon nëpër zeiurën e Perëndisë, ashtu si dëshpërimi i shokut tim të burgut në qelinë ngjitur që kaloi tek unë.

Por vetëm mendoni për këtë: Perëndia bëri atë që unë nuk isha në gjendje ta bëja! Ai e prishi murin që qëndronte midis nesh dhe atij dhe hyri në botën tonë në personin e Birit të tij.



308


JEZUSI fati ynë


Vetë Perëndia erdhi në tokë në Jezu Krishtin - tamam në pisllëkun dhe vuajtjen e kësaj bote të vjetër.

Që kur kam arritur ta njoh Jezusin, kam qenë i sigurt për ekzistencën e Perëndisë. Shpesh them se që nga ardhja e Jezusit, ateizmi është vetëm një formë e injorancës.

Le t'ju flas tani për Jezusin.

Po të më lihej mua në dorë, nuk do të flisja për gjë tjetër veçse për jetën e Jezusit në të gjitha takimet e mia. Edhe ashtu, koha do të ishte tepër e shkurtër për një temë kaq të gjerë dhe kaq të lavdishme.

Jezusi u lind në Betlehem. Ai u rrit dhe u bë burrë. Asgjë nga lavdia e tij hyjnore nuk mund të shihej në pamjen e tij të jashtme. E megjithatë njerëzit u tërhoqën pas tij. Instinkti- visht ata e ndienin se dashuria dhe hiri i Perëndisë kishin ardhur afer tyre.

Në atë periudhë të veçantë, toka e Kanaanit, ku Jezusi jetonte në mes të popullit të tij, ishte e pushtuar nga trupat e huaja, trupat romake. Në qytetin e Kapemaumit, garnizoni romak ishte nën komandën e një centurioni. Ia vlen të vërejmë se megjithëse romakët besonin në një mori perëndish, ata nuk kishin asnjë Perëndi të veçantë të tyren. Tani, në Kapernaum, ndodhi që një nga shërbëtorët e centurionit, të cilin ai e kishte shumë për zemër, u sëmur. Zotëria i tij thirri disa mjekë për t'i bërë një kontroll mjekësor, por ata nuk mundën të bënin asgjë për të. Ai ishte në prag të vdekjes kur centurioni papritur u kujtua se kishte dëgjuar për një farë Jezusi. "Ndoshta ai mund të më bëjë punë," mendoi ai. "Do të përpiqem ta gjej." Kështu ky jobesimtar, ky njeri i rritur në paganizëm, shkoi dhe gjeti Jezusin dhe i tha, "Zoti Jezus, shërbëtori im është i sëmurë rëndë. Do ta shërosh atë?" "Sigurisht, do të vij me ty," u përgjigj Jezusi. "Por nuk ka nevojë që ti të ndërrosh rmgën tënde!" kundërshtoi centurioni. "Kur unë jap një urdhër,"



Ç'FARE ËSHTË KUPTIMII JETËS ME PERËNDINË?




309


vazhdoi, "ai zbatohet menjëherë. Edhe ti, thuaj vetëm një tjalë dhe shërbëtori irn do të shërohet!" Me fjalë të tjera, ky centurion pagan sapo kishte deklaruar, "Për ty është e mundur të bësh të pamundurën. Ti je Perëndia vetë." Atëherë Jezusi u kthye dhe iu drejtua turmës që i vinte nga pas, As në Izrael nuk kam gjetur një besim kaq të madh- Kjo është sikur Jezusi të ketë thënë në gjuhën tonë të shekullit të njëzetë, "Kurrë nuk kam gjetur besim si të këtij ateisti, as edhe në kishë." Centurioni e kishte kuptuar se vetë Perëndia _ kishte ardhur te ne në Jezusin.

Është thelbësore që ju ta njihni jetën e Jezusit. Shkoni dhe blini një Dhiatë të Re për veten tuaj - ju lutem shumë! Lexoni Ungjillin sipas Gjonit, pastaj ungjijtë e tjerë. Ata janë tregime të mrekullueshme për jetën e Jezusit. Asnjë revistë në botë nuk përmban histori aq të bukura sa ato që gjenden në Dhiatën e Re.

Por Jezusi, Biri i Perëndisë, nuk erdhi në botë për qëllimin e vetëm të shërimit të shërbëtorit të centurionit dhe për të provuar me anë të këtij shërimi se Perëndia ekziston. Plani i tij shkoi shunrë më tej: me ardhjen për të jetuar me njeriun, Jezusi erdhi për të na ofruar paqe me Perëndinë.

Ne jemi të ndarë nga Perëndia për faktin se jemi në një dimension të ndryshëm. Por kjo nuk është gjithçka. Muri i mëkatit tonë gjithashtu na ndan nga Perëndia. Keni thënë ndonjëherë ndonjë gënjeshtër? Po? Epo, kur gënjyet, vendosët një gur midis jush dhe Perëndisë. Keni jetuar ndonjëherë një ditë të tërë pa Perëndinë, pa u lutur? Po? Kjo vë dhe një gur tjetër. Mendimet e këqija, kurorëshkelja, vjedhja dhe gënjeshtra, për të mos përmendur numrin e madh të gjërave të vogla që janë po kaq, shkelje të ligjit hyjnor - dhe me çdo shkelje, shtohet një gur tjetër. Ne të gjithë, secili prej nesh, kemi kontribuar në ndërtimin e këtij muri që e





310


JEZUSI fati ynë


ndan njeriun nga Perëndia. Perëndia është një Perëndi i shenjtë. Dhe kështu, thjesht shqiptimi i emrit të Perëndisë do të ngrejë në mënyrë të paevitueshme problemin e mëkatit dhe të fajit tonë. Është një problem që duhet të trajtohet.

Perëndia e merr shumë seriozisht mëkatin tonë. Njoh njerëz që fshehtazi mendojnë, "Perëndia duhet të jetë vërtet i kënaqur që unë besoj ende tek ai." Zot i madh! Kjo nuk mjafton! Qoftë larg! Dhe Djalli vetë "beson në Perëndinë".

Ai sigurisht nuk është ateist! Djalii është plotësisht i dijshëm për ekzistencën e Perëndisë. Megjithatë, me gjithë këtë ai nuk është në paqe me Perëndinë.

Ne mund të jerni në paqe me Perëndinë vetëm kur muri i mëkatit që na ndan prej tij të jetë shkatërruar. Prandaj erdhi Jezusi - për të prishur murin e fajit tonë. Për të përmbushur këtë, atij iu desh ta linte veten të gozhdohej në kryq. Ai e dinte se dikush duhej të duronte dënimin për mëkatin - ose njerëzimi ose ai vetë. Për ta bërë atë më personale unë do të thosha, "ose Vilhelm Bushi ose Jezusi". Dhe ja se si Jezusi, i pafajshmi, zuri vendin e fajtorit dhe mori ndëshkimin për mëkatin tim - dhe tuajin.

Edhe një herë do të dëshiroja ta përshkruaja Zotin Jezus në kryq. Për mua është skena më e çmueshme në botë. Shikojeni atë të varur në atë dru të mallkuar, atë për të cilin Bibla flet me këta terma: Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve. Ai mbajti, si të thuash, mbi supet e tij, të gjithë gurët që përbënin murin e mëkatit tonë. Kështu ai bëri atë që asnjë person tjetër nuk mund ta bënte: ai i hoqi ato të gjitha. Lexoni vetë në Bibël, veçanërisht në kapitullin e pesëdhjetë e tretë të librit të Isaias. Atje në kryq, u plotësua profecia e Isaias për një Shpëtimtar që vuan: Ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.

Kam një mik të dashur në Zvicër. Kemi bërë disa



Ç'FARE ËSHTË KUPTIMII JETËS ME PERËNDINË?




311


ekskursione të këndshme së bashku. Sigurisht çdo herë që hanim në restorant duhej të paguhej llogaria. Problemi ishte se kush do ta paguante. Kuleta e kujt ishte më e trashë? Përgjigjja ishte e qartë. Kështu unë i thosha mikut tim, "Mirë, këtë radhë do të të lë të paguash ti!" Por dikush duhej ta paguante llogarinë.

Është pikërisht njëlloj me borxhin që i kemi Perëndisë si rezultat i mëkateve dhe shkeljeve tona. Dikush duhej ta paguante atë. Ose besoni se Jezusi e pagoi borxhin për ju, ose _ do të jeni të detyruar ta paguani atë vetë një ditë. Prandaj, Jezusi ka një rëndësi kaq të madhe për mua. Unë kapem pas atij sepse ky është ai që pagoi borxhin tim.

Por Jezusi nuk mbeti në varr. Vdekja nuk kishte asnjë fuqi mbi të. A nuk është e mrekullueshme kjo?

Tri ditë pas kryqëzimit të Jezusit, mund të shikoje një burrë të humbur në mendime. Ai po pyeste veten: "Ç’duhet të mendojmë për Jezusin tani? Ai vdiq e vate! E pashë vetë se si ia futën trupin në varr dhe rrokullisën një gur të madh para hyrjes. Ishte apo nuk ishte ai Biri i Perëndisë?" Emri i këtij burri ishte Thoma. Ndërsa po bluante në mendje dyshimet, pa miqtë e tij që po vraponin drejt tij, duke shkumëzuar nga gëzimi. "Ai është gjallë," ulëritën ata. "Mjaft u duke kaq i trishtuar. Ai është gjallë!" "Kush është gjallë?" "Ehu, Jezu- si... sigurisht." "Kjo nuk është e mundur," qe për-gjigjja e Thomait. "Po ja që është!"

E pamë varrin bosh me këta sy. Mund të betohemi për të.

Dhe pastaj... takuam Jezusin!" "Ku është dëgjuar një gjë e tillë?" mendoi Thomai. "Dikush që të ngrihet nga të vdekurit? Po të ishte e vërtetë kjo, atëherë Jezusi do të ishte me të vërtetë Biri i Perëndisë. Do të ishte verdikti i Perëndisë në favor të Jezusit."

Por Thomai mbeti skeptik. Ai vazhdoi të mendojë, "Ma

312


Download 1,44 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   16   17   18   19   20   21   22   23   24




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish