Vilhelm Bush Jezusi fati ynë



Download 1,44 Mb.
bet16/24
Sana11.02.2017
Hajmi1,44 Mb.
#2316
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   24

JEZUSI fati ynë


dhe se e ka vlerësuar presionin e erës në mënyrë korrekte. Sapo stuhia pushon, ai kthehet në Londër. Edhe një herë ai është njeriu i dëgjuar, një figurë e rëndësishme në jetën shoqërore të qytetit. Askush nuk mund ta zbulojë frikën e fshehur që e bren përbrenda: "A e ndërtova atë urë si duhet?

A është e fortë sa duhet?" Këto pyetje torturuese e mundojnë të riun ditë e natë dhe ia nxijnë çdo minutë të jetës së tij.

Maks Eithi vazhdon të përshkruajë me një gjuhë shumë mahnitëse, se si një natë stuhie të tmerrshme, inxhinieri, i pushtuar nga frika, përsëri shkon t'i hedhë një sy urës së tij.

Ai shikon një tren që është gati për të kaluar mbi të. Ai shikon i përqëndruar dritat e kuqe në vagonin e fundit. Dhe pastaj, papritur ai nuk mund t'i shohë më ato. Treni, ai e kupton, sapo është zhdukur në ujërat e thella të detit të tërbuar. Ura është shembur në mes!

Kur e lexova këtë roman për herë të parë vite të shkuara, më shkoi nëpër mend ky mendim: "Në fakt, kjo është historia e çdo qenieje njerëzore." Secili dhe të gjithë ne po punojmë për ndërtimin e urës së jetës sonë. Dhe herë pas here, gjatë një nate pa gjumë, ose pas një përvoje tronditjeje, na zë frika: "A e kam ndërtuar urën e jetës sime si duhet? A është ajo aq e fortë sa t'u rezistojë stuhive të jetës?" Instiktivisht ne e dimë- se diçka nuk shkon: ura e jetës sonë nuk është krejt e përsosur.

Kështu, çështja e parë që dua të trajtoj është kjo:



  1. Diçka nuk shkon

Si pastor që kam punuar në një qytet të madh, shpesh kam pyetur njerëzit: "Më thuaj, a është çdo gjë përsosmërisht në rregull në jetën tënde?" Kurrë deri tani nuk kam takuar qoftë edhe një njeri të vetëm që të mos e ketë mbyllur duke pranuar, "Përsosmërisht në rregull? Jo! Gjërat duhet të ishin

GJËRAT DUHET TË NDRYSHOJNË - POR SI?




211


ndryshe në shumë pjesë të jetës sime." Sigurisht, unë nuk mund t'ju thein se ku e keni pikën e dobët në urën e jetës suaj. Por ju vetë jeni të vetëdijshëm se shumë gjëra duhej të ishin ndryshe.

Prandaj ne marrim goxha vendime herë pas here: "Do të ndryshoj. Duhet ta përmirësoj absolutisht këtë apo atë pjesë të jetës sime." Tregohuni të ndershëm - a besoni vërtet se një njeri mund të ndryshojë? Jo, në realitet njeriu është i paaftë për të ndryshuar. Bibla thotë këtë me realizëm brutal: A mundet një etiopias të ndryshojë lëkurën e tij apo një tigër të këmbejëiëkurën me vijëza?Në tënjëjtën mënyrë ju, qëjeni mësuar të bëni të keqen, a do të mund të bënit të mirën ?

Bota është plot mësime për moral dhe vendime të mëdha, por asnjë qenie njerëzore nuk mund të ndryshojë vetë. Kjo është një fjalë e vrazhdë.

Disa njerëz që takoj janë përsosmërisht të vetëdijshëm për dobësitë në urën e jetës së tyre. Ka raste kur më bëhet pyetja, "Por ç'mund të bëj unë? Është e pamundur që unë të ndryshoj." Kjo është e vërtetë: njeriu i papastër nuk mund t'i japë vetes një zemër të pastër; gënjeshtari nuk mund të bëhet i vërtetë; njeriu egoist nuk mund të bëhet papritur altruist (sepse edhe në qoftë se ai arrin të veshë dukjen e pak dashurie, ajo pakëz dashuri do të molepset nga egoizmi); dhe njeriu i pandershëm nuk mund të shndërrohet në një njeri të ndershëm. Ah sikur t'ju njihja aq mirë sa të isha në gjendje për t'ju treguar pikën e dobët në urën e jetës suaj! Por Perëndia e di dhe ai mund t'jua tregojë atë.

Kjo është një e vërtetë shumë shqetësuese që na e zbulon Bibla. Unë nuk po flas për mendimet e mia. Unë thjesht po u transmetoj të tjerëve atë që ka për të thënë Fjala e Perëndisë.

Bibla ka një mesazh të mrekullueshëm për ju pikërisht



212


JEZUSI fati ynë


tani, një mesazh që do t'ju lërë pa frymë. Ja tek është:

Perëndia i gjallë dërgoi dikë në këtë botë i cili mund t'ju transformojë ju dhe ta ndryshojë tërë jetën tuaj. Ky person nuk është tjetër veçse Biri i tij, Zoti Jezu Krisht.



  1. Çdo gjë mund të ndryshojë

Miqtë e mi, nuk e di nëse është gabimi i kishës që njerëzit mendojnë se Ungjilli është vetëm një tërësi përrallash me mbret. Për sa më përket mua, mesazhi i saj është i jashtëzakonshëm. Perëndia dërgoi Birin e tij në këtë botë për të më dhënë mua një shans. Dhe Jezusi bëri deklaratën mahnitëse: Ja, unë i bëj të gjitha gjërat të reja. Vetëm ai mund ta ndryshojë një qenie njerëzore.

Kam njohur alkoolistë që janë shpëtuar nga dhënia pas pijes; plaka egoiste (egoiste deri në atë shkallë sa që të gjithë i mërzitnin për vdekje) që u ndryshuan nga njëra ditë në tjetrën dhe filluan të mendonin për të tjerët; dhe burra maniakë pas seksit, që u është dhënë pastërtia e një fëmije. Jezusi transformon. Ai shfaqet, dhe papritur të gjitha gjërat bëhen të reja.

Prandaj ne kemi nevojë për një Shpëtimtar, ne që e dimë - se ura e jetës sonë nuk është si duhet të ishte. Ne kemi nevojë për Zotin Jezus - jo për anët e jashtme të krishterimit, por Krishtin vetë. Nuk është feja, dogma, anëtarësia në ndonjë sekt ajo që na duhet, por Shpëtimtari i gjallë. Dhe ai është pikërisht këtu. Ju mund t'i thërrisni atij pikërisht në këtë çast dhe t'i rrëfeni atij gjithë mjerimin në jetën tuaj. Ky është mesazhi i jashtëzakonshëm që kam për të ndarë me ju.

Këto kohët e fundit kalova një javë në qytetin e Mynihut. Ka një park shumë të madh në qendër të qytetit që quhet Kopshti Anglez. Meqë hoteli im ishte jo shumë larg nga ky park, shkoja aty për shëtitje çdo mëngjes. Afer portës së





213


CiJËRAT DUHET TË NDRYSHOJNË - POR Sl?


hyrjes ndodhet një urë prej druri që bashkon brigjet e një lumi. Në të majtë të urës, uji rrjedh mbi një digë dhe kthehet në një ujëvarë. Në fund të ujëvarës, një ditë, pashë një copë dru që plluskonte në ujë. Unë nuk nxitoja, kështu që ndalova për të parë se si trungu vinte vërdallë në formë rrathësh. Ndonjëherë ai dukej sikur do të përfshihej nga rryma dhe do të vazhdonte në rrugën e tij. Por vorbulla e ujit gjithmonë e rrëmbente atë përsëri. Kur u ktheva ditën tjetër, copa e drurit ishte akoma atje. Çdo herë, pikërisht kur dukej sikur do të përfshihej nga rryma, tërhiqej pas nga shtjella e ujit. A mund ta imagjinoni skenën? Ishte një rrymë tepër e shpejtë - por copa e drurit vazhdonte të sillej rrotull e rrotull!

Shumica prej nesh jemi pikërisht ashtu. Jeta jonë rrotullohet pa fund në të njëjtët rrathë viciozë: të njëjtat mëkate, të njëjtat shqetësime, e njëjta joperëndishmëri, i njëjti dëshpërim në zemrat tona. Ditë për ditë, është e njëjta jetë monotone, e njëjta rutinë. Ne vijmë rrotull në rrathë. Por jo larg prej nesh është rryma. Ajo rrjedh nga Jezusi, Biri i Perëndisë.

Ky Jezus vdiq për ne në kryq. Më besoni, në qoftë se Perëndia lejoi që Biri i tij të vdesë me një vdekje kaq mizore, duhet të ketë patur ndonjë arsye të madhe për këtë, edhe pse ju mund të mos e kuptoni ende arsyen. Me sytë e mendjes, shikoni Jezusin në agoni, në kryq. Duhet të ketë një domethënie për vdekjen e tij! Vetëm për këtë arsye ju thjesht nuk mund të kaloni aty pranë, pa u përpjekur të paktën ta kuptoni se përse ndodh e gjithë kjo.

Për shkak se ai vdiq dhe u ngrit përsëri, një rrymë çliruese rrjedh nga Jezusi. Mjerisht, ne jemi tamam si ajo copë dru në Kopshtin Anglez. Ne vijmë vërdallë në rrathë pa fiind. Atë kohë në park, mendova, "Gjithçka që i duhet copës së dmrit me qëllim që të përfshihet nga rryma, është një shtytje e





214


JEZUSl fati ynë


lehtë." Duke u përpjekur me sa pata mundësi, nuk munda ta arrij atë pa rrezikuar të bija në ujë.

Megjithatë ne nuk jemi një copë dru! Për të dalë nga rrethi ynë i vjetër vicioz dhe për t'u futur në rrymën çliruese që rrjedh nga Biri i Perëndisë, ne duhet t'i japim vetes një të shtyrë. Dhe kur të kemi bërë kështu, ne zbulojmë se na paska ndihmuar Perëndia!

Por në këtë pikë, unë preferoj të theksoj faktin se ne të gjithë, secili prej nesh, duhet personalisht ta bëjë këtë hap drejt rrymës çliruese. Askush tjetër nuk mund ta bëjë atë për ne. Megjithatë, disa njerëz, janë thellësisht të vetëdijshëm që nga fillimi se Perëndia po punon në zemrën e tyre, dhe se është ai që do t'i aftësojë ata për ta bërë atë hap i cili do t'i nxjerrë nga rrethi i vjetër vicioz dhe do t'i përfshijë në rrymën çliruese që rrjedh në Jezusin.


  1. Qenka ja kjo ja ajo!

Dy tregime nga Bibla do ta ilustrojnë atë që sapo u tha.

Apostulli Pal ishte burgosur në Cezare, qyteti ku qeveritari romak kishte rezidencën e tij. Qeveritari i ri i Judesë ishte një romak me emrin Fest. Një ditë, mbreti jude, Agripa dhe _ rnotra e tij Berenike erdhën në Cezare për të përshëndetur Festin. Ata i thanë atij, "Fest, një i burgosur tepër interesant i quajtur Pal, me sa duket është i burgosuri yt. Do të donim ta dëgjonim vetë këtë njeri." Kështu të nesërmen ishte përgatitur salla. Festi, Agripa dhe Berenike hynë tërë madhështi dhe etiketë, të ndjekur nga zyrtarë të lartë dhe nga paria e qytetit. Me urdhër të Festit, të akuzuarin e sollën brenda. Por brenda pak minutash, rolet u ndërruan. I akuzuari nuk ishte më Pali, por gjithë aristokracia e mbledhur rreth tij. Pali rrinte në këmbë para gjithë atyre dhe mbajti një ijalim me fuqi të madhe frymore. Ai u përpoq t'i bënte dëgjuesit e tij





215


GJËRAT DUHET TË NDRYSHOJNË - POR Sl?


ta kuptonin se kush është Jezusi. Në vend që të përqëndrohej në mëkatet e tyre, ai u përshkroi atyre Birin e Perëndisë - atë që tha: IS'ëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. Pali u tha atyre diçka të tillë: "Ju, me etjen tuaj për të jetuar, me ndërgjegjen tuaj fajtore, me mallin tuaj për Perëndinë, frikën tuaj ndaj vdekjes, më dëgjoni! Jezusi jua shtrin juve dorën e tij dhe thotë, Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çiodhje." Me fjalë të tilla, Pali foli në përlëvdim të Jezusit të cilin e kishte takuar _personalisht një ditë në rrugën për në Damask.

Kur Pali kishte mbaruar së foluri, qeveritari Fest i tha,

"Pal, ti je orator i mirë. Por ajo që thua ti është çmenduri! Ti e lë veten të rrëmbehesh nga entuziazmi!" Festi nuk kishte kuptuar asgjë. Bibla thotë për njerëz të caktuar: Zemra e tyre është e pandjeshme si dhjami. Disa zemra janë si të mbuluara me lyrë, kështu që çdo gjë rrëshqet. Sidoqoftë, zemra e Festit ishte e tillë.

Agripa, nga ana tjetër, ishte krejt i hutuar. Ai tha diçka që mua gjithmonë më prek thelië: Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë! Me këto fjalë, mbreti u ngrit dhe u largua nga dhoma. Dhe gjërat mbetën si më parë! Si copa e drurit në Kopshtin Anglez, jeta e Agripës vazhdoi të ndjekë të njëjtët rrathë, në të njëjtën vorbull, në të njëjtën jetë monotone, në të njëjtin lloj ekzistence - deri në vdekjen e tij, deri në ferr.

Po ju? Edhe ju do t'i lini gjërat siç janë? Në qoftë kështu, atëherë Jezusi vdiq kot për ju. Dhe ringjallja e tij nuk do të ketë aspak dobi për ju. Për ju, nuk do të ketë asnjë falje, asnjë çlirim, asnjë paqe me Perëndinë. Për ju, ashtu si për Agripën, vetëm një hap ju ndan nga qenia i krishterë:

Për PAK dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë.

216


JEZUSI fati ynë


Ka burra e gra sot, që e quajnë veten të krishterë, e megjithatë nuk janë bërë kurrë femijë të Perëndisë. Ka burra dhe gra sot që e quajnë veten të krishterë, e megjithatë janë në rrugën drejt dënimit të përjetshëm. Ka burra dhe gra sot, që e quajnë veten të krishterë, e megjithatë nuk kanë aspak paqe. Është tragjike!

Tani do t'ju tregoj historinë e dytë të Biblës që është krejt e kundërta e së parës. Apostulli Pal erdhi një ditë në qytetin e Filipisë, një qytet evropian ku mund të gjeje çdo gjë: vende argëtimi, teatro, klube nate; me një fjalë të gjitha gjërat që mund të gjenden në çdo qytet të denjë për emrin e tij. Dhe me që në çdo qytet të vërtetë ka një burg, kishte një të tillë edhe në Filipi. Ky institucion ndodhej nën drejtimin e një ish- oficeri romak i cili mund të ishte caktuar në atë post për shkak të ndonjë plage të marrë në luftë. Një ditë rojtarit të burgut iu lanë në ngarkim dy të burgosur të pazakontë: apostulli Pal dhe shoku i tij Sila. Ata e kishin predikuar ungjillin me fuqi të rrallë në qytet. Predikimi i tyre kishte bërë që të shpërthente një trazirë dhe autoritetet lokale kishin urdhëruar që ata të rriheshin dhe të futeshin në burg. Kështu edhe Pali edhe Sila, u vunë nën kujdesin e rojtarit të burgut, me urdhërin se ata duhet të ruheshin mirë deri të nesërmen. - Rojtari i burgut, një njeri i trashë, për të cilin urdhëri ishte urdhër, tundi kokën në shenjë miratimi: "T'i ruaj me kujdes? Mos u shqetësoni! Merrem unë me këtë punë!" Thellë, në pjesën më të brendshme të burgut, ndodhej një qeli që i rridhte uji çurkë nga muret. Pikërisht në këtë birucë, i solli ai dy të burgosurit, dhe ua shtrëngoi këmbët me dru.

Në qoftë se do të më pyesnit cila ishte feja e këtij njeriu, do t'ju thosha: e njëjta fe që ka shumica prej jush! Ai besonte në "Zotin e mirë", apo madje në disa "zotëra të mirë". Në atë periudhë, të gjithë në perandorinë romake kishin një lloj feje, por askush nuk shqetësohej shumë për të. Tamam si sot. A

217


GJËRAT DUHET TË NDRYSHOJNË - POR Sl?


mund të identifikoheni ju me këtë njeri?

Papritur ndodhi diçka e çuditshme, diçka që ne nuk do të jemi kurrë në gjendje ta shpjegojmë plotësisht. Sa për fillim, aty nga mesnata, Pali filloi të këndojë një këngë lavdërimi për nder të Jezusit. Ndoshta atij i kishte marrë gjithë kohën pranimi i trajtimit të padrejtë që kishte pësuar: goditjet, burgosjen, drurët. Ky lloj trajtimi është shumë i vështirë për t'u pranuar. Por një mendim i vetëtiu në mendje: "Zoti Jezus, Biri i Perëndisë, më ka shpenguar mua me anë të gjakut të tij. _Unë jam femijë i Perëndisë. Unë kam paqe me të. Dhe madje edhe këtu në burg, ai më mban në dorën e tij." Kështu ai nisi një këngë lavdërimi; dhe Sila u bashkua me të, duke kënduar alto apo bas. Ishte shumë bukur! Të burgosurit e tjerë i dëgjuan, plot habi, sepse kurrë më parë nuk ishin dëgjuar tinguj të tillë në burg. Dhe kishte arsye për këtë!

Gjatë burgimeve të mia, kam arritur të njoh se si janë burgjet e shtetit policor. Gjithë ç'mund të dëgjohet është sharje, ulërima, dhe rënkim i të burgosurve, dhe të çjerrat e rojave. Kur fillova të këndoja një himn një ditë, ata erdhën menjëherë për të më ndaluar. Në ditët tona ata kanë arritur të kuptojnë se sa e rrezikshme është të lejosh dikë të këndojë lavdërimet e Perëndisë. Por në ato ditë nuk ishte kështu.

Pali dhe Sila vazhduan të këndonin. Sigurisht, rojtari i burgut u habit shumë. "Për Jupiter!" mendoi ai me vete, "ç'po këndojnë ata?" Ai zgjati veshët. "Eh, këto janë këngë fetare," thirri ai me habi, "dhe këtu në burg pale! Në atë vrimë atje poshtë, ka arsye të fortë që morali i dikujt të jetë shumë i ulët. Dhe lcëta njerëz po këndokan për nderim të Perëndisë të tyre!" Rojtari i burgut u kthye në shtrat. Por ai nuk kishte zënë ende vend mirë, kur ndjeu tronditjet e një tërmeti të fortë. Ishte Perëndia që e solli atë. Të gjitha dyert e burgut u hapën me të plasur. Zinxhirët e të burgosurve u këputën.



218


JEZUSI fati ynë


Rojtari u hodh nga shtrati, u vesh aq shpejt sa mundi, dhe zbuloi se dyert ishin hapur. "O Perëndi! Të burgosurit kanë shpëtuar," thirri ai. "Do të turpërohem. Kjo më pret!" Ai po bëhej gati të vriste veten kur dëgjoi zërin e Palit që vinte nga poshtë: "Mos i bëj ndonjë të keqe vetes. Ne të gjithë jemi këtu!"

Bibla nuk jep asnjë detaj se çfarë ndodhi në thellësi të shpirtit të atij burri. Por vetëtimthi ai kishte kuptuar kaq gjë: "Duhet të ketë një Perëndi të gjallë që ndërhyn për shërbëtorët e tij. Gjithë jetën time unë e kam fyer atë Perëndi me mënyrën time të të jetuarit dhe të vepruarit. Ai do të më kthejë mbrapsht, nuk do të më pranojë, sepse ai e njeh mëkatin tim. Ai di gjithçka për mashtrimet e ndyra që kam bërë unë. Po, ka një Perëndi të gjallë - dhe sa për mua, unë jam i hunrbur." Ai u sul poshtë në birucën e Palit dhe thirri, Zotërinj, ç'duhet të bëj unë që të shpëtohem? Ai sapo e kishte kuptuar se jeta e tij ishte si ajo copa e drurit në Kopshtin Anglez. Ajo s'bënte asgjë por rrotullohej në formë rrathësh. Gjërat gjithmonë mbeteshin në të njëjtën pikë. Por situata tani ishte kritike: "Ç’duhet të bëj unë që të arrij në rrymën çliruese?"

Në qoftë se rojtari filipas i burgut do të na kishte bërë ne një pyetje të tillë, ne ndoshta do t'i kishim bërë atij një predikim ose do t'i kishim bërë moral. Në qoftë se do të ishim në situatën në të cilën ndodhej Pali, është e mundur që do të kishim filluar t’i kërkonim atij të na lironte nga burgu. Por Pali u përgjigj menjëherë, me një ijali të vetme: Beso në Zotin Jezu Krishtin dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote. Njohuria e rojtarit të burgut ishte shumë e kufizuar. Ai ishte turbull i dijshëm se ky Jezus na shpëton nga zemërimi i Perëndisë, nga gjykimi, nga ferri - dhe nga mënyra jonë e mëparshme e jetesës. Por vetëm në një moment ai mori goditjen shëruese e cila e shkëputi atë nga jeta e tij e



219


GJËRAT DUHET TË NDRYSHOJNË - POR SI?


mëparshme dhe e përfshiu me vete në rrymën çliruese. Që atëherë e më vonë ai i takoi Jezusit.

Bibla vazhdon të tregojë se si ky njeri i nxori Palin dhe Silën nga biruca dhe u lau plagët, duke dëgjuar me vëmendje të gjitha ato që i mësonte Pali për Jezusin. Ai u pagëzua pikërisht atë natë, duke dëshmuar në këtë mënyrë se ai i përkiste Jezusit. Historia mbaron me këto fjalë: i çoi në shtëpinë e vet, ua shtroi tryezën dhe u gëzua me gjithë familjen e tij që kishte besuar në Perëndinë. Rojtari i burgut tani ishte përfshirë nga rryma jetëdhënëse. Ai kishte gjetur paqe me Perëndinë.

Një njeri tha se ai pothuajse u bind për t'u bërë i krishterë. Tjetri u gjend i shtyrë në rrymën çliruese që vjen nga Jezusi. Po me ju ç'do të bëhet?


  1. Merreni seriozisht ofertën e Jezusit

Gjërat duhet të ndryshojnë - por si? Sa për fillim, ju duhet të arrini ta njihni Jezusin.

Kishte vetëm pak lcohë që kishte mbaruar lufta. Një drejtor kolegji më telefonoi një ditë duke thënë, "Pastor Bush, kam pesëmbëdhjetë të rinj këtu. Ata kaluan nivelin 'A' në ushtri. Por ata duhet të bëjnë një semestër shtesë mësim që diploma e tyre të quhet e vlefshme. Ata janë ish-togerë të forcave ajrore, kapitenë këmbësorie dhe artilerie, dhe oficerë të tjerë me gradë më të ulët. S'është nevoja të thuhet, ata i tërbon mendimi se do t'u duhet të kthehen përsëri në shkollë. A do të bije dakord të jepje kursin për fenë?" Pranova dhe shkova në leksionin tim të parë me frikë dhe duke u dridhur.

I gjeta të gjithë të ulur atje, me uniformat e tyre të grisura, këta luftëtarë të rinj që u kishin dalë thinjat në fushën e betejës. "Tungjatjeta" thashë kur hyra, "Kam ardhur që t'ju

220


JEZUSI fati ynë


jap disa leksione mbi fenë." Hyrja ime u pre shkurt, sepse përnjëherësh njëri prej tyre, u ngrit në këmbë dhe e hapi debatin. "Pse e lejoi Perëndia këtë luftë të tmerrshme?" Një tjetër vazhdoi, "Ku është dashuria e Perëndisë? Ai qëndroi i heshtur kur miliona judenj vdisnin në dhomat e gazit." Pyetje të ngjashme vinin nga të gjitha anët. Më në fund, unë ngrita dorën dhe thashë, "Një moment ju lutem! Ju po veproni si një i verbër në timonin

e një anijeje në një mjegull të dendur! Është pakuptim të flasësh për Perëndinë në atë mënyrë! Perëndia është krejtësisht i panjohur dhe i fshehur për ne. Ai e ka zbuluar veten vetëm në një mënyrë - në Jezusin. Dhe para se të vazhdojmë, së pari duhet të mësojmë se kush është Jezusi. Zotërinj, ne do ta vazhdojmë përsëri këtë diskutim vetëm pasi të kemi parë, para së gjithash, në zbulesën e Perëndisë. Kjo do të jetë tema jonë në këto javët e ardhshme. Herën tjetër sillni Biblat me vete."

Ata i sollën dhe ne filluam të lexonim librin e Zanafillës: Në fillim Perëndia krijoi qiejtë dhe tokën. Pastaj vazhduam me historinë e Rënies, pastaj me tregimin e gjykimit të Perëndisë mbi një njerëzim të rënë. Atyre u bëri të gjithëve përshtypje të madhe kjo thënie në Bibël: Vetë sjellja jote e keqe dhe shmangiet e tua do të të dënojnë. Prano, pra, dhe shiko sa e keqe dhe e hidhur për ty është të braktisësh Zotin, Perëndinë tënd, dhe të mos kesh fare frikë nga unë, thotëZoti, Zotii ushtrive. Kombe dhe individë kanë zbuluar se sa e vërtetë mund të jetë kjo.

Pas kësaj ne lexuam së bashku historinë e Jezusit. Pa ndërprerje, dëgjuam tregimin e vdekjes dhe ringjalljes së tij. Ajo orë e veçantë do të mbetet përgjithmonë e skalitur në kujtesën time. Ndërsa një nga të rinjtë po lexonte pjesën me zë të lartë, një heshtje e madhe ra papritur në klasë. Ne mbajtëm frymën ndërsa dëgjonim gjërat e mëdha që kishte



221


GJËRAT DUHET TË NDRYSHOJNË - POR Sl?


bërë Perëndia nëpërmjet Jezu Krishtit. Dhe në zemrat e këtyre të rinjve ishte shkaktuar një ndryshim i tillë sa që kurrë më nuk u ngatërruan në atë lloj diskutimi shterp që kishte fdluar në leksionin e parë. Këta djelmosha, të gjithë e quanin veten e tyre të krishterë, por ata nuk dinin asgjë për Perëndinë e gjallë që erdhi te ne në personin e Jezu Krishtit dhe që përmbushi gjithçka që ishte e nevojshme për shpëtimin tonë.

Po, ju duhet të arrini ta njihni Jezusin. E pastaj? Ju duhet _ta merrni seriozisht ofertën e tij.

Jezusi tregoi një shëmbëlltyrë një ditë. Një mbret organizoi një gosti dasme për të birin. Ai dërgoi shërbëtorët për të njoftuar të ftuarit: "Ejani, gostia është gati!" Por që të gjithë ata, njëri pas tjetrit u justifikuan. I pari shpjegoi, "Më vjen keq por sapo jam në procesin e përfundimit të një marrëveshje të rëndësishme, dhe më duhet ta lidh atë menjëherë."

I ftuari i dytë pati një justifikim tjetër: "Faleminderit për ftesën, por sapo u martova. Jam i sigurt se e kupton se meqë jam pikërisht në mes të muajit të mjaltit, nuk mund të bëj asgjë tjetër."

Më në fund, nuk erdhi askush. Shpesh jam përpjekur të imagjinoj se si janë ndier këta njerëz më vonë. Ata duhet të kenë menduar me vete: "Në të vërtetë, duhet ta kisha pranuar ftesën për në gostinë e birit të mbretit; sidoqoftë rrethanat nuk ishin aspak të përshtatshme."

A nuk është kjo ajo që thoni edhe ju me vete? "Në të vërtetë, duhet të bëhem fëmijë i Perëndisë, por në një farë mënyre, nuk e bëj dot këtë gjë! Me të vërtetë nuk mund...". Unë ju lus, pranoni me anë të besimit ftesën e Birit të Perëndisë!

Sa shumë njerëz më thonë, "Edhe unë besoj." Unë di që

222


Download 1,44 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   24




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish