Nga Blendi Fevziu
Fasada e Stadiumit Qemal Stafa, nuk është më. Detyrim ligjor apo moral, pak rëndësi ka. Një prej monumenteve të rëndësishme të kryeqytetit është shembur nën diellin e gushtit, atëherë kur vëmendja është më e vogël dhe reagimi publik më minimal. Eshte shëmbur thuajse tinëz, edhe pse fotot e fadromave që godasin mbi basorelievet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Për ata që nuk e dinë, Stadiumi i madh i Tiranës u ndërtua në vitin 1940, si pasojë e një plani për modernizimin e Kryeqytetit pas pushtimit nga Italia. I gjithë kompleksi rreth tij, përfshirë atë vetë, u projektua nga Gerardo Bosio, një arkitekt i ri, por vecanërisht i talentuar. Bosio ndërtoi një kompleks ku përfshihej Godina qëndrore ku sot është universiteti, stadiumi që nuk është më dhe godina ku ndodhet Akademia e Arteve te Bukura.
Ai i bashkoi të treja godinat me dy sheshe, atë që sot quhet Nënë Tereza dhe tjetrin të quajtur Italia. Kompleksi ishte në raport të drejtë më sheshin Skënderbej dhe një tjetër, që pritej të ndërtohej në atë që sot njihet si stacioni i Trenit. Bosio bëri një punë të mrekullueshme dhe për fatin e tij të keq, ndërroi jetë në moshën 38 vjecare, pa arritur t’i shohë të mbaruara të gjitha. Ajo që mbeti nga trashëgimia e tij, ishte admirimi i publikut dhe specialistëve. Shumica e të huajve që kanë shkruajtur për Tiranën pas vitit 1941 nuk kanë lënë pa përmendur madheshtinë që i ka dhënë Tiranës ai shesh. Specialistët rusë që Hoxha i thirri në mes të viteve ’50 për t’i planifikiar një Tiranë ndryshe sugjeruan që sheshi të konservohej sepse mbetej një kryevepër.
Fjalët e tyre që vlera arkitekturore e sheshit do vinte duke u shtuar, kujtohen edhe sot nga arkitektët që kanë qenë në ato debate. Askush nuk guxoi ta prekë deri në vitin 1991 dhe thuajse askush nuk guxoi të ndërhyjë fort për të deformuar atë shesh. Një lloj simboli i Tiranës i pa krahasueshëm me asnjë qytet tjetër në botë. S’di të them më i bukur apo jo, por di te them unik. Në Prill 2000 Qeveria e shpalli atë ansambël muzeal dhe ja kaloi për ruajtje Ministrit të Kulturës Edi Rama.
Mbaj mend që Ministri ka dalë vetë në Opinion atë natë, duke deklaruar i ngazëllyer se ansambli muzeal i Tiranës kishte shpëtuar nga babëzia e injorantëve. Mbase kishte të drejtë. 16 vjet më pas, me gjasë injorantët u kthyen prapë. Fasada e stadiumit u shemb dhe ansambli muzeal ka mbetur si statujë me një këmbë.
Personalisht kam qenë në favor të ndërtimit të një stadiumi të ri, po aty. Dhe po ashtu jam shumë i bindur që mënyra më e mirë për ta ndërtuar ishte me sipërmarrje private. Madje kam qenë në favor që stadiumi të shndrohet edhe një lloj ansambli dyqanesh dhe aktivitetesh të tjera, që zona të jetë e frekuentueshme gjatë gjithë javës, jo vetëm në orët e ndeshjes. Deri këtu nuk duket se ka një problem.
Nuk po i hyj debatit nëse stadiumi duhej të kishte të njëjtën formë ovale me atë të vjetirn dizenjuar nga Bosio sepse kjo është cështje profesionistësh. Por kam qenë i bindur dhe kam këmbëngulur që Fasada e Stadiumit duhej të ruhej ashtu sic ishte. Këtë e ka pranuar cdo arkitekt që ka ardhur të merret me projetkin e stadiumit te ri këto 6 vjet dhe ky ka qenë një detyrim moral dhe ligjor. Madje edhe një premtim.
E para shembja e fasadës është sheklje flagrante e ligjit sepse ajo ishte e mbrojtur prej tij. Nëse qeveria e ka hequr nga mbrojtja sërish ajo ka krye një krim sepse kjo nuk mund të bëhet me një vendim arbitrar. Shkelja e ligjit duhet të ndiqet nga prokuroria dhe ajo duhet të japë vendimin e saj.
E dyta, shembja është në shkëlje flagrante të një premtimi publik të Kryeministrit që Fasada do të ruhej. Në fillim u tha brenda hollit të xhamtë e më pas jashtë.
Deklarata i qetësoi disi kundërshtarët e projektit, por sic duket paska qenë as më shumë dhe as më pak, e pavërtetë. Kryeministri premtoi sërish që faada do të rindërtohet, por pamjet dhe kjo foto që është më sipër dëshmon se basorelievët janë thyer; që heqja e gurëve po bëhet në mënyrën më barbare të mundshme dhe që shkallët dekorative, që janë në harmoni të plotë më shkallët e Universitetit dhe të Akademisë së Arteve nuk janë më. Fasada duhej të ruhej ashtu sic ishte, sepse rindërtimi i saj, nuk është më e njëjta gjë. Dhe jam shumë skeptik se mund të ndodhë realisht.
Një pjesë e historisë së këtij qyteti u shndrua sot në rrënojë, nga babëzia e injorantëve sic i quante Ish Ministri i Kulturs në vitin 2000. Ndërsa premtimi për ta bërë fasadën sërish sic ishte, madje më të bukur, sic shkruante dje një komentator, të kujton atë frazën e famshme të gjeneralit serb që shembi urën e famshme të Mostarit me artileri dhe që Rama e citonte në vitin 2010:
“mos u mërzisni dhe mos shqetësohet bota, do ta bëjmë edhe më të bukur, do ta bëjmë edhe më të vjetër”./Opinion.al/
Më poshtë pamje të ndërtimit të stadiumit në vitin 1940. Fasada e tij siç ishte deri javën e shkuar dhe plani i Bosios që e sheh si një të tërë gjithë zonën e universitetit dhe bulevardin e madh.
Foto/ Nisin largimet nga Kombëtarja e Shqipërisë drejt Kosovës. Ja kush iku i pari...
Ai ishte një nga futbollistët që nuk u mor nga Shqipëria në Euro 2016 në Francë. Milot Rashica ka zgjedhur të luajë për Kosovën dhe jo për Shqipërinë. Kështu ka njoftuar “Rubrika Sportive e RTSH”.
“20-vjeçari ka marrë vendimin që të jetë pjesë e Përfaqsueses së Kosovës për eleminatoret e Botërorit, Rusi 2018”,- ka shkruar ajo.
Rashica luan në Holandë te Vitesse. Ai ishte një nga futbollistët që nuk u mor nga Shqipëria në “Euro 2016” në Francë, dhe kjo mund të jetë arsyeja kryesore që ai do të zgjedh Kosovën.
Foto/ Ja vajza që u gjet e vrarë në Kavajë. Autori, një biznesmen i suksesshëm
Një krim i rëndë pasioni tronditi mesditën e sotme mbarë opinionin publik, kur një 65-vjeçar nga fshati Lifaj në njësinë administrative Krutje në Lushnje i dha fund jetës.
Një letër e lënë prej tij ai kishte rrëfyer një tjetër krim.
65-vjeçari Sokrat Shani një biznesmen i suksesshëm në fushën e bujqësisë, i divorcuar nga bashkëshortja kishte mbytur me litar të dashurën e tij 29-vjeçare, Jonida Çanaku dhe trupin e kishte lënë në një apartament në Golem.
Vajza ishte studente dhe kishte gënjyer familjen se do të shkonte tek tezja dy ditë më parë. Por realisht ajo kishte shkuar në Golem për të takuar të dashurin e saj 36 vjet më të madh, i cili edhe e ka vrarë.
Policia e Fierit sqaroi se nga kqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe të gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se shtetasi Sokrat Shani është autor i vrasjes së Jonida Çanakut, me të cilën dyshohet se ka patur një lidhje intime prej 3 vitesh.
Në fundjavë ata kishin qëndruar bashkë në apartamentin e motrës së 65-vjeçarit në Golem, ku dhe dyshohet se kishin patur debate për vijimin e lidhjes.
29-vjeçarja dyshohet se pasi është dhunuar nga 65-vjeçari është mbytur me një spango të fortë.
Sipas policies, pasi ka kryer vrasjen e 29-vjeçares, Shani është kthyer në banesën e tij dhe ka kryer vetëvrasjen.
Armët bërthamore, zyrtarët amerikanë thirrje për heqjen nga Turqia
Zyrtarët amerikan kanë bërë thirrje për tërheqjen e armëve bërthamore nga baza ajrore “Inçirlik” në Turqi, duke thënë se, vendi është i paqëndrueshëm dhe se është shumë afër zonës së konfliktit në Siri.
Raporti i përgatitur nga qendra jofitimprurëse “Stimson” vë në pikëpyetje sigurinë e armëve bërthamore amerikane që po ruhen në bazën ajrore “Inçirlik”.
Pas grushtit të shtetit të dështuar ushtarak më 15 korrik autoritetet turke bllokuan plotësisht bazën “Inçirlik”, raporton “RT”. Ato prenë energjinë elektrike në objekt dhe ndaluan çdo avion të fluturonte brenda ose jashtë pistës ajrore.
“Nga pikëpamja e sigurisë, rreth 50 armë bërthamore amerikane po ruhen në Inçirlik vetëm 70 milje larg kufirit me Sirinë – tha raporti – Këto armë nuk po përdoren në fushën e betejës dhe sot janë më shumë një detyrim sesa një pasuri e aleatëve tanë të NATO-s”.
Ambasada shqiptare në Athinë: Vdekja e emigrantit e filmuar. Kemi kërkuar pamjet
Vdekja misterioze e 29-vjeçarit shqiptar Pëllumb Marnikollaj në një komsiariat të policisë në kryeyqtetin grek Athinë do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës, ku të afërmit e të ndjerit kanë bërë kallëzimin penal.
Në bazë të këtij kallëzimi, prokuroria urdhëroi edhe kryerjen e ekspertizës mjekoligjore të trupit të viktimës.
Mjekët ligjorë këqyrën ditën e djelë trupin e të ndjerit dhe burime konfidencialë kanë pohuar për “Top Channel” se, krahas dëmtimeve të tjera, që pritet të përcaktohen nëse janë shkaktuar nga rënia nga lartësia apo nga mjete të tjera, kanë konstatuar edhe disa shenja të ngjashme me ato të fikjes së cigareve në trup.
Duke qenë se 29-vjeçari ka humbur jetën më datë 3 gusht dhe këqyrja e trupit është bërë më datë 14 gusht, pra 11 ditë pas vdekjes, këto shenja pritet të konfirmohen në ditët në vazhdim se nga çfarë janë shkaktuar.
Ndërkohë, ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Dashnor Dervishi, i kontaktuar nga “Top Channel”, ka bërë të ditur se menjëherë pala shqiptare është vënë në kontakte me policinë greke për të marrë më shumë informacione lidhur me atë çfarë i ka ndodhur 29-vjeçarit shqiptar.
Dervishi ka deklaruar se e gjithë skena është filmuar nga një kamera sigurise që ndodhet në dhomën ku ka ndodhur ngjarja, pamjet e të cilës ata ia kanë kërkuar autoriteteve greke, por që u është thënë se do t’u vihen në dispozicion në një moment tjetër, pasi ngjarja është ende në hetim.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili i ka dërguar një letër homologut grek duke i kërkuar të hetojë këtë rast./TCh/
Foto+16/ Kur Francesca tregon superformat e saj seksi
Showgirl italiane Farncesca Cipriani, ka publikuar në rrjetet sociale foto me kostum banjo. Format e tifozes së Napolit të lënë pa frymë.
Foto/ Festivali serb përkujton makinën simbol të ish-Jugosllavisë
Rreth 60 makina ‘Fica’ – makina të vogla të modeluara nga italiani Fiat 600 që ishin simbol i ish-Jugosllavisë – udhëtuan përreth Serbisë për festivalin e nëntë të këtij lloji, që u mbajt në Jagodina.
Festivali i nëntë Fica pa më shumë se 60 makina legjendare Zastava 750, ose ‘Fica’, të shfaqen në Jagodinë të dielën, pas një udhëtimi nga i gjithë vendi për të mbërritur.
Makina nga Beogradi, Kragujevaç, Sombor, Cacak dhe vetë Jagodina parakaluan nëpër qytet në eventin e përvitshëm të organizuar nga “Klubi i Adhuruesve të Fica”, një lidhje që synon të ruajë kujtimin e modelit të makinës, që u bë simbol i periudhës jugosllave.
Kur fabrika Zastava u ndërtua në qytetin serb Kragujevaç pas Luftës së Dytë Botërore, Fica ishte i pari model që prodhoi dhe thuajse një milionë makina dolën nga linja e fabrikës nga viti 1955 deri në 1985.
Zastava u bë simboli më i madh i ish-Jugosllavisë, sepse ky model i makinës zotërohej nga thuajse të gjithë, por makinat u bënë të famshme edhe përtej kufijve.
Megjithatë, ditët e lavdishme të Zastavës morën fund në fillim të viteve 1990 për shkak të sanksioneve dhe luftës, duke e kthyer Kragujevaçin në “luginën e urisë”, siç u bë i njohur qyteti.
Kompania Automobile Zastava në Kragujevaç shpalli falimentin në korrik 2016 për shkak të borxheve të shumta dhe kur portat e fabrikës u mbyllën zyrtarisht, siç urdhëroi një gjykatë serbe, kjo shënoi një largim përfundimtar nga ajo që disa e shihnin si “një të shkuar më të mirë”.
Megjithatë, shumë banorë të ish-Jugosllavisë ruajnë një lidhje nostalgjike me Zastavas dhe kujtimi i Fica në veçanti vazhdon të mbetet gjallë përmes festivaleve dhe eventeve të shumta, si ky në Jagodina./Ivana Nikoliç/BIRN/
“Më lejo të pushtojë Europën”/ Letra e Sulltanit për Skënderbeun
Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin “Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle”, të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit.
Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes.
Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si princ dhe jo si sulltan dhe emir.
Letrat, të përkthyera më poshtë në gjuhën shqipe, gjenden në faqet 302 – 305 të librit, i shkruajtur në gjuhën frënge.
Letra e Sulltan Mehmetit, 6 maj 1461:
“Unë, Sovrani i madh, Emiri i madh, Sulltan Mehmet Beu, i biri i Sovranit dhe Emirit të madh, Sulltan Murat Beu-t, për Skënderbeun, princin e Shqiptarëve dhe të Epiriotëve, përshëndetje.
I shtrenjtë Skënderbe, nuk njoh miqësi më të përzemërt se sa ajo e intimitetit (familjaritetit) të gjatë ; sidomos kur ajo lind që në rini, si në rastin tonë, atëherë kur ti mbaheshe peng tek babai im, dhe kur të dy jetonim bashkë vëllazërisht.
Kështu, kur mendoj për gëzimet e ëmbla të fëmijërisë sonë, kur kujtoj shkelqësinë e shërbimeve tuaja, gjithçka që ti ke bërë për lavdinë e Pallatit Osman, për madhështinë e Perandorisë sonë, të të pres dhe të dëshmoj këtë mirënjohje më duket një detyrë e domosdoshme.
Asgjë nuk mund të më sjellë më shumë kënaqësi, marr Zotin për dëshmitar, se sa të ritakoj më në fund, për të kaluar ca kohë në praninë tënde.
Nëse disa prej trupave të mia i kanë lejuar vetes të pushtojnë tokat tuaja duke shkaktuar përleshje, i abdikoj ato ; ato kanë vepruar pa urdhërin tim, dhe fitoret tuaja, ndëshkim i drejtë ndaj guximit të tyre, nuk më kanë inatosur.
Le ti harrojmë këto dhe të kthehemi në marrëdhëniet tona të vjetra, ku një bashkim i shenjtë dhe paqësor na pajton përgjithmonë.
Pra, ja se cilat mund të jenë bazat e aleancës sonë, po ti paraqes, duke e ditur fare mirë se nuk i përket aspak atij që kërkon paqen të vendosë kushtet.
Së pari, unë kërkoj lejekalim në tokat tuaja për trupat e mia, që të shkojnë për të luftuar venedikasit ; së dyti, që ti të më japësh si peng, Gjonin, djalin tënd, i cili do të trajtohet si djali im ; së treti dhe së fundmi, që popujt tanë të tregtojnë lirisht mes tyre.
Në qoftë se ti pranon, eja të më takosh në sigurinë më të plotë : pritja do të jetë dinjitoze e rangut tuaj. Po, mbi besën dhe fjalën e sovranit, do të mbaj besnikërisht me ty një paqe të pacënueshme ; tashmë vendi yt nuk do të shqetësohet as nga armët e mia as nga dikush tjetër.
Për më shumë, në qoftë se ke pyetje apo dyshime për të sqaruar, mund ti drejtohesh me besimin më të plotë, Mustafait, të dërguarit tim.
Letër e shkruar në qytetin tonë perandorak të Konstandinopojës, më 6 maj të vitit 1461, vit sipas lindjes së Jezu Krishtit”.
Letra e Gjergj Kastriotit, 1 Qershor 1461:
“Gjergj Kastrioti, i thirrur Skënderbe, princ i Epiriotëve dhe i Shqiptarëve, ushtar i Jezu Krishtit, për Mehmetin, sovranin e Turqve, përshëndetje.
Princ i dalluar, ne e kemi marrë letrën ku dallohen përshtypjet e miqësisë tënde. Të ndarë prej shumë kohësh nga njëri – tjetri, kjo miqësi reciproke, e thënë nga ti, ishte si e përgjumur, dhe ti dëshiron ta zgjosh atë nëpërmjet një aleance intime (të ngushtë).
E pranoj propozimin tënd me kënaqësi, por jo të gjitha kushtet.
Kështu, aleat dhe mik i venedikasve, nuk mundem, pa shkelur mbi betimin dhe dinjitetin tim, të të jap lejekalim për t’i sulmuar.
Përsa i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund të përballojë një sakrificë të tillë. Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma i mitur ! Përveç kësaj, do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe fenë e vendit të tij.
Tani, mbetet çështja në lidhje me tregtinë e lirë mes dy vendeve ; këtë, i gjithë Këshilli im dhe unë, ne e mbështesim plotësisht, sepse të dy kombet gjejnë një përfitim të barabartë.
Ti më fton për vizitë, me besimin më të plotë, për të përforcuar mes palëve një miqësi prej kohësh në vuajtje : falenderime princ i shkëlqyer për mirësinë tënde. Fatkeqësisht për mua, ky udhëtim në Konstandinopojë, i cili më sjell ndër mend shumë kujtime, nuk është i mundur nga që përkujdesem për qeverinë time ; sepse po të vij, nuk mund të drejtoj si duhet këtë komb krenar shqiptar po aq të zjarrtë dhe të pathyeshëm, sa dhe të padurueshëm për pushim (paqe).
Por këtë vizitë e shtyjmë për një herë tjetër, do të mundohem kur të jetë e mundur.
Nga ana jonë, 1 qershor 1461”.
Foto/ Zbulohet letra që 65-vjeçari la para vetëvrasjes për Jonidën
Publikohet një prej letrave që 65-vjeçari Sokrat Shani, shkroi me dorën e tij para vetëvrasjes në banesën e tij. Në letrën e publikuar nga “Tv Klan” ai lajmëronte se 27-vjeçarja kishte vdekur.
Përmbajtja e letrës së parë:
“Jonida ndodhet te shtëpia e Ludit Golem: Ka ndërruar jetë: Shtëpia ndodhet përballë pishinës te hotel Pameba, Godinë 4 kate në kat të katërt, në pronësi të motrës Ludmilla Shani. Jonida Sefedin Çanaku Kryekuq. S.Shani 14.08.2016”.
Ndërsa në një letër të dytë, biznesmeni sqaronte se nuk duhej të prekej asgjë para se të vinte policia që sipas tij duhej të kryente veprimet.
Vetëvrasja e një 65-vjeçari në Krutje të Lushnjes, nxori në dritë një histori tragjike mes tij dhe një vajze 27-vjeçare, e cila po ashtu u gjet e pajetë në një apartament në Golem të Kavajës.
Fillimisht policia gjeti të vetëvrarë me pistoletë në banesë Sokrat Shanin, babai i 4 fëmijëve. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia arriti të gjente një letër, ku shkruhej një adresë dhe emri i një vajze në Golem të Kavajës, të cilën autori thoshte se e kishte mbytur.
Pas kontrollit të banesës në Golem policia gjeti të vdekur me shenja dhune në njërën prej dhomave 27-vjeçaren Jonida Çanaku, nga fshati Kryekuq i Divjakës.
Prindërit e vajzës deklaruan në polici, se ajo kishte dy ditë që ishte larguar nga banesa me justifikimin se do shkonte nga tezja.
Policia e Fierit sqaroi se nga kqyrja e të dyja vendngjarjeve dhe të gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se shtetasi Sokrat Shani është autor i vrasjes së Jonida Çanakut, me të cilën dyshohet se ka pasur një lidhje intime prej 3 vitesh.
Në fundjavë ata kishin qëndruar bashkë në apartamentin e motrës së 65-vjeçarit në Golem, ku dhe dyshohet se kishin pasur debate për vijimin e lidhjes.
27-vjeçarja dyshohet se pasi është dhunuar nga 65-vjeçari është mbytur me një spango të fortë.
Sipas policisë pasi ka kryer vrasjen e 27-vjeçares, Shani është kthyer në banesën e tij dhe ka kryer vetëvrasjen.
Foto/ Rihanna, kjo ikonë e modës dhe stilit
Nuk janë vetëm eventet në të cilat ylli i muzikes Pop Rihanna komentohet për stilin e saj. Këngëtarja 28-vjeçare veç muzikës ka treguar se di të jetë edhe një ikonë stili.
Për ta vërtetuar më mirë këtë fakt, “Harper’s Bazar” ka zgjedhur disa foto të këngëtares në daljet e saj të zakonshme.
Foto/ Policja kapet duke kryer marrëdhënie me të burgosurën, përfundon në telashe
Iu ndez pasioni brenda në qeli, mirëpo veprimet e saj i kushtuan rëndë një policeje 33-vjeçare nga Britania e Madhe. Melissa Priestly, punonjëse në burgun “Newton”, është kapur në momente intime brenda qelisë së dashnores së saj, 28-vjeçares Leonie Kinnish, e cila duhet të vuajë dënimin me 5 vite burg.
28-vjeçarja është dënuar për vjedhje në banesën e një çifti të moshuarish në muajin janar, ndërsa në burg duket se ka gjetur shpirtin e saj binjak.
Pasi u kap në pozicion të keq, policja Melissa do të duhet të përballet me dënimin që do t’i jepet në gjykatë.
Dyshimet ndaj saj kanë nisur pasi i janë zbuluar disa letra që kanë shkëmbyer me të dënuarën dhe më pas pamjet filmike e kanë demaskuar tërësisht.
Foto/ Godet Einxhel Shkira... gjen të dashur në Jalë
Einxhel Shkira ka dalë në “gjueti” për një të dashur në plazhin e Jalit.
Duke folur në edicionin Veror të “AbcNews”, moderatorja ka pranuar se nuk dëshiron të qëndroj më single, ndaj gjatë paradites, ka shfrytëzuar “shkuma partyn”, për t’u njohur me një djalë të cilin e zgjodhi vetë.
Në formatin “colpo di fulmine”, ajo përzgjodhi një djalë nga Kosova, si partnerin e saj.
Einxhel Shkira këtë vit do të jetë një nga konkurrentet e “Dance With Me”.
Foto+18/ Iva vjen me poza topless që të lënë pa frymë nga Jugu
Ajo është bërë e njohur më së shumti falë deklaratave të saj publike për një lidhje dashurie me një deputet të Kosovës por edhe fotove të nxehta që poston në rrjetet sociale.
Iva Aliko, e cila është mjaft aktive në publikimin e fotove të nxehta dhe provokuese, duket se do të surprizojë të gjithë me një album të ri fotografik, që sigurisht do të nxjerrë në pah format e saj bombastike.
Këto janë fotot e para që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Berisha:_Trafikun_e_drogës_nga_Mali_i_Zi_e_drejton_Saje_qorri!'>Berisha: Trafikun e drogës nga Mali i Zi e drejton Saje qorri!
“Oficeri dixhital informon:
Se si futi ne dore Saje qorri edhe trafikun e madh nga Mali i Zi! sb
"Pershendetje doktor ! Si kalon, a je mire? E lexova nje denoncim qe kishit shkrue, ne lidhje me trafikun e klandestineve nga Mali i Zi nepermjet Shkodres, kisha nje lajm nese ju nevojitet, Tani qe kufiri me Malin e Zi esht bere rruge kryesore per trafikun e njerzve dhe te Kanabisit ketu ne kane sjelle Alban Cela dr Policise te Qarkut Shkoder, i emeruar tani, dhe vnte nga drejtor i policise qarku Lezhe, eshte djali i tezes te Sajmo Qorrit, kete ma ka konfirmuar nje polic ne Kukes perpara nje viti, ne muhabet e siper me tha; tani kemi drejtor pilicie te qarkut Kukes, nje Tropojan, Perlat Vatoci, me tha se ka nderrue Alban Celen, di drejtor per qarkun Kukes, Alban Cela ishte emerue vjet ne Lezhe ( drejtor policie qarku Lezhe) polici me tha se Alban Cela spyeste per njeri dhe bente " ligjin" ne Qarkun Kukes sepse edhte djale tezje me Sajmir Tahirin.
Kete gjo e kam ndigjue nga nje polic ne Kukes, e moren ne makine te ura e kukesit deri te tuneli, ishte polic zone, sepse na tha do shkoj per kontroll ne disa zona qe ai , une e sygjerova meqense kishit denoncue ate trafik klandestinesh te klanit te Sajmo Qorrit.Keshtu Saje qorri kontrollon per leverdi te vehten dhe klanit te tije edhe kete rruge trafiku qe tani esht ba nga ma kryesore Deshiroj te kem ndihmuar sadopak, ne menyre modeste”.
16/08/2016/.................................................
Morena Taraku një vajzë milionere me atlete mbi 1 mijë euro, por shikoni babain e saj
Morena Taraku, bukuroshja nga Kosova që njihet më tepër për pasurinë e saj sesa profesionin, poston shpesh foto nga jeta luksoze që bën.
Por një imazh tjetër duket se ka babai i saj Selami Taraku i cili me profesion është regjisor.
Në disa fotografi të siguruara nga “Magazina.al”, Selami Taraku, i ati i modeles, shihet duke udhëtuar me urban në Prishtinë.
Si duket babai i Morenës, ka zgjedhur të jetoj një jetë normale, në krahasim me vajzën e tij e cila duket si një trashëgimtare e shumë milionave dhe këtë e tregon me jetën që bën./Magazina.al/
Gjuraj: Parimi “një kut një masë” s’duhet kuptuar si kufizim burokratik
Foto/ Ndryshim rrënjësor i këngëtares shqiptare, vështirë të njihet
Çiljeta Xhilaga kohët e fundit ka filluar t'i kushtojë shumë rendësi pamjes së saj. Pas zvogëlimit të gjoksit, ajo ka ndryshuar edhe modelin e flokëve. Nga bionde, ajo është kthyer në brune duke shkurtuar flokët në formë kapeloni.
Por, fansat e saj nuk iu ka bërë shumë përshtypje ky ndryshim, pasi ajo ka postuar foto nga pas dhe sytë shkojnë diku tjetër.
Vithet e saj të mëdha dhe beli i hollë u kanë rënë në sy komentuesve, duke e komplimentuar këngëtaren, por ka patur edhe nga ata që thonë se është fotoshop.
Pas thashethemeve për një lidhje me portierin Alban Hoxha, këngëtarja ka bërë ndryshime rrënjësore.
Foto/ Djali i mitur i deputetit bën tatuazh, i ati: Jam krenar
Parid Cara është deputeti i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Djali i tij Erick, për të cilin vetë deputeti thotë se është djali i pleqërisë, ka bërë realitet ëndrrën e tij, duke bërë një tatuazh me flamurin e Shqipërisë në anën e zemrës.
“Sa krenar me qen shqiptar! Djali im i pleqerise Erick me ne fund e realizoi endrren e tij. Sot beri tatuazh shqiponjen kuqezi mbi zemer. Erick kudo ku shkon thote se e ka per nder qe eshte shqiptar, ndonese eshte rritur ne dhe te huaj. Jam krenar per ty Erick!”, - shkruan deputeti në Facebook.
Ndjenja e patriotizmit dhe krenarisë për vendlindjen duhet lavdëruar, patjetër, por çfarë mund të themi kur ky djalë është ende në një moshë të njomë, çka duket edhe nga fytyra e trupi i tij?
A është normale që një fëmijë i një moshe të tillë të bëjë tatuazh?/JOQ/
“Shoku i Mirit nga Anglia” fton në kafe vajzën nga Bathorja, ja sa zgjati refuzimi i saj...
Femrat materialiste janë shtuar kohët e fundit, e ndoshta kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së aftësive të meshkujve për t’i bërë për vete me veprime apo gjeste të tjera, e mjaftohen vetëm duke iu plotësuar kërkesat e tyre financiare apo materiale.
Biseda Facebooku të tilla mes femrave dhe meshkujve, përgjithësisht në moshë të re, janë të shumta. E tillë është edhe kjo që ka ardhur ditën e sotme në redaksinë e “Jetaoshqef.al”.
Djali, i cili nga biseda mund ta kuptojmë që është “shoku i Mirit që rri në Angli”, i ka kërkuar një vajze nga Bathorja që të pinë një kafe bashkë.
Ajo fillimisht ka bërë sikur nuk e ka njohur, edhe pse “shoku i Mirit” i thotë se e ka marrë njëherë në makinë, e vijon t’i refuzojë ftesën për kafe, deri sa djali që jeton në Angli i thotë se do t’i japë dhuratën që i kishte premtuar, një “iPhone 6”.
Si ka reaguar vajza? Lexoni bisedën e dërguar nga vetë djali, të cilën e gjeni të plotë në galerinë e mëposhtme.
Vajza ka gjetur mënyrën e duhur për të mos rënë në sy, por s’e ka menduar asnjëherë se do të përfundonte në këtë mënyrë, duke ia marrë vesh e gjithë bota./JOQ/
Video/ Jonida u torturua para se të vritej, e lidhur këmbë e duar
Sokrat Shani 65 vjeç, në njërën prej letrave para se të vetëvritej merrte përsipër vrasjen e të dashurës së tij, Jonida Çanakut, duke shpjeguar se gjithçka e kishte kryer në gjendje të tronditjes psiqike.
Televizioni “Klan” hedh dritë mbi mënyrën sesi ai e vrau 27-vjeçaren, duke sjellë edhe foto nga vendngjarja.
Burime zyrtare nga grupi hetimor, bëjnë me dije se vajza është dhunuar dhe torturuar para se të jepte shpirt, në dhomën e gjumit të apartamentit të motrës së autorit, në Golem.
Siç tregojnë këto foto, vajza është gjetur lakuriq, e shtrirë në krevatin dopio, lidhur me fasheta në pjesën e këmbëve dhe në duar.
Vërehen shenja të dukshme hematomash të shkaktuara nga goditjet, kryesisht në pjesën e kraharorit, ku në shpatullën e majtë dëmtimi është më i theksuar.
Në kokë 65-vjeçari i kishte vendosur në formë laku, një spango ngjyrë të verdhë, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhimbjet.
Sipas mjekëve ligjorë, dyshohet se viktima pasi është lidhur dhe i është vënë spango në fyt është goditur sërish nga ana e 65-vjeçarit, duke e torturuar. Ajo ndërroi jetë pas gjakderdhjes, nga tortura dhe dhuna.
Fytyra e kufomës është gjetur e ejntur, që dyshohet të jetë shkaktuar sipas mjekëve, nga dhuna dhe zënia e frymës.
Grilat e dhomës së gjumit ku është gjetur vajza, kanë qenë të mbyllura plotësisht, ndërsa në njërën prej komedinave është gjetur një varëse me rruaza të Jonidës, dhe një shishe uji pjesërisht e mbushur.
Sokrat Shani pas ngjarjes në Golem është kthyer mëngjesin e së hënës rreth orës dy në banesën e tij në Krutje dhe pas tre orësh sipas policisë, pasi ka shkruar dhe tre letrat që sqaronin të gjithë dinamikën, ka kryer vetëvrasje me pistoletë.
Dy personat kishin një lidhje intime prej tre vitesh, fakt ky i pohuar dhe nga familjarët e vajzës dhe motiv i ngjarjes paraprakisht dyshohet të ketë qenë debati i lindur për vijimin e marrëdhënies mes tyre.
Ndërkohë, Familja Çanaku në fshatin Kryekuq të Divjakës e ka patur të vështirë të hapë këtë të martë dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Jonidën, vajzën e vogël të shtëpisë, të ndarë nga jeta 3 ditë më parë.
Ka qënë e vështirë për familjarët të pranojnë lidhjen e vajzës me 65-vjeçarin Sokrat Shano, i cili ishte i dashuri dhe vrasësi i saj në fund. Të afërm tregojnë për “Top Channel” se familja ishte përpjekur vazhdimisht ta shkatërronte atë lidhje, por e ndjera nuk ka pranuar.
Historia e nisur 3 vjet e gjysmë më parë, e ka detyruar të renë të ndërpresë edhe fejesën me një tjetër djalë. Këtë herë, Jonida kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Shanon, por ky i fundit nuk e ka pranuar ndarjen.
Jashtë kameras, banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, ku banonte vajza më e vogël e familjes Çanaku, fqinjë e të afërm thonë se, nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë mortore.
Vetëm 25 vetë e përcollën atë.
Por krejt e kundërta ndodhi në fshatin përballë, Krutje të Siperme, rreth 20 minuta larg, ku dyert e mortit janë hapur prej të hënës me familjen, gruan Margaritën dhe dy fëmijët e tyre, që presin e përcjellin njerëzit.
Sokrat Shano u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, banorë të fshatit, të cilët pavarësisht historisë, e përshkruajnë si njeri të ndershëm e një bamirës të fshatit, ndonëse kishin dëgjuar prej kohësh për lidhjen e tij me një vajzë të re.
Sokrat Shano, e vrau duke e mbytur 27-vjeçaren më 13 gusht. Para se t’i jepte fund edhe jetës së tij, ai la pas disa letra me adresa ku ndodhej trupi i pajetë i Jonidës, të cilën kishte zgjedhur ta vriste për të mos lejuar që ajo të ikte nga jeta e tij.
Video/ Jonida u torturua para se të vritej, familjarët të turpëruar
Greqi, motoskafi përplaset me varkën me turistë, 3 të vdekur
Tre persona kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e përplasjes mes një motoskafi dhe një varkë me turistë në bord.
Lajmin e ka bërë të ditur roja bregdetare greke. Incidenti ka ndodhur përpara bregut të një ishulli të Egjeut, pranë Athinës dhe ka shkaktuar gjithashtu plagosjen e 3 personave.
Mjeti lundrues ku po udhëtonin turistët po transportonte 15 deri në 20 persona, që po udhëtonin drejt ishullit të Monit, ndërkohë që nuk dihet me saktësi se sa vetë ndodheshin në motoskaf.
Roja Bregdetare helene bën me dije se ka arritur të shpëtojë disa persona, ndërsa po vazhdon kërkimet për të tjerë.
Berisha: Kandidati i Ramës për Peshkopinë, sivlla me Roshin e Bushin
Nga profili i tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë sulmin e parë indirekt ndaj kandidatit të PS-së, për bashkinë e Dibrës.
“Qytetari dixhital informon:
Kandidati i Rames per Peshkopine, sivlla me Roshin, Bushin e kompani.
Sipas tij kandidati Rama eshte person me precedent penal. Ne Zvicer Rama ka patur probleme si trafikant droge. Ai ka levizur me pasaporte dhe emer falls.
Me kete rast i bej thirrje KQZ dhe prokurorise se shtetit te verifikoje ne kuadrin e ligjit te dekriminalizimit informacionin e qytetarit dixhital! sb
"Pershendetje nga Peshkopia X.Berisha....Ju lutem reagoni we me shpejt....Kandidati I majte I sapozyrtarizuar ka probleme me shtetin zvicerian...eshte person me precedent penal! Z. M. Rama ne shtetin zvicerian ka pasur probleme ne lidhje me trafikimin e lendeve narkotike...Behet fjale per para 5-6 vitesh....levizen me pasaporte me identitet fals".
Rritet me 12.7% çmimi i energjisë për disa biznese
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka miratuar një tarifë 12.4 lekë për konsumatorët (bizneset) që furnizohen nga tensioni i mesëm (TM), por që faturohen për tension të ulët. Kjo tarifë është 12.7 për qind më e lartë se çmimi i energjisë për biznese prej 11 lekë për kilovatorë i miratuar me vendimin e dhjetorit 2014 dhe është e vlefshme deri në fund të këtij viti.
Gjithsesi, kjo tarifë është më e ulët se çmimi 14 lekë për kilovat orë që OSHEE ka faturuar deri tani bizneset që furnizohen nga tensioni i mesëm, por që faturohen për tension të ulët.
Prej mëse një viti, kjo diferencë në faturim ishte bërë burim konflikti mes bizneseve dhe OSHEE, teksa shumë sipërmarrje kishin hedhur në gjyq OSHEE për faturim më të lartë se tarifa e vendosur nga ERE prej 11 lekë për kilovat orë.
Në vendimin e fundit, ERE ka zgjedhur një çmim të ndërmjetëm për faturimin e kësaj kategorie të biznesit duke dhënë një tarifë 1.6 lekë më të ulët se faturon OSHEE dhe 1.2 lekë më shumë për kilovatorë se sa kishte miratuar ERE me vendimin e fillim vitit 2015.
Por bizneset ( fabrika mielli, linjat e agropërpunimit, fasonët) të cilët kanë energjisë si lëndë të parë për aktivitetin e tyre thonë se edhe tarifa e re e ERE-se prej 12.4 lekësh është sërish 34 % më e lartë krahasuar me çmimin e energjisë që këto biznese paguanin para dy vitesh para se të tarifat e energjisë të rriteshin për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Alban Zusi një biznesmen në sektorin e agropërpunimit tha se, çmimet e energjisë aktualisht zënë pjesën më të madhe te kostos së aktivitetit të tyre. Para dy vitesh tha ai çmimi i energjisë që paguante ishte 9 lekë për kilovatorë, ndërsa me ndryshimin e vitit 2015 çmimi u vu 11 lekë.
Zusi tha se OSHE ka mbifaturuar rregullisht me 14 lekë për kilvatorë pa TVSH ( gjithsej 16 lekë) ato biznese që furnizohen nga tensioni i mesëm, por që faturohen por tension të ulët duke bërë që kosto të rritej për me 27 për një vit.
Zusi tha se pas vendimit të ERE për tarifën 12.4 lekë, OSSHE duhet të kompensojë bizneset që janë faturuar për 1 vit e gjysmë me 14 lekë.
Do'stlaringiz bilan baham: |