Vdekjet rritje me 8%
Kjo rritje, sipas INSTAT vjen kryesisht nga një raportim më i mirë i vdekjeve nga gjendja civile. Vdekjet sipas grupmoshave tregojnë se në të gjitha grupmoshat meshkujt kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grupmoshën e fundit mbi 80 vjeç. Kjo ndodh pasi jetëgjatësia e meshkujve është më e ulët se ajo e femrave. Në vendin tonë për vitin 2015 meshkujt jetojnë mesatarisht 4 vite më pak se femrat.
Vdekshmëria foshnjore është 7,8 për djemtë dhe 6,3 për vajzat. Ky tregues për meshkujt ka mbetur në të njëjtat shifra krahasuar më një vit më parë, ndërkohë për vajzat ka një përmirësim duke e krahasuar me vitin 2014 i cili ishte 8,0.
2015, divorcet rriten me 24 %
Numri i familjeve të divorcuara në fund të vitit 2015 arriti në 5255 nga 4240 të tilla në vitin 2014 duke shënuar një rritje vjetore me 23.9%, teksa gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistruar rreth 25 mijë martesa. Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se tek femrat më shumë se 50% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç.
Kjo shpjegon dhe moshën relativisht në martesë për femrat e cila është 24,1 vjeç. Ndërkohë martesat sipas grupmoshës për meshkujt paraqiten 63% e martesave te meshkujt realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 29 vjeç. Mosha mesatare e martesës për meshkujt është 29,6 vjeç.
Një tregues interesant është normat e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të vajzave. Krahasuar me 10 vite më parë femrat martohen relativisht një vit më të mëdha. Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend.
Numri i lindjeve bie me 8.5%, abortet rriten 0.8%
Teksa numri i lindjeve është ulur me 8.5 për qind në vitin 2015, numri aborteve nga ana tjetër raportohet me rritje. Të paktën nga 2006 treguesi i abortit ka qenë në trajektore rënëse por me 2015, grafiku ka ndryshuar krah. Abortet sipas INSTAT kanë pësuar rritje vjetore me 0.8% ose 47 aborte me shumë.
Aborti është ndërprerja e barrës që ka ndodhur para javës së 28-të dhe kur ky produkt është fetus i vdekur. Ka dy kategori abortesh aborte spontane dhe aborte të provokuara. Abort i provokuar ka për origjinën një veprim të ndërmarr me qëllim për të ndërprerë barrën. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane.
INSTAT, raporti me të dhëna të detajuara
Raporti i fundit i INSTAT “Femra-meshkuj” sjell të dhëna shumë më të detajuara në krahasim me raportet e mëparshme. Burime nga INSTAT pohuan se stafi ka punuar shumë për të arritur në kët rezultate, ndërsa një shtytje e madhe ka ardhur nga ish drejtori i INSTAT, z.Gjergji Filipi, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta pak muaj më parë./Monitor/
Intesa Sanpaolo synon ofrimin e kredive në vlerën 1 mld Euro
Konferenca e parë ndërkombëtare e organizuar nga IEQ-BERZH
“MBESHTETJA PER SIPERMARRJET VENDASE DHE SIPERMARRJET E VOGLA DHE TE MESME KRAHAS INICIATIVES KINEZE PER NDERTIMIN E BREZIT DHE RRUGES NE EUROPEN JUG LINDORE”
IGNACIO JAQUOTOT, DREJTORI I DIVIZIONIT NDERKOMBETAR TE BANKAVE FILIALE
“NEPERMJET RRJETIT TE SAJ TE BANKAVE NE KROACI, SHQIPERI, SLLOVENI, BOSNJE-HERCEGOVINE DHE SERBI,
INTESA SANPAOLO SYNON TE OFROJE KREDI NE VLEREN 1 MILIARD EURO
PER SIPERMARRJET E VOGLA DHE TE MESME NE VENDET E BALLKANIT PERENDIMOR
TE CILAT JANE PJESE E KESAJ INICIATIVE”
Trieste, 19 Maj 2016 – “Nëpërmjet rrjetit të saj të bankave në Kroaci, Shqipëri, Slloveni, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi, Intesa Sanpaolo synon të ofrojë kredi në vlerën 1 miliard euro për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet e Ballkanit perëndimor të cilat janë pjesë e kësaj iniciative”. Kjo ishte deklarata e Ignacio Jaquotot, Drejtorit të Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo në konferencën ndërkombëtare “Mbështetja për sipërmarrjet vendase dhe sipërmarrjet e vogla dhe të mesme krahas iniciativës kineze për ndërtimin e brezit dhe rrugës në Europën Jug-lindore” e cila u organizuar nga Iniciativa e Europës Qëndrore (IEQ) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Programi Iniciativa e Brezit dhe Rrugës (Rruga e Re e Mëndafshtë) përfaqëson një mundësi konkrete dhe reale zhvillimi për vendet e Ballkanit, i cili në mënyrë figurative përfaqëson daljen perëndimore të Rrugës së Re të Mëndafshtë, duke qenë se qëllimi i programit përshin përmirësimet infrastrukturore me Perëndimin falë investimeve thelbësore, të cilat parashikohen në vlerën 11 miliard dollarë dhe janë planifikuar për dekadat e ardhshme.
Fluksi i madh i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në vendet e Ballkanit do të ketë një impakt dhe ndikim në nivelin e rritjes së vendeve që përfitojnë nga investimet dhe, në veçanti, segmenti i Sipërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, i cili përfaqëson 99% të kompanive në rajon dhe ofron mundësi punësimi për 60% të forcës punëtore.
Prandaj, parashikohet që këto kompani do të kenë mundësi të aksesojnë nën-kontrata për një vlerë të konsiderueshme të projektit, duke kontribuar kështu kryesisht në zhvillimin e industrisë së materialeve të ndërtimit, logjistikës, impianteve inxhinierike, dhe në përgjithësi në shërbimet përkatëse të ndërlidhjes.
“Huat, të cilat do të jenë kryesisht afat-mesme dhe afat-gjata dhe kontrata qiraje financiare për shoqëritë kliente të rrjetit të Grupit Intesa Sanpaolo në vendet e Ballkanit Perëndimor, do të jenë për vlera deri në 15 milionë Euro në përgjithësi me një afat jo më shumë se 10 vjet”, shtoi Z. Jaquotot, dhe “do të përdoren për të financuar blerjen e impianteve, makinerive, pajisjeve ose automjete, si dhe për blerjen, ndërtimin, zgjerimin dhe rinovimin e faciliteteve dhe investimeve industriale në aktive jomateriale për projekte infrastrukturore të Iniciativës së Brezit dhe Rrugës, duke përfshirë shpenzimet për kërkimet, zhvillimin dhe inovacionin”.
Divizioni Ndërkombëtar i Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo monitoron iniciativat e Grupit në tregjet e huaja ku ushtron aktivitetin e tij nëpërmjet filialeve dhe bankave të cilat zhvillojnë aktivitetin bankar tregtar, jep udhëzime dhe siguron bashkëpunimin dhe mbështetjen për filialet e tij, duke përcaktuar politikat për zhvillimin strategjik të Grupit në lidhje me praninë e tij në tregjet e huaja; Divizioni eksploron dhe analizon rregullisht mundësitë e reja të rritjes në tregjet ekzistuese dhe të reja , ai koordinon operacioneve e bankave ndërkombëtare filiale dhe menaxhon marrëdhëniet e bankave ndërkombëtare filiale me strukturat e centralizuara të Kompanisë Mëmë, degëve ose zyrat e tjera ndërkombëtare të Divizionit të Korporatave dhe Investimeve Bankare.
Në zonën e Ballkanit, Divizioni ushtron aktivitetin nëpërmjet bankave të mëposhtme:
* Privredna Banka Zagreb në Kroaci (totali i aktiveve 9.5 miliard Euro, 197 degë)
* Banka Intesa Beograd në Serbia (totali i aktiveve 3.9 miliard Euro, 168 degë)
* Intesa Sanpaolo Banka Bosnia i Hercegovina në Bosnje – Hercegovinë (totali i aktiveve 795 milion Euro, 52 degë)
* Intesa Sanpaolo Bank Albania në Shqipëri (totali i aktiveve 1 miliard €, 32 degë)
* Intesa Sanpaolo Bank Romania në Rumani (totali i aktiveve 933 milion Euro, 45 degë)
* and Banka Koper in Slovenia (totali i aktiveve 2.2 miliard Euro, 52 degë)
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, të ardhurat operative neto të Divizionit rezultuan 510 milion, afërsisht e barabartë me 12% të të ardhurave operative neto të konsoliduara të Grupit.
________
Intesa Sanpaolo është një ndër grupet kryesore bankare në eurozonë dhe lider në Itali në të gjitha fushat e biznesit (individë, korporatë dhe menaxhimin e pasurive dhe pronës). Grupi ofron shërbimet e tij për 11.1 milion klientë përmes një rrjeti me afërsisht 4,100 degë në të gjithë vendin në Itali, dhe pjesa e tregut që zotëron nuk është më e vogël se 13% në shumë vende.
Intesa Sanpaolo ka një prezencë strategjike në Europën Qendrore Lindore, në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut me mbi 1,200 degë dhe 8.1 milion klientë të cilët i përkasin filialeve të Grupit që ushtrojnë aktivitetin e tyre bankar për individët dhe kompanitë në 12 vende. Gjithashtu, Grupi Intesa Sanpaolo ka një rrjet ndërkombëtar të specializuar në ofrimin e asistencës për klientët korporatë, i cili mbulon 28 vende, mbi të gjitha Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut si dhe vendet ku shoqëritë dhe kompanitë italiane janë më shumë aktive si Shtetet e Bashkuara, Brazili, Rusia, India dhe Kina.
Basha: Edvini apo Edi, falje publike për të inkriminuarit
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj thënieve të kryeministrit dhe kreut të PS-së, Edi Rama. Me një deklaratë për median, Basha thotë se cili prej tyre, Edvini apo Edi duhej që të kërkonte falje për futjen në listat e deputetëve dhe kryebashkiakëve njerëz me të kaluar kriminale.
Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:
“Edvini deri në 2002, apo Edi prej atij viti e këtej, duhej të kërkonte falje publikisht sot që doli në sytë e shqiptarëve se si ai ka zgjedhur me dorën e tij deputetë e kryetarë bashkie, që megjithëse kanë ndërruar disa emra, në secilin prej tyre kane një krim.
Nëse nuk e ka këtë minimum integriteti, të paktën sot të fshihej, duhej të mbyllte gojën. Por joooo, del e kakaris majë stivës së të zgjedhurve të inkriminuar, më të besuarve që ka. Dhe sfidon, a janë 19. Nëse jane fjala vjen 18, ai del i pastër. Po Frrokun vrasës, e quan?
Po Ndokën tutor e rrëmbyes, e quan? Hoqi nga lista dy gra për ta bërë deputet.
Po Mondin e gjakderdhjes në derë të komisariatit, kush e beri deputet? Apo e njeh për Armando. Te mos shkojmë tek Bushi e Roshi që nuk u dilte formulari për të treguar sa herë janë ndaluar nga policitë europiane për krime e droge.
Apo Tur Bardhi që edhe pse ka deklaruar plot 4 emra ka lënë edhe 2 emra pa deklaruar e ndaj e pret ndjekja penale dhe largimi njësoj.
Ka shume prej banditeve të Ramës që kanë fshehur të dhenat. Ne, bashkë me qytetarët do ti gjejmë. Do ta pastrojmë politiken nga kriminelet.
Po me të vërtetë ky është fillimi. Fillimi i fundit për Perandorinë e Krimit që ngriti në pushtet me dorën e tij Edi(vini)”.
Meta për reformën në drejtësi: Kyçe dhe e pazëvendësueshme për të ardhmen
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti eurodeputetët anëtarë të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, të kryesuar prej znj. Elly Schlein, Zv.Kryetare e Parë e Komisionit nga ana e Parlamentit Evropian.
Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandalur të Parlamentit Evropian në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vlerësoi në veçanti rezolutën e fundit inkurajuese të Parlamentit Evropian për progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian.
Fokusi i bisedimit ishte rritja e cilësisë së dialogut dhe bashkëpunimit politik me qëllim përmbushjen e të gjitha prioriteteve të Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Në këtë drejtim vëmendje e veçantë iu kushtua miratimit të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi, të cilën Meta e konsideroi si kyçe dhe të pazëvendësueshme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, si dhe për mirëfunksionimin e demokracisë e klimës së investimeve në vend./TCh/
Parlamenti turk miraton ligjin për heqjen e imunitetit të deputetëve
Parlamenti i Turqisë ka miratuar një ligj kontrovers, që do t’iu heqë deputetëve imunitetin nga ndjekja penale.
Deputetët pro-kurdë thonë se ligji synon të dëbojë anëtarët e opozitës nga Parlamenti.
Ligji thuhet se ka në shënjestër dy parti pro-kurde, raporton express.
Turqia është duke udhëhequr një ofensivë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, të cilën e cilëson si organizatë terroriste.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar që deputetët pro-kurdë të përballen me akuzat për terrorizëm dhe votimi i së premtes mund të jetë një hap drejt kësaj.
Foto/ Anëtarët e bordit të avionit që u rrëzua dje në Detin Mesdhe
Piloti i aeroplanit që u rrëzua sot në Detin Mesdhe, quhet Alan Carter dhe është britanik.
Ai gjithashtu kishte thënë se, moti është mjaftë i mirë për të nisur fluturimin, shkruan BBC.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se pjesët i përkasin aeroplanit, mirëpo ato janë gjetur në afërsi të ishullit grek Crete.
Megjithatë, mundësia e ndonjë sulmi terrorist nuk është përjashtuar as nga krerët e shtetit të Francës dhe shtetit rus.
Alexander Bortnikov, kryeshefi i agjencisë së inteligjencës ruse, ka thënë se, aeroplani i cili u nisa nga Parisi për në Kajro, është rrëzuar nga një sulm terrorist.
Birra është e shëndetshme për zemrën: Ja sa duhet të pini çdo ditë
Nëse dëshironi çdo ditë të pini një apo dy birra, ju nuk do të keni brenga për jetën. Së paku kur është fjala për shëndetin e zemrës.
Siç është konstatuar, konsumimi i rregullit i birrës ul rrezikun e pikës në zemër.
Siç konstatojnë shkencëtarët italianë, të cilët kanë studiuar 150 hulumtime lidhur me këtë temë, sasia ideale për meshkujt është dy birra të vogla në ditë, ndërsa për femrat mjafton një birrë.
Alkooli ka fuqinë që të ngrejë nivelin e kolesterinës së mirë në trup, mirëpo me të nuk duhet të teprohet.
Në të vërtetë, pos që çon drejt alkoolizmit, në raste të veçanta nxit shfaqjen e disa llojeve të kancerit te njerëzit të cilët janë grup i rrezikuar.
Mirëpo megjithatë shkencëtarët pajtohen që pirja me masë e birrës jo vetëm që nuk mund të dëmtojë, por është edhe e mirë për shëndetin.
Kjo pije nuk përmban yndyrë, kolesterol, por është e pasur edhe me materie ushqyese si fibrat, magnezi, seleni, kaliumi, fosfori, kromi dhe vitaminat e kompleksit B.
Disa studime shkencore kanë treguar se birra është e mirë për shëndetin e përgjithshëm dhe ka efekt parandalues për shumë sëmundje.
Video/ Skandali në jetimoren e Sarandës, kujdestarja përgënjeshtron veten: Më ngritën kurth
Pasi denoncimit të një ditë më parë në emisionin “Stop”, të mungesës së kontrollit në shtëpinë e fëmijës në Sarandë, ka reaguar drejtoresha e këtij institucioni.
Një ditë më parë, u transmetua një video ku sipas dëshmive të ish- drejtoreshës dhe dy kujdestareve, vajzat e mitura dalin gjatë natës nga jetimorja dhe frekuentojnë klubet e striptizmit.
Gjithashtu, ato thanë se, shumë prej fëmijëve dalin pa u shoqëruar nga kujdestarët e tyre ligjorë, ndërsa gjatë sezonit turistik, enden rrugëve të qytetit për të kërkuar lëmoshë.
Në reagimin e saj, drejtoresha përgënjeshtroi këto dëshmi duke theksuar se nuk eksitojnë të tilla gjëra në institucioni që ajo drejton.
Ndërsa, një nga edukatoret që shfaqet në video tha se, i është ngritur kurth, pasi nëse do të ndodhnin gjëra të tilla, ajo do të denonconte në polici.
Fotolajm/ “Francë 2016” edhe De Biasi “zgjedh” LSI-në
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Giani De Biasi ka shijuar një drekë të qetë ditën e sotme nën shoqërinë e kreut të Kuvendit dhe LSI-së, Ilir Meta dhe presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Siç shikohet edhe në foto, biseda mes tyre ka qenë miqësore dhe patriotike.
Siç duket, edhe De Biasi ka “zgjedhur” LSI-në si mbështetëse në Kampionatin Europian të Futbollit, “Francë 2016”./Syri.net/
Video/ Çmenduria e Felipo Melos, ja çfarë stërvitje i bën gruas së tij
A njihet si një nga lojtarët që shpesh herë bën çmenduri në jetën jashtë fushe.
Mesfushori i Interit, Felipe Melo, ka publikuar një video ku bën veprime të nxehta me të dashurën e tij.
Melo ka bërë disa ushtrime që kohët fundit po bën shumë të njohura në rrjet pasi po publikohen nga shumë njerëz.
Videoja është postuar më pas në “Youtube” dhe në faqe tjera të ndryshme.
Foto/ Fabregas pushime me të dashurën para startit të ‘Euro 2016’
Cesc Fabregas duket se po e shijon jetën larg nga Premier League, teksa po shijon disa ditë pushime me të dashurën e tij përpara se të nisë përgatitjet për Euro 2016.
Mesfushori i Chelsea ka pasur një sezon të dobët në Premier League dhe Champions League ku “blutë” e Londrës kanë qenë shumë larg pritshmërive, shkruan “The Sun”.
Megjithatë është dukur i relaksuar duke marrë rreze dielli në shoqërinë e partneres Daniella Semaan, me të cilën ka dy vajza.
Ish-mesfushori i Arsenal dhe e dashura e tij 41 vjeç kanë qenë gjithashtu në shoqërinë e vajzave Lia dhe Capri.
FOTO/ Mediat serbe i hapin “luftë” futbollit kosovar
Mediat serbe kanë nisur një fushë denigruse për futbollin kosovar, pas antarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Gazeta e njohur serbe “Blic” ka postuar disa foto të vjetra të stadiumeve të Kosovës, të shumë viteve më parë.
Kjo fushatë e mediave serbe ka si synim që t’i jap përshtypje Evropës, se futboli në Kosovë është në nivele amatore dhe pranimi i Kosovës në institcionet ndërkombëtare ishte një gabim.
Gazeta serbe “Blic” përmend edhe stadiumin e Prishtinës dhe atë “Adem Jashari” të Mitrovicës, duke shkruar që në njërin prej tyre, Kosova do t’i luajë ndeshjet për Kampionatin Botëror, dhe gjendja e tyre është jashtë çdo standardi.
Foto/ Kush e ngushëlloi portierin e Partizanit pas humbjes
Ndonëse mund të jetë mërzitur për shkak të humbjes së titullit të Partizanit dhe njëkohësisht edhe për faktin që nuk ka luajtur në ndeshjen përfundimtare, por sërish portieri Alban Hoxha e ka gjetur një mënyrë për tu ngushëlluar.
E kush tjetër veç këngëtares Çiljeta Xhilaga. Kjo e fundit ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet mjaft provokuese.
E mesa duket portieri i Partizanit nuk ka rezistuar dot pa i dërguar disa puthje këngëtares, e cila sigurisht ja ka kthyer me të njëjtën monedhë./Express/
Video+18/ 15-vjeçarja kapet nga kamera duke bërë seks me 25 djem
Një nxënëse e moshës 15-vjeçare e shkollës së mesme është kapur nga kamerat e sigurisë ndërsa po kryente marrëdhënie seksuale me shumë meshkuj në banjon e shkollës.
Mësohet se një nxënës tjetër ka marrë masën e disiplinës pasi policia tha se 25 djem janë parë duke hyrë dhe dalë në banjo në shkollën në South Fort Myers në Fort Myers në Florida.
"Kathimerini" zbardh dëshminë e shokëve të Balilit: Në Holandë çonim shalqinj dhe sufllaqe
Gazeta greke Kathimerini ka botuar këtë të premte një tjetër shkrim për rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike të drejtuar prej Kelmend Balilit. Aty jepen pjesë nga nga dosja hetimore e policisë greke mbi përgjimet dhe mënyrën si funksiononte ky rrjet.
Sipas gazetës të gjithë të ndaluarit e rrjetit të trafikut të hashashit nga Shqipëria për ne Belgjike e Hollandë i kanë mohuar akuzat dhe i kanë quajtur marrëveshjet e konsiderua të dyshimta si plane tregtare për eksport shalqini dhe sufllaqesh në Hollandë.
“Para hetuesve, shumica e tyre nuk pranuan te kënë lidhje me trafikun e drogës dhe u përpoqën ti justifikonin lidhjet e tyre dhe “vajtje-ardhjet” ne Greqi, Shqipëri, Holandë e Belgjikë si veprimtari te ligjshme tregtare. 59-vjecari Th. A, ose “Tom”, i cili sipas policisë greke koordinonte nga Belgjika lëvizjet e hashashit, u shpreh para hetueses se “qëllimi im ishte qe te koordinoja importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Greqia dhe vendet e treta ne Holandë. Për këtë kisha ardhur ne kontakt me njerëz ne Holande, si z. Dhimiter P, si dhe me tregtarë grekë si Z. ….., importues shalqini nga Killini” – citon gazeta greke.
“Kathimerini” jep edhe dëshminë e 56-vjeçarit M.S, i cili akuzohet se modifikonte kamionët me vende te fshehta për transportin e drogës. Ai ka thënë se lidhjet me udhëtimet e tij në Holandë dhe kontaktet me të bashkë akuzuarin Z. A ishin për tregti makinash.
“Z.A., e njoh prej 2005-ës për shkak te punës sime, sepse merresha me importin e makinave. Prej qershorit 2014, shkova ne Holandë që të punoja në një fast-food sufllaqesh dhe ta blija nëse shkonte mire. Unë kam para nga shitja e makinave”,- ka thënë ai para hetuesve.
Gazeta më e madhe greke ka publikuar edhe pjesë nga dëshmia një tjetër të arrestuari me iniciale J.A. 46-vjecari, sipas dosjes hetimore, kishte detyrën e magazinimit te drogës në Greqi para se të shkonin ne Europën Qendrore dhe Perëndimore.
Sipas “Kathimerini” ai ka pranuar përfshirjen në trafikun e 673 kg hashash përmes Zakinthos, madje ka treguar edh emrat e 3 shqiptareve, me të cilët, sic u shpreh, kishte rënë dakord për transportin e drogës.
“Ne fillim te 2015 shkova ne Fier te Shqipërisë ku njoha disa zotërinj me emrat “…”. Vura re një lehtësim të madh ekonomik, pasi, siç më thanë, kishin një rrjet zinxhir taksish dhe restorantesh. Me pyeten nëse isha i interesuar te bëja një transport “të veçantë” – citohet nga dëshmia e tij.
Trafikun e drogës e ka pranuar edhe një nga shoferët me iniciale K.P. 33-vjeçari K.P ka rrëfyer se në fillim i është kërkuar të hapte një kompani transporti dhe më pas i ishte ofruar transporti i drogës nga Shqipëria në Holandë.
“Njoha J.A para 5 vjetësh. Me ofroi te hapja kompaninë TSAF TRANS ne Petrici te Bullgarisë. Ne fillim kompania kishte veprimtari te ligjshme, ndërsa me vone me kërkoi te transportoja hashash nga Shqipëria ne Holandë”,- citon “Balkanweb”.
Gjykata e Lartë nuk e kthen në qeli Domart Konjarin
Gjykata e Lartë nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për të ndryshuar masën e arrestit për Domart Konjarin.
Ai është dënuar me 10 vite burg nga një gjykatë franceze për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i ndryshoi masën e sigurisë 43 – vjeçarit nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje”.
Prokuroria e ankimoi në gjykatën e Lartë, por Konjari do të presë sa të vijë dosja nga Franca në gejdnje të lirë.
Konjari u lirua pasi Prokuroria nuk e dërgoi brenda afateve dosjen në gjykatë.
Foto/ Alonsos nget “McLaren”, por piloton edhe këtë “bishën”...
Paparacët e ndjekin ngado, por piloti i “McLaren” ka qenë gjithmonë i karakterizuar nga diskrecioni i tij dhe ka pasur probleme me partneret e tij të mëparshme.
Ai do t’i mbajë marrëdhëniet e veta jashtë faqeve të shtypit, por kjo është shumë e vështirë për një personazh kaq publik si Alonso.
“Viki”, megjithatë, është duke fituar shumë famë, sepse mediat nuk i kanë anashkaluar fotot e tyre të fundit.
E vërteta është se Fernando Alonso, siç kemi thënë në një rast tjetër, provon që të ketë një shije të madhe për femrat. Mos humbisni galerinë me fotot e fundit të Viki, të dashurës “fringo” të pilotit të njohur të “Formula 1”.
Aurela shkëlqen mes yjeve të modës, veshur me fustan rrobaqepsie
Eventi i përvitshëm amfAR që organizohet gjatë javës së filmit në Kanë, mblodhi të premten në rivierën franceze emrat më të rëndësishëm të industrisë së modës në botë.
Krahas modeleve, stilistëve, aktorëve apo këngëtarëve si Leonardo DiCaprio e Katy Perry, të ftuar në organizimin që mbledh fonde në ndihmë të kurës kundër AIDS, ishin dhe disa personazhe të njohur të show biz-it shqiptar.
Bleona, Angela Martini, Endrit Mertiri dhe Aurela Hoxha, parakaluan përpara fotografëve në tapetin e kuq të amfAR mbajtur në “Hôtel du Cap-Eden-Roc”.
Modelja Aurela Hoxha duket se vodhi shfaqjen dhe përjetoi momentin e saj prej ylli. Por ndryshe nga koleget e saj, bukuroshja e njohur për format bombastike, nuk kishte zgjedhur një emër të madh të modës për të ekspozuar hiret e saj.
Me një fustan të qepur diku në një rrobaqepsi në Durrës, Aurela Hoxha u duk si princeshë në eventin e bamirësisë.
Fotolajm/ Kur kundërshtari të ka në qendër të vëmendjes...
Jo rrallë i shohim jashtë kontrollit, kur debatojnë me tone të larta përpara kamerave në Kuvend. Por veçmas aktivitetit politik, pavarësisht se kundërshtarë, marrëdhëniet mes deputetëve të PS e PD, duken miqësore!
Kjo foto paparazzi e shkrepur të enjten në ambientet e Parlamentit tregon përkujdesjen e Taulant Ballës për look-un e Oerd Bylykbashit.
Sidoqoftë, nuk kuptohet mirë nëse vërtetë deputeti demokrat ka patur nevojë për ndërhyrjen e rivalit socialist, apo prekja me duar është thjesht një ves të cilin e kemi parë dhe më herët.
Po të kemi parasysh gjuhën e trupit të kryeministrit Rama apo kryebashkiakut Veliaj, të cilët prekin me duar dhe fërkojnë bashkëbiseduesin, duket se në këtë pikë, Taulant Balla është i ngjashëm me kolegët e tij socialistë.
Nard Ndoka zbulon misterin e emrit Mark në formularin e dekriminalizmit
Deputeti i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka pranuar në formularin e dekrimalizimit se ka ndryshuar emrin e tij të mëparshëm. Ai ka shkruar se emri i tij mëparshëm ka qenë Mark Ndokaj.
Por në një reagim në Facebook, Ndoka ka treguar përse e ka ndryshuar emrin nga Mark në Nard.
“Per informim: Emri im zyrtar është Nard Ndoka. Emri 'Mark' është emri i pagezimit. Nuk kam patur kurre probleme me drejtesine, nuk kam jetuar asnjehere jashte shtetit”,- shkruan Ndoka në Facebook.
Video/ Avioni me 140 pasagjerë, humbi kontaktin në qiellin e Shqipërisë
Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur një avion me 140 pasagjerë në bord i nisur nga Franca për në Kuvajt kishte humbur kontaktet sapo kishte kaluar Kroacinë. Thirrjet e kullave nga Roma dhe Athina në drejtim të avionit kishin qenë të shumta, por askush nuk ishte përgjigjur.
Menjëherë nga Italia mësohet se ishte kërkuar që kulla shqiptare e Rinasit të kontaktonte me avionin, por askush nuk ishte përgjigjur.
Në këtë kohë mësohet se ishin njoftuar kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras dhe ai italian, Matteo Renzi. Pas kësaj ishte vendosur alarmi edhe në Shqipëri, pasi dyshimet çonin në faktin se avioni mund të ishte rrëmbyer.
Aeroporti i Rinasit mësohet se ishte vënë në gatishmëri, bën të ditur kanali televiziv grek Alpha. Për shkak se askush nga avioni nuk përgjigjej, alarmi i kuq ishte ndezur edhe në selinë e NATO-s në Bruksel.
Ishte lënë një linjë e hapur komunikimi, ndërsa Greqia kishte ngritur në fluturim dy avionë F-16, që i ishin vënë pas avionit me 140 pasagjerë.
Pas një ndjekje, avionët i ishin afruar “Boingut” dhe kishin parë se dy pilotët ndodheshin në vendin e tyre. Ata kanë nisur kontaktet me dy pilotët dhe më në fund kanë komunikuar.
Dy pilotët mësohet se kishin qenë në gjumë për shkak të lodhjes, ndërsa avioni ishte duke u drejtuar nga piloti automatik.
Pasi është verifikuar gjithçka, ka rënë dhe alarmi ndërsa avioni ka vazhduar fluturimin e tij për në Kuvajt. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme.
Përdhunoi 12-vjeçarin, babai masakron 19-vjeçarin shqiptar me çekiç
Një 19-vjeçar shqiptar abuuzoi seksualisht me një të mitur 12-vjeçar italian, duke e mashtruar atë përmes Facebook-ut, duke u hequr si vajzë. Por babai i 12-vjeçarit ka vendosur të hakmerret personalisht, duke e goditur me çekiç në kokë 19-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe duke i rrezikuar jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Romë, dhe sipas policisë italiane 19-vjeçari në bashkëpunim me banbain e tij kanë dhunuar seksualisht 12-vjeçarin, i cili ka treguar në familje të gjithë ngjarjen.
Pas kësaj ngjarjeje situata ka degjeneruar në dhunë, ku babai i 12- vjeçarit ka masakruar me mjete të forta 19-vjeçarin, por më pas ai është shndërruar në viktimë, pasi babai i 19-vjeçarit dhe një grup emigrantësh shqiptarë e kanë dhunuar burrin.
Përplasen dy makina në Qafë Thanë, 6 të plagosur, mes tyre 3 të huaj
Dy automjete janë përplasur ditën e sotme në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”. Një mjet veturë me targa “AA 671 JX” dhe një mjet me targa kosove “01241 FS”, u përplasën, ndërsa mbetën të plagosur 6 persona.
Tre prej tyre, kanë shkuar për mjekim në Spitalin e Librazhdit dhe tre të tjerë, shtetas të huaj (dy gjeorgjianë dhe një shtetas anglez) po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para, mësohet se këta shtetas po udhëtonin nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Video/ Donika Gërvallën e nxjerrin zvarrë nga mbledhja e LDK-së
Incidentet i kanë paraprirë mbledhjes së kryesisë së LDK-së. Kryetarja e degës së Gjermanisë, Donika Gërvalla, nuk është lejuar të hyjë brenda për të marrë pjesë në mbledhje.
Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm ishin mbledhur në një restorant në Prishtinë. Ajo është penguar dhe është tërhequr nga sigurimi.
Ndalimi i pjesëmarrjes për Gërvallen ka shkaktuar edhe reagimin e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo është larguar nga mbledhja në shenjë mospajtimi për mënyrën se si është trajtuar Donika Gërvalla.
Edhe mediat nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm. Ish-kryetari LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka kritikuar kryetarin aktual Isa Mustafa për këtë çështje.
Foto/ Edhe Arjan Çani nis me “përgjimet” e telefonave
Moderatori i njohur, drejtuesi i Zonë e Lirë, Arjan Çani ka vendosur që emisionin e sotëm ta hapë më ndryshe, në fakt ti përshtatet aktualitetit politik.
Me një tablet përpara dhe një tabelë ku shkruhej “IMSI Catcher”, emri i pajisjes përgjuese që është në Shqipëri prej disa javësh, ka nisur edhe “përgjimet”.
I pari dukej se ishte telefoni i Ben Blushit me mesazhin e dërguar nga Elvis Roshi. Sigurisht gjithçka ishte një lojë dhe ironi për qeverinë e cila prej ditësh mohon se janë bërë përgjime, ndërsa prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje.
Video/ Ja si Bleona mundohet ta mbulojë “zogun” me fustanin e shkurtër
Bleona Qerreti është një ndër seks simbolet shqiptare. Dhe këtë e dëshmon herë pas here me fotografitë dhe videot, që i publikon në rrjetet sociale.
E fundit është edhe videoja para shkuarjes në eventin humanitar “amfAR”, ku Bleona nuk bënte të mungonte.
Ajo kishte të veshur një fustan të zi të shkurtër dhe me sa duket kjo i ka penguar paksa këngëtares, e cila mundohej që ‘zgjaste’ pasi që për pak sa nuk i doli në shesh ‘zogu’.
Ndryshe, në këtë në gala mbrëmje humanitare ishin të pranishme shumë yje botërore, të tilla, si Rita Ora, Rihanna e Angela Martini.
Foto-VIDEO+16/ Serbja bënë kërcim erotik dhe... i zbulon të gjitha
Modelja serbe, Stanija Dobrojeviç ka postuar një video shumë provokuese në rrjetet sociale.
Ajo shihet me veshje transparente, ku shumë qartë shihet se është krejtësisht nudo.
Gjatë kërcimit erotik, serbja prvokon fansat e saj duke i tundur vithet, por duke mos mjaftuar me kaq ajo tregon edhe gjoksin e saj shpërthyes…
Fotolajm/ Gruaja do të takojë Ramën e Metën, bllokohet nga garda
Një grua ka tentuar sot të takojë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, pas përfundimit të takimit që ata zhvilluan në Rezidencën qeveritare.
Siç duket në foto, gruaja është ndaluar nga një oficer i gardës, i cili nuk e ka lejuar që të shfaqë shqetësimet e saj përballë Ramës dhe Metës.
Video/ Luftar Paja fans i hip-hopit
Aktori Florian Agalliu duket se ka patur një mik të veçantë në makinën e tij gjatë ditës së sotme.
Ai ka qenë së bashku me aktorin e njohur shqiptar Luftar Paja. Në videon e postuar prej Agalliut shohim sesi Paja dhe ai argëtohen nën ritmet e muzikës hip-hop shqiptare.
Kjo video ka ardhur si një përshëndetje e Flor Agalliut ndaj kolegut të tij Gazmend Paja, të cilit i shkruan se po kujdesej mirë për të atin.
Vëllai i terroristit të Belgjikës, shpallet kampion Europe
Vëllai i tij kreu aktin terrorist në Bruksel ku humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm, kurse MouradLaachraoiu, është shpallur kampion Evropë në taekeondo.
Të gjithë e mbajnë mend aktin terrost që ndodhi në aeroportin e Brukselit disa muaj më parë.
Triumfi i vëllait të terroristi në kampionatin Europian ka bërë bijë në të gjithë mediat ndërkombëtare.
Kampioni Mourad është distancuar nga vëllai i tij dhe ak vazhduar ejtëne tij duke u marr me sport.
Foto/ Keni gjokse të vogla? Ja rrobabanjat që duhet të zgjidhni...
Blerja e rrobave të banjës përgjithësisht përfundon duke u shndërruar në një stres të vërtetë. Gjoks i vogël, gjoks i madh, diçka e ndërmjetme… pothuajse gjithmonë ka diçka që nuk shkon.
Por gjetja e bikinit perfekt, nuk ka të bëjë domosdoshmërish me mbushjet masive apo format e komplikuara, veçanërisht kur bëhet fjalë për femrat me gjoks të vogël.
Në fakt, shprehja “pak është shumë” është ajo që vlen në këto raste. Shikoni galerinë për të zbuluar siluetat ideale.
Foto-Video/ Të shtëna me armë tek Shtëpia e Bardhë, një i plagosur
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar jashtë shtëpisë së bardhë pak minuta më parë. Siç raporton “CBSNews” mësohet se, ka edhe një person të plagosur, siç edhe kanë bërë të ditur burime zyrtare.
Shtëpia e Bardhë është mbyllur e gjitha. Policia dhe forcat e shërbimit sekret kanë rrethuar zonën.
shtepia e bardhe hartaNgjarja ka ndodhur në rrugën e 17, mes bulevardit “Pensilvania” dhe rrugës “Kushtetuta”.
Mësohet se presidenti Barack Obama nuk ndodhej në atë kohë në zyrën e tij, por ishte duke luajtur gol në bazën ajrore në Merilend.
Sipas policisë, të shtënat ndodhën pas orës 3:00 pasdite, me orën lokale.
Nga raportimet mësohet se, vizitorët kanë shkruajtur në Twitter se kanë parë “shumë persona me armë” pasi u dëgjuan të shtënat.
Prifti arbëresh: Në Greqi ka 900 fshatra shqiptare
Abreshët janë një fenomen dhe një popull krejt i veçantë në historinë njerëzore. Ruajtja e traditës shqiptare për shekuj me radhë është diçka që ka mahnitur të gjithë studiuesit dhe historianët që kanë njohur këtë popull.
Këtë e pohon edhe mysafiri special i Zonës B, Antonio Belushi, një abresh, prift ortodoks dhe studiues i shtrirjes shqiptare dhe gjenezës së saj.
82-vjeçari ishte i ftuar edhe në inaugurimin e Hashim Thaçit President.
Prifti arbëresh ka pohuar se në Greqi ka 900 katunde shqiptare. Këtë e bazon në një studim që e ka bërë vetë ai.
“Unë botova librin tim ku zbulova 900 katunde shqiptare në Greqi, unë e njohë mirë gjuhen greke, gjenezën e kemi atje. Shkova atje për 40 vjet me radhë”,- thotë ai
Ndjenja kombëtare, lidhje me vëllezërit shqiptarë dhe arbëresh, njohja për Kosovën dhe personalitetet e saj, përkushtimi për kombin janë atributet që e karakterizojnë priftin Belushi, gjë që e dëshmoi në këtë intervistë në Zonës B.
Ai u shpreh falënderues edhe për pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimit të zotit Thaçi President, ku spikati dy gjëra.
“Skëndërbeu sot në ceremoni mu duk i gëzuar pasi Kosova është Republikë dhe që ka një President të ri. Ajo që më impresionoi më shumë ishin edhe vargjet e Ali Podrimës aq poezi e bukur, Unë biri yt Kosovë.
Ti je shqiptar je vëllai im, je kosovar je vëllai im. Kur ne arbëreshet takoheshim edhe pa u njohur përqafoheshim dhe thonim gjaku im i shprishur. Këtë vëllazërim shqiptar e shpërndava edhe në vendet tjera, në Kanada në New York me shqiptarët tjerë, me vëllezërit tanë”,- thotë ai.
“Në Amerikë erdhi edhe Ibrahim Rugova edhe Rexhep Qosja. Kam shumë mirënjohje për Rugovën, e vizitova edhe varrin e tij, unë u dekorova nga ai me dekoratën e Lidhjes së Prizrenit”.
“Unë jam bir i Kosovës”,- tha prifti arbëresh Antonio Belushi.
Ja ku gjendet kufoma e Kotit Drakula...
Konti Dracula është një personazh libri, por besohet se ai është bazuar në një person të vërtetë. Personi, i cili ka shërbyer si frymëzim për vampirin më të famshëm, ishte Princi i Transilvanisë (Rumani), Vlad III Cepesh, i njohur si Vlad Drakula.
Pallati ku ka jetuar ky kont ka mbetur si përmendore e llojit të vet, ku mund të shihen dhoma të shumta, që lidhen me shkallë të ngushta.
Ka edhe mobilie dhe instrumente muzikore të vjetra. Meqë ishte tepër i ashpër ndaj njerëzve, janë krijuar shumë legjenda rreth kontit Drakula.
Thuhet se ai, pasi vdiq, u zgjua si vampir. Ky besim u forcua edhe më shumë nga e dhëna se trupi i tij nuk u gjet në kriptin e kishës në Snagov, afër Bukureshtit.
Në mesin e rumunëve edhe sot e kësaj dite ka mendime të ndryshme rreth tij. Disa besojnë në legjendën rreth vampirit me gjak princi, derisa të tjerët thonë se ai ishte vetëm një sundues i pashpirt.
Ka të tillë që mendojnë se shpirti i Drakula-s edhe sot e kësaj dite sorollatet në vendin e lindjes së tij, në kështjellën Sigishuari.
Studimi/ Ja sa seks bën një njeri gjithë jetën...
Rebook ka kryer një punë të vështirë për të gjithë. Në studimin e fundit specialistët e tij tregojnë se sa kohë nga jeta jonë shpenzojmë duke bërë seks.
Siç duket, mesatarisht një njeri do të kalojë më pak se 1% të jetës së tij/saj duke bërë seks.
0.45% për të qenë më të saktë…
Nëse kjo përqindje kthehet në shifër ditore, atëherë i bie diku 117 ditë në total.
Kjo do të thotë se më pak se gjysmë viti e kalojmë duke bërë seks gjatë tërë jetës dhe është sasi e vogël e kohës, duke e konsideruar atë se çfarë roli të rëndësishëm ka seksi.
Studimi kishte përfshirë më shumë se 9,000 njerëz nga SHBA, Britania e Madhe, Kanada, Gjermania, Franca, Meksika, Rusia, Koreja dhe Spanja, prandaj është pasqyrim i mirë i mesatares për këtë studim.
Vlen të ceket se një studim tjetër ka treguar se 29.75% të jetës njeriu e kalon duke qëndruar ulur, e që nëse shprehet në ditë i bie 7,709 ditë./Telegrafi/
Foto/ Aksidentohet në rrugë, bën selfi e shtrirë përtokë
Për shumicën e njerëzve që përfshihen në aksident, gjëja e fundit që u shkon ndërmend është të hyjnë në rrjete sociale përderisa qëndrojnë të shtrirë në tokë.
Megjithatë, kjo është saktësisht ajo çfarë bëri një femër në Kinë më 18 maj, raportoi “People’s Daily Online”. Njerëzit që e shikuan skenën e aksidentit menduan se ajo ishte duke i thirrur në celular të afërmit e saj; megjithatë, ajo nuk po e bënte këtë, por po qëndronte në rrjete sociale përderisa ishte e shtrirë në mes të rrugës.
Edhe pasi policia arritën në skenën e aksidentit, ajo nuk e lëshoi për asnjë momentin celularin e saj duke e përdorur vazhdimisht ashtu e shtrirë në tokë.
Ajo ishte duke udhëtuar me skuter, kur një veturë e goditi atë. Fotografitë e këtij momenti u bënë shpejtë hit në rrjete sociale.
Parashikimi i një masoni: Myslimanët do vrasin njëritjetrin
Bëhet fjalë për planet e elitës së masonëve. Derisa njerëzit naivë mendojnë se është e mundur që të evitohet lufta, letra e një masoni të lartë, të quajtur Albert Pike, i cili ishte komandant suprem i rendit skocez të muratorëve të lirë në Amerikë, e dërguar në vitin e largët 1871 tregon gjithçka.
Në të vërtetë, Pike nuk ishte kurrfarë profeti, por në letër shkruante atë që masoneria kishte përcaktuar të ndodhte në botë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ja disa pjesë nga kjo letër: Lufta e Parë Botërore duhet të bëhet me qëllim që t’iu mundësohet iluministëve që të rrëzojnë nga pushteti carët rusë, duke e bërë Rusinë kështjellë të komunizmit.
Lufta e Dytë Botërore do të shkaktohet duke u bazuar në dallimet midis fashistëve dhe sionistëve politikë.
Lufta e Tretë Botërore do të shkaktohet nga dallimet midis sionistëve politikë dhe liderëve të botës islamike. Lufta duhet të bëhet ashtu që islamizmi dhe sionizmi politik të zhduken midis veti”.
Video/ Shikoni se si Aurela Hoxha ja “luan” Di Caprios
Afërdita Dreshaj njihet për lidhjen e saj romantike, por që nuk u konfirmua kurrë, me Leonardo Di Caprion.
Por, tani një tjetër shqiptare është shfaqur bashkë me Di Caprion.
Aurela Hoxha në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, është parë duke shkëmbyer një bisedë të ngrohtë me Leonardo Di Caprion në Kanë.
Ka bërë bujë pjesëmarrja e Aurela Hoxhës në Kanë dhe prania e saj afër fituesit të “Oscar”, Leonardo Di Caprios.
Pas publikimit të një fotografie nga mediat shqiptare, ku Aurela shfaqet fare pranë Di Caprios, tani po dalin risi të tjera.
Një video nga festivali i Kanës, ku Aurela gjendet fare pranë Di Caprios, është publikuar nga telegrafi.
Kjo video vetëm sa e konfirmon kontaktin dhe afërsinë e modeles shqiptare krah aktorit të njohur botëror.
Megjithatë, nuk dihet nëse ata kanë pasur ndonjë kontakt më shumë apo nëse janë takuar në prapaskenë…
Foto+18/ Ana Cheri, kjo është femta më seksi që keni parë sot
Bukruoshja Ana Cheri, është ndër modelet më seksi në planet për momentin.
29-vjeçarja e famshme njihet për format e jashtëzakonshme të saj, të cilat ajo vazhdimisht i reklamon në llogarinë e saj në Instagram, ku ka afro 6 milionë ndjekës.
Shikoni disa nga fotot më sexy të saj më poshtë.
Foto/ Ja si e ekspozon dekoltenë Lori Hoxha
Trashëgimtarja simpatike e “Top Channel”, Lori Hoxha, ka publikuar një foto, në të cilën shfaqet mjaft sensuale.
Në këtë publikim të saj, Hoxha ka ekspozuar më tepër gjoksin e saj.
Nuk është hera e parë, që përmes fotove provokuese, Lori na tregon linjat e saj trupore tashmë të formuara lakmueshëm.
Lëkundet Himara, tërmeti trondit Jugun e vendit
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Qeparonë dhe fshatrat përreth, pjesë e bashkisë së Himarës, rreth orës 21:55 minuta.
Një lëkundje e lehtë rreth orës 21:40 është pasuar nga një tjetër më e fortë, duke shkaktuar edhe shqetësim te banorët e zonës.
“Tundeshin e dridheshin muret dhe thashë se po shembej shtëpia”,- është shprehur për “Shekullin” një nga dëshmitarët.
Tronditet interneti/ Kina po shet mish njeriu të konservuar?
Autoritet kineze janë detyruar të mohojë një lajm, i cili ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në mediat sociale.
Pas publikimit të këtyre fotove, në faqet online fillouan të qarkullonin thashetheme se Kina, po shiste mish të marinuar njeriu, të futur nëpër kanaçe dhe që shiteshin për tregjet e vendeve afrikane.
Në Zambia, një gazetë lokale publikoi lajmin së bashku me fotot, ndërsa në Facebook filloi një fushatë e çmendur me kundër republikës komuniste.
Ambasadori kinez në këtë vend, përgënjeshtroi dhe dënoi menjëherë këto lajme duke i quajtur ato dashakeqe ndaj vendit të tij.
Ndërkohë faqja Snopes.com zbuloi se fotot shokuese, i përkisnin një fushate publicitare të vitit 2012, të lojës fantastiko – shkencore, “Resident Evil 6”.
Një fushatë me një fantazi të shfrenuar, e cila është realizuar në Britani, në dyqan fallco mishi, ku kasapi, i quajtur “Wesker & Son Resident Evil Human Butchery”, pozonte duke shitur produkte mishi nga trupat njerëzorë.
Pavarësisht zbulimit të origjinës së fotove, ambasadori kinez në Zimbia, kërkoi një hetim në lidhur me këtë çështje, e cila për pak sa nuk shkaktoi një incident diplomatik mes vendeve./Klan
22/05/2016/....................................
Dëshmia/ Shullazi kërkon lirinë, rekurs në Gjykatën e Lartë
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të hedhur poshtë vendimin e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda dhe Apelit të Krimeve të Rënda.
Rekursi është bërë nga avokati i tyre, duke kërkuar lirinë e të pandehurve. Sipas avokatit mbrojtës, të pandehurit janë lënë në arrest me burg në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka prova apo dëshmi konkrete kundër tyre që dëshmojnë implikimet në gjobëvënie.
Avokati Alban Qafa thotë se e gjithë kjo histori është e montuar politikisht në momentin që ish-Kryeministri Berisha doli për të denoncuar në media kërcënimin e rektorit Mynyr Koni nga Emiljano Shullazi.
Ky i fundit u arrestua pas kësaj deklarate, por mbi rëndojnë të tjera akuza që kanë të bëjnë me gjobëvënie ndaj biznesmenëve, kanosje, armëmbajtje pa leje etj, ndërsa kërcënimi ndaj akademikëve është ende nën hetim.
Nisur nga dy vendimet e para të Gjykatës, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi kërkojnë lirinë nga qelia dhe për këtë i janë drejtuar Gjykatës së Lartë./GSH/
Dekriminalizimi/ Nishani i kërkon kreut të SHISH formularin
Presidenca është institucioni përgjegjës për grumbullimin, administrimin dhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit të zyrtarëve në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit.
Kështu, Presidenti Nishani i ka dërguar një shkresë disa institucioneve dhe zyrtarëve në vend që të dorëzojnë pranë Presidencës formularin ku ka deklaruar të dhënat e tyre.
Një nga këto shkresa i ka shkuar kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, të cilit Presidenti i kërkon që të dorëzojë formularin e vetëdeklarimit, shkruan sot gazeta ‘Shqiptarja.com’.
Në këtë shkresë, kreu i SHISH thirret për verifikim nga Presidenti Nishani.
Gjithashtu, një shkresë e tillë i është dërguar edhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes etj./Shqiptarja.com/
Gjoba e AMA-s 2 milionë Lekë, flet Eni Çobani: Ja si është e vërteta
Historia e një çifti të martuar prej 22 vitesh, e rrëfyer në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek e “E Diela Shqiptare”, është bërë objekt i mediave dhe portaleve sociale për faktin se, mes konfliktit të pronës, qëndronte dyshimi për një marrëdhënie intime të burrit me kunatën e tij.
Pikërisht për këtë përballje të transmetuar në ekranin e “Tv Klan” më 17 prill, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka gjobitur me shumën 20 mijë lekë televizionin “Klan”.
Dokumenti nga AMA, i emërtuar “Sanksion me gjobë” për përmbajtjen e “E Diela Shqiptare” është protokolluar më datë 18.05.2016 dhe firmosur nga drejtori i AMAs, Gentian Sala.
Në dokumentin në fjalë citohet se Autoriteti i Mediave Audiovizive, më datë 21.04.2016, ka marrë një ankesë nga znj. Elida Misho, banuese në qytetin e Përmetit, ankesë që sipas dokumentit thuhet se “ua kemi bërë me dije dhe në shkresën e datës 29.04.2016 “Tv Klan”.
Zonja Misho ka ngritur shqetësimin se në rubrikën “Shihemi në gjyq” të emisionit “E diela shqiptare” të datës 17.04. 2016, i është cenuar dinjiteti dhe personaliteti i saj. Konkretisht, gjatë emisionit është aluduar se ajo ka pasur marrëdhënie intime me kunatin”,- thuhet në shkresën e AMAs.
Megjithëse këtë shqetësim të ankueses e përcollëm me shkresë zyrtare te subjekti juaj, pra “TV Klan”, nuk ka pasur asnjë reagim.
Këshilli i Ankesave konstaton se në këtë rast nuk janë përmbushur kërkesat ligjore që parashikojnë se: Çdo person, dinjiteti dhe reputacioni i të cilit janë prekur nga publikimi i fakteve dhe informacioneve në një transmetim, ka të drejtën e përgjigjes.
Në të njëjtën kohë këshilli ka parasysh dhe faktin se transmetimi i kësaj përmbajtjeje është bërë në një televizion kombëtar me impakt te publiku. AMA sanksionon gjobën ndaj “Tv Klan” prej 200 mijë lekësh të rinj, ndërsa kërkon heqjen e videos përkatëse nga kanali “YouTube”, citohet nga dokumenti i AMA-s.
Në lidhje me këtë histori që kishte për protagonistë çiftin e martuar Aristotel dhe Edlira Misha, gazeta “Panorama” i kërkoi një prononcim ndërmjetëses Eni Çobani. Ajo u shpreh se nuk është në dijeni të shkresës në fjalë të AMA-s, pasi nuk i ka mbërritur një dokument i tillë asaj personalisht, kur dihet që është autorja dhe realizuesja e kësaj rubrike ndërmjetësimi.
“Për sa i përket rastit të Përmetit, ku është ruajtur etika dhe profesionalizmi, nuk është cenuar askush dhe nuk mund të ndodhë kjo, përderisa aty është një njeri si unë, që mbi të gjitha, respekton ruajtjen e privatësisë dhe konfidencialitetit të gjithkujt”,- u shpreh juristja e njohur për “Panoramën” në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë, pavarësisht kërkesës së AMAs, videoja në fjalë ku çifti rrëfen këtë histori të humbjes së pronës me dyshimin e një tradhtie në mes, ekziston ende në “YouTube”.
E vërteta është që në asnjë moment nuk përmendet emri i Elida Mishos, e cila aludon vetë për veten e saj në këtë rast, ndërkohë protagonistja Edlira Misho, nuk i ka përmendur emrin në asnjë moment, ndërsa ka rrëfyer në “Tv Klan” se ka pesë kunata./Panorama/
Profesioni “i ri” i prezantueses seksi, ja cili është...
Moderatorja Elita Rudi, është njëra nga prezantueset më seksi ne trojet shqiptare dhe me e ndjekura në rrjetet sociale nga fansat.
Atë jemi mësuar ta shohim në emisionin e saj “EliteZonë”. Paraqitjet e saja janë gjithmonë mbresëlënëse, natyrisht pasi bukuroshja kujdeset për pamjen, ashtu siç kujdeset për të përmirësuar funksionin dhe estetiken e dhëmbëve të saj.
Gjatë vizitës javore të dentisti, Elita ka shprehur dëshiren që sot të provoj edhe këtë punë, shkruan “Magazina.al”.
Për disa momente Elita është bërë dentiste, profesion që asaj i duket se nuk i shkon, edhe pse duket mjaft mirë në “punën” e saj të re.
Video/ Braziljanja seksi, ja si stërvitet për muskujt e vaginës
Një video nga Brazili po bën xhiron e botës në internet.
Në pamje shfaqet një vajzë e re me bikini, e cila bën stërvitje buzë një shkëmbi në lartësi tepër të madhe.
Ajo thotë se, këto ushtrime të bëjnë mirë për muskujt e legenit dhe të vaginës. Por vendi se ku i bënë ato nuk i lë vend imagjinatës...
Mjaft e guximshme nga ana e saj. Shikoni videon e mëposhtme. A mundeni dhe ju ta bëni diçka të tillë?
Foto+18/ Zhvishet bukuroshja që i vodhi dhëndrin e familjes Kardashian
Menjëherë pas lajmit që Tyga i ka dhënë fund lidhjes me Kylie Jenner, javën e kaluar, u shfaq Demi Rose, e dashura e re e reperit.
Duke parë fotot e saj nuk është e vështirë të kuptohet se pse ai zgjodhi anglezen 21-vjeçare, shkruan express.
Ajo ka shfaqur linjat perfekte derisa ka realizuar një set fotografik duke hequr rrobat.
Aksidenti me vdekje në Durrës, ndalohet shoferi, ishte i dehur
Policia e Durrësit ka ndaluar drejtuesin e automjetit pas aksidentit të djeshëm me dy të vdekur dhe katër të plagosur në aksin Plepa-Mbikalimi i Shkozetit.
Kështu, është ndaluar Adis Barzezi 28 vjeç nga Tirana, i cili rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg, mbi normën e lejuar.
Gjithashtu, ka nisur procedimi dhe po hetohet në gjendje të lirë edhe Hamza Islamaj 49 vjeç, administrator i subjektit kontraktues për mirëmbajtjen e aksit rrugor ku ndodhi aksidenti, pasi mungonin barrierat mbrojtëse të sigurisë.
Ditën e djeshme, një makinë “Peugeot” me targa “TR 4863 R” humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve A.S. 37 vjeç dhe V.M. 25 vjeç.
Nga aksidenti, mbetën të plagosur edhe B.D. 29 vjeç, O.SH. 30 vjeç, K.K. 20 vjeç, si dhe Adis Barzezi 28 vjeç drejtues i automjetit.
Skandali seksual, Xhelili qanë para policëve që do ta çonin në burg
Disa ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda i komunikoi ish-kryebashkiakut të Peshkopisë masën e sigurisë arrest me burg lidhur me video-skandalin, ku i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje për t’i ofruar punë.
Gjatë momentin që oficerët e policisë do ta merrnin nga ambientet e Gjykatës për ta shoqëruar në burgun e Tiranës, Shukri Xhelili, është përlotur para policëve, shkruan sot gazeta ‘Shqiptarja.com’.
“Ish-kryebashkiaku ka shfaqur momente emocioni dhe pasigurie me veten dhe ka filluar të qajë”, thonë burimet për gazetën. Pasi transferimit për në burg, Xhelili po mbahet nën monitorim në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, për shkak të frikës se mund të kryejë vetëvrasje.
Gjithashtu, duke parë gjendjen e tij të rënduar psikologjike, Shukri Xhelilit i është ofruar ndihma e psikologut dhe e mjekut të burgut për të përmirësuar shëndetin e tij psikologjik.
Edhe gjatë qëndrimit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ish-kryebashkiaku ka shfaqur momente pasigurie dhe nuk e ka mbajtur dot veten dhe u përlot.
Mbi Shukri Xhelilin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, marrëdhënie seksuale e mbetur në tentativë dhe korrupsion pasiv./Shqiptarja.com/
Foto/ Aston Martin paraqet modelin më të ri
“Aston Martin” paraqet modelin më të ri “Vanquish Zagato” që është ende "koncept", por pas prezantimit që i bëhet sot në Komo të Italisë, pritet të prodhojnë shumë shpejt një numër të kufizuar për blerësit.
Modeli është realizuar në bashkëpunim me kompaninë italiane, “Zagato”. Aston Martin ka punuar me dizenjatorët italianë që në vitin 1960 dhe kanë sjellë vazhdimisht realizime nga më të bukurat në histori.
Bashkëpunimi i tyre i fundit ka qenë në vitin 2011, kur sollën “V12 Zagato”, e konsideruar si makina më e bukur e 25 viteve të fundit.
Të dhënat teknike të “Vanquish Zagato” pritet të jepen gjatë kësaj fundjave në Komo të Italisë, në skenën e Concorso d'Eleganza, Villa d'Este.
Foto-Video+18/ Luanët shqyejnë 20-vjeçarin brenda kafazit, por fatmirësisht mbijeton
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u fut brenda kafazit të luanëve në kopshtin zoologjik në shtetin e Santiagos.
I riu u zhvesh dhe hyri brenda kafazit, e sapo luanët e panë filluan që të “luanin” me të duke e shqyer.
Menjëherë ka ndërhyrë roja i sigurisë, i cili qëlloi me armë dy prej luanëve duke i vrarë në mënyrë që t’i shpëtonte jetën 20-vjeçarit.
I riu u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Nuk dihet përse ai bëri një veprim të tillë duke hyrë brenda kafazit, ndërse drejtori i kopshtit zoologjik tha se ai ka hyrë fillimisht me biletë si gjithë turistët.
Video/ AK hedh Ramën, Veliajn dhe Beqajn në kazanin e plehrave
Aktivistët e Aleancës KuqeZi bllokuan me kazan plehrash hyrjen e Parlamentit ditën e sotme. Protestuesit shpallën “tenderin” e pastrimit të plehrave të politikës në Shqipëri.
Në mënyrë simbolike ata hodhën në kazan ministrat dhe deputetët e inkriminuar.
Protesta Kuqezi drejtohej nga Kreshnik Spahiu i cili tha para aktivistëve: “Nëse deri në vjeshtë kriminelët nuk zbatojnë ligjin për tu dorëhequr nga qeveria dhe Kuvendi atëhere s’na mbetet gjë tjetër, por ti bëjmë thirrje popullit që rebelohet për t’i vënë kyçin parlamentit të gangsterëve.
Me imoralitetin dhe llumin e tyre ata kanë inkriminuar dhe infektuar gjithë shoqërinë. Ata janë pervers me stafin, me qytetarët me shtetin.
Historitë e kokainës së Balilit, brekëve të Shukriut, emrave të Ed-Vinit nuk janë rastësi por fenomeni i historisë së turpshme shqiptare.
100 vjet më parë Kuvendi kishte burra, ndërsa sot ka prostituta që ndryshojnë nga 4 emra për t’iu fshehur policisë, diplomacisë, bankave, taksave dhe ligjit.
Këta s’janë kriminelë ordinerë, por fundërrinat e kombit shqiptar dhe kanë qelbur mbarë Shqipërinë. Të pastrojmë Shqipërinë nga mbetjet e politikës se janë më kancerogjene se mbetjet urbane. T’i djegim plehrat e politikës që ata mos djegin Shqipërinë dhe të ardhmen tonë”.
Në fund qindra protestues i vunë zjarrin kazanëve që do pastrojnë plehrat e politikës në mënyrë simbolike, me qëllimin që ata mos të riciklohen sërish.
Namik Dokle ironi me Shukri Xhelilin: Bëri një vrimë në brekë…
Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle ka komentuar me ironi video-skandalin seksual ku u përfshi ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Shukri Xhelili.
Në një status në Facebook, Dokle e ka sjellë përmes një shembulli dhe disa shprehjeve të urta popullore, situatën për ngjarjen që ndodhi.
Do'stlaringiz bilan baham: |