Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet195/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   191   192   193   194   195   196   197   198   ...   352

1 - Adrian Xhillari, hetuar me mase sigurimi “arrest në burg” në mungesë, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave” “Mospagimit të taksave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

2 - Tea Construction & Petrol Sh.a, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Fshehjes së të ardhurave”, “Mospagimit të taksave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

3 - Lula Njebza, ish-Zv.Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim;

4 - Mirarbër Teneqexhiu, ish-Kryetar i Degës Doganore, Tiranë, hetuar me masë sigurimi ”detyrim paraqitje” e ndryshuar nga Gj.Lartë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim;

5 - Alfred Bushi, Doganier, Fier, hetuar me masë sigurimi “arresti në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

6 - Syrja Misiraj, Doganier, Fier, hetuar fillimisht me masë sigurimi “arrest në burg, e ndryshuar më pas në”detyrim paraqitje” nga Gjykata e Lartë, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

7 - Adrian Alikaj, hetuar me masë sigurimi “arresti në burg”, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”.
Anxhela Martini përvjetor ëndrrash në Maldive

​Modelja me origjinë shqiptare Anxhela Martini festoon ditëlindjen.

E ku më mirë se në Maldive se për të festuar një përvjetor. Ajo ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me në formë se kurrë duke shijuar diellin e plazheve të Maldiveve.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë ajo ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me bisnesmenit Dragos Savulescu. Duket se për Anxhelën kjo është vërtet një periudhë e mirë.



Foto+Video/ Fevziu kujton me nostalgji ditët orientale në Iran

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka zgjedhur të kujtojë përmes postimeve të tij në Instagram udhëtimin e tij Iranin.

Ai ka vizituar disa nga vendet më të njohura e të bukura si Persepolis, apo edhe një xhami në qytetin e Shirazit.

Duket se Fevziu, është duke kaluar një kohë mjaft të mirë duke parë disa nga vendet më të njohura të historisë botërore.



Babai i Anisës: I çova fjalë sipas Kanunit. Shukriu, në gjak me ne
Babai i Anisës, vajzës 20­vjeçare që filmoi ish kreun e bashkisë së Dibrës deklaron se ai është në gjak me Shukri Xhelilin, për të cilin thotë se ka abuzuar me të bijën. Në një prononcim për “News 24”, Aqif Alla bën me dije se i ka çuar fjalë sipas Kanunit, familjes së Shukri Xhelilit, ku e njofton se pas asaj që ka bërë me bijën e tij, është tashmë në gjak.

Sipas tij, Shukri Xhelili i ka bërë gjithë të zezat. “Shukri Xhelili më ka bërë gjithë të zezat, tani ka punë me mua dhe jo me fëmijët e mi”­ ka thënë ai, duke shtuar se edhe djalin ia kanë hequr nga puna.

Babai i del në krah së bijës, duke thënë se nuk do e pengonte për veprimin që bëri duke e filmuar, edhe sikur ajo t’i kishte treguar më parë.

Edhe më herët, fill pas skandalit, babai i vajzës që denoncoi ish­kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelilin, duke folur për “Panorama” tha se familja e tij po kalon momente të vështira. Aqif Alla tha se prej ditësh janë mbyllur në shtëpi, ndersa vajza po kalon depresion të thellë.

“Unë bashkë me tre fëmijët jemi mbyllur në shtëpi. Vajza është shumë sëmurë, është në depresion dhe ne nuk dalim në shtëpia. Videon vajza e bëri se prej kohësh Shukriu e ka përndjekur rëndë.

Vajza nuk ka marrë asnjë kacidhe për videon. Kryebashkiaku na ka kërcënuar dhe ia nxirë jetën vajzës. Shukri Xhelili meriton përgjigje sipas Kanunit, por nuk dua t’i lë fëmijët jetim”, tregoi Aqif Alla.

Ai më pas i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane që ta marrë nën mbrojtje, pasi shteti nuk po e mbron.

Video/ Tmerr pranë Latakias në Siri. 7 shpërthime, mbi 60 të vdekur
Mbi 60 njerëz dyshohet se kanë vdekur pas shtatë shpërthimesh në qytetete bregdetare të Jableh dhe Tartus, në provincën e latakias në Siri, sipas raportimeve të medieve. Këto zona ndodhen pranë dy bazash ushtarake ruse: baza ajrore Khmeimim dhe baza detare Tartus.

Disa raportime të pakonfirmuara thonë se numri i viktimave është 110.

Grupi islamist Ahrar ash-Sham al-Islamiyya ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet si në Jableh ashtu edhe në Tartus.
Rikthimi i vullkanit vrasës, zhduket fshati

Të paktën shtatë persona janë vrarë në provincën veriore Sumatra në Indonezi dhe dhjetëra janë plagosur, pas aktivizimit të një vullkani në malin Sinabung.

Thuajse e gjithë zona u përfshi nga shtëllunga të mëdha tymi.

Vullkani shkatërroi thuajse një fshat të tërë, Gamber, i cili ndodhej vetëm 4 kilometra larg kraterit.

Zona e aktivizimit të vullkanit njihej si e rrezikshme dhe zyrtarët prej kohesh i kishin paralajmëruar banorët të zhvendoseshin , por mesa duket ata kishin arsye të forta që nuk largoheshin nga fshati Gamber.

“Ata janë kthyer në fshatin e tyre, për shkaqe ekonomike, sepse kishin nevojë të vazhdonin të merreshin me bujqësi”,- deklaron një zyrtar indonezian.

Mali Sinabung është një nga rreth 130 vullkanet më aktivë në vend i cili është i lokalizuar në të ashtuquajturën unaza e zjarrit të paqësorit.
Shpërthen gazetari anglez: S’duhet të mbrojmë një vrasës si Saliman Barçi

Shumë sensitive është çështja e shqiptarit Saliman Barçi në Britani të Madhe, i cili kërkohet në Shqipëri për dy vrasje që ka bërë në vitin 1997. Barçi ka përfituar azil në Angli, pasi përdori identitet fals të një shtetasi kosovar, duke shfrytëzuar luftën në Kosovë.

Në kuadër të debateve të referendumit të Britanisë nëse duhet të qëndrojë në BE apo ajo, ku kanë përfshirë edhe Shqipërinë në këtë debat të brendshëm, anglezët shprehen se kriminelë nga vende si Shqipëria do ta kenë më të lehtë të hyjnë në Britani nëse vendi është në BE.

Gazetari anglez Leo Mckinstry ka bërë një editorial të gjatë në britaniken ‘Express’, ku shkruan se rasti i Saliman Barçit është priva që kombi britanik ka humbur vlerat morale.

Duke dënuar të gjitha veprat dhe krimet për të cilat shqiptari akuzohet, gazetari anglez thotë se sikur të mos mjaftonte që jeton në Londër, ai ka një shtëpi me 4 dhoma dhe merr jo më pak se 2 mijë Pound në muaj për faktin se ka pëfituar azil dhe se është i gjymtuar pasi ka humbur një pjesë të këmbës.

“Një vrasës shqiptar i dënuar në mungesë dhe një parazit është personi i fundit që ne duhet të luftojmë për ta mbrojtur. Qeveria neglizhon të drejtat e britanikëve për të mbështetur të huajt.

Nuk ka asnjë krahasim me persona si Barçi. Në fakt, kjo është shenjë që tregon se shteti ka humbur moralin. Hapja e kufijve sjell rritjen e kriminelëve të huaj, të cilët minojnë sigurinë e shoqërisë sonë”,- shkrua ndër të tjera gazetari britanik.

Ai ka kërkuar që persona të tillë të mos lejohen në Britani, të cilët në vendet e tyre kërkohen për vrasje, ndërsa në shtetin ishullor marrin asistencë nga taksat e qytetarëve.

Ministria shqiptare e Drejtësisë ka kërkuar që Britania të ekstradojë në Shqipëri Saliman Barçin, për të vuajtur dënimin për vrasjen e dyfishtë në vitin 1997.
Fushë-Krujë, shpërthen furnela e gazit, plagoset 54-vjeçarja

Një 54-vjeçarja ka mbetur u plagosur pasi i shpërtheu furnela e gazit në banesë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Fushë Krujë rreth orës 12:00 dhe për pasojë, Gjurie A. pësoi djegie në fytyrë dhe në trup.

Ajo u dërgua në spital për të marrë ndihëmën e nevojshme mjekësore. Mësohet se 54-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Video/ Çonin njerëz në Greqi për 650 euro, pranga dy tepelenasve

Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik të paligjshëm njerëzish. Policia e Beratit ka bërë të ditur se sot ka përfunduar një operacion të koduar “Azilanti 4”, duke vënë në pranga edhe dy personat.

Të arrestuarit janëL Hektor Gole, 31 vjeç, banues në Tepelenë dhe Manxhar Shehu, 33 vjeç, banues në Tepelenë.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kalonin në mënyrë të paligjshme kundrejt pagesës 650 euro për person drejtë Greqisë nëpërmjet kufirit të gjelbër 4 shtetas shqiptar.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi K.G, 58 vjeç. Në lidhje më këta persona në muajin Prill 2016 është regjistruar procedimi penal me Nr. 207 i ndjekur me metoda special të hetimit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

1 automjet,

8 aparate celularë,

300 euro,

3 pasaporta biometrike,

1 pajisje për skanimin e pasaportave.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Beratit, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.


PD: Pse Rama e Tahiri nuk tregojnë ku ndodhet pajisja e përgjimit?
Kreu i Departamanentit për Rendin dhe Sigurinë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se kanë kryer përgjime ilegale me pajisjen e Interforzës italiane.

Alibeaj ka pyetur Ramën e Tahirin përse nuk tregojnë dot një dokument ku tregohet hyrja në Shqipëri dhe regjistrimi i kësaj pajisje përgjuese.

Enkelejd Alibeaj ka kërkuar largimin e ministrit Tahiri dhe të vërtesve të tij, në mënyrë që t’i hapet rruga një hetimi të drejtë dhe të plotë për pajisjen përgjuese në vendin tonë.

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj

Çfarë po ndodh me pajisjen e përgjimit?

Ku gjendet ajo?

Pse qeveria nuk paraqet dot një dokument ku tregohet se paisja ka hyrë në territorin tonë në një datë të caktuar dhe është regjistruar?

A vazhdon të përgjojë Saimir Tahiri për interesat e tij?

Këto janë shqetësimet që ka sot opinioni publik në vend.

Edhe pse Partia Demokratike e denoncoi këtë krim shtetëror, dhe kërkoi përgjigje e transparencë, ende qeveria, Edi Rama, Saimir Tahiri nuk japin asnjë sqarim.

Edhe në komisionin e Sigurisë Kombëtare, në seancën dëgjimore, Tahiri vetëm sa e thelloi skandalin, duke u përpjekur tua hedhë përgjegjësinë vartësve të tij dhe doganierëve.

Sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë thellohet kjo paligjshmëri, aq më shumë pasoja sjell ky krim shtetëror, kjo shkelje brutale e ligjit dhe e të drejtave themelore të qytetarëve.

Prokuroria është në një thirrje historike për të zbardhur sa më shpejt skandalin.

Sytë e mbarë opinionit publik janë drejtuar nga hetimi që ajo po kryen.

Për të vënë ligjin mbi përgjimin e paligjshëm.

Për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

Kjo çështje duhet zbardhur e plotë dhe publiku, qytetarët duhet të mësojnë se kush e solli paisjen, kush e përdori, për interesat e kujt u përdor, kush u përgjua dhe pse.

Siguria kombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut nuk janë dhe nuk mund të jenë peng i Saimir Tahirit.

Por ai dhe vartësit e tij të kapur, e pengojnë hetimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale.

Nuk mund të ketë drejtësi për këtë çështje e hetim të plotë e të pandikuar me Tahirin në detyrë.

Ndaj ai duhet të largohet që krimi të zbardhet, që e vërteta të dalë në shesh.


Foreign Policy: Mercenarët, shumica e heshtur e ushtrisë së Obamës

Nga Micah Zenko

Fund-javën e kaluar, New York Times publikoi një prej trashëgimive që do të mbetet nga Presidenti Barck Obama si komandant i forcave të armatosura. Po të kthehesh shtatë vite e gjysëm prapa ndërmjet operacioneve të ndryshme ushtarake është e pamundur të skicosh një doktrinë koherente, edhe pse me dhjetëra artikuj do të përpiqen ta bëjnë një gjë të tillë së shpejti.

Ka një aspekt domethënës së kësaj doktrine, që gjithsesi rrallëherë përmendet nga mediat dhe ansjëherë nga Obama: përdorimi i paprecedentë i kontraktorëve privatë për të mbështetur operacionet e jashtme ushtarake.

Obama ka autorizuar vijimin apo rinisjen e dy prej luftërave më të varura prej kontraktorëve në historinë e Amerikës. Sikurse është theksuar më herët, ka të paktën tre kontraktorë (28,626) për çdo trupë amerikane (9,800) në Afganistan. Në Irak, sot, 7,773 kontraktorë mbështesin operacionet e qeverisë amerikane, si dhe 4,087 trupa amerikane. Këto shifra nuk përfshijnë kontraktorët që mbështesin CIA-n apo veprimtaritë e tjera të komuniteteve të inteloigjencës, qoftë jashtë apo brenda Shteteve të Bashkura. Më 5 prill, Admirali Michael Rogers, komandanti i Komandës Kibernetike amerikane, deklaroi gjatë një dëgjese në Senat se kontraktorët përbëjnë 25 përqind të forcës së tij punëtore.

Gjatë presidencës së Obamës, kanë vdekur më shumë kontraktorë privatë ushtarakë në Irak dhe Afganistan se sa të gjitha trupat amerikane të rreshtuara në këto vende. Që nga 1 janari 2009, deri më 31 mars 2016, 1,540 kontraktorë janë vrarë në Irak dhe në Afganistan (176 në Irak dhe 1,364 në Afganistan). Gjatë kësaj periudhe, 1,301 trupa amerikane janë vrarë në Afganistan dhe Irak (289 në Irak dhe 1,012 në Afganistan). Viti i kaluar ka qenë edhe më i keq për radhët e kontraktorëve se sa gjashtë vitët e kaluara; 58 kontraktorë vdiqën në Afganistan apo Irak, ndërkohë që për trupat amerikane u shënua më pak se gjysma e këtyre vdekjeve (27) duke luftuar në dy vendet në fjalë, apoe dhe në Siri.

Gjëja e parë që mëson kur studion rolin që luajnë kontraktorët në operacionet ushtarake është se nuk ka një rrugë të lehtë për ta bërë këtë. Qeveria amerikane nuk ofron një panaoramë praktike, sidomos ëpr dekadën pas 9 shtatorir. Komanda qendrore amerikane (CENTCOM) nisi të japë të dhëna për kontraktorët vetëm në gjysëmn e dytë të 2007-s, ansjë komandë tjetër luftarake gjeografike i jep këto të dhëna për operacionet në zonën e tyre. Në vitin 2011, Zyra e Kontabilitetit e Qeverisë zubloi se, “Edhe pse të gjithë [State Department, USAID dhe DOD] duhet të japin numrin e personelit të vrarë apo të plagosur gjatë punës nën kontratë apo nën instrumenta asistence në Irak apo Afganistan. DOOD nuk ka ende një sistem që të japë në mënyrë të besueshme numrin e personelit të kontraktorëve të vrarë apo të plagosur”. Muajin e kaluar, John McCain, kreu i Komisionit të Shërbimit të Armatosur në Senat, i tha Sekretarit të Ushtrisë Patrick Murphy, “Po presim ende ditën kur ju do të na thoni se sa kontraktorë janë punësuar nga Departamenti i Mbrojtjes”.

Për më tepëer, roli, qëllimi, dhe përmasa e kontraktorëve ushtarakë nuk përmenden asnjëherë kur ka ndonjë njoftim të ri lidhur me zhvillimet e trupave amerikane në Irak apo Siri. Gazetarët rrallëherë i pyesin zëdhënësit e Pentagonit apo komandantët ushtarakë se sa kontraktorë janë rreshtuar së bashku me trupat.

Në rastet e rralla kur e bëjnë një gjë të tillë, përfaqësuesit ushtarakë nuk kanë asnjëherë shifra të gatshme. Në shkurt 2015, kur u pyet nëse kishte kompani të jashtme që po mbështesnin opozitën siriane në luftime, përgjigja e Admiralit John Kirby, asokohe zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes , thjeshta se e përforcoi edhe më shumë këtë mungesë transparence: “Nuk mund ta them nëse ka edhe kontraktorë të përfshirë”.

Jo vetëm që është e pamundur të marrësh shifra të besueshëm të kontraktorëve të angazhuar apo të vrarë, por nuk ka asnjë shifër qeveritare se sa prej kontraktorëve të vdekur në zonat e luftës ishin qytetarë amerikanë. Sipas një përllogaritjeje të Këshillit të Shërbimeve, një kompani industrialo-tregtare, vetëm 32 përqind e vdekjeve të kontraktorëve ndërmjet viteve 2001-2010 ishin qytetarë amerikanë. 68 përqindëshi i mbetur janë jo-amerikanë të cilët janë të punësuar nga kompani amerikanë ose të huaja që kanë fituar një kontratë ushtarake./Syri.net/
Reforma në Drejtësi, Lu tek Xhafa pak minuta para mbledhjes
Reforma në Drejtësi dhe debatet politike rreth saj kanë dërguar edhe njëherë ambasadorin amerikan Donald Lu në Kryesinë e Kuvendit.

Mësohet se ambasadori do të zhvillojë një takim me kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Takimi mes tyre vjen vetëm pak kohë para orarit të caktuar të mbledhjes së këtij komisioni.
Video/ Shikoni si polici izraelit rreh brutalisht një punëtor arab

Në video shihet një polic civil izraelit, duke rrahur në mënyrë agresive një burrë teksa ishte në detyrën e tij si punëtor në një dyqan ushqimor, pasi ai nuk i tregoi dokumentin e identifikimit.

Dëshmitarët thonë se burri arabo-izraelit u rrah pasi kishte refuzuar t’i tregonte policit dokumentin pasi ishte jashtë shërbimit. Zyrtarët arrestuan më pas këtë burrë, dhe konfirmuan se polici që e kishte rrahur ishte anëtar i policisë kufitare.

Një dëshmitar ka thënë se polici e kishte rrahur viktimën në mënyrë tepër agresive, saqë për një moment dhëmbët e tij fluturuan në ajër. Sulmi ka shkaktuar reagime të shumta të urrejtjes në shoqërinë izraelite, por policia lëshoi një deklaratë se viktima nuk kishte respektuar zyrtarin dhe kishte përdorur fjalë banale, gjë që nga dëshmitarët del të jetë e pavërtetë.

Ligjvënësit arabo-izraelit thuhet se janë të zemëruar në lidhje me këtë rrahje, madje edhe është parashtruar një kërkesë drejt Ministrisë së Sigurisë Publike për një hetim më të thellë të incidentit.

SHBA, anija luftarake e së ardhmes do të ketë kapiten James Kirk
Përmes një reference të qëllimshme dhe mjaft argëtuese nga kinematografia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dorëzuar kapitenit James Kirk anijen më të rrezikshme të flotës, sigurisht atë të flotës amerikane dhe jo flotës yjore.

Bëhet fjalë për gjuajtësin më të ri “USS Zumwalt” që nuk kapet nga radarët, një klasë e re anijesh luftarake që do të ndryshojnë mënyrën e luftimit në det.

Zyrarisht, anija do të hyjë në detyrë më 15 tetor dhe deri atëherë, kapiteni James Kirk i flotës amerikane dhe jo i “Federatës së Bashkuar të Planeteve”, do të testojë bashkë me ekuipazhin e tij pajisjet tejet të përparuara të gjuajtësit.

Anija 185 metra e gjatë dhe 15.700 tonë e rëndë nuk diktohet nga radari dhe nuk bën zhurmë gjatë lundrimit. Në bord ajo ka armë të së ardhmes që janë ende në zhvillim, si rrezet e energjisë dhe topi elektromagnetik.

Dy anije të tjera si kjo po ndërtohen nga kompania “General Dynamic”, ndërsa kostoja e të trejave bashkë pritet që të arrijë në 22.5 miliardë dollarë.

Ndërsa aftësitë e gjuajtësit të ri premtojnë shumë, por nuk janë testuar ende në betejë, nuk ka dyshim që mediet e kanë vlerësuar shumë idenë e dikujt brenda Pentagonit, që çelësat e anijes më të përparuar dhe asaj të së ardhmes në botë t’i dorëzohen një kapiteni me emrin James Kirk.

Një emër mjaft i njohur nga saga “Star Trek” dhe filmat që e kanë pasuar, ku një kapiten i quajtur James Kirk drejtonte anijen kozmike më të përparuar të “Federatës së Bashkuar të Planeteve”.
Të paktën 41 ushtarë të vrarë në një atentet të dyfishtë
Të paktën 41 ushtarë u vranë në një atentat të dyfishtë kundër ushtrisë sot në Aden, qyteti më i madh në jug të Jemenit, ku operojnë grupet xhihadiste, sipas një bilanci të dhënë nga frocat e sigurisë.

Dy atentatet u zhvilluan në lagjen Khor Makasr, jo shumë largë nga aeroporti ndërkombëtar i Adenit, i cili u mbyll nga forcat e sigurisë, sipas të njëjtave burime.

Një bilanc fillestar njoftonte për vtekjen e vetëm 20 perosnave.

Papa përqafohet me Imamin Al Azhar: Takimi, një mesazh

Një përqafim dhe një takim kokë më kokë prej rreth 25 minutash. Papa Françesku është takuar me Imamin e Madh, Al Azhar Ahmed al Tayeeb.

“Takimi është një mesazh”,- i ka thënë Papa Imamit, për të treguar se, vetëm fakti se ka ndodhur ky event ka një domethënie në vetvete.

Imami shoqërohej në Vatikan nga tetë persona.

Në delegacionin e Papës ishin kardinali Jean-Louis Tauran, presidenti i Këshillit të Vatikanit për dialogun ndërfetar.
Serbia heq shqiptarët e Luginës nga regjistri civil
Sipas statistikave të paraqitura në Raportin e Fondit për të Drejtat Humanitare, në tri komunat e Luginës, Ministria serbe e Punëve të Brendshme, ka fshirë nga regjistri civil rreth 800 banorë shqiptarë, prej të cilëve mbi 70% apo rreth 550 vetëm në Medvegjë, gjë e cila paraqet shkelje të drejtave themelore të njeriut.

Enkel Rexhepi i Këshillit të Drejtave të Njeriut në Luginë, ka thënë se kjo kërkon ndërhyrje urgjente të faktorëve në rajon që të ndikojnë në ndërprerjen e kësaj praktike të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme.

Apel drejtuar faktorit ndërkombëtarë për tejkalimin e kësaj situate ka bërë edhe përfaqësuesi i Qendrës për Avokim, Gani Rashiti./RTK/
KLSH- Ramës: Shkarko drejtoreshën e QSUT, abuzon me tenderat
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Qendrës Spitalore Nënë Tereza, Ogerta Manastirlliu.

Ky propozim erdhi pas një kontrolli që zbuloi se anastirlliu kishte shpenzuar rreth 795 mijë dollarë duke lidhur dy kontrata mirëmbajtje me kompani private shqiptare për disa aparatura mjekësore që ishin sjellë në Shqipëri në përdorim nga kompania “Siemens”, shkruan portali “Hashtag”.

Por audituesit kanë zbuluar se sipas kontratës fillestare të QSUT-së me kompaninë përfaqësuese të “Siemens”, i takonte vetë QSUT-së ta realizonte mirëmbajtjen.

Dokumentet kanë zbuluar se drejtoresha Manastirlliu i ka dhënë urdhër për hapjen e një tenderi për mirëmbajtjen, duke nënkontraktuar dy kompani shqiptare në vlerën e 795 mijë dollarëve. Ndërsa dëmi neto i konstatuar kap shifrën e 590 mijë dollarëve.

“I rekomandojmë Kryeministrit të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore nga ‘Vërejtje’ deri në ‘Largim nga detyra’ për zj. Ogerta Manastirlliu me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Tiranë”,- thotë KLSH.

Për arsye se në tenderin me objekt dhënien e shërbimit të “Mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore” zhvilluar në vitin 2014 nga MSH, nuk ka bashkëvepruar me të, për të saktësuar se ky shërbim, është përcaktuar të bëhet nga QSUT.

“Si rezultat i këtij veprimi/mosveprimi, QSUT rezulton të ketë shpenzuar fonde publike pa efektivitet deri në përfundim të auditimit në vlerën 59 milionë e 751 mijë lekë (590 mijë USD)”, – shkruhet në raportin e siguruar nga Hashtag.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i raportit thekson se për vite me radhë QSUT-ja nuk ka mbajtur regjistra për trajtimin e hermodializës dhe të dhënat janë kontradiktore. Mbi këto të dhëna, qeveria vendosi më pas ta jepte me koncension këtë shërbim./Hashtag.al/


Vladimir Putin niset drejt Greqisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Greqi këtë javë. Është kjo vizita e tij e parë zyrtare në Bashkimin Europian në afro një vit.

Kremlini ka thënë se, Putin do të takojë presidentin grek, Prokopis Pavlopoulos, dhe kryeministrin Alexis Tsipras, gjatë vizitës së tij më 27 dhe 28 maj.

Putin, vendi i të cilit është nën sanksione nga Perëndimi, për shkak të krizës në Ukrainë, për herë të fundit ka qenë në një vend të BE-së në muajin qershor, kur ka vizituar Italinë.
Video/ Refugjatët e Idomenit me sytë nga Shqipëria, por “atje ka kriminelë”
Shpresa vdes e fundit thonë, por në Idomeni pritshmëritë po vaniten. Çdo ditë është e mundishme për refugjatët që presin të vendoset fati i tyre. Përgjigjja humanitare ndaj ngërçit të tyre është e kufizuar, thotë “Al Jazeera” në reportazhin e realizuar në kampin grek.

Ata që vazhdojnë përpjekjet për të kaluar në Maqedoni kanë në trup shenjat e dhunës policore. Një refugjat thotë se, tani do të provojë të hidhet diku më në Perëndim.



Gazetari: Dhe mendon se në vend të kësaj rruge, mbase do të provosh Shqipërinë?

Refugjati: Po.

Gazetari: Është e vështirë ama.

Refugjati: E vështirë është në fakt, e vështirë.

Nuk janë vetëm policët maqedonas, ata që u shkaktojnë probleme emigrantëve në kamp. Qeveria greke njoftoi se kërkon që ta mbyllë Idomenin në javët në vijim e do t’i zhvendosë që të gjithë nëpër kampe zyrtare. Refugjatët që ende shpresojnë për një rrugë drejt Europës po i hedhin sytë nga ajo që shohin si mundësinë e fundit për realizimin e dëshirës së tyre: Shqipëria.

Megjithatë, ata që ndodhen në kampin e ri vetëm pak kilometra larg kufirit me Shqipërinë kanë informacion më të madh mbi rreziqet që i presin. Ata janë sjellë këtu drejtpërdrejt nga ishujt grekë. Po të donin, mund të ecnin në këmbë në veri drejt Shqipërisë. Por askush nuk e ka bërë. Historitë e të rinjve të sulmuar nëpër male nga bandat shqiptare, të grabitur e madje edhe të zhdukur qarkullojnë këtu prej kohësh.

“Ka shumë kriminelë atje, i kanë vjedhur njerëzit. Disa e kanë kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë e janë zhdukur. Nuk kemi dëgjuar më për ta, nuk e dimë ç’u ka ndodhur”,- thotë Hamza, një emigrant palestinez.

Si mënyrën e vetme për të dalë nga kjo situatë, shumë konsiderojnë tani blerjen e një pasaporte të rreme, fluturimin në Athinë, e prej andej marrjen e avionit për në Gjermani apo Suedi. Për të parën kërkohen 4.000 euro, për të dytën 5.000 euro, parà këto që pjesa më e madhe e tyre nuk i disponon.
Asambleja e NATO-s, blindohet Tirana nga policia e Garda

Në godinën e ndërtuar 30 vjet më parë nga regjimi komunist për të zhvilluar kongreset e Partisë Komuniste do të mbahet në Tiranë nga datat 27-30 maj Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Me këtë rast godina po rikonstruktohet. Salla kryesore, ambientet ndihmëse e deri tek ashensorët të cilët prej vitesh ishin jofunskionalë, do jenë gati deri më datë 25 Maj, shkruan “TCH”.

Pallati i Kongreseve do të presë 260 deputetë nga vendet anëtare të NATO-s dhe mbi 450 delegatë të tjerë nga shtete kandidate, apo partnere të kësaj organizate, të cilët do të marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Do të krijohet një perimetër sigurie përreth Pallatit të Kongreseve, ku efektivët e Gardës, me mbështetjen edhe të Policisë së Shtetit, do të kryejnë kontrolle të imtësishme për të gjithë personat që do ndjekin punimet e Asamblesë.

Sheshi Italia do të jetë i boshatisur dhe nuk do të shërbejë si parking gjatë ditëve të zhvillimit të punimeve, por do jetë tërësisht në funksion të aktivitetit dhe të 56 delegacioneve pjesëmarrëse në të.



Aksidentet/ Afera korruptive që fshihet pas rrugës Plepa-Golem?
Aksidenti i tmerrshëm që u mori jetën dy fëmijëve të mitur në Kavajë, motër e vëlla të familjes Negollari nuk është i vetmi në rrugën e porsa bërë Plepa-Golem. Banorët thonë se aksidentet me vdekje janë të shpeshta.

Televizioni Klan shkoi bashkë me ekspertin rrugor, Gëzim Hoxha në këtë aks dhe sjell dëshmi e fakte që dëshmojë se si është bërë ky ‘by-pass’ jashtë çdo lloj standardi.

Sipas ekspertëve në këtë segment është jashtë standardit edhe betoni që ndan autostradën. Aty nuk funksionojnë as semafortët.

E kthyer një nga akset më të rrezikshme. Përgjatë aksit Plepa–Shkozet ndeshesh edhe me dhjetëra barriera metalike të lëna hapur, gjithashtu, burim aksidentesh të rrezikshme.

Ka dyshime se Autoriteti Shtetëror i Rrugëve i drejtuar nga Dashamir Xhika, pranë M.Transporteve ka toleruar moszbatimin e projektit. Afera kurruptive po merr jetën e njerëzve të pafajshëm./Tv Klan/

Lexoni më shumë: Ja tenderi korruptiv i Autoritetit Rrugor



Video/ 8 vjet nga vdekja e Dritan Hoxhës, e bija e kujton me një video

Kur vjen puna për të, çdo gjë e re bëhet lajm. Lori Hoxha, vajza e themeluesit të "Top Media", Tan Hoxhës, ka publikuar sot në "Instagram" një video e cila deri më sot nuk ishte bërë publike.

Janë momentet kur Tani ka marrë në duar djalin e tij të porsalindur Itan, ndërkohë që rrotull janë gjithë pjesëtarët e familjes.

"Unë e di që ti nuk do të doje që unë ta bëja publike këtë video, por bota meriton ta dijë se prapa liderit vizionar, ka pasur një baba të mrekullueshëm!

Një pjesë e zemrës sime do të jetë gjithmonë me ty kudo që të jesh, por ajo që më mbush me gëzim të madh është të di se ne ishim atje për të mbajtur dorën tënde në çdo hap të rrugës, dhe ne ishim të gjithë së bashku.

Sara, Redia, Itan dhe unë do të të jemi përgjithmonë mirënjohës dhe të nderuar që gjaku yt kalon nëpër venat tona. Bota ka nevojë për më shumë njerëz si ti. Na mungon me të vërtetë!",- është dedikimi me të cilin e ka shoqëruar ajo videon.

Sot, 8 vite pas aksidentit, Lori ka zgjedhur këtë video që nuk ka nevojë për shumë fjalë, për të kujtuar babain e saj. Momenti është shumë mallëngjyes, madje vajzat janë të përlotura.
Kë personazh të njohur ka kushëri Rovena Stefa?

Këngëtarja Rovena Stefa ka zbuluar përmes një postimi në Facebook se ka lidhje familjare me një tjetër personazh të njohur televiziv.

Ajo është shprehur se, gazetari Foni Ilia, i cili punon në emisionin “Fiks Fare” në “Top Channel”, është kushëriri i saj.

Madje ata kanë shkëmbyer edhe një komunikim me komente në këtë postim.



Simpatizantët foto me Monikën, por... gabojnë me flamurin e LSI
flamuri lsiShumë të rinj shqiptarë në kohën që janë studentë apo edhe më vonë përqafojnë një parti politike, pjesa më e madhe zgjedhin ta mbështesin duke shpresuar për më vonë një vend pune.

Ditën e shtunë Monika Kryemadhi, bashkëshortja e kryeparlamentarit Ilir Meta ka qenë në Pukë. Disa të rinj duke përfituar nga prezenca e saj i kërkojnë të bëjnë një foto para Pallatit të Kulturës në qendër të qytetit.

Por, ndoshta nga emocionet harrojnë të kujdesen për flamurin e LSI-së dhe e lënë atë më kokë poshtë.

Kjo është përshtypja e parë që merr teksa e shikon foton, por realisht problemi qëndron tek flamuri, lulja është në rregull, por diçka nuk shkon me inicialet.

E rëndësishme është që kanë dalë bukur me Monikën, pa të tjerat rregullohen.
Grumbullohet Kombëtarja, ja vendi ku po sterviten

Kombëtarja nisi grumbullimin në Austri. Lojtarët dhe stafi teknik mbërritën në kampin stërvitor në Badvaltersdorf. Sipas programit të parashikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit sot do të zhvillohet edhe seanca e parë. Kombëtarja do të qëndrojë në Austri deri më 2 qershor.

Më 29 maj Shqipëria do të luajë një miqësore me Katarin dhe më 3 qershor do të zhvillojë një tjetër test me Ukrainën në Bergamo.

Gianni De Biasi bëri publike të shtunën listën paraprake me 27 lojtarë. Deri në fund të muajit do të mbeten 23 futbollistë, që do të përbëjnë ekipin e fazës finale të Euro 2016.

Shqipëria është në Grupin A, së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.

Merr flakë në rrugën e Kombit makina e reperit të njohur shqiptar
Këngëtari i “Etno Engjujve” ka përjetuar një ditë vërtetë stresuese. Genc Prelvukaj është fotografuar pas një incidenti që makina e tij pësoi pranë Kuksit, në rrugën e Kombit.

Mësohet se “Benzi ML” i reperit të njohur, ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Fatmirësisht, ky episod ka kaluar pa pasoja dhe lëndime. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policsë me të cilin, këngëtari shihet duke biseduar në foto.


Saturni afrohet me Hënën, si u pa në Tiranë

Planeti i dytë më i madh i Sistemit Diellor, Saturni është “afruar” më Hënën pas rreth dy vjetësh kur kjo dukuri ndodhi për herë të fundit.

Saturni, planeti i gaztë me unazë mund të shihej më sy të lirë në qiellin e Tiranës rreth mesnatës së 22 majit teksa ndriçonte poshtë Hënës së plotë.

Me një distancë prej rreth 1.2 bilion kilometrash nga Toka, Saturni është planeti 6-të i Sistemit Diellor dhe i dyti më i madh pas Jupiterit, i ashtuquatur edhe “Zoti i unazave” për shkak të unazës që është rreth planetit gjigant, e përbërë nga ujë, akull por dhe materiale shkëmbore.

Dukuria e djeshme (22 maj), e njohur si "conjunction" ose "afrimi" i dy objekteve qiellore në hapësirë të para nga Toka. E njëjta dukuri mes Saturnit dhe Hënës do të përsëritet në vitin 2018.

Në këto foto mund të shihni Saturnin 'pranë' hënës, fotografuar në qiellin e kryeqytetit.


Harasani shpërthen ndaj Haxhinastos: Tallni trapin me popullin! Kujt i tregojnë rrugët këta rrugeçë?

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ka sulmuar ashpër Ministrinë e Transportit, pas aksidenteve të shumta të ndodhura në rrugët e vendit.

Harasani është revoltuar nga specialistët e kësaj ministrie, të cilët treguan rrugët e rrezikshme dhe mungesën e sinjalistikës. Në rrjetin social Facebook, ish-deputeti shprehet se qeveria po tall trapin me popullin.

“Tallni trapin me këtë popull. Aq mirë e bëni sa nuk ka më. Më zi ja bëfshi. Dalin specialistet e Ministrisë së Transportit dhe tregojnë rrugët e rrezikshme dhe çfarë sinjalistike mungon”,- shkruan Harasani.

Sipas ish deputetit socialist, dalja e specialistëve të ministrisë së Transportit është e pakuptimtë, sepse ata janë personat përgjegjës për mbarëvajtjen dhe rregullimin e rrugëve dhe të sinjalistikës.

“Po kujt ja tregojnë këta rrugaçë? Kush duhet t'i bëjë këto rrugë? Te fala nga shefi kabinetit”,- shprehet ai i revoltuar nga gjithë aksidentet e ndodhura së fundmi në akset rrugore në vend, kryesisht në autostradat kryesore.


Foto/ Kush është kjo seksbombë që po përvëlon rrjetin?
Humbja e saj në peshë është dokumentuar gjatë shout real të MTV, “Geordie Shore”.

Dhe pasi ka arritur të ndërtojë një trup që e kishte ëndërruar, Holly Hagan e ekspozon atë sa herë që i jepet rasti.

23-vjeçarja është fotografuar gjatë pushimeve në Cape Verde.

Ajo kishte veshur bikini të bardha dhe është fotografuar në disa poza, të cilat ju ftojmë t’i shikoni në galerinë e mëposhtme.




Foto/ E dashura e Ronaldos trondit rrjetin

Prej kohësh flitet që Daniella Grace është e dashura e re e Cristiano Ronaldos.

Madje, deri më tani asnjëri prej tyre nuk e ka mohuar lidhjen.

Bukuroshja Grace kohëve të fundit ka postuar disa foto të zjarrta në Instagram.

Shikoni më poshtë linjat trupore të saj dhe kuptoni se pse Ronaldo është dashuruar kaq shpejtë në të.
Studenti boshnjak ndërton karrige me rrota që kontrollohet nga truri

Një student i ri i teknologjisë së informacionit nga Bosnja, po zhvillon një projekt inovativ për të ndërtuar një karrige me rrota që kontrollohet nga truri dhe që do të zgjidhë shumë probleme për të paralizuarit.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   191   192   193   194   195   196   197   198   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish