Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet192/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   188   189   190   191   192   193   194   195   ...   352

Taulant Xhaka

“Natyrisht që të luash kundër vëllait nuk është një ndeshje si të gjithë të tjerat, por këto janë zgjedhjet që ne kemi bërë në jetë. Unë dhe Graniti do të luajmë në dy krahë të ndryshëm të fushës. Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën, ndërsa unë për shtëpinë tonë. E theksoj se do të jetë një ndeshje e veçantë për të dy. Do të jetë një duel i fort, por gjithmonë brenda rregullave të lojës”.



Granit Xhaka

“Nuk është hera e parë që flasim për diçka të tillë. Prej hedhjes së shortit biseduam rreth këtij fakti. Të dy dëshironim që të mos përballeshim në grup. Për të dy do të jetë një ndeshje e veçantë. Gjatë gjithë kohës kur ka qenë fëmijë, Taulanti luante për Zvicrën, por më pas zgjodhi të përfaqësonte Shqipërinë. Edhe unë kam luajtur për Zvicrën gjatë gjithë fëmijërisë dhe vazhdoj ta bëj edhe tani. Kjo është një ndeshje e veçantë edhe për të gjithë familjen tonë, që është shqiptare”.



Taulant Xhaka

“Graniti vendosi të luajë për Zvicrën dhe kjo është zgjedhja e tij. Sa herë që Zvicra ka ndeshje unë interesohem si ka luajtur skuadra, por edhe vëllai im. Por, kjo nuk do të ndodhë kur të përballemi në grup. Aty dua ta mposht”.



Granit Xhaka

“Kemi menduar të vendosim një bast mes nesh, por deri më tani nuk e kemi bërë. Kemi edhe pak kohë për t’u menduar. Fillimisht uroj që të paraqitemi me shëndet të plotë në Kampionatin Europian, më pas të shohim”.



Taulant Xhaka

“Jam i lumtur për Shqipërinë. Kemi realizuar një arritje të jashtëzakonshme dhe do të bëjmë gjithçka që populli ynë të lumturohet”.



Granit Xhaka

“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por natyrisht që nuk mund ti harroj rrënjët e mia. Çdo vit shkoj me pushime në Prishtinë, për të takuar të afërmit që jetojnë atje”.



Policja majë motorit me kolegun, por harron diçka
Policia e vendit tonë është bërë shpesh protagoniste e ngjarjeve të shumta, pozitive dhe negative. Këtë herë një police është fotografuar nga ''NewsBomb'' në Bulevardin ''Dëshmorët e Kombit'' teksa mbi motor priste semaforin së bashku me kolegun e saj.

Deri këtu nuk ka asgjë anormale, por ajo që ka çuditur këtë herë është fakti se efektivja e policisë rrugore që presupozohet të garantojë zbatimin e rregullave nga qytetarët, ka shkelur vetë e para haptazi ligjin.

Ajo mban në kokë një kapele të thjeshtë dhe jo skafandrën që është e detyruar ta mbajë çdo person që ecën mbi motor.

Në një kohë kur aksidentet dhe shkeljet në rrugët e vendit tonë janë të mëdha, mund të themi: ''Kjo nuk është policia që ne duam''.



Ministri publikon fotot nudo në parlamentin ku prostitutat kanë pushtetin

Një ministër që është i dashuri i striptistes braziliane Miss BumBum, e cila ka pozuar me bluzën e Messit, ka postuar fotografitë e saj nudo përpara parlamentit. Këtë veprim e ka pasuar një set fotografish që striptistja ka realizuar brenda zyrave të kabinetit.

Parlamentarët në Brazil janë filmuar teksa shikonin video porno në celularin e tyre gjatë debatit për një reformë politike.

Senatori kishte harruar të ulte zërin e celularit kur ai kishte hapur videon, ndërkohë që të gjithë në sallë dëgjuan të bërtiturat e një vajze gjatë aktit.

Parlamenti i Brazilit është i dominuar nga ministra të korruptuar dhe të akuzuar për krime të shumta.

Por kjo nuk legjitimon zgjedhjen e tyre për të punësuar prostituta që ofrojnë shërbimet e tyre në tualetet e institucionit, megjithëse nuk mund të pritet tjetër prej tyre.

''Mirëseerdhët në korridoret e fuqisë së Brazilit, ku nuk është e vështirë të shikosh se përse kombi më i madh i Amerikës së Jugut është i zhytur në kaos ekonomik dhe politik'',- shkruan “Daily”.

Pas skandalit më të fundit të Shukriut që përfshiu Shqipërinë, pa aluduar mbi shumë prapaskena të tjera për të cilat nuk kemi prova, mund ta shpjegojmë edhe kaosin politik e ekonomik të vendit tonë.

Ndoshta celularët e të zgjedhurve tanë, u kanë shpëtuar kamerave për faktin se deputetët e parlamentit shqiptar tregohen më të shkathët në kontrollin e volumit të celularit.

Fotolajm/ Tiranë, ç’lloj sinjalestike në korsinë e biçikletave është kjo??
Në Tiranë nuk mbarojnë çudirat... Ja si është vendosur kjo tabelë rreklame në mes të korsisë së biçikletave në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë, duke e zënë tërësisht gjerësinë e korsisë.

Punonjësit dhe menaxherët e kësaj kompanie private që vendosin rreklama të tilla, o janë ose bëjnë si idiotë... se ndryshe nuk ka si i bëhet!

Kujtojmë që kjo rrugë u rikonceprua dhe u përurua vetëm pak muaj më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, dhe si risi ajo pati pikërisht korsitë e dedikuara për biçiklistët.

Ja dhe komenti që shoqëron këtë foto në rrjetet sociale:

“Kur beson se i ke pare gjithe idiotesite e kesaj bote dhe nuk ka asgje qe te cudit me, del Bashkia e Tiranes dhe me nje levizje te rrezon cdo siguri.

Kjo eshte korsia e bicikletave ne Laprake..natyrisht per te gjithe ciklistet e apasionuar pas perplasjes me tabelat e reklamave”.



20/05/2016/....................................
Emrat/ Ja kryebashkiakët që janë të me precedente penale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbardhur emrat e funksionarëve publik që nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, pjesë e procesit të dekriminalizimit. Në faqen zyrtare të KQZ-së janë publikuar vetëdeklarimet e deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të bashkive në vend.


Formularin e vetëdeklarimit nuk e kanë dorëzuar 49 anëtarë të Këshillave Bashkiak.

Por nga të dhënat rezulton se Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, është hetuar dhe arrestuar nga organet ligj-zbatuese italiane.

Edhe Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i dënuar nga Prokuroria e Firences.

Po ashtu Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, në Gjermani.

Pjesë e listës është edhe Adriatik Zotkaj, Kryetar i Bashkisë së Poliçanit, i dënuar nga drejtësia shqiptare.

Elvis Roshi, kryebashkiak i Kavajës:

Pranon se është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në vitin 2000 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për krim dhe kundravajtje penale. Ka marrë dënim me gjobë.

Pranon se ka qenë nën hetim për kryerjen e një vepre penale nga autoritetet gjermane në Mynchen para vitit 2002, por çuditërisht “nuk i kujtohen rezultatet e hetimit”.

Pranon se ka qenë i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e veprës penale “goditje për shkak të detyrës” në 10 mars 2013. Në përfundim të hetimit është konstatuar “pavlefshmëri i arrestit”.

I pyetur nëse ndaj është caktuar ndonjëherë masë shtrënguese e sigurisë personale, Roshi ka pranuar është i caktuar masa “arrest me burg” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Sa i përket rastit kur ishte nën hetimi nga autoritetet gjermane, Roshi thotë sërish se nuk i kujtohet.

Zbardhen formularët, kush janë deputetët me të shkuar kriminale
Në formularët e vetëdeklarimit të zbardhur nga KQZ-ja, në verifikimet e deritanishme të Lapsi.al rezulton se tre deputëtë aktual të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë nën hetim apo të arrestuar për vepra të ndryshme penale.

Bëhet fjalë për Mhill Fufin, deputet i Partisë Demokratike në Laç, Shkëlqim Selamin, deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë dhe Edi Paloka, deputet i PD-së.



Mhill Fufi (PD)

Pranon se ka qenë i arrestuar në vitin 2000 dhe 2001 për kundravajtje penale, për ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe për favorizim prostitucioni. Ndaj tij është dhënë masa e “arrestit me burg” dhe “arrest shtëpie”.

Më poshtë foto nga formulari tij.

Ja sa lekë ka deklaruar, ish-zyrtari i Transportit, Klemend Balili

E gjithë pasuria që Kelmend Balili zotëron në Shqipëri apo jashtë vendit është vënë nën hetim.

Policia e Shtetit, Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit e Pasurive kanë nisur një hetim menjëherë pasi ish – Drejtori i Transporteve të Sarandës u shpall në kërkim për llogari të autoriteteve greke.

Ai dyshohet si kreu i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, që transportonte sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, Italisë, Holandës e Belgjikës.

Lajmi se pasuria e Balilit po hetohet u konfirmua për Televizionin Klan nga ILDKPKI.

Ky institucion pranon se ka urdhëruar dhe po kontrollon pasurinë e Balilit, i cili ka mbajtur për rreth dy vjet e gjysmë, detyrën e Drejtorit Rajonal të Transportit Rrugor Sarandë.

Balili thuhet se është pronar i një kompleksi të njohur turistik në Sarandë.

Por në deklaratën e pasurisë, ai nuk ka të regjistruar një pronë të tillë.

Në deklaratën e fundit të dorëzuar me datën 21 Mars të vitit 2015 rezulton se Balili ka para “cash” të kursyera, në vlerën e 3.3 milionë lekëve dhe 400 mijë lekë të përfituara nga shitja e një automjeti tip Benz.

Ka deklaruar një banesë private në proces legalizimi në fshatin Stjar të Delvinës, me vlerë çmimi të papërcaktuar.

Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar se ka marrë hua pa interes, rreth 30 mijë euro, e cila është marrë për të plotësuar një nga kriteret që djali i Balilit të filloj shkollën jashtë vendit.

Pesë kryebashkiakë të PS e PD pranojnë problemet me drejtësinë

Formularët e vetëdeklarimit, të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit tregojnë se tre kryebashkiakë socialistë dhe dy demokratë kanë pasur probleme me drejtësinë, brenda ose jashtë vendit.
Nga Aleksandra Bogdani
Pesë kryebashkiakë shqiptarë kanë pranuar problemet e tyre me drejtësinë në të shkuarën, përmes formularëve të vetëdeklarimit që kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Sipas formularëve të publikuar të premten nga KQZ, tre kryetarë bashkie, të zgjedhur nga Partia Socialiste dhe dy të tjerë të Partisë Demokratike kanë qenë të paktën njëherë të arrestuar, të proceduar ose të dënuar nga gjykata, brenda ose jashtë vendit.

Të dhënat e dorëzuara në KQZ nga vetë zyrtarët tregojnë se tre të zgjedhur nga Partia Socialiste me probleme në të shkuarën janë Elvis Rroshi i Kavajës, Artur Bushi i Krujës dhe Adriatik Zotkaj i Poliçanit. Nga Partia Demokratike, kryebashkiakët që bien ndesh me ligjin e dekriminalizimit janë Agron Kapllanaj i Ballshit dhe Xhelal Mziu i bashkisë së Kamzës.

Nga pesë kryebashkiakët që kanë vetëdeklaruar problemet me drejtësinë, dy janë dënuar nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë, ndërsa tre të tjerët janë hetuar nga policitë e vendeve të Bashkimit Europian. Adriatik Zotkaj i PS dhe Xhelal Mziu i PD rezultojnë të dënuar nga drejtësia shqiptare, ndërsa Rroshi, Bushi dhe Agron Kapllanaj janë ndaluar nga policitë italiane dhe gjermane, për vepra penale të trafikimit.

Kryebashkiaku jetëgjatë i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka deklaruar se është dënuar tre herë me vendim të shkallës së parë. Sipas vetëdeklarimit të tij, Zotkaj është dënuar me 3 vjet burgim për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 10 muaj burg për kundërshtim të forcave të policisë dhe 1 vit burgim për shkelje që lidhen me detyrën e tij. I dënuar tre herë nga gjykatat e shkallës së parë, Zotkaj nuk deklaron megjithatë asnjë dënim të formës së prerë.

Ndërsa kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka shënuar dënimin e tij të Gjykatës së rrethit Tiranë me dy vjet burg për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Pak javë më parë, Mziu fitoi pafajësinë në Gjykatën e Apelit.

Një dënim nga drejtësia shqiptare e ka vetëdeklaruar edhe Elvis Rroshi. Kryebashkiaku i Kavajës, i lakuar për të shkuarën e tij të errët jashtë vendit ka pohuar në formularin e vetëdeklarimit se është dënuar nga Gjykata e Kavajës në vitin 2000 për kundravajtje penale.

Përveç dënimit nga drejtësia shqiptare, Rroshi i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj. Sipas tij, ai ka qenë nën hetim në Mynih të Gjermanisë para vitit 2002, për arsye që “nuk i kujtohen”. Rroshi deklaron gjithashtu se ka jetuar në Foxhia të Italisë në vitin 1991, në Campobasso të të njëjtit vend nga 1991-1993 dhe më pas është zhvendosur në Chiasso të Zvicrës gjatë periudhës 1993-1994.

Njësoj si Rroshi, edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi ka pranuar në formularin e dorëzuar në KQZ se ka qenë dy herë i arrestuar dhe i hetuar në Itali. Sipas Bushit, ai ka qenë i hetuar në vitin 1996 nga Prokuroria e Casertës në Itali për “arsye që nuk i kujtohen” dhe sërish në hetim në vitin 2010 nga Prokuroria e Busto Arsizios, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas Bushit, në vitin 1996, gjykata italiane ka vendosur “lirimin e menjëhershëm” për të, ndërsa në 2010 është liruar pasi ka qëndruar 1 muaj në qeli. Gjithsesi, Bushi deklaron se nuk është dënuar asnjëherë me vendim të ndonjë gjykate.

Agron Kapllanaj, i zgjedhur i Partisë Demokratike në bashkinë e Ballshit rezulton gjithashtu me një dënim jashtë vendit. Sipas vetëdeklarimit të tij, të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Kapllanaj është dënuar me një vendim të formës së prerë në prill të vitit 2003 në Itali për një ngjarje të ndodhur në vitin 1995. Ai ka vetëdeklaruar se është dënuar me 2 vjet burg dhe një gjobë 200 euro për shkelje të artikullit 624 të kodit penal italian. Ky nen i kodit penal italian i referohet krimit të vjedhjes.

Ligji i dekriminalizimit parashikon që pas vetëdeklarimit të subjekteve, një komision i Prokurorisë së Përgjithshme do të verifikojë skedën penale të secilit prej tyre, para se të merret një vendim për zyrtarët që rrezikojnë të humbin mandatet. Aktualisht, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikim vetëm për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi./BIRN/
Shoferi vdiq për ndihmë, sollën trakorin, s’kishin gjenerator”
Detaje tronditëse për aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Levan të Fierit kanë dalë disa minuta pas kësaj ngjarje të rëndë. Një autobus me rreth 60 studentë është përplasur me një furgon mallrash. Për fat të keq shoferi i furgonit nuk u mbijetoi plagëve të marra, ndërsa mbeten të plagosur edhe studentë, për gjendjen e të cilëve ende nuk ka të dhëna të sakta.

Një dëshmitar në vendngjarje bën me dije për “Jetaoshqef.al” se e ka parë me syte e tij kur shoferi po jepte shpirt, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Këmbët e tij kishin ngecur keq dhe për të hapur derën sollën sharrë elektrike, por nuk kishin gjenerator.

“Ky është shoferi qe ka vdekur. Kembet I kishin ngecur. Eshte shoferi i fugonit. E pash me syt e mi. S’kishin troko te prisnin hekurat qe I kishin zene kembet dhe u vonuan shume.

Me vone sollen sharren elektrike po s’kishin gjenerator. Ne momentin qe e nxirren, e terhoqen me force dhe aty pashe qe u zbardh fytyra. Po u ndjeva keq dhe u largova. Zjarrfikësja vetem uje kemi thane, asnje mjet tjeter”,- thotë një nga raportuesit.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë koha e keqe, ky është njoftimi më i fundit nga policia për këtë ngjarje.

"Fier! Më datën 20.05.2016, ora 13:40, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në Levan, është përplasur mjeti tip Furgon me targa Vl 6174 C me drejtues shtetasin Y.Gj, 60 vjeç, banues në Vlorë, me mjetin tip Autobuz me targa FR 6184 D me drejtues shtetasin B.S, 50 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi furgonit, shtetasi Y.Gj si edhe janë dëmtuar lehtë pasagjerët e autobuzit të cilët pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier janë larguar në banesat e tyre.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti"./JOQ/


Video/ Sherr në Tiranë-Durrës, shoferët godasin njëri-tjetrin me drunj
Mund të keni parë persona të bëjnë sherre në vende të ndryshme por mbase jo në autostradë. Epo më mirë vonë se sa kurrë. Një autobus dhe një veturë kanë hapur krahun në autostradën Tiranë-Durrës dhe disa persona janë konfliktuar me drunj.

"Une isha dje tek ne kete autobuz qe eshte i linjes Tirane - Durres, dhe fatorino i zbriti 3 personat e kesaj makine nga autobuzi pasi ato donin te vidhnin canten e 1 vajze qe ndodhej ne autobuz.

Djemt me makine e gjymuan autobuzin nga pas dhe i prene rrugen ne autostrade sepse donin te rrihnin fatorinon, kishin edhe shkopinj me gjithashtu por nuk pati te lenduar",- shprehet raportuesi.

Në redaksinë “Jetaoshqef.al” ka ardhur kjo video nga një tjetër kalimtar i rastit i cili nuk pati mundësi ta kuptonte arsyen e sherrit.

Mënyra që kanë zgjedhur këta çuna për të zgjidhur konfliktin është shumë primitive. Megjithatë shpresojmë mos të ketë patur të lënduar dhe të zini mend ju të tjerët./JOQ/
Foto/ Njihuni me Vjollcën, nëpunësen shtetërore që s’të mbaron punë po nuk i dhe 1 mijë lekë
Shpeshherë ryshfeti në Shqipëri ka dy ekstreme: të zgjidh punë menjëherë nëse e praktikon, ose të lë të "vdesësh" nëse nuk fut dorën në xhep. Kështu, në zyrat e administratës, punonjësit nxjerrin "bukën e ditës" duke shfrytëzuar pozicionin që kanë.

Ose, thënë ndryshe, u "pinë gjakun" qytetarëve shqiptarë. E tillë është edhe Vjollca.

Ajo është shumë e shkathët. E dini sa shpejt ju mbaron punë? Sa hap e mbyll sytë! Po, po. Por, nëse ju i jepni asaj 1.000 lekë të reja. Përndryshe, as që nuk ua hedh sytë.

Për ta vërtetuar këtë, raportuesi shprehet se janë kamerat e sigurisë ato që dëshmojnë korrupsionin që bëhet nga punonjësja në fjalë.

Ky është raportimi i ardhur pranë “Jetaoshqef.al”:

"Prsh JOQ. Jam sot me date 20.05.2016, tek ZVRPP(Hipoteka) Durres. Dita e premte iu rezervohet qe te kryejne sherbime veç Noteret dhe une kisha autorizim per te kryer sherbimin.

Nuk me sherbeu mua, pasi erdhi nje qytetar dhe u fut pa rradhe dhe mbaroi pune dhe ne perfundim i dha si "bakshish" rryshfet/mite punonjeses se sportelit nr. 4 ora 11:50 am Vjollca Maloku (punonjese e re) dhe mbaroi pune pa rradhe e pa telashe.

Per te vertetuar kete qe un po ju them, zyra survejohet nga kamerat e institucionit mund ta hapni dhe te verifikohet kur qytetari i jep me doren fshehur 1000 lek. Faleminderit"./JOQ/



27-vjeçari torturon të dashurën, e donte me vithe si të Kardashian

Një i dashur mizor që e detyroi të dashurën e tij për të kryer një regjim rraskapitës stërvitjeje për shkak se donte që ajo të kishte "një prapanicë të madhe si Kim Kardashian" është burgosur.

Mohammed Anwaar gjithashtu i tregonte Gemma Doherty-t foto të grave të tjera. Ai ka treguar në polici se i mësonte asaj edhe se çfarë duhej të hante dhe të vishte, dhe se ajo ishte e detyruar të hante 50 kanaçe ton në javë.

Anwaar e ka kontrolluar Doherty-n, 30 vjeçe, për rreth dy vjet.

Duke folur në lidhje me trajtimin e saj të ashpër, Doherty ka thënë: "Ai më trajtonte si një kafshë. Ai donte që unë të kisha një prapanicë të madhe si Kim Kardashian.

Modeli i tij i preferuar ishte Gracyanne Barbosa dhe ai shikonte se si praktikohej ajo në palestër e donte që unë të bëja të njëjtën gjë, dhe nëse nuk e bëja ai më rrihte. Më pas ajo ka rrëfyer se ai e lejonte të hante vetëm ton dhe panxhar.

Anwaar, 27 vjeç, nga Sheffield, u deklarua fajtor për sjellje shtrënguese dhe kontrolluese. Ai gjithashtu pranoi nëntë akuza për sulm dhe dëmtim kriminal dhe u dënua me dy vjet e gjysmë.

Raporti/ Ja sa është jetëgjatësia e shqiptarëve

Jetëgjatësia në mbarë botën është rritur me rreth 5 vjet në 15 vitet e fundit. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zbuluar se rritja më e shpejtë e jetëgjatësisë është shënuar në Afrikë.

Shkak për këtë është përmirësimi në kujdesin shëndetësor për fëmijët dhe aksesi më i mirë i ilaçeve. Këtu përfshihen edhe të sëmurët me malarie dhe AIDS.

Agjencia e shëndetit e OKB-së thotë se, në nivel global, jetëgjatësia për një fëmijë të lindur në 2015 ishte 71% për gratë dhe 69% për burrat.

Gratë në Japoni dhe burrat në Zvicër ishin ata që jetonin më gjatë. Ndërsa banorët e Sierra Leone kishin gjatësinë më të ulët të jetës, për të dyja gjinitë. Në Shqipëri jetëgjatësia mesatare është 78 vite, dhe jemi të renditur në vend të 25 në Evropë.

Margaret Chan, Drejtoria i Përgjithshme e OBSH-së, tha se shifrat përfaqësojnë “hapa të mëdhenj” në shëndetin global./tvklan.al/



Fakt/ Edvin apo Edi? Ky është emri i vërtetë i kryeministrit Rama
Edvin Kristaq Rama ka qenë emri i kryeministrit të Shqipërisë deri në vitin 2002.

Sipas një formulari vetëdeklarimi për të gjitha ata persona që emërohen apo ushtrojnë funksione publike që kryeministri Rama ka plotësuar plot 14 vite më parë, shfqet dukshëm se emri i vendosur nga prindërit Kristaq dhe Aneta Rama djalit të madh të tyre nuk ka qenë Edi, por Edvin Rama.

Formulari tregon qartë se Edi Rama ka ndryshuar emrin e mëparshëm, nga Edvin në Edi Rama, pikërisht me datë 27.11.2002.

Sejko: Rritja ekonomike nuk vjen nga BSH, por nga qeveria
Teksa Shqipëria po përballet me përkeqësimin e pritshmërive ekonomike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka lëshuar një deklaratë përmes të cilës ka hequr përgjegjësitë nga institucioni që ai drejton.

Në një seminar të organizuar nga Banka e Sllovenisë në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Gent Sejko, deklaroi se, politika monetare nuk mund të ndikojë rritjen ekonomike dhe as mirëqenien e popullatës, funksione këto që sipas tij i takojnë qeverisë.

“Duhet që gjithmonë t’i kujtojmë vetes se çfarë mundet dhe nuk mundet të arrijë politika monetare: ne mund të ndikojmë mbi variablat nominalë të ekonomisë, domethënë nivelin e çmimeve, por nuk mund të ndikojmë as mbi rritjen afatgjatë dhe as mbi prosperitetin e përgjithshëm në ekonomi”,- tha Sejko në fjalën e tij.

Ndaj sipas kreut të Bankës së Shqipërisë, i takon politikanëve të reformojnë ekonominë.

“Në këtë drejtim, mendoj se duhet që gjithmonë t’i kujtojmë politikanët për përmbushjen e detyrave të tyre në lidhje me reformat strukturore dhe shfrytëzimin sa më mirë të frymëmarrjes që u jep politika monetare”,- vijoi Sejko.

Gjatë prezantimit Guvernatori Sejko i ka njohur të pranishmit me kursin e politikave ekonomike që po ndjek Shqipëria.

“Norma bazë e interesit – tashmë në 1.25% – është në nivelin më të ulët historik, nivel ky i paimagjinueshëm vetëm disa vite më parë. Ndërkohë, kemi rritur operacionet e injektimit të likuiditetit si dhe kemi zgjeruar gamën e kolateralit të pranuar”,- tha ai.

Thirrje për reforma

Pak ditë më parë Banka e Shqipërisë deklaroi se pritshmëritë ekonomike të vendit janë përkeqësuar. Banka uli vlerësimin për rritjen ekonomike të këtij viti dhe shtyu afatin e rikthimit të inflacionin në objektivin ligjor.

“Informacioni i ri ekonomik dhe monetar i muajve të fundit ka qenë përgjithësisht në kahun e poshtëm të pritjeve tona.

Rritja ekonomike e tremujorit të katërt të vitit 2015 rezultoi disi më e ulët se parashikimi, ndërsa inflacioni i tremujorit të parë të vitit 2016 shënoi një rënie të fortë dhe të papritur si pasojë e goditjeve të ofertës”,- deklaroi Sejko pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës.

Përkeqësimi i situatës ekonomike duket se e ka shtyrë Bankën të intensifikojë thirrjet ndaj qeverisë për thellimin e reformave.

“Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të theksojë se politika monetare lehtësuese është një parakusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm për gjenerimin e një rritjeje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme ekonomike.

Kjo politikë duhet të shoqërohet me forcimin e ritmit të reformave strukturore në ekonomi, si dhe me përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reduktimin e primeve – aktuale apo të perceptuara – të rrezikut në ekonomi”,- vijoi Sejko.

Skandali i Shkodrës, Meta- Totozanit: Gati për çdo nismë ligjore

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në një takim Avokatin e Popullit, Igli Totozani, me të cilin diskutoi mbi rastin e dhunimit të fëmijëve të jetimores së Shkodrës.

Gjatë bashkëbisedimit, Meta shprehu shqetësimin e thellë mbi ngjarjen e rëndë dhe tha se nxit një hetim të shpejtë dhe profesional për të, që do të vinte përpara ligjit të gjithë shkelësit e tij.

Meta nënvizoi gjithashtu nevojën për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme dhe marrjen e masave të duhura për përmirësimin e mekanizmave ligjorë, mbrojtës dhe parandalues në ndihmë të fëmijëve jetimë në këto qendra. Në këtë drejtim, ai shprehu gatishmërinë për të marrë çdo iniciativë ligjore.

Nga ana tjetër, Totozani informoi kreun e Kuvendit për mënyrën e trajtimit të këtij rasti dhe theksoi se, pas shqyrtimit të fakteve të gjetura, rruga e vetme mbetej rekomandimi për fillimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë dhe ndëshkimin e fajtorëve.

Po sot, për të njëjtën çështje, Meta priti në një takim Ministrin e Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi./TCh/


Në gjyq edhe babai i Armando Prengës. Ja për çfarë akuzohet...

Prokuroria e Kurbinit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën kundër shtetasin Ndue Prenga, babai i deputetit Armando Prenga, i akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit të dokumentave”, nëpërmjet të cilave ka ndërtuar dhe ka kërkuar regjistrimin në Hipotekë të një lokali dy-katësh në qytetin e Laçit.

Prokuroria e Kurbinit ka nisur hetimin, në bazë të kallëzimit të personave që pretendojnë se janë trashëgimtarë të ligjshëm të truallit, në të cilin është ndërtuar biznesi privat i familjes Prenga.

Nga hetimi ka rezultuar se Ndue Prenga, në vitin 2014, i është drejtuar gjykatës me një padi civile, në bazë të të cilës kërkon njohjen e pronësisë së truallit ku është ndërtuar lokali, me pretendimin se kjo hapësirë është pronë shtet dhe e posedon atë që prej vitit 1992.

Për të provuar pretendimet e tij, i pandehuri Ndue Prenga ka dorëzuar në gjykatë gjatë procesit civil edhe lejen e sheshit të ndërtimit dhe lejen e ndërtimit, të cilat sipas tij i ka marrë nga autoritetet lokale në vitin 1996.

Në procesin gjyqësor civil të hapur nga Ndue Prenga, janë deklaruar si palë edhe anëtarët e familjes Nokaj, e cila pretendon se është trashëgimtare e ligjshme e truallit ku është ndërtuar lokali.

Përfaqësuesit e familjes Nokaj, pasi janë njohur në procesin civil me aktet e paraqitura nga i pandehuri Prenga për lejen e sheshit të ndërtimit dhe lejes së ndërtimit, kanë paraqitur menjëherë kallëzim në Prokurorinë e Kurbinit, duke deklaruar se janë dokumenta të fallsifikuar.

Prokuroria e Kurbinit ka zhvilluar hetimin, në bazë të të cilave ka rezultuar e provuar me aktin e ekspertimit se, dokumentat e paraqitura në procesin civil nga ana e shtetasit Ndue Prenga, janë tërësisht të fallsifikuara.

Me aktin e ekspertimit teknik-grafik, datë 01.04.2016, është arritur ne konkluzionin se:

1-Nënshkrimi tek rubrika “Kryetari i këshillit të Bashkisë” ne dokumentin per dhenie sheshi ndertimi nr.9 date 24.05.1996, z.Ndue Prenga, është tërësisht i fallsifikua.

Nënshkrimi te rubrika “Kryetari i KRRT Kurbin”, në dokumentin ‘Leje ndërtimi nr.6 datë 06.06.1996, nuk është nënshkruar nga kryetari i asaj kohe, shtetasi B. R. Shenja e vulës në këtë dokument është tërësisht e fallsifikuar.

Nënshkrimi te rubrika “Miratohet P/KRRT Kurbin, B. R., në dokumentin planvendosje “bar-bufe” për Ndue Prenga, nuk është shkruar nga shtetasi B.R. Nënshkrimi në këtë rubrikë është tërësisht i falsifikuar. Shenjat e vulave në këtë rubrikë, për dokumentin plan-vendosje janë tërësisht të falsifikuara.

Nënshkrimi te rubrika “Miratohet P/KRRT Territorit Kurbin Kryetar” në dokumentin “studim urbanistik pjesor “bar-kafe” për Ndue Prenga, është tërësisht i falsifikuar.

Falsifikimi i dokumentave të mësipërme, është realizuar nëpërmjet fotokopjimit të tyre me anën e fotokopjes me ngjyra.

Në këto kushte, Prokuroria e Kurbinit e akuzon të pandehurin Ndue Prenga për konsumimin e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ruçi: Blushi nuk është kërcënuar, ishte komunikim personal mes dy të zgjedhurve

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Gramoz Ruçi ka habitur me deklaratën e tij të mëngjesit të sotëm, pas takimit mes aleatëve në qeverisje. I pyetur nga gazetarët për denoncimin e bërë në Kuvend nga deputeti Ben Blushi, për kërcënimin nga kryebashkiaku Elvis Roshi, Ruçi u shpreh se “nuk ishte kërcënim, por ishte një komunikim personal”.

“Nuk kam parasysh ndonjë denoncim. Ato bëhen në vendet përkatëse.

Unë nuk dëgjova gjë aty nga Blushi ndonjë kërcënim, por një mesazh, një komunikim mes dy të zgjedhurve, njërin në pushtetin qendror dhe tjetrin në pushtetin lokal, për një problem personal të tyre”,- u shpreh Ruçi.



Të zgjedhurit që preken nga Dekriminalizimi/ A do t'i dorëzojnë mandatet këta zyrtarë?
Me publikimin e formularëve të vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, nga vëzhgimet e deritanishme të Lapsi.al ka rezultuar se kryebashkiakët me të shkuar kriminale janë Elvis Roshi (Kavajë), Artur Bushi (Krujë), Agron Kapllanaj (Mallakastër), Xhelal Mziu (Kamëz) dhe Adriatik Zotaj (Polican).

Ndërsa në radhët e deputetëve rezulton se me të shkuar kriminale janë Mhill Fufi (PD), Shkëlqim Selami (LSI), Arben Ristani (PD), Blendi Klosi (PS), Fatmir Mediu (PR), Edi Paloka (PD), Alban Zeneli (PD), Armano Prenga (PS).

Pyetja që shtrohet është: A do të dorëzojnë mandatet këta zyrtarë? Nëse kjo nuk ndodh, atëhere ky ligj mund të themi se s’ka asnjë vlerë, përveçse u tregon qytetarëve të shkuarën kriminale të zyrtarëve të lartë.

Ndërprerja e mandateve për kryebashkiakët, do të thotë që do ribëhen zgjedhjet në Kavajë, Krujë, Mallakastër, Kamëz e Poliçan.


Përgjimet/ Presideni Nishani kërkon sqarime nga ambasadori italian
Konfirmimi i “Interforces” italiane se në territorin e Shqipërisë u fut një pajisje përgjuese e tipit “IMSI CATCHER” ka çuar ambasadorin italian në ambjentet e Presidencës.

Sipas ligjeve shqiptare futja e një pajisjeje të tillë dhe për më tepër, përdorimi i saj duhet të bëhet sipas ligjeve në fuqi.

Pikërisht për këtë skandal, ambasadori Kutilo zhvilloi një takim informues sot paradite me presidentin Bujar Nishani.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pajisja e përgjimit u përdor vetëm për trajnim dhe bën vetëm gjurmimin e numërave të telefonit. Presidënti Bujar Nishani nga ana tjetër pretendon se është përgjuar.

375 persona u përgjuan me këtë pajisje, sipas ish kryeministrit Sali Berisha. Një ditë më parë në Kuvend ai i bëri thirrje autoriteteve italiane të reagojnë për këtë skandal.

“Meqë Interforca italiane ka pranuar ekzistencën e pajisjes, i bëj thirrje parlamentit italian, i bëj thirrje ministrisë së brendshme italiane, i kërkoj zyrtarisht autoriteteve italiane të hetojë në mënyrë të ghithanëshme këtë aferë strik korruptive, aferë që ka shkelur ligjet, Kushtetutën e këtij vendi, dhe të mbajë qëndrimin që i takon të mbajë në respekt të marrëveshjes ndërkombëtare, të mbajë qëndrimin që i takon të mbajë, në respekt të neutralitetit të detyruar të tyre ndaj palëve politike në Shqipëri.

Nuk mundet kurrë të regjistrohet opozita as dhe presidenti republikës me një pajisje që vjen zyrtarisht nga shteti italian.

Ne kemi të dhëna për mënyrën e ardhjes së pajisjes, dhe për implikim të personave të tjerë në pajisje. Ne do i bëjmë të ditura ato në kohën dhe momentin e duhur autoriteteve të interesuar.

Çështja duhet të zbardhet. Si një njëri që kam promovuar dhe kam bërë përpjekjet maksimale për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në luftën kundër krimit thirrja ime është miqësore, por është e domosdoshme që të bëhet një transparencë e plotë. Ne do japim kontributin tone”,- u shpreh Berisha.

Dekriminalizmi/ Bashkiaku i Laçit me 4 emra, firmos si Artur Bardhi por...
Artur Bardhi, kryetar i Bashkisë së Kurbinit, ka pranuar në Formularin e Dekriminalizimit se, para se të njihej me gjeneralitetet që mban sot, ka mbajtur respektivisht katër emra dhe mbiemra të ndryshëm Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi, në Bashki e njohin dhe firmos si Artur Bardhi, ndërsa në çertifikatë është Artur Ndoi, i biri i Ndues dhe Gjelës.

Në formularin e vetëdeklarimit në KQZ për efekt të ligjit të dekriminalizimit, kryabashkiaku i Kurbinit, Bardhi, e ka pranuar vetë se ka përdorur katër emra të ndryshëm.

Këto 4 emra ai i ka vendosur në seksionin “emra të padokumentuara”, por nuk dihet përse i janë dashur 4 emra.

A mos ndoshta ka tentuar të fshihet nga problemet me ligjin në të kaluarën? Këtë pritet ta vërtetojë prokuroria.



Dekriminalizimi/ Rama:
Reagimi i kryeministrit Edi Rama pa dalje në dritë të rezultateve të dosjeve nga procesi i Dekriminalizimit, është në kufijntë e absurdes.

Me dy postime njëra pas tjetrës, ai e trajton si një triumf të dhënat e publikuara sot sa i takon një numri të konsiderueshëm të elementëve të mazhorancës aktuale:

“Makineria e baltes ka keto funksione: Shpif/e riprodhon shpifjen ne media/ngre akuza/perserit akuzat papushim/denon publikisht te akuzuarit. Ligji i “dekriminalizimit” unikal ne bote per nga ashpersia, tani pyesni Shqupin ku jane 19 kriminelet e PS ne kuvend?
Video/ Digjet në Rinas shtëpia 2 katëshe

Në orët e pasdites së sotme, një shtëpi dy katëshe në Rinas ka marrë flakë nga shkaqe ende të panjohura.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe forcat e policisë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.

Dekriminalizimi/ Zbardhet formulari i Sali Berishës
Në formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizmit, për ish-kryeministrin Berisha nuk zbulon dot shumë të dhëna.

Ai është pothuajse bosh, ndërkohë që Berisha ka dhënë sqarime për pyetjen 8 nëse ka jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Shqipërisë për më shumë se një muaj.

Ish-kryeministri saktëson se ka jetuar në Paris, për specializim në kardiologji për 11 muaj, mes vitit 19791980. Vendqëndrimi ka qenë spitali Clichy.

Reforma në Drejtësi, PS-LSI: Do t’i lëmë hapësirë PD-së
Edi Rama dhe Ilir Meta kishin disa javë pa u takuar për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo nuk ka ndikuar tek qëndrimi i unifikuar i mazhorancës për reformën në drejtësi. Këtu përfshihet edhe diskutimi i amendameteve konkrete të opozitës.

“Çdo propozim i opozitës është pritur me luajalitet të madh nga mazhoranca. Të gjitha opsionet janë në tryezë, duhet t’i diskutojmë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi.

Lëvizja Socialiste për Integrim ishte më konkrete kur tregoi jo pa kritika ndaj qëndrimit opozitar rrugën që duhet ndjekur për të arritur në një variant final.

“Të dëgjojmë pa paragjykime ç’thotë opozita dhe të reflektojmë mbi ato propozime që ekspertët ndërkombëtarë do t’i gjejnë me vend dhe pas kësaj të mos humbasim më kohë, as me takticizëm politik të opozitës e as me qëndrime të tjera”,- deklaroi kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili.

Këtij qëndrimi të mazhorancës i parapriu herët në mëngjes një gatishmëri e ngjashme për dialog nga opozita, pavarësisht se kryetari Basha nuk beson tek vullneti i qeverisë për të bërë reformën.

“Ky qëndrim është për një reformë që lufton korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. PD ka bërë propozimet e saj dhe pret që përmes dialogut politik dhe ndihmën e ndërkombëtarëve t’i japim formë që reforma të përparojë dhe paketa kushtetuese t’i hapë rrugën pastaj miratimit të ligjeve”,- deklaroi Basha./TCh/


Emrat/ 49 zyrtarët që nuk e kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot listën e të gjithë zyrtarëve që i janë nënshtruar ligjit për dekriminalizimin, duke plotësuar paraprakisht formularin.

Janë gjithsej 49 zyrtarë që nuk kanë plotësuar formularin, një pjesë e të cilëve gra.

Ndërkohë, formularin e kanë plotësuar plot 1530 zyrtarë, përfshirë deputetë, ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

KQZ nuk sqaron se çfarë pozicioni mbajnë zyrtarët që nuk kanë plotësuar formularët, të cilët nëse janë të zgjedhur do të shkarkohen nga detyra. KQZ sqaron vetëm rrethet nga vijnë dhe emrat e tyre që janë si më poshtë.

Vendimi për publikimin e listave u mor nga 7 anëtarët e Komisionit, duke pranuar kështu edhe kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Përgjimet/ Prokuroria: Letra e Policisë italiane, e pavlefshme

Burime nga Prokuroria e Tiranës thonë se “Letra e ish-drejtorit të Policisë Italiane, Panza, në formën e mbërritur në Prokurorinë Shqiptare, nuk mund të konsiderohet si material procedural”.

Shkresa e Panzas nuk ka firme, vulë dhe datë. Nuk ka të përcaktuar se me çfarë cilësie e ka shkruar letrën e përcjellë nga Ambasadori i Italisë në Shqipëri, raporton “panorama”.

Prokuroria Tirane ka kërkuar informacion nga “Interforza”. Nëse Panza ka dërguar shkresë në cilësinë e eprorit më të lartë të “Interforza”, atëherë në letrën e tij nuk gjenden përgjigjet mbi informacionin e kërkuar nga Prokuroria Tiranë.

Prokuroria është në pritje të informacionit të kërkuar nga “Interforza”.

Shthuren” familjet, rriten divorcet, abortet dhe vdekjet, ulen lindjet në 2015
Popullsia e vendit është futur në një proces gati degradues prej divorceve në rritje, numrit të lartë të vdekjeve, rënies së lindjeve, aborteve të shtuara dhe emigracionit të lartë më 2015.

Një raport i fundit i INSTAT shumë i detajuar sjell të dhëna për dinamikën e popullsisë së vendit. Sipas të dhënave, shihet se më 2015 numri i vdekjeve është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë.

Teksa numri i lindjeve është ulur me 8.5%, abortet i janë rikthyer rritjes. Nga ana tjetër, martesat që shkuan në divorc ishin 24% më shumë se në vitin 2014, raporton INSTAT.


Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   188   189   190   191   192   193   194   195   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish