Video: Ja si I përshëndet fansat Ballist Morina pas lirimit nga burgu



Download 6,39 Mb.
bet200/352
Sana07.02.2017
Hajmi6,39 Mb.
#2019
1   ...   196   197   198   199   200   201   202   203   ...   352

Më poshtë reagimi i Kokëdhimës:

“Jam informuar mbrëmë për një publikim që bënë mbrëmë mediat e Bolinos, ku e paraqesin Ilir Gjicalin si njeriun tim, si të përzgjedhurin tim dhe si njeriun që është mbrojtur me zjarr dhe me këmbëngulje nga unë në kryesinë e PS-së së Shqipërisë.

Së pari, dëshiroj të them se Bolino është një gazetar perëndimor, ka përvojë punë në “Ansa” dhe ndoshta edhe në gazeta të tjera në tregun e shtypit italian dhe e di mjaft mirë se të shpërndash intriga, spekulime dhe mashtrime është një mëkat jo i vogël për njerëzit që bëjnë media.

Fakti që Bolino, jo vetëm në këtë rast, por edhe në raste të tjera, merret me intriga dhe shpërndan informacione tërësisht të pavërteta, tregon se ai është i motivuar në interesa për t’u përfshirë në këto intriga dhe shpifje. Gjicali si qytetar është i imi aq sa është i Nishanit, sa është i Ramës, sa është i Metës, aq sa është i Berishës, aq sa është i çdo shqiptari tjetër.

Si socialist, Gjicali është i imi aq sa është i Ramës, sa është i Rucit, sa është i çdo socialisti dhe drejtuesi të PS-së tjetër. Ai ka qenë aktivist i PS-së përpara se sa unë të vija në PS dhe në politikë. Unë i kam njohur që të dy, edhe Bolinon edhe Gjicalin, dhe mund të them opinionin tim se Gjicali është një burrë me shumë vlera, madje qëndron shumë më lart nga vlerat e veta se sa Bolino.

Kështu që nuk mendoj se duhet të bëhet rasti i tij një rast për sulme të paprecedenta, as për llogari të sulmeve që bëjnë ndaj meje kundërshtarët e mi politikë, dhe as për arsye të tjera”,- tha Kokëdhima.



Video/ Tragjedia në Krujë, 8 gra të plagosura në gjendje kritike
Gjendja shëndetësore e 10 prej të plagosurave nga djegia e autobusit në Krujë, 24 orë më parë, vazhdon të mbetet e njëjtë.

Shefi i Shërbimit të Djegie Plasikës, në Qendrën Spitalore Universitare, Gjergji Belba, tregon se, vetëm një nga të plagosurat është transferuar në shërbimin e Toksikologjisë, ndërsa 10 të tjerat janë ende në terapi intensive.

Të lënduarat, besimtare ortodokse, ishin nisur për pelegrinazh nga Vlora në Krujë, për të vazhduar në Shkodër dhe Ulqin.

Mirëpo autobusi, në të cilin gjendeshin 30 pasagjerë, u përshi nga flakët në qytetin e Krujës, duke shënuar 1 viktimë dhe 12 të plagosur.



Foto/ Qytetarët gjejnë arkivole të hapura në Tufinë

Këto pamje janë fotografuar nga një qytetarë i cili kishte shkuar për të vizituar varrin e gjyshes, por rrugës është ndeshur me këto pamje të rënda.

“Isha sot nga varrezat ne Tufine, po shkoja tek varri i gjyshes dhe befas papritur rruges, ne njeren ane te rruges pashe nje arkivol bosh, pastaj pak me siper nje arkivol gjysem te hapur, si ka mundesi, qe askush nuk mban pergjegjesi per kete.

Po ti shifni qarte duket arkivoli bosh ne mes te rruges, dicka e pazakonte ne mes te varrezave”,- ka shkruar ai bashkangjitur me fotot e dërguara në faqen “jetaoshqef.al”.



Shmanget tragjedia në Dardhë, prishet autobusi me 40 gjimnazistë
Një autobus me mbi 40 gjimnazistë që po udhëtonin paraditen e sotme drejt fshatit Dardhë të Korçës ka pësuar defekt teknik në ecje e sipër, çka ka shkaktuar panik tek të rinjtë dhe bllokimin e rrugës për mbi një orë.

Autobusi pësoi defekt në ndërrimin e marsheve dhe ka qenë një veprim i shoferit që shmangu tragjedinë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Maja e Bigllës, që ndodhet 1640 metra mbi nivelin e detit.

Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar nga ngjarja.

Në autobus po udhëtonin nxënës që ishin nisur nga Mallakastra për të vizituar fshatin turistik të Dardhës.

Shoferi ishte detyruar të bënte një manovër të rrezikshme në momentin që mjetit iu këputën marshet. Si pasojë, autobusi ka goditur me pjesën fundore të tij bordurat anësore të rrugës.

Itali, flet vrasësi i Petrit Nikollit: Duhet ta vrisja, rrëmbeu gruan e djalit tim
Lek Preçi ka marrë përsipër vrasjen e 45-vjeçarit Petrit Nikolli tre ditë më parë në Rimini të Italisë.

Duke folur para hetuesve, Preçi tha: “Ai rrëmbeu gruan e djalit tim, duhet të paguante për këtë gjë”!

Autori u arrestua së bashku me djemtë e tij Edmondin dhe Altinin, pasi të dy ishin të pranishëm në vrasje. Petrit Nikolli kishte ndërhyrë për të zgjidhur konfliktin mes mbesës së tij dhe bashkëshortit të saj, Edmondit.

Pasi ky i fundit kishte dhunuar gruan, Nikolli e mori mbesën në shtëpinë e tij. Ky veprim nxehu gjakrat, aq sa vrasjen e tij mediat italiane e cilësojnë krimq ë ka ndodhur sipas Kanunit shqiptar.

“Fëmijët e mi nuk kanë të bëjnë me vrasjen. Ata nuk e dinin se unë isha i armatosur dhe qëllimi ishte për të sqaruar situatën. Në një moment unë u sulmova dhe kam mbrojtur veten. Kjo është arsyeja pse e qëllova”,- tha Lek Preçi.
Durrës, 16-vjeçarja e zhdukur prej dy javësh, dyshime për rrëmbim

Një 16-vjeçare nga Sukthi, Gazie Kazija, nxënëse e vitit të parë në gjimnaz është zhdukur prej datës 17 maj. Familja e saj nuk ka asnjë kontakt me të, pasi edhe celularin, të vetmin send që ajo kishte me vete, e ka të fikur.

Mamaja e 16-vjeçares hedh dyshime se vajzën ia kanë rrëmbyer dhe në të njëjtën kohë, akuzon Policinë e Durrësit se, nuk po bën sa duhet për t’i gjetur të bijën.

E kontaktuar nga “Televizioni Klan”, Policia e Durrësit sqaroi se, po bëhen kërkime në të gjithë vendin.

Fotografia e vajzës është shpërndarë në të gjitha rajonet e policisë, por ende nuk kanë asnjë gjurmë të saj.

Ndërkaq, nëna e 16-vjeçares ka edhe një apel për të bijën. “Mami dhe babi falin çdo gabim që ti ke bërë, vetëm të lutem kthehu”.



Meta pret Zv/kryetarin e parë të Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit

Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti Zv/kryetarin e parë të Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, Ziyafat Asgarov në një takim dypalësh.

Meta vlerësoi intensifikimin gjatë viteve të fundit të bashkëpunimit politik mes dy vendeve. Në këtë kuadër, u shpreh se mirëpriten shkëmbime të tjera të nivelit të lartë si dhe rritja e përfaqësimit diplomatik në të dy vendet.

Duke ndarë bindjen e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Meta dhe Asgarov nënvizuan rëndësinë e realizimit me sukses të projektit TAP, si një projekt me rëndësi strategjike për të dy vendet dhe për gjithë Evropën.

Në këtë kontekst, Meta vuri në dukje se shtrirja e rrjetit të gazifikimit të Shqipërisë si dhe zgjerimi përmes IAP i korridorit transadriatik pas përfundimit të TAP, do t’i shërbejë të gjithë rajonit të Ballkanit.
Tiranë/ Nusja rreh vjehrrën, s’lëvizi nga vendi teksa lante dyshemenë
Një nuse është dënuar nga Gjykata e Tiranës, pasi ka rrahur me sende të forta vjehrrën e saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, teksa nusja ishte duke larë dyshemenë.

Ajo është E. Lusha, e cila është dënuar me 8 muaj burg, por që më pas dënimi i është konvertuar në 1 vit shërbim prove. Ngjarja ka ndodhur më datën 3 janar, 3 ditë pas festës së fundvitit.

Nusja kishte marrë një leckë të lagur dhe ka nisur të lajë dyshemenë e shtëpisë.

Gjatë pastrimit, e pandehura është afruar në vendin ku ishte ulur vjehrra e saj, D. Lusha. Në këtë mënyrë, nusja i ka kërkuar vjehrrës që të zhvendosej pasi pozicioni i saj e pengonte të pastronte.

Në këtë moment, vjehrra i ka thënë nuses se nuk dëshironte të lëvizte nga vendi. Kjo e ka acaruar nusen e cila me bishtin e leckës e ka goditur dhe rrahur vjehrrën e saj./panorama/


UEFA dhe FIFA reagojnë për Mërgim Mavrajn
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll është duke zhvilluar stërvitje në Austri, para fillimit të fazës finale për “Euro 2016” që do të mbahet në Francë. Nën drejtimin e trajnerit, Gianni De Biasi, të pranishëm janë edhe 19 futbollistë të tjetrë.

Mirëpo, një ‘incident’ ka ndodhur para dy ditëve, kur mbrojtësi i kombëtares, futbollisti i njohur shqiptar Mërgim Mavraj, ka refuzuar që të vishte fanelën në të cilin ishte e vendosur logoja e “Birrës Peja”, jo se ishte produkt shqiptar, por si prokukt alkooli që në shumë vende perëndimore është e ndaluar reklama e cigareve dhe duhanit në vende publike.

Agjensia e lajmeve “Presheva jonë” sot ka kontaktuar zyrtarët e FIFA-s në Zyrih dhe ata të UEFA-s në Nyon.

“Alkooli dhe duhani në shumë mjedise botërore janë të ndaluar t’u bëhet reklamë…Nuk dimë se sa kjo çështje është e rregulluar me legjislacionin shqiptar.

Prandaj, çeshtja e reklamave në fanellat e lojtarëve është çështje që i takon shtetit, në këtë rast ekipeve të kombëtareve. Nëse futbollistët pranojnë dhe në marrëveshje me klubin, kjo mund të ndodhë që në tapetin e gjelbër ata të bëjnë reklamë birrave apo cigareve edhe pse kjo natyrë e reklamave nuk është e hijshme dhe e dëshirueshme për sytë, sidomos për pulikun adoloshent, për fëmijët, rininë nën 18 vjeç..”,- thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërsa për rastin e Mavraj një nga zyrtaret nderkombëtare ka pohuar se “nuk i duhet imponuar askujt t’i bëhet reklamë në trupin e tij atë që nuk dëshiron.

Një imponim i tillë është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe ligjeve humane..aq me tepër nëse viktima nuk e pi duhanin apo alkoolin. Ndryshe, kjo do të ishte manipulim dhe provokim..”.

NYT editorial për Kosovën: Arabia Saudite po e shkatërron vendin

Kosova sërish ka zënë vend në faqet e gazetës amerikane “New York Times”. Pas shkrimit të gjatë të gazetës për radikalizmin fetar dhe përfshirjen e kosovarëve në ISIS, Bordi Editorial i New York Times ka akuzuar Arabinë Saudite për mbjelljen e vehabizmit në Kosovë nëpërmjet hoxhallarëve të shkolluar atje.

NYT akuzon qeveritë e Kosovës, administratën ndërkombëtare dhe SHBA'të që kanë lejuar të ndodhë një gjë e tillë derisa konfirmon se Kosova, në krahasim me numrin e banorëve është shteti që ka dërguar më së shumti luftëtarë në ISIS

Për tepër lexoni opinionin e plotë më poshtë:

“Arabia Saudite ka irrituar krijuesit e politikave amerikane për vite me radhë. Gjoja si një aleat kritik, strehuar nga armiqtë e saj përmes ndihmës dhe armëve amerikane, mbretëria ka shpenzuar miliona të panumërt duke promovuar Vahhabizmin, formën radikale të Islamit Sunni i cili ka inspiruar rrëmbyesit e 11 shtatorit (9/11) dhe që tani po ndez Shtetin Islamik.

Kapitulli I fundit në këtë histori të gjatë e të pikëlluar përfshinë edhe Kosovën e vogël. Me një popullsi prej 1.8 milion banorë, Kosova ka dërguar më shumë të rinj për kokë banori se secili shtet tjetër i Evropës për të luftuar në Irak dhe Siri. Që nga viti 2012, rreth 314 kosovarë I janë bashkuar Shtetit Islamik, duke përfshirë këtu dy sulmues vetvrasës, 44 gra dhe 28 fëmijë. Edhe Blegjika, e cila shihet gjerësishtë si një vatër e ekstremizmit pas sulmeve në Paris dhe Bruksel, mbetet prapa saj në renditjet e rekrutimit, shkruan NYT transmeton zeri.info.

Siç është detajuar nga Carlotta Gall në një artikull të kohëve të fundit në The Times, Kosova është në këtë pozicion kryesisht për shkak se Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Persik kanë shpenzuar vite në zhvillim dhe financimin e një rrjeti të imamëve, xhamive dhe shoqatave të fshehta atje. Dhe ndërsa nuk ka asnjë dëshmi se ndonjë grup dha para drejtpërdrejt dhe në mënyrë të qartë për të bindur kosovarët për të shkuar në Siri, zyrtarët e lartë në Kosovë tha znj Gall se klerikët ekstremistë dhe grupe kanë shpenzuar shumë për të nxitur të menduarit radikal islamik në mesin e të rinjve dhe njerëzit në nevojë. "Çështja është se ata mbështesin mendimtarë që nxisin dhunën dhe xhihadin në emër të mbrojtjes së Islamit",ka thënë Fatos Makolli, shef i policisë së Kosovës kundër terrorizmit.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë investuar shumë për të ndihmuar Kosovën të fitojë pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe për të vendosur demokracinë. Se Arabia Saudite duhet të jetë duke përdorur Kosovën si një terren të mbarështimit për ekstremistët, ose duke e lejuar atë për t'u përdorur si një terren të mbarështimit nga ndonjë entitet arab apo qytetar, është një kujtesë mizore e sjelljes kontradiktore dhe madje edhe mashtruese të partnerëve të Amerikës në Gjirin Persik dhe ndihmon për të shpjeguar se pse marrëdhëniet e saj me këto vende janë bërë gjithnjë e më të trazuara, shkruan NYT transmeton zeri.info.

Kosova, e cila është shpëtuar nga shtypja serbe, pas muajve të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, ka qenë e njohur si një shoqëri tolerante. Për shekuj me radhë, shumica muslimane ka ndjekur versionin liberale hanefite të islamit, e cila është pranuar nga të tjerët. Që nga lufta, ajo traditë vazhdimisht është kërcënuar nga imamët e trajnuar në Arabinë Saudite, shpenzimet e tyre kanë qenë të paguara nga organizatat bamirëse Arabe, duke predikuar Supremacinë e ligjit të Sheriatit dhe duke nxitur xhihadin e dhunshëm dhe takfirismin e cila autorizon vrasjen e muslimanëve të cilët shihen si heretikë.

Shumica e kosovarëve kanë rezistuar një bindje të tillë, dhe zyrtarët në Kosovës thonë se mbështetja për Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin mbetet e fortë atje. Megjithatë, ekspertët tregojnë për një numër arsyesh që vendi ka qenë terren pjellor për rekrutim të ideologjisë radikale: një popullsi e madhe e të rinjve që jetojnë në varfëri rurale me pak shpresë për vende të punës; korrupsioni dhe mungesa e besimit në qeveri; dhe, sipas një raporti të 2015 nga ana e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, një sistem arsimor që nuk inkurajonë të menduarit kritik, shkruan NYT transmeton zeri.info.

Mbetet e paqartë se pse Qeveria e Kosovës, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e Kombeve të Bashkuara që kanë administruar pasluftës në Kosovë, nuk ka vepruar më shpejt. Amerikanët mund të kenë gabuar duke supozuar se bashkësia moderuar fetare në Kosovë do të parandalonte ekstremizmin nga lulëzimi i tij.

Sulmet 9/11 sqaruan shumë shpejt rreziqet. Disa organizata saudite në Kosovë u mbyllën, dhe qeveria saudite, e cila duket se ka zvogëluar ndihmën për Kosovën, tani insiston se ajo ka vendosur kontrolle të rrepta mbi organizatat bamirëse, xhamitë dhe mësimet fetare. Megjithatë përkundër kësaj, Kuvajti, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rritur financimin e linjës së ashpër islame në Kosovë.

Shtetet sunite arabe ende nuk duket se kanë kuptuar shkallën në të cilën versionet ekstreme të Islamit rrezikojnë edhe ato poashtu. Edhe pse familja mbretërore saudite mbështetet në klerikët vahabiste për legjitimitetin e tyre politik, shteti islam akuzon monarkinë për korruptimin e besimit në mënyrë që të ruajnë pushtetin e tyre. Që nga viti 2014, ka pasur 20 sulme terroriste në mbretërinë Saudite, shumë prej tyre të organizuara nga ISIS, shkruan NYT transmeton zeri.info.

Qeveria e Kosovës, duke punuar me Shtetet e Bashkuara, ka vepruar për të luftuar ekstremizmin duke miratuar ligje të reja Antiterror, duke goditur pastrimin e parave që mbështet grupet radikale dhe njëkohësisht ka rritur hetimet policore. Fluksi i qytetarëve të Kosovës të cilët janë të gatshëm për të luftuar me shtetin islamik me sa duket ka rënë në zero në shtatë muajt e fundit, ndërsa numri i kosovarëve në fushën e betejës është ulur në 140.

Megjithatë, të paktën dy imamë radikalë vazhdojnë të predikojnë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, dhe të grumbullojnë turmat e të rinjve. Shumë punë mbetet ende për tu bërë për të mbrojtur pavarësinë dhe frymën e tolerancës që Kosova ka punuar aq shumë për të arritur”.
Zgjedhjet Presidenciale, “Uashington Post”: Amerikanët injorantë të mos votojnë
Gazeta e njohur amerikane “Uashington Post” ka publikuar një artikull që ka ngjallur shumë diskutime. Në një koment të David Harsanyi, hidhet një ide tejet e çuditshme për zgjedhjet e ardhshme.

“Uashington Post” sugjeron që në zgjedhje të mos votojnë injorantët. “Duhet të heqim qafe zgjedhësit injorantë”,- shkruan autori.

Ai sugjeron që para zgjedhjeve të bëhet një testim për çdo votues potencial për të parë kapacitetin e tij mendor.

Në bazë të rezultateve të vendoset se kush duhet të votojë apo jo.

“Po u besojmë fatin e kombit tonë miliona njerëzve të papërgjegjshëm. Le të fusim një testim dhe të votojnë vetëm ata që janë të përgjegjshëm”,- shkruan autori Harsanyi.

Më tej ai e zbut qëndrimin e tij radikal duke bërë edhe ironi me kandidatët. “Ndoshta shumica e qytetarëve mund ta kalojnë testimin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për kandidatët”,- shkruan ai.



Italia nxjerr në shitje burgjet e vjetra për të ndërtuar të reja
Italia ka në plan të shesë burgjet historike në Romë, Milano, dhe Napoli, të cilat mbajnë më shumë se tre mijë të burgosur, për të paguar për ndërtimin e burgjeve moderne, ka njoftuar ministri italian i Drejtësisë.

Reuters shkruan se burgu “San Vittore” i Milanos, i ndërtuar në vitin 1879 që mban rreth 750 të burgosur; burgu “Regina Coeli” në Romë, i ndërtuar në vitet 1600 që mban më shumë se 600 të burgosur; dhe burgu “Poggioreale” në Napoli që daton në vitin 1914 me gati 2,000 të burgosur, mund të konvertohen në hotele apo banesat private, sipas gazetës “la Repubblica”, transmeton “Gazeta Express”.

Burgjet ndodhen në zemër të qyteteve të tyre përkatëse, me “Regina Coeli” në brigjet e Tiber në lagjen popullore turistike të Romës, Trastevere.

Shitja e pasurive të patundshme do të përdoret për të ndërtuar objekte të mëdha dhe më moderne jashtë qyteteve, sipas ministrit të Drejtësisë, Andrea Orlando.

Sistemi i mbipopulluar i burgjeve në Itali, i cili tani mban rreth 54 mijë të burgosur, ishte ndërtuar që të mbajë jo më shumë se 50 mijë të burgosur.


Foto/ “Bild”: Putin në Greqi, vizitoi “Manastirin e KGB-së”
Vizita e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Greqi ka tërhequr vëmendjen e gjithë mediave botërore.

Dje Putin u takua në Athinë me krerët e shtetit grek, ndërsa sot ka qenë Malin Athos, ku vizitoi një manastir rus për të festuar 1000 vitet e murgjëve rusë në malin e shenjtë.

Gazeta gjermane “Bild” ka bërë një shkrim për vizitën e Putinit në këtë manastir, që nga mediat greke konsiderohet një histori konspirative.

“Çfarë kërkon Putin në Manastirin e KGB-së?”, shkruan “Bild”. Gazeta gjermane vë në dukje se kjo është arsyeja që Presidenti rus shkoi në Malin Athos, për të vizituar “Manastirin e fshehtë të KGB-së”.

Ndërkohë, nuk jepet asnjë shpjegim nga gazeta përse ky manastir rus në Greqi është “Manastiri i KGB-së”.


29/05/2016/.....................................................


Misteri i frikshëm: Si u zhduk natën vajza 16 vjeçe. Pas saj dhe i ati

Një taksi parkoi në mesnatë para shtëpisë, dyshime që vajza u largua me taksixhiun dhe një person të paidentifikuar

Nëna dorëzon në polici gjithçka të së bijës, ndërsa i ati kthehet nga Greqia dhe rreh taksistin. Shpallet në kërkim, ndërsa policia nuk ka informacion për vajzën.

Një histori tjetër e frikshme është shënuar në fshatin Sukth të Durrësit, ku një minorene 16-vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë. Fillimisht është dukur si një histori e zakonshme humbje, por, për “Shekullin”, familjarët e vajzës kanë dhënë detaje të ngjarjes, që kanë hedhur dritë mbi rrethana të tjera të ngjarjes, që mund të çojnë në pista tepër të dyshimta. Zhdukja e minorenes është bërë në mesnatë, ndërsa familja flinte.

Policia raporton për një humbje, por dëshmitë e familjarëve flasim për një rrëmbim të mundshëm përmes mashtrimit nga persona ende të paidentifikuar. Ajo që e intrigon akoma dhe më shumë këtë histori jo të pazakontë në realitetin shqiptar, është fakti se familja ka siguruar të dhëna dhe fakte që çojnë në pista më të errëta investigimi.

Të pakënaqur me atë që kanë bërë deri tani organet përkatëse, familjarët tregojnë të dhëna që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pavarësisht këtyre të dhënave, jo vetëm që vajza minorene Gazie Kazia nuk është gjetur, por tashmë është zhdukur pa lënë gjurmë dhe i ati i saj!



Ora 24.00,17 maj

Vajza zhduket në errësirë duke lënë kompjuterin ndezur. Kjo është gjithçka ka kuptuar familja që si zakonisht ulet të hajë darkë rreth orës 20.30. Nëna së bashku me 2 vajzat dhe djalin e vogël qëndrojnë së bashku në tavolinë, në një kohë që në krevatin e vogël fle foshnja. Një mbrëmje e qetë familjarë, ku dy vajzat dhe djali kanë bërë detyrat dhe më pas shohin televizor.

16-vjeçarja Gazie Kazia si zakonisht shkon në kompjuterin e saj që ndodhet në dhomën tjetër të shtëpisë, ku ajo qëndron së bashku me motrën. Rreth orës 22.00 bien në gjumë dhe dritat fiken në shtëpi. Nëna me tre fëmijët bien në gjumë, në një kohë që babai i tyre prej disa muajsh ndodhet në Greqi, për t`i siguruar më shumë të ardhura familjes së tyre. Rreth orës 23.30, nëna çohet për të parë foshnjën e vogël dhe hap derën e dhomës së vajzës. Ajo qëndron ende në kompjuter duke shkruar.

Nëna i thotë të flejë dhe shtrihet përsëri. Instikti i nënës bën që ajo të çohet përsëri rreth orës 24.00 për të parë nëse vajza e saj ka rënë në gjumë apo jo. Çuditërisht ajo nuk është. Nëna kontrollon në dhomën tjetër, por dhe atje nuk është. Shikon dhe në katin e dytë, por vajza mungon.

E tmerruar del në oborr për të parë nëse vajza është atje, por dhe në oborr nuk ka njeri. Gruaja rikthehet në dhomën e vajzës dhe shikon në tavolinën e kompjuterit ku gjen 2 numra të regjistruar. Urgjentisht telefonon te këta dy numra të cilët i thonë se po i shqetëson në këtë orë të vonë të natës. Ul telefonin dhe kërkon në rrugë, por asgjë. Shkon dhe te kunati, që banon ngjitur me atë, por edhe atje nuk gjen gjë. Vajza është zhdukur. Me vete ka marrë dhe celularin e saj.

E vetmja shpresë e saj është që vajza të ketë shkuar te ndonjë shoqe. Me këtë shpresë e gdhin ditën tjetër. Në orën 10.00 të ditës tjetër, nëna e vajzës denoncon në polici zhdukjen e minorenes. Policia e Durrësit i thotë se duhet të mbushen 24 orë që vajza të shpallet e zhdukur. Në orën 24.00 të ditës tjetër vajza është zyrtarisht e humbur. Gruaja njofton burrin emigrant në Greqi,që niset urgjentisht drejt Shqipërisë.



Rrëfimi i nënës

Pak a shumë kjo ishte historia e mistershme e zhdukjes së 16-vjeçares Gazie Kazia nga shtëpia e saj. Familja Kazia ja ka lënë në dorë tashmë shtetit që të zbardhë misterin e zhdukjes së vajzës së tyre dhe të gjetjes së saj. Për të ndihmuar organet përkatëse, nëna e vajzës shprehet se i ka vënë në dispozicion policisë 2 numrat e telefonit që u gjetën në tavolinën e kompjuterit. Sipas saj, pas verifikimeve që bëri policia, rezultoi se njëri prej numrave i përkiste një taksisti që banonte një rrugicë larg vendit ku ndodhet familja Kaziaj. Sipas dëshmisë së gruas taksisti është një person i njohur pasi më parë ka hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, pasi ka punuar dhe në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve.

Po sipas saj ai është një njeri që e njeh familjen. Sipas gruas taksisti ka deklaruar se e ka marrë vajzën natën së bashku me dikë që nuk e njeh dhe e ka dërguar te stacioni i plepave në plazh, ku dhe ka zbritur. Kaq ka deklaruar taksisti sipas saj. Gruaja shprehet se policia vetëm pas disa ditësh i ka dërguar materialet në prokurori, në një kohë që taksisti është lënë i lirë për mungesë provash.

Gruaja shkon dhe më tej në dëshminë e saj duke deklaruar se nga fëmijët e shkollës ka mësuar se personi tjetër që ka shoqëruar vajzën te stacioni i Plepave në plazh, ka qenë një i afërm i taksistit. Policia, shprehet nëna e minorenes, vetëm pas 4 ditësh i ka dërguar materialet në Prokurorinë e Durrësit.

Në prokurori tregon nëna e Gazies kam dorëzuar dhe numrin e celularit të vajzës, kutinë e telefonit, numrat e telefonit te blloku i shënimit të vajzës, fotografitë, foto në kompjuter të një djali që dyshohet! “Ne, tregon ajo, i kërkuam Prokurorisë që të merrte dhe kompjuterin e vajzës që të gjente të dhëna të tjera që mund të çonin në zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorit të dyshuar, por prokurori thotë ajo na tha se në Shqipëri nuk ka ekspertë për të eksploruar në kompjutera.

Pritëm nga policia dhe prokuroria të bënte diçka vijon më tej nëna e Gazijes, por kur pamë se nuk po bëhej gjë. Burri i tensionuar shkoi t`i kërkonte sqarime taksistit. Në gjaknxehtësi e sipër u bë sherr. Imagjinoni një baba që i është zhdukur vajza dhe kur nuk ka një sqarim nga shteti se ç`mund të bëjë. Pas sherrit, policia ka kërkuar të arrestojë burrin tim. Mirë që më humbi vajza, por tashmë nuk kam as burrin. Po më shkatërrohet familja”.



Download 6,39 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   196   197   198   199   200   201   202   203   ...   352




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish