Nga Rodolfo Toe
Pavarësisht se vuan nga një problem serioz – thuajse nga shurdhimi total – Dalibor Dumiç, një inxhinier i ri nga Bihaci dhe një nga studentët më premtues të IT në Bosnje, po zhvillon një projekt ambicioz për të dizenjuar një karrocë me rrota të kontrolluar nga truri.
Dumiç, 22 vjeç, një student i Universitetit Burch në Sarajevë, i tha BIRN se projekti është pjesë e mbrojtjes së diplomës.
“Kam parë projekte të ngjashme për kontrollimin e duarve robotike dhe dua ta zbatoj këtë koncept në një karrige me rrota, e cila mund të jetë e dobishme për njerëzit që kanë paaftësi të plotë në lëvizje,” shpjegoi ai.
Projekti përbëhet nga tre komponentë kryesorë: një sensor për të zbuluar aktivitetin nervor, një softuer dhe një harduer, që janë të nevojshëm për kontrollimin e karrocës me rrota.
Sensori duhet të vihet në lëkurën e kokës dhe të skanojë aktivitetin nervor të trurit, shpjegoi Dumiç. Aktiviteti nervor më pas do të përforcohet dhe të dërgohet në softuerin e instaluar në një tablet Ëindoës 10.
Softueri do t’i marrë të dhënat nga sensori, do t’i përpunojë ato nëpërmjet një algoritmi dhe do t’i japë komandat përfundimtare harduerit, të ngulitur në karrocë.
“Ideja nuk është të lexohet mendja e njeriut, por lidhet më shumë me leximin e aktivitetit të tyre nervor dhe reagimin ndaj ndryshimeve të parametrave të këtij sinjali”, tha Dumiç, duke theksuar se projekti duhet të jetë gati deri në fund të vitit.
“Dëshira ime është ta bëj karrocën të thjeshtë dhe të përballueshme, që të mund të jetë e dobishme, sidomos për njerëzit këtu në Bosnjë”, theksoi ai.
Edhe pse Bosnja në vitet e fundit ka përjetuar një bum në sektorin e IT, Dumiç, i cili tani është edhe pjesë e Partnerëve të Studentëve Microsoft – një program mbarëbotëror i projektuar nga Microsoft për të sponsorizuar studentët që po diplomohen në disiplina që lidhen me teknologjinë – vuri në dukje se zhvillimi i aftësive të tij në atdhe ishte një detyrë e vështirë.
“Zhvillimi i aftësive të mia nuk ishte absolutisht i lehtë”, theksoi ai.
Një pjesë e problemit është fakti se që nga lindja, Dumiç ka pësuar një humbje pothuajse totale të dëgjimit, gjë që ishte një pengesë e madhe në sistemin arsimor të Bosnjës.
“Njerëzit këtu kanë tendencë të bëjnë një sy qorr për këto lloj problemesh”, vuri në dukje ai.
“Për të qenë në gjendje që të kuptoj, kam nevojë që dikush të flasë qartë, ngadalë, dhe pa bërtitur… Shpesh njerëzit që kanë mësuar për problemin tim kanë filluar të bërtasin, duke menduar se do t’i dëgjoj më mirë ashtu. Disa nga shokët e mi madje tallen duke folur vetëm me zë të lartë,”kujton ai.
Edhe sot, “është gjithashtu shumë e vështirë të ndjek atë që profesorët po flasin”,- shtoi ai.
Megjithatë, edhe pse shumë të rinj po largohen nga Bosnja për të gjetur punë jashtë vendit, Dumiç i tha BIRN se ai e sheh të ardhmen në vendin e tij.
“Unë dua të bëhem një pjesë inovative dhe e dobishme për komunitetin tonë”, tha ai, duke fajësuar mjedisin në Bosnje si “shumë pesimist”.
“Njerëzit këtu janë zakonisht pesimistë… dhe kjo është arsyeja pse ky vend nuk mund të përmirësohet… Shumë gjëra të mira kanë ndodhur kohët e fundit, por shumica e njerëzve nuk kanë mundur ta shohin këtë, sepse dominojnë lajmet pesimiste, duke shkatërruar frymëzim njerëzve”, përfundoi ai./BIRN/
Foto/ Ja kush janë ish- të dashurat e Lorik Canës
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana përveç se është i kërkuar në fushë, nuk ngelet prapa as për pamjen dhe sharmin e tij.
Ndonëse ai është i martuar dhe ka një djalë, Boikenin me gruan e tij italiane, Monica, ai është shumë i pëlqyer nga vajzat shqiptare.
Më poshtë iu prezantojmë të dashurat shqiptare të Lorik Canës:
Adelina Tahiri
Këngëtarja shkupjane dhe Loriku kanë qenë në dritat e medieve për lidhjen e tyre. E mohuar, e konfirmuar, e mohuar sërish, pastaj heshtje dhe në fund Lorik Cana martohet me italianen, kështu ka vajtur lidhja e tyre. Por, gjithçka u vu në dyshim kur dolën zëra se Loriku ishte ndarë nga Adelina sepse ajo nuk ishte e virgjër, me të cilin rast, Adelina me ironi ishte shprehur “Pse, atë italianen të virgjër e kishte?”.
Zana Krasniqi
Lorik Cana gjithashtu ka qenë në lidhje me Miss Universin të 2009-tës, Zana Krasniqi, njëkohësisht modele kosovare, të cilët kanë bërë një sesion fotografik së bashku. Çifti u nda në heshtje dhe nuk janë prononcuar për lidhjen e tyre më pas.
Monica Ercoli
Arkitektja italiane, Monica ka qenë lidhja më e gjatë edhe e vërtetë duke qenë se ata janë të martuar dhe kanë një djalë. Çifti ishin njohur në një restorant, dhe pas një kohë kishin filluar të jetonin bashkë. Loriku kishte fituar besim tek e dashura pasi që ajo i kishte premtuar se fëmijët e tyre do të rriteshin sipas traditave shqiptare.
Mjeku: Kim po e tepron, ja sa herë bënë seks në ditë...
Mjeku personal i Kim Kardashian mësohet t’i ketë thënë asaj se po kryen më shumë seks se që është normale.
Siç kanë deklaruar ata vetë, kryejnë marrëdhënie seksuale mbi 15 herë në ditë.
Por duke folur për portalin “E! News”, 34-vjeçarja tha se, specialistët e kanë këshilluar të kryejë më pak marrëdhënie, pasi mund të jetë duke ulur shanset për të mbetur shtatzënë.
“Mjeku mendon se po bëj më shumë seks se që duhet. Ai më tha se një herë e vetme seks në ditë mjafton”,- deklaroi Kim për portalin.
Sarandë, aksident i rëndë, Benzi përmbyset pas përplasjes me malin
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Muzinë të Sarandës. Sipas raportuesit, një automjet tip “Benz” është përplasur me malin, pasi ka humbur kontrollin teksa po ecte me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur para 10 minutash, por nuk dihet se sa persona ka qenë brenda në automjet, pasi të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital nga ambulanca.
Në foto duken njollat e gjakut nga përplasja e fuqishme e automjetit me malin, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima.
Foto/ Ja 10 teknologjitë më të fundit të ushtrisë amerikane
Institucioni amerikan teknologjik që i solli njerëzimit GPS dhe internetin, paraqiti projektet më të fundit. Ja disa nga më interesantet.
1 - Shpejtësia e dronëve ushtarakë është rritur shumë dhe predhat e tyre mund të lëshohen me shpejtësi tri herë më të lartë se ajo e zërit. Një dron eksperimental, X-51 WaveRider, ka arritur 6125 km/orë.
2 - Marina amerikane planifikon të shpërndajë dronë nënujorë nëpër oqeanet e botës, të armatosur me predha, të cilët do të rrinë të fshehur dhe do të "zgjohen" automatikisht me të diktuar prani të mjeteve ushtarake armike.
3 - Sistemi i quajtur "Rrjeti i Luftëtarit" prodhon një mekanizëm gjysmë-robotik që vendoset në këmbë dhe i bën ushtarët të mos ndiejnë lodhje kur ngjiten në pjerrësi, as kur janë të ngarkuar me pesha të rënda.
4 - Anije me pilotë automatikë, pa njerëz në bord, mund të ndjekin nëndetëset me shpejtësi të lartë dhe t'i asgjësojnë nëpërmjet telekomandimit.
5 - Një tjetër projekt quhet "Z-Man", një pajisje që kapet fort pas sipërfaqeve të mureve dhe që i lejon ushtarët të ngjiten nëpër ndërtesa sikur të ishin Njeriu Merimangë.
6 - Zyra bio-teknologjike e DARPA-s po punon për të vendosur impiante në tru, të cilat japin goditje elektrike aty ku duhet dhe u kthen kujtesën personave që kanë pësuar dëmtime nga aksidente ose sëmundjet.
7 - Një projekt që u shërben si civilëve, ashtu dhe ushtarakëve, është prodhimi i gjymtyrëve robotike që komandohen nëpërmjet trurit dhe që po arrin të japë një përdorim pothuajse të natyrshëm.
8 - Në bashkëpunim me Nvidia, DARPA ka ndërtuar sisteme që mund të gjenerojnë pamje 3D të dhomave që nuk shihen me sy të lirë. Duke vendosur disa kamera, një ushtar mund të shohë se çfarë ndodhet pas një qosheje apo një kthese që ai nuk e sheh dot me sy të lirë.
9 - DARPA ka mirëpritur hakera të njohur në këtë vizitë, dhe i ka ftuar të përpiqen të "hakojnë" rrjetin e tyre, të cilin e konsiderojnë të padepërtueshëm.
10 - Një program përkthimi i ngjashëm me Google Translate është testuar në prani të gazetarëve dhe ka dhënë rezultate të shkëlqyera në gjuhën arabe, sipas të dërguarve të Tech Insider./TCh/
24/05/2016/...................................
INSTAT/ Femrat e shkolluara në Shqipëri, sa dyfishi i meshkujve
64% e femrave në Shqipër janë me shkollë të lartë. Shifra ulet ndjeshëm, vetëm 36% kur vjen puna te meshkujt. Raporti më i fundit i INSTAT zbulon diferencën thuajse shumë të madhe që ekziston në Shqipëri, për një sërë shkaqesh.
Si fushë studimi, më e dominuar nga femrat e diplomuara është ajo e shkencave të arsimit, e ndjekur nga shëndeti dhe mirëqenies, e më pas në ndryshim nga vitet e mëparshme nga ajo e shkencave natyrore, përkatësisht 80, 76 dhe 73%.
Ndërsa fusha më e dominuar nga meshkujt në arsim e lartë është ajo shërbimeve, pasuar nga ajo e inxhinierive, e më tej ajo e bujqësisë dhe teknologjisë së informacionit, përkatësisht 63, 58, 55 dhe 51%.
Video/ I kërkoi llogari, Rama- biznesmenit: Je bërë shumë shqiptar
Një biznesmen i huaj që merret me hidrokarburet kritikoi “live” kryeministrin Rama për paketën fiskale, si dhe i kujtoi se një zyrtar i korruptuar duhet të largohet nga puna. Ramës nuk i pëlqeu fjala e biznesmenit dhe i ndërpreu fjalën duke i thënë se, je bërë shumë shqiptar…
“Unë jam Patriku dhe kam një kompani bitumi në Selenicë. Në paketën e parë fiskale unë kam patur një shqetësim dhe i kam dërguar letër ish ministrit të Financave Cani dhe ministrit aktual Ahmetaj dhe shumë të tjerëve se, ajo paketë nuk duhet të kalonte sepse do të dëmtonte biznesit.
Por ajo që ndodhi ishte se paketa u miratua dhe unë u detyrova të heqë nga puna 80 persona…”,- tha Patriku, i cili u ndërpre nga kryeministri Rama.
“Patrik je bërë shumë shqiptar. Kjo ka kaluar tani vërtet do ta tregosh këtë histori…? Eshtë rregulluar me paketën fiskale të korrikut”,- tha Rama.
“Po, por unë dua ta ndaj, pasi ju nuk keni marrë masa për personin që e hartoi paketën fiskale. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit, por vazhdon të jetë ende në punë”,- tha me tej biznesmeni francez.
Një ditë më parë Zv.ambasadori amerikan në Tiranë tha në një deklaratë se, investitorë amerikanë dhe të tjerë të huaj po largohen nga Shqipëria për shkak të gjyqësorit të korruptuar.
Por sot, Qeveria në aktivitetin për klimën e biznesit, së bashku me disa investitorë e përfaqësues të Dhomave Tregtare, tregoi sërish anën e ashpër të saj.
Duke folur në këtë aspekt, kryeministri Rama sulmoi indirekt Dhomën Amerikane të Tregtisë, e cila ishte e pranishme në aktivitet.
“Se këtu në sallë ka dhe disa që kanë dalë kundër aksionit për informalitetin, përfaqësues Dhomash Tregtie kundër! Dhe nuk ma tregojnë dot se si do ta kishim formalizuar apo do të kishim regjistruar ne 42 mijë biznese të reja, pra që për herë të parë pranonin t’i nënshtroheshin ligjeve të këtij vendi dhe të rergjistroheshin në rast se ne nuk do të kishim nisur një operacion kundër informalitetit, që nuk ishte perfekt se s’mund të ishte perfekt, por që rezultatet flasin që ishte një ilaç shumë i rëndësishëm për të kuruar”,- tha ndër të tjera kryeministri Rama.
Dhoma Amerikane e Tregtisë disa kohë më parë ka kritikuar Qeverinë për masat e ashpra dhe ndëshkuese për luftën kundër informalitetit.
Pas debatit të nxehtë me biznesmenin e bitumit për paketën fiskale të dhjetorit, kryeministri Rama ka shkëmbyer batuta me një biznesmen nga Berati, i cili ka investuar në Shqipëri si shtetas francez.
Teksa tregonte përvojën e tij në biznes, Rama e ndërpret duke e pyetur: “Po ti sa emra ke?”.
Biznesmeni i përgjigjet: “Më thonë Gamzend Toska, për disa të tjerë më thonë edhe Zimbile Qeroska”.
Video/ Tiranë, nuk pagoi biletën 50 lekë, “të fortët” e linjës grushta pasagjerit në urban
Një qytetar është rrahur brutalisht në një prej linjave urbane të Tiranës nga disa persona që kompania që zotëronte linjën i kishte punësuar si “të fortë” në autobus.
Ngjarja ka ndodhur në linjën urbane Tiranë-Vorë, ku një udhëtar është goditur me grushte dhe shkelma se nuk pranoi që ta paguajë 50 lekë biletën e autobusit për në Vorë.
Me pretendimin se fatorino e ka rritur vetë çmimin e biletës, ai ka paguar vetëm 40 lekë, por është goditur me grushta dhe ka marrë edhe kërcënime me jetë nga “gorrillat” e linjës së autobusave.
Në video janë filmuar grushtat dhe kërcënimet për pasagjerin.
Cana nga Austria: Pas “Euro 2016” në mbarë botën do flitet për Shqipërinë
Në prag të startit të Kampionatit Europian, kapiteni i kombëtares Lorik Cana është shprehur entuziast dhe beson tek kualifikimi historik i Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat nga Austria aty ku ndodhet kombëtarja për stërvitje, Cana theksoi se me këtë skemë mund të kualifikohesh edhe me një fitore.
“Është kënaqësi të jemi këtu për të nisur këtë fazë të rëndësishme të kombëtares. Për mua është diçka e veçantë pasi pjesën më të madhe të karrierës e kam zhvilluar në Francë.
Jemi këtu për të bërë që në mbarë botën të flitet për Shqipërinë dhe kjo na bën të ndihemi më shumë krenarë dhe patriotë. Cana duhet t’i përgjigjemi sa më mirë kuriozitetit të njerëzve pasi po dalin një grup i talentuar njerëzish.
Vështirë të them sa pikë mund të marrim por sipas skemës mund të kesh mundësi të kualifikohesh edhe me një fitore”,- përfundoi Cana./Syri.net/
Fotolajm/ Vlorë, ja afresku gjigand më i madhi në Ballkan
“Sjellësi i Pranverës”, ky është titulli i një afresku gjigand prej 400 m2, realizuar në hyrje të shëtitores kryesore të qytetit të Vlorës, me qëllim promovimin e vlerave natyrore e turistike të kësaj zone.
Ky afresk, i inaguruar në prag të sezonit turistik, u realizua nga “PPNEA” dhe “BSPB” në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave”, nën mbështetjen mbreslënëse të Bashkisë Vlorë dhe banorëve të nderuar të ndërtesës ku u realizua punimi.
Një falenderim i veçantë shkon për artistët bullgarë të grupit “140 idetë”, dhe për z. Selim Haskoçelaj dhe z. Admir Idrizaj, qytetarë të dalluar të Vlorës, të cilët dhanë një ndihmesë thelbësore në realizmin e kësaj vepre.
Bukuritë e Japonisë: Asgjë nuk krahasohet me Tohoku-n
Kur vjen fjalë për bukuritë natyrore të Tokios, dihet që në krye është Tohoku. I vendosur në majë të ishullit kryesor të Japonisë, Honshu, rajoni Tohoku përbëhet nga 6 prefektura: Aomori, Akita, Fukushima, Iwate, Miyagi dhe Yamagata.
Edhe pse u shkatërrua nga cunami dhe tërmeti Ii 2011-ës, Tohoku u rimëkëmb me shpejtësi.
Vizitorët japonezë dhe turistët e huaj që vizitojnë zonën në numër të madh, kthehen aty për artin, kulturën, ushqimin, pamjet befasuese që të lënë pa frymë.
Ja tek është një galleri fotosh nga natyra e Tohoku-t që është vetëm një grimcë e bukurisë së pamasë së këtij rajoni.
PSG, 30 milionë në vit për Kristiano Ronaldon
Paris Saint-Germain e ka marrë seriozisht transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi
Objektivi kryesor i Paris Saint-Germain për afatin kalimtar të verës është ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ekipi nga Parisi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i portugezit.
La Gazzetta dello Sport shkruan se PSG është e gatshme t’i paguaj Real Madridi 12 milion euro dëmshpërblim, përcjell Express.
Kurse, Ronaldos, i cili shihet si paraardhës i Zlatan Ibrahimovic, pritet t’i ofroj një pagë prej 30 milion eurove në sezon.
Fotogaleri/ Mrekullia e natyrës! Foto mahnitëse anembanë botës
Këto foto të publikuara nga “Bright Side” dhe tregojnë magjinë e natyrës në gjithë fuqinë e saj.
Disa janë natyrore, të tjera me ndihmën e njeriut.
Shikoni galerinë e fotove më poshtë:
PD: Më 11 korrik tenderi, Rama i jep Suzerit projektin e Skavicës
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma ka denoncuar sot më 11 korrik do të hapet tenderi për hidrocentralin e Skavicës, që siç tha ajo, është paracaktuar që do ta marrë kompania tuke Suzer.
PD akuzoi sërish ministrin Ahmetaj se kishte shkuar me charter disa herë në Turqi për të negociuar marrëveshjen. Partia Demokratike e cilëson këtë tender si korruptiv dhe kërkon që të nisin hetimet
Deklarata e Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma:
“Edi Rama ka hapur zyrtarisht rrugën për të përmbyllur aferën e tij Skavica me firmën turke Suzer.
Njoftohet se tenderi do të bëhet me 11 korrik, një garë sa për formalitet, pasi fituesi është i paracakuar, është Suzeri, kompani që zyrtarisht ka marrë ndërkohë 8 pikë bonus nga Rama pasi ka bërë propozimin e pakërkuar.
E vërteta është se kemi të bëjmë me një pakt të kërkuar me kohë, me negociata të paligjshme e private, fillimisht të Edi Ramës, pastaj të Arben Ahmetajt i cili ka ndërmarrë dhjetëra udhëtime luksoze me çarter.
Kur ne e denoncuam këtë pazar të Edi Ramës me pasurinë publike me firmën Suzer, një vit më parë, qeveria e mohoi.
Më pas negociatori i paligjshëm me çarter Ben Ahmetaj e pranoi live në emisionin Zonë e Lirë. Dhe sot, Suzer rezulton edhe me dokument qeveritar si favorit, pasi ka marrë 8 pikë bonus për një propozim të pakërkuar.
Edi Rama po ndan kështu me klientin e tij, një prej projekteve më të mëdha hidroenergjitike në vend e në rajon, një allishverish që ka nisur me negociata të paligjshme e private në Stamboll, e që pritet të mbyllet me 11 korrik në Tiranë.
Suzer dhe çdo kompani tjetër janë të paralajmëruar edhe sot me datë 24 maj 2016 nga Partia Demokratike e Shqipërisë se: koncesioni korruptiv i Skavicës do të zhbëhet.
Se një hetim i plotë dhe i gjithanshëm i kësaj afere përfshirë takimet, udhëtimet dhe allishverishin korruptiv Rama-Ahmetaj-Suzer, do të bëhet, në mos sot, nesër.
Partia Demokratike do ta zhbëjë këtë koncesion me forcën e ligjit, si cdo koncesion e aferë tjetër korruptive të Edi Ramës”.
Skandali me lirimin e kosovarit, shkarkohet drejtori i burgut Shën Koll
Pas skandalit me lirimin e kosovarit Shuaip Zukaj, është shkarkuar nga detyra edhe drejtori i burgut të Shën Kollit, Kant Ndoji.
Ky i fundit u shkarkuar me vendim të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani me motivacionin “neglizhencë në kryerjen e detyrës”.
Një ditë më parë, u shkarkuan nga detyra edhe disa inspektorë po me të njëjtin motivacion, për të cilët ministri Manjani tha se, “as nuk i dridhej dora fare dhe është minimumi që ka bërë”.
Administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qelia pa vendim Gjykate një të dënuar me 20 vjet burg për akuzën e vrasjes në Kosovë. Shuaip Zukaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Shaban Zukaj nga Deçani i Kosovës, është liruar nga burgu i Lezhës. Zukaj, me të mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative, është lënë i lirë.
Edhe pse në kartelen e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit Zukaj duhet të ekstradohet në Kosovë, administrata e burgut i ka hapur derën e burgut duke e lënë të lirë jashtë çdo procedure ligjore.
Foto/ Aksident në Vlorë, 2 makina përplasen ballë për ballë
Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë: Dy makina janë përplasur ballë për ballë me njera-tjetrën duke u dëmtuar shumë, kurse drejtuesit e tyre fatmirësisht, janë lënduar lehtë.
Policia e Vlorës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.
Ky është aksidenti dytë pas atij tragjik që mori jetën e ish-efektivit të Policisë Vlorë.
Ja pse u dogj në Kukës makina e reperit kosovar
Një ditë më parë makinae reperit kosovar, Genc Prelvukaj u dogj në rrugën e Kombit, në momentin kur ai ishte duke udhëtuar në drejtim të Kosovës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, nuk ka pasur dëme në në njerëz për shkak të djegies së makinës.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Pobrefg të Kukës dhe sipas policisë, zjarri në makinë ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
“Në ora 15:00, në aksin rrugor Kukës-Morinë, në Pobreg, si rezultat i një shkëndije eklektike, ka marrë flakë në lëvizje mjeti tip ‘Mercedes Benz ML’, me targë ‘RKS 01-734HQ’, me drejtues Genc Prelvukaj, 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, me arsim të lartë”,- thanë burime të policisë.
Video/ De Biasi flet shqip, ka një mesazh për të gjithë shqiptarët
Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni De Biasi, i ka bërë thirrje tifozëve për ta mbështetur në sfidën miqësore të 3 qershorit kundër Ukrainës, e cial do të zhvillohet në Bergamo të Italisë.
De Biasi në këtë videomeszh flet shqip dhe i drejtohet tifozëve, për ta mbështetur në këtë fazë përgatitore të “Euro 2016”.
KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON
Video/ Xhesika ndez publikun në Itali
Duket se këngëtarja Xhesika Ndoj nuk i është drejtuar Italisë vetëm për të pushuar, por edhe për të punuar.
Këngëtarja ka publikuar disa video në Instagram ku është duke interpretuar këngën e saj më të fundit “Shoqe Bitch”.
Duket se shqiparët në Itali e kanë mirëpritur këtë perfomancë provokuese të Ndojit.
Foto/ Zelandë e Re, u vizaton tatuazhe fëmijëve të sëmurë, artisti bëhet hero në internet
Në Zelandën e re, artisti Benjamin Lloyd u jep fëmijëve të sëmurë diçka që ata të buzëqeshin, u pikturon tatuazhe, shkruan “DailyMail”.
Lloyd, që qëndron në Auckland në ishullin jugor të Zelandës së Re, hodhi në rrjetet sociale fotografitë e tatuazheve që ai i kishte bërë shokut të djalit të tij të vogël.
Djaloshi shfaqet duke buzëqeshur me tatuazhet me kafka dhe me trëndafila që i mbulojnë gjysmën e trupit, natyrisht, me një bojë të rreme.
Pasi e publikoi fotografinë dhe videon në internet, Lloyd shkroi: Më jepni 50 pëlqime (Like) dhe unë do të shkoj në spitalin Starship dhe do të pikturoj të gjithë fëmijët!”
Por, të nesërmen në mëngjes, kur u zgjua, gjeti më shumë se 400 mijë pëlqime dhe 10 mijë komente!
Artisti shpjegoi se po e bën këtë punë me fëmijët “për të rritur vetëbesimin e tyre”: “Fëmijët mrekullohen! Sapo ata bëhen me tatuazh, kjo e rrit vetëbesimin e tyre”,- tha ai për “NZ Herald”.
Ai vuri në dukje se përdor një bojë jotoksike që mund të lahet në dush më pas, për të piktuar fëmijët. Për çdo tatuazh i duhen rreth 9 minuta për ta mbaruar.
Pabesueshmërisht, Lloyd u frymëzua për të ndihmuar të vegjlit me këtë lloj vizatimi pas dhunës që kishte pësuar në shkollë sepse kishte një dorë të djegur.
“Unë ngacmohesha çdo ditë në shkollë dhe kështu që unë pikturoja mbi dorën time deri tek mënga. U bëra mirë e më mirë dhe në fund njerëzit dëshironin që unë t’i vizatoja dhe ata dhe bëja marrëveshje me fëmijët për të shkëmbyer letra dhe gurë loje”.
Mesazhet e artistit u përhapën shumë në internet dhe mijëra njerëz kanë komentuar mbi to.
Video/ Rruga Plepa-Golem, zbulohet tjetër skandal i ARRSH-së
Aksidenti me dy viktima, i ndodhur të shtunën në rrugën Plepa-Shkozet ka zbuluar një tjetër skandal të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ky institucion është vënë në dijeni zyrtarisht nga Prefektura dhe Policia e Durrësit për rrezikshmërinë që paraqet ky aks, por nuk ka marrë asnjë masë dhe e ka injoruar shkresën e këtyre institucioneve, ashtu siç kishte injoruar për 2 vjet me radhë një vendim të formës së prerë të gjykatës për të mbyllur parmakët anësorë në autostradën Plepa-Rrogozhinë, pikërisht në vendin ku si pasojë e mungesës së tyre, humbën jetën më 7 Maj të këtij viti 2 fëmijë”.
Kjo është kërkesa më e fundit që Prefektura e Durrësit i dërgon më 13 Maj, Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, 8 ditë para aksidentit me 2 viktima e 4 të plagosur në aksin Plepa-Shkozet, për ta paralajmëruar për rrezikun që mbart ky aks.
Në dokumentin zyrtar të siguruar nga Televizioni Klan, Prefektura dhe Policia e Durrësit i kërkojnë këtij institucioni të ndërhyjë sa më parë, për të përmirësuar sigurinë në këtë segment rrugor, pasi ai paraqet rrezikshmëri dhe është potencial për aksidente të rënda.
Pavarësisht se është vënë në dijeni zyrtarisht, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk ka marrë asnjë masë.
Por ky skandal, i injorimit të rrezikut, thellohet më tej, nga të dhënat e tjera që renditen në këtë shkresë.
Prefektura e Durrësit i kujton Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, se ka injoruar të paktën tre kerkesa të tjera për të njëjtën çështje, që nga viti 2013.
Informacioni i parë mbi problematikën i është dërguar Autoritetit Rrugor Shqiptar, më 17 Shtator të vitit 2013, vetëm pak ditë përpara se Xhika të merrte detyrën.
I dyti është më 5 Tetor 2015, drejtuar personalisht Dashamir Xhikës.
Dhe i treti 10 ditë më vonë, më 15 Tetor.
Në të gjitha kërkesat zyrtare, Autoriteti Rrugor Shqiptar njihet me shqetësimin e Prefekturës Policisë së Durrësit në lidhje me kryqëzimet në aksin Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, kryqëzime, që cilësohen si njolla të zeza, pasi janë konstatuar disa aksidente të rënda me pasojë humbje jete.
Policia kërkon mbylljen e kryqëzimeve për shkak të mosfunksionimit të semaforëve dhe nënvizon se ka mangësi të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
Skandali thellohet edhe më tej, pasi në shkresë thuhet se Drejtoria e Autoritetit Rrugor në Tiranë ka qenë në dijeni të problematikës me semaforët rreth një muaj më parë, por ata janë ende jashtë funksionit.
Prefektura dhe Policia e Durrësit i kanë kërkuar Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhikës, të ndërhyjë sa më shpejt për marrjen e masave në këtë aks rrugor, për të parandaluar ngjarje të padëshiruara dhe me pasoja fatale, duke patur parasysh se në prag të sezonit turistik, intensiteti i lëvizjes në këtë rrugë rritet në mënyrë të ndjeshme.
8 ditë pas kësaj, mungesa e elementëve të sigurisë në këtë rrugë u bënë shkak për një aksident të rëndë me 2 të vdekur e 4 të plagosur.
Policia zbuloi se parmakët mbrojtës në vendin, ku ndodhi aksidenti ishin jashtë standardeve dhe për këtë arsye procedoi në gjendje të lirë drejtuesin e kompanisë BE IS, që në bashkëpunim me kompaninë PIENVIS janë fituese të tenderit të Autoriteti Rrugor Shqiptar prej 30 milionë lekësh, për mirëmbajtjen e kësaj rruge./Tv Klan/
Video/ Djali i vendos të dashurës spec djegës në tampon, shikoni reagimin
Janë të shumta lojërat që përfshijnë çiftet e dashuruara kohë pas kohe, por imagjinata e këtij djali kalon çdo limit. Loja e tejkalon efektin duke u shndërruar në dhimbje për vajzën që ishte ''viktimë'' e saj.
Brad Holmes ka vendosur spec në tamponin e të dashurës së tij dhe ka filmuar reagimin e saj ndërkohë që vajza nuk ishte në dijeni.
Vajza vjen tek gjyshja dhe i dashuri me ankesa dhe dhimbje, e kjo ngjall një situatë humori në dhomë.
Cifti është i njohur për rrengjet që i postojnë njëri-tjetrit online. Në ditën e Shën Valentinit, Brad u ul në gjunjë që ta bënte të dashurën të mendonte se ishte duke i propozuar për martesë, ndërkohë që i kërkoi t'i përgatiste një çaj.
Vajza i është kundërpërgjigjur duke e gënjyer mbi shtatzëninë e saj, ndërkohë që kemi edhe këtë video si përgjigje të djalit.
Fotogaleri/ Kombëtarja vijon stërvitjen në ditën e dytë
Edhe gjatë ditës së sotme ekipi Kombëtar ndodhet në resortin “Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf” në Austri, ku po zhvillon seancat stërvitore në kuadër të përgatitjes për “Euro 2016”.
Vetë trajneri italian, Gianni De Biasi, ka publikuar në rrjetin social “Facebook” disa foto, ku shihet që lojtarët e kombëtares vijojnë stërvitjen.
Humor dhe batuta mes lojtarëve, por mbi të gjitha shumë punë taktike. Dita e dytë e përgatitjes së Kombëtares nisi me një risi. Peshim, matje e tensionit dhe check up i përgjithshëm për futbollistët, me 27 kuqezinjtë që janë në gjendje optimale fizike.
Puna vazhdoi me stërvitje shkrydhëse në palestër, në drejtimin e përgatitësit fizik, Alberto Belle. Më pas skuadra hëngri mëngjesin dhe në orën 10:00 të paradites zhvilloi seancën e parë stërvitore në fushë.
Në grumbullimin në Austri, Kombëtares iu bashkua edhe Ledian Memushaj, që u paraqit në rezidencën e skuadrës gjatë mbrëmjes së të hënës.
Pas sezonit fantastik te Pescara, me skuadrën që do të luajë në fazën play off për një biletë në Serinë A, Memushaj shfaqi klasin e jashtëzakonshëm prej momentit të parë kur preku topin, duke realizuar një gol të shkëlqyer.
Këto janë imazhet e sotme gjatë stërvitjes së Kombëtares (kliko mbi foto për t’i zmadhuar).
Foto/ Vrasja e Elton Çiçës, një prej dy autorëve djali i Hysni Milloshit
Policia e Tiranës mësohet se ka identifikuar dy personat që dyshohet se kanë kryer vrasjen e Elton Çiçës, ngjarje e ndodhur në lokal “De Niro”, në zonën e Tiranës së Re pak javë më parë.
Në pranga janë vënë Jani Aliaj dhe Renato Milloshi. Ky i fundit është djali i të ndjerit Hysni Millopshi, ish-kryetari i Partisë Komuniste.
Kreu i policisë së Tiranës, u shpreh se, dy personat janë të rrezikshëm dhe kanë dhënë 500 mijë lekë shpërblim për këdo që jep informacione.
Meta në Luksemburg: Shpresoj ta miratojmë reformën me konsensus
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në sesionin e dytë të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së në Luksemburg
Meta u shpreh para homologëve të tij se hyrja e Shqipërisë në BE do të garantojë të gjitha parametrat e duhura për një shoqëri tërësisht demokratike dhe të zhvilluar.
“Duke pasur parasysh këtë, në rastet kur vendet si i yni janë dëshmitarë të lëkundjes së vlerave europiane në mes të shteteve anëtare, e ardhmja nuk duket shumë inkurajuese. Dhe, për fat të keq, këto muajt e fundit duket se gjërat nuk kanë shkuar më mirë për të gjithë hapësirën europiane”,- tha ai.
Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, z. Meta tha se perspektiva europiane është vendimtare për forcimin e institucioneve demokratike.
Ai tha se, “po punojmë ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, BE-në dhe SHBA-të, për të reformuar të gjithë sistemin tonë të drejtësisë. Në sajë të Komisionit të Venecias dhe asistencës teknike të misionit të BE-së, Euralius dhe Misionit të SHBA-ve, OPDAT, jemi në fazën përfundimtare të dakordësimit për draftin përfundimtar të së ashtuquajturës ‘Reforma e Drejtësisë’, që shpresojmë se do të miratohet në Parlament në javët e ardhshme, përmes një konsensusi të gjerë mes partive”,- deklaroi Kryetari i Kuvendit gjatë ndërhyrjes së tij në sesionin e dytë të konferencë.
Meta shoqërohej në këtë aktivitet nga Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Arta Dade.
Skandali seksual/ Zbardhet dëshmia e vajzës në prokurori: Doja ta diskreditoja si njeri Xhelilin
Prokuroria e Krimeve të Rënda rimerr në pyetje 21-vjeçaren që filmoi ish-kreun e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.
E shoqëruar nga nëna e saj, burimet thonë se vajza ishte e traumatizuar por që i qëndroi kallëzimit ndaj ish-kreut të bashkisë së Dibrës.
Mësohet se ajo i ka thënë hetuesve, se gjithçka e kishte bërë me vetëdije për ta diskredituar ish-kreun e bashkisë, pasi prej muajsh e bezdiste me telefon dhe nëpërmjet rrjetit social “Facebook” duke i kërkuar takim.
Para hetuesve, vajza ka thënë se filmimet i kishte bërë me celular, pamje të cilat më pas i kishte kaluar në një kart memorie të cilën ia ka dorëzuar medias që i transmetoi pamjet.
Burimet thonë se, edhe nëna e vajzës 21-vjeçare, është pyetur nga hetuesit e cila ka shpjeguar se vajza i kishte treguar për të gjitha bisedat me kreun e bashkisë por që nuk i kishte treguar për filmimin e bërë.
Nëna e vajzës, mësohet se ka kërkuar ndihmë psikologjike nga prokurorët, pasi e bija është e traumatizuar.
Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i ish-kreut të bashkisë ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, duke kërkuar lirimin nga qelia.
Eurosport: Shqipëria kërkon të kalojë fazën e grupeve
Tashmë shumë media të mëdha botërore i kanë dhënë jehojnë jo vetëm kualifikimit historik por edhe ndonjë surprize të mundshme të Shqipërisë në “Euro 2016”. Kjo është specialja që ka përgatitur për Kombëtaren shqiptare prestigjiozja sportive “Eurosport”.
Kombëtarja e Shqipërisë tashmë e ka arritur ëndrrën dhe objektivin e tyre për tu kualifikuar në turneun e tyre të parë të madh dhe shpresojnë që mungesa psikologjike në Francë t’i ndihmojë për të kaluar fazën e grupeve.
Shqipëria nuk kishte arritur kurrë më parë në fazën finale të Botërorit apo të ndonjë Europiani, ndërsa pas fitores 3-0 kundër Armenisë, ata kaluan automatikisht në fazën e grupeve në “Francë 2016”, shkruan prestigjiozja “Eurosport”.
“Kualifikimi në ‘Euro 2016’ do të thotë që ne tashmë kemi fituar kampionatin tonë evropian. Ne kemi arritur të kualifikohemi direkt”,- u shpreh zëdhënësi i federata e futbollit kombëtar Tritan Kokona.
“Ne kemi një armë: të mos mbartim peshë psikologjike”,- tha Kokona për Reuters.
Shqipëria në Grupin A do të luajë kundër Francës, Rumanisë dhe Zvicrës kombëtare të cilat kanë më shumë eksperiencë ndërkombëtare, por surprizat nuk përjashtohen.
Trajneri italian, Gianni De Biasi dhe kreu i FSHF-së, Armand Duka kanë thënë se, Shqipëria nuk do të shkojë si turiste por paralajmërojnë surpriza.
“Ne do të shkojmë në Francë për të luajtur futboll, jo si turistë por do të kërkojmë surprizën. Grupi ynë është i vështirë, por ke kemi treguar se mund të mundim çdo kundërshtar”,- tha Duka.
Diaspora shqiptare në Europë tashmë ka blerë më shumë se 26 mijë bileta për të ndjekur ekipin e tyre përfaqësues.
Një ndeshje që pritet të jetë interesante është ajo kundër Zvicrës pasi ky ekip ka më shumë se gjysmën e formacionit me përbërje shqiptare mes tyre janë edhe dy vëllezër që do luajnë si kundërshtar, Granit dhe Taulant Xhaka.
Në katër vitet e tij si trajner, De Biasi ka provuar lojtarë të ndryshëm për të gjetur kombinimin e përsosur, që Shqipëria të tektojë surprizën në këtë kompeticion, përfundon shkrimin “Eurosport”.
Joachim Löw i jep lamtumirë Gjermanisë
Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Löw, ka lënë të nënkuptohet se pas kampionatit botëror “Rusi 2018” do ta mbyllë me karrierën me “Mannschaftin”.
Tekniku që i ktheu titullin kampion Gjermanisë në vitin 2014 pas 24 vitesh mungesë, ka nisur të ndihet i lodhur dhe nuk e përjashton mundësinë që shpejt të tërhiqet.
“Tani po mbushen 10 vjet që drejtoj kombëtaren gjermane. Jam i bindur se pjesën më të madhe të kohës si trajner i Gjermanisë e kam përmbushur, më kanë mbetur dhe pak vite.
Pas kaq shumë vitesh federata por dhe unë e ndiejmë nevojën për sfida të tjera”, përfundoi Löw gjatë një interviste për të përditshmen gjermane “Bild”.
Löw ka përjashtuar mundësinë që të drejtojë Bajernin e Mynihut ndërsa ka theksuar se, është një admirues i Lionel Messit.
Vrasja e Elton Çiçës, zbardhet shkaku: U vra për punë droge
Hetimet e përbashkëta të Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës kanë arritur të zbardhin edhe motivin e vrasjes së Elton Çicës, të ndodhur tre javë më parë, ku rezulton se autorët e dyshuar dhe viktima kishin një konflikt mes tyre për tregun e narkotrafikut.
Pas dokumentimit të kësaj ngjarje Gjykata e Tiranës ka nxjerrë ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest ne burg” në mungesë ndërsa prej një jave janë kryer kontrolle të imtësishme në banesën ndërmjet Tiranës-Tepelenës, Vlorës Beratit e Fierit por pa mundur të gjenden Aliaj dhe Milloshi.
“Pas një pune intensive në aspektin gjurmues dhe procedural është bërë i mundur zbulimi, dokumentimi dhe identifikimi i autorëve të ngjarjes të ndodhur në lokalin “De Niro” në datë 1 maj 2016, ku mbeti i vrarë pas një atentati shtetasi Elton Çiça, person i njohur si me precedentë kriminalë.
Autorët e dyshuar të kësaj vepre penale janë shtetasit, Jani Naim Alia 39 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë, Renato Hysni Milloshi, 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë, të dy me precedentë të mëparshëm kriminalë për vepra të rënda penale.
Për të dy këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.
Gjatë hetimeve intensive për zbulimin e kësaj ngjarjeje të rëndë janë mbledhur një sërë provash të vlefshme, të cilat kanë ndihmuar në zbulimin dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Për këtë ngjarje aktualisht janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.
Vrasja në Belgjikë, rrëzohet kërkesa e Frrokut për gjykim të shkurtuar
Ish-deputeti Mark Frroku, nuk do të gjykohet me gjykim të shkurtuar.
Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokati mbrojtës i Frrokut.
Me refuzimin e kësaj kërkese, në rast dënimi, Frrokut i hiqet mundësia që të përfitojë uljen e dënimit me 1/3.
Ish-deputeti akuzohet për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Belgjikë, si dhe për ndërtim të jashtëligjshëm dhe fshehje pasurie.
Bletët ndjekin për dy ditë makinën
Besnikëria e ka një kufi, por jo për bletët. Një koloni prej rreth 20 mijë bletësh kanë ndjekur për dy ditë një makinë, ku kishte mbetur e bllokuar mbretëresha e tyre.
I gjithë horrori për të zotin e makinës ka nisur kur Roger Burns, një rritës bletësh nga Uellsi, po transportonte një koloni të tyren në një kuti kartoni. Papritur, nxitur edhe nga era e fortë që frynte, kutia u hap dhe bletët u shpërndanë.
Në këtë moment, mbretëresha duket se ka gjetur strehë në bagazhin e një automjeti “Mitsubishi Outlander”, ndoshta e nxitur edhe nga ndonjë gjë e ëmbël që mund të ketë nuhatur.
Zotëruesi i makinës largohet pa e ditur aventurën e tmerrshme që do ta shoqëronte më pas. Një ditë më vonë, disa kilometra nga ku ishin shpërndarë bletët, ai vëren disa prej tyre të mbledhura në pjesën e pasme të makinës së tij.
U mundua t’i largojë dhe ja arriti qëllimit disi. Por ditën tjetër u përsërit e njëjta situatë, madje numri i bletëve ishte më i madh. Për këtë ai vendosi të thërrasë sërish Roger Burns, që njihej si rritës bletësh në zonë.
Roger e kuptoi se përse bëhej fjalë.
“Kam 3 dekada që rris bletë, por asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Është në natyrën e bletëve që të ndjekin mbretëreshën e tyre, por ta bëjnë këtë duke ndjekur për dy ditë një makinë, kjo është e pazakontë”,- shprehet ai.
Fatmirësisht, tmerri dyditor i zotëruesit të Mitsubishit u mbyll lumturisht; Roger dhe dy miq të tij nxorrën mbretëreshën dhe së bashku me koloninë e saj e vendosën sërish në një kuti.
Video/ Kryeministri serb Vuçiç pret sopranon shqiptare Inva Mula
Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula, u prit të martën nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, një ditë para se të interpretojë në skenën e Teatrit të Beogradit, me operën “La Boheme” të Giacomo Puccinit.
Kjo është hera e parë që një artiste shqiptare interpreton në Beograd, pas paraqitjes së sopranos Tefta Tashko Koço, në nëntor të vitit 1945, po me operën e njëjtë të Puccinit.
Bëjnë dashuri para televizorit, pamjet përfundojnë në website porno
Tashmë nuk mund të qëndroni në intimitet as në shtëpinë tuaj. Mediat angleze kanë publikuar rastin e një çifti, që nuk kuptoi se si videoja e tyre, teksa kryenin marrëdhënie seksuale në divanin e shtëpisë, përfundoi në websitet porno.
Në fakt hackerat kishin hyrë në televizorin e shtëpisë së tyre, dhe duke përdorur kamerën e inkorporuar që shërben për realizimin e bisedave në Skype, kishin regjistruar momentet intime të çiftit.
Më pas hackerat e kishin shitur videon në websitet pornografike.
Sipas mediave angleze, ky nuk është rasti i parë kur hackerat futen në televizorët smart dhe përgjojnë familjet. Më tepër ata janë të interesuar për skena seksuale, pasi përmes tyre përfitojnë të ardhura.
Siri, militantët e ISIS shkatërrojnë flotën e helikopterëve rusë
Atë që fillimisht e raportoi një agjenci lajmesh e lidhur me ISIS-in, “Amaq”, tashmë e konfirmojnë edhe pamjet më të fundit satelitore, pavarësisht mohimit të ushtrisë ruse.
Dëmet në një prej bazave strategjike ajrore në qendër të Sirisë, e përdorur nga forcat ruse, janë mëse të mëdha dhe përfshijnë 4 helikopterë dhe 20 kamionë të shkatërruar, pikërisht nga një sulm i të ashtuquajturit Shtet Islamik.
Shkatërrimi i tyre besohet të ketë ardhur pas një serie zjarresh brenda bazës “T4” gjatë javës së kaluar, ndërkohë që shkaku i zjarreve është ende i pakonfirmuar. E gjitha kjo sugjerohet nga imazhet e shpërndara nga kompania e kundërzbulimit “Stratfor”.
Ushtria ruse e ka mohuar gjithsesi t’i ketë humbur helikopterët në bazën e saj si pasojë e një sulmi të ISIS.
“Djegia e 4 helikopterëve me natyrë sulmuese rusë dhe 20 kamionëve të mbushur me raketa brenda aeroportit ‘T4’ në lindje të provincës së Homsit ka ardhur si pasojë e një zjarri”, thuhej në raportin urgjent të bërë prej tyre, gjë që shkaktoi edhe spekulimet se zjarri mund të kishte qenë edhe aksidental.
Ndërkohë, në të njëjtën ditë, ISIS publikoi imazhe, të cilat sipas tyre tregojnë një prej luftëtarëve xhihadistë, që kishte lëshuar një raketë “Grad” drejt bazës “T4”, e njohur gjithashtu edhe si baza “Tiyas”.
Por, analisti ushtarak i “Stratfor”, Sim Tack shprehet se, “nga ajo që shohim prej imazheve, së pari nuk kemi të bëjmë me një shpërthim aksidental, siç përpiqen ta sheshin disa zëra.
Pamjet tregojnë qartazi se ka pasur disa burime të ndryshme shpërthimesh përreth aeroportit, ndaj dhe duket se rusët kanë pësuar një goditje të rëndë”.
“Atyre iu është shkatërruar një njësi e tërë helikopterësh luftarakë, plot 4 të tillë, sikurse pati edhe disa dëmtime të avionëve sirianë në aeroport, por edhe në depot logjistike, njëra prej të cilave përdorej për të furnizuar helikopterët luftarakë me pajisje specifike”,- tha më tej Tack, i cili shprehet i habitur se përse ISIS nuk e ka bërë zyrtarisht të ditur faktin që kanë qenë ata shkaktarë të këtyre dëmeve./TCh/
Fotolajm/ A ka një autostradë në Hënë?
Një fotografi e publikuar në vitin 1968, e bërë gjatë misionit të një “Lunar Orbiter”-i në Hënë, shfaqë atë që duket të jetë një anije kozmike, me një gjatësi prej rreth 16 km, që gjendet brenda Kraterit Manlius.
Kjo fotografi ka qenë subjekt i një videoje në “Youtube”, e cila duke rritur kontrastin, tregon se çka shihet me të vërtetë në atë foto.
Pjesa më e madhe e objektit është mirë e ndriçuar nga dielli, por pjesa tjetër e saj gjendet brenda kraterit. Kjo anije kozmike ishte fotografuar nga “Lunar Orbiter III”(fotografia nr. 3073), e cila ishte dërguar në vitin 1967 për të bërë fotografi dhe harta të Hënës, si përgatitje për dërgimin e misioneve të mëpastajme “Apollo”.
Para se të rizbulohej në tetor të vitit 2014, UFO-ja në foto ishte vërejtur në tetor të vitit 2007 dhe ishte diskutuar në një forum, ku përfundimi ishte se ai objekt ishte një lloj i anijes kozmike.
Më pas, në të njëjtën fotografi, vërehet një strukturë e drejtë, që ngjan me të vërtetë me një autostradë. Kush e ndërtoi atë?
Fotogaleri/ Fëmijët flenë ku të munden
Për orë të tëra ata mund të vërdallisen nëpër shtëpi apo edhe në ambiente të tjerë, pastaj menjëherë e... në gjumë kur i përfundojnë “bateritë”.
Fëmijët e shfrytëzojnë energjinë e tyre me ritme të shpejta, ndërsa në kur i vjen gjumi janë të gatshëm të flenë ku të munden dhe aftësia për që t’i zërë gjumi është me të vërtetë për t’u pasur zili.
Më poshtë janë të renditura disa foto që e tregojnë më së miri këtë. Ata mund të flënë në çdo vend dhe në çdo pozicion.
Kukës, tritol shtyllës së tensionit të lartë
Rikthehen shpërthimet me tritol në shtyllat e tensionit të lartë. Një ditë më parë është hedhur në erë një shtyllë në fshatin Lusën të Kukësit.
Policia njofton se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shtylla lidh nënstacionin elektrik Lapaj me nënstacionin e Rexhepaj.
Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tyre.
Heq tumorin nga qafa pas 25 vitesh
Një amerikan kishte një tumor të madh në anën e qafës së tij prej 25 vitesh. Më në fund ai vendosi që ta hiqte. Ian Crow, 66 vjeç, është shprehur se nuk është vizituar më parë sepse ishte mësuar me gungën e tumorit në fytyrën e tij.
Pasi doli në pension dhe pas shqetësimit të gruas për shëndetin e tij, ai mori përsipër të shkonte dhe ta hiqte. Tumori mendohet të jetë i treti më i madh në botë i këtij lloji.
Crow e ka vënë re gungën për herë të parë në vitin 1992 duke u rritur ç’do ditë në mënyrë dramatike.
Mjekët kanë shpjeguar së burri kishte një tumor beninje të gjëndrave të pështymës e cila gjendet në një anë të fytyrës, në frontin e veshit. Tashmë ai e ka hequr dhe është shumë i lumtur për gjendjen shëndetësore./tvklan.al/
Shokuese! Një e treta e studentëve meshkuj pranojnë se do ta përdhunonin një femër
Në një studim nga Universiteti i North Dakota në SHBA, i cili u publikua në revistën “Violence and Gender, doli një rezultat shokues. Në këtë studim ku morën pjesë vetëm meshkuj (shumica të bardhë), rreth një e treta e tyre, ose më konkretisht 32% pranuan se do të kryenin sulme seksuale të dhunshme ndaj një femre kundër dëshirës së saj, pra do të përdhunonin femrat pa asnjë rezervë nëse nuk do të kishte pasoja mbi ta. Këtu bëhet fjalë për pasoja ligjore apo vetëgjygjësie.
Ky rezultat i befasojë drejtuesit e studimit pasi ky numër mendohej shumë më i ulët.
Këta persona që janë përgjigjur pozitivisht mesa duket nuk shikojnë përtej hundës së tyre dhe tek ata funksionon akoma ligji i xhunglës. Shoqëria dhe arsimimi ka shumë për të punuar për ta tregon revista.
Kurioz do të ishim të dinim se nëse bëhej një studim i tillë në Shqipëri sa do të ishte ky numër? Dyshoj se do të ndalej në një të tretën.
Foto/ Ja një shtëpi ëndrrash... po ku?
Një kompani amerikane ka ndërtuar kabina të vogla në mes një pylli larg qytetit. Projekti i këtyre kabinave ofron të gjitha kushtet e një shtëpie, duke lënë mënjanë telefonin dhe preokupime të tjera që kërkon jeta në qytet.
Të gjithë ata që dëshirojnë të zhduken nga jeta e qytetit mund të marrin me qera këto kabina-shtëpi me çmimin 99 dollarë në orë.
Themeluesi i kompanisë së ndërtimit, Jon Staff ka thënë për “Daily Mail”: “Pushimet në përgjithësi janë të kushtueshme dhe komplekse.
Ne kemi ideuar një projekt të veçantë në këto kabina. Qëllimi ynë është për të tërhequr amerikanët të përdorin këtë mënyrë për të pushuar, pa u larguar nga vendi i tyre”.
Shtëpia është dizajnuar të mbajë shumë persona, pasi ka disa dhoma dhe ambiente të mëdha. Gjithashtu pushuesit mund të ndezin edhe zjarr në oborr ku mund të shihen vetëm pemë dhe yje./tvklan.al/
Video+18/ Harbohet çifti, seks në natyrë
Videot ku çiftet zgjedhin të bëjnë seks në publik, sa vijë dhe po shtohen. Kësaj here një çift është filmuar teksa bënin seks në natyrë ndërkohë që pamja shihej edhe nga persona të tjerë.
Njëri prej tyre është ndalur dhe i ka xhiruar e më pas videoja ka përfunduar në internet. Pamjet janë filmuar në një fshat anglez.
Video/ Shikoni se çfarë cilësie ka nafta në Shqipëri
Shqiptarët me të drejtë ankohen për çmimin e naftës në Shqipëri pasi është pothuajse më i larti në rajon, por përpos çmimit stratosferik ajo që lë më tepër për të dëshiruar është cilësia e karburantit.
Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Kukësit, teksa shihet një furgon në ecje dhe nga mbrapa tymi që lëshon bllokon të gjithë pamjen e makinave të tjera.
Ky është një ndër rastet e shumta që ndodhin në Shqipëri dhe që sigurisht reagimet mungojnë nga ana e instancave qeveritare.
Qeveria hap tenderin për koncesionin e Katundit të Ri
Pasi dha me koncesion të pakërkuar hidrocentralin e Poçemit, në një tender ku mori pjesë vetëm një kompani, qeveria hapi sot tenderin për hidrocentralin e Katundit të Ri mbi lumin Drin, me të njëjtën formulë ku fituesi është i paracaktuar nga bonusi i qeverisë.
Do'stlaringiz bilan baham: |