Loja
Loja e seksit është gjithçka për të kuptuar nëse seksi do të jetë kënaqësi nga partneri. Ai është i prirur të jetë spontan, seksi mund të jetë në vende të ndryshme, por edhe duhet të jetë kreativ për të zgjuar sa më shumë dëshirën dhe kreativitetin gjatë fazave të tjera.
Dëshira
Dëshira seksuale e partnerit rritet nëse ai e ndien veten të dëshiruar dhe të kërkuar. Zakonisht, meshkujt duan ta planifikojnë kohën e tyre seksuale. Kënaqësia e tyre shtohet kur u vihet në dukje se janë të dëshiruar seksualisht.
Kënaqësia
Nëse gjuha seksuale e partnerit është kënaqësi, ai do të kërkojë të dijë më shumë se si mund të të kënaqë. Meshkujt duan të eksperimentojnë për atë që u jep më shumë kënaqësi gjatë një akti seksual. Eksplorimi i tyre vazhdimisht në “terrene” të reja e çon marrëdhënien seksuale në një nivel tjetër për ju.
Durimi
Merre ngadalë, jepi të gjithë kohën e mundshme për të mësuar dhe provuar pozicione të reja për të rritur kënaqësinë. Një person i duruar fiton një masazh para aktit seksual, por edhe pas tij.
Pranimi/ festimi
Personi që ka një gjuhë të pranueshme seksuale kërkon që edhe ti të festosh bashkë me të në shtrat. Gjatë çdo faze të seksit meshkujt duan që të vlerësohen për të gjithë atë që bëjnë për të të kënaqur partneret dhe jo vetëm veten. Nëse në fund ata kuptojnë se kanë një partnere që iu plotëson çdo dëshirë, atëherë do të keni një jetë seksuale të shëndetshme.
Video: Vjen “Burlak”, bisha ruse që çan akujt dhe të çon në Pol
Ky supermjet “SUV” me 6 rrota, është pak ta konsiderosh automjet, pasi ai është në fakt një bishë e vërtetë i cili çan akujt dhe mund t’ju çojë deri në Polin e Veriut.
“APC-bazed” ose e njohur me emrin “Burlak” është një supermjet që përballon çdo lloj terreni, çdo lloj moti, si dhe mund të ngjitet në çdo lloj relievi.
Ai madje është edhe një mjet amfib, i cili mund të lundropjë në një lumë apo liqen.
Shikoni videon:
18/03/2016/.........................................
Video: Bunkerët shqiptarë përfundojnë në Japoninë e largët...
Televizioni japonez “NHK” ka prodhuar një reportazh të shkurtër në Shqipëri, ku në qendër janë bunkerët dhe përdorimi i tyre si atraksion për turistët e huaj, por edhe si një biznes shumë i mirë për vendasit…
Shikoni videon:
Videolajm: Kur vallja shqiptare kërcet në plazhet e Kubës...
Kjo video që po bën xhirron në rrjet kohët e fundit tregon një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj që kanë kaluar pushimet në Kubë, dhe aty kanë improvizuar një party, ku e kanë kthyer edhe plazhin në një harenë valleje shqiptare.
Bura e gra të gjithë kërcejnë të kapur dorë për dore në rërën e plazhit ekzotik, me një këngë të njohur popullore shqiptare...
Shikoni videon:
Valle popullore shqiptare ne plazhet e Kubes
Tiranë, vrasje për hasmëri në Kashar
Hasmëria vijon të marrë jetë njerëzish në Shqipëri. I tillë ishte edhe rasti i kësaj të premteje në periferi të Tiranës, në zonën e Kasharit, ku u ekzekutua me armë zjarri një 70-vjeçar pas konfliktit të nisur mes familjeve Xhaferri dhe Aluku për prishjen e një krushqie.
Krimi ka lidhje me një tjeter vrasje të ndodhur majin e vitit të kaluar, për të cilën Altin Aluku, djali i viktimës, është dënuar me 35 vite burg pasi vrau me kallashnikov Lutfi Xhaferrin, ish-vjehrrin e tij.
Mësohet se 52-vjeçari Bujar Xhaferri ka qëlluar 4 herë me pistoletë mbi Skënder Alukun, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas ka tentuar të largohet në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës, ku edhe është arrestuar nga policia.
Në këtë mënyrë, Bujar Xhaferri ka marrë hak për vrasjen e vëllait, ngjarje ku mbeti e plagosur edhe kunata e tij. Familjet Xhaferri dhe Aluku banojnë pranë njëra-tjetrës në zonën e Kasharit, çka për policinë ka qenë një nga arsyet e nxitjes së krimit të rëndë.
Uniformat blu i druhen edhe vazhdimit të serisë së vrasjeve për krushqinë e prishur./TCh/
Skandal në QSUT: Burri pa ndjenja lihet në korridorin e spitalit, askush s’e prek!
Skandal: Pa ndjenja në korridorin e spitalit, askush s’e prek me dorë!
Një burrë rri i shtrirë në hyrjen e spitalit “Nënë Tereza” dhe askush nuk i vjen në ndihmë. Video skandaloze e publikuar tek “Jeta osh qejf” nxjerr në pah një indiferencë kriminale të stafit mjekësor.
Duket qartë që njeriu i shtrirë në dysheme nuk është në gjendje të lëvizë dhe pavarësisht kësaj, është lënë i shtrirë, pa asnjë ndihmë.
Akoma më të rëndë e bën situatën reagimi i infermieres, që thotë se, ai nuk ka gjë, por “bën vetë”.
Polici-grabitës jetonte me prindërit, me 100 mijë lekë në muaj
Prindërit e Eduart Budinit do të dalin nga shtëpia ku jetonin me qira, pasi prej 10 muajsh nuk paguajnë paratë. Të dy janë pa punë, ndërsa rroga e djalit të tyre nuk mjaftonte, për shkak të një kredie prej 7 milionë lekësh që kishte marrë Eduarti.
Në një intervistë për “Panorama”, Refit dhe Violeta Budini, e shpjegojnë atë që ndodhi me borxhet e shumta që kishte Eduarti. E gjithë familja jetonte me vetëm 10 mijë lekë në muaj.
Kur e morët vesh për arrestimin e tij?
Mamaja e Eduartit
Erdhën dhe na thanë komshinjtë këtu që të ndiznim televizorin dhe të shikonim atë çfarë thuhej. Aty pamë edhe videon, edhe fotot që nxirrte djalin tonë. Unë fillova të qaja dhe pas meje edhe Refiti (babai i Eduartit), i cili nuk e mbante dot veten. Kam që dje që nuk dal nga shtëpia nga turpi i botës. Më vjen të mbytem në Vjosë për këtë që më ndodhi. Askujt nuk i kemi rënë në qafë ne si familje dhe nuk doja që ndonjë të ishte sulmuar nga Eduarti. Jam shumë e tronditur dhe nuk di çfarë të bëj më parë, me çfarë të merrem më parë, të mbaj veten, burrin apo të qaj për këtë gjëmë që na ndodhi.
Kur ka ikur në punë atë mëngjes Eduarti?
Ai nuk ishte në shtëpi, sepse kishte turnin 24 orësh në Dragot ku punonte dhe nuk erdhi atë natë. Morëm vesh më pas se e kishin arrestuar teksa bënte roje në repartin e Dragotit. Më pas ngjarja dihet se si shkoi…. Di që ndodhet në Gjirokastër në pritje për ta çuar në Tiranë, por ne nuk kemi shkuar ta shikojmë se nuk kemi lekë për të shkuar. Kemi ngelur shumë keq pa punë, pa bukë dhe pa asgjë prej gjëje.
Si mendoni, përse Eduarti e ka ndërmarrë një veprim të tillë?
Djali, edhe nëse e ka ndërmarrë këtë akt, ka qenë i shtyrë nga hallet e shumta që ne kemi këto muaj. Jemi të mbytur me borxhe dhe nuk kemi me se të rrojmë. Edhe djali është krimbur në borxhe deri në grykë. Djali ka marrë një kredi, më duket 7 milionë lekë, te një bankë. Rrogën që merr nga Policia, nuk e merr të plotë pasi më shumë se gjysmën ia mban banka. I mbeten nga rroga diku tek 100 mijë lekë të vjetër. Me këto 100 mijë lekë ç’të bëjë më parë, të paguajë qiranë tonë 70 mijë lekë në muaj, të ushqejë vajzën e vogël, të na ushqejë ne apo të na mbajë ne, apo të shlyejë detyrime të tjera te dyqanet në qytet ku ne kemi ushqime me listë?
Ju si prindër keni biseduar ndonjëherë me Eduartin për gjithë këto probleme?
Babai i Eduartit
Kemi biseduar disa herë, por ai ka qenë mjaft i tensionuar me të gjitha këto probleme që ka. Kulmin e arriti një ditë kur në derën e shtëpisë erdhi gruaja që merr qiranë e shtëpisë pasi të zotët janë në Greqi dhe kërkoi detyrimet e prapambetura që kemi, mbi 700 mijë lekë. Na la afat tri ditë. Kjo ndodhi pardje. Në atë moment, djali im i tha që do të t’i japim ato lekë, por pashë që shumë u mërzit dhe diçka mërmëriti nëpër dhëmbë, por nuk ia mora dot vesh. Ç’të të them? Ai djalë plot me halle është. Gruaja është larguar te babai i saj bashkë me vajzën dhe, mesa shoh, ata janë drejt divorcit, ndërkohë që arsyet nuk i di.
Sa borxhe ka djali juaj?
Mesa dimë, përveç 7 milionë lekëve që ka marrë kredi në bankë, ka marrë edhe 1.5 milionë te një person tjetër, ndërkohë që ushqimet me listë tonat nuk kanë të sosur dhe ai ishte në dijeni për këtë gjë. Nuk e besoja kurrë që djali im do të përfundonte në burg, kjo pasi është djalë me karakter dhe askush në lagje apo qytet nuk flet keq për të. Nuk është turp të jesh i varfër, më thoshte sa herë që nisej për në punë, ashtu me bukë me vete me atë çfarë i sajdisja unë, bukë me vezë e gjizë, që është më e lira. Më vjen keq për atë që i ndodhi, të dënohet, po ku do shkojë më pas? Nga Policia do ta përjashtojnë. Ne po këtu ku jemi kemi edhe tri ditë afat për të qëndruar, lëre mos e pyet se si jemi, keq e më keq. Na kanë rënë hallet përpjetë/ Panorama
Deklarata surprizë: Pse është Kokëdhima kundër SHBA-ve?
Deputeti socialist, Koço Kokëdhima, ftuar në “Top Story” të enjten si zakonisht nuk kaloi pa bërë lajm. Ai u bë zëri i parë brenda maxhorancës që del kundër ligjit të dekriminalizimit. Kokëdhima e cilësoi ligjin antikushtetues dhe tha se, do të lobojë tek kolegët deputetë që ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese.
Por ajo që kaloi pa shumë vemendje por që në fakt qe një qëndrim shumë më radikal, qe një deklaratë tjetër e tij. Kokëdhima tha se, as reforma në drejtësi nuk duhet të bëhet duke shkelur sovranitetin e vendit.
Dhe ky është një qëndrim i pashprehur më parë nga socialistët. Deri më tani eksponentët e kësaj partie kanë pasur si arguementin e tyre kryesor, këmbënguljen e aleatëve amirikanë dhe europianë për kryerjen e kësaj reforme.
Ata s'kanë lënë rast pa përmendur se reforma është kërkuar nga SHBA, se ajo është mbikqyrur nga ekspertët amerikanë, se prokurorët e njësisë antikorrupsion do financohen dhe trajnohen nga FBI, se ambasadori LU është negociuesi kryesor i kurorëzimit të saj, etj.
Pra, me një fjalë, qëndrimi publik i PS-së ka mbështetur partneritetin kundrejt sovranitetit. Ndërsa për herë të parë Kokëdhima ka nënvizuar sovranitetin që nuk duhet shkelur gjatë zbatimit të reformës.
Prandaj historia e tij ka ngjallur shumë pikpyetje: Mos si njeri i afërt i Edi Ramës, ai shpreh frikën e këtij të fundit për efektet e reformës? Apo ndoshta është Kokëdhima duke luajtur për interes të tij?
Dihet mirë ai ka një proces të vështirë në Gjykatën kushtetuese i cili mund ti heqë mandatin e deputetit. Dhe duke ditur se Ilir Meta ka një lloj influence mbi disa gjyqtarë kushtetues, duke ditur gjithashtu se kreu i kuvendit është në thelb kundër kësaj reforme dhe kundër përzieries së amerikanëve në të, mos Koço po i shkel syrin Metës në prag të procesit të tij?
Të gjitha këto janë hipoteza që rrjedhin nga deklarata kontraverse e Kokëdhimës mbrëmë në Top Story./lapsi.al/
Kongresi: Rama pret me delegatët, Kokëdhima mbledh të vetët për darkë
Një natë para mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, deputeti Koço Kokëdhima organizon një darkë me disa delegatë të rajonit të Jugut, si dhe kryetarë të organizatave socialiste e shtabeve elektorale.
Burime të “Lapsi.al” mësojnë se, darka do të zhvillohet në restorant “BrauHaus”, pranë rrugës “Myslim Shyri”.
Ky restorant është në pronësi të deputeti të Përmetit, Vladimir Kosta. Kokëdhima nuk e ka fshehur ambicien e tij për të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Në funksion të kësaj ambicieje, Kokëdhima trukoi edhe zgjedhjet për delegatët në Jug të vendit. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse do të gjejë mbështetje të gjerë në Kongres apo jo.
Ndonëse kjo mund të jetë një darkë thjesht kortezie apo honorifike me të zgjedhurit e rinj në organizatat socialiste, fakti që ndodh një natë para Kongresit, të le të kuptosh që Kokëdhima kërkon të japë “porositë” e fundit para asaj që pritet të ndodhë nesër.
Ndërkohë në orën 18:00 kryeministri Rama ka njoftuar se do të ketë një pritje në “Sheraton” me delegatë të PS-së.
Ankandi për ARMO-n në 23 mars: Vlera zbret nga 20 në 10 mln euro
Në 23 mars shoqëria e përmbarimore “EPSA” zhvillon ankandin e dytë për shitjen e pjesshme të rafinerisë “ARMO”. Përmbarimoret po e zhvillojnë ankandin për llogari të “Bankës Raiffeisen” ndaj së cilës kompania ka një kredi të pakthyer prej 2.8 miliardë lekësh ose 20 milionë eurosh.
Ankandi i parë i parë zhvillua me 19 shkurt dhe pavarësisht se publiciteti i ishte i mjaftueshëm për rastin nuk u paraqit asnjë i interesuar. Burimet nga Shoqëria përmbarimore pohojnë se bazuar në ligjin për ankandin publik, sendi i lënë kolateral në ankandin e dytë del në shitje me gjysmë çmimi.
Kështu nga 2.8 miliardë euro pjesët e uzinës (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë), do të dalin në shitje për 1.4 miliardë lekë ose 10 milionë euro.
Përveç Raiffeisen Bank edhe Tirana Bank është vënë në radhë për të mbledhur borxhet nga kreditori më i madh më i keq në Shqipëri.
Në 3 mars, Zyra Përmbarimore Private “TDR Group” i është drejtuar QKR-së, ku, me kërkesë të kreditorit Banka e Tiranës, ka urdhëruar: Vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria “ A.R.M.O” dhe dorëzanësve të tij, “Anica Mercuria Refinery Associated” dhe kompanisë tjetër “Deveron Oil Albania”.
Bllokimi është bërë për shkak të mosshlyerjes së një kontrate kredie të lidhur në vitin 2010 dhe me shtojcë në vitin 2011. Urdhri i sekuestros nuk e thotë shumën, por në bilancin e kompanisë për vitin 2013, huaja ndaj Tirana bank është rreth 2.8 milionë euro.
Ndërsa “Deveron Advisor Corp” zotëron shoqërinë “Oil Albania” dhe konsiderohet se është person i lidhur me zotëruesit e aksioneve të shoqërisë “ARMO”. “Deveron” është krijuar në nëntor të 2013 dhe prej shkurtit të 2014 operon në rafinerinë e Ballshit.
Në fund të shkurtit edhe kompania shtetërore e naftës “Albpetrol” fitoi gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndaj rafinerisë së përpunimit “ARMO” për një detyrim 30 milionë euro. Burimet pranë kompanisë Albpetrol bëjnë me dije se vendimi është dhënë për ekzekutim të menjëhershëm dhe është krijuar si i tillë nga mospagesa e faturave për naftën e papërpunuar nga “ARMO”.
ARMO një histori plot me dështime
“ARMO”, rafineria e naftës është kreditori më i madh i vetëm në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj që kanë rreth 65% të totalit të huasë në vend.
Prej kohësh “ARMO” ndërkohë është në një situatë tejet të vështirë. Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet se ajo nuk është efecientë, ndryshe nga ajo e Fierit që ka ende leverdi.
Punonjësit e “ARMO” kanë protestuar vazhdimisht për mosshlyerjen e pagave mujore dhe disa prej tyre kanë kërkuar marrjen e parave përmes përmbarimit. Lista e sekuestrove në QKR për “ARMO”-n është pa fund.
Sipas bilancit të vitit 2013 (bilanci i 2014-s nuk është dorëzuar ende në QKR), pjesa më e madhe e borxhit të “ARMO” është ndaj bankës “FBME” dhe palëve të treta, në total rreth 140 milionë euro. Ndaj bankave në Shqipëri, “ARMO” ka kredi prej rreth 37 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave ndaj “Raiffeisen” dhe “Credins”, përkatësisht rreth 20 dhe 15.6 milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave të bilancit 2013.
Shuma që “ARMO” i ka borxh bankave në Shqipëri është sa 6% e totalit të huasë së keqe që 35 kreditorët më të mëdhenj të këqinj kanë ndaj sistemit bankar. (janë 35 kompani që kanë rreth 60% të totalit të huasë së keqe në vend, me shumën që ata u kanë borxh bankave, që arrin në rreth 600 milionë euro).
Gati një vit më parë, një korrespondencë ndërmjet dikastereve të qeverisë zbardhte planin se si do të falimentohet dhe pas do të shtetëzohet “ARMO”, e cila kishte në total 207 milionë USD kredi për të shlyer në bankat dhe 53 milionë USD në tatime.
Muajt e fundit një kompani zvicerane dhe më pas një amerikane shfaqën interes për “ARMO”, duke parë me leverdi përpunimin e bitumit, por mali me borxhe i “ARMO”-s ka stepur investitorët, ndërsa azerët e “Heany Assets Corporation”, që kanë 85% të aksioneve pothuajse e kanë braktisur “ARMO”.
Ne gusht të 2013-s “Heany Assets Corporation” bleu aksionet e “Anika Merkuria Associated Oil”, e cila zotëronte 85% të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes “Heany Assets Corporation” njohu detyrimet e shoqërisë të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. “ARMO” gjatë vitit 2014 përfitoi të ardhura, si qiradhënese e dy rafinerive, si pronare e tyre./Monitor/
BIRN: Perëndimi i Fazlliçit në Tiranë
Sipërmarrësi serb i energjisë, Vojin Lazareviç, dhe partneri i tij në biznes, boshnjaku Damir Fazlliç, kishin planifikuar ta transformonin një tokë moçalishte të pavlerë afër portit shqiptar të Durrësit, 30 kilometra në perëndim të Tiranës, në një terminal ndërkombëtar të naftës dhe gazit.
Por plani i tyre ka bërë një kthesë të madhe prapa pasi që 15 hektarë tokë të blerë nga dyshja në Porto Romano përmes një rrjeti kompanish jashtë vendit, janë sekuestruar nga bankat shqiptare, dëshmojnë dokumentet nga Gjykata e Tiranës.
Sipas dokumeteve të siguruara nga BIRN në gjykatat Serbe njëra nga kompanitë kryesore në këtë skemë investimi–Alpha Shpk me seli në Tiranë – rrezikon gjithashtu të kolaterizohet nga Intesa Bank në Serbi si pjesë e e procedurave të falimentimit të filluara kundër firmës së Lazareviçit me seli në Beograd, Rudnap Group AD.
Kompania, e cila ka qenë një ndër operatorët më të mëdhenj në tregun e energjetikës në Ballkan me një qarkullim vjetor prej 600 milionë euro, ka shënuar humbje në vitin 2013 dhe 2014 dhe ka dështuar ta paguajë një kredi prej 24 milionë euro nga Banka Intesa.
Auditorët e Grupit Rudnap kanë raportuar një “rënie të konsiderueshme të volumit në tregtinë me energji elektrike” në tremujorin e fundit të vitit 2014, ndërsa nuk ka pasur fare shitje gjatë dhjetorit të po atij viti.
Kjo gjëndje e kompanisë ka një ndryshim të madh me periudhën ndërmjet viteve 2007 dhe 2011, kur Rudnap arriti majat dhe ishte vazhdimisht në mesin e tre importuesve dhe eksportuesve më të mëdhenj të energjisë në Serbie.
BIRN po ashtu ka zbuluar që Fazlliç, që ka një rrjet të fortë aleatësh përfshirë edhe ish kryeministrin shqiptar Sali Berisha dhe përfaqësues të lartë nga Partia Republikane në SHBA, ka hasur vështirësi në pagesën e kredisë për apartamentin e tij 7 milionë dollarësh në Uashington DC.
Huadhënësi, Banka JP Morgan Chase, ka bërë një “ankesë për sekuestrimin e pronës” në tetor në një gjykatë në kryeqytetin amerikan. Procedura e sekuestrimit është pezulluar në janar, ndërkohë që prona është e listuar për shitje.
Huadhënësit në kërkim të borxheve
Në Shqipëri, dy kompanitë e Fazlliçit dhe Lazareviçit, Croën Acquisitions dhe Alpha Shpk, nuk kanë paguar dy kredi bankare dhe kanë dështuar të paguajnë kompaninë ndërtuese Vega Shpk për punën e saj si kontraktore në terminalin e tyre të gazit dhe naftës, sipas të dhënave nga gjykata të marra nga BIRN.
Ndërmjet viteve 2006 dhe 2010, Fazlliç kishte blerë 20 hektarë tokë pranë parkut ekzistues energjetik të Porto Romanos në Durrës.
Vlera e tokës u rrit pasi ish Kryeministri Sali Berisha, një mik i ngushtë i Fazlliçit, mori një vendim kryeministror për të zgjeruar kufijtë e parkut për të përfshirë edhe pronat e reja të mikut të tij, duke i hapur rrugën zhvillimit të saj.
Më vonë, pronësia e tokës u kalua tek një firmë jashtë vendit, pasi Croën Acquisitions dhe Alpha Shpk u shitën te firma e regjistruar në Qipro Altaria Research Limited – kompania kryesore e Rudnap Grup të Lazareviçit.
Fazlliç, që ka mbetur drejtor i të dy kompanive shqiptare, i tha BIRN-it gjatë një intervistë vitin e kaluar që ai i kontrollon 50% të aksioneve në të dy kompanitë shqiptare – Croën Acquisitions dhe Alpha Shpk.
Në të njëjtën intervistë, Fazlliç ka thënë që ai dhe Lazareviç tashmë kanë investuar 30 milionë euro në projektin për terminalin e naftës dhe gazit por u duhen edhe 40 milionë për ta përfunduar atë.
Sidoqoftë, siç tregojnë dokumentet nga gjykata këto plane duket sikur po fundosen, pasi tashmë dy banka shqiptare i kanë sekuestruar 15 nga 20 hektarët nëpërmjet padive gjyqësore për shkak të kredive të papaguara.
Banka Tirana është tani në proces të shitjes së tetë hektarëve për të mbledhur borxhin e papaguar të kredisë prej 3.5 milionë eurove nga Croën Acquisitions dhe Alpha Shpk.
Banka Union ka hapur gjithashtu një ankand publik për 7 hektarët që ishin përdorur si kolateral për një kredi prej 840,000 eurove për Croën Acquisition.
Në të njëjtën kohë, firma e ndërtimit Vega Shpk, e cila ka kryer nivelimin e terrenit në tokën e blerë nga Fazlliç dhe Lazareviç, ka paditur me sukses Alpha Shpk për 933,000 euro dhe ka kërkuar leje nga gjykata për të shitur të njëjtit tetë hektarë aktualisht të vendosur në ankand nga Tirana Bank.
Problemet serbe
Vështirësitë financiare për dyshen e biznesmenëve nuk përfundojnë me kaq. Në mars të vitit 2015, dega serbe e Bankës Intesa bëri një kërkesë në gjykatën komerciale të Beogradit për të hapur procedurat e falimentimit për Grupin Rudnap pasi ky i fundit ka dështuar të shlyej një kredi prej 21 milionë euro, ka zbuluar BIRN.
Banka Intesa për këtë kredi ka si peng tokë bujqësore në Serbi e cila është në pronësi të degës së Rudnap, Rudnap Agrar dhe Alpha Shpk me seli në Tiranë.
Fazlliçi dhe gruaja e tij vazhdojnë të shoqërohen me elitën politike Republikane në SHBA. Fazlliç ka postuar një foto të tij me kandidatin për president Marco Rubio në një tubim të Republikanëve të mbajtur në dhjetor. Fazlliç dhe gruaja e tij Amra, gjithashtu të fotografuar në këtë ngjarje elektorale, janë mbështetës të mëdhenj të republikanëve. Amra ka dhuruar më shumë se 12,000 dollarë për partinë Republikane që nga viti 2008, ndrërsa Damiri ka bërë një donacion prej 2,000 dollarësh për fushatën e dështuar të Mitt Romney në vitin 2012.
Fazlliçi dhe gruaja e tij vazhdojnë të shoqërohen me elitën politike Republikane në SHBA. Fazlliç ka postuar një foto të tij me kandidatin për president Marco Rubio në një tubim të Republikanëve të mbajtur në dhjetor.Fazlliç dhe gruaja e tij Amra, gjithashtu e fotografuar në këtë ngjarje elektorale, janë mbështetës të mëdhenj të republikanëve. Amra ka dhuruar më shumë se 12,000 dollarë për partinë Republikane që nga viti 2008, ndrërsa Damiri ka bërë një donacion prej 2,000 dollarësh për fushatën e dështuar të Mitt Romney në vitin 2012.
Në përgjigje të kërkesës së Intesa-s, vetë Grupi Rudnap në muajin vijues aplikoi për të filluar procedurat e falimentimit me një plan të parapërgatitur të ristrukturimit në mënyrë që të merret me të gjitha borxhet e veta.
Gjykata ka vendosur që të merret më parë më kërkesën e Rudnap-it në mënyrë që të vlerësojë të gjitha pretendimet e ngritura ndaj saj nga kreditorët, edhe pse akoma nuk është vendosur ndonjë datë për të shqyrtuar asnjërën nga kerkesat.
Vitin e kaluar, BIRN zbuloi se në vitin 2013 Grupi Rudnap i Lazareviçit hasi në vështirësi në shlyerjen e dy kredive me vlerë prej 27 milionë euro tek banka austriake Hypo, të cilat më pas u transferuan te biznesmeni kontrovers austriak Martin Schlaff, i cili kishte qenë partner i Lazareviçit në një projekt luksoz turizmi në Mal të Zi. Në shkëmbim, Lazareviçi hoqi dorë nga aksionet e tij në projektin akoma të pandërtuar.
Të dhëna nga gjykata në Uashington DC tregojnë që apartamenti luksoz i Fazlliçit në kryeqytetin amerikan ishte në proces sekuestrimi nga Banka JP Morgan Chase, edhe pse kjo padi është pezulluar “me pëlqimin e palëve” më 11 janar, çfarë sugjeron që Fazlliç dhe Banka kanë arritur një marrëveshje.
Apartamenti 370 metra katrorë mbetet i reklamuar për shitje për vetëm 7 milionë dollarë në disa uebsajte të pasurive të patundshme në Uashington DC. Agjentët imobiliar e përshkruajnë si “i rinovuar tejmase bukur” me “një biblotekë të mahnitshme druri të kuq dhe qilar vere me klimatizator”.
Zyra e Tatimeve në Tiranë gjithashtu e ka akuzuar Fazlliç për shmangie të taksave dhe i ka vendosur një barrë prej 8,500 euro, ndërkohë ka ngrirë llogaritë e tij në vend deri sa borxhi të ripaguhet.
As Fazlliç as Lazareviç nuk i janë përgjigjur kërkesave të BIRN për komente në lidhje me gjyqet e ndryshme të borxheve ku janë përfshirë ose për fatin e projektit të terminalit të naftës dhe gazit në Shqipëri.
Ndryshe Grupi Rudnap ka dhënë këtë deklaratë: “Grupi Rudnap është në proces të ristrukturimit që përfshin negocimin me kreditorë në harmonizim dhe pajtim për një plan të pranueshëm.
“Të gjitha projektet janë të mbuluara nga ky plan dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre do të harmonizohet sipas marrëveshjes mes kompanisë dhe kreditorëve të saj”./BIRN/
Nesër Kongresi, PS fton Fatos Nanon, Meidanin dhe Moisiun
Partia Socialiste i ka hapur derën ish-kryetarit të saj Fatos Nano, të cilin e ka ftuar të marrë pjesë në punimet e nesërme të Kongresit të kësaj partie. Po ashtu, ftesë i është shpërndarë edhe dy ish-presidentëve, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu.
Të pranishëm, gjithashtu, do të jenë dhe ish-kryeministri britanik Tony Blair, kreu i së majtës europiane në Parlamentin Europian, Gianni Pitella, si dhe majtistët e tjerë si, Martin Shchultz dhe Massimo D’Alema.
Partia Socialiste po zgjedh këtë javë rreth 400 koordinatorë të cilët do të jenë përgjegjës për jetën politike të partisë për çdo njësi administrative.
Të gjitha minibashkitë, ish-bashkitë dhe ish-komunat që u shkrinë nga ndarja e re territoriale, e që tani po funksionojnë si njësi administrative, do të kenë në këtë mënyrë të “parin” e partisë.
Anëtarësia socialiste po zgjedh këta drejtues për çdo njësi, në 65 bashki, 308 komuna dhe 11 minibashki të Tiranës, duke shfrytëzuar afatin midis Asamblesë dhe Kongresit.
Ky proces zgjedhor do të duhet të përfundojë brenda ditës së sotme, pasi nesër, do të thirret procesi zgjedhor në parti përmes Kongresit, ku rreth 400 koordinatorë administrative që po zgjidhen, do të jenë automatikisht delegatë në Kongres./Dita/
Ja shqiptari i “Cosa Nostras” i arrestuar sot në Itali
Shqiptari, pjesë e grupit mafioz “Cosa Nostra” në Itali, shkatërruar gjatë një operacioni të pak ditëve më parë nga policia, është Erjon Prendi dhe tashmë ndodhet në burg
Mediat italiane, kanë publikuar sot edhe foton e tij, krahas 62 të arrestuarve të tjerë, anëtarëve të klanit mafioz që vepronte kryesisht në Palermo, Siçili.
Sipas policisë, ai ndihmonte bandën në aktet kriminale, duke u bërë sigurisht edhe pjesë e tyre.
Dekriminalizimi në dorën e Llallës, javën tjetër nis verifikimi i politikanëve
Pasi nuk mbajti premtimet për “arrestime politikanësh në vjeshtë” apo për “dosje hetimore që do të ndryshojnë të ardhmen e vendit”, Adriatik Llalla mori në dorë dekriminalizimin. Proçesi që pastron politikën dhe administratën shtetërore do të kontrollohet nga një strukturë e posaçme e Prokurorisë së Përgjithshme. Formularët që plotësojnë plotikanët dhe administrate do të nisin të kontrollohen javën tjetër në prokurori.
“Tashmë sapo kemi krijuar strukturën e posaçme dhe javën që vjen nis procesi verifikimit. Të tjerat varen nga rezultatet e hetimeve” tha Llalla, gjatë një vizite në Elbasan.
Godet sërish Amber Rose me… “free the nipples”
U bë e njohur nga martesa që pati me reperin Ëiz Khalifa. Tani Amber Rose po kujdeset që emri i saj të përmendet për gjëra më të mëdha se sa vetëm ish-gruaja e reperit, transmeton “ORAinfo”.
Dhe këtë po i a arrin me sukses me gjithë fotografitë nudo që poston.
Përpos pozave provokative, Amber njihet edhe si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të vajzave që kanë punuar në prostitucion.
Fushtata e fundit në të cilën ajo ka marrë pjesë është ajo e “Free The Nipples” apo “Zbuloni thithkat”, ku Rose ka pozuar duke shfaqur paksa gjiri i saj.
Video: Puçrra në pjesë të ndryshme të trupit, ja çfarë sëmundjesh keni
Çdo njollë në lëkurën tuaj mund të jetë shkaktar i ndonjë sëmundjeje. Puçrrat nuk janë edhe gjë e keqe, sepse mund t’ju udhëzojnë në gjendjen tuaj shëndetësore dhe t’ju ofrojnë shansin që me kohë të reagoni, nëse ju paraqitet nevoja.
Vizita me kohë te mjeku mund të pengojë zhvillimin e sëmundjeve të rënda. Kjo video do t’ju zbulojë ç’është ajo duhet t’i kushtoni kujdes.
Çdo njollë në lëkurën tuaj mund të jetë shkaktar i ndonjë sëmundjeje. Puçrrat nuk janë edhe gjë e keqe, sepse mund t’ju udhëzojnë në gjendjen tuaj shëndetësore dhe t’ju ofrojnë shansin që me kohë të reagoni, nëse ju paraqitet nevoja.
Vizita me kohë te mjeku mund të pengojë zhvillimin e sëmundjeve të rënda. Kjo video do t’ju zbulojë ç’është ajo duhet t’i kushtoni kujdes.
Do'stlaringiz bilan baham: |