Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Filologjisë


Duhen fakte për të dhënat në raportin e Martit



Download 2,08 Mb.
bet9/26
Sana24.06.2017
Hajmi2,08 Mb.
#14798
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   26

Duhen fakte për të dhënat në raportin e Martit


Besim Beqaj

Ministri i Integrimit Europian, Besim Beqaj në deklaratë për Televizionit e Zvicrës, TSR ka deklaruar se akuzat e raportuesit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dik Marti janë akuza të pavërteta dhe se janë të orkestruara nga Serbia.

“Është shume e pikëllueshme te dëgjosh se një diplomat i larte si Z. Marty lanson ne emër të një institucioni zyrtare këso lloj akuzash te pavërteta. Ne jemi shume te vetëdijshëm se këto thashetheme janë te orkestruara nga Serbia. Nuk janë fakte nëse dikush pohon se ka dëgjuar diçka. Faktet duhen të përmbajnë elemente konkrete. Nganjëherë në politikë zgjedhja e momentit për të lansuar një atak është shume e rëndësishme, kurse për neve ky moment është krucial për shkak se Kosova është në proces të krijimit të qeverisë pas zgjedhjeve të porsa përfunduara. Ky raport është planifikuar pikërisht ne kohen e zgjedhjeve për ta prishur imazhin e Kosovës. Në mirëpresim çfarëdo lloj hetimesh me një kusht që ato të jene të mbështetura në fakte, kurse ata qe ofrojnë pretendime te rrejshme duhet të përgjigjen përpara ligjit “, ka thënë ministri Beqaj. /KI/


AKB-ja do të dërgojë një notë proteste në Ambasadën zvicerane


 

Agim Shahini

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) dhe anëtarësia e saj kanë reaguar ndaj raportit të Dik Martit, si sulm ndaj investimeve të huaja në Kosovë dhe raport që ka fyer gjithë kombin shqiptar, NATO-n dhe botën demokratike që ishin në mbështetje të luftës sonë çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, gjatë një konference të mërkurën, ka thënë se akuzat e Martit janë një mesazh të keq për investitorët, duke i frikuar ata që mos të vijnë të investojnë në Kosovë.

Ai ka theksuar se raporti i Martit, ka fyer gjithë kombin shqiptar, NATO-n dhe botën demokratike që ishin në mbështetje të luftës sonë çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës.

I pyetur nga mediat se AKB-ja a ka pas kontakte me organizatat biznesore nëpër vende të ndryshme për të sqaruar këtë situatë, Shahini ka thënë se janë zhvilluar biseda me disa vende për të sqaruar këtë situatë.

Shahini ka theksuar se AKB-ja do të dërgojë edhe një notë proteste në Ambasadën zvicerane.


Krasniqi, letër institucioneve evropiane për raportin e Martit




Jakup Krasniqi

Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u është drejtuar me një letër vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, udhëheqësve të këtij institucioni dhe institucioneve të tjera evropiane, si dhe udhëheqësve të shteteve dhe të parlamenteve të shteteve të tjera, pas publikimit ditë më parë të raportit të Raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty.



Në letër thuhet:

Kam konstatuar me shqetësim të veçantë raportin e Raportuesit të Këshillit të Evropës në lidhje me të ashtuquajturin trajtimin johuman të njerëzve dhe trafikimin ilegal të organeve në Kosovë. Menjëherë kam shprehur indinjatën e thellë për këtë raport absurd të mbushur me trillime të pastra, fakte dhe hamendësi të paqena dhe të pavërtetuara nga drejtësia ndërkombëtare.

Siç jeni në dijeni, akuza të tilla janë hetuar nga prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë e cila më pas i ka mbyllur këto hetime për shkak të mungesës së provave të bazuara. Ky raport bazohet tek deklaratat e papërgjegjshme të ish-Kryeprokurores Carla Del Ponte, të cilat nuk janë gjë tjetër veç një inkurajim i ngatërrimit të fakteve me thashethemet dhe si një rrezik për të revizionuar ato që kanë ndodhur me të vërtetë, si dhe për të justifikuar dështimin e saj si prokurore, duke mos vënë para drejtësisë kriminelët e njohur të luftërave në ish-Jugosllavi.

Ky raport përfaqëson përpjekjet e qarqeve të caktuara për të ngatërruar viktimat me fajtorin dhe për të relativizuar persekutimin dhe vuajtjet e popullit të Kosovës nën regjimin e Sllobodan Miloshevicit. Nga ana tjetër, ky raport është një përpjekje për të hedhur baltë mbi mbështetjen që forcat demokratike perëndimore i dhanë popullit të Kosovës duke mënjanuar pasojat e gjenocidit dhe pastrimit etnik. Akuzat makabre të këtij raporti kanë për qëllim të pengojë njohjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe të dobësojnë pozitat e qeverisë së Republikës së Kosovës në dialogun e ardhshëm me Serbinë. Ky raport qëllimisht trillon fakte dhe ngatërron periudha të ndryshme kohore vetëm e vetëm për të satanizuar luftën e drejtë të popullit tim për liri dhe të drejta njerëzore.

Me përgjegjësi të plotë, si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Ushtrues i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, ju garantoj për pastërtinë e luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga fillimi i luftimeve dhe deri në mbarim të tyre, me hyrjen në Kosovë të forcave të NATO-s. Në këtë kuadër, garantoj se të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë në dispozicion të plotë të çdo hetimi vendor apo ndërkombëtar, në mënyrë që akuza të tilla të mbyllen njëherë e përgjithmonë.

Kam bindjen e plotë se denoncimi dhe përgënjeshtrimi i këtyre shpifjeve absurde dhe të padenja do t’i kontribuojë pajtimit midis popujve të rajonit tonë dhe shndërrimit të Ballkanit në një rajon paqeje, stabiliteti dhe sigurie.

Duke ju shprehur edhe njëherë mirënjohjen time dhe të popullit të Republikës së Kosovës për ndihmën tuaj të çmuar dhe të gjithanshme, mirëpres mbështetjen tuaj për të mos lejuar adoptimin e këtij raporti si dokument zyrtar të Këshillit të Evropës, me qëllim të mbrojtjes së kauzave tona të përbashkëta për liri, të drejta njerëzore, paqe dhe stabilitet.


Download 2,08 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   5   6   7   8   9   10   11   12   ...   26




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish