Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Filologjisë


Bartësit e aktiviteteve kriminale enden lirshëm në Serbi



Download 2,08 Mb.
bet7/26
Sana24.06.2017
Hajmi2,08 Mb.
#14798
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   26

Bartësit e aktiviteteve kriminale enden lirshëm në Serbi




Paramilitar serb

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur-Zhdukur i Republikës së Kosovës, ka reaguar ndaj raportit të Dik Martit dhe shprehet se është tej mase i indinjuar me këtë raport, i cili u paraqit dhe u aprovua në Komitetin për Çështje Ligjore të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Paris më 16 dhjetor. Ky komision raportin e vlerëson si tendencioz dhe denigrues si dhe të nxitur nga qarqe të caktuara dhe me ndikime nga propaganda nacionaliste serbe dhe më gjerë.
“E kuptojmë së çdo individ mund të ketë mendime të pavarura, por kur përfaqëson institucione me karakter vlerësues çdo kush duhet të lirohet nga konceptet dhe mendimet individuale që mund të ndikojnë në përmbajtjen e vlerësimit që ai vlerësim të jetë i paanshëm dhe i drejt”, thuhet në reagimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur-Zhdukur.
Më tutje, ky komision thotë se Marti si moto dhe mbështetje kryesore ka pas librin-pamflet të ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës për Krime Lufte në ish- Jugosllavi, Karla del Ponte.
“Në librin e Del Pontes bëhet një përshkrim i pabazuar pa asnjë argument për luftën e UÇK-së me etiketime për trafikim të organeve njerëzore, ku citohet ’shtëpia e verdhë’ në Shqipëri. Ato përshkrime të pabazuara kanë për qëllim denigrimin, etiketimin për gjëja “keqpërdorimin e UÇK-së, luftës çlirimtare të popullit shqiptar në Kosovë, si dhe inkriminim e një shteti të pavarur – Shqipërisë”, i cili shtet i hapi dyert për të shpëtuar popullin shqiptar nga terrori dhe ndjekjen që bëri policia dhe ushtria serbe”.
Në këtë kontekst, Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur-Zhdukur i Republikës së Kosovës ka shtruar pyetjen se ku ishte zonja Del Ponte kur kishte detyrën e kryeprokurores dhe pse nuk ndërmori ndonjë hap për të ndriçuar këto ndryshime, por gjeti formën përmes një libri anal të denigrojë, të etiketojë një popull, një ushtri çlirimtare që iu imponua dhe u detyrua të mbrojë qenien e vet.
“Në librin e Del Pontes, përmenden masakrat, përmenden të zhdukurit, por harrohet se kush mban përgjegjësi për masakra dhe për zhdukjet që bënë ushtria dhe policia serbe, si dhe forcat paramilitare serbe që vepronin me bekimin e institucioneve serbe”.
Më tutje, sqarohet se edhe pse në raport përmenden personat e zhdukur, të cilët janë 1823 persona, që aktualisht nuk dihet së paku për eshtrat e tyre, nuk kërkohen rrugët që zgjedhin çështjen e ndriçimit të fatit të tyre.
Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur-Zhdukur i Republikës së Kosovës thotë se nuk pretendon që krimet të fshihen, por kërkon që të ndriçohen masakrat si Reçaku, Meja, Krusha e Madhe, Krusha e Vogël, Kralani, Qyshku, Rrezalla, Shavarinat e Qirezit, Studime, Lubeniqi, e të tjera, ku me dhjetëra e qindra civilë të pambrojtur janë masakruar dhe trupat e tyre janë bartur në varrezat masive anekënd Serbisë, për t’u fshehur dhe për t’u zhdukur gjurmët e krimeve.
“Bartësit e aktiviteteve kriminale kanë qenë strukturat institucionale të organizuara në pushtet, ushtri dhe polici. Shumë kriminel lirshëm enden në Serbi, mbase edhe ushtrojnë funksione ne hierarkinë shtetërore dhe çmohen si heronj të popullit. Z. Marti ka pasur mundësinë që të pyes, se a kemi shënime për bartësit e aktiviteteve kriminale, se a kemi dosje, ku janë dëshmitarët të cilët i kanë para me sytë e vet duke u masakruar civilë të paarmatosur, duke iu masakruar të afërmit e tyre”, ka theksuar Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur-Zhdukur.
Ky institucion thotë se Marti gjen kohë të etiketojë, të akuzojë, luftëtarët që u detyruan t’i rrokin armët për ta mbrojtur popullin e vet, për të mbrojtur shtëpitë e veta, për ta mbrojtur Kosovën që u gjakos nga nacionalfashizmi serb, ndërsa nuk pyet se kush e mban dhe ku gjendet krimineli Mladiç, i cili para syve të ndërkombëtarëve urdhëroi masakrimin e mbi 7 mijë personave në Srebenicë, me kriterin e vetëm që të jenë meshkuj.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, me mbështetjen edhe të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur, kërkon dhe pret nga faktori ndërkombëtar dhe nga individë që përfaqësojnë institucionet ndërkombëtare që të bëhet trysni në Beogradin zyrtar që të tregojë se ku gjenden trupat e të masakruarve në Kosovë. Madje t’i kushtëzohet Serbisë çdo hapje për integrim me hapjen e arkivave ushtarake dhe policore, dhe të nxjerrë para organeve të drejtësisë përgjegjësit e krimeve dhe ata të dënohen në vendin ku kanë kryer krimet, që do të ishte një satisfaksion për ata që pësuan dhe pasardhësit e tyre.

Atë që se bëjmë ne shqiptarët e bëjnë serbët!




FDBK

Përderisa ne shqiptarët, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk ngritëm padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, tani një gjë të tillë e bëjnë serbët kundër ne shqiptarëve, edhe përmes lobit të tyre shumë të fuqishëm në Zvicër, fillimisht përmes librit të ish Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Zonjës Karla Del Ponte, dhe tani edhe përmes Raportit të Zotit Dik Marti në Këshillin e Evropës.

Publikisht kemi deklaruar se, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) ka arritur që të fusë në dorë një hartë origjinale të një varreze masive me shqiptarë të vrarë gjatë luftës së Kosovës dhe se në këtë varrezë, vendndodhjen e së cilës edhe e kemi zbuluar, janë të varrosur mbi 150 shqiptarë të Kosovës.

Gjithashtu kemi deklaruar se FDBK e ka mundësinë që, përmes atyre djemve e vashave shqiptare të ish Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH) të ish FBKSH-së, të cilët na e kanë dhënë këtë hartë origjinale, të sigurojë edhe 9 (nëntë) harta të tjera origjinale. Përmes kësaj deklarate publike, të publikuar në korrik 2010, kemi pritur edhe përkrahjen financiare të Qeverisë së Prishtinës dhe pse jo edhe të Qeverisë së Tiranës, si dhe edhe të biznesmenëve shqiptarë, gjë kjo që jo vetëm që nuk ndodhi por përkundrazi…

Konsiderojmë se, edhe tani nuk jemi vonë që ta realizojmë këtë projekt kombëtar dhe botë demokratike t’i tregojmë se kush ka qenë xhelati dhe kush ka qenë viktima, si dhe të kërkojmë që të mos barazohet xhelati me viktimën.

Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) konsideron që, përderisa kundër Zotit Hashim Thaçi dhe grupit të tij shumë shpejt do të fillojnë hetimet nga ndërkombëtarët, jo vetëm që nuk duhet të jetë Kryeministër i Republikës së Kosovës, por do të duhet që ai dhe të tjerët si ai, që akuzohen, të mos jenë as deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në situatat e krijuara në Republikën e Kosovës, FDBK gjithashtu konsideron që, në Republikën e Kosovës duhet të krijohet vetëm një Qeveri Teknike, e cila do të duhej të përgatisë gjithë infrastrukturën ligjore për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, zgjedhje këto që do të duhej të mbaheshin më së voni gjatë nëntorit të vitit të ardhshëm. /KI/


Download 2,08 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   26




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish