Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Filologjisë


Analistët: Raporti i z. Marti nuk do të ndikojë në bisedime



Download 2,08 Mb.
bet10/26
Sana24.06.2017
Hajmi2,08 Mb.
#14798
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   26

Analistët: Raporti i z. Marti nuk do të ndikojë në bisedime


Analisti Shkelzen Maliqi dhe drejtori i KIPRED Krenar Gashi pohuan se raporti i z. Marti nuk do të ndikojë në bisedime pasi ai është spekulativ, ndërsa analisti serb Nenad Radosavleviç, u shpreh skeptik nëse bisedimet e paralajmëruara do të mund të sjellin diçka të mirë për serbët e Kosovës. Këto komente ata i bënë, të premten, në një debat publik me titullin ”Deri në cilën masë do të ndikojë raporti i Dik Martit në dialogun e ardhshëm të Beogradit dhe Prishtinës”, në Qendrën Mediale në  Çagllavic.

Analisti Maliqi, tha se krejt kjo është propagandë serbe që ka për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së.

Ndërsa, Krenar Gashi drejtor i KIPRED, tha se raporti i Dik Martit nuk e dëmton pozicionin e Kosovës në bisedat me Beogradin, pasi ato janë përmbledhje akuzash që po dëgjohen tash e dhjetë vite. Megjithatë, Gashi tha se raporti e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, sidomos te miqtë e Kosovës në BE.

Në anën tjetër, analisti serb Nenad Radosavleviç, u shpreh skeptik nëse bisedimet e paralajmëruara do të mund të sjellin diçka të mirë për serbët e Kosovës. Ish këshilltari i PSSP-së, kritikoi deklarimet e zv-amabsadorit amerikan në Kosovë, Majk Marfi se raporti i Martit nuk do të ndikojë në raportet Kosovë-SHBA.

“Nuk pajtohem me pohimet e Majkell Marfit se ky raport nuk i dëmton marëdhëniet Kosovë SHBA. Dik Marti nuk është njeri i thjeshtë, ai megjithatë është raportues special i KE-së”, ka thënë Radosavleviç.

Ndërkaq, Zhivojin Rakoçeviq, gazetar dhe analist politik u shpreh i dëshpëruar pse analistët shqiptarë dhe mediat po e mbrojnë, apriori, Kryeministrin Thaçi nga akuzat. /KI/


Hoxha demanton Thaçin, nuk e ftuam Dick Martyn



Ylli Hoxha

Ylli Hoxha, drejtor ekzekutiv i Klubit për Politikë të Jashtme, ka thënë se është e paqëndrueshme deklarata e kryeministrit në largim, HashimThaçi, se Dick Marty është i ftuar nga ky klub për ta prezantuar raportin e tij në Kosovë.

“Absolutisht është e pavërtetë. Ne jemi të befasuar me këtë deklaratë të kryeministrit, e cila nuk qëndron” ka thënë Hoxha. “Klubi nuk i ka bërë ndonjë ftesë Martyt që të vijë në Kosovë”.


Prokuroria e shtetit për rastin Dick Marty


 



Gjykata e Qarkut

Prokuroria e Shtetit ka kompetencë dhe detyrë kushtetuese dhe ligjore ndjekjen e kryesve të veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare. Në kuadër të saj është themeluar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,  kompetente për të ndjekur edhe kryesit e veprave penale të krimeve të luftës. Kjo prokurori udhëhiqet nga një prokuror i Eulex-it, ndërsa përbëhet nga prokuror vendës dhe prokuror ndërkombëtar, kryesisht nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokurorët e kësaj prokurorie janë të përzgjedhur nga vendet me sistemet më të mira dhe më kredibile prokuroriale dhe të dyshohet në paanshmërinë, kapacitet dhe profesionalizmin e tyre për të zgjidhur edhe rastet e krimeve të luftës, duke përfshirë edhe rastin lidhur me pohimet në Raportin e Dik Martit është në radhë të parë fyerje për prokuroritë e atyre shteteve.

Prokuroria e Shtetit shpreh kundërshtimin kundër krijimit të opinionit publik për të prezumuar fajësinë e kujtdoqoftë dhe vlerëson se ky është ndikim në organet e drejtësisë dhe shkelje e të drejtave të njeriut. Mund dhe duhet të prezumohet vetëm pafajësia.

Tribunali Hagës, i themeluar për të gjykuar krimet e luftës në ish Jugosllavi, në praktikën e deritashme, ka liruar persona të akuzuar për këto krime dhe asnjë prokuror dhe as ish prokurorët që kanë vepruar pranë këtij tribunali nuk kanë të drejtë që mossukseset e tyre për t’i dëshmuar akuzat e ngritura,  t`ia atribuojnë vendimeve të gjykatave. Aq më parë ata nuk kanë të drejtë të prejudikojnë se sistemet gjyqësore vendëse nuk kanë gatishmëri, kompetencë, profesionalizëm dhe se nuk janë të paanshme për të gjykuar krimet e luftës. Pohimet e këtilla të ish Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës janë në kundërshtim me çdo etikë prokuroriale.

Prokuroria e Shtetit përkujton se, prokurorët e Tribunalit të Hagës në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, me ekspertët e tribunalit dhe me ata shqiptarë, kanë zhvilluar një hetim që ka rezultuar me mosgjetjen e provave për pohimet lidhur me trafikimin me organe njerëzore, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Prokuroria e Shtetit, gjithashtu përkujton se vetëm prokuroritë, si organe kompetente të një shteti apo ato të themeluara për të vepruar pran tribunaleve apo gjykatave janë kompetente për të akuzuar një person për kryerjen e një shkeljeje penale dhe se këtë kompetencë nuk e ka askush tjetër. Hetimet e raportuesve të parlamenteve, Prokuroria e Shtetit i vlerëson si informata që duhet dërguar organeve kompetente për ndjekje penale.

Prokuroria e Shtetit kërkon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që të gjitha materialet e siguruara nga deputeti i saj Dik Marti t`ia dërgojë në kompetencë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria e Shtetit siguron Asamblenë se pohimet nga Raporti i raportuesit të saj, do të vlerësohen si informata shumë serioze, të mbledhura nga një parlamentar i saj dhe se do të bashkëpunoj ngushtë me të gjithë faktorët relevant për hetimin e drejtë dhe të paanshëm të informatave dhe të të gjitha pohimeve të prezantuara në raport. /KI/



Hashim Thaqi: Do ta padis Dik Martit.

BE, e hapur të hetojë Thaçin





Hashim Thaqi

BE është shprehur e hapur të hetojë akuzat e Dik Marti ndaj Hashim Thaçit, duke votuar në mënyrë unanime draftrezolutën mbi raportin që vë në qendër të akuzave kryeministrin kosovar.

Diskutimet mbi raportin u mbajtën në Paris dhe u zhvilluan me dyer të mbyllura.

Zëdhënësja e BE-së tha se blloku është në dijeni të raportit që akuzon kryeministrin kosovar për trafik organesh.

Sipas Kocijancic, nëse Marti ka akuza konkrete duhet t’i dorëzojë në autoritetet përkatëse.

Raporti pretendon se të burgosur serbë janë vrarë nga UÇK dhe heqja e organeve është bërë në një zonë pranë Fushë Krujës. TCH.KI



Thaçi përgatit padi ndaj Martyt për shpifje



Hashim Thaqi

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi është duke planifikuar ta padis të dërguarin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili në raportin e tij ka shkruar se të burgosur civilë janë vrarë pasi u janë marrë veshkat e tyre nga ish-UÇK-së.

Lajmin për përgatitjen e padisë e ka konfirmuar për agjencinë e Associated Press një zyrtar i lartë i Kosovës, të enjten, duke dashur të mbetet të mos identifikohet për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Sipas këtij zyrtari, Thaçi ka kontaktuar avokatët për të ndjekur me padi për shpifje Martyn.

Raporti i Marty tronditi Kosovën sipas të cilit të paraburgosurve civilë të UÇK-së u janë shitur organet e tyre në tregun e zi dhe dokumenti sugjeron se Thaçi ishte dikur “boss”-i një i krimit dhe qëndronte pas tregtisë së frikshme.

Thaçi ishte kreu politik i UÇK-së e cila luftoi në vitet 1998-1999 për pavarësi nga Serbia. Partia e tij fitoi zgjedhjet në Kosovë, të parat që nga koha kur vendi shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Thaçi deri më tash nuk është paraqitur në publik, për ta komentuar raportin.

Hetuesi i BE-së pretendon se organet u hoqën të zënëve rob në Shqipërinë e veriut. Por, misioni i BE-së në Kosovë, EULEX bëri thirrje të mërkurën që të dilet me prova konkrete për këtë rast. (Telegrafi)


Download 2,08 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   26




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish