Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Filologjisë


HRW kërkon të hetohen akuzat e Dik Martit



Download 2,08 Mb.
bet16/26
Sana24.06.2017
Hajmi2,08 Mb.
#14798
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   26

HRW kërkon të hetohen akuzat e Dik Martit


Organizata Humans Right Watch u bëri thirrje SHBA-ve dhe BE-së të kërkojnë hetime të hollësishme dhe të paanshme në Kosovë dhe në Shqipëri lidhur me akuzat për krime të kryera nga ish pjesëtarët e UÇK-së.

Hetimet në Shqipëri duhet t’i zhvillojnë organet e drejtësisë, ndërsa në Kosovë misioni i Bashkimit Evropian, thotë HRW.

Njoftimi i organizatës për të drejtat e njeriut pasoi pretendimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti, i cili ka ngritur akuza për rrjete kriminale në periudhën e pas luftës në Kosovë.


Dobësitë e raportit mbi trafikimin e organeve




Në librin e vet, të botuar me 2008, Karla del Ponte evokonte ekzistimin e një « shtëpie të verdhë », e cila gjendej në afërsi të Burelit, në pjesën qëndrore të vendit, e zbuluar nga një ekip i gazetarëve hulumtues. Sipas tyre, në këtë shtëpi paskëshin qenë praktikuar tortura dhe heqja e organeve. Me 2008, këto akuza kanë pas nxitur pokështu pyetje. Përse prokuroja e Tribunalit penal ndërkombëtar , e ngarkuar që të ndjek krimet e luftës,  nuk i ka vërë në pah këto fakte të supozuara ? Jacques Rupnick,  specialist i Ballkanit  në CERI, prerazi thot se, është fjala këtu për një zhurmë mediale : « Si të shpjegohet ndryshe fakti se prokuroja e rangut të saj bën akuza të tilla pa ofruar asnjë provë, përderisa pikërisht ajo duhej të ishte në gjendje t’i argumentoj ato ? »

« Madje edhe zëdhënsja e saj e dikurshme, Florence Hartmann, e kishte akuzuar se po bën akuza « pa ofrruar as një grimë prove ». I pyetur lidhur me këtë çështje, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Bernard Kouchner, i dërguari special i OKB-së, nuk e kishte fshehur skepticizmin e vet karshi tezës për njëfarë « shtëpie të verdhë ».

(…) Mirëpo, raporti i Dick Martyt, ndonëse i autorizuar që të orvatet të nxjerr prova,  është pikërisht pa prova. Këtë madje nuk e fsheh vet deputeti zviceran : ai është mbështetur kryesisht mbi dëshmitë dhe raportet e shërbimeve sekrete perëndimore. Në mungesë të mjeteve , ai nuk ka patur mundësi të vizitojë gjashtë vendet të cilat ai i ka identifikuar si burgje të UÇK-së në Shqipëri. Për shkaqe të sigurisë, ai nuk jap emrin e asnjë dëshmitari, disa prej të cilëve nuk kanë qenë të intervistuar nga ai por nga” përfaqësuese të shërbimeve policore të vendeve të ndryshme, nga hulumtues dhe universitarë e gazetarë hulumtues të një reputacioni dhe të një besueshmërie të pranuar”.

“Ka dëshmitarë të këtyre ngjarjeve që kanë qenë të eliminuar, të tjerë të frikësuar nga vet fakti  pse i kanë pyetur lidhur me këto ngjarje”, arsyetohet ai. Rrjetet shqiptare të krimit të organizuar duket se është më vështirë të infiltrohen se sa Mafia italiane”. Një lajtmotiv që përsëritet rregullisht . Kështu UÇK-ja është përshkruar kështu si një organizatë kriminale që përdorë “një imazh të bukur (…) të një armate guerile” për t’i  maskuar aktivitetet e veta ilegale.”

(…) Me 2004, një mision i Gjyqit penal Ndërkombëtar të Hagës si dhe të UNMIKUT, i  dërguar për të hetuar lidhur me këtë “shtëpi të verdhë”, kishte gjetur inxheksione, disa gjurmë të gjakut dhe epruveta të zbrazëta, por këto nuk kishin mjaftuar për të sajuar prova.

(…) Sipas senatorit zviceran, gjithsesi, vrasjet me plumb në kokë – e menjëherë pastaj është bërë nxjerrja e organeve – nuk janë bërë në “shtëpinë e verdhë ». Ky vend ishte shumë larg nga aeroporti i Tiranës, kryeqytet i Shqipërisë, për të lejuar dërgimin e shpejt të organeve kah klinikat private perëndimore. Dick Marty pohon se heqja e organeve është bërë në Fushë Krujë, një qytet shumë më afër Tiranës dhe i pajisur me një klinikë.



Përveç akuzave, është kalendari i publikimt të këtij raporti që zgjon dyshimin. Paraqitja e akuzave të tilla kundër Hashim Thaçit, të nesërmen e fitores në zgjedhjet legjislative e çuditë Jacques Rupnick-un : “Me një raport të tillë, bëhet një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në lojën politike të Kosovës, duke e delegjitimuar atë që ka dalë i pari dhe që tani duhet të organizojë negociata për koalicionin. »

Profesori Rupnik mendon pokështu se me këto akuza është goditur edhe dialogu midis Kosovës dhe Sërbisë, ngase s’mund të merret me mend një politikan serb i cili do të paranonte të hap me bisedimet me një lider të cilin  Këshilli i Evropës do ta cilësonte si « kriminel ».


Marty të hetojë krimet serbe




Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane me seli në Maqedoni reagon ashpër ndaj raportit të Dick Marty.

Sipas tyre, propozim raporti për Kosovën i përgatitur nga raportuesi i Këshillit të Evropës, deputeti zviceran, Dick Marty është skandaloz, i njëanshëm dhe i pabazë.

“Ky raport dëmton rëndë marrëdhëniet dhe raportet mes vendeve të Ballkanit duke rrezikuar kështu paqen dhe stabilitetin në këtë rajon”, thuhet në reagimin e OBRIE.

Kjo organizatë sugjeron Martyn që të hetoj krimet serbe, afër 300 mijë të vrarë e masakruar në Bosnjë Hercegovinë, afër 15 mijë të vrarë mizorisht në Kosovë, 800 mijë të dëbuar dhe terrorizuar dhunshëm nga trojet e tyre, shtëpi të djegura etj.

OBRIE, gjithashtu sugjeron Martyn të hetoj varret masive të shkaktuara nga Serbia, gjatë luftërave të përgjakshme të viteve të 90-ta, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe vende tjera të rajonit.

“Është turp për Evropën dhe institucionet e saj të heshtë për krimet monstruoze serbe, ndërsa të akuzoj viktimat e luftës, njerëzit të cilët luftuat për lirinë e popullit të vetë. Raportet si ky i Marty rrezikojnë të humbin kredibilitetin e institucioneve më relevante të Evropës, si dhe të shkelin parimet e lirisë, drejtësisë dhe demokracisë”, thuhet në reagim.

Sipas OBRIE, shqiptarët aktualisht, në kushte normale e kanë të vështirë të kryejnë operacione të tilla për transplantim organesh, e lërë më në vitet e 90-ta, në gjendje lufte e të jashtëzakonshme.


Download 2,08 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   12   13   14   15   16   17   18   19   ...   26




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish