Tema: aspekte të menaxhimit të afarizmit bankar – tregu I kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të QËndrueshme ekonomike në kosovë



Download 1,86 Mb.
bet10/32
Sana10.02.2017
Hajmi1,86 Mb.
#2245
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   32

3.4 Kategoritë e risqeve

Ndërmarrja e risqeve është një veçori e pandashme e bankave, por risqet e tepërta dhe jo të menaxhuara mirë mund të çojnë deri te humbjet dhe të rrezikojnë sigurinë e depozitave të bankës. Për shkak të rolit themelor që bankat luajnë në kreditimin e ekonomisë dhe besimit që


79
Analiza e Literatures


ju jepet nga depozitarët, janë ndër kompanitë më të rregulluara të cilat licencohen, rregullohen dhe mbikëqyren përgjatë gjithë ekzistencës së tyre nga autoritetet përkatëse rregullative.



3.4.1 Risku kreditor

Roli kryesor i një politike efektive të menaxhimit të riskut të kredisë duhet të jetë për të maksimizuar normën e kthimit të rregulluar nga risku, duke e ruajtur nga ekspozimi i riskut të kredisë brenda kufijve të pranueshëm. Për më tepër, bankat kanë nevojë për të menaxhuar riskun e kredisë në të gjithë portfolion kreditore, si dhe riskun në transaksionet e kredive individuale (Poudel, 2012).


Një bankë ekziston jo vetëm që të pranojë depozita, por edhe që të lehtësojë dhënien e kredisë, pra në mënyrë të pashmangshme ekspozohet ndaj riskut të kredisë. Risku i kredisë është risku më i rëndësishëm i hasur nga bankat dhe suksesi i biznesit të tyre varet nga matjet e sakta dhe menaxhimi efikas i këtij risku është në një masë më të madhe se çdo risk tjetër (Gieseche, 2004). Sipas Cen dhe Pan (2012), risku i kredisë është shkalla e luhatjeve në instrumente të borxhit dhe instrumente derivative, për shkak të ndryshimeve në cilësinë e kredisë së huamarrësit dhe palëve. Cyle (2000) përcakton riskun e kredisë si humbje nga refuzimi apo pamundësia e pagesës së borxhit, të detyruar në mënyrë të plotë dhe në kohë, si i cituar në (Funso, Kolade, Ojo, 2012).
Sipas Komitetit të Bazelit, menaxhimi i riskut kreditor është parandalimi i bankave nga përkrahja e huamarrjes së lartë të një grupi të huamarrësve, kufizimi i kredive për një debitor dhe kufizimi i kredive të mëdha. Rregullatorët e shumtë vendosin kufirin e kreditimit total për palët në fjalë, në mënyrë tipike përcaktohet totali i huadhënies që të mos tejkalojnë përqindjen e caktuar të nivelit të parë të kapitalit ose të totalit të kapitalit kualifikues (banka ka rekomanduar një maksimum prej 25për qind të Kapitalit të Klasit të 1) (Niculina).

80
Analiza e Literatures


Vendosja e limiteve në procesin e kredidhënies, sipas Allamani, Abazi, përbën një fazë vendimtare për të minimizuar problemet e kredisë. Vendosja e një limiti sa më të përshtatshëm kërkon nga banka që të marrë në konsideratë: eksperiencën nga historiku i humbjeve, mjaftueshmërinë e kapitalit, nivelin e kërkuar të kthimit dhe objektivat e diversifikimit. Këto limite mund të vendosen individualisht ose të kombinuara dhe mund të aplikohen në bazë të: karakteristikave të huave individuale, huamarrësve të vetëm ose grupeve të lidhura huamarrësish, përbërjes së portfolios si një e tërë, zonave gjeografike, industrive të veçanta ose sektorëve ekonomikë dhe produkteve të specifikuara.


Pavarësisht elasticitetit të përgjithshëm të treguar në industritë bankare të gjashtë vendeve të EJL-së, megjithatë, kriza ka pasur një ndikim të rëndësishëm. Të gjitha industritë bankare kanë vuajtur nga përkeqësimi i treguesve financiarë, veçanërisht me rentabilitet të ulët dhe me një shpejtësi në rritje të kredive joperformuese, ndërkohë që raportet e mjaftueshmërisë së kapitalit qëndruan në mënyrë adekuate (Cocozza, Colabella dhe Spadafora, 2011). Këto zhvillime çuan në një frenim të madh të rritjes së kredisë, të shoqëruara nga faktorë mospëlqyes me risk të lartë, duke i shtrënguar standardet e huas, si dhe shkaktuan pasiguri mbi perspektivën ekonomike. Për më tepër, nga presioni i reduktimit të financimit të jashtëm dhe nën presion për të forcuar bazën e tyre të depozitave vendore, bankat rritën normën e interesit për depozita, një veprim që reduktoi disi hapësirën për të ulur normat e interesit për kredi (NBS, 2009, p.44; IMF, p.14, si i cituar në, Cocozza, Colabella dhe Spadafora, 2011).
Implikimet makroekonomike dhe mikroekonomike të rritjes së shpejtë të kredisë janë të ndërlidhura. Nga njëra anë, në një situatë të përkeqësimit të vazhdueshëm makroekonomik (inflacioni dhe/ose pabarazitë e jashtme), stabiliteti financiar ka të ngjarë të përkeqësohet. Për shembull, zhbalancimet makroekonomike ndikojnë në stabilitetin financiar. Kapaciteti i shlyerjes së huas mund të përkeqësohet me ngadalësimin e aktivitetit ekonomik dhe lëvizjet e normës së interesit dhe kurset e këmbimit që lidhen me paqëndrueshmëri makroekonomike. Në anën tjetër, shqetësimet rreth shëndetit të sektorit financiar mund të çojnë në destabilizimin makroekonomik, ku tregjet reagojnë me shqetësime të tilla, duke rregulluar

81
Analiza e Literatures


portfoliot e investimeve, duke përfshirë mbajtjet e monedhave (Hilbets, Otker-Robe, Pazarbasiogly, Jonsen, 2005).


Kreditë e këqija janë shkaktare të pamundësisë ose mosinteresimit të klientit për pagesë, kështu që banka duhet të ndërmarrë veprime që ndryshojnë varësisht nga gjendja e huamarrësit. Në qoftëse huamarrësi është në vështirësi të përmbushjes së detyrimeve, menaxhmenti i kredisë i analizon pasqyrat financiare për të shqyrtuar dhe korrigjuar jobalancimin ose pabarazitë dhe kjo mund të kërkojë nga huamarrësi të paraqesë një parashikim të bilancit për të përcaktuar madhësinë e flukseve të mjeteve monetare dhe aftësinë për të shlyer kredinë (IJCRB, 2011).
Sipas autorit, bankat në këtë rast mund të përdorin dy zgjidhje. E para është zgjidhja e problemit dhe në këtë rast ekzistojnë shumë alternativa. Nëse menaxhmenti, në bazë të analizave, vërteton se gjendja e klientit është e përkohshme, atëherë menaxhmenti do të shqyrtojë mundësitë për ndërrimin e kushteve të kredisë, dhënies së këshillave financiare për huamarrësin, ofrimin e ndihmës për menaxhimin e firmës etj. Ndërsa, zgjidhja e dytë ka të bëjë me likuidimin, me ç’rast banka përdor të gjitha mjetet ligjore për ta detyruar huamarrësin që ta kryejë pagesën e shumës së kredisë së mbetur.
Ivičid, Kunovac, Ljubal (2008) hulumtuan ndikimin e variablave të ndryshme makroekonomike dhe variablave specifike-bankare për riskun e paaftësisë paguese në shtatë vendet e EQL-së nga 1996-2006. Rezultatet e regresionit sugjerojnë se stabiliteti bankar në vendet e EQL-së është mesatarisht i lidhur negativisht me rritjen e kreditimit. Ky rezultat thekson problemin e zgjerimit të shpejtë të kredive lidhur me një numër të risqeve mikro (lirimin e politikave të kreditimit dhe nënvlerësimin e risqeve) dhe risqeve makro (ndërtimin e pabarazive të brendshme dhe të jashtme). Ngritja e provizioneve për humbjet nga kreditë ka ndikim negativ në stabilitetin e bankave, kryesisht përmes treguesve më të ulët të përfitueshmërisë. Ky konstatim mund të nënkuptojë që krijimi i provizioneve për humbjet nga kreditë në bankat e EQL-së gjatë periudhës ishte vërejtur më shumë si një reflektim i kualitetit të kredive sesa një

82
Analiza e Literatures


parandalues i menaxhimit të riskut. Autorët, gjithashtu, dokumentojnë se stabiliteti i çmimeve kontribuon për të ulur riskun e paaftësisë paguese. Në mostrën e autorëve, ky rezultat është i shtyrë kryesisht nga lidhje të konsiderueshme negative ndërmjet stabilitetit bankar dhe inflacionit në vitet e mëparshme, që janë karakterizuar nga norma të larta te inflacionit.


Joseph, Edson, Manuere, Multibvu, Cliford, Michael (2012) në hulumtimin e tyre, tregojnë se kreditë joperformuese janë shkaktuar nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Në kontestin e CBZ Bank Limited, faktorët e brendshëm janë: një politikë kreditore e varfër, analiza e dobët e kreditimit, monitorimi i dobët i kredive, menaxhimi joadekuat i riskut të kredisë dhe fakti se kreditë e brendshme kanë një ndikim të kufizuar drejt kredive joperformuese. Gjetjet e hulumtimit kanë treguar se faktorët e jashtëm, domethënë fatkeqësitë natyrore, politikat qeveritare dhe integriteti i huamarrësit, janë faktorët kryesorë që kanë shkaktuar huamarrje joperformuese në CBZ Bank Limited. Autorët, në hulumtimin e tyre për huat joperformuese në Zimbabve, treguan se ekziston një prirje rritëse në kreditë joperformuese prej miratimit të multimonedhave në vitin 2009.
Sipas autorit, për vendet e EJL-së, si faktorët e brendshëm dhe ata të jashtëm janë të rëndësishëm për menaxhimin e riskut kreditor, mirëpo e rëndësishme është edhe analiza e stres-testeve, me qëllim të planifikimit më të mirë të nevojave për kapital për kreditë joperformuese. Gjithashtu, me një rëndësi mjaft të madhe tek huadhënësit është edhe analiza e rrjedhës së parasë (cash flow) te ndërmarrjet, si dhe kërkesa e kolateralit.
Boissay, Calvo-Gonzales, Koźluk (2005) ofruan një studim të tillë empirik të rritjes së kredisë në rajonin e EQ-së dhe EJL-së. Kontributi i tyre kryesor është për të sugjeruar një metodologji për vlerësimin e rritjes së kredisë në rajon, ndërsa kontabiliteti për të zënë hapin në të ardhurat që lidhen me procesin e tranzicionit nëpër të cilin është duke kaluar rajoni. Një rezultat i rëndësishëm nga ky punim është se një numër i vendeve në rajon kanë përjetuar rritje të
“tepruar” të kredisë në kuptimin që observimi i rritjes së kredive është më i lartë sesa ajo që autorët kishin pritur, dhënë në evoluimin e variablave makroekonomike. Në veçanti, vendet me

83
Analiza e Literatures


regjimet e kursit të këmbimit fiks duket se kanë përjetuar rritje të kredisë edhe përtej asaj që do të pritej në bazë të modelit të autorëve. Megjithatë, testet mbi të dhënat e zbërthyera të kredisë sipas valutave sugjerojnë se rritja “e tepruar” e kreditimit nuk është e kufizuar për kreditim në valutë të huaj, por është gjithashtu një tipar i kreditimit në monedhën vendase.


Jimenez dhe Saurina (2005) në studimin e tyre përfshinë tre ushtrime të ndryshme empirike: marrëdhëniet midis rritjes së kredisë dhe huas problematike në një bankë, kontrollin për variabla makro dhe variablat e veçanta të bankës. Së dyti, autorët janë fokusuar në probabilitetin e mospagimit të kredive individuale. Së fundmi janë analizuar kërkesat për kolateral, në varësi të pozicionit të ciklit të kreditimit të secilës bankë. Autorët kanë gjetur një lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet fazës së ciklit të kreditimit dhe cilësisë së standardit të kredive të dhëna. Gjatë bumit të kreditimit, huamarrësit e rrezikuar marrin fonde dhe kërkesat për kolateral ulen ndjeshëm. Standardet e ulëta të kredive dhe një vonesë e konsiderueshme në mes të vendimeve bëhet në portfolion e huave dhe pamja përfundimtare e humbjeve të kredisë drejton tek risku i kreditimit, duke u rritur ndjeshëm gjatë kohëve të mira. Prandaj, risku i kredive rritet në periudhat e bumit, edhe pse ajo vetëm shfaqet si humbje nga huat gjatë kohëve të këqija. Sipas autorëve, për humbjet e kredive të kaluara, bankat duhet të marrin masa gjatë kohërave të mira për riskun në rritje që është duke hyrë në portfoliot e tyre dhe se vetëm do të shfaqet si e tillë me vonesë. Sipas tyre, në kohë të këqija, bankat mund të përdorin rezervat e grumbulluara gjatë periudhave të bumit, në mënyrë që të mbulojnë humbjet e kredive që shfaqen, por që kanë hyrë në portfolion e kaluar. Kështu, zhvillohet një provizion kundërciklik, që është një përgjigje e drejtpërdrejtë për gjetjen e fuqishme empirike të riskut të kredisë në rritje në kohë të mira. Korniza e kontabilitetit zakonisht nuk lejon për provizionin kundërciklik, që është për mbulimin e sotëm të riskut të kredisë së heshtur në portfoliot bankare. Prandaj, duke pasur parasysh interesin e mbikëqyrësve të kujdesshëm në mbulimin e risqeve, mund të jetë e mundur për ta transferuar provizionin kundërciklik të kaluar në nevojat

84
Analiza e Literatures


e kapitalit të bazuar në një provë të stresit, të përfshirë në shtyllën e 2-të të Bazel II, korniza e re e kapitalit rregullator për bankat.6


Aver (2008) në modelin e krijuar është bazuar në të dhëna të ndryshme të faktorëve makroekonomikë të riskut të kredisë, të mbledhura në baza mujore, si dhe të dhëna mujore për riskun e portfolios bankare në sistemin bankar slloven, për periudhën 1995-2002. Rezultatet e analizës të riskut të kredisë kanë treguar se faktorët specifikë makroekonomikë kanë ndikim të rëndësishëm në sferën e rritjes së riskut të portfolios së kredive në industrinë bankare sllovene. Mirëpo, lëvizjet e favorshme të ambientit makroekonomik, si rritja e konsumit para zbatimit të TVSH-së, rezultatet e mira të biznesit në sektorin real dhe rritja e ekonomive të tregut të partnerëve më të rëndësishëm, ka ndikuar në rritjen e cilësisë së portfolios së kredive. Rritja e riskut të kredisë është shumë e ndikuar nga rritja e normave të interesit afatshkurtër dhe afatgjatë të bankave dhe rënies së numrit të të punësuarve. Sipas autorit, risku i kredisë në banka tregon reagime pozitive dhe tregon se bankat kanë kohë të shpejtë të reagimit në raste të situatës së tregut të pafavorshëm.
Panzaru (2011) në studimin e tij, thekson faktin se bankat nga vendet e përparuara preferojnë modele të brendshme të përparuara, pavarësisht nga madhësia e tyre, sidomos pasi kjo nxit alternativë për modelimin e riskut të kredisë, duke qenë praktikë e zakonshme në mesin e bankave të forta. Nga ana tjetër, bankat e vendeve në zhvillim preferojnë metoda të standardizuara. Nëse ne e konsiderojmë përfshirjen masive të bankave me kapital të huaj në këto tregje, si dhe preferencat e tyre për modelet e brendshme, zbatimi i plotë i marrëveshjes së Bazel II mund të përshpejtohet nga presioni i tyre.
Musyoki, Kadubo (2012) në studimin e tyre, si objektivë të përgjithshme kishin analizën e ndikimit të menaxhimit të riskut kreditor në performancën financiare të bankave në Keni, ndërsa objektivë specifike kishin vlerësimin e ndikimit në normën e dështimit, koston e borxhit të keq dhe koston për asetet e huave në performancën e bankave gjatë viteve 2000-2006.
6 Për referencë në lidhje me literaturën për rritjen e kredive joperformuese në EQL, shih Laidroo, Kiss, Nagy, Vonnák (2006), Hilbers, Robe, Pazarbasiogly, Johnesen, (2005)

85
Analiza e Literatures


Rezultatet treguan se menaxhimi i riskut kreditor në përgjithësi ka një kontribut të rëndësishëm (35.6për qind) në performancën e bankave. Gjithashtu, norma e dështimit është një indikator i rëndësishëm dhe ka kontribut të rëndësishëm (54për qind) në performancën e bankave, e ndjekur nga kostoja e borxhit të keq (9.3për qind) dhe, në fund, ndikim më të vogël ka kostoja për asetet e huave (3.7për qind).


Funso, Kolade, Ojo (2012) në studimin e tyre lidhur me ndikimin e riskut kreditor në performancën bankare, argumentuan se bankat në Nigeri duhet të ngritin kapacitetet në analizën e kredive dhe administrimin e huave dhe autoritetet rregullative duhet t’i kushtojnë më shumë kujdes provizioneve (rezervave për humbjet nga kreditë) në banka si dhe politikave më bashkëkohore.
Poudel (2012) në hulumtimin e tij, tregoi se menaxhimi i riskut të kredisë është një parashikues i rëndësishëm i performancës financiare të bankës. Në studim janë përfshirë tridhjetë e një banka dhe ai mbuloi periudhën 2001-2011. Rezultatet e studimit treguan gjithashtu se norma e parazgjedhur si një nga indikatorët e menaxhimit të riskut është një parashikues i madh i performancës së bankës në masën 56për qind dhe pasohet nga mjaftueshmëria e kapitalit në 25për qind. Sipas autorit, menaxhimi i riskut të kredisë është vendimtar për ecurinë e bankës dhe kontribuon deri në 22.6për qind në performancën bankare. Ndër treguesit e menaxhimit të riskut, menaxhimi i normës së mospagesës së kredisë është parashikues i vetëm më i rëndësishëm i performancës së bankës, ndërsa kostoja për asetet e kredisë nuk është përcaktuese e rëndësishme e performancës bankare.
Bankat, sipas (Sinaj, Reci) duhet të jenë të mbështetura me manuale dhe politika të plota të dhënies dhe menaxhimit të kredive, për të siguruar që procesi i kredidhënies është vendosur mbi baza shkencore, dhe duhen përdoren modele të testuara dhe të bëhet gjithmonë rivlerësimi i modeleve, në mënyrë që të vijnë gjithmonë duke u përmirësuar.

86
Analiza e Literatures




3.4.2 Risku i likuiditetit

Autorët japin një përkufizim mbi likuiditetin e bankës (“brenda likuiditetit”), si detyrimet e saj monetare mbi kërkesën, në formën e depozitave në llogaritë rrjedhëse, si dhe linjat e kreditit. Ky përkufizim i likuiditetit të çon në atë të riskut të likuiditetit të një banke, të identifikuar si në rastet kur bankat mund të kenë vështirësi që menjëherë të përmbushin detyrimet e tyre ekonomike monetare, që janë si rrjedhojë nga menaxhimi i pagesave që janë bërë duke përdorur paratë e bankës (Baldan, Zen, Rebonato, 2012).


Thelbi i strategjisë së detyrimeve të administrimit të likuiditetit qëndron në faktin se bankat mund të zgjidhin problemin e likuiditetit duke angazhuar burime shtesë në tregun financiar dhe kreditë për likuiditet nga Banka Qendrore, për të mbuluar të gjitha kërkesat e parashikuara për likuiditet. Kjo strategji ofron përparësitë e mëposhtme: banka mund të vendosë të marrë hua vetëm kur ajo ka nevojë për fonde, krijon mundësinë që vëllimi dhe përbërja e aktiveve të portfolios të mbetet e pandryshuar. Në të njëjtën kohë, menaxhimi i detyrimeve ka vetë bazën e saj të kontrollit – norma e interesit për fondet e huazuara. Megjithatë, likuiditeti i huazuar është mënyra më e rrezikshme për zgjidhjen e problemeve të likuiditetit, për shkak të luhatjeve të normave të interesit në tregun e parasë dhe ndryshimeve të shpejta në disponueshmërinë e fondeve. Banka merr fonde dhe i transformon ato në forma të ndryshme të aseteve. Përveç kësaj, ajo transformon depozitat afatshkurtra në kredi afatgjata, pra në asete më pak likuide. Procesi i transformimit do të thotë risk i mospagimit të kredisë ndaj bankës, i shkaktuar nga formimi i zbrazëtirës ndërmjet depozitave afatshkurtër dhe kredive afatgjatë (Kolar, Živkov, Momčilovid, 2011).
Një grup i hulumtuesve kanë studiuar menaxhimin e likuiditetit, duke u fokusuar në anën e detyrimeve të bilancit të gjendjes, duke analizuar llogaritë e depozitave pa afat dhe sasinë e linjave të hapura të kredive që bankat kanë pasur. Këto dy detyrime janë faktorët kryesorë të riskut të një banke lidhur me likuiditetin. Llogaritë e depozitave pa afat ju japin bankave një bazë të madhe të parave dhe kjo është një formë e likuiditetit. Linjat e hapura të kredive

87
Analiza e Literatures


përbëjnë një risk për likuiditetin që është jashtë bilancit; kompanitë me linjat e kredive të përcaktuara mund të marrin hua nga bankat kur ata kanë nevojë, dhe kështu ulin likuiditetin e bankës. Bankat përpiqen të kontrollojnë ekspozimin e riskut të likuiditetit, duke balancuar hyrjet dhe daljet e mjeteve dhe disa madje mbajnë edhe rezerva të likuiditetit për qëllime strategjike (Vassen, Ness, 2010).


Gatev, Schuermann, Strahan (2006) në studimin e tyre, prezantuan një analizë empirike sistematike të riskut të likuiditetit që rrjedh në të dyja anët e bilancit të bankës. Ata studiuan se marrja e depozitave dhe angazhimi i huas bashkëveprojnë. Ata gjetën që risku i likuiditetit në anën e aseteve dhe të detyrimeve është më tepër kompensim sesa përforcim, që do të thotë se kombinimi i depozitave dhe angazhimet e huas sigurojnë mbrojtje të riskut të likuiditetit për bankën. Transaksionet e depozitave reduktojnë ekspozimin e riskut të likuiditetit, që rrjedh nga kreditë bankare. Bankat me nivele të larta të transaksioneve të depozitave nuk përballen me risk të lartë, edhe në qoftëse ato ekspozohen në anën e aseteve me angazhim huaje të patërhequr.
Dinger (2007) ka hulumtuar ndikimin e pronësisë së bankës së huaj në mbajtjen bankare të aseteve likuide dhe mbi riskun e mungesës të likuiditetit në industrinë bankare vendase, duke përdorur të dhëna nga dhjetë vende të EQL-së. Autori argumenton se bankat me pronësi të huaj qasen më lehtë në burimet më të larmishme të likuiditetit sesa bankat vendore, për shkak se ato janë më të afta për të sinjalizuar aftësinë e tyre paguese të huadhënësve ndërbankarë të vendosur jashtë vendit. Autori gjen dëshmi që bankat me pronësi të huaja priren në mënyrë të konsiderueshme të mbajnë më pak asete likuide sesa bankat e vendit. Në një hap të dytë, autori hulumton ndikimin e depërtimit të bankave të huaja mbi riskun total të likuiditetit. Është zhvilluar një analizë e nivelit makro, e përqendruar vetëm në likuiditetin si një aspekt stabiliteti në industrinë bankare, ku autori ka dokumentuar një efekt stabilizues të depërtimit të bankave të huaja.

88
Analiza e Literatures


Ekziston një literaturë e cila përmbledh problemet në qasjen e praktikave të bankave gjatë analizës së likuiditetit. Një nga publikimet përcakton procesin e stres-testit të likuiditetit të Deutche Bank dhe përshkruan disa anketime të praktikave të gjera të sektorit bankar. Në një punim nga Cornett et al. (2011 cituar në Baldan, Zen, Rebonato, 2012) trajtohet si shqetësues fakti se si bankat menaxhonin likuiditetin e tyre gjatë krizës financiare që ndodhi në 2007/09, duke rregulluar apo përshtatur paratë që kishin në pronësi të tyre, si dhe pasuritë e tjera likuide, si dhe se si këto përpjekje që të përballojnë këtë stuhi kanë pasur një efekt në disponueshmërinë e kredive. Në veçanti, duke shqyrtuar një mostër nga bankat komerciale të Amerikës së Veriut, ata treguan se risku i ekspozimit të likuiditetit nuk është vetëm negativisht i lidhur me rritjen e krizës për kredi, por ai është gjithashtu pozitivisht i lidhur me rritjen e aktiveve likuide, duke mbështetur interpretimin se përpjekjet për të ndërtuar bilancin e likuiditetit kanë zhvendosur fondet për të mbështetur kredidhëniet e reja. Gjithashtu, ata tregojnë se tregu i likuiditetit i aseteve të bankës ka ndikuar negativisht në akumulimin e aseteve të tyre likuide, si dhe ka ndikuar pozitivisht në rritjen e tyre kreditore. Përfundimisht, Diamantopoulos (2009, si i cituar në Kazi, Leonard, (2011) i raporton të gjeturat se me likuiditet të kufizuar dhe një rënie në flukset hyrëse të kapitalit ekziston një recesion.


Studimi i Bordeleau dhe Graham (2010) paraqet dëshmi empirike në lidhje me marrëdhënien midis zotërimeve të aseteve likuide dhe përfitimit të një tabele të bankave kanadeze dhe amerikane gjatë periudhës së 1997-2009. Sipas autorëve, rezultatet sugjerojnë se një marrëdhënie jolineare ekziston kur rentabiliteti është përmirësuar për bankat që mbajnë disa asete likuide. Megjithatë, ka një pikë përtej së cilës mbajtja e mëtejshme e aseteve likuide ul rentabilitetin e bankave. Konceptualisht ky rezultat është në përputhje me idenë se tregjet e financimit e shpërblejnë bankën, në një farë mase, për mbajtjen e aseteve likuide, duke zvogëluar riskun e likuiditetit. Megjithatë, ky përfitim eventualisht mund të peshojë më shumë nga kostoja oportune e mbajtjes së aseteve likuide në bilancin e gjendjes. Rezultatet preliminare në këtë studim, gjithashtu, sugjerojnë se bankat kanadeze, në mënyrë që të
89
Analiza e Literatures

zgjedhin fitimin, mund të kenë nevojë për të mbajtur asete më pak likuide gjatë periudhës së vlerësimit sesa bankat amerikane.


Një studim i kryer nga McKinsey & Company (2010) për industrinë bankare evropiane përfundon në konkluzione të njëjta si Resti (2011, cituar në Baldan, Zen, Rebonato, 2012), duke vlerësuar ndikimin e proporcioneve të reja, në kuptimin e rritjes së aktiveve likuide, në rreth 2 miliardë euro në lidhje me Raportin e Mbulimit të Likuiditetit (LCR), ndërkohë që vlerëson një rritje në financimet afatgjata (me një maturim përtej një viti) midis 3.5 dhe 5.0 miliardë euro për Raportin e Fondeve të Qëndrueshme Neto (NSFR). Duke iu referuar përfitimit të bankave, studimi i McKinsey jep një vlerësim të “kthimit në kapital” (ROE), që konsideron efektet e futjes së dy treguesve të likuiditetit: kjo do të thotë një redukim deri në 4.3për qind në krahasim me mesataren e para krizës prej 15për qind. Autorët theksojnë që të gjitha këto shpenzime do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në fitime më të ulëta, kështu që është e vështirë të imagjinohet një kthim në nivele të jashtëzakonshme të profitabilitetit të industrisë bankare që është parë në të kaluarën, i ndihmuar nga një treg që kishte gjendjen e inovacioneve financiare ekstreme.
Vossen, Ness (2010) në hulumtimin e tyre lidhur me menaxhimin e likuiditetit të bankave, argumentuan se bankat kanë tendencë për të siguruar likuiditet në mënyrë kundërciklike: shumë kur ekonomia është duke vepruar mirë dhe shumë pak kur ekonomia merr një kthesë për keq. Kjo tenton të përkeqësojë problemin për të dyja, bankat dhe ekonominë. Kjo ka çuar në krijimin e rregullave dhe politikave të brendshme, që të përpiqen të frenojnë kriza të tilla. Megjithatë, siç dëshmohet nga kriza e tanishme, këta hapa duket se kanë dështuar të kryejnë detyrën e tyre të sigurimit të ekuilibrit midis bankave dhe ekonomisë. Bankat tani duhet të kthehen në politika më konservatore, me qëllim të përmirësimit të të çarave në sistemet e tyre, duke përfshirë përmirësimin e sistemeve të informacionit dhe modeleve më të sakta me supozime më realiste. Gjithashtu, rregullatorët duhet të gjejnë një mënyrë për të parandaluar trendet kundërciklike të bankave dhe për të siguruar që veprimet e bëra nga bankat, edhe pse

90
Analiza e Literatures


me qëllim për të siguruar likuiditetin e tyre, në fakt nuk i bëjnë gjërat dhe më keq për të gjitha palët.


Studimi i Shen, Chen, Kao, Yi Yeh (2009) heton shkaqet e riskut të likuiditetit dhe marrëdhëniet ndërmjet riskut të likuiditetit të bankës dhe të performancës për 12 ekonomitë e zhvilluara gjatë periudhës 1994-2006, përmes efekteve fikse të regresionit. Autorët kanë gjetur se risku i likuiditetit është përcaktues endogjen i performancës bankare. Shkaqet e riskut të likuiditetit përfshijnë komponentët e aseteve likuide dhe varësinë në financimin e jashtëm, faktorët mbikëqyrës dhe rregullues dhe faktorët makroekonomikë. Gjithashtu, është gjetur se risku i likuiditetit mund të ulë rentabilitetin bankar (ROAA dhe ROAE). Sipas këtyre rezultateve, risku i likuiditetit rrit marzhat e interesit neto të bankës (NIM). Autorët i klasifikojnë vendet si sistem financiar i bazuar në tregun financiar dhe sistem financiar i bazuar në banka. Rezultatet empirike treguan se variablat specifike bankare kanë të njëjtin efekt në rrezikshmërinë e likuiditetit të bankës në dy sistemet financiare. Lidhur me mbikëqyrjen dhe rregullimin, ajo siguron pushtet më të madh zyrtar dhe aktivitetet e larta kufizuese do të zvogëlojnë riskun e likuiditetit në sistemin financiar të bazuar në banka. Megjithatë, ata kanë gjetur se fuqizimi i madh rregullator i monitorimit të bankave private do të rrisë riskun e likuiditetit të bankës në sistemin financiar të bazuar në tregun financiar. Lidhur me mjedisin makroekonomik, rezultatet treguan se bankat bëjnë bum ekonomik në sistemin financiar të bazuar në tregun financiar, duke zvogëluar rezervat zbutëse të likuiditetit, por mjedisi makroekonomik nuk ka efekt mbi riskun e likuiditetit bankar në sistemin financiar të bazuar në banka. Risku i likuiditetit është i lidhur negativisht me performancën e bankës në sistemin financiar të bazuar në tregun financiar. Megjithatë, ai nuk ka efekt mbi ecurinë e bankës në sistemin financiar të bazuar në banka.
Singh (2013) në hulumtim e tij për menaxhimine aseteve dhe detyrimeve në Indi, sugjeron shtrirje më të madhe për bankat, për të përmirësuar rentabilitetin, duke monitoruar dhe reduktuar likuiditetin afatshkurtër.

91
Analiza e Literatures


Tabari, Ahmadi, Emami (2010) në studimin e tyre, ekzaminuan efektet e riskut të likuiditetit në performancë, në 15 banka në Iran gjatë viteve 2003-2010, duke përdorur të dhënat e regresionit. Sipas autorëve, madhësia e bankës, kapitali i bankës, GDP-ja dhe inflacioni shkaktojnë rritje në profitabilitetin e bankave, ndërsa risku kreditor dhe risku i likuiditetit do të shkaktojnë ulje në profitabilitetin e bankave.


Një prej problemeve kryesore me të cilin bankat ballafaqohen gjatë krizave financiare janë kërkesat e shumëfishta të parave, që shkaktojnë kriza në likuiditet. Në nivelin individual bankar, indikatorët e likuiditetit janë mjeti më i rëndësishëm i kontrollit, që mund të ndihmojë në parashikimin dhe vlerësimin e vullnetit të bankës nga goditjet e likuiditetit. Indikatorët e likuiditetit kanë për qëllim matjen adekuate të punës kapitale në bankë, p.sh. tejkalimi i aseteve aktuale në lidhje me detyrimet, vlerësimet e obligimeve në kohën e duhur dhe kryerja e operacionit pa pasur detyrime financiare. Standardet e Bankës Qendrore sugjerojnë përdorimin e pesë indikatorëve themelorë për definimin e nivelit potencial të likuiditetit të bankës: (1) indikatorët e brendshëm bankar, (2) kapaciteti i kredisë bankare, (3) sigurimi bankar, (4) përkeqësimi i fondeve bankare, (5) pozita aktuale e bankës (Zidulina, 2010).

Download 1,86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   6   7   8   9   10   11   12   13   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish