Tema: aspekte të menaxhimit të afarizmit bankar – tregu I kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të QËndrueshme ekonomike në kosovë


Zhvillimi i ambientit për biznes bankar



Download 1,86 Mb.
bet6/32
Sana10.02.2017
Hajmi1,86 Mb.
#2245
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   32

1.4. Zhvillimi i ambientit për biznes bankar

1.4.1 Profili makroekonomik

Në tranzicionin e saj si një prej shteteve të fundit në Evropë, Kosova kaloi nëpër sfida të shumta ekonomike, që kanë të bëjnë me rindërtimin, ringjalljen, ndërtimin e institucioneve dhe krijimin e infrastrukturës themelore për ekonominë e tregut. Kosova është një ekonomi e vogël dhe e hapur ndaj tregut të jashtëm. Lokacioni gjeografik, investimet e vazhdueshme në infrastrukturë, mosha e re e popullsisë dhe pasuritë e saj natyrore përfaqësojnë karakteristikat themelore të ekonomisë së Kosovës. Të gjitha këto janë të rëndësishme për joshjen e investimeve të huaja direkte, që në rastin e Kosovës kanë rëndësi kruciale. Gjithashtu, një rëndësi të veçantë kanë edhe investimet e huaja në industrinë bankare.


Sipas RSF (2014), investimet në Kosovë në vitin 2014 pritet të shënojnë rënie reale për 10.0për qind, krahasuar me vitin paraprak. Në përgjithësi, përkeqësimi i investimeve vlerësohet të jetë pasojë e rënies së konsiderueshme të investimeve publike, të shkaktuara nga vonesat në konsolidimin e institucioneve në vend, përderisa investimet private pritet të shënojnë rritje. Rritja e investimeve private pritet të gjenerohet nga rritja e konsiderueshme e kredive investuese, të cilat neutralizuan deri në një masë efektin e rënies së IHD-ve gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu, rënia e investimeve është duke u shkaktuar edhe nga kriza momentale në Eurozonë, për shkak të borxheve publike, krizë që ka ndikuar në një numër të madh të bankave në Unionin Evropian. Përveç kësaj, duhet të ekzistojë edhe një përmirësim i përgjithshëm i ambientit

27
Sektori bankar në Kosovë


biznesor për bizneset në Kosovë, ku nga ana e tyre konsiderohen si jo të favorshme. Kjo mund të jetë edhe një pengesë për mosinteresim të hyrjes së investitorëve të rinj në Kosovë.


Tabela 1.6: Renditja e lehtësirave të të bërit biznes në Kosovë nga 189 ekonomi krahasuese

Tema

BB. Renditja

BB.Renditja 2015 Ndryshimet në renditje




2016







Fillimi i një biznesi

47

40

-7

Ballafaqimi me lejendertimet

136

137

1

Burimet energjetike

124

118

-6

Regjistrimi i pronës

32

31

-1

Kredimarrjet

28

24

-4

Mbrojtja e Inverstitorëve pakicë

57

54

-3

Pagesa e taksave

67

64

-3

Tregti të jashtme

71

70

-1

Zbatimi i kontratave

48

46

-2

Zgjidhjet për falimentimet

163

163

Nuk ka ndryshim

Burimi: World Bank, (2015)


Siç shihet nga tabela e mësipërme, një nga pengesat kryesore të të bërit biznes në vend është zgjidhja për falimentimet, që për bankat ky indikator paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme për huamarrësit të cilët nuk janë në gjendje të kryejnë obligimet financiare ndaj bankës.
Sipas RSF (2014), sektori fiskal në Kosovë deri në qershor 2015 u karakterizua me rënie të lehtë të të hyrave dhe rritje të shpenzimeve. Të hyrat e përgjithshme buxhetore shënuan rënie prej 0.3për qind dhe arritën vlerën prej rreth 603.0 milionë euro. Në anën tjetër, vlera e

28
Sektori bankar në Kosovë


përgjithshme e shpenzimeve buxhetore arriti në rreth 625.0 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 2.1për qind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi deficit primar prej 22.0 milionë euro apo 0.8për qind të GDP-së krahasuar me 0.3për qind të GDP-së sa ishte në vitin paraprak. Edhe borxhi publik deri në qershor të 2014 arriti në rreth 10.2për qind të GDP-së, që është për 1.1 pikë përqind më i lartë sesa fundi i vitit 2013.


Sipas (RSF,2014) rikuperimi ekonomik që e karakterizoi Ballkanin Perëndimor (BP) gjatë vitit 2013 rezulton të ketë qenë i brishtë, meqenëse performanca e aktivitetit ekonomik në fillim të vitit 2014 në këto vende rezulton të jetë përkeqësuar. Rritja ekonomike për vendet e BP në vitin 2014 është vlerësuar të jetë 1.8për qind, që paraqet një rritje më të ulët krahasuar me parashikimin fillestar.
Sipas (RSF, 2014), në kuadër të vendeve të rajonit, ekonomia e Maqedonisë ishte një përjashtim, duke u karakterizuar me përforcim të ritmit të rritjes ekonomike me 3.4për qind në fillim të vitit 2014. Aktiviteti ekonomik gjatë vitit 2014 u dobësua veçanërisht në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, me rënie ekonomike prej 0.5për qind respektivisht rritje të dobët prej 0.7për qind në vitin 2014. Gjithashtu, sipas vlerësimeve të BQK-së, norma reale e rritjes ekonomike tregon performancë pozitive në Kosovë dhe pritet të jetë 3.0për qind. Rritja ekonomike gjatë vitit 2014 vlerësohet të jetë kryesisht rezultat i rritjes së konsumit, përderisa investimet dhe neto eksportet pritet të ndikojnë negativisht. Komponenti kryesor në kuadër të GDP-së mbetet konsumi, me pjesëmarrje prej 105.2për qind. Konsumi privat gjatë kësaj periudhe pritet të shënojë rritje reale prej 6.4për qind, ndërsa konsumi publik pritet të rritet me normë prej 5.0për qind. Rritja e konsumit privat kryesisht i atribuohet rritjes së remitencave dhe kredive konsumuese gjatë fillimit të vitit 2014, përderisa rritja e konsumit publik i atribuohet kryesisht rritjes së shpenzimeve rrjedhëse të qeverisë.

29
Sektori bankar në Kosovë




Tabela 1.7: Norma e rritjes së GDP-së reale në vendet e Ballkanit Perëndimor

Burimi: FMN (WEO), ASK dhe BQK (2014), cituar në RSF (2014)


Kërkesa përgjithësisht e dobët në rajon, përcjellë nga shkalla e ulët e inflacionit në nivel global si pasojë e rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare (veçanërisht të ushqimit), ka ndikuar që ambienti ekonomik në vendet e BP të karakterizohet me norma të ulëta të inflacionit (figura 1.8) Sipas projeksioneve të FMN-së, si dhe trendit që përcollën çmimet në tetë muajt e parë të vitit 2014, Mali i Zi pritet të karakterizohet me deflacion prej 0.6për qind. Inflacioni në Kosovë është duke u karakterizuar me normë dukshëm më të ulët në vitin 2014 me 0.3për qind, kundrejt inflacionit prej 2.7për qind në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Me shkallë të ulët të inflacionit pritet të karakterizohen edhe vendet e tjera, përfshirë edhe Serbinë, e cila vazhdon ta ketë normën më të lartë të inflacionit në rajon.
Figura 1.8: Norma mesatare vjetore e inflacionit në EJL


Burimi: FMN (2014), cituar në RSF (2014)

30
Sektori bankar në Kosovë

Sfidë e veçantë për vendet e BP mbetet edhe shkalla e lartë e deficitit të llogarisë rrjedhëse që vazhdon ta karakterizojë sektorin e jashtëm të këtyre vendeve (figura 1.9). Në Kosovë sektori i jashtëm u karakterizua me përkeqësim të pozicionit tregtar në fillim të vitit 2014. Kategoria e transfereve rrjedhëse vazhdon të ndikojë në zvogëlimin e deficitit të komponentit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale të bilancit të pagesave në vend. Në terma realë, neto eksporti pritet të thellojë deficitin për 2.2për qind në vitin 2014, duke kontribuar negativisht në rritjen ekonomike. Përkundër pritjeve se eksporti i mallrave dhe shërbimeve do të rritet me rreth 9.6për qind, efekti i tyre neutralizohet nga pritjet për rritje të importit të mallrave dhe shërbimeve me 4.9për qind. Remitencat, si një ndër komponentët kryesorë të llogarisë rrjedhëse, shënuan rritje prej 6.9për qind në fillim të vitit 2014 dhe arritën vlerën prej 291.3 milionë euro. Pozicioni i llogarisë financiare gjithashtu u karakterizua me përkeqësim në gjysmën e parë të vitit 2014, përcaktuar kryesisht nga rënia e IHD-ve në Kosovë, bilanci i të cilave u zvogëlua në 37.5 milionë euro (141.0 milionë euro në gjashtëmujorin e vitit 2013). Pothuajse të gjitha vendet e BP pritet ta thellojnë deficitin e llogarisë rrjedhëse, me përjashtim të Serbisë, e cila pritet të ketë një përmirësim të lehtë. Ky thellim i deficitit të llogarisë rrjedhëse është kryesisht rezultat i rritjes më të ngadalësuar të eksporteve dhe përshpejtimit të rritjes së importeve. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve në BP pritet të shënojë rritje prej mesatarisht 5.0për qind (8për qind ishte rritja në vitin 2013), ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve nga rritja prej mesatarisht 0.2për qind në vitin e kaluar pritet të arrijë në 7.0për qind në vitin 2014.


Figura 1.9: Deficiti i llogarisë rrjedhëse në EJL, në përqindje të GDP-së

Burimi: FMN (2014), cituar në RSF (2014)

31
Sektori bankar në Kosovë


1.5 Qëllimet dhe objektivat e punimit

Ekziston një literaturë gjithnjë në rritje lidhur me mënyrat e menaxhimit bankar. Kontributet e njohurive teorike dhe praktike për industrinë bankare dhe kreditore janë të një rëndësie të veçantë për funksionimin e duhur të industrisë bashkëkohore bankare, e sidomos në vendet e EJL-së.


Organizimi dhe udhëheqja efektive e bankave pa dyshim se luan një rol kyç në aktivitetin ekonomik, por edhe në mirëqenien sociale. Bankat si institucione specifike, aktivitetin afarist duhet ta zhvillojnë duke u bazuar në parimet afariste, siç janë parimi i likuiditetit, parimi i sigurimit (siguron dhënien e kredive te huamarrësit), dhe parimi i rentabilitetit. Pra, bankat, duke respektuar parimet e ekonomisë së lirë të tregut, arrijnë të bëjnë një menaxhim funksional dhe stabilitet të industrisë bankare dhe, në të njëjtën kohë, plotësimin e nevojave të ekonomisë me sasi të mjaftueshme të parasë dhe të kredisë, duke shfrytëzuar politikat operative dhe strategjike të përshtatshme të menaxhimit.
Në kohën kur po manifestohen gjithnjë e më tepër vlerat e larta kualitative dhe kur konkurrenca po vjen duke u ashpërsuar gjithnjë e më tepër, në njërën anë (Luboteni, 2008), dhe njëkohësisht duke u rritur rëndësia e tyre për ekonominë e çdo vendi, në anën tjetër, menaxhimi bankar po merr një rëndësi të jashtëzakonshme. Duke marrë parasysh se industria bankare paraqet një ndër faktorët kyçë në stimulimin e zhvillimit ekonomik, qëllimi kryesor i këtij punimi është analiza e disa aspekteve të menaxhimit në industrinë bankare, duke u fokusuar te roli dhe rëndësia e kredive në ekonomi dhe krahasimi me vende të tjera të rajonit.
Një numër i konsiderueshëm i hulumtuesve dhe ekonomistëve, pas krizës financiare të vitit 2007, janë të shqetësuar sa i përket llojeve të risqeve me të cilat ballafaqohet industria bankare, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Hulumtimet e deritanishme të industrisë bankare në vendet e EJL-së lidhur me marrjen përsipër të riskut dhe strategjitë të cilat i përdorin për menaxhimin e riskut janë të pakta. Gjithashtu, nuk dihet se cilat lloje të modeleve i përdorin për menaxhimin e riskut të tyre. Sigurisht që pjesë e këtij punimi do të jetë

32
Sektori bankar në Kosovë


edhe analiza e menaxhimit të risqeve të ndryshme. Fokusi në këtë punim do të jetë te politikat rregullatore të aplikuara dhe politikat e brendshme lidhur me menaxhimin e risqeve e jo në modelimin ekonometrik të tyre.


Sigurisht që kontributi i autorit në këtë punim do të jetë vlerësimi i të gjithë treguesve, të cilët përfshihen në studim në nivel banke, për të analizuar rëndësinë e aktiviteteve dhe praktikave të menaxhimit në këndvështrimin mikroekonomik. Mendoj se kjo do të mundësojë që të gjenden ngjashmëritë dhe ndryshimet brenda bankave në vend. Sigurisht se do të bëhen krahasime edhe me vende të tjera të rajonit. Gjatë analizës, nëse vërehen ndryshime, atëherë do të jetë e rëndësishme për të kuptuar efikasitetin e politikave afariste të bankave. Ky punim do të realizohet duke marrë si bazë një literaturë të gjerë shkencore, e cila analizohet në kapitujt në vazhdim, si dhe të dhëna të tjera, të cilat janë siguruar nga autori.
Qëllimi i këtij studimi është i dyfisht. Së pari sillen evidenca mbi efektin e kredive agregate në zhvillimin e ekonomisë kosovare, fokusuar në peridhën kohore 2006-2013 ku kontributi kryesor do të jetë matja e nivelit të zhvillimit të ndërmjetësimit financiar në ekonominë kosovare me anë të regresionit OLS i cili haset gjerësisht në literaturën empirike të viteve të fundit. Gjithashtu, sipas autorëve, trendi i zhvillimit financiar i matur nga norma e kredisë në GDP është në rritje me kalimin e kohës si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe ato në zhvillim.
Kontributi tjetër është analiza e kredive për ndërmarrjet dhe kredive për ekonomi familjare, për të vlerësuar nëse huazimi bankar për ndërmarrjet dhe huazimi bankar në ekonomitë familjare kanë ndikim të pavarur në rritjen ekonomike. Gjithashtu, dekompozimi i përgjithshëm i huazimit bankar në komponentët e saj mund të ndihmoj të kuptojmë përse efektet e zhvillimit financiar në rritje, ndryshojnë në vende me nivel të ndryshëm të zhvillimit ekonomik dhe siguron njohuritë në kanalet përgjatë të cilave sistemi financiar zhvillon ekonominë më shpejt (Beck, Büyükkarabacak, Rioja Valev, 2012). Në këtë mënyrë me anë të këtij vlerësimi jepet edhe një lloj kontributi në literaturë rreth ndikimit të kredive në zhvillimin ekonomik për një vend në zhvillim si Kosova.

33
Sektori bankar në Kosovë


Ky hulumtim do të ketë kontribut në literaturë, pikërisht për shkak se ajo nuk ka një qëndrim unik lidhur me rolin e bankave për rritjen ekonomike. Në përgjithësi, studime të shumta teorike dhe empirike deri tani e theksojnë një marrëdhënie pozitive midis thellimit financiar dhe rritjes ekonomike. Ekzistojnë edhe disa hulumtime empirike të cilat e kundërshtojnë lidhjen financë-rritje, mirëpo këto prova janë të pakëta në krahasim me ato që e mbështesin këtë propozim. Publikimet e fundit gjithashtu, kanë testuar për jolinearitetin-heterogjenitetin e vendeve midis marrëdhënies financiare dhe rritjes. Pra nuk ka konsensus ndër hulumtuesit rreth asaj se cilat vende do të përfitojnë më shumë nga thellimi financiar në terma të rritjes ekonomike, megjithatë ka shumë evidencë që drejtimi i shkakësisë midis zhvillimit financiar dhe rritjes ekonomike rrjedh në mënyra të ndryshme për vende të ndryshme. Nuk ka konsensus nëse ndërmjetësimi financiar është më shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike në afat të shkurtër apo afat të gjatë, edhe pse ka më shumë evidencë në afat të gjatë (Bađun, 2009).


Literatura e siguruar ka sugjeruar mënyrat e menaxhimit të riskut bankar dhe ndikimin e industrisë bankare dhe rolin e kredisë në stabilitetin makroekonomik, që janë studiuar në vende të ndryshme, duke analizuar këtë problem nga këndvështrime të ndryshme, dhe autori e pa të nevojshme të bëhen përshtatjet sa i përket analizës së industrisë bankare në Kosovë.
Pyetjet kryesore, të cilave autori do të përpiqet t’u japë një përgjigje dhe që do të përbëjnë dhe bazat për hipotezat kryesore të punimit të disertacionit, janë:


  • A është duke e rritur rolin e vet si ndërmjetësues financiar industria bankare në Kosovë?




  • Cilat janë përfitimet aktuale në nivel makro nga zhvillimi i deritanishëm i industrisë bankare, si dhe cilat janë pritshmëritë për të ardhmen afatmesme?




  • A është e volitshme struktura dhe afati i maturimit të kredive në vend dhe në cilin sektor dhënia e kredive është në nivel më të lartë, e në cilin sektor në nivel më të ulët?




  • Cilët janë ata indikatorë që e bëjnë industrinë bankare më të sigurt dhe stabile, krahasuar me vendet e rajonit?




  • Pse performanca e industrisë bankare në Kosovë është e një niveli më të lart, dhe a reflektohet kjo performancë në ekonominë e vendit?

34
Sektori bankar në Kosovë




  • Çfarë teknikash janë përdorur për kufirin dhe menaxhimin e llojeve të ndryshme të risqeve?




  • A janë marrë masat e nevojshme nga ana e bankave komerciale për zvogëlimin e risqeve në afarizmin bankar?




  • Cili është niveli i riskut kreditor për dallim prej risqeve të tjera në rajonin e EJL-së?




  • Cili është roli i legjislacionit në rregullimin dhe mbikëqyrjen e industrisë bankare për të arritur një stabilitet financiar dhe ekonomik?




  • Pse normat e interesit në kredi janë më të lartat në rajon?

35

KAPITULLI 2


____________
SISTEMI BANKAR NË VENDET NË TRANZICION
2.1 Historiku i zhvillimit të industrisë bankare në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore

Tregjet e EQL-së janë të afërta me Evropën Perëndimore në të dy terma, gjeografike dhe kulturore. Për këtë arsye, institucionet financiare nga Evropa Perëndimore kanë perceptuar afërsinë e EQL-së, si një faktor prapa kostove më të ulëta të transaksioneve (në mënyrë të ngjashme është rasti i bankave nga Evropa Veriore, me praninë e tyre në shtetet baltike). Kjo është në përputhje me teorinë e IHD-ve në sektorin e prodhimit. Për më tepër, sipas BQE-së (2005), shumë banka të huaja të pranishme në EQL dhe shtetet baltike e konsiderojnë këtë rajon strategjikisht të rëndësishëm, të jetë hapi i tyre i parë në drejtim të zgjerimit të mëtejmë drejt Lindjes (në Ukrainë, Rusi etj.). Si një reformë e industrive bankare, këto vende shfuqizuan ish-sistemin monobankë dhe themeluan të ashtuquajturin sistem bankar me dy nivele, i cili është tipik për ekonomitë e tregut (Banincova, 2012).


Megjithëse, vendet e EJL-së janë heterogjene në aspektin e trashëgimisë së tyre dhe konfliktet politike që ato përjetuan, procesi i tranzicionit i industrisë së tyre bankare tregon të përbashkëtat. Ngjarjet politike, zbatimi i vonuar i reformave të mëdha ekonomike, rregullimit të pamjaftueshëm bankar dhe i mbikëqyrjes dhe akumulimi i kredive të mëdha me probleme nga ndërmarrjet shtetërore që kontribuan në krizën financiare e përjetuan që të gjitha vendet e EJL-së në fund të 1990. Privatizimi dhe rikapitalizimi i bankave u përshpejtua pas krizës bankare. Kjo u zhvillua me një pjesëmarrje të konsiderueshme të bankave të huaja dhe mbështetjen nga BERZH-i dhe FMN-ja. Rreth vitit 2000, shumica e vendeve përfunduan privatizimin e bankave të

36
Sistemi bankar në vendet në tranzicion


tyre, dhe disa prej tyre kanë nisur negociatat e pranimit në BE. Sipas marrëveshjeve të pranimit, qeveritë respektive bënë angazhime për të lidhur sektorin e tyre financiar për normat rregullatore dhe mbikëqyrëse me atë të BE-së dhe për të hapur industrinë bankare për investitorët e huaj. Këto masa përmirësuan ndjeshëm klimën e investimeve dhe inkurajuan bankat e huaja që të marrin pjesë në mënyrë aktive në privatizimin e bankave shtetërore. Industritë e bankave që dolën në vendet e EJL-së janë kryesisht me pronësi të huaj, bankave shtetërore si dhe pjesëmarrja e bankave me pronësi private vendore është shumë e vogël (Fang, Hasan, Marton,2011).


Pavarësisht dallimeve mes vendeve të EJL-së, madhësia e përgjithshme e industrisë bankare (matur nga totali i aktiveve ose kreditë për sektorin privat) është e vogël në krahasim me industritë bankare të BE-së. Si pasojë, një shkallë e ndërmjetësimit financiar mbetet dukshëm më e vogël se në vendet e BE-së, edhe pse rajoni është i shpejtë në zhvillim. Faza më e ulët e zhvillimit të industrisë bankare i ka rrënjët në historinë e politikës dhe ekonomisë para tranzicionit. Që nga fillimi i tranzicionit në fillim të viteve 1990, industria bankare në të gjitha ekonomitë në tranzicion ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme. Megjithatë, pozita e fillimit në vendet individuale në grupin e gjashtë vendeve të EJL-së ishte mjaft e larmishme. Në anën tjetër, industria bankare në ish-republikat jugosllave (Kroaci, IRJ e Maqedoni dhe Serbi-Mali i Zi) u përdor për të qenë një sistem bankar me dy nivele, me bankat universale që veprojnë në republikat individuale. Për më tepër, bankat nuk kanë qenë në pronësi të shtetit (që nga viti 1950), më tepër ato ishin në pronësi kolektive sipas parimeve të vetëmenaxhimit jugosllav (Bonin 2004). Paraqitja e kompanive të brendshme të bankave në fund të viteve 1970 ka kontribuar më tej në një strukturë bankare më të larmishme. Bankat e huaja depërtuan në këto tregje në mënyrë të drejtpërdrejtë me krijimin e operacioneve në bujqësi ose duke marrë pjesë në privatizimin e bankave shtetërore vendore (e cituar në Košak, Čok, 2008).1
1 Për literaturën në lidhje me sektorin bankar në EQL, shiko Bonin, Hasan dhe Wachtel (2013), Hagen dhe Dinger (2005)

37
Sistemi bankar në vendet në tranzicion


Para hyrjes së bankave me pronësi të huaj, ka pasur një mungesë të inovacionit në sistemin financiar, kryesisht për shkak të tregjeve të ulëta e të pazhvilluara financiare, politike, ekonomike, dhe riskut kreditor, normave të larta të varfërisë, segmenteve të pazhvilluara të operacioneve të këmbimit të aksioneve, luhatjeve të monedhës, nivelit të lartë të inflacionit dhe treguesve të tjerë makroekonomikë (d.m.th. të deficitit tregtar, një nivel i lartë i borxhit publik, një fluks relativisht i vogël i investimeve të huaja direkte etj.) (Bajraktarovid, Paunovid, Ječmenica,2013).


Gjatë vitit 2000, ekonomitë e EQL-së shkuan me rregullime të mëtejshme, në mënyrë që të përfundojnë procesin e tyre të tranzicionit. Pas krizës së monedhës në pranverën e vitit 1998, u vërejt një ndryshim në politikën monetare të miratuar, e cila është dokumentuar në një rënie drastike të normave të interesit në afat të shkurtër dhe afat të gjatë. Kjo rënie u bë e dukshme në veçanti në periudhën para se ekonomitë e EQL-së t’i bashkohen BE-së në maj 2004. Edhe pse nivelet e normave të interesit në ekonomitë e EQL-së nuk kanë rënë në nivele shumë të ulëta në krahasim me normat e interesit në SHBA, Eurozonë dhe vendet e tjera të zhvilluara (Kouretas, Tsoumas, 2013)
Depërtimi i bankave të huaja mund të ketë implikime pozitive dhe negative për stabilitetin e kredive bankare në vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion. Ana pozitive është mirëkapitalizimi i bankave të huaja me portfoliot e aseteve të diversifikuara ndërkombëtarisht. Gjithashtu, mund të jenë në gjendje dhe të gatshme për të mbajtur kreditimin e firmave vendase gjatë kushteve ekonomike të pafavorshme në vendin pritës, në krahasim me bankat e vendit që ndoshta mund të ulin furnizimin e tyre të kredive. Përveç kësaj, degët e bankave të huaja, në kohë krize, mund të veprojnë si një “strehë e sigurt”, duke reduktuar kështu rrjedhën e fondeve të brendshme jashtë vendit. Nga ana tjetër, gjithashtu mund të thuhet se bankat e huaja munden poashtu të jenë më pak të prirura për të vazhduar furnizimin e tyre të kredive në vendin pritës, veçanërisht kur mjedisi ekonomik në vendin e tyre përkeqësohet (de Haas,van Lelyveld, 2004).
38
Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Autorët kanë gjetur dëshmi të kufizuara se hyrja e bankave të huaja në EQL, rrit ndjeshëm shpenzimet e një banke në afat të shkurtër. Rezultatet përgjithësisht sugjerojnë se hyrja e bankave të huaja rrit konkurrencën në treg në afat të shkurtër. Gjithashtu, është analizuar roli i zhvillimit të industrisë bankare. Rezultatet e vlerësimit tregojnë që në tregje bankare më të zhvilluara, hyrja e bankave të huaja është më pak e lidhur me zvogëlimin e të ardhurave dhe provizionet për humbjen e kredive, sesa në tregjet bankare më pak të zhvilluara. Në tregjet më të zhvilluara, shpenzimet e larta të bankave kanë më pak të ngjarë të rriten. Rezultatet e hulumtimit tregojnë që hyrja e bankave të huaja ndikon negativisht në të ardhura të realizuara nga norma e interesit nga asetet, të hyrat nga jointeresi dhe profitabiliteti (Liuhto, Sõrg, Uiboupin, 2006).


Diferenca midis normës së interesit të huadhënies dhe normës së interesit të depozitave në vendet e EQL-së dhe shtetet baltike ishte më e lartë sesa ajo në vendet evropiane perëndimore dhe veriore. Kjo ishte për shkak të një efikasiteti më të ulët dhe një risku më të lartë të depozitave në vendet e EQL-së dhe shtetet baltike, në krahasim me Evropën Perëndimore. Kur krahasojmë ecurinë e bankës, është e qartë se të ardhurat neto të interesit në vendet e EQL-së ishin më të larta se ato në Evropën Perëndimore, mirëpo edhe shpenzimet operative ishin më të larta në EQL. Prandaj, faktorët më të rëndësishëm të vendit pritës pas hyerjes së industrive bankare të huaja përfshijnë: një rritje ekonomike të qëndrueshme që prej gjysmës së dytë të viteve 1990, një potencial të lartë të rritjes së tregjeve bankare dhe profitabilitetit të lartë (Banincova, 2012).
Një numër i sipërmarrësve dhe firmave, të cilat në parim mund të kryejnë një projekt fitimprurës investimi, nuk kanë ose e kanë shumë të kufizuar qasjen në kredi formale. Ka një numër arsyesh për këtë fenomen. Së pari, në vendet në zhvillim, sektori informal zakonisht është i një madhësie relativisht më të madhe sesa në vendet e zhvilluara. Përkrahësit e mikrofinancës kanë kohë që janë duke argumentuar se ka kërkesa të mëdha të paplotësuara për kredi të vogla në vendet në zhvillim. Një problem i dytë, shpesh i vërejtur në vendet në zhvillim në procesin e kredi-investimeve është se kreditë janë ndarë në bazë të konsideratave

39
Sistemi bankar në vendet në tranzicion


politike apo lidhjes midis menaxherëve të bankave dhe sektorit të korporatës. Kjo praktikë është problematike për dy arsye: së pari, edhe në qoftëse banka qendrore mund të krijojë likuiditet dhe sektori financiar në tërësi është në këtë mënyrë jo i kufizuar nga mungesa e bazës monetare, bankat në vendet në zhvillim shpesh janë të kapitalizuara dobët. Raportet ligjore për minimum të kapitalit të mjaftueshëm kështu kufizojnë sasinë e përgjithshme të kredive të ofruara nga sektori financiar. Një problem i tretë në nivel të bankave komerciale (jo i kufizuar në rastin e vendeve në zhvillim, por shpesh i vërejtur në vendet të cilat kanë liberalizimin e sektorit të tyre financiar), është se institucionet financiare, në disa raste, japin kredi kryesisht për ekonomitë familjare, për hir të financimit të konsumit apo strehimit (Dullien, 2009).



Download 1,86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish