3.6.3 Risku i normës së interesit
Bankat duhet të mbajnë kapital konform me nivelin e riskut të normës së interesit që ato ndërmarrin (BCBS, 2004). Në mënyrë që të kryejë përgjegjësitë e veta, bordi i drejtorëve në një bankë duhet të aprovojë strategjinë dhe politikat në lidhje me menaxhimin e riskut të normës së interesit dhe të sigurojë që menaxhmenti i lartë të marrë hapat e nevojshëm për të matur, monitoruar dhe kontrolluar këto risqe në përputhje me strategjitë dhe politikat e aprovuara. Bankat duhet të matin dobësitë e tyre të humbjeve në kushte të stresit të tregut – duke
104
Analiza e Literatures
përfshirë edhe ndarjen e supozimeve kyçe – dhe të marrin parasysh këto rezultate, si dhe limitet e tyre për riskun e normës së interesit. Është e rëndësishme që bankat të identifikojnë riskun e normës së interesit në produktet dhe aktivitetet e reja dhe të sigurohet se këto janë subjekt i procedurave adekuate të kontrolleve para se të ndërmerren. Por, në varësi të kompleksitetit, llojeve të aktiviteteve në bankat individuale, bankat duhet të kenë sistemin e matjes së riskut të normës së interesit, që vlerëson efektet e normës së ndryshimit në të dyja, fitimet dhe vlerën ekonomike (BCBS, 2004).
Sipas disa autorëve, kthimi i portfolios në banka, pa marrë parasysh madhësinë e tyre, ka qenë i varur nga ndjeshmëria e normave afatgjatë të interesit, ndërsa autorët e tjerë argumentojnë se kthimi i portfolios bankare varet nga normat afatshkurtra të interesit. Ndërsa, studimet e mëtejme tregojnë se ndjeshmëria e normave të interesit mund të ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme. Gjithashtu, kjo ndjeshmëri e normave të interesit ndërlidhet edhe me llojin, madhësinë dhe ndërlikueshmërinë e bankave, përqindjen e kredive ndaj aseteve totale, huamarrjen afatshkurtër dhe kreditimin për një kohë më të gjatë, mospërputhjen e maturimit midis aseteve dhe detyrimeve, mospërputhjen ndërmjet masës së riçmimit të aseteve dhe detyrimeve, që janë të ndjeshme ndaj normës së interesit (analiza e GAP-it).
Ndryshimet në normat e interesit ndikojnë në të ardhurat e bankës, duke ndryshuar të ardhurat neto të interesit dhe nivelin e të ardhurave të tjera të interesit, si dhe shpenzimet operacionale. Ndryshimet në normat e interesit, gjithashtu, ndikojnë në vlerën themelore të aseteve bankare, detyrimeve dhe instrumenteve jashtë bilancit të gjendjes, sepse vlera aktuale e rrjedhës së ardhshme të parasë ndryshon me ndryshimin e normës së interesit (Scannella, Bennardo, 2013).
105
KAPITULLI 4
_____________
METODOLOGJIA E STUDIMIT
4.1 Strategjia e studimit
Në bazë të analizës së literaturës teorike dhe empirike, autori do të përpiqet të adresojë në mënyrë sa më të përshtatshme disa aspekte të menaxhimit bankar, duke përdorur një strategji deduktive. Gjithashtu, do të përdoret një metodë induktive, e cila do të fokusohet në disa aspekte që kanë të bëjnë me disa funksione më të përgjithshme të menaxhimit bankar. Gjatë realizimit të studimit me qëllim të pasqyrimit të gjendjes reale të industrisë bankare dhe efekteve të tyre në ekonomi, do të ketë një ndërthurje të metodave sasiore dhe cilësore. Përdorimi i strategjive cilësore dhe sasiore do të mundësojë jo vetëm vërtetimin e hipotezave, por edhe që analiza të zgjerohet në çdo çështje të përfshirë gjatë pyetjeve të parashtruara në pyetësor.
4.1.1 Metoda sasiore
Të dhënat sasiore për këtë hulumtim janë mbledhur duke hartuar një pyetësor për të analizuar menaxhimin e risqeve, duke u fokusuar më tepër te risku i kredisë dhe roli i kredive në ekonomi, që do të ndihmojë në identifikimin dhe shpjegimin e ndryshimeve të mundshme të industrisë bankare në vend; vendet e EQL-së; si dhe vendet e zhvilluara të eurozonës. Gjithashtu, do të jetë i rëndësishëm edhe krahasimi i tyre, për të paraqitur tendencat e ardhshme të përmirësimeve.
106
Metedologjia e studimit
Pyetësori i zhvilluar u drejtohet drejtorëve, menaxherëve të komiteteve të kredive dhe menaxherëve të departamenteve të riskut. Pyetësori ishte administruar në formë të strukturuar. Gjithashtu, pyetësori është i standardizuar, ku të gjitha bankave të anketuara u janë parashtruar të njejtat pyetje, dhe kjo mundëson një krahasim më të lehtë ndër-sektorial. Pyetësori është organizuar në dy seksione. Seksioni i parë përmbledh çështje që kanë të bëjnë me: llojet e kredive që lejon banka, si është e ndarë mesatarisht portfolio e kredive midis individëve dhe biznesit, peshën që zënë në portfolio kreditë e grupuara sipas afatit, valutave, sipas llojit të normave të interesit, sipas degëve të ekonomisë, kreditë sipas pronësisë së ndërmarrjeve, cila është kërkesa e përgjithshme në kredi, cila është oferta e kredisë, bazat e analizës së kredisë që banka i shfrytëzon etj. Seksioni i dytë i pyetësorit përmbledh çështje që kanë të bëjnë me: strategjinë që një bankë aplikon për mbrojtjen nga risku i kredisë (në seksionin e dytë pjesa më e madhe e pyetjeve ka të bëjë me riskun kreditor dhe analiza e këtij kapitulli do të jetë e fokusuar tek kreditë dhe risku i tyre, risku i likuiditetit dhe risku i normës së interesit) ( për më shumë detaje referojuni pyetësorit të plotë në Aneksin A).
Pyetësori është hartuar duke u bazuar në literaturë të ndryshme si: Luboteni (2008), Salko, Dhuci (2005), Allamani, Abazi dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (2011). Periudha e shpërndarjes së pyetësorëve ishte tremujori i katërt i vitit 2013, ndërsa periudha e plotësimit të pyetësorit për gjashtë banka ka qenë fundi i vitit 2013, ndërsa plotësimi i pyetësorit nga një bankë nuk ka mund të realizohet deri në muajin prill 2014.
Me qëllim që të mundësohet krahasimi me industritë bankare në vendet e tjera në zhvillim dhe me vendet e zhvilluara, autori ka përdorur modelin multivariet për të analizuar efektin e kredive në ekonomi dhe, hulumtimeve të ndryshme nga institucione si: Raiffeisen Research në vendet në rajon dhe vendet e zhvilluara dhe Bankës Botërore.
Mbledhja e informacioneve nga pyetësorët, mundëson që të bëhet një analizë më e thelluar ndër-sektoriale e teknikave të menaxhimit të kredive dhe risqeve të ndryshme. Përdorimi i kësaj teknike e ndihmon këtë punim të ketë përparësitë e veta për të kuptuar më mirë lidhur me ngjashmëritë dhe dallimet e menaxhimit të kredive që e karakterizojnë këtë industri dhe
107
Metedologjia e studimit
për të analizuar të gjitha çështjet se si ky menaxhim ndikon në rritjen ekonomike dhe në bazë të këtij menaxhimi, sa bankat janë të ekspozuara nga risqet e ndryshme, e posaqërisht ndaj riskut kreditor. Për shkak se të gjitha bankat selitë qendrore i kanë në Prishtinë, autori nuk ka pasur nevojë të administrojë pyetësorët në formën e intervistave personale, intervistave telefonike apo edhe dërgimit postal (Mathers, Fox, Hunn, 2009), por është përdurur teknika e shpërndarjes së pyetësorëve nëpër çdo bankë, për tu plotësuar nga vetë të intervistuarit, dhe kjo ka mundësuar që mbledhja e të dhënave të jetë më e shpejtë. Gjithashtu, kjo ka mundësuar që të kursehet koha për autorin. Mbledhja e informacioneve nga pyetësorët ishte efikase, sepse të dhënat e krijuara nga këto gjetje mundësojnë nxjerrjen e konkluzioneve për gjithë industrinë bankare.
Mbledhja e të dhënave nga pyetësori do të përpunohet duke përdorur Statistical Package for Social Sciences (SPSS).
4.1.2 Modeli ekonometrik
Të dhënat që janë përdorur në analizën empirike për realizimin e studimit lidhur me efektin e kredive në ekonomi, përfshijnë të dhënat në baza vjetore për periudhën 2006-2013 dhe janë të mbledhura nga Banka Qendrore e Kosovës në mënyrë të agreguar. Por, gjithashtu, të dhënat janë mbledhur në mënyrë të ndarë për kreditë e ndërmarrjeve dhe kreditë për ekonominë familjare për shtatë bankat komerciale.
Studimet e shumta kanë adaptuar matje të ndryshme të kredive bankare. De Serresetal (2006) dhe Levin (2005) kanë diskutuar relacionin midis kredive bankare dhe rritjes ekonomike. Matjet tjera të rritjes përfshijnë GDP-në reale për kokë banori, faktorët total të produktivitetit, faktorët e prodhimit të tilla si ndryshimet teknologjike dhe kapitali human (Chi-Chi, Anayochukën, 2013).
Ndoshta problem shumë i rëndësishëm në literaturën financë-rritje në tërësi është që teoria dhe empirikja janë jo të lidhura. Derisa teoria fokusohet në efiçiencën financiare, kufizimet e të
108
Metedologjia e studimit
dhënave përcaktojnë fokusin e empirizmit tek të dhënat si; thellsia financiare (ndarja e kredive në sektorin privat në GDP) ose madhësia (ndarja e aseteve bankare në GDP) (Bađun, 2009). Studimet ekzistuese zakonisht përqendrohen në kapje të ndryshme sa i përket ndikimit të kredive në rritjen ekonomike, si efiçienca e institucioneve financiare dhe e tregjeve financiare; variablat monetare (M1, M2) në GDP; madhësia dhe likuiditeti i tregjeve të aksioneve, por këto janë në dispozicion për pak vende dhe për periudhë më të shkurtër kohore; si dhe aftësitë konkurruese të institucioneve financiare (Caporale, Rault, Sova, Sova, 2009).
Gjithashtu, rezultatet e para të hulumtimeve ekonometrike ishin të bazuara në cross-country regressions. Kohëve të fundit, analiza panel dhe analiza time-series janë duke dominuar në hulumtimet ekonometrike (Bađun, 2009).
Për të vlerësuar efektin e kredive se si do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, jemi bazuar në modelin bivariet të zhvilluar nga Josephine në studimin lidhur me kreditë agregate bankare në rritjen e ekonomisë nigeriane për periudhën 1992-2008. Në këtë punim do të përdoret një model ekonometrik, që shërben për të vërtetuar hipotezat. Modeli ekonometrik i përdorur për vlerësimin e analizës së të dhënave është një model i thjeshtë i regresionit OLS (metoda e katrorëve të vegjël). Modeli është një model multivariet, ku variabël e varur do të jetë rritja ekonomike dhe si variabël e pavarur do të jetë rritja e kredisë së brendshme agregate në ekonomi dhe inflacioni. Mirëpo, autori ka bërë modifikimin e modelit sa i përket variablës së varur, duke përdorur rritjen ekonomike (GDP-në nominale) dhe, gjithashtu, përveç ndikimit të kredive agregate, është bërë zgjerimi i modelit duke bërë shpërbërjen e kredive në kredi për ndërmarrjet dhe kredi për ekonomi familjare dhe ndikimin e tyre në ekonomi. Modeli i regresionit OLS është përdorur për të përcaktuar ndikimin e variablave të pavarura në variablën e varur në atë të rritjes ekonomike (specifikimi i modelit ekonometrik është i pasqyruar në kapitullin 5). Gjithashtu, sipas (Bađun, 2009), ka shumë probleme lidhur me variablat shpjeguese të përdorura në hulumtime: agregatët monetar, të cilët shpesh janë të përdorur në literaturë, ndoshta nuk janë matje e mirë e ndërmjetësimit financiar sepse ata tregojnë sigurimin e likuiditetit nga sistemi financiar; hulumtimet e shumta nuk vlerësojnë ndikimin e
109
Metedologjia e studimit
pavarur të huave të ndërmarrjeve dhe huave konsumuese; vendet tek të cilat të dhënat nuk janë në dispozicion (zakonisht ekonomitë e pazhvilluara) janë të përjashtuara nga mostra, dhe përfshirja e tyre ndoshta do të ndryshonte rezultatet; rritja e pjesës së kredisë për sektorin privat nuk duhet të jetë një shenjë e rritjes së zhvillimit financiar. Përkundrazi, ajo mund të jetë një shenjë e një krize të ardhshme financiare. Kjo është injoruar nga shumica e hulumtuesve.
Në këtë punim, do të merren në konsideratë, kryesisht: norma e kredive agregate në GDP si një tregues i cili pasqyron thellësinë financiare, norma e kredive të ndërmarrjeve në rritjen ekonomike, norma e rritjes së kredive të ekonomive familjare në rritjen ekonomike, si dhe ndikimin e inflacionit (çmimet mesatare të konsumit) në rritjen ekonomike. Të dhënat e këtyre variablave janë paraqitur më poshtë (ndërsa të gjitha të dhënat e variablave në baza vjetore janë të pasqyruara në tabelen 5.1 në kapitullin 5).
Definimi i variablës së varur
Në studimin tonë, variablën e varur e kemi përcaktuar rritjen ekonomike. Rritja ekonomike përkufizohet si ndryshim pozitiv në të ardhurat kombëtare ose nivelin e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve nga një vend gjatë një periudhe të caktuar kohore. (Anastasia, Chi-Chi, Anaychukwu 2013). Ka modele të shumta të rritjes në literaturë. Megjithatë, nuk ka konsensus se cila strategji do të arrijë sukses më të mirë. Modelet e rritjes përkatëse në këtë fushë janë modeli neo-klasik i rritjes, dhe teoria endogjene e rritjes (Josephine). Dy ekonomistët Swan dhe Solow, bënë kontribut të rëndësishëm në teorinë e rritjes ekonomike, e njohur si Teoria Neo-Klasike. Teoria fokusohet në tre faktorët që ndikojnë në rritjen ekonomike: puna, kapitali dhe teknologjia ose më specifikisht përparimet teknologjike (Wells). Të pakënaqur me supozimin e progresit teknologjik egzogjen të modelit Solow-Swan, ekonomistët punuan për teknologjinë endogjene në 1980. Ata zhvilluan teorinë e rritjes endogjene që përfshinë një shpjegim matematikor të përparimit teknologjik. Ky model gjithashtu, përfshinë një koncept të ri të kapitalit human, aftësitë dhe njohuritë që bëjnë punëtorët produktiv. Hulumtimet e bëra në këtë fushë janë fokusuar në atë që rrit kapitalin njerëzor (p.sh. edukimi) ose ndryshimet teknologjike (p.sh. inovacioni) (Wikipedia, The Free Encyclopedia).
110
Metedologjia e studimit
Definimi i variablave të pavarura
Variablat e pavarura të cilat do të përfshihen në modelin e regresionit OLS janë: a) kreditë e sektorit publik, b) kreditë e sektorit privat: kreditë e ndërmarrjeve dhe kreditë e ekonomive familjare, si dhe c) inflacioni.
Kreditë totale bankare
Kreditë totale bankare (kreditë e sektorit publik, kreditë e ndërmarrjeve dhe kreditë e ekonomive familjare) në GDP, janë huadhëniet totale të mjeteve depozitare bankare në sektorin privat dhe sektorin publik si raport ndaj GDP-së. Këto kredi pritet të kenë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike.
Kreditë bankare për sektorin publik
Kreditë bankare për sektorin publik në GDP, janë huadhëniet totale të mjeteve depozitare bankare në sektorin publik si raport ndaj GDP-së. Pjesëmarrja e ulët e kredisë për sektorin publik në nivelin e përgjithshëm të kredive, nuk pritet të ketë shumë ndikim në rritjen ekonomike. Pvarësisht nga, avantazhet teorike të bankave me pronësi shtetërore në zgjerimin e qasjes në kredi, ato janë konsideruar përgjithësisht si jo efikase dhe të prekshme nga interferenca politike (Önder, Özyildirim). Mirëpo, në Kosovë që nga periudha e pas luftës, në industrinë bankare nuk ka pasur banka me pronësi shtetërore, për të vlerësuar efikasitetin e kredive në këtë sektor, dhe si rezultat i kësaj nga bankat me pronësi vendore dhe pronësi të huaj, kriteret per vlerësimin kreditor në këtë sektor kanë qenë të njejta me kreditë e lejuara në sektor të tjerë.
Kreditë bankare për sektorin privat
111
Metedologjia e studimit
Shumica e modeleve teorike me ndërmjetësimin financiar endogjen fokusohen në ndërmarrje të cilat kanë nevojë për financim të jashtëm për qëllime investimi ose prodhimi (Levine, 2005). Këto modele janë të motivuara nga vëzhgimi i kufizimeve të financimit të përjetuara nga ndërmarrjet në shumë vende në zhvillim (McKinnon, 1973, cituar në Beck, Büyükkarabacak, Rioja, Valev 2012).
Gjithashtu, në këtë punim do të analizohet ndikimi i pavarur i kredive për ndërmarrjet dhe i ekonomive familjare në rritjen ekonomike. Analiza e këtyre dy llojeve të kredive nga aspekti i vëllimit dhe dinamikës është me rëndësi, sepse nga rapoti i këtyre dy llojeve të kredive varet zhvillimi i procesit të riprodhimit në ekonomi. Norma e kredisë për ndërmarrjet në raport me GDP-në, janë kreditë e lejuara për ndërmarrjet nga bankat komerciale. Ky raport tregon rëndësinë e ndërmjetësimit financiar në transferimin e mjeteve nga kursimtarët te investitorët. Efektet e kredive për ndërmarrjet pritet të kenë ndikim pozitiv. Kreditimi për sektorin e ekonomive familjare është rritur me kalimin e kohës dhe, në fakt, në shumë vende bankat japin më shumë kredi për ekonomi familjare se sa për ndërmarrjet. Jappelli dhe Pagano (1994) argumentuan se zbutja e kufizimeve të kredive në ekonominë familjare ul normën e kursimeve me pasoja negative për rritjen ekonomike (cituar në, Beck, Büyükkarabacak, Rioja, Valev 2012). Norma e kredive për ekonominë familjare në GDP, janë kreditë e lejuara për ekonominë familjare nga bankat komerciale. Ky raport tregon vëllimin e mjeteve depozitare të lejuara për blerjen e mallrave të konsumit të gjerë. Efektet e kredive të ekonomive familjare në rritjen ekonomike ende janë të paqarta.
Inflacioni
Në ekonomi, inflacioni është një rritje e vazhdueshme në nivelin e përgjithshëm të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në një ekonomi. Kur niveli i çmimeve ngritet, për një njësi monetare mund të blehen më pak mallra dhe shërbime. Inflacioni i ulët apo i moderuar mund t’i atribuohet luhatjeve në kërkesën reale për mallra dhe shërbime, ose ndryshimet në furnizimet në dispozicion të tilla si gjatë skarciteteve (Wikipedia,The Free Encyclopedia). Gjithashtu, inflacioni mat shkallën e pasigurisë për mjedisin e ardhshëm të tregut, dhe firmat bëhen më
112
Metedologjia e studimit
shumë të gatshme për të bërë angazhime afatgjata të drejtuara në praninë e ndryshueshmërisë të lartë të çmimeve (Caporale, Rault, Sova, Sova, 2009). Prandaj, inflacioni (çmimet mesatare të konsumit) si variabël shpjeguese pritet të ketë ndikim negativ.
4.1.3 Metoda cilësore
Për mbledhje të informacionit, përveç një pyetësori, autori ka realizuar edhe një intervistë të strukturuar, e cila do të shërbejë si metodë cilësore, për të plotësuar më mirë dinamikën e ndryshimeve në këtë sektor, si dhe për të kuptuar më mirë situatën në linja të veçanta të industrisë.
Për të matur dhe vlerësuar përfshirjen e kredisë në sektorin e ekonomisë u mblodhën të dhëna në lidhje me politikat kreditore, si dhe të dhëna të tjera të përgjithshme. Gjithashtu, janë bërë edhe pyetje në lidhje me: produktet dhe shërbimet e ofruara, raportin sistematik të kredive ndaj depozitave, sa ka kontribuar themelimi i Regjistrit të Kredive në rritjen e plasmanit kreditor, sistemin informatik për historikun e kredibilitetit të klientëve, normat e provizionit për kreditë nënstandarde, standardet dhe të humburat, pse është e rëndësishme rritja e depozitave me afat mbi dy vite, a ekziston vendosja e limiteve në dhënien e kredive, cilat janë procedurat për monitorimin e kredive etj. Intervistat gjysëm të strukturuara u realizuan në fund të vitit 2013 me drejtorët e të gjitha bankave. Gjithashtu, si të dhënat dytësore në këtë studim do të përdoret edhe literaturë nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, hulumtime tjera, siç janë: Banka Botërore; Raiffeisen Research; dhe institucione të tjera kosovare, për sigurimin e të dhënave lidhur me treguesit e ndryshëm ekonomik dhe industrinë bankare ( për më shumë detaje referojuni intervistës së plotë në aneksin B).
Përveç intervistave me bankat komerciale, është zhvilluar edhe një intervistë në Bankën Qendrore të Kosovës, e cila shërben për të kuptuar se: a janë marrë masat e nevojshme dhe cilat janë kriteret nga ana e rregullatorit për zvogëlimin e risqeve në afarizmin bankar dhe cila është politika operative dhe intermediare për realizimin e qëllimeve, për të arritur një menaxhim efektiv tek industria bankare.
113
Metedologjia e studimit
Për realizimin e pyetësorit dhe intervistës u involvuan shtatë banka komerciale në Kosovë. Autori nuk ka pasur mundësi që të realizojë këtë edhe në një bankë komerciale serbe. Gjithashtu, pyetësori dhe intervista nuk ka mundur të realizohet edhe në një bankë turke, për shkak të pamjaftueshmërisë të të dhënave, sepse është licencuar në fund të vitit 2013.
4.2 Kontributi i punimit
Ky punim kontribuon në literaturën ekzistuese në disa mënyra. Së pari, për shkak se industria bankare në vendet e EQL-së, e posaçërisht në vendet e EJL6, ka një histori më të shkurtër të funksionimit pas liberalizimit financiar. Por gjithashtu, hulumtimet empirike që mbulojnë industrinë bankare në këto vende janë më të limituara.
Shumica e hulumtimeve kryesisht janë bërë në periudhat e hershme të tranzicionit e deri në periudhën para krizës financiare të vitit 2007/08, ndërsa pas kësaj periudhe, literatura e mbulon më pak këtë fushë dhe disa nuk janë hulumtime empirike, ku më tepër fokusi ka qenë në studime më gjithëpërfshirëse të bankave në vendet e EQL-së si: zhvillimi i industrisë bankare në EQL (Banincova, 2012, Von Hagen, Dinger, 2005, Bonin Hasan, Wachtel, 2013), çfarë ka nxitur zhvillimin e kredive për sektorin privat në EQL dhe EJL (Eller, Frõmmel, Srzentic (2011), ndikimi i bankave të huaja dhe performancat e tyre (Liuhto, Sõrg, Uiboupin, 2006, Erina, 2013), depërtimi i bankave të huaja dhe kreditë në sektorin privat, (de Haas, van Leluveld, 2004), efikasiteti i bankave në EJL (Fang, Hasan Marton, 2011), përcaktuesit e margjinës neto të interesit (Dumičid, Ridzak, 2012). Ndërsa, sa i përket studimeve të cilat kanë të bëjnë me ndikimin e kredive në zhvillimin ekonomik, të cilat kryesisht janë të fokusuara në regjionin e EQL-së por jo edhe në regjionin e EJL-6, gjithashtu janë shumë të pakta si: Bajraktarovid,
Paunovid, Ječmenica, (2013), Boissay, Calvo-Gonzales, Koźluk (2005), Kiss, Nagy, Vonnak (2006), Caporale, Rault, Sova, Sova, (2009), Laidroo. Gjithashtu, edhe hulumtimet në fushën e risqeve të ndryshme bankare në EQL janë edhe më tepër të limituara: për riskun kreditor (Hilbers, Otker-Robe, Basioglu dhe Johnsen (2005), Houbenova-Delisivkova (2014), Cocozza, Colabella
114
Metedologjia e studimit
dhe Spadafora (2011), Aver, Haselman dhe Wachtel (2006); për riskun e likuiditetit, Gatev, Schuermann, Strahan (2006), Dinger (2007), Mili dhe Sahut (2014), Aliu (2011), Kolar, Živkov, Momčilovid (2011); dhe për riskun e normës së interesit, Ėgert, Crespo-Cuaresma dhe Reininger (2006), Kotlebová. Prandaj, për shkak të mungesës së hulumtimeve në këtë fushë, autori në këtë punim do të analizojë mënyrat e menaxhimit të industrisë bankare lidhur me risqet e ndryshme dhe ndikimin e huazimit të kredive në zhvillimin ekonomik.
Së dyti, pasi që në Kosovë asetet e industrisë bankare janë deri në 90.5për qind në pronësi të huaj, është me rëndësi të hulumtohet se si bankat me pronësi të huaj ndikojnë në stabilitetin e sistemit financiar dhe cili është kontributi i tyre në ekonominë e vendit.
Së treti, për shkak të rëndësisë së madhe që ka industria bankare në një vend, një studim i tillë është i nevojshëm dhe do të jetë një kontribut modest në rritjen e aftësisë së menaxhimit të bankave, në uljen e nivelit të riskut kreditor në një mënyrë të qëndrueshme, të besueshme dhe të vlefshme, që do të sigurojë nivelin e përparuar të sofistikimit të matjes së riskut të kredisë dhe menaxhimit në vitet e ardhshme.
Së katërti, hartimi i pyetësorit dhe bankat e intervistuara përfshijnë biznese të cilat janë me fushëveprimtari të ndryshme, por edhe me ndryshime sa i përket nivelit të zhvillimit të tyre, periudhës kohore të funksionimit të tyre dhe me histori të ndryshme. Dhe, si rezultat i kësaj, ky diversitet e bën më të lehtë krahasimin sa i përket ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme.
Së pesti, ky punim mund të shërbejë si pikënisje edhe për hulumtime të tjera akoma më të zgheruara në këtë fushë, sidomos në fushën e menaxhimit të risqeve dhe rolit të kredive në ekonomi.
4.3 Kampioni
Për vërtetimin e hipotezave, grumbullimin e të dhënave lidhur me kreditë totale, autori ka tentuar ta realizojë nëpërmjet pyetjeve të parashtruara në pyetësor. Mirëpo, për shkak se disa banka janë përgjigjur duke ofruar të dhënat në shuma absolute, ndërsa të tjerat duke ofruar të
115
Metedologjia e studimit
dhënat në përqindje, për autorin ka qenë e pamundur që këto të dhëna t’i përdorë për realizimin e studimit empirik. Si rezultat i kësaj, me qëllim që analiza të jetë më reale dhe vlerësimi të jetë sa më i saktë, autori të dhënat e përdorura për variablën e pavarur (kreditë agregate, por edhe kreditë për ndërmarrjet dhe kreditë për ekonominë familjare) i ka mbledhur nga burimet sekondare të siguruara nga Banka Qendrore, për shkak se në këtë institucion të dhënat kanë qenë të kompletuara.
Për të analizuar politikat e menaxhimit të industrisë bankare dhe ndikimin e këtyre politikave në ekonomi dhe riskun bankar, si dhe për të kuptuar dallimet ndër-sektoriale, është zgjedhur një kampion jo i rastësishme i bankave. Kjo nuk është bërë për të arritur madhësinë e mostrës në një mënyrë relativisht të shpejt dhe jo të kushtueshme, por për shkak të popullacionit relativishtë të vogël të bankave. Gjithashtu, aryeja tjetër është për shkak se tre bankat tjera të cilat nuk janë përfshi në kampion nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të realizuar pyetësorin dhe intervistën. Shmangja e mostrës nuk ka ndodhur, sepse të gjitha bankat e përfshira në mostër janë karakteristikë (p.sh. reflektojnë) e popullacionit dhe kjo ka mundësuar mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve të përdorshme, për të siguruar më shumë njohuri në dukuritë që do të studiohen (Laerd, 2012). Përveç një banke, e cila nuk është me seli në Prishtinë, dhe autori nuk ka mundur të ketë qasje, të gjitha bankat e tjera selitë qendrore i kanë në Prishtinë, prandaj edhe nuk ka qenë shumë i vështirë realizimi i pyetësorëve dhe intervistave. Kjo ka bërë që kostoja e administrimit të pyetësorëve të jetë e ulët, gjithashtu, kjo ka ndikuar edhe në kursimin e kohës. Bankat me të cilat janë realizuar intervistat dhe pyetësorët janë: Banka TEB; Banka Kombëtare Tregtare (BKT); Banka Raiffeisen; Banka NLB Prishtina; Banka Ekonomike; Banka private e Biznesit (BpB); dhe Banka ProCredit. Të gjitha bankat organizohen si shoqëri aksionare ku të gjitha aksionet regjistrohen në emër të pronarëve të tyre ekzistues. Tetë banka janë me pronësi të huaj, një me pronësi vendore dhe një me pronësi të përzier, ku pjesa më e madhe e kapitalit përbëhet nga kapitali vendor. Organet e bankës janë: mbledhja e përgjithshme e aksionarëve; bordi i drejtorëve; dhe menaxhmenti i lartë. Bankat zhvillojnë aktivitetet e tyre në përputhje me politikat dhe procedurat e shëndosha, kërkesat e ligjit bankar si dhe rregulloret dhe urdhëresat në fuqi (Ligji për bankat, nr. 04/L-093). Infrastruktura e
116
Metedologjia e studimit
bankave në vend, vazhdimisht ka vazhduar me zgjerimin, me qëllim që sektori i popullësisë dhe bizneseve të kenë qasje më të leht në shfrytëzimin e shërbimeve financiare.
Nga shtatë pyetësorë të shpërndarë te bankat komerciale, janë mbledhur përgjigjet e përdorshme. Kjo përfaqëson një normë të kthimit të pyetësorëve prej 100për qind. Gjithashtu, të gjitha intervistat janë realizuar suksesshëm. Kjo përfaqëson një normë të suksesit prej 100për qind.
Për të rritur nivelin e saktësisë së të dhënave të marra në studim, me rëndësi është edhe matja e shkallës së mospërgjigjeve të pyetësorëve dhe intervistave. Shkalla e kthimit të përgjigjeve për pyetësorin ishte 99,05për qind, ndërsa shkalla e kthimit të përgjigjeve për intervistën ishte 99,08për qind. Disa prej bankave nuk iu përgjigjën disa pyetjeve, e sidomos atyre në lidhje me metodat të cilat i përdorin për menaxhimin e risqeve.
Nga ana tjetër, përveç bankave të nivelit të dytë, autori ka përzgjedhur edhe Bankën Qendrore për intervistë.
Do'stlaringiz bilan baham: |