Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet42/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 23.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: KASTRIOT PRENJASI

I PADITUR: QEMAL PRENJASI

PAIAM PEYMAN

PERSON I TRETË: ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME TIRANË


OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurve të njohin trashëgimtarë ligjorë

të trashëgimlënësit Idajet Prenjasi, paditësin Kastriot Prenjasi,

vëllain e tij Bashkim dhe motrën Mirela Prenjasi.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimeve juridike,

kontratës së shitjes nr.4592/1442, datë 18.02.1992

dhe asaj të dhurimit nr.188/70, datë 13.01.1998 të lidhur midis të paditurve.

Zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë së kontratave duke kthyer palët

në gjendjen e mëparshme në këtë mënyrë: “Detyrimin e të paditurit Qemal Prenjasi

t’i kthejë të paditurit Paiam Peyman vlerën e blerjes së sendit

dhe urdhërimin e Z.R.P.P të çregjistrojnë pronën e regjistruar

në regjistrin nr.489, datë 18.02.1992 nga emri i të paditurit Paiam Peyman

dhe regjistrojë atë në bashkëpronësi të trashëgimtarëve të Idajet Prenjasit,

(Kastriot, Bashkim, Mirela Prenjasi) dhe të paditurit Qemal Prenjasi.”

Sigurimin e padisë duke urdhëruar Z.R.P.P Tiranë

të mos kryeje asnjë veprim juridik për tjetërsimin e pasurisë

me nr.489, datë 18.02.1992 në persona të tretë.

Baza Ligjore: Neni 32/a, 202/a i Kodit të Procedurës Civile

Neni 92/a, 349, 762 i Kodit Civil

Neni 17/b i Kodit Civil i vitit 1981

Neni 45 i ligjit nr.7829, datë 01.06.1994 “Për Noterinë”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10812, datë 29.12.2011, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë si të bazuar në ligj dhe në prova.

Detyrimin e të paditurve Qemal Prenjasi dhe Paiam Peyman të njohin si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të trashëgimlënësit Idajet Prenjasi, Bashkim, Kastriot dhe Mirela Prenjasi.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimeve juridike, kontratës së shitjes nr.4592/1442, datë 18.02.1992 dhe kontratës së dhurimit nr.188/70, datë 13.01.1998 të lidhur midis të paditurve.

Zgjidhjen e pasojave të kësaj pavlefshmërie duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme në këtë mënyrë: “Detyrimin e të paditurit Qemal Prenjasi t’i kthejë të paditurit Paiam Peyman vlerën e blerjes së sendit dhe urdhërimin e Z.R.P.P të çregjistrojnë pronën e regjistruar në regjistrin nr.489, datë 18.02.1992 nga emri i të paditurit Paiam Peyman dhe regjistrojë atë në bashkëpronësi të trashëgimtarëve të Idajet Prenjasit, paditësit Kastriot Prenjasi, vëllait të tij Bashkim Prenjasi dhe motrës Mirela Prenjasi dhe të paditurit Qemal Prenjasi.”

Sigurimin e padisë duke urdhëruar Z.R.P.P Tiranë të mos kryejë asnjë veprim juridik për barrësimin apo tjetërsimin e pasurisë me nr.489, datë 18.02.1992 të regjistruar në emër të të paditurit Paiam Peyman në persona të tretë deri sa vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë.


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2467, datë 18.10.2012, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit civil nr.10812, datë 29.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Kundër vendimit nr.2467, datë 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur rekurs i padituri Paiam Peyman, i cili kërkon prishjen e vendimit nr.2467, datë 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.10812, datë 29.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar ndër të tjera se:

  • Bazuar në nenin 168 të Kodit Civil, z. Peyman e ka fituar pronësinë mbi ndërtesën e banimit dhe truallit në mirëbesim, në bazë të një veprim i juridik për kalimin e pronësisë që nuk ndalohet nga ligji, përkatësisht kontratë shitje dhe dhurimi, si dhe e ka poseduar atë për më shumë se 10 vjet, afat që kërkohet për sendet e paluajtshme.

  • Bazuar në nenin 350/1 të Kodit Civil, z. Peyman ka qenë në mirëbesim në momentin që e ka blerë objektin pala shitëse është paraqitur me akte zyrtare të cilat nuk mund të vihen ne dyshim, pasi kanë efekte provuese të plota, akte të dala nga organet shtetërore.

  • Ndërkohë për objektin është paguar dhe çmimi i tij, ndaj i padituri Qemal Përrenjasi detyrohet sipas ligjit të dëmshpërblejë paditësin.

  • Kontrata jonë e shitblerjes është konform ligjit dhe nuk mund të konstatohet apo shpallet e pavlefshme, por i padituri Qemal Përrenjasi, shitësi detyrohet t`i kthejë paditësit vlerën e sendit që ka përfituar nga kjo shitje dhe z. Peyman duhet të legjitimohet si pronar i banesës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; përfaqësuesin e palës së paditur Paiam Peyman, av. Dashamir Kore, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.2467, datë 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.10812, datë 29.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; konstatoi mungesën e palës paditëse Kastriot Prenjasi; të palës së paditur Qemal Prenjasi; si dhe personit të tretë Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,


V Ë R E N

  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Kastriot Prenjasi është një nga trashëgimtarët ligjorë të radhës së parë të të ndjerit Idajet Prenjasi, babait të tij, i cilësuar si i tillë me vendimin nr.8680, datë 17.11.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Babai i paditësit, Idajet Prenjasi, sipas vendimit nr.993, datë 09.07.1969, të Gjykatës së Rrethit Tiranë është deklaruar trashëgimtar i radhës së parë i pasurisë së të ndjerit Rexhep Prenjasi, së bashku me vëllanë e tij, të paditurin Qemal Prenjasi.

3. I padituri Qemal Prenjasi, në vitin 1992, ka nxjerrë një dëshmi trashëgimie me nr.84, datë 10.02.1992, të noteres Shpresa Kurti, me të cilën është deklaruar trashëgimtar i vetëm i trashëgimlënësit Rexhep Prenjasi, duke mohuar si të tillë babanë e paditësit. Me anë të kësaj dëshmie trashëgimie, i padituri ka regjistruar në hipotekë, në emër të vet, pasurinë e trashëgimlënësit Rexhep Prenjasi e cila, sipas vërtetimit hipotekor nr.450, datë 14.02.1992 përfaqëson një shtëpi banimi të përbërë nga dy dhoma, kuzhinë, korridor, banjë, oborr së bashku me dy depo drush dhe aneks, mbi një sipërfaqe trualli prej 100 m2.

4. Pas regjistrimit në Z.R.P.P të pasurisë së mësipërme në pronësi të tij, i padituri i ka shitur shtëpinë shtetasit italian, të paditurit Paiam Peyman, nëpërmjet kontratës së shitblerjes nr.4592/1442, datë 18.02.1992. Disa vjet më pas, nëpërmjet kontratës së dhurimit nr.188/70, datë 13.01.1998, i padituri Qemal Prenjasi, i ka dhuruar të paditurit Paiam Peyman truallin e kësaj shtëpie me sipërfaqe 100 m2.

5. Paditësi Kastriot Prenjasi, si një ndër trashëgimtarët e pasurisë trashëgimore, duke i konsideruar veprimet e xhaxhait të tij, të paditurit Qemal Prenjasi, si veprime juridike të kryera në kundërshtim me ligjin, bazuar në nenin 92/a të Kodit Civil, ka kërkuar zgjidhjen gjyqësisht të çështjes duke paraqitur kërkesëpadinë objekt gjykimi.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.10812, datë 29.12.2011, ka vendosur: “Pranimin e kërkesës padisë si të bazuar në ligj dhe në prova. Detyrimin e të paditurve Qemal Prenjasi dhe Paiam Peyman të njohin si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të trashëgimlënësit Idajet Prenjasi, Bashkim, Kastriot dhe Mirela Prenjasi. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimeve juridike, kontratës së shitjes nr.4592/1442, datë 18.02.1992 dhe kontratës së dhurimit nr.188/70, datë 13.01.1998 të lidhur midis të paditurve. Zgjidhjen e pasojave të kësaj pavlefshmërie duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme në këtë mënyrë: “Detyrimin e të paditurit Qemal Prenjasi t’i kthejë të paditurit Paiam Peyman vlerën e blerjes së sendit dhe urdhërimin e Z.R.P.P të çregjistrojnë pronën e regjistruar në regjistrin nr.489, datë 18.02.1992 nga emri i të paditurit Paiam Peyman dhe regjistrojë atë në bashkëpronësi të trashëgimtarëve të Idajet Prenjasit, paditësit Kastriot Prenjasi, vëllait të tij Bashkim Prenjasi dhe motrës Mirela Prenjasi dhe të paditurit Qemal Prenjasi...(...)”



6.1. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Kontrata e shitblerjes nr.4592/1442, datë 18.02.1992 dhe ajo e dhurimit nr.188 Rep, 70 Kol datë 13.01.1998, konstatohen absolutisht të pavlefshme pasi janë veprime juridike të kryera në kundërshtim me ligjin për noterinë dhe ligjin për shitblerjen e pasurisë së paluajtshme. Kontrata e shitblerjes nuk është bërë në formën e kërkuar nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi për noterinë. Kontrata është hartuar nga një avokat dhe jo para noterit. Në momentin e hartimit të kësaj kontrate ka qenë në fuqi Kodi i Procedurës Civile i vitit 1981 që rregullonte veprimet noteriale me nenet 220-225 dhe Udhëzimi i Gjykatës së Lartë “Për Noterinë” në zbatim të këtyre dispozitave. Në pikën 3/a të këtij Udhëzimi thuhet shprehimisht se aktet noteriale për lidhjen e kontratave hartohen nga noteri dhe nuk ligjësohen me veprime noteriale....”...(...)....I padituri Qemal Prenjasi si kontraktues, ka qenë trashëgimtar i trashëgimlënësit të pasurisë së shitur dhe dhuruar të paditurit Paiam Peyman, vetëm i 1/2 pjesë ideale të saj, nuk mund t’i kalonte blerësit më shumë të drejta pronësie nga sa gëzonte. Në rastin konkret bëhet fjalë për një pasuri të paluajtshme në bashkëpronësi, të papjesëtuar midis bashkëpronarëve, për rrjedhojë, pavlefshmëria e veprimit juridik shtrihet mbi gjithë pasurinë e shitur dhe dhuruar...(...)...Pasojat e pavlefshmërisë duhet të zgjidhen duke u kthyer palët në gjendjen fillestare të kryerjes së veprimit juridik. Pasuria e paluajtshme e shitur dhe dhuruar nëpërmjet kontratave të shitblerjes dhe dhurimit, në emër të të paditurit Paiam Peyman, duhet te ç’regjistrohet nga emri i tij dhe të regjistrohet në emër të bashkëpronarëve Kastriot, Bashkim, Mirela dhe Qemal Prenjasi. Njëkohësisht, duke qenë se i padituri Pajam Peyman ka qenë në mirëbesim pasi rezulton të jetë shtetas i huaj dhe nuk ka ditur ose nuk kish se si të dinte faktin që pasuria ka qenë në bashkëpronësi të Kastriot, Bashkim, Mirela dhe Qemal Prenjasi, duhet t’i kthehet vlera e paguar për blerjen e sendit në shumën 4000 $, vlerë të cilën e ka përfituar i padituri Qemal Prenjasi. Pra këtij të padituri, duhet t’i kthejë i padituri tjetër Qemal Prenjasi shumën 4000 $. Sa i përket pretendimeve të palës së paditur, lidhur me fitimin e pronës nga Paiam Peyman në bazë të institutit të parashkrimit fitues të parashikuar nga neni 168 i Kodit Civil, gjykata çmon se janë të pabazuar në ligj për shkak se fitimi i pasurisë nëpërmjet këtij instituti bëhet vetëm me vendim gjykate. Edhe pretendimi tjetër se gjykata duhet të zgjidhë konfliktin sipas nenit 350/1 të Kodit Civil, sipas të cilit, i paditurit Paiam Peyman nuk duhet të kthejë sendin e fituar me mirëbesim për shkak se e ka blerë nga njëri prej trashëgimtarëve të kësaj pasurie, nuk qëndron. Kjo për vetë faktet e trajtuara më sipër: së pari sepse shitësi nuk ka qenë asnjëherë pronar ekskluziv i kësaj pasurie dhe si i tillë nuk mund t’u kalonte të tretëve më shumë të drejta se sa kishte dhe së dyti sepse kalimi i pronësisë nuk është bërë me akt noterial sipas kërkesave të ligjit...(...)”

7. Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2467, datë 18.10.2012, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit civil nr.10812, datë 29.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

7.1. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Tiranë arriti duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

8. Kundër vendimit nr.2467, datë 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur rekurs i padituri Paiam Peyman, i cili kërkon prishjen e vendimit nr.2467, datë 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.10812, datë 29.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.




  1. Ligji i zbatueshëm

9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit Civil në të cilat është parashikuar:

9.1 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

9.2 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

9.3 Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.

9.4 Neni 318 i Kodit Civil: “Trashëgimia çelet në kohën kur vdes trashëgimlënësi dhe në vendin ku ai ka patur banimin e tij të fundit. Kur ky nuk dihet, trashëgimia çelet në vendin ku ndodhet e gjithë pasuria e tij ose pjesa kryesore e saj. Ajo rregullohet sipas ligjit të kohës kur është çelur.”


10. Dispozitat e Kodit Civil të vitit 1981 në të cilat është parashikuar:

10.1. Neni 60 i Kodit Civil: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët...(...)”.

10.2. Neni 101 i Kodit Civil: “Trashëgimtari ka të drejtë të ngrejë padi kundër personit që mban pasurinë si trashëgimtar për t’iu njohur e drejta trashëgimore dhe për t’iu dorëzuar trashëgimia ose pasuria e fituar prej saj sipas rregullave mbi nëdorësin me mirëbesim dhe me keqbesim. Padia mund të ngrihet edhe kundër personit që mban pasurinë si trashëgimtar në bazë të një dëshmie trashëgimie. Personi, që ka fituar me mirëbesim dhe me kundërshpërblim sende, të pasurisë trashëgimore nga një trashëgimtar i tillë nuk është i detyruar t’i kthejë këto sende.”


  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore dhe të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, si dhe të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.2467, datë 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.10812, datë 29.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk janë respektuar dispozitat e ligjit material dhe procedural civil, për këtë arsye vendimi kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim.

12. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, referuar zgjidhjes në themel të çështjes që i kanë bërë gjykatat e faktit, vlerëson se ato, në kundërshtim me nenin 16 të Kodit të Procedurës Civile, i cili detyron ato për të bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që propozojnë palët, nuk kanë bërë një përcaktim të saktë dhe të argumentuar mbi dispozitat ligjore që duhet të aplikohen për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

13. Në rastin në gjykim rezulton se, pala paditëse Kastriot Prenjasi i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë duke kërkuar sipas objektit të padisë (petitium) detyrimin e të paditurve Qemal Prenjasi dhe Paiam Peyman të njohin trashëgimtarë ligjorë të trashëgimlënësit Idajet Prenjasi, paditësin Kastriot Prenjasi, vëllain e tij Bashkim dhe motrën Mirela Prenjasi. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të veprimeve juridike, kontratës së shitjes nr.4592/1442, datë 18.02.1992 dhe asaj të dhurimit nr.188/70, datë 13.01.1998, të lidhur midis të paditurve, si dhe zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë së kontratave duke kthyer palët në gjendjen e mëparshme. Në të njëjtën kohë, konstatohet se shkakun juridik të së drejtës të pretenduar paditësi e referon në nenin 92/a, 349, 762, të Kodit Civil, si dhe nenin 17/b të Kodit Civil të vitit 1981.

14. Ky Kolegj vlerëson se, për zgjidhjen e mosmarrëveshjes gjykatat duhet të analizonin dhe vlerësonin pretendimet e palëve, provat e paraqitura prej tyre në raport me rregullimet ligjore të Kodit Civil të vitit 1981 (ligjit të kohës), pasi si bazë ligjore duhet të përdoret akti ligjor i cili ka rregulluar çështjet e trashëgimisë në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit Idajet Prenjasi (vdekur në datën 24.01.1989).

14.1. Në respektim të parimit iura novit curia, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk duhet t`i merrte të mirëqena shpjegimet e palëve në lidhje me zbatimin e ligjit për çështjen konkrete, por si njohëse e ligjit, duhet të zbulonte shkakun ligjor të këtyre kërkimeve dhe duhet të zgjidhte vetë mosmarrëveshjen, sipas formimit dhe bindjes së saj të brendshme, të bazuar në kriteret që parashikon Kodi Civil dhe Kodi i Procedurës Civile.

14.2. Kolegji Civil çmon se trashëgimia çelet në momentin e vdekjes së trashëgimlënësit, fizikisht të konstatuar, ose të përcaktuar me vendimin gjyqësor të shpalljes së vdekjes. Përcaktimi i këtij momenti është i një rëndësie të veçantë praktike pasi në funksion të tij përcaktohet rrethi i trashëgimtarëve që thirren në trashëgim, të drejtat e tyre dhe momenti i kalimit të së drejtës së trashëgimisë. Është ky moment, ai që përcakton edhe ligjin e aplikueshëm lidhur me efektet që pasojnë çeljen e trashëgimisë. Duke u bazuar në parimin se ligji civil, si rregull, nuk ka fuqi prapavepruese (retroaktive) dhe në rastin konkret, as fuqi pasvepruese (ultraktive), arrihet në përfundimin se ligji që i zbatohet marrëdhënies së trashëgimisë, është ligji në fuqi në kohën e çeljes së saj.[1]

15. Në vështrim të dispozitave të Kodit Civil/1981 (neni 101), që rregullon padinë e kërkimit të trashëgimit, rezulton se nëpërmjet kësaj padie paditësi synon: (i) njohjen e cilësisë si trashëgimtar; (ii) dorëzimin pjesërisht apo tërësisht të pasurisë trashëgimore, si dhe (iii) dorëzimin e pasurisë së fituar me anë të saj. Të tre këto kërkime janë të lidhur e të ndërvarur nga njëri tjetri.

15.1. Në parim trashëgimtarët kanë në dispozicion po ato mjete juridike që ka pasur të drejtë të përdorte vetë trashëgimlënësi dhe përpos këtyre trashëgimtarit/rëve i/ju është njohur e drejta të përdorin edhe një mjet juridik të posaçëm që është padia për kërkimin e trashëgimit (petitio hereditatis).

15.2. Si paditës në padinë për kërkimin e trashëgimit është çdo person i cili është trashëgimtar, ligjor ose testamentar, i trashëgimlënësit, i cili është thirrur në trashëgim dhe që i mohohet kjo cilësi nga i padituri. Padia për kërkimin e trashëgimit ushtrohet vetëm prej trashëgimtarit/rëve, i cili/të cilët mund të jetë/jenë trashëgimtarë testamentarë ose ligjorë, por që nuk e ka/kanë realizuar pjesërisht apo tërësisht të drejtën e tij/tyre trashëgimore.

15.3. Si i paditur në këtë padi është çdo person i cili i mohon paditësit cilësinë e trashëgimtarit dhe që e pretendon për vete këtë cilësi, për shkak të së cilës posedon pasurinë trashëgimore. Pra, është e domosdoshme që i padituri të pretendojë se e mban pasurinë objekt kërkimi me cilësinë e trashëgimtarit ligjor ose testamentar të trashëgimlënësit dhe jo se e mban pasurinë mbi bazën e një titulli tjetër apo se e mban pa titull.

15.4. Gjithashtu, si i paditur në këtë padi mund të jetë jo vetëm personi i cili e mban pasurinë trashëgimore duke pretenduar veten e tij si trashëgimtar, por edhe personi i cili e ka fituar këtë pasuri nga personi trashëgimtar i pretenduar (aparent). Është pikërisht personi i tretë, që ka tërhequr të drejta pronësie mbi pasurinë trashëgimore apo sende të veçanta të saj nga trashëgimtari aparent.

15.5. Kolegji Civil çmon se përcaktimi i saktë i marrëdhënies juridike dhe subjekteve pjesëmarrës në të, çon në përcaktimin e drejtë të legjitimimit ose jo të palëve ndërgjyqëse. Përcaktimi i shkakut juridik ku i padituri mbështet posedimin e tij përbën elementin bazë të legjitimimit të tij në padinë e kërkimit të trashëgimit. Në argument sa më sipër mund të thuhet se çdo prapësim apo kundërpadi e të paditurit me pretendimin se ai është pronar i sendit/pasurisë të rivendikuar nga paditësi, me titull të ndryshëm nga ai i trashëgimisë apo pa titull bëhet shkak për rrëzimin e padisë së kërkimit të trashëgimisë. Në këto raste sendi/pasuria mund të kërkohet me një lloj tjetër padie.

15.6. Në thelb kjo padi duhet të ngrihet kundër personit ose personave që i mohojnë paditësit cilësinë e trashëgimtarit dhe pretendojnë veten si të tillë, se janë trashëgimtarë (pro herede) duke mbajtur pasurinë trashëgimore dhe jo kundër personave që e mbajnë atë me një titull të ndryshëm nga ai i trashëgimisë ose pa titull (pro possere).

16. Kolegji Civil verën gjithashtu se, gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk ka rezultuar të shtrohen për diskutim si dhe t`i nënshtrohen debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështjet të rëndësishme ligjore lidhur me këtë natyrë mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me faktin se prona objekt material i këtij gjykimi është pasuri trashëgimore, që në origjinë referon në pronësi të trashëgimlënësit Idajet Prrenjasi, si faktin se nëse pala e paditur Paiam Peyman e ka blerë sendin, pjesë të pasurisë trashëgimore nga i padituri Qemal Prenjasi, në mirëbesim dhe me kundërshpërblim dhe bazuar në nenin 101 të Kodit Civil të vitit 1981 nuk është i detyruar të kthejë sendin. Në mbështetje të nenit 101 të Kodit Civil të vitit 1981 personi, që ka fituar me mirëbesim dhe me kundërshpërblim sende, të pasurisë trashëgimore nga një trashëgimtar i tillë nuk është i detyruar t’i kthejë këto sende.

16.1. Kolegji Civil vëren se elementi i mirëbesimit të fituesit të një sendi nënkupton që ky i fundit, nuk ka ditur ose nuk ka qenë i detyruar të dinte, që personi nga i cili ka fituar sendin nuk ishte pronari i vetëm i saj dhe për pasojë që veprimi juridik për kalimin e pronësisë nuk ishte i vlefshëm. Mirëbesimi në këtë pikë i referohet gjendjes subjektive volutive, në formën e padijenisë efektive të tij lidhur me ekzistencën e të metës në titullin e tij të pronësisë mbi sendin.

16.2. Kolegji Civil vëren se, rrethana të tilla si shtetësia e huaj e të paditurit Paiam Peyman nuk mund të përbëjë kriter vlerësues primar të gjendjes subjektive volutive të të paditurit Paiam Peyman në momentin e fitimit të pronësisë.

16.3. Në rastin konkret, gjykatat e faktit i janë referuar elementit të mirëbesimit vetëm në kuadër të arsyetimit mbi kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme si pasojë e konstatimit të pavlefshmërisë absolute të të veprimeve juridike, kontratës së shitjes nr.4592/1442, datë 18.02.1992 dhe kontratës së dhurimit nr.188/70, datë 13.01.1998 të lidhur midis të paditurve dhe jo në kuadër të aplikimit të parashikimeve ligjore të nenit 101 të Kodit Civil të vitit 1981. Ekzistenca e mirëbesimit të fituesit të sendit, palës së paditur Paiam Peyman, nuk është hetuar në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme nga ana e dy gjykatave të faktit.

17. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është rrjedhojë e një hetimi të pamjaftueshëm, bie ndesh me provat që janë administruar në gjykim, si dhe vendimi është marrë në zbatim të gabuar të ligjit të aplikueshëm për zgjidhjen e çështjes në gjykim.

18. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka arsyetuar në mënyrë të njëjtë me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe ka lënë në fuqi vendimin e kësaj gjykate.

18.1. Gjykata e Apelit Tiranë, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, nuk ka mbajtur në konsideratë, si dhe nuk kanë evidentuar elementë të rëndësishme të këtij lloj gjykimi lidhur me sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes dhe që kanë të bëjnë me këtë natyrë mosmarrëveshje.

19. Kolegji Civil i Gjykatës së lartë vlerëson se në mbështetje të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ky kolegj ka në kompetencë të shqyrtojë problemet që kanë të bëjnë me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit material e procedural, por pa bërë një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta.[1]

19.1. Trajtimi dhe aplikimi i drejtë i ligjit në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje gjyqësore është kompetencë e Gjykatës së Lartë (ajo mund ta bëjë dhe vetë direkt aplikimin e drejtë të ligjit), por për sa kohë ky trajtim ligjor duhet të bëhet në harmoni me provat dhe aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore, vlerësohet nga ky Kolegj domosdoshmëria e një hetimi të plotë nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

20. Për arsyet e mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.2467, datë 18.10.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.10812, datë 29.12.2011, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

20.1. Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

20.2. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

20.3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të nenit 486 të Kodit të Procedurës Civile, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë pretendimet e palëve. Po kështu, në rishqyrtimin e çështjes Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të sqarojë të gjitha rrethanat në raport me ligjin në fuqi në kohën e krijimit të marrëdhënies juridike, si dhe që lidhen me: (i) legjitimimin aktiv të paditësit Kastriot Prrenjasi, i cili ka barrën e provës të provojë se është njëri prej trashëgimtarëve të trashëgimlënësit Idajet Prrenjasi; (ii) faktin e vdekjes së trashëgimlënësit Idajet Prrenjasi; (iii) legjitimin pasiv të palës së paditur Qemal Prenjasi dhe Paiam Peyman, të cilët i mohojnë cilësinë e trashëgimtarit paditësit Kastriot Prrenjasi; (iv) pasurinë që kërkohet (individualizimi i saj) dhe që mbahet/posedohet nga pala e paditur në mënyrë të pa të drejtë; (v) prona objekt material i këtij gjykimi është pasuri trashëgimore, që në origjinë referon në pronësi të trashëgimlënësit Idajet Prrenjasi; (vi) nëse pala e paditur është trashëgimtare (pro herede) duke mbajtur pasurinë trashëgimore, apo e mban atë me një titull të ndryshëm nga ai i trashëgimisë ose pa titull (pro possere); (vii) nëse pala e paditur Paiam Peyman e ka blerë sendin, pjesë të pasurisë trashëgimore nga i padituri Qemal Prenjasi, në mirëbesim dhe me kundërshpërblim.

20.4. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do të lejojnë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë që, në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2467, datë 18.10.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.10812, datë 29.12.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 23.03.2016

Nr. 11241-00328-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-822 i Vendimit (96)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   38   39   40   41   42   43   44   45   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish