Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet4/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Majlinda Andrea Kryesuese

Arjana Fullani Anëtare

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 02.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:
PADITËS: ALUSH ALLA

I PADITUR: SHOQËRIA “FLEG” SH.P.K


OBJEKTI:

Përmbushje e detyrimit kontraktor,

shpërblim i dëmit të shkaktuar nga vonesa

në ekzekutim të detyrimit, sigurim i padisë.

Baza Ligjore: Neni 476/a dhe 659 e vijues të Kodit Civil

Neni 32/a, 36, 41 e 42 e vijues,

dhe 202 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4526, datë 30.05.2011, ka vendosur:

Pranimin e padisë.

Detyrimi i të paditurit shoqëria “Fleg” sh.p.k të përmbushë detyrimin kontraktor duke i dorëzuar paditësit Alush Alla apartamentin sipas kontratës së porosisë nr.169, Rep 53 Kol, datë 29.1.2007, si dhe kalimin e këtij apartamenti në pronësi të paditësit sipas kontratës së mësipërme.

Detyrimin e të paditurit të paguajë në favor të paditësit dëmin e shkaktuar nga vonesa e dorëzimit të sendit në shumën 12.467 Euro.

Ligjërimin e masës së sigurimit të vendosur nga gjykata me vendimin e datës 07.04.2010.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2847, datë 04.12.2012, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.4526, datë 30.05.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.


Kundër vendimit nr.2847, datë 04.12.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur rekurs pala paditëse Alush Alla, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.2847, datë 04.12.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues, duke parashtruar ndër të tjera se:

  • Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, vështruar nga neni 472/a, i Kodit të Procedurës Civile është frutë i një zbatimi të keq të ligjit procedural. Sipas vlerësimit të asaj gjykate, vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.4526, datë 30.5.2011, me të cilin është pranuar pjesërisht padia e paditësit, duhet të prishet për shkakun e parashikuar nga neni 467/d, të Kodit të Procedurës Civile i cili parashikon nulitetin e vendimit për shkak të mosformimit të drejtë të ndërgjyqësisë.

  • Gjykatës i mjaftoi një komunikim me palët në gjykimin në shkallë të dytë lidhur me poseduesin e sendit komunikim, i cili nuk rezulton i shoqëruar me asnjë provë dhe ç’është më e rëndësishme trajtohet një argument i pa paraqitur nga palët në kërkesat e tyre ankimore.

  • Kësisoj, vetëm për shkak të përgjigjes që i padituri i ka dhënë gjykatës se posedimin e sendit, që përbën objektin material të padisë sonë e ka shtetasi Naim Çupi, kjo e fundit e gjen vendimin e gjykatës së faktit në të njëjtën gjendje (pra nul), si të kishte verifikuar shkelje të dispozitave mbi juridiksionin e kompetencën, përbërje të parregullt të gjykatës, gjykim në mungesë e pa dijeni të palës, apo mungesa të akteve bazike procedurale.

  • Më pas duke përsëritur një pjesë të arsyetimit të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë në vendimin nr.722, datë 13.4.2010, që i përket çështjes me paditës Kristo Loli, kundërt të paditurit Komuna Finiq me person të tretë Franc Motro, me objekt pavlefshmëri të aktit administrativ dhe të veprimit juridik, Gjykata e Apelit “shpall” titullar të marrëdhënies juridike në shqyrtim Naim Çupin, duke përmbyllur vendimin e saj me “udhëzimin” se të gjitha detyrimet dhe të drejtat e palëve janë të përshkruara në këtë kontratë dhe në këtë kontekst, pretendimet e palëve në këtë gjykim duhet t’i nënshtrohen kësaj zgjidhjeje ligjore dhe jo interpretimeve të ligjit.

  • Së pari mes çështjeve nuk ka asnjë lidhje në kuptimin material. Ndërsa lidhur me përfundimin e keqformimit të ndërgjyqësisë, do të ishte në detyrimin e gjykatës që me rastin e arritjes në këtë përfundim të paraqiste se për çfarë arsye vendimi i shqyrtuar, siç trajton doktrina procedurale civile “nuk mund të jepet veçse përkundër shumë palëve, d.m.th. kur marrëdhënia thelbësore e shqyrtuar në gjykim është një lidhur me shumë subjekte”.

  • Pra meqë ka arritur në përfundimin se jemi përpara mosrespektimit të ndërgjyqësisë së domosdoshme e cila sipas orientimit tradicional të doktrinës “nuk do të ishte tjetër veç një pasojë e pashmangshme e rregullit të legjitimimit për të vepruar me lidhje me një marrëdhënie juridike komplekse, apo transportimi brenda procesit të pazgjidhshmërisë së situatave të caktuara juridike thelbësore.”

  • Gjithë sa sipër bëhet e domosdoshme vetëm të ekzistojnë disa raste në të cilat gjyqtari nuk mundet te shprehet veçse përkundër shumë palëve, si p.sh. në rastet: (i) të kërkesës së pjesëtimit: duhet të paraqitet përkundër të gjithë trashëgimtarëve ose bashkëpronarëve; (ii) të kreditorit që vepron në rrugë zëvendësuese duhet të thërrasë edhe debitorin e tij të drejtpërdrejtë; (iii) në padinë e kundërshtimit të atësisë; mund të paraqitet nga babai vetëm bashkërisht përkundër birit dhe gruas.

  • Por, me këtë rast, lidhur me këtë çështje, Gjykata ka anashkaluar dhe nuk ka trajtuar pretendimin tonë të paraqitur pas diskutimit të çështjes së posedimit të sendit, se vështruar nga neni 200 i Kodit Procedurës Civile, gjykimi duhet të vazhdonte ashtu siç ka vazhduar, pa i hequr mundësinë kujtdo, si anës së paditur, ashtu edhe shtetasit Naim Çupi, që të kërkonin thirrjen, apo të paraqiteshin me iniciativë në proces për të bërë të respektueshme arsyet e tyre.

  • Më së fundi është edhe një arsye, që e bën këtë argument të vendimit të papranueshëm. Sikundër rezulton padia jonë është një padi detyrimi, pra një padi personale për arsyen e thjeshtë se paditësi nuk rezulton të ketë fituar të drejta të pronësisë mbi sendin. Për këtë arsye atij nuk mund t’i kërkohet që pretendimet e tij t’i drejtojë “erga omnes”, pasi ato nuk burojnë nga ndonjë e drejtë absolute, siç janë edhe të drejtat reale.

  • E drejta e tij është e lidhur vetëm me anën e paditur si kontraktues të tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,
V Ë R E N


  1. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se palët ndergjyqese, me datë 29.1.2007 kanë lidhur një kontratë porosie, përpara Noteres Adelina Nini, me të cilën kundrejt çmimit të përgjithshëm prej 135.000 Euro, ana e paditur merrte përsipër të ndërtonte një apartament me sipërfaqe 255 m2, me nr.A 22, në katin e katërt të pallatit, sipas zbatimit të Lejes së Ndërtimit nr.1, datë 12.4.2006 të dhënë nga K.RR.T Komuna Farkë, ndërtesë që po ndërtohet mbi truallin e pronareve Dan e Haxhire Alla.

2. Paditësi Alush Alla pretendon se ka paguar menjëherë shumën prej 120.000 Euro, pagesë, e cila pranohet nga palët të jetë realizuar për shumën 110.000 Euro ndërsa shuma e pretenduar prej 10.000 Euro, si e paguar prej tij, nga ana e paditësit mbeti e paprovuar në proces.

3. Në pritje për të realizuar dorëzimin e objektit, sipas parashikimeve te nenit 7 të kontratës, që paditësi të realizonte edhe pagimin e këstit të mbetur, që përbente çmimin përfundimtar, paditësi është ndeshur me vonesën e anës së paditur, e cila pa realizuar detyrimin e saj kontraktor, kërkonte të merrte këstin përfundimtar të pagesës. Kështu në 03.6.2008, ana e paditur, i ka komunikuar paditësit një “Njoftim Noterial” me anë të të cilit i njofton paditësit vullnetin e saj për të zgjidhur kontratën. Si shkak për të zgjidhur kontratën i padituri pretendon mospagimi e shumës së mbetur pa paguar, ashtu edhe për shkak të disa mosmarrëveshjeve, që kishin lindur mes palëve, lidhur me apartamentin në fjalë. Duke qene se paditësit i është hequr mundësia fizike për të poseduar e ndjekur punimet në apartamentin e tij nga ana e paditur, ai i është drejtuar gjykatës me padinë në gjykim.

4. Paditësi pretendon se mospagimi nga ana e tij të 25.000 Euro është bërë pasi, vështruar nenet 4, 5, 6 dhe 7, të kontratës e lidhin këtë pagim, që përbën edhe përmbushjen tërësore të detyrimit të tij ndaj anës së paditur me përmbushjen nga kjo e fundit të detyrimit kontraktor për dorëzimin e apartamentit të përfunduar, si dhe kalimin në pronësi të tij të sendit. Për këtë arsye paditësi, konsideron në vonesë anën e paditur duke kërkuar edhe dëmin e shkaktuar nga vonesa dhe kërkon pranimin e padisë.

5. Pala e paditur, ka prapësuar duke ju referuar përmbajtjes së nenit 4 dhe 5 të kontratës, duke e konsideruar në vonesë paditësin, për shkak të mospagimit nga ana e tij të këstit të fundit dhe konsideron se është në të drejtën e saj zgjidhja e njëanshme e kontratës, sikundër ajo pretendon të ketë bërë.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.4526, datë 30.05.2011, ka vendosur: “Pranimin e padisë. Detyrimi i të paditurit shoqëria “Fleg” sh.p.k të përmbushë detyrimin kontraktor duke i dorëzuar paditësit Alush Alla apartamentin sipas kontratës së porosisë nr.169, Rep 53 Kol, datë 29.1.2007, si dhe kalimin e këtij apartamenti në pronësi të paditësit sipas kontratës së mësipërme. Detyrimin e të paditurit të paguajë në favor të paditësit dëmin e shkaktuar nga vonesa e dorëzimit të sendit në shumën 12.467 Euro. Ligjërimin e masës së sigurimit të vendosur nga gjykata me vendimin e datës 07.04.2010.”

6.1. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Vështruar dispozitat e përgjithshme në lëndë të detyrimeve e kontratave, por edhe ato të posaçme si nenet 421, 463, 476, 479, 481 dhe 487, si dhe 661,686,690,696 dhe 698 e 699, Gjykata çmon se është krejtësisht i papranueshëm përfundimi i anës së paditur në prapësimet e saj se ajo kishte të drejtë të zgjidhte në mënyrë të njëanshme një kontratë, që kishte filluar të zbatohet, në nenin 748 të Kodit Civil përcaktohet se mospagimi vetëm i një kësti që nuk kalon 1/8 e çmimit nuk sjell zgjidhjen e kontratës....(...)...Provohet se paditësi ka paguar më shumë se 90 % të çmimit sendit të porositur tek i ana e paditur. Ajo gjithashtu sjell bindje se është ana e paditur, që duke mos përmbushur detyrimin e saj kontraktor ka shkaktuar mospagimin e këstit të fundit nga ana e paditësit, vështruar edhe përmbajtjen tërësore të neneve 4,5,6 e 7 të kontratës, por edhe përmbajtjen e nenit 487 të Kodit Civil...(...)...Në përcaktimin e dëmit të shkaktuar nga vonesat e dorëzimit të sendit dhe të shumave gjykata në bazë të nenit 224/a kreu aktin e ekspertimit me eksperten Eleni Filipi. Sipas aktit të ekspertimit janë përllogaritur dëmi i shkaktuar sipas neneve 6 të kontratës si dhe dëmi i shkaktuar i llogaritur në formën e interesave bankare të nivelit të dytë. Sa i përket asaj pjesë të padisë, me të cilën kërkohet shpërblimi i dëmit, sipas parashikimeve të nenit 6 të kontratës, Gjykata çmon që mbështetur në nenin 544 të Kodit Civil të pranojë si dëm të pësuar nga i padituri në dëm të paditësit atë interesave bankare të prodhuara nga shuma prej 110.000 Euro...(...)”

7. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2847, datë 04.12.2012, ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.4526, datë 30.05.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”

7.1. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Apelit Tiranë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “... Gjykata e Apelit gjatë këtij gjykimi konstatoi se në gjykimin në shkallë të parë nuk është formuar drejt ndërgjyqësia dhe në zbatim të nenit 466/ç dhe nenit 467/d, Gjykata e Apelit është e detyruar në zbatim të rregullave procedurale të prishë vendimin e shkallës së parë dhe çështjen ta kthejë për rigjykim. Gjatë gjykimit në Apel ka rezultuar se në seancën gjyqësore të datës 22.11.2012 (shih procesverbalin) gjykata parashtroi para palëve ndërgjyqëse pyetjen se “kush e ka sot sendin në posedim”. Kësaj pyetje përfaqësuesi i palës paditëse iu përgjigj se “e ka ana e paditur në posedim”, ndërsa pala e paditur, konkretisht administratori i Shoqërisë “Fleg” sh.p.k, u përgjigj se “Sot sendin e ka një klienti im i quajtur Naim Cupi, të cilit ia kam shitur pas dy vitesh.” Gjendur në këto kushte, Gjykata e Apelit çmon se shtetasi Naim Cupi, të cilit i është shitur banesa objekt gjykimi, duhet te thirret në gjykim në cilësinë e personit të tretë, për arsye se rezulton se ka interes të ligjshëm në çështjen objekt gjykimi dhe ligjshmëria e këtij interesi duhet të shqyrtohet në një proces të rregullt gjyqësor...(...)”

8. Kundër vendimit nr.2847, datë 04.12.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur rekurs pala paditëse Alush Alla, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.2847, datë 04.12.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.




  1. Ligji i zbatueshëm

9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

9.1 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

9.2 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

9.3 Neni 466/ç i K.Pr.Civile: “Gjykata e apelit pasi shqyrton çështjen vendos: …ç) prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë në rastet e parashikuara nga neni 467 i këtij Kodi.”

9.4 Neni 467/d i K.Pr.Civile: “Gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe e dërgon çështjen për rigjykim kur:... d) nuk është formuar drejt ndërgjyqësia.”




  1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në përfundimin se vendimi nr.2847, datë 04.12.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e mosrespektimit të ligjit procedural civil dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim po pranë kësaj gjykate.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.2847, datë 04.12.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë është marrë duke mos pasur parasysh parashikimet e nenit 466/ç dhe 467, të Kodit të Procedurës Civile, dispozitë në të cilën është bazuar kjo gjykatë në vendimmarrjen e saj.

11.1. Nga ana e Gjykatës së Apelit Tiranë është interpretuar në mënyrë të gabuar dispozitat procedurale civile mbi pozitën e personit të tretë, dallimit të tyre nga palët ndërgjyqëse (paditësi dhe i padituri), rasteve dhe arsyeve që bëjnë të pranueshme thirrjen e tyre në gjykim, si dhe mbi mjetet e momentet e thirrjes së personit të tretë në gjykim, përfshirë detyrimet dhe rolin që duhet të luajë gjykata lidhur me sa më sipër.

11.2. Gjykata e Apelit Tiranë në respektim të kompetencës së saj funksionale (gjykatë e shkallës së dytë), si dhe natyrës së gjykimit (gjykatë fakti), mund ta kthente çështjen për rigjykim vetëm në rast se kjo do të evidentonte se e ishte përpara kërkesave të nenit 467/d të Kodit të Procedurës Civile, fakt i cili nuk ka rezultuar nga dosja gjyqësore, si dhe nuk është argumentuar drejt nga ana e kësaj gjykate.

11.3. Detyrimi kryesor i gjykatës sipas nenit 16 të Kodit të Procedurës Civile është pikërisht zgjidhja e mosmarrëveshjes në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera që janë në fuqi. Në këtë rast, për gjykatën është thelbësore të saktësojë atë që përbën arsyen e vërtetë të ngritjes së padisë, “thelbin real të mosmarrëveshjes”, pra, identifikimin e qartë të qëllimit që ka paditësi kur ka iniciuar procesin gjyqësor dhe ka investuar gjykatën me kërkimet e tij.

11.4. Përcaktimi i saktë i marrëdhënies juridike për shkak të së cilës ka lindur konflikti midis palëve, duke iu referuar për këtë qëllim dispozitave përkatëse materiale, është momenti kryesor e determinant, për të përcaktuar legjitimimin e paditësit, të të paditurit, e të personave të tretë, si dhe për të saktësuar shkakun dhe objektin e padisë.

12. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, konstatohet se në nëpërmjet këtij gjykimi pala paditëse Alush Alla ka kërkuar detyrimin e të paditurit shoqëria “Fleg” sh.p.k të përmbushë detyrimin kontraktor sipas kontratës së porosisë nr.169, Rep 53 Kol, datë 29.1.2007. Fakti juridik që pala paditëse ka vënë në themel të këtij kërkimi dhe përbën shkakun e padisë, është zgjidhja e mosmarrëveshjeve të cilat vinë si pasojë e një marrëdhënie detyrimi (përmbushjes/mospërmbushjes së detyrimeve kontraktore) në kuptim të nenit 420 të Kodit Civil, që u njeh kontratave fuqinë e ligjit mes palëve kontraktuese.

12.1. Kolegji Civil çmon se marrëdhënia e detyrimit është në marrëdhënie me karakter relativ dhe krijohet ndërmjet dy subjekteve që janë kreditori dhe debitori. Kjo marrëdhënie nuk ka efekt ndaj personave të tretë, por ka karakter inter partes. Në marrëdhënien e detyrimit për realizimin e së drejtës së tij, kreditori mund t`i drejtohet vetëm debitorit dhe jo ndonjë subjekti tjetër.

12.2. Në këtë kuadër, Gjykata e Apelit Tiranë, i ka pasur të gjitha mundësitë procedurale e ligjore që të përfundonte vetë procesin gjyqësor dhe të zgjidhte në themel çështjen duke mbajtur në konsideratë faktin se si pjesë e marrëdhënieve të detyrimit edhe në këtë marrëveshje palët kanë qenë të detyruar të përmbushnin me korrektësi dhe kujdes parashikimet kontraktore, të cilat janë parime të rëndësishme të saj [1], si dhe pas nënshkrimit të kontratës të respektonin me përpikëri përcaktimet e saj [2].

13. Kolegji Civil vëren se në interpretim të nenit 467/d, të Kodit të Procedurës Civile, gjykata e apelit duhet të prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe ta dërgojë dërgon çështjen për rigjykim kur nuk është formuar drejt ndërgjyqësia vetëm në rastet kur kërkimi i padisë për njohjen a rivendosjen e një të drejte të shkelur duhet t`i kundërdrejtohet personit të tretë, i cili nuk është thirrur në gjykim, apo e drejta që është objekt i padisë në shqyrtim i përket plotësisht, apo tërësisht personit të tretë, i cili nuk është thirrur në gjykim.

13.1. Kolegji Civil vlerëson se gjykata nuk mund të thërrasë personin e tretë në pozitën e paditësit apo të të paditurit, sepse kjo është në disponimin absolut të palëve ndërgjyqëse. Por, nëpërmjet thirrjes si person të tretë në zbatim të nenit 193 të Kodit të Procedurës Civile [3], i krijon hapësirë këtij të fundit dhe vetë palëve ndërgjyqëse që të ushtrojnë të drejtat e tjera procedurale të cilat lidhen me ndryshimin e pozitës së palëve në proces deri edhe në zëvendësimin [4], apo daljen jashtë procesit gjyqësor. [5] Pas realizmit të këtyre veprimeve procedurale, gjykata është e detyruar të shprehet në përfundim të gjykimit lidhur me pranimin ose mospranimin e të gjitha kërkimeve të paditësit ndaj të paditurit të thirrur prej tij.

13.2. Në rastin konkret në gjykim, nuk rezulton që për shkak të natyrës së marrëdhënieve juridike që janë në konflikt ose për shkak të një dispozite ligjore, efekti i vendimit, që do të jepet, duhet të shtrihet ndaj personave të tretë, apo veprimet procedurale që janë kryer prej disa bashkëndërgjyqësve duhet të kenë efekt edhe për personat e tretë që nuk janë paraqitur në gjykatë, ose që nuk kanë kryer ndonjë veprim në afatin e caktuar.

13.3. Duke qenë para një marrëdhënie detyrimi (inter partes), në themel të saj qëndron parimi i përmbushjes në natyrë të detyrimit që nënkupton detyrimin e palëve për të përmbushur dhe kryer veprimin që është parashikuar në kontratë, në mënyrën e parashikuar dhe rënë dakord me vullnet të lirë të palëve. Në kontratat me detyrime të ndërsjellta, kur nuk përmbushen detyrimet nga njëra palë, pala tjetër kontraktuese, sipas rastit (në varësi të mos përmbushjes, si dhe interesit të saj), mund të kërkojë: (i) zgjidhjen e kontratës dhe shpërblimin e dëmit; ose (ii) përmbushjen e detyrimit, përveç shpërblimit të dëmit.[6]

14. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

14.1. Në rigjykim, Gjykata e Apelit Tiranë, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

14.2. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

14.3. Në rigjykimin e çështjes Gjykata e Apelit Tiranë duhet të sqarojë të gjitha rrethanat që lidhen me ligjin e zbatueshëm dhe që kanë rëndësi për zgjidhjen e drejtë të çështjes. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do të lejojnë Gjykatën e Apelit Tiranë që, në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile,


V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2847, datë 04.12.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.


Tiranë, më 02.03.2016


Nr. 11243-00360-00-2016 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-619 i Vendimit (58)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish