Nr I vendimit Data palët faqe



Download 7,22 Mb.
bet33/217
Sana14.02.2017
Hajmi7,22 Mb.
#2527
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   217

VENDIM


NË EMËR TË REPUBLIKËS
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:
Ardian Nuni Kryesues

Majlinda Andrea Anëtare

Aleksandër Muskaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar
Në seancën gjyqësore të datës 16.03.2016, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11117-04503-00-2014, që u përket palëve:
PADITËSA: ANNA NORDSTROM.

I PADITUR: FERIK VELIJA.


OBJEKTI:

Njohja e paditëses si trashëgimtare Vebi Nuri Velija.

Dorëzimi i pasurisë trashëgimore.

Njohjen e saj si bashkëpronarë në ½ pjesë të të gjithë

pasurisë trashëgimore të trashëgimlënësit, babait të saj Vebi Veliaj,

sipas listimit të saj nga pala paditëse.

Baza Ligjore: Nenet 349, 350, 362 të K.Civil

dhe neni 14 i ligjit nr.3920, datë 21.11.1964.



Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim nr.6144, datë 03.06.2013, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë së paditëses Anna Nordstrom, si të pambështetur në prova”


Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim nr.3315,datë 07.10.2014, ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr.6144, datë 03.06.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues”.


Kundër vendimit nr.3315, datë 07.10.2014, të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur Ferik Velija, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.3315, datë 07.10.2014, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.6144, datë 03.06.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për këto shkaqe:

  • Gjykata e apelit ka marrë vendimi në kundërshtim me dispozitat e K.Pr.Civile duke u shprehur lidhur me fakte të cilat nuk janë ankimuar. Ajo nuk është marrë me shkakun e rrëzimit të padisë që ka të bëjë me vërtetimin e fakti se I ndieri Vebi Velia është babai I paditëse Anna Nordstrom. Gjatë gjykimit nuk është evidentuar fakti kryesor se në cilën mënyrë është bërë njohja e atësisë nga ana e të ndierit Vebi. Pala paditëse gjatë gjithë gjykimit në shkallë të parë ka pretenduar se njohja e fëmijës është bërë në mënyrë vullnetare por ajo nuk paraqiti asnjë lloj dokumentacioni rreth kësaj mënyrë njohje.

  • Gjykata e rrethit gjyqësor ka hetuar rreth këtij momenti të rëndësishëm dhe ka arritur në konkluzionin se njohja nuk është bërë në përputhje me kërkesat e ligjit të vendit përkatës dhe as me ligjet e shtetit ku po zhvillohet gjykimi, duke cituar në vendimin e saj edhe dispozitat ligjore suedez. Por kjo njohje nuk është vërtetuar as me dispozitat e ligjit shqiptar për njohjen e atësisë.

  • Argumenti për marrjen e një prove vendimtare që arsyeton gjykata dhe që kthen çështje për rigjykim nuk është ligjore sepse këtë mund ta realizonte vetë gjykata e apelit. Nga ana e palës së paditur gjykatës së apelit ju paraqit një kërkesë bazuar në nenin 219 të K.Pr.Civile për marrjen e kësaj prove, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata. Ajo në vendimin e saj nuk argumenton se përse duhet të rrëzohet kërkesa jonë për marrjen e provës nëpërmjet kanaleve zyrtare ndërkohë kur ka shumë dyshime serioze në vërtetësinë e saj. Prova edhe pse dihej nuk u pretendua nga pala paditëse në gjykimin e shkallës së parë.

  • Në lidhje me detyrën e dytë të shtruar nga gjykata e apelit është vendi të themi se kjo kërkesë është bërë nga pala e paditur gjatë gjykimit, kërkesë e cila është rrëzuar nga ana e gjykatës por duke qenë se çështja u zgjidh në favorin tonë nuk e pamë me vend të ankimonim vendimin e ndërmjetëm.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi
V Ë R E N

Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se: Paditësja Anna Hava Nordstrom, është shtetase suedeze, lindur në Suedi datën 31.08.1973. I padituri Ferik Velija është trashëgimtarë ligjore i radhës së parë i të ndierit Vebi Velija.

Rezulton se i ndjeri Vebi Velija ka ndërruar jetë më datë 15.05.2009, (çertifikatës së vdekjes nr.381 305300 e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile, Njësia Bashkiake nr.9, datë 01.01.2011).

Me vendimin nr.6443, datë 16.07.2009, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është çelur trashëgimia ligjore, ku në rrethin e trashëgimtarëve ligjore kanë rezultuar të jenë përcaktuar si të tillë i padituri Ferik Velija dhe tre vajzat e të ndjerit Vebi Velija, përkatësisht Merxhivane Behadini, Gjilferije Mehmeti, Qefajete Rufati. I padituri Ferik Velija, është shpallur me këtë vendim gjyqësor trashëgimtar i vetëm ligjor i trashëgimlënësit Vebi Velija (pasi tre vajzat e trashëgimlënësit të lindura nga martesa kanë hequr dorë nga trashëgimia me anë të deklarimit me shkrim para noterit publik).

Për sa më sipër, paditësja Anna Hava Nordstrom me pretendimin se është fëmijë e lindur nga marrëdhëniet jashtëmartesore të të ndjerit Vebi Velija me nënën e saj Anna-Greta Gustafsson. i është drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë me kërkesë padinë duke kërkuar detyrimin e të paditurit Ferik Velija ta njohë trashëgimtare ligjore të trashëgimlënësit Vebi Velija dhe t’i dorëzojë 1/2 pjesë takuese të gjithë pasurisë trashëgimore që ndodhet në Republikën e Shqipërisë.

Në mbështetje të pretendimeve të saj paditësja Anna Hava Nordstrom ka paraqitur:

-Ekstrakti i Regjistrit të Popullsisë, lëshuar nga Agjensia Suedeze e Taksave datë 18.11.2010, sipas të cilit rezulton e regjistruar shtetasja suedeze Anna Hava Nordstrom, e datëlindjes 31.08.1973, e martuar. Në rubrikën “babai” rezulton emri Vebi Velija, Zagreb, Jugosllavi;
-Ekstrakt nga Libri i Lindjeve dhe Pagëzimeve nr.10/1973, në Komunën Ortofta, lëshuar në datën 01.03.2010 nga nëpunësja klerike, ku rezulton se shtetasja Anna Hava, lindur më 31.08.1973, me prindër Vebi Velija, lindur më 29.07.1948 dhe Anna-Greta Gustafsson, lindur më 20.09.1944, është pagëzuar sipas Urdhërit të Kishës së Suedisë më 09.12.1973 prej T.Lindholm, famullitar i St. Harrie;

-Dokumenti i titulluar “Njohje atësie dhe marrëveshje për mbështetje ushqimore”, që mban datën 05.04.1974, i paraqitur në formën e një formulari, në bri të rubrikës “Unë pranoj se jam i ati i fëmijës së mësipërm”, rezulton i shkruajtur me shkrim dore emri “Vebi Velija”;

-Disa foto në të cilat paditësja pretendon se ka dalë me të ndjerin Vebi Velija.

Pala e paditur Ferik Velija duke prapësuar ka kërkuar rrëzimin e kërkesë padisë për shkak se: - dokumentacioni i paraqitur nga paditësja, nuk është në përputhje me legjislacionin shqiptar që rregullon raportet e trashëgimisë; - nuk është paraqitur asnjë provë në mbështetje të pretendimit se trashëgimlënësi Vebi Velija ka realizuar njohjen vullnetare të Anna Nordstrom, si fëmijë e tij e lindur nga raporte jashtëmartesore; - prova e paraqitur nga pala paditëse për njohje atësie dhe marrëveshje për mbështetje ushqimore, datë 05.04.1974, nuk jep asnjë të dhënë se përpara cilit organ është bërë, mangësi të cilat e çuan këtë palë në heqjen dorë nga kjo provë; - ekstrakti i nxjerrë nga Libri i Lindjeve dhe Pagëzimeve nr.10/1973, vërteton që pagëzimi i paditëses të jetë bërë në datën 09.12.1973, duke u shënuar si babai i saj i ndjeri Vebi Velija, fakt i cili bie ndesh me provën e mëparshme, nga e cila rezulton që njohja e atësisë të jetë bërë në datën 05.04.1974; - dokumentacioni i Agjensisë Suedeze të Taksave, sipas të cilit rezulton atësia e paditëses “Vebi Velija”, nuk provon se mbi ç’bazë është bërë ky shënim dhe cili është dokumenti i njohjes së atësisë; - fotografitë në të cilat pasqyrohet i ndjeri Vebi Velija me paditësen, nuk përbëjnë provë në lidhje me njohjen zyrtare të atësisë;



Kundër këtij vendimi, ka ushtruar rekurs pala e paditur Ferik Velija, i cili ka parashtruar shkaqet e lartëpërmendura.
LIGJI I ZBATUESHËM
Nenet 349,350, 362 të K.Civil dhe neni 14 i ligjit nr.3920 datë 21.11.1964.
KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON
Kolegji Civil vlerëson se, duhet se duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë, pasi pala e paditur Ferik Velija, ka hequr dorë nga rekursi në përputhje të plotë me nenin 490 të K.Pr.Civile.

Në nenin 490 të K.Pr.Civile përcaktohet se:

Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë bëhet me shkrim, e nënshkruar nga vetë pala apo avokati i saj, i pajisur me prokurë për këtë qëllim.

Akti i heqjes dorë u njoftohet palëve që janë paraqitur ose u komunikohet avokatëve të palëve.

Kur hiqet dorë nga rekursi dhe në gjykim kanë marrë pjesë të gjitha palët ose përfaqësuesit e tyre, nuk ka vend për shpallje të veçantë të vendimit të pushimit të gjykimit.”

Në seancën gjyqësore të datës 16.03.2016 u paraqitën përfaqësuesit me prokurë të palës së paditur Ferik Velija avokatët Spiro Kaso dhe Oljon Kaso, të cilët paraqitën një kërkesë me shkrim, ku heqin dorë nga rekursi që kanë bërë ndaj vendimit nr.3315, datë 07.10.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kërkesa për heqje dorë nga rekursi është nënshkruar me vullnet të lirë nga përfaqësuesi me prokurë i paditësit Ferik Velija avokati Oljon Kaso.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ndodhemi përpara kërkesave të nenit 490 të K.Pr.Civile, prandaj gjykimi i çështjes duhet të pushohet.


PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 490/3 të K.Pr.Civile.


V E N D O S I

Pushimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë, për shkak të heqjes dorë nga gjykimi.


Tiranë, më 16.03.2016

Nr. 11112-00551-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-911 i Vendimit (87)


Download 7,22 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   ...   29   30   31   32   33   34   35   36   ...   217




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish